Shοkοn 28-υje. çarja: I dαs hυri im e kα… sh υmë të υogëΙ, s’më k. ënαq. Ja çfàrë bëra…

Bleva një lodër s.e.ksi pa i treguar gjë të dashurit tim. Më vjen keq, unë e dua atë, por ai e ka mjaft të vogël…

Kjo l.odër është e gjatë mjaftueshëm sa të arrijë të gjitha pikat e duhura që ai nuk mund t’i arrijë dhe të më ofrojë kënaqësi.


Më pëlqen shumë dhe mund të arrijë org.azmën duke e përdorur atë përsëri dhe përsëri.

Jam duke e përdorur për rreth dy muaj, por po me ngrin gj.aku tani se mos i dashuri im e vë re se unë nuk jam më “e ngushtë” sa kam qenë dhe mund të mendojë se mos jam duke e tra.dhëtuar.

A po gaboj që dua të kënaqem prapa shpinës së tij? Unë jam 28 vjeç dhe ai është 30 vjeç.

Përgjigja e DEIDRE: Është t.urp të lësh ma.shtrimin të udhëheqë jetën tuaj s.e.ksuale, veçanërisht nëse kjo është një marrëdhënie e mirë në mënyra të tjera dhe mund të zgjasë.

Va.gina është shumë elastike kështu që dyshoj se i dashuri juaj do të vërejë një ndryshim, por s.e.ksi i mirë nuk duhet të varet nga madhësia e p.e.nisit të tij.

I tregon të gjitha mo. deΙja: Njoh shυmë ρrezatuese në Shqipëri që e bëjnë me b υrra në kreυat për lekë ka shumë

Modelja Lea Legisi u bë e njohur në emisionin e Top Channel “She is on Top”.

Ajo ishte e ftuar sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon për të sqaruar ato “gojë të liga” që i komentojnë se ka punuar si eskortë në Dubai.


Lea i ka hedhur poshtë këto zëra, duke thënë se atje ka punuar në një Theme Park dhe ka përfunduar studimet për Menaxhim Biznesi.

Ajo rrëfeu se në Shqipëri ka shumë personazhe të njohur të ekranit që punojnë si esko rtë, por preferoi të mos zbulonte emra.

“Ke edhe esk ortë që jetojnë në Shqipëri që punojnë. Aq sa kam dëgjuar më shumë ka këtu sesa atje (Dubai).

Ka edhe femra që i njoh, janë pjesë e televizionit dhe punojnë. Nuk më duket punë, ata nuk janë para të ndershme”, tha Lea.

V.αjza shkon për të kërkuar ρυnë si shitëse, ρërgjigja e shefit e Ιë pa f.jαΙë…

Realiteti shqiptar për të gjetur punë në profesion pas mbarimit të shkollës, është i pashpresë.

Të rinjtë shpesh u drejtohen pozicioneve më të “arritshëm” ku me pak fjalë “nuk u duhet mik” për ta fituar e megjithatë edhe këtu u duhet të p ërballen me sfidat e jetës.

Mirësjellja është kthyer në një vlerë të harruar për shqiptarët prej kohësh tashmë per me shume info ndiqe videon e me poshtme.

Re aliteti shqiptar për të gjetur punë në profesion pas mbarimit të shkollës, është i pashpresë.

“Licajt nuk i kam njohur kurrë”/ Safet Bajri thyen heshtjen: Në Shkodër nuk ka të fortë

Safet Bajri, një nga personazhet më kontroverse të Shkodrës, ka reaguar mbrëmjen e sotme për Top Story në Top Channel.

Ai tha se ndaj tij po hidhet baltë dhe se nuk ka asnjë konflikt me fisin e Licajve, si dhe mohoi përfshirjen në masakrën e Dobraçit.

“Gazetarët e caktuar dalin dhe i citojnë Bajrat si grup kriminal. Nënën time 70 vjeçare e bënë grup kriminal, a jeni në vete ju?

Pasuria ime është e gjithë e verifikueshme, unë kam qenë në burg. Mendoni ju se të kisha unë pasuri do ma kishte lënë SPAK?”, tha Bajri.

Grida Duma: Sa njerëz rreth teje janë të vrarë?

Safet Bajri: Vetëm xhaja dhe është plagos djali xhajës. Miq, shok asnjë.

“Licajt nuk i kam njohur kurrë në jetë.

Babai im i ka njohur. Ata kanë një xhaje shumë të mirë dhe i ka mbajtur gjithë kohën, fëmijët janë rritur.

Mua më vritet xhaja dhe plagoset çuni xhajës. Xhaja 70 vjeç doli për të shitur dy bidona qumësht, djali xhajës mori 20 plumba dhe shpëtoi. Ku të mos dal unë me makina të blinduara.

Në Shkodër nuk ka të fortë. Në Shkodër ekziston të jesh sa më mirë me njerëzit dhe të shikosh familjen tende. Në Shkodër nuk ka të fortë“, tha Safet Bajri.

Teksa ka mohuar kategorikisht përfshirjen në maskrën e Dobraçit, Safet Bajri ka thënë që nuk largohet kurrë nga Shqipëria dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me policinë.

“S’bëhet fjalë të iki nga Shqipëria. Nuk bëhet fjalë të lëshoj vendin tim”, tha Bajri.

Ndërkohë që ai ka mohuar gjithashtu përfshirjen në politikë duke u shprehur se nuk ka dijeni rreth saj.

“Me politikë unë nuk merrem, thuajse gjithë jetën kam qenë në burg.

Unë jam person i lirë në shtëpinë time. I gatshëm të bashkëpunoj me policinë, vetëm të më thirrin dhe unë shkoj vetë.

Kujton ti se të fal SPAK-u në rast se do kisha pasuri apo do kishte diçka të dyshimtë. As kam njohuri fare nga fusha e politikës dhe nuk kam asgjë për t’ju thënë”, përfundoi Safer Bajri.

“Fëmijët e kishin braktisur por sot i rrinë te koka”, gazetari Harlicaj zbulon pse nuk fliste Anila me femijet : Mjekët s’japin shpresa

Gazetari Eraldo Harlicaj ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Shkodrën një ditë më parë.

I ftuar në Top Story ai ka treguar se dy djemtë e rritur të Anilës kishin vite që nuk flisnin me nënën e tyre dhe shkak për këtë gjë ishte bërë lidhja me 34-vjeçarin. Por me të marrë vesh gjendjen e nënës së tyre, po qëndrojnë krah saj në spital.

“Dy djemtë e rritur nuk kishin asnjë kontakt me nënën e tyre, kur morën vesh lidhjen që ajo kishte nisur, nuk i folën më. Ajo ishte ndarë nga ish-bashkëshorti dhe jetonte bashkë me djalin e vogël 9 vjeçar.

Dy djemtë e mëdhej sapo morën vesh ngjarjen, nuk i janë ndarë spitalit dhe po i qëndrojnë pranë bashkë me tezet e tyre. Por mjekët nuk japin shpresa për përmirësim, presin një mrekulli,” tha Eraldo Harlicaj.

44-vjeçarja Anila Prendushi mbeti e plagosur rëndë nga partneri i saj, 34-vjeçari Kolë Manaj, i cili pas sulmit vendosi t’i japë fund jetës. Prendushi, e cila punonte si psikologe dhe mbante e vetme familjen, u qëllua me plumb në kokë pas një debati me të dashurin e saj. Burime për mediat bëjnë me dije se 34-vjeçari i kishte dërguar viktimës një video ku, në gjendje të rënduar emocionale, e paralajmëronte për aktin e tij ekstrem.

“Emrin tim e përdorin për gjoba”, Safet Bajri del LIVE te Grida Duma: Boll! Më keni …

I shumëpërmenduri në media, Safet Bajri ka treguar versionin e tij për lidhjet e tij të aluduara me shumë ngjarje kriminale në Shkodër.

Një një lidhje direkte për Grida Dumën, për emsionin Top Story, ai u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, duke pretenduar që shumë njerëz po përdorin emrin e tij për të vënë gjoba.

“E kam bërë kallëzimin, se njerëzit vënë gjoba në emrin tim. Njerëzit i bëjnë me qëllim, por nuk jam unë, prandaj u kam kërkuar tu drejtohen organeve ligjzbatuese. Nuk është aspak e vërtetë. Më keni futur në panik të gjithë famijen. Media nuk po e respekton punën e famijes. Çfarë po bëni, ” tha Safet Bajri.

Këmbimi valutor, 20 shkurt/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

Sot, më 20 shkurt 2025, dollari amerikan, blihet me 94.4 lekë dhe shitet me 95.7 lekë.

Euro, blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.2 lekë, ndërsa në shitje me 105.2 lekë.

Paundi britanik, blihet me 118.9 lekë dhe shitet me 120 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 66.3 lekë, ndërsa në shitje me 67.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Petro Gjikuria padit në SPAK “petalen më të bukur të trëndafilit socialist”: Si votoi në Himarë kur është nga Lushnja? Kallëzohen edhe disa ministra për…

Ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, ka paditur në SPAK të riun socialist Dasho Veizaj. Ky i fundit ka nisur të njihet edhe si ‘Petalja më e bukur e trëndafilit socialist’ për shkak të fjalimit që mbajti në një konventë rinore të PS.

Gjikuria ka vendosur të padisë në SPAK të riun Veizaj, pasi në mënyrë të paligjshme është zhvendosur si votues në Himarë. Gjikuria thekson se qindra persona u zhvendosën në mënyrë të paligjshme si votues në Himarë për t’i dhënë mandatin Vangjel Tavos, duke përfshirë edhe familjen e tij.

Ndërkohë, në padinë e Gjikurias përmendet edhe emri i Dritan Shakohoxhës. Gjikuria ka paditur në SPAK edhe një seri ministrash që shkelën ligjin duke marrë pjesë në fushatën zgjedhore.

Po ashtu, në memon e tij, Petro Gjikuria kërkon informacion nga SPAK se çfarë ka ndodhur me paditë e tij të mëhershme.

BIRN: “Protagonizmi tragjik” i Ramës pas arrestimit të Erion Veliajt

Arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj me akuzat e korrupsionit ndryshoi qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj drejtësisë së re, përmes një ligjërimi që ekspertët e analizojnë si një përpjekje për të manipuluar emocionalisht publikun dhe për të shmangur vëmendjen nga argumentet racionale.

E hëna e 10 shkurtit e gjeti kryeministrin Edi Rama në një takim rutinë në qytetin e Shkodrës, por rrjedha e ditës ndryshoi katërcipërisht në mesditë, kur ai mësoi se Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës dhe i projektuari në publik si pasardhësi i tij politik, u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Mediat raportuan për një kthim urgjent të Ramës drejt Tiranës, por ai nuk reagoi deri të martën në mëngjes. Në një lidhje live në rrjetet sociale, Rama u pa të përplaste pëllëmbën mbi tavolinën e punës dhe iu hakërrye kameras si reagim ndaj një problemi teknik.

Kur iu rikthye bisedës me ndjekësit, Rama e justifikoi veten si njeri pasionant, duke i kujtuar publikut se ishte po ai Ramë që dikur dilte me sopatë në krah rrugëve të Tiranës për të prerë shtyllat elektrike që prishnin pamjen e trotuarëve. Më pas, ai mori në mbrojtje Veliajn dhe targetoi prokurorët dhe gjyqtarët e strukturës së posaçme antikorrupsion, për herë të parë që prej krijimit të institucionit në vitin 2019.

Rama e përshkroi punën e Prokurorisë së Posaçme në hetimin ndaj Veliajt si të ‘dalë nga shinat kushtetuese’ dhe dosjen hetimore si “roman policesk”, ndërsa përpiqej të justifikonte ndryshimin e narrativës së tij ndaj drejtësisë së re si një kërkesë për ‘standarde demokrate’.

Sipas ekspertëve të psikoanalizës dhe sociologjisë, reagimet e Ramës pas arrestimit të Veliajt ekspozuan një nivel të lartë shqetësimi, po aq sa edhe përpjekjen e tij për të ndikuar në ndjeshmërinë e publikut.

Psikoterapisti Neli Demi i tha BIRN se reagimet e Edi Ramës pas arrestimit të Veliajt quhen “apel emocional” në psikologjinë politike – një teknikë që synon të largojë vëmendjen nga argumentet racionale dhe ta orientojë atë drejt reagimeve instinktive dhe ndjesore.

“Kjo sjellje, në mënyrë të qëllimshme, zakonisht përdoret për të treguar dominim, për të shmangur perceptimin e dobësisë dhe për të dhënë mesazhin se ai është ende në kontroll të situatës,” tha Demi, i pasigurtë nëse në reagimet e para, gjuha verbale dhe trupore e kryeministrit kanë qenë plotësisht të përllogaritura.

Demi e analizon më tej ligjërimin e Ramës si një kombinim mes “gjuhës emocionale, agresivitetit verbal dhe një strategjie të dyfishtë për të mbrojtur veten, pa u shfaqur hapur kundër SPAK-ut”.

“Në këtë mënyrë, ai po synon të aktivizojë instinktet e solidaritetit dhe ndjeshmërisë tek popullata që në fakt së shpejti do të jenë edhe votues, ndërsa përpiqet të krijojë një narrativë ku drejtësia është bërë e padrejtë,” shtoi ai.

Edhe Ergys Mërtiri, sociolog me profesion dhe një kritik i kryeministrit Edi Rama i analizon reagimet e këtij të fundit në dritën e përpjekjes për të ndikuar opinionin publik.

“Arrestimi i Veliajt ndikon në imazhin e tij duke e ekspozuar atë si kryetar të një grupi politikanësh të korruptuar, çfarë sigurisht e njollos përpara opinionit publik,” tha Mërtiri.

“E paraqet atë si të dobët përpara njerëzve të tij si dhe elektoratit, si një kryeministër që ia arreston prokuroria bashkëpunëtorët në zyrë. Për këtë arsye, atij i duhet të kompensojë këtë me gjuhë agresive për të treguar se ai nuk është i dobët dhe se ai nuk pyet as për SPAK e GJKKO,” shtoi ai.

Demi dhe Mërtiri vërejnë megjithatë një kontraditë të madhe në ligjërimet e fundit të Ramës, ku nga njëra anë sulmon gjyqtarin dhe prokurorin e çështjes së Veliajt dhe në anën tjetër e portretizon veten si “pronar” të reformës në drejtësi.

“Një sulm i hapur ndaj SPAK-ut do të tingëllonte si hipokrizi, dhe për këtë arsye ai menjëhere pas reagimit agresiv të fillimit, u përpoq t’i rikthehet mbrojtjes së “pronës,” analizon Demi.

“Kjo duket si një teknikë e njohur e dezinformimit politik, ku protagonisti politik përpiqet të mbajë të dyja anët e një çështje të debatuar për të minimizuar dëmin politik,” shtoi ai.

“Manipulim emocional’

Narrativa e Ramës ndaj arrestimit të Veliajt ishte e mbushur me terma që synonin të ngjallnin emocion si dhe të preknin ndjeshmërinë e publikut, duke anashkaluar faktet apo provat e dosjes hetimore.

Në këtë drejtim, Rama i portretizoi prokurorët si të ‘pashpirt’, pasi kanë ‘penguar një nënë që të çojë fëmijën në kopsht”, apo ndaluar një baba në rrugë me “fëmijën në karrocë”.

Theksimi i këtyre shembujve tregon sipas psikoanalistit Demi si Rama “po përpiqet të ndryshojë kornizën e interpretimit të ngjarjeve”.

“Në vend që publiku ta shohë hetimin apo edhe arrestimin si një çështje ligjore për korrupsionin e supozuar, z. Rama përpiqet ta zhvendosë fokusin drejt padrejtësisë njerëzore, duke e paraqitur SPAK-un në sytë e publikut si të pamëshirshëm,” i tha ai BIRN.

“Përmendja e fëmijëve synon që të aktivizojë simbolikën universale të fëmijëve si qenie të pafajshme, duke zgjuar reagime emocionale tek publiku pasi fëmijët janë një simbol universal i pafajësisë, dhe përmendja e tyre krijon një lidhje emocionale me publikun,” shtoi ai.

Edhe për Mërtirin, synimi është pikërisht manipulimi emocional i publikut, duke i ndaluar ata që të shohin tablonë e gjerë të ngjarjes mbi akuzat e ngritura ndaj Veliajt.

“Përfshirja e familjes, e sidomos e fëmijëve në retorikën e viktimizimit është diçka e shpeshtë, e ndeshur tek ata që kërkojnë të vendosin fëmijët si barrierë ndaj zemërimit të publikut dhe fëmijët janë gjithmonë një objekt retorik që zgjon ndjeshmëri dhe nëpërmjet tyre, ligjëruesi arrin të prekë publikun për ta bërë atë të ketë ndjenjë empatie për personin që ai kërkon të mbrojë,” analizon Mërtiri.

‘Protagonisti tragjik’

Edi Rama ka qenë gjithmonë një figurë kontraverse e politikës shqiptare dhe ka arritur ta portretizojë veten për një kohë shumë të gjatë larg kostumit të politikanit të zakonshëm, që sipas analizës psikologjike duket se ka qenë e qëllimshme.

Ai u përfshi në politikë në vitin 1998 si ministër i Kulturës në qeverinë e Fatos Nanos, ku i sapoardhur nga Parisi, ra në sy me veshjet me ngjyra, çorapet e kuqe dhe padurimin deri në agresivitet për të ndryshuar gjërat sipas shijeve dhe qëllimeve të tij.

Në analizën e tipareve që e dallojnë atë nga politikanët e tjerë mbizotëron stili i komunikimit që i shkon për shtat imazhit që ai ka krijuar për veten si një “jo-politikan”.

Sipas Neli Demit, kjo gjuhë metaforike është përdorur nga Rama për të krijuar për veten imazhin e “protagonistit tragjik” që përballet me të keqen.

“Ndryshe nga Berisha, që përdor një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe konfrontuese, apo Veliaj, i cili preferon një qasje më teknokratike dhe PR-friendly, Rama ka një stil më të ndërlikuar dhe teatror dhe kësisoj ai krijon një realitet paralel, ku ai është artisti që lufton kundër kaosit, një lloj protagonisti tragjik që duhet të merret me “injorancën” dhe “padrejtësinë” e institucioneve që e keqkuptojnë ose e shënjestrojnë,” thotë Demi.

Nga këndvështrimi sociologjik i Mërtirit, Edi Rama është një politikan që reflekton në mënyrën më të qartë të gjitha tiparet e një udhëheqësi që mbështetet plotësisht te ‘manipulimi i turmave’.

“Rama paraqet elokuencë për ta kamufluar estetikisht vulgaritetin e kumtit që përcjell,” tha Mërtiri, duke marrë si shembull stilemat që ai përdor si; Kadri, kazan, filxhan, sahan, tepsi.

Mërtiri e portretizon gjithashtu Ramën me tiparet e një lideri totalitar që flet me gjuhën e turmës, duke iu përgjigjur tipareve më karakteristike të saj.

“Kështu, Rama pozon para turmës si një lider i fortë, i vendosur, i aftë për të përballuar çdo intrigë e çdo komplot. Ai shfaqet në profilin e një gangsteri politik,” përfundoi ai.

/BIRN

Aksident në Korçë, humb jetën një këmbësor

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë Maliqit.

Automjeti i drejtuar nga shtetasi G. Ç., 37 vjeç, ka përplasur një person, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të identifikuar viktimën.