“Ajo aty në fund është shtëpia jonë” – Kur vetë Ajola Xoxa e nxjerr zbuluar Erion Veliajn duke gënjyer për Qerretin (Video)

Kryebashkiaku Erion Veliaj është kapur sërish duke gënjyer.

Në një reagim të bërë së fundi në rrjetet sociale, ku sulmon me një gjuhë intimiduese prokurorin Olsi Dado, thotë se qelizat telefonike të publikuara në dosjen hetimore të SPAK-ut që tregojnë se është zotërues i vilës në Qerret janë bërë në kohë fushate.

Por faktet e zbardhura në vendimin e gjykatës tregojnë krejt të kundërtën.

Sipas të dhënave të marra nga SPAK-u në kompaninë telefonike ka rezultuar se numri i Veliajt ka pasur logime të shpeshta në zonën e Qerretit. Nga kjo analizë rezulton se këto logime janë kryesisht gjatë fundjavave, por ka edhe logime të cilat janë gjatë ditëve të caktuara të javës të vitit 2023 etj.

Çfarë ka bërë Erion Veliaj në Qerret fundjavave?

Në qeliza tregohet se Ajola Xoxa në vitin 2020 ka qenë në Qerret. Kështu tregohet dhe nga komunikimet që shoferi i Ajolës ka shkëmbyer me Olsi Eftimin, personin që merrej me punimet në vilë.

“Shtetasi Armand Manahasa shpjegon ndër të tjera se nga muaji shkurt i vitit 2019 deri në nëntor të vitit 2021 ka qenë i punësuar si shofer personal i shtetases Ajola Xoxa. Këtë shtetase e njeh nëpërmjet babait të saj, Arben Xoxa, i cili ka vdekur në muajin shkurt të vitit 2019. Shtetasi Armand Manahasa ka shpjeguar se e ka shoqëruar shtetasen Ajola Xoxa, përveç shtëpisë së saj tek ‘Kodra e Diellit’ dhe zyrat në ‘Sky Tower’, edhe në fshatin Qerret, tek një vilë brenda kompleksit ‘Marea’. Deklaruesi shprehet se ka filluar të shoqërojë shtetasen Ajola Xoxa dhe nënën e saj në Qerret, tek kompleksi në fjalë, në periudhën 2019-2020, Gjithashtu, në disa raste ka shoqëruar dhe pastruesen e saj që quhej Ela. Deklaruesi shprehet se shpesh ka transportuar në vilën brenda kompleksit edhe sende personale shtëpiake si edhe rroba të ndryshme.

I pyetur rreth një mesazhi të shkëmbyer me shtetasin Olsi Efthimi më datë 16.07.2020, ku i drejtohet duke e pyetur ‘Do shkoni në Qerret sot?’, të cilit Olsi Efthimi i përgjigjet ‘Jo nuk do shkojmë se ka ditëlindjen’, deklaruesi shprehet se komunikimi është bërë me këtë shtetas pasi ai shoqërohej herë pas here me Ajola Xoxën, dhe në dijeninë e tij shkonte (Olsi Efthimi) tek vila në Qerret, pasi merrej me arredimin e saj, me punë dhe aspekte të tjera. I pyetur nëse kishte qenë në ambientet e brendshme të banesës shtetases Ajola Xoxa, deklaruesi shprehet se nuk ka qenë asnjëherë. Deklaruesi ka shtuar se banesa ndodhej në katin e dytë të banimit, ndërsa në katin tjetër sipër-katit të banimit ku banonte Ajola, ajo po kryente punime të cilat ndiqeshin nga shtetasi Olsi Efthimi”, thuhet në dosjen hetimore.

Çfarë fushate kishte në kohë pandemie, po në 2022-shin cila fushatë ishte që dalin qelizat atje.

Se mirë Erion Veliaj justifikohet për 2023-shin, por në kohët e tjera?

Mos vallë SPAK-u ka ndonjë qelizë tjetër që na del atje pikërisht te dera e shtëpisë? Se mos ka dhe ndonjë foto pastaj dhe si do ta justifikojë i shkreti?

“Konkretisht, më datë 01.08.2021, ora 7:52 p.m., shtetasi Driant Zeneli i shkruan Ajola Xoxës:

Driant Zeneli-A të ka marrë malli për Qerretin? -Ne erdhem sot.

Ajola Xoxa i përgjigjet: Ajo aty në fund është shtëpia jonë”, sqarohet në dosje.

Sipas të dhënave, ashtu siç e përmendëm më lart, edhe dëshmitarë të tjerë e identifikojnë vilën në Qerret si e Erionit, vetë Erioni në gjykatë tha ajo është vila ime.

Ai mund të ketë qenë 87 herë në zonat që pretendon, por ka dhe qelizat e tij që i ka në Qerret. Erion Veliaj kërkon të fokusohet vetëm te qelizat e fushatës që të justifikojë veten.

Vila që quhej vila e Erionit tani ekzistoka, por nuk është e Erionit, por e vjehrrit të tij të ndjerë.

Ajola shkonte atje se ashtu kishte ca punë dhe Erioni shkonte atje me celular se ashtu kishte disa punë.

Kështu e justifikon Erioni meqenëse kam qenë në fushatë të Kavajës paskam qenë në Qerret te vila.

Këto janë vetëm disa nga faktet që vërtetojnë se Erion Veliaj po gënjen sërish për vilën e tij në Qerret të cilën do t’ia faturojë Arben Xoxës.

Por këto nuk janë asgjë më shumë e as më pak se budallallëqet e radhës që thjesht dhe vetëm më shumë sesa mbrojtje po e fundosin kryebashkiakun e Tiranës në detyrë, i cili ndodhet pas hekurave në paraburgimin e Durrësit./ CNA.al

“Ndër psikologet më të mira të Shkodrës”, flet kolegu i Anila Prendushit që u plagos sot nga bashkëjetuesi: Një njeri sakrifikues, ajo…

Një ngjarje e rëndë u regjistrua paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku 44-vjeçarja Anila Prendushi u plagos me plumb në kokë nga partneri i saj, 34-vjeçari Kolë Manaj, i cili më pas vrau veten.

E teksa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, dy janë pistat të cilat po hetohen, ajo e xhelozisë dhe pamundësia ekonomike. Mësohet se 44-vjeçarja ishte e vetmja që çonte të ardhura në shtëpi, pasi partneri i saj me të cilin kishte 5 vite që bashkëjetonte ishte i papunë.

Ajo punonte si psikologe në Bashkinë e Shkodrës dhe për të gjithë ata që e njohin është një punonjëse e përkushtuar dhe tepër profesioniste. Kështu është shprehur për Euronews Albania edhe një nga kolegët e saj me të cilin kishte punuar vite më parë.

Klajdi Xhelilaj, tregoi se 44-vjeçarja është një nga profesionistet më të mira në fushën e saj dhe se gjithë qyteti i Shkodrës gëzon respekt për të.

“Në një nga organizatat kam pasur privilegjin të punoj me Anilën dhe besoj se është një nga ekspertet më të mira në zonën e Shkodrës, është një person sakrifikues për të gjitha grupet e margjinalizuara. Termi krim pasioni nuk është i përshtatshëm se ku ka pasion nuk duhet të ketë dhunë, por tolerancë.

Po më duhet të të them që për mua është një nga më profesionistët, një profesioniste që është krenari jo vetëm për ata që kanë punuar me të , por për të gjithë qytetin. Anila ka bërë maksimumin për të ofruar shërbime sa më cilësore.

Për mua Anila është një nga profesionistet më të mira në qytetin e Shkodrës, njëri sakrifikues që ka punuar për mbrojtjen e fëmijëve. Gëzon respektin e të gjithëve në Shkodër”, tha ai.

Erion Veliaj ka telefon në burg? Gazetarja zbulon detaje nga qëndrimi i kryebashkiakut në qeli: Është vetëm….

Kryebashkiaku Erion Veliaj që pas arrestimit të tij më 10 shkurt të këtij viti ka ardhur në rrjetet sociale me disa postime, ku ka shënjestruar prokurorin e çështjes së tij Ols Dadon si dhe gjyqtarin Erion Bani.

Përpos akuzave për njerëzit e drejtësisë, Veliaj ka përsëritur disa herë që gjyqi i tij është politik dhe se arrestimin e e ka quajtur si të padrejtë.

Pas vendimit të GJKKO-së ku la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun Veliaj, ky i fundit ndodhet në burgun e Durrësit. Gazetarja Anila Hoxha së fundmi ka zbuluar të tjera detaje duke bërë me dije se kryebashkiaku Veliaj vijon të qëndrojë i vetëm në qeli.

Ndërkohë, vetë ajo ka kërkuar një përgjigje zyrtare nga Drejtoria e Burgut lidhur me postimet që kryebashkiaku Veliaj bën nga qelia.

“Përpos hetimit financiar, ka edhe një hetim administrativ nga Policia e Shtetit që i është kërkuar nga Gjykata plani i masave për dy tubime nga mbështetësit e Sali Berishës nga njëra anë, dhe po ashtu pse nuk ka pasur plan masash për tubimin nga mbështetësit e Erion Veliajt. Veliaj vijon të qëndrojë i vetëm në qeli në burgun e Durrësit. Një ditë më parë ai është takuar nga vëllai i tij.

Ndërkohë kam kërkuar dhe një përgjigje zyrtare nga Drejtoria e Burgut se ku e gjen telefonin për të bërë ato postime në rrjetet sociale, por më është thënë që si çdo i burgosur apo i paraburgosur, ka dhënë një listë numrash të personave që do të telefonohen. Ata i telefonon nga numri i paraburgimit, dhe siç duket ata përcjellin mesazhet e tij”, tha ajo për Top Channel.

“SPAK paralajmëron një tjetër goditje për Veliajn”, gazetari zbulon detajet: Afera që mund të çojë kryebashkiaku…

Teksa SPAK, finalizoi në 9 shkurt 2025 një hetim me objekt pasurinë dhe korrupsionin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke çuar në arrestimin e tij dhe bashkëshortes Ajola Xoxe, një tjetër dosje voluminoze pritet të sjellë probleme ligjore për Veliaj.

Probleme këta që tregojnë se shumë shpejt SPAK, do finalizojë një tjetër aksion arrestimesh, ku në fokus të masave të sigurimit për arrest do jetë sërish Erion Veliaj për “Shpërdorim detyre” dhe zyrtarë të tjerë e biznesmenë.
Kjo dosje pritet të kthehet si çështja nr. 2 kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se bëhet fjalë për një dosje penale që mban Nr. 255, ku në fokus ka kontratën financiare për ndërtimin e landfillin dhe inceneratorit të Tiranës.

Kjo është një dosje, ku SPAK ka zbuluar një gropë të zezë financiare, ku megjithëse nga ana e bashkisë Tiranë që drejtohej nga Erion Veliaj, janë paguar dhjetëra milionë euro për ndërtimin e objektit të inceneratorit, asnjë objekt i tillë deri më tani nuk është ndërtuar në teren.

Hetimet kanë nisur në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda” në bashkëpunim, “Shpërdorim i detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Hapi i parë i rëndësishëm për këtë çështje është hedhur në 28 korrik 2023, kur me kërkesë të SPAK Gjykata e Posaçme miratoi sekuestrimin e kompanisë “Integrated Energy BV SPV” dhe aseteve të saj, kompani kjo që ishte shpallur fituese për ndërtimin e inceneratorit.

Tashmë hetimet kanë përparuar ndjeshëm, ku prokurorët e SPAK kanë nxjerrë në dritë një mekanizëm të ndërlikuar transaksionesh të cilat tregojnë dyshime të forta për implikimin në veprime kriminale të zyrtarëve të bashkisë së Tiranës dhe abuzimin me detyrën të kryebashkiakut Veliaj.

Tronditëse në futbollin/ Mesfushori i njohur ndërron jetë pak minuta para se të niste ndeshja (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brazilin, kur një futbollist, i cili ishte gati për të luajtur, ndërroi jetë për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Gabriel Popo pasi u nda nga jeta në moshën 26-vjeçare.

Ai ishte gati të luante në një ndeshje për XV de Jau kundër Uniao Suzano, e cila u anulua pas incidentit.

Mesfushori pësoi një problem shëndetësor dhe u dërgua me urgjencë në spitalin në Sao Paulo, ku më pas ndërroi jetë.

Klubi i tij bëri homazhe në një deklaratë ku shkruhej: “Gabriel Popo, përgjithmonë në zemrat tona.

Asgjë nuk na përgatit për lamtumirë si kjo. Popo na la shumë shpejt, por gëzimi, talenti dhe pasioni i tij për futbollin do të mbeten të gjallë tek secili prej nesh.

Popo, do të luajmë, do ta veshim këtë fanellë dhe do të kthehemi më të fortë për ty!”.

“Anila Prendushi ka plagë në kokë…”/ Gazetarja Lala tregon dinamikën e ngjarjes tr. agjike në Shkodër: Kolë Mani i dërgoi Anilës një video sikur po υr. iste veten në banesë, pastaj…

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Open në News 24 ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku Kolë Mani ka plagosur rëndë bashkëjetuesen Anila Prendushin dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Lala tha se Prendushi ka një plagë në kokë dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Sipas saj, shanset që Prendushi të mbijetojë janë të pakta.

Më tej, Lala tregoi edhe dinamikën e ngjarjes. Ajo u shpreh se Kolë Mani ka inskenuar një ngjarje sikur do i jepte fund jetës në banesë dhe i ka dërguar video Prendushit. Ajo ka shkuar për t’i thënë se nuk duhet të vrasësh veten. Anila Prendushi ka dalë nga puna, është ngjitur në makinë me idenë për t’u sqaruar. Kolë Mani menjëherë e ka qëlluar me armë, duket se ka menduar se Anila ka ndërruar jetë (por në fakt është plagosur rëndë) e më pas i ka dhënë fund jetës së tij.

Klodiana Lala: Anila Prendushi është në gjendje të rëndë shëndetësore. Është në Spitalin e Traumës. Ka një plagë në kokë, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe shpresat për të shpëtuar janë të pakta. Është nënë e tre fëmijëve dhe është një ngjarje tepër tragjike për të gjithë. Prendushi është divorcuar me bashkëshortin, me të cilin kishte tre fëmijë të mitur. Rreth 1 vit e gjysmë më pas ka krijuar një lidhje me Kolë Manajn. Fillimisht kanë shkuar mirë.

Rreth tre javë më parë kanë nisur problemet mes çiftit, për arsye, që urojmë të mbijetojë dhe vetë Anila ta tregojë. Kolë Mani ka inskenuar një ngjarje sikur do i jepte fund jetës në banesë dhe i ka dërguar video Prendushit. Ajo ka shkuar për t’i thënë se nuk duhet të vrasësh veten. Anila ka dalë nga puna, është ngjitur në makinë me idenë për t’u sqaruar. Kolë Mani e ka qëlluar me armë, duket se ka menduar se Anila ka ndërruar jetë (por në fakt është plagosur rëndë) e më pas i ka dhënë fund jetës së tij

“Lot krokodili për arrestimin e Veliajt”, Berisha sulmon Ramën: ‘Ushqehet’ duke eliminuar njerëzit e vet

Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar akuzat e tij ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar sjelljen e tij ndaj Erion Veliajt si hipokrite dhe të qëllimshme.

“Lotët e krokodilit të Edi Ramës për Erion Veliajn janë kuptuar gjerësisht që janë të tilla. A nuk është vetë Rama ai që e vuri Veliajn në ‘valën e persekutimit’? I preu foton kur i dha çelësin e qytetit Ali Ahmetit, paralajmëroi arrestime dhe dërgoi Belinda Ballukun për të drejtuar partinë,” deklaroi Berisha.

Ai i bëri thirrje socialistëve të analizojnë sjelljen e Ramës, duke përdorur një krahasim të pazakontë: “Ua thashë dje, lexoni për zogun sqepkëpucë. Ai zog ha zogjtë e tij. T’i biem shkurt, Rama ushqehet duke eliminuar njerëzit e vet.”

“Lotët e krokodilit të Edi Ramës për Erion Veliajn janë kuptuar gjerësisht që janë të tilla. A nuk është Edi Rama që e vuri Erion Veliajn në ëake persekutim, i preu foton kur i dha ccelësin e qytetit Ali Ahmetit, paralajmëroi se do të ketë arrestime, dërgoi Belinda Ballukun për të drejtuar partinë. Unë socialistëve ua thash dje, lexoni pak për zogun sqepkëpucë. Ua them këtu, ai zog ka një ha zogjtë e tij, t’i biem shkurt, ky zog ushqehet me zogjtë e tij”, tha ai.

“Rizarta ka ardhur për ty”, Gjesti dhe Egli thurin plan?

“Rizarta ka ardhur për ty”, Gjesti dhe Egli thurin plan?

Egli ka qenë duke biseduar me Gjestin, ku i ka treguar se banorja e re Rizarta rri afër atij,

kudo ku shkon ai.Gjesti ka nisur planin ku ka pretenduar se do afrojë Olën me Aldon dhe Rizartën me Laertin, por Egli vazhdon të ngulë këmbë se Rizarta do të afrohet me Gjestin.

Ai i kërkon Eglit që të shikojë sesi do i mbush mendjen Rizartës.

Eksperti Ervin Karamuço: Do të ketë arrestime të tjera para zgjedhjeve, e dinë dhe vetë politikanët

Mbrëmjen e djeshme, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë një deklaratë të fortë në Top Story.

Ai tha me bindje të plotë se para zgjedhjeve të 11 majit, do të këtë edhe arrestime të tjera të nivelit të lartë.

“Duam apo nuk duam në SPAK po futet në një fushatë zgjedhore. Edhe para 11 majit do të ketë arrestime të tjera. Gjasat janë se do ketë arresime të nivelit të lartë, pasi po doli fakti do merret menjëherë masa. Prandaj politika po ndihet e kërcënuar para garës elektorale, pasi e dinë, kanë informacione”, tha Karamuço.

“Nëse e do fort, mos e lësho” – Çfarë postonte 34-vjeçari në “Tik-Tok” për Anila Prendushin?!

“Nëse e do fort, mos e lësho” apo “Vdes për ty”, janë disa nga dedikimet që 34-vjeçari i ka publikuar në rrjetin e tij social Tik-Tok, ndaj të dashurës së tij Anila Prendushi. Çdo postim i tij, është me fotot e 44-vjeçares, me të cilën bashkëjetonte prej 5 vitesh.

Mirëpo, mesditën e sotme ai e qëlloi me armë zjarri në kokë Anilën duke e lënë të plagosur rëndë, e më pas vrau veten.

Ngjarja ndodhi brenda një makinë tip ‘Toureg’, ndërsa 44-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Shkodrës.

Ajo ishte e divorcuar prej 6 vitesh nga bashkëshorti më të cilin kishte 3 fëmijë, 20, 18 dhe 9 vjeç.

Makina ku ndodhi krimi
Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por në rrjetet sociale çifti dukej i lumtur.

Ata kishin postuar disa foto të tyre në Tik-Tok, me vargjet “Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë lloj arsye në botë”.

Në profilin në Tik-Tok të autorit, Kolë Manaj kishte postuar një kolazh të fotove me partneren e tij, ku të dy shfaqen shumë të afërt.

Ndërkohë, nga deklarimet paraprake, të afërmit e 44-vjeçares kanë hedhur poshtë pistën e një krimi pasioni. Sipas tyre, ngjarja mund të ketë si motiv vështirësitë ekonomike të çiftit, për shkak se 34-vjeçari nuk ishte i punësuar. Ndërsa Anila Prendushi, ishte e punësuar si një punonjëse sociale në Bashkinë e Shkodrës.