Të gjithë vajzat në nominim/ Dalin votat e sondazhit, ja kush pritet të largohet sonte me më pak vota

Gjate Prime te shkuar Krisa kishte nje avantazh ne loje si lidere e kesaj jave.

Zgjedhja e banores ishte te dergonte ne nominim ose vetem djemte ose vetem vajzat duke perfshire edhe veten.

Votat ishin si me poshte:

Danja 6%

Egli 41%

Gerta 4%

Rozana 30%

Livia 7%

Krisa 6%

Loredana 3%

Valbona 3%

Pra sipas publikut te rrjeteve sociale me e Votuara ishte Egli dhe me pak e votuara ndahet mes Loredanes dhe Valbones, se kush do te largohet na mbetet te presim.

Shenim: Votat e ketij sondazhi nuk ndikojne ne largimin e banoreve, vetem ato nepermejet mesazheve telefonike kane ndikim te drejteperdrejt.

Shtyhet bonusi i dytë për pensionistët, zbulohet arsyeja! Shpërblimi i pranverës s’do të jepet në shkurt siç u premtua! Ja kur do të shpërndahet dhe sa do të përfitojnë të moshuarit

Pensionistët nuk kanë përse të presin të mbarojmë zgjedhjet për bonusin e pranverës, atë do e marrin që në shkurt. Ishte ky premtimi i Kryeministrit Edi Rama në muajin janar.

Por ndërkohë që ka kaluar më shumë se gjysma e muajit, gjasat që pensionistët të kenë diçka më tepër në llogaritë e tyre janë minimaliste. Burime të gazetës bëjnë me dije se kjo procedurë do të kryhet nga muaji mars. Shkak janë bërë procedura të brendshme, që kanë penguar lëvrimin e shumës për shpërblimin e radhës për pensionistët, pas atij të muajit dhjetor.

Ashtu siç u veprua në dhjetor, ndarja do të bëhet në bazë të një grafiku nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili posedon edhe të dhënat për çdo pensionist. Qeveria ndryshoi për të tretën herë buxhetin e vitit të shkuar duke shpërndarë 6.3 miliardë lekë mbështetje për të moshuarit. Nga nisma do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh gjithashtu të gjitha familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar si dhe kategori të tjera qytetarësh që trajtohen me pension.

VENDIMI

Sipas asaj që është bërë publike tashmë nga kryeministri, si edhe nga ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja, në daljen e tij për mediat pas mbledhjes së qeverisë në 9 janar, të moshuarit me pension deri në 20 mijë lekë do të përfitojnë 10 mijë lekë bonus, kurse ata që e kanë pensionin mbi 20 mijë lekë do të përfitojnë bonusin 5 mijë lekë. Shumica dërrmuese e pensionistëve trajtohen me shuma mujore nën 20 mijë lekë, rrjedhimisht përfitojnë bonus maksimal.

Sipas të dhënave të ISSH-së, aktualisht janë 524 mijë pensionistë me pension nën këtë kufi, ndërsa 206 mijë të tjerë marrin mbi masën e sipërpërmendur. Në total janë 22 miliardë lekë ose 22 milionë euro për këtë bonus, ndërkohë që një llogari speciale do të jetë gati vetëm për pensionistët, siç ka premtuar më herët kreu i qeverisë, një mekanizëm që do të mbështesë veçanërisht këtë kategori.

“Me një fond prej 2.2 miliardë lekësh bëmë të mundur ofrimin e një bonusi më të qenësishëm për shtresat më në nevojë, ndërsa garantuam hapjen e një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë për mbështetjen e pensionistëve me një transfertë fillestare prej rreth 6.3 miliardë lekë. Është një bonus, që sikundër është deklaruar edhe nga Kryeministri Rama, do të nisë të shpërndahet në muajin shkurt dhe që, falë parametrave ekonomikë do të vijojmë ta japim në vazhdimësi për të reflektuar çdo rritje mbi parashikimin, krahas punës që po vijon me partnerë dhe ekspertë ndërkombëtarë, për një reformë të thellë të sistemit të pensioneve”, deklaroi ministri i Financave, Petrit Malaj, nga foltorja e Kuvendit në fund të muajit që lamë pas.

“Më parë arreston Rama prokurorët sesa ata Ramën…”/ Arlind Qori zbulon pse kryeministri sulmoi SPAK-un

Arlind Qori, drejtuesi i “Lëvizja Bashkë, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV duke folur për arrestimin e Erion Veliajt dhe reagimet e kryeministrit Rama ndaj SPAK-ut, u shpreh se ai u dha mesazhin të vetëve se nuk i ka lëshuar të gjithë. Qori tha se edhe Rama ka nisur të ketë frikë nga SPAK.

“Arsyeja e parë është politike, t’u japë mesazhin të vetëve se nuk i kam lëshuar të gjithë, nuk do të përfundoni të gjithë njëri pas tjetrit në burg, se jam unë ende këtu, pavarësisht se prova doli që Erion Veliajn nuk e mbrojti dot dhe ky është tregues i dobësisë politike të Ramës.

Për një politikan të korruptuar është më e rëndë dobësia, imazhi i dobësisë se sa korrupsioni, sepse të gjithë e dinë që Edi Rama është i korruptuar. E kanë ditur që kur ka qenë kryetar bashkie. Sot u duk që Edi Rama është i dobët. E dyta, kur ai foli për celularin e vet, në intepretimin tim, ai ka frikë edhe për veten e vet, se i vjen thirrja që ndaj teje zoti Rama ka një akuzë.

Tani Zotin Rama nuk e arreston dot, pa votuar parlamenti, por prapëseprapë nëse i thotë hajde pak, dorëzo edhe celularin, kjo do të thotë se, këtu do të vihet në krizë edhe kuadri institucional shqiptar. Ne nuk kemi një shtet të së drejtës, ku institucionet i përgjigjen ligjit, jo urdhrit.

Frika ime është se po shkoi puna te Rama, më parë arreston Rama prokurorët që mund të shkojnë në kryeministri se e anasjellta dhe ky është një problem shumë i madh për rendin kushtetues në Shqipëri dhe i paralajmëroi prokurorët dhe gjykatësit që mos e provoni se kjo mund të shkojë keq”, tha Qori.

Qori foli edhe për mesazhet që japin Rama dhe Berisha me deklaratat e tyre kundër SPAK-ut.

“Çfarë ka të përbashkët një organizatë mafioze me një organizatë të korruptuar politike? Çfarë mesazhi po jep Rama, që gjenerali ose ju ka shitur ose është i dobët, pra ose nuk ju mbron dot dhe ose do ju shesë. Prandaj Rama duhet të bëjë çfarëdo gjëje, për të dhënë mesazhin se jam këtu. E dyta, Rama mund të ketë frikë vetë, e përmendi celularin e vet. Pse ka frikë ai?

Berisha thotë do e shkrij SPAK, por Rama thotë ose jep vendimet që duam ne, ose nuk është drejtësi, janë dy gjuhë të ndryshme, por kanë të njëjtin qëllim”, u shpreh Qori.

Berisha pse s’arrestohet?/ ‘Bufi i Kënetës prangosi Nanon’, Rama: Ne s’jemi si ata! Pavarësia e drejtësisë është e mjaftueshme për hetimin e 21 janarit

Kryeministri Edi Rama vijoi sot me bashkëbisedimin me komentuesit në rrjetet sociale. Dikush e pyeste kryeministrin pse nuk arreston bufin e kënetës (Berishën). Rama u përgjigj se jetojmë në demokraci tashmë ku pushtetet janë të ndarë.

Ndërkohë më përpara ishte qeveria që arreston tha ai, duke përmendur arrestimin e Fatos Nanos. Sakaq, Rama shton se për 21 janarin, PS nuk mund të hakmerret dhe vetëm mund të krijonte një sistem drejtësie të pavarur e cila të gjykojë me paanshmëri.

‘Jetojmë në demokraci. Pushtetet janë të ndarë. Nuk arreston qeveria, partia. Nuk arreston politika. Pavarësisht se në raste arrestimet e drejtësisë mbajnë erë jo të mirë, por kemi arritur një fazë të re të drejtësisë sonë. Fatos Nano e futi në burg ish kryeministri, bufi i kënetës e futi në burg vetë. Kjo ka marrë fund. këto historitë mos ia thoni vetes. Këtu është çështje drejtësie. Këto punë i di drejtësia. Më e qartë se ska rasti i 21 janarit. Çfarë mund të bënim ne? Reformën në drejtësi. Nëse nuk do kishte qenë reforma në drejtësi, do përsërisnim të njëjtat gjëra si ata me bufin e kënetës. Ne nuk jemi ata. Jemi drejt Europës. Në këto kushte të ndryshimit tërësor, dhe filozofi. Është një ndryshim tërësor.

PS u rikthye në qeveri në 97 me një kryeministër që doli nga burgu politik ,që nuk u hakmor. Zgjodhi rrugën e pajtimit, me bashkëjetesë demokratike. Këto kushte çfarë mund të bëjë një forcë politike, veçse një reformë dhe ti thotë drejtësisë je e pavarur. Duke pranuar edhe koston e kafshimit në trupin e vet për shkak se korrupsioni nuk është problematikë me një pale por me një shoqëri të tërë, që lidhet me të gjithë pjesët e sistemit shoqëror.

Vetëm një sakrificë e tillë politike mund ta krijonte pavarësinë e një institucioni. E shoqëruar me angazhimin e një kurajo protagonistësh. Çfarë të përgjigjemi sot për 21 janarin, veçse të presim që drejtësia të bëjë drejtësi. Besoj se pavarësia është e mjaftueshme për të hetuar 21 janarin. Nuk trajtohej 21 janari kur kryeministri pengoi me dhunë ekzekutimin e urdhrave të ndalimit të prokurores së përgjithshme.’

Veliaj telefon në burg? Gazetarja zbulon DETAJE: Ja kush e vizitoi dje në qeli

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka zbuluar detaje në lidhje me çështjen ndaj Erion Veliajt dhe vendimet e GJKKO ndaj tij. Duke folur në ‘Breaking’ në Top News me Fiori Dardhën, Hoxha deklaroi ndër të tjera se Veliaj vijon të qëndrojë i vetëm ende në qeli në burgun e Durrësit.

“Përpos hetimit financiar, ka edhe një hetim administrativ nga Policia e Shtetit që i është kërkuar nga Gjykata plani i masave për dy tubime nga mbështetësit e Sali Berishës nga njëra anë, dhe po ashtu pse nuk ka pasur plan masash për tubimin nga mbështetësit e Erion Veliajt.

Veliaj vijon të qëndrojë i vetëm në qeli në burgun e Durrësit. Një ditë më parë ai është takuar nga vëllai i tij. Ndërkohë kam kërkuar dhe një përgjigje zyrtare nga Drejtoria e Burgut se ku e gjen telefonin për të bërë ato postime në rrjetet sociale, por më është thënë që si çdo i burgosur apo i paraburgosur, ka dhënë një listë numrash të personave që do të telefonohen. Ata i telefonon nga numri i paraburgimit, dhe siç duket ata përcjellin mesazhet e tij”, tha ajo.

Çifti bashkëjetonin prej 5 vitesh, detaje nga krimi në Shkodër! 44-vjeçarja, nënë e 3 fëmijëve! Pas ndarjes nga burri nisi lidhjen me të riun(Foto)

Detaje dalin nga krimi në Shkodër ku 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me armë zjarri partneren e tij, Anila Prendushi, dhe më pas veten.

44-vjeçarja Anila Prendushi mësohet se është nënë e 3 fëmijëve dhe pas divorcit me ish-bashkëshortin kishte nisur lidhje dashurie me Kolë Manajn.

Sipas burimeve, çifti mësohet se bashkëjetonin prej 5 vitesh.

Vijon…

Që ΙΙoi υeten dhe partneren me ar më, çfarë shkruante në TikTok, 34-vjeçari!

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën ku 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me armë zjarri partneren e tij Anila Prendushi, dhe më pas ka vrarë veten.

44-vjeçarja ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në luftë për jetën. Ajo ishte e divorcuar prej 6 vitesh nga bashkëshorti më të cilin kishte 3 fëmijë, ndërsa prej 5 vitesh bashkëjetonte me Manajn.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por në rrjetet sociale çifti dukej i lumtur.

“Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë lloj arsye në botë”.

Kontrollet e RENEA-s në Shkodër, policia nuk gjen Safet Bajrin në banesë!

Forcat e RENEA-s dhe policia kanë zbarkuar sot në Shkodër lidhur me atentatin mafioz me 4 viktima në fshatin Dobraç.

Kontrollet janë ushtruar edhe në banesën e Safet Bajrit, por raportohet se nuk është gjendur aty. Bajri pritej të shoqërohej në polici dhe të merrej në pyetje lidhur me atentatin. Atentati në fjalë ndodhi pasditen e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, një automjet i ka prerë rrugën duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi të.

Viktimat ishin Hamza Lici dhe Arlind Bushati i cili ndërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor.

Ndërkohë, Bashkim Basha ndërroi jetë në spital, 5 ditë pas atentatit.

Këmbimi valutor, 18 shkurt/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

Sot, më 18 shkurt 2025, dollari amerikan, blihet me 94 lekë dhe shitet me 95 lekë.

Euro, blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.4 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.1 lekë, ndërsa në shitje me 105.1 lekë.

Paundi britanik, blihet me 118.3 lekë dhe shitet me 119.3 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 66 lekë, ndërsa në shitje me 67.3 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Ngjarja në Shkodër, identifikohet djali dhe vajza (Emrat)

Anila Prendushi dhe Kolë Manaj janë identifikuar si dy të rinjtë protagonist të ngajrjes së rëndë që ndodhi ditën e sotme në Shkodër.

Raportohet se 34-vjeçari Manaj ka qëlluar fillimisht me armë të dashurën e tij, e cila është transportuar në gjendje të rëndë në spital dhe më pas veten duke mbetur i vdekur.

Sakaq, nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.