Këmbimi valutor, 19 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 94.3 lekë dhe do shitet me 95.5 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.8 lekë dhe do shitet me 99.5 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.1 lekë dhe do shitet me 105.1 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 118.8 lekë dhe do shitet me 120 lekë.

Ledion Liço del me njoftim, pas përfundimit të spektaklit mbrëmë i ndodhi e parpitura (Foto)

Moderatorit të njohur shqiptar, Ledion Liços mbrëmë pas përfundimit të spektaklit “Big Brother Vip Albania”, i ka ndodhur e papritura.

Me anë të një statusi ai ka bërë me dije se ka pranuar mesazhe të shumta, nga ndjekës të ndryshëm, shkruan IndeksOnline.

“Mirëmëngjes Yje! Duke gjykuar nga mesazhet tuaja të gjithë jeni të gatshëm të më “falni” një teze. Nuk di ç’të mendoj për këtë. Ju dua!”, ka shkruar mes tjerash ai.

Kujtojmë se Liço gjatë programit tha se gjithmonë e ka ndier mungesën e një teze, pasi që nuk e kishte asnjëherë.

Në formë batute, opinionisti Arbër Hajdari tha se mund t’i “falte” tezen e tij, pas së cilit koment duket se kanë vërshuar edhe mesazhet në Instagramin e Liços./IndeksOnline/

‘O Sali, O Hero! Rama thumbon Berishën: ‘Thaje kënetën me votë!’

Kryeministri Edi Rama nuk heziton të përdorë humorin dhe ironinë për të goditur rivalin e tij politik, Sali Berishën.

Duke iu referuar një video të famshme të Berishës me një buf, Rama ka shpërndarë një mesazh të fortë për mbështetësit e tij: “Thaje kënetën me votë!

” Ky mesazh erdhi pas përplasjeve të vazhdueshme mes dy liderëve politikë, ndërkohë që Rama e përdor videon për të kujtuar Berishës që të mbyllë një periudhë të errët dhe të nisë një fazë të re politike.

EMRI/ Bie në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës, ndërron jetë 35-vjeçari

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi duke punuar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

35-vjeçari Ylli Xhaferri, baba i tre fëmijëve, ka qenë duke punuar në ndërtimin e një banese në fshatin Mazhë e Madhe dhe ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Menjëherë ai është dërguar në qendrën shëndetësore, por ka mbërritur atje pa shenja jete.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

Iku nga shtëpia ditën e Shën Valentinit dhe ndërpreu kontaktet me familjarët, policia gjen 20-vjeçaren

Prrenjas

Policia gjen dhe kthen në familje 20-vjeçaren Xh.R nga fshati Rrajcë dhe banuese në qytetin e Prrenjasit e cila kishte ndërprerë kontaktet me familjen pasi kishte ikur nga shtëpia Ditën e Shën Valentinit.

Denoncimi për largimin e saj pa adresë u bë nga mamaja e saj e cila u shpreh e shqetësuar për të bijën pasi nuk kishte asnjë informacion se ku ndodhej prej asaj dite.

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 19 Shkurt 2025

DASHI
Marredhenia juaj me partnerin do te thellohet edhe me shume sot. Te nxitur nga Venusi ju do tregoheni me te kuptueshem dhe me tolerante. Beqaret fale planeteve do jene edhe me magnetike. Ne cdo vend qe do kaloni te gjithe do i kthejne syte nga ju. Do jeni joshes te parrezistueshem. Tek financat Saturni do ndikoje negativisht. Ruani sa me shume ekuilibrin.

DEMI
Rrethanat do bejne te mundur qe lidhja juaj te permiresohet sot. Megjithate do kete edhe shume per te bere ende. Tregohuni me tolerante dhe mos kerkoni nga partneri sakrifica. Beqaret do joshin pa pushim por as sot nuk do e gjejne dot personin e endrrave. Beni durim! Planetet do iu ndihmojne ne planin financiar. Do ruani nje klime te qendrueshme dhe do tregoheni te matur me shpenzimet.

BINJAKET
Ju qe jeni ne cift as qe duhet t’i mendoni aventurat jashte lidhjes suaj. Kushtojini me shume vemendje atij qe keni ne krah dhe do ndiheni edhe vete mjaft mire. Zemra e beqareve do jete ndermjet dy personave interesante. Njihuni mire me te dy dhe me pas vendosni. keni kohe te prisni ende. Ne planin financiar do iu jepen mundesi shume te mira per te stabilizuar buxhetin. Perfitoni!

GAFORRJA
Dielli do e mbroje se tepermi jeten tuaj ne cift sot. Ai iu premton momente te mrekullueshme te mbushura me bashkepunim. Shfrytezojeni sa me shume te mundni kete dite. Edhe beqaret do mund te realizojne disa nga endrret e tyre te kahershme. Me ne fund mund te takoni edhe personin e duhur. Merkuri, planeti i inteligjences do iu ndihmoje me financat. Do kryeni transaksione te rendesishme.

LUANI
Jeta ne cift nuk do jete e keqe gjate kesaj dite por gjithsesi probleme te vogla do te kete. Moa u mbyllni ne vetvete, por shprehuni sa me shume qe te mundeni. Beqaret eshte me mire te mos fillojne nje lidhje gjate kesaj dite sepse me vone do zhgenjehen tej mase. Ne sektorin financiar do keni me shume fat sesa zakonisht. Buxheti do filloje te permiresohet dalngadale nese nuk shpenzoni pa menduar.

VIRGJERESHA
Te gjithe planetet do jene te favorshem gjate kesaj dite per jeten tuaj ne cift, por plutoni do jete ai qe do sjelle me shume te mira. Nese jetoni bashke dita do jete me sensuale dhe e lumtur. Beqaret do ndihen te pashprese, pa e ditur se nje surprize e madhe i pret ne mbremje. Ne sektorin e financave gjerat do shkojne mire. Ju duhet vetem te ulni pak shpenzimet dhe nuk do keni probleme.

PESHORJA
Me Uranin dhe Neptunin ne krah do kaloni momente te paharruara me partnerin tuaj sot. Ambienti do jete sensual dhe mjaft romantik. Ata qe jane te martuar do riperjetojne nje muaj mjalti. Beqareve nuk do iu mungoje aspak imagjinata. duke qene se do keni takime me shumice, perfitoni sa te mundni. Fale vendosmerise dhe kembenguljes do i ekuilibroni financat.

AKREPI
Ju dhe partneri juaj do jeni te pandashem sot ashtu si vellezerit siameze. Cdo gje qe do beni do e beni bashke madje dobeni plane edhe per te ardhmen. Beqaret do kene takime mjaft interesanteHiqni te gjitha mendimet negative dhe joshni pa pushim. Ruajeni besimin tek vetja. Persa iu perket financave, mos u tregoni aspak te pamatur sepse kjo do iu kushtoje shtrenjte.

SHIGJETARI
Ne jeten ne cift do keni shume probleme dhe me zor do kuptoheni. Kujdes me cdo gje qe do thoni dhe mos e humbni per asnje moment komunikimin. Beqaret nuk do ndihen ende gati per te filluar nje lidhje. Jeta profesionale do iu marre gjithe kohen qe kane. Prisni edhe pak atehere. Bejini balle tundimit per te shpenzuar pa pushim sepse financat nuk jane ne gjendjen e tyre me te mire.

BRICJAPI
Ata qe jane ne cift do perjetojne momente shume te lumtura. Shfrytezojeni diten deri ne sekonden e fundit sepse do ndiheni mjaft mire. Nese jeni ende ne kerkim te partnerit ideal, behuni gati. Jupiteri do i shtoje mundesite qe ju te takoni personin e duhur dhe te krijoni nje lidhje me te. Ka ardhur koha te tregoheni me te kursyer me shpenzimet. Financat do jene te paqendrueshme.

UJORI
Venusi do iu sjelle qendrueshmerine ne cift sot. Si ju edhe partneri juaj do tregoheni me serioze ne lidhjen qe keni krijuar dhe do thurni plane per te ardhmen se bashku. Beqaret nuk do kene aventura kalimtare, por me ne fund do gjejne nje person me te cilin ia vlen te krijosh nje lidhje prej verteti. Financat nuk do kene asnje ndryshim. Nuk do keni as probleme por as ndonje permiresim.

PESHQIT
Jupiteri dhe Plutoni do ndikojne mjaft negativisht sot ne jeten tuaj ne cift. Ka rrezik te keni debate dhe mosmarreveshje te shumta. Tregohuni sa me te matur me cdo gje qe do thoni. Beqaret do jene te vendosur te perfitojne sa me shume nga liria e tyre. Do iu pelqeje te jeni vetem edhe sot. Tregohuni sa me vigjilente ne planin financiar sot sepse ambienti nuk do jete u favorshem.

Tërmetet në Santorini, autoritetet greke do të ndërtojnë një port të  ri evakuimi

4190

Tërmetet e njëpasnjëshme në Santorini kanë bërë që autoritetet greke të marrin masa.

Ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Vasilis Kikilia, në një intervistë bëri të ditur se do të ndërtohet një port i ri evakuimi i cili do të shërbejë për ankorimin e trageteve që do të mbajnë banorët ne rast tërmeti.

“Së bashku me portin e ri në Santorini që po përgatitet, ka pasur një vendim për ngritjen e një porti evakuimi ku do të mund të ankorohen në rast emergjence tragetet me pasagjerë”.

Ministri theksoi se ekziston mundësia e një tërmeti më të madh në rajon, gjë që e bën të domosdoshëm vigjilencën e vazhdueshme dhe përgatitjen në kohë.

“Një tërmet i madh mund të shkaktojë dëme të mëdha apo edhe një cunami. Banorët e Santorinit dhe ishujve përreth duhet të dinë se, në rast të një tërmeti të madh, duhet të largohen menjëherë nga zonat bregdetare”.

Ishulli i Egjeut, i cili është një nga destinacionet më të njohura turistike, është tronditur nga mijëra tërmete që nga fundi i Janarit, duke detyruar mijëra njerëz të largohen dhe autoritetet të mbyllin shkollat.

Tjetër tërheqje e bujshme nga “Primaret” e PD-së! Largohet nga gara edhe anëtari i Kryesisë

Procesi i Primareve të Partisë Demokratike duket se ka nxitur kaos dhe pakënaqësi mes demokratëve, dy prej të cilëve deri tani kanë deklaruar publikisht largimin nga ky proces, që në të njëjtën kohë do të thotë edhe djegien e mundësisë për të kandiduar si deputetë në zgjedhjet e 11 majit.

Pas Helidon Bushatit, tërheqjen nga gara e primareve e ka njoftuar edhe Indrit Hoxha. Sekretar i PD për Emigracionin dhe Diasporën, thotë megjithatë se mbështet PD-në drejt fitores teksa shton se tërhiqet për shkak të një angazhimi të ri.

Reagimi i Indrit Hoxhës:

Të nderuar anëtarë, mbështetës dhe demokratë të palëkundur,

Pas një reflektimi të thellë dhe me përgjegjësinë më të madhe ndaj jush dhe ndaj misionit tonë të përbashkët, kam vendosur që të mos jem pjesë e garës në primaret për kandidatët për deputet. Ky nuk është një tërheqje, por një angazhim i ri për të forcuar Partinë Demokratike dhe për të mbështetur çdo përpjekje që na çon drejt fitores.

Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të vërtetë. Pas viteve të një keqqeverisjeje të lodhshme dhe të korruptuar, është koha për një rotacion politik që do t’u rikthejë shqiptarëve shpresën dhe besimin tek institucionet. Ky ndryshim nuk do të vijë vetë – ai kërkon sakrificë, përkushtim dhe angazhim nga çdo demokrat dhe çdo qytetar që e do këtë vend.

Nuk ka më vend për qëndrime pasive. Është detyra jonë që me vullnet dhe vendosmëri të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të sjellë ndryshimin. Çdo përpjekje, çdo angazhim, çdo sakrificë është një hap drejt një Shqipërie të lirë nga korrupsioni dhe padrejtësitë.

Unë mbetem i përkushtuar, krah jush, në këtë rrugëtim. Ftoj çdo demokrat të ngrihet, të angazhohet dhe të japë kontributin e tij për triumfin e Partisë Demokratike dhe për një të ardhme më të ndritur për vendin tonë.

Koha për ndryshim është tani. Rotacioni politik nuk është thjesht një mundësi – është një domosdoshmëri për Shqipërinë.

Përpara për fitoren e Partisë Demokratike! Përpara për të ardhmen e Shqipërisë!

Europa e kuptoi që SHBA e ka lënë vetëm

Jon Henley – The Guardian

Ata u mblodhën duke buzëqeshur, por detyra që kishin marrë përsipër ishte e madhe. Pas dhjetëra samitesh në të cilat një BE hezituese dhe e përçarë nuk kishte arritur të binte dakord për ndonjë plan të përbashkët për përfundimin e luftës në Ukrainë, ky takim, papritmas dhe në mënyrë jetike duhej të ishte ndryshe.

Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Polonisë, Italisë, Spanjës dhe Danimarkës, bashkë me kryeministrin e Britanisë dhe krerët e NATO-s, Komisionit Evropian dhe Këshillit Europian, mbërritën në Paris të tronditur nga një javë historike.

Të hënën e kaluar, nënpresidenti i SHBA, JD Vance, i kishte thënë Europës se “rregullimi i tepërt” i teknologjive potencialisht të dëmshme ishte i gabuar. Dy ditë më vonë, Donald Trump i telefonoi Vladimir Putinit për të nisur bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë për përfundimin e luftës.

Në të njëjtën ditë, sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, u tha homologëve të tij europianë në një takim në Bruksel se SHBA nuk ishte më “kryesisht e fokusuar” në sigurinë e Evropës dhe kontinenti do të duhej të merrte drejtimin në mbrojtjen e Ukrainës.

Të premten erdhi grushti i Vance. Një sulm i dhunshëm ideologjik që akuzonte demokracitë evropiane për shtypjen e fjalës së lirë, përkulje ndaj multikulturalizmit dhe largim nga votuesit për shkak të frikës. Harrojeni Rusinë: kërcënimi i vërtetë për Evropën, tha ai, ishte “nga brenda”.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së refuzoi më pas të takonte kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Në vend të tij takoi Alice Weidel, udhëheqësen e ekstremit të djathtë AfD, një parti që agjencia gjermane e sigurisë e mban nën vëzhgim si një kërcënim potencial për demokracinë.

Në 5 ditë, liderët u ndërgjegjësuan forcërisht për tre realitete: së pari, SHBA-ja dhe Evropa duket se nuk i ndajnë më vlerat që, që nga viti 1945, kishin mbështetur aleancën transatlantike. Së dyti, Evropa nuk mund të mbështetej më tek SHBA për ta mbrojtur atë.

Së treti – për pyetjen e menjëhershme për të cilën Evropa po priste me padurim një përgjigje – plani i SHBA, për aq sa ekziston në të vërtetë, nuk dukej se përfshinte një vend në tryezë për Evropën (përfshirë edhe çështjen e Ukrainës).

Samiti i Parisit i së hënës u thirr nga presidenti francez, Emmanuel Macron, sepse, sipas fjalëve të një këshilltari të Elysee, “tani është e nevojshme që evropianët të bëjnë më shumë, më mirë dhe në një mënyrë koherente, për sigurinë tonë kolektive”.

Ata që morën pjesë u konsideruan si më të vendosurit, por edhe më të pasurit, një koalicion jo vetëm i vullnetarëve, por të aftëve – duke përfshirë Britaninë, jo më një anëtare e BE-së, por një kontribuues i madh në Ukrainë dhe një forcë e fuqishme ushtarake evropiane.

Me të mbërritur në Paris, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se siguria e Evropës ishte “në një pikë kthese. Po, bëhet fjalë për Ukrainën, por edhe për ne. Ne kemi nevojë për një mentalitet urgjent. Ne kemi nevojë për një rritje në mbrojtje. Dhe ne kemi nevojë për të dyja tani”.

Por samiti i së hënës ka të ngjarë të jetë i pari nga shumë në rrugën drejt një politike koherente të sigurisë për Ukrainën dhe për Evropën më gjerësisht. Mjedisi i sigurisë së Evropës mund të ketë ndryshuar rrënjësisht, por duket se Evropa jo.

Ajo ka “armiqtë” e saj brenda: qeveritë populiste, të ekstremit të djathtë, miqësore ndaj Moskës, pro Trump-it që do të bllokojnë një politikë të përbashkët sigurie aty ku të munden. Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, nuk humbi kohë duke shigjetuar samitin e së hënës.

Takimi ishte një mbledhje e “liderëve evropianë pro-luftës, anti-Trump, të frustruar” që synonte “parandalimin e një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë”, tha ai, duke shtuar se ndryshe nga ata, Budapesti “mbështet ambiciet e Donald Trump … dhe dëshiron paqen në Ukrainë”.

Robert Fico, kryeministri populist i Sllovakisë, gjithashtu u vu në lëvizje. Zyrtarët e BE-së nuk kanë mandat për të përcaktuar rolin e Evropës në ndonjë armëpushim në Ukrainë, tha ai, duke shtuar se diskutimet nuk kishin të bënin me BE-në dhe pjesëmarrja e tyre dëmton besimin tek BE-ja.

Vendet që nuk ishin ftuar në bisedimet e Parisit po ankohen gjithashtu. “Edhe brenda BE-së, jo të gjitha shtetet trajtohen në mënyrë të barabartë” – tha presidentja pro-evropiane e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar. “Kjo nuk është Evropa që ne aspirojmë [ose] Evropa që kërkon të respektohet.”

Udhëheqësit e tjerë i frikësohen ndikimit të një rritjeje të madhe të shpenzimeve të mbrojtjes në politikën e brendshme tashmë të acaruar. Sipas NATO-s, Portugalia, Italia, Spanja, Belgjika, Kroacia, Luksemburgu dhe Sllovenia shpenzojnë të gjitha më pak se objektivi prej 2% i PBB-së për mbrojtjen.

Ka sfida të fuqishme në perspektivë për një huamarrje të përbashkët – të cilën Gjermania, ndër të tjera, e kundërshton fuqishëm – për të financuar nevojat e sigurisë kolektive të Evropës dhe mbi përdorimin e aseteve të ngrira ruse.

Që tani ka ndasi rreth garancive të sigurisë së Ukrainës të pasluftës. Macron ideoi mundësinë e një force eventuale paqeruajtëse evropiane në Ukrainë vitin e kaluar dhe kryeministri britanik, Keir Starmer tha të dielën se Mbretëria e Bashkuar ishte e përgatitur për të vendosur trupa në terren. Suedia ndoqi shembullin të hënën.

Holanda tha se kishte një “jo negative” në lidhje me idenë, por Gjermania tha se ishte “e parakohshme” dhe Polonia – e cila shpenzon më shumë se 4% të PBB-së së saj për mbrojtjen, më shumë se çdo anëtar tjetër i NATO-s tha se “nuk po planifikonte të dërgonte asnjë ushtar polake”.

Diplomatët e BE-së pranojnë se qëndrimi ideologjik brutal, transaksional dhe pa turp i administratës Trump mund të copëtojë unitetin tashmë të brishtë të Evropës. Nëse do të ndodhë apo jo, thonë ata, mund të varet nga procesi i të cilit takimi i Parisit i së hënës është vetëm hapi i parë.