Këmbimi, 28 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 94.6 lekë dhe do shitet me 96 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.9 lekë dhe do shitet me 99.6 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 105 lekë dhe do shitet me 106.2 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 119.3 lekë dhe do shitet me 120.5 lekë.

Kakavijë, greva e doganierëve grekë mbyll kufirin

Prej orës 07.00 në doganën e Kakavijës është bllokuar lëvizja e automjeteve.

Sipas grevës së paralajmëruar të doganierëve grekë nga ora 07:00 deri në orën 23:00, në të dyja anët e kufirit, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve.

Në këtë fashë orari do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.

Në orët e mëngjesit në doganën shqiptare nuk konstatohet radhë automjetesh si shkak i bllokimit të lëvizjes në kufi.

Një tërmet i fòrtë shkund tokën, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur të enjten Nepalin.

Tërmeti goditi zonën përreth kryeqytetit Katmandu, njoftuan Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare dhe Qendra Gjermane Kërkimore për Shkenca Gjeologjike.

Tërmeti ka goditur në një thellësi prej 10 kilometrash.

Mësohet se tërmeti është ndjerë edhe në Indi dhe Bangladesh.

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 28 Shkurt 2025

Dashi

Parashikohet një ditë mjaft pozitive, e cila paralajmëron një fundjavë të bukur. Planetet do të jenë në anën tuaj, veçanërisht Dielli dhe Mërkuri. Në dashuri do të keni shumë fat, por edhe në udhëtime dhe raportet ndërpersonale. Nga takimet e reja mund të lindin situata të bukura, si profesionale edhe personale.

Demi

Kjo e premte do ju gjejë të nervozuar për një sërë çështjesh. Mundohuni që të ruani qetësinë dhe të mos reagoni ndaj provokimeve si dhe të shmangni polemikat lidhur me situata që mund t’iu nervozojnë. Përmirësimi i situatës do të vijë vetëm të dielën.

Binjakët

Gjatë këtyre ditëve duhet të mundoheni që të rikuperoni një ndjenjë, nëse keni pasur probleme, krisje apo largime. Sa i takon punës, diçka do të lëvizë, por mbani parasysh se ndonjëherë duhet të kënaqemi me diçka më pak nga ajo që doni, në pritje të ditëve më të mira.

Gaforrja

Dashuria do të rikthehet sërish protagoniste. Së fundmi i keni lënë ndjenjat në plan të dytë dhe jeni përballur me probleme, mirëpo tani ka ardhur momenti për të rikuperuar dhe për të bërë projekte të reja. Mjaft të favorshme janë edhe takimet për ata që janë vetëm.

Luani

Dita do të jetë disi nën ritmin e duhur, sidomos në dashuri. Nëse ka probleme, duhet të mundoheni fillimisht që të kuptoni se çfarë dëshironi vërtetë, më pas mundohuni të sqaroheni, por bëni kujdes me fjalët dhe tonet që do të përdorni. Mundohuni të jeni të kujdesshëm.

Virgjëresha

Në dashuri do të përjetoni momente tensionesh, dyshimesh dhe nevojë për sqarim, pasi ka diçka që nuk ju kënaq siç duheni. Duke nisur nga java e ardhshme gjërat do të ecin shumë më mirë. Ndërkohë mos u luhatni në tradhti!

Peshorja

Mundohuni që të përfitoni nga kjo fundjavë për të pushuar dhe rikarikuar, pasi keni nevojë. Jeni duke kaluar një periudhë gjatë së cilës ka pasur tensione në raport me të tjerët. Keni nevojë për më shumë siguri.

Akrepi

Parashikohet një ditë disi problematike, e mbushur me stres dhe nervozizëm. Kjo gjë do të ndikojë në sferën sentimentale, ku duhet të mundoheni të jeni më të kujdesshëm dhe të mos përkeqësoni dëmet. Po ashtu mundohuni që të jeni më të qetë dhe të mos ju përgjigjeni provokimeve dhe të mos përfshiheni në polemika.

Shigjetari

Kjo e premte do të jetë mjaft e favorshme për t’iu dedikuar ndjenjave dhe dashurisë, duke i lënë mënjanë problemet ekonomike dhe ato profesionale. Nëse së fundmi keni pasur keqkuptime apo largime për shkak të angazhimeve tuaja, ky është momenti i duhur për rikuperim në mënyrë që të mbani në ekuilibër sferën sentimentale.

Bricjapi

Ndjenjat do të jenë mjaft të favorizuara, ku yjet favorizojnë sqarimin e keqkuptimeve në çift dhe bërjen e zgjedhjeve të rëndësishme, shkruan noa.al. Dashuria do të jetë protagoniste e ditës, pas një periudhe ku asgjë nuk ka ecur siç duhet. Fatmirësisht dashuria do të shënojë përmirësime.

Ujori

Gjatë kësaj dite do ju duhet të bëni një sqarim në raportin në çift, lidhur me një situatë të mbetur pezull. Bëni mirë që të mos i shtyni vendimet. Edhe pse mund të lëndoheni bëni mirë që të mos i zvarrisni situatat.

Peshqit

Kjo ditë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur, ku do të ndiheni nervoz dhe të tensionuar, ndoshta për shkak të problemeve dhe mendimeve lidhur me punën. Kjo gjë do të reflektohet edhe në raportin në çift, ndaj mundohuni që të rikuperoni.

Përplasi me makinë të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet personazhi njohur i TikTok

“Klevisi i Pojanit”, i njohur për aktivitetin e tij në TikTok, është arrestuar nga policia pasi përplasi me makinë një të moshuar në fshatin Pojan të Bashkisë Maliq dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Pas kërkimeve, policia e Korçës lokalizoi dhe vuri në pranga 24-vjeçarin, i cili brenda 48 orëve pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ndërkohë, burime nga Spitali Rajonal i Korçës bëjnë me dije se e moshuara ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve, por është jashtë rrezikut për jetën.

Përplasi me makinë të moshuarën dhe u largua nga

Vr. itet një shtetas shqiptar në Francë, mediat: Ishte a tentat mafioz, nuk kishte mundësi të shpëtonte

Një 40-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me breshëri plumbash në një lagje të Ma Campagne në Francë. Mediat franceze shkruajnë se shqiptari me emrin Elis Alijaj, është ekzekutuar teksa ndodhej në furgonin e tij. Në këtë moment një person i armatosur hapi zjarr pa i lënë asnjë mundësi shpëtimi.

Sipas informacioneve nga mediat franceze, Alijaj ishte inxhinier hidraulik dhe ishte rrugës për në punë kur ndodhi krimi. Dëshmitarët raportojnë se menjëherë pas krimit, një automjet u largua me shpejtësi nga vendngjarja. Më vonë, ky automjet u gjet i djegur në një pyll në Jauldes, brenda të cilit autoritetet zbuluan një pistoletë

“Njerëz simpatikë, pa probleme, të integruar mirë që jetonin në paqe me fëmijët e tyre. Është një tronditje totale,” tha një tjetër fqinj.

Nga hetimet paraprake, rezulton se Alijaj u qëllua me disa plumba përmes xhamit të shoferit, duke marrë tre goditje fatale, një në këmbë dhe dy në zonën e kraharorit. Viktima humbi jetën në vend, ndërsa policia franceze ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj vrasjeje të tipit mafioz.

“Kam bë. rë s*Ks, ça do bësh ti o e poshtër”, Egli- Rozanës: Të shkel me këmbë, më keni çarë të paçarën..

Një debat i fortë ka ndodhur pasditen e sotme në Big Brother VIP mes Eglit dhe Rozanës.
Debati nisi pas aludimeve të G banit se Egli dhe Gjesti kane kryer marredhenie seksuale brenda shtëpisë.

Egli – Rozanës: Ça te duhet me mua ty o e poshter, une nuk kam bere seks po dhe po te kisha bere, e kam bere me dike qe e ndjej. Ke degjuar fjalet e G Banit dhe ke marr shkas nga ato. Ty te te vije turp qe merresh me keto gjera. Je lojtare e poshter dhe manipulatore. Mos u merr me Egli Takon se te shkel me kembë.

Teksa më pas Egli i është kthyer G Banit:

Te pa Gjesti qe kalove mbreme prane krevatit dhe te provokoi duke leshuar zera po ty te vije turp qe nxjerr te tilla zera se degjojne dhe prinderit e mi. Edhe po pata bere per qefin tim e kam bere o ju te virgjer. Me keni care te pacaren

“O i pafytyrë nga do hidhesh tani?”/ Rozana pyet Gjestin: Pse nuk pranon se ke b. ërë s* ks?!

Një debat i fortë ka ndodhur pasditen e sotme në Big Brother VIP mes Eglit dhe Rozanës. Debati nisi pas aludimeve të G banit se Egli dhe Gjesti kanë kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë

Debat ka patur dhe Rozana me Gjestin, pasi ai e akuzon se është ajo që i ka hapur fjalët nëpër shtëpi.

Rozana: Të ka ikur fytyra fare, u hodhe nga muri nga do hidhesh tani, o i pafytyrë shkele veten me këmb njëri më të keq se ty nuk kam parë 24 vjeç dhe më të keq nuk kam parë.

Gjesti: Mos hajde duke qarë dhe për të më folur keq për Eglin.

Egli është kthyer shumë e revoltuar edhe kundër gjithë banorëve në shtëpi duke bërtitur.

V. rasja  e 24-vjeçares në Tiranë, policia zbulon autorin dhe skemën e k. rimit

Falë veprimeve të shpejta hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i vrasjes së 24-vjeçares, të gjetur pa shenja jete në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”.

Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, si dhe analizimit të provave, ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së 24-vjeçares, shtetasin F. A., 49 vjeç.

Rreth orës 12:55, shërbimet e Policisë u njoftuan për gjetjen e një shtetaseje pa shenja jete në një apartament me qira, në rrugën “Gjon Muzaka”. Gjatë fazës së parë të hetimeve, u konstatua se viktima kishte plagë të shumta të shkaktuara me mjet prerës, që dyshohet të kenë qenë shkak për humbjen e jetës.

Në vijim të veprimeve, Policia bëri të mundur edhe identifikimin e viktimës, shtetases R. A., 24 vjeçe, e cila, së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin F. A., 49 vjeç, rezultojnë të jenë shtetas palestinezë dhe kishin marrë me qira apartamentin ku ndodhi ngjarja.

Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, pas kryerjes së krimit, i cili dyshohet të ketë ndodhur disa ditë më parë.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e saktë të kohës së ngjarjes, nëpërmjet ekspertizës mjekoligjore dhe analizimit të provave të sekuestruara.

Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Bëri humor te dera e SPAK-ut, gazetarja Klodiana Lala zbulon pse u thirr Gaz Paja

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se përse është paraqitur në SPAK, aktori i humorit Gazmend Paja.

Lala tha se ai është pyetur lidhur me çështjen Veliaj-Xoxa, ndërkohë që i kanë sekuestruar edhe telefonin.

“Zoti Paja është anëtar i Këshillit Bashkiak, është pyetur në kuadër të çështjes Veliaj-Xoxa.

Prokurorët i kanë marrë edhe celularin. Hetimet po vijojnë me intensitet. Janë edhe shumë persona të tjerë që do të pyeten.

Ai e deklaroi vetë që i kanë marrë celularin. Janë pyetur sërish edhe vartës të Ajola Xoxës, u pyet edhe ish deputeti i PS, Vladimir Kosta, nëse qendra Harabel ka paguar qira dhe apartamentin 11/4 te Sky Tower”, tha Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”.