Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i pasionit që u regjistrua një ditë më parë në Shkodër, ku Anila Prendushi, nënë e tre fëmijëve u qëllua me armë zjarri nga bashkëjetuesi i saj Kolë Manaj, i cili më pas vrau veten.
I afërmi i Kol Manajt, në një prononcim për emisionin “Me Zemër të Hapur”, ka hedhur dritë mbi ngjarjen ku ka treguar edhe si ishte marrëdhënia mes çiftit. Ai ka treguar se mes tyre ka pasur konflikte por kanë menduar se çdo gjë do rregulloj dhe se çështja nuk do të shkonte deri në këtë pikë.
I afërmi ka treguar se çifti kishin një problem mes tyre, një debat për të cilin Kola i kishte kërkuar falje Anilës, por kjo e fundit nuk e kishte falur dhe kishte kërkuar t’i jepte fund marrëdhënies mes tyre, çfarë ka sjellë më pas dhe aktin ekstrem të marrë nga 34-vjeçari.
“Kanë pasur disa konflikte kohët e fundit por menduam se gjithçka do të rregullohej. Kishin vite bashkë dhe ishin shumë njerëz të mirë, atë e kam si motër. Nuk e di a do të shpëtojë apo jo, por unë e kam si motër. Nuk e di, ai vetëm për atë që ka bërë Anila për babanë e tij nuk ishte dashur të bënte asnjë veprim. Nuk kanë pasur fare xhelozi për të. Kola ka qenë i martuar më parë shumë pak kohë. Nuk e di çfarë problemi kishin, por kishin një debat dhe ky i kërkoi shumë falje, por ajo nuk e fali. I kërkoi dhe të ndaheshin”, tha i afërmi i Kolës
AKSK njoftoi qytetarët që të bëjnë kujdes nga disa mesazhe që janë përhapur së fundmi. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), ka ngritur alarmin sot në lidhje me një skemë mashtrimi që po qarkullon në vend.
AKSK njoftoi qytetarët që të bëjnë kujdes nga disa mesazhe që janë përhapur së fundmi dhe kanë për qëllim vjedhjen e të dhënave.
“KUJDES! Për shkak të disa tentativave për të vjedhur të dhënat personale dhe shpërndarjen e lidhjeve keqdashëse, AKSK fton të gjithë qytetarët të rrisin nivelin e vigjilencës ndaj mesazheve mashtruese.
Kohëve të fundit, njerëzve u dërgohen SMS gjoja nga posta ku pretendohet se ‘porosia e tyre ka mbërritur, por nuk mund të dorëzohet për shkak të mungesës së adresës’. AKSK theksoi që të mos klikoni në lidhje të panjohura (links) dhe shqyrtoni me kujdes përmbajtjen e tyre. Nëse ju vjen një SMS e tillë, fshini mesazhin dhe mos klikoni asgjë.”- thuhet në reagim.
Arkitekti i fushatës elektorale të Donald Trump, Chris LaCivita ka dhënë një intervistë për New York Times, pas angazhimit që ai nisi në Shqipëri, pranë Partisë Demokratike. Strategu i Donald Trump po këshillon tashmë Sali Berishën, kreun e PD. Konsulenti i fushatës së presidentit të SHBA, Donald Trump, Chris LaCivita është shfaqur këtë muaj në një konferencë për shtyp në Shqipëri përkrah ish-kryeministrit Sali Berisha, shkruan New York Times, ndërsa theksohet se ai është shpallur non grata nga administrata e kaluar amerikane për korrupsion.
I pyetur nga gazeta, Chris LaCivita ka deklaruar se ai nuk do të përfshihet “në lobim pranë administratës Trump në emër të Sali Berishës për çështjen e non gratës së tij”. Ai ka sqaruar se në Shqipëri do të jetë për fushatën zgjedhore të 11 majit ku do të asistojë PD-në dhe liderin e saj, Sali Berisha.
“Unë nuk bëj lobim,” është shprehur LaCivita për “The New York Times”. “Unë bëj fushata, dhe këtë po bëj – është shumë e thjeshtë”, shtoi ai.
Megjithatë, akuzat ndaj Berishës nga administrata e kaluar e Joe Biden, LaCivita i konsideron të motivuara politikisht.
LaCivita është një emër me peshë në strategjinë politike republikane, por ai ka sqaruar qartë se nuk do të ndërmjetësojë në favor të Berishës pranë administratës së Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Shkrimi i plotë i New York Times
Chris LaCivita, një strateg republikan që ndihmoi në drejtimin e fushatës së Presidentit Trump, po këshillon një parti opozitare konservatore në Shqipëri të kryesuar nga një politikan i cili është përballur me akuza për korrupsion nga Departamenti i Shtetit dhe prokurorët në vendin e tij.
Z. LaCivita, i cili u bë këshilltar i një grupi jofitimprurës pro-Trump pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së në nëntor, është në mesin e një grushti këshilltarësh të Trump që kanë ndjekur punë këshilluese politike në mbarë botën për politikanët që e konsiderojnë veten si populistë ose kritikë të imigracionit, sipas modelit Trump.
Z. LaCivita po punon për Partinë Demokratike të Shqipërisë përpara zgjedhjeve parlamentare të vendit në maj, kur do të përpiqet të mundë Partinë Socialiste të krahut të majtë në pushtet. Në mesazhet me tekst për The Neë York Times, zoti LaCivita e karakterizoi punën e tij si një zgjatje të ndihmës së tij për zotin Trump.
“Unë po eksportoj MAGA – Bëje Shqipërinë të Madhe përsëri”, ka shkruar ai.
Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë është Sali Berisha, një ish-president dhe kryeministër, i cili po përballet me akuza për korrupsion në Shqipëri, në lidhje me një marrëveshje pronash.
Administrata Biden vendosi sanksione ndaj zotit Berisha në vitin 2021 për “korrupsion të konsiderueshëm”, sipas një deklarate të ish-sekretarit të Shtetit, Antony J. Blinken, i cili e akuzoi atë për shpërdorim të fondeve publike dhe përdorimin e pushtetit të tij për të pasuruar aleatët dhe familjen e tij.
Z. LaCivita argumentoi se akuzat ndaj zotit Berisha ishin të motivuara politikisht dhe theksoi se rasti i politikanit shqiptar është i ngjashëm me atë të Donald Trump.
“Është një bashkëpunim i natyrshëm – të mundësh një socialist që është peng dhe kukull i familjes Soros,” tha z. LaCivita, duke evokuar pretendimet e pabazuara të zotit Berisha se filantropi demokrat George Soros qëndronte pas sanksioneve.
Zoti Berisha ka treguar se synon t’i kërkojë administratës Trump të rishqyrtojë sanksionet e Departamentit të Shtetit.
Zoti Berisha ka përdorur angazhimin e zotit LaCivita me partinë e tij për të krijuar një lidhje me zotin Trump, ndonëse presidenti amerikan nuk ka sinjalizuar mbështetje për ndonjë parti të preferuar në zgjedhjet parlamentare.
Zoti Berisha ka kërkuar gjithashtu të dallohet nga partia qeverisëse duke u zotuar se nëse opozita fiton, ajo nuk do të rinovojë marrëveshjen e Shqipërisë për pranimin e emigrantëve nga Italia.
Nuk është hera e parë që strategët e fushatave presidenciale i tregtojnë jashtë shërbimet e tyre.
Shpesh ka kërkesa të mëdha për konsulentë me lidhje me presidentin e ri të SHBA-së nga politikanë të huaj që kërkojnë të portretizojnë veten si kandidatë të favorizuar i Uashingtonit, gjë që mund të jetë një avantazh në shumë pjesë të botës.
Por zoti LaCivita, i cili doli këtë muaj me zotin Berisha në një konferencë shtypi në Shqipëri, tha se nuk do t’i drejtohej administratës Trump në emër të zotit Berisha apo partisë së tij.
“Unë nuk loboj,” tha zoti LaCivita. “Unë bëj fushata dhe kjo është ajo që po bëj – shumë e drejtpërdrejtë.”
Pasi zoti Trump u zgjodh në nëntor, zoti LaCivita u përfshi në një sërë sipërmarrjesh. Ai pranoi një pozicion në bordin e këshilltarëve të firmës së marrëdhënieve qeveritare Michael Best Strategies, e cila lobon për klientët e korporatave duke përfshirë T-Mobile dhe kompaninë e kriptomonedhës Ripple Labs, megjithëse ai nuk u regjistrua si lobist aty.
Z. LaCivita iu bashkua gjithashtu organizmit këshillues global të shkëmbimit të kriptomonedhave Coinbase. Dhe ai u bashkua me konsulentë të tjerë të lidhur me Trump, duke përfshirë Paul Manafort, i cili shërbeu si kryetar i fushatës së zotit Trump në vitin 2016, për të ofruar shërbime konsulence politike për politikanë të ekstremit të djathtë në mbarë botën.
Z. LaCivita nuk rrëfeu nëse konsulentë të tjerë janë përfshirë në punën në Shqipëri dhe disa prej tyre nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.
Ai gjithashtu nuk tha nëse kishte nënshkruar për ndonjë klient tjetër të huaj, por pranoi se kishte udhëtuar shumë.
Fituesja e Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno, dhe finalisti i sezonit, Meriton Mjekiqi, kanë habitur ndjekësit me një takim të papritur.
Dyshja, e cila brenda shtëpisë së famshme kishte marrëdhënie tejet të acaruara, është parë duke darkuar së bashku, duke ngritur dyshime për një raport të ri mes tyre jashtë lojës.
Egla dhe Meritoni ishin dy nga banorët më përplasës gjatë edicionit të tretë të BBVA. Konfliktet mes tyre arritën kulmin kur Egla u skualifikua nga gara, pasi e kishte lagur me alkool Meritonin gjatë një debati të ashpër.
Megjithatë, publiku e riktheu atë në shtëpi, duke e çuar deri në fitore.
Takimi i tyre jashtë shtëpisë ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, veçanërisht pas një postimi të Meritonit në InstaStory, ku ai ndau një foto me Eglën dhe shkroi shkurt: “E dua”. Egla nuk vonoi ta rishpërndante postimin, duke shtuar një përgjigje po aq intriguese: “Më do”.
Ky moment ka ndezur spekulime të shumta mes ndjekësve të tyre, të cilët po pyesin nëse dyshja ka lënë pas konfliktet dhe ka krijuar një miqësi të re – apo diçka më shumë.
Mbetet të shihet nëse ky është një pajtim i sinqertë apo thjesht një moment kalimtar i dy ish-banorëve më të përfolur të BBVA 3.
Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer detaje mbi ngjarjen e rëndë që tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodrës. Ajo ka treguar se Kolë Manaj, i cili u vetëvra, pasi mendoi se kishte vrarë Anila Prendushi Ndoka, kishte hequr dorë nga Amerika, për të qëndruar me partneren e tij në Shqipëri.
E ftuar në emisionin “Open”, gazetarja pretendon se kjo ishte një ngjarje që nuk mund të parandalohej, pasi problemi qëndron te mentaliteti.
“Kolë Manaj kishte gjysëm e famijes në Amerikë, por e kishte braktisur Amerikën për të qëndruar me Anilën. Në dukej ata dukeshin një çift normal, që nuk kishin probleme. Sipas informacioneve që kam, ata nuk kishin probleme ekonomike.
Por refuzimi nga një grua, ka bërë që ai të ndërmarrë veprimin ekstrem. Është shqetësuese humbja e jetës dhe trauma që u është shkaktuar fëmijëve, të cilët kanë përjetuar ndarjen e prindërve dhe tani këtë tragjedi.
Është më shumë një problem social, sesa i policisë. Meshkujt shqiptarë nuk dinë të pranojnë refuzimin,” tha Klodiana Lala.
I pyetur nga moderatorja Eni Vasili në emisionin “Open” në News24, avokat Gentian Rumano ka hedhur poshtë tezën se SHBA-të kanë hequr dorë nga SPAK.
Rumano mbështeti deklaratën e kryeministrit Rama se kjo strukturë është organizuar nga SPAK, por ai mohoi ndikimin e faktorit politikë përkundrejt Prokurorisë së Posaçme.
Gentian Rumano: Nuk mendoj se SHBA ka hequr dorë nga SPAK. Ajo që thotë Rama është e bazuar në të gjithë veprimtarinë politike të mazhorancës për SPAK. Rama nuk e thotë për sfilatë politike, kjo është strukurë e organizuar nga mazhoranca.
Nuk ka ndikim nga faktorët politkë kundrejt SPAK, kjo strukturë ka realizuar hetime kundrejt subjekteve brenda PS dhe PD, janë fobike sHumë çështje që janë në hetim e gjykim nga SPAK. Kështu që të gjitha tezat se janë larguar SHBA nuk qëndrojnë, janë punë institucionale dhe jo financime OJF.
Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik gjatë punës. 35-vjeçari Ylli Xhaferri, baba i tre fëmijëve, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike ndërsa ishte duke punuar në ndërtimin e një banese në fshatin Mazhë e Madhe.
Menjëherë pas ngjarjes, Xhaferri është dërguar në qendrën shëndetësore, por ka mbërritur atje pa shenja jete. Policia dhe autoritetet përkatëse po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.
Ngjarja ka tronditur familjen e tij dhe komunitetin lokal, duke lënë pas një humbje të madhe për ata që e njohën dhe e donin.
Krisa ka folur pas daljes së saj nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Ajo e ka pranuar se brena shtëpisë ka pasur disa reagime agresive në debate, gjë të cilën e konsideron si penalizim në lojën e saj, e cila tashmë përfundoi.
Krisa: Unë e di sa e do Tiri këtë lojë. Unë jam ekspresive dhe shpërthej ndonjëherë. Lidhja Loredana-Jozi ka qenë një lojë. Zgjedhja ime ishte si ajo shprehja “hip se të vrava, zbrit se të vrava.
Arbër Hajdari: Unë mendoj që njëri nga ju të vazhdojë lojën. Disa herë ke shfaqur shenja xhelozie për të dashurin tënd. Këto gjëra duhet t’i kishit sqaruar përpara se të futeshit.
Neda Balluku: Vetëbesimi i tepërt të çon në vendime të gabiara. Publiku nga ty nuk ka dëgjuar një argument, kjo të ka penalizuar.
Krisa u shpreh se fituese të këtij edicioni të BBV konsideron Gertën.