Një tjetër rast në çerdhet e Tiranës, edukatorja dhunon fëmijën e mitur!

Një tjetër rast i paprecedentë ka ndodhur në çerdhet e Tiranës.

Mësohet se një nënë ka denoncuar edukatore me iniciale M.Ll., 55 vjeç se ka qëlluar fëmijën e saj me pëllëmbë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. Ll., 55 vjeçe (edukatore), pasi ka kallëzuar shtetasja J. M., se 55-vjeçarja ka qëlluar me pëllëmbë fëmijën e saj”, njofton policia.

Luftë e ashpër mes G Banit dhe produksionit të BBVA? Këngëtari bënë reagimin publik dhe zbulon të vërtetat

Në deklaratat e tij, G Bani shpreh dyshime se Gjesti mund të ketë pasur akses në informacione nga jashtë shtëpisë së BBVA, duke vënë re përdorimin e frazave që qarkullojnë në rrjetet sociale kundër tij.

“1. Kush i tha miut me knu kundër meje kangët e atyne që po protestonin jasht shpis në favor të tij?

2. Kush i tha miut me u fut në dush me 5 femnat shpis masi dola un foto me ishin e vet n Kosovë?

3. Kush i tha mamadhisë me fol për “kokrra” mas shpifjeve n komente, kur sa kohë isha n shpi nuk kishte përmen kurr diçka të tillë?

4. Kush e nxori Livin & Lorin në nominim kok me kok, 2 vajzat që më kan’ përkrah ma fort n’ shpi?

5. Kush vendosi mos me u përmen në Prime kapja e durve të Lorit nga Rozana?

6. Kush e vendos finalen midis Rozanës, Gjestit, Gertës & Laertit? Kur numrat e popullaritetit të 3 prej ktyne janë të ulët?

7. Kush i sjell 5 drona Rozanës kur banorëve të tjerë me më shumë mbështetje ekonomike nuk u vijnë aq shumë drona?”

Ai gjithashtu ngre shqetësimin se fjalët bullizuese të përdorura ndaj tij nuk janë trajtuar me të njëjtën seriozitet si raste të ngjashme, duke sugjeruar një trajtim të pabarabartë nga produksioni.

Një tjetër pikë që ai thekson është mbyllja e papritur e profilit të tij në Instagram ditën e eliminimit, veprim që ai pohon se nuk e ka kryer vetë.

Gjesti komenton lojën e Drilonit: Nuk bënte asgjë, dilte i preferuari i publikut

Edhe pse Driloni po e mbështet nga jashtë, Gjesti duket se ka një mendim tjetër për lojën e fituesit të “BBVK”.

Gjatë një bisede me banorët në “BBVA”, ai u shpreh se ndonjëherë publiku të do kur je më i heshtur pasi i intereson më shumë për ty, referuar Drilonit. Madje, ai tha se Driloni shpallej i preferuari i publikut, edhe pse ka qëndruar gjithë kohën në heshtje.

“Ka rast që ka ndodhur e gjithë shtëpia në fillim është bërë hallakam kanë pasur përplasje për një njeri, nuk ka bërë asgjë, ka ndenjur duke shikuar, ka dalë i preferuar.

Normal se nëse çohesh ti, flet gjëra palidhje publiku nuk të do, e do atë që thotë se çfarë ka ky, pse po rri në heshtje, pse kaq i butë kaq i mirë. Del i preferuar ti ngel me gishta në gojë”.

Pas kësaj deklarate, a do e mbështesë sërish Driloni?

Nuredin Dumani bën deklaratën e bujshme në gjyq: Vodhëm 500 mijë euro në shtëpinë e dhëndrit të Agron Dukës

Në një seancë të tensionuar gjyqësore, Nuredin Dumani bëri një deklaratë të fortë, duke pranuar se ka qenë pjesë e një grabitje të realizuar në shtëpinë e dhëndrit të Agron Dukës. Ai tha se Dorian Shkoza i ka thënë se banesa ku është bërë vjedhja është e dhëndrit të Agron Dukës.

Dumani theksoi se së bashku me të tjerë kishin vjedhur një shumë prej 500 mijë eurosh, të fshehura në një banesë në Shijak dhe Vilbashtovë. Ai tregoi gjithashtu se grabitja ishte kryer me makinën e tij, të cilën e kishte bërë të paidentifikueshme duke hequr targat.

Debati i tensionuar në gjykatë:

Gentian Sharra: Tek magazina e Ardian Collakut, i late leket dhe u larguat.

Dumani: Po

Gentian Sharra: Si more nuk i numërove leket, u largove pa i numeruar, aman moj zonja gjyqtare a nuk i njeh hajdutet, si ikin pa numeruar leket.

Keni kryer grabitje banesash?

Dumani: Po në Shijak dhe në Vilbashtovë. Shtëpia ishte e dhëndrit të Agron Dukës sipas Dorian Shkozës dhe kishte mbi 500 mijë euro aty. Grabitja është bërë me makinën time tip ML. I kam heq targat dhe pjesë që të mos dukej se është e imja.

E rëndë/ Merr flakë avioni pas uljes, humbin jetën dy persona, nisin hetimet

Dy persona kanë humbur jetën në një ulje të ashpër të një avioni të vogël në lagjen Kstovsky të Rajonit të Nizhny Novgorod, njoftoi të enjten Drejtoria kryesore e Ministrisë së Emergjencave të Rusisë për rajonin.

“Një aeroplan i vogël bëri një ulje të ashpër dhe mori flakë pranë vendbanimit Novolikeevo në rrethin Kstovsky. Fatkeqësisht, incidenti mori jetën e dy individëve,” ndau agjencia

Gjithsej gjashtë personel emergjence dhe dy njësi pajisjesh u dërguan në vend për të shuar zjarrin. Një hetim ka nisur për uljen e vështirë të një avioni të lehtë Vans RV7. Në vendngjarje kanë mbërritur prokurori i transportit të Nizhny Novgorod dhe hetuesit. Gjithashtu, agjencia njofton se një hetim ka nisur në lidhje me incidentin sipas nenit 263 të Kodit Penal: Shkelje e rregullave të sigurisë së fluturimit dhe operimit të transportit ajror.

BE: Integrimi i Ukrainës dhe Ballkanit Perëndimor me rëndësi gjeopolitike, por zgjerimi kërkon kohë…

Komisioni Europian ka deklaruar të enjten se zgjerimi i Unionit mbetet një prioritet për bllokun,  proces me rëndësi gjeopolitike për paqen, sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë kontinentin e Europës. Por nga ana tjetër, Brukseli ka pranuar se ky proces kërkon kohë.

I pyetur nga mediat, zëdhënësi për zgjerim i BE-së, Guillaume Mercier, nëse Komisioni do të jetë në gjendje të përshpejtojë anëtarësimin e Ukrainës apo të vendeve të Ballkanit pas situatës së krijuar të raporteve SHBA-BE, u shpreh se BE ka Planin e Rritjes si instrument për ta bërë këtë realitet.

“Zgjerimi është imperativ gjeopolitik dhe ndihmon që të kompletojë Unionin tonë. Kjo është një mundësi, një dritare për momentin për këto vende që t’i bashkohet BE-së. Është e rëndësishme të theksohet se në këtë kornizë, zgjerimi është një procedurë me një sërë hapash dhe këto masa duhet të zbatohen nga vendet e ndryshme që duan të anëtarësohen në BE”.

Mercier u pyet nga një gazetare edhe për qëndrimet kundër zgjerimit të qytetarëve brenda BE-së, duke u shprehur se ky është një proces që merr kohë, një numër i madh hapash duhet të përmbushën.

“Është një vendim që kërkon që shtetet anëtare të marrin një vendim unanim. Komisioni i ndihmon vendet që duan të aderojnë, duke i ndihmuar ata me reforma, si dhe reforma ekonomike”, u shpreh zëdhënësi për zgjerim i BE-së, Guillaume Mercier.

Ai përmendi që vendet duhet të mbyllin kapitujt dhe reformat duhet të ndërmerren.

“Dhe kur të përfundojë kjo punë, në këtë fazë, një vendim duhet të merret nga të gjitha vendet anëtare”, shtoi ai.

“U ma. rtoυa me një arαb, perΙot shqiρtarja e ραs hë υetë me sγtë e mi që

Martesa e lidhur me da shuri zakonisht është ajo që pri tet të jetë më jetëgjatë.

Dy persona jo gjithmonë lidhin jetët për shkak të ndjenjave, por edhe për interesa të tjera si përfitimet ekonomike apo fs hehja e prirjeve s e k su a le.

Zgjidhja e një martesë është pjesa më e dh imb shme pasi ata që vu ajnë më shumë janë fëmijët. AR a sti i një shqiptareje 27-vjeçare i mbërritur në inbox-in e JOQ.al hyn tek të pazakontit.

E reja thotë që është martuar me një shtetas a r a b prej një viti dhe nga kjo martesë ka lindur një vajzë.

Ajo shton se e ka parë më sytë e saj bashkëshortin duke kryer marrë d hënie s e k s u ale me një tjetër person dhe ka vër tetuar se është g a y. Vajza kërkon ndihmën e fansave në dy aspekte. 

Ajo shkruan: Pershendetje JETA OSH QEF! Jam nje vajz 27 vjece jam e martuar me nje a r a b prej 3 vitesh .

kam nje goc te vogel 1 vjece .arsyeja pse po ju shkruaj esht kjo :me burrin kam shkuar shum mir kto koh dhe nuk e imagjinoja se ishte i till .

perpara disa ditesh kam mar vesh qe esht g e y .e kam par vet me syt e mi .jam e tr o n ditur .dhe dua te ndahem por kush

me thot cfar procedurash duhen per nd arjen dhe nd a rjen e pasuris .? ju uroj dit te mir te gjitheve bashk me ju stafi JOQ”. 

Edi Rama paralajmëron largimin nga drejtimi i PS-së? Ja çfarë deklaroi Kryeministri

Kryeministri Edi Rama, teksa bashkëbisedonte me qytetarët në rubrikën Sy m’Sy, ka lënë të nënkuptohet se do të largohet nga Partia Socialiste, pas vitit 2030, afat që kreu i qeverisë ka dhënë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Teksa fliste për Reformën në Drejtësi, kreu i qeverisë u shpreh se është fryt i vizionit vullnetit dhe i përpjekjes titanike të Partisë Socialiste, duke theksuar se “nuk e solli Amerika dhe s’e merr dot me vete kur ikën”.

Kryeministri theksoi se drejtësi që i shërben pushteti të radhës nuk do të ketë sa kohë që PS do të jetë në pushtet me të në krye të Partisë.

“Ose pas 2030 me këdo tjetër që do të marrë stafetën, kur ne të jemi anëtarë të BE, kur ne ta kemi vënë në tryezë fiksimin tim Albania”, tha Kryeministri, duke e nënkuptuar si vit kur mund të largohet nga kjo forcë politike.

Edi Rama: Drejtësia është fryt i vizionit vullnetit dhe i përpjekjes titanike të PS, nuk e solli Amerika dhe nuk e merr dot me vete kur ikën, sepse ne jemi këtu që e kemi dëshiruar këtë gjë, e kemi shkruar në programet tona që kur ishim në opozitë.

Po të ishim ne kundër drejtësisë, atëherë do të ishim këtu pa asgjë nga këto që shikon dhe komenton sikur i ka bërë Amerika, ka dhënë mbështetje të madhe bashkë me BE në procesin e reformës, por pavarësia e institucione të drejtësisë varet vetëm nga vullneti i PS, Nëse PS e lëshon këtë llogore, e keni parë shumë mirë se si të tjerët janë të rreshtuar në llogoren e luftës kundër institucioneve të drejtësi, kriminalizimit dhe bombardimit të SPAK dhe drejtuesit të SPAK me gjithfarëlloj shpifjesh akuzash shantazhesh fyerjes e kështu e radhë.

Ndaj jini të sigurt që drejtësi që i shërben pushteti të radhës nuk do të ketë sa kohë që PS do të jetë në pushtet, me mua në krye, ose pas 2030 me këdo tjetër që do të marrë stafetën, kur ne të jemi anëtarë të BE, kur ne ta kemi vënë në tryezë fiksimin tim Albania.

Fermerët në Selanik protestojnë me traktorë, përpiqen të thyejnë kordonët e sigurisë pranë vendit fliste Mitsotakis

Fermerët në Greqi kanë dalë në rrugë në protestë.

Fermerët në Selanik u përleshën me policinë të mërkurën vonë teksa u përpoqën të thyenin kordonët e sigurisë pranë një vendi ku po fliste kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar apo arrestuar. Më shumë se 1,000 protestues nga Greqia qendrore udhëtuan drejt qytetit verior, të shoqëruar nga një kolonë prej rreth 50 traktorë. Duke shfaqur flamuj të zinj dhe drita ndezëse të urgjencës, ata përdorën automjetet për të bllokuar rrugët qendrore në Selanik gjatë mitingut gjatë natës.

Duke i bërë jehonë ankesave dhe demonstratave të ngjashme në të gjithë Evropën gjatë muajve të fundit, shoqatat bujqësore greke kanë protestuar për disa javë, duke kërkuar mbështetjen e qeverisë për çështje të ndryshme, duke përfshirë humbjet e të korrave të shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Lëvizja ka marrë vrull në Thesali, Greqinë Qendrore, ku fermerët ende po luftojnë me pasojat e përmbytjeve shkatërruese në fund të vitit 2023

“Do na dale Jezusi shqiptar”, Jul Deda plas keq ndaj Gjestit: Mungesa e shkollimit bën të veten

Gjatë mbrëmjes së djeshme teksa u surprizua nga një dhuratë, një bluzë e stampuar me figura të njohura të historisë shqiptare, Gjesti bëri një deklaratë të bujshme e cila po bën xhiron e rrjetit.

Në triko ishin të stampuara tri figura historike: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, komandanti legjendar Adem Jashari dhe luftëtari patriot Çerçiz Topulli.

Artisti arriti të njihte vetëm dy prej tyre ndërsa shfaqi vështirësi të njihte Çerçiz Topullin.

Ai e ngatërroi me Jezusin e ky moment është pasuar me të qeshura mes banorëve.

Për rrjedhojë të kësaj situate, 2 aktorë të shumënjohur të humorit shqiptar kanë reaguar ashpër ndaj kësaj.

Visjan Uckenaj nëpërmjet një Instastory kritikoi Gjestin i cili për Çerçiz Topullin u shpreh se është Jezu Krishti.

Aktori shkroi me ironi se dhe Jezu Krishti tashmë do na dalë shqiptar.

Nga ana tjetër është vënë re se për këtë situatë ka reaguar dhe Jul Deda.

Aktori me ironi shkroi: Tjetri ngatërron Çerçizin me Jezusin. Shiko Çerçizin edhe mund të mos e njohësh se mbase s’ke lexuar për të por most ë njohësh Jezusin është pak problem…