A ka fshehur Balluku të vërtetën për arsimin? Vettingu ngre dyshime: Diploma 2-vjeçare në SHBA,por qëndrim vetëm 1 muaj..

Në 4 mars 2016, dy partitë kryesore në vend, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të miratonin në Kuvendin e Shqipërisë me 114 vota pro aktet nënligjore për ligjin e dekriminalizimit, duke i hapur përfundimisht rrugën procesit të pastrimit të politikës dhe administratës publike nga personat me rekorde kriminale.

Ligji për “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë Funksione Publike”, i njohur ndryshe si ligji i dekriminalizimit u miratua më 17 dhjetor 2015 në Parlamentin e Shqipërisë, edhe falë presionit të ndërkombëtarëve.

Ky ligj solli largimin nga Parlamenti të shumë deputetëve të Partisë Socialiste apo zyrtarëve të lartë, të cilët kishin qenë të dënuar më parë dhe kishin ndryshuar të gjeneralitetet për t’i shpëtuar të shkuarës.

Por asnjë njeri sado i pasur të jetë, ai kurrë nuk mund të blejë të shkuarën e vet, një shprehje e huazuar nga vepra “Piktura e Dorian Greit” e shkrimtarit anglez Oskar Uaild, e cila është një shembull që pasqyron pafuqinë e njeriut për të ndryshuar të shkuarën.

Një nga rastet që ka ngritur vazhdimisht pikëpyetje dhe nuk ka marrë asnjëherë përgjigje për të shkuarën është rasti i zv.kryeministres Belinda Balluku. Në 3 nëntor 2021, gazetari i ndjerë Kastriot Myftaraj do të paraqitej në SPAK për të bërë një kallëzim penal për ministren Balluku, pasi sipas këtij të fundit ajo kishte mashtruar për të dhënat e plotësuara të formulari i dekriminalizimit.

Në CV personale të zv.kryeministres të deklaruara te formulari i dekriminalizimit gjenden disa të dhëna, të cilat ngrenë pikëpyetje të rëndësishme për mënyrën se si dhe kur është realizuar shkollimi. Aq më tepër që ministrja Belinda Balluku asnjëherë nuk i ka përgënjeshtruar, jo vetëm deklaratat e Myftarit, por edhe të platformave të tjera mediatike.

Në formularin e dekriminalizimit që Belinda Balluku ka dorëzuar pranë institucioneve shtetërore, në pyetjen 8 ku shkruhet në sa ka jetuar ndonjëherë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për më shumë se 1 muaj, ministrja deklaron se ka jetuar vetëm njëherë në Kardif të Anglisë për periudhën korrik-gusht 2011.

“Zakonisht shkollat janë raste ku ti qëndron për studime në një vend të caktuar për një kohë të gjatë. Rasti në fjalë duhet parë më detaje, duhen parë momentet se kur ka studiuar dikush në një shtet të huaj dhe fakti se sa ka qenë qëndrimi i tij, që merret lehtësisht nga vendi dhe nga ose nga shteti i cili identifikohet si shteti i cili ka kryer studimet personi deklarues”, tha për “Vetting” avokati Redi Ramaj.

Në CV-në e kryeministres Balluku shkruhet se në periudhën 1995-1999 ajo ka ndjekur studimet në Institutin Teknologjik të Athinës në vendin fqinj në Greqi, e diplomuar në Administrim Biznesi.

Është e pakuptueshme se si Belinda Balluku ka ndjekur këtë shkollë për 4 vite rresht duke mos qenë në Greqi për më shumë se një muaj, madje një rast më flagrant janë studimet në Universitetin e Harvardit. Nga viti 2019 deri në vitin 2021, zv.kryeministrja Balluku ka deklaruar se është diplomuar për Zhvillimet Ekonomike në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas avokatit Redi Ramaj ekzistojnë mënyra për të verifikuar hyrjet dhe daljet jashtë dhe brenda vendit.

“Është sistemi TIMS, i cili e ka të detajuar se kur hyn dhe kur del nga territori i Republikës së Shqipërisë, por edhe më para se të përdoresh ky sistem ka pasur metoda të cilat funksiononin për të identifikuar personin se ku ka qëndruar”, u shpreh për “Vetting” avokati Ramaj.

Por, ajo që e bën më të rëndë situatën është edhe rezervimi i Prokurorisë së Posaçme përsa i përket fazës së hetimeve për zv.kryeministren, e cila është duke zhvilluar disa hetime paralele ndaj Belinda Ballukut për tunelin e Llogarasë, për bazën detare të Portit të Sarandës. Në kthim-përgjigje për “Vetting”, SPAK deklaroi se nuk ka asnjë informacion për të ndarë me publikun përsa i përket faktit nëse ka apo jo hetime ndaj Ballukut dhe në çfarë faze janë.

Sipas avokatit Ramaj, në momentin që falsifikohet formulari i deklarimit ose formulari i dekriminalizimit siç njihet ndryshe, ka penalitete që fillojnë hetimet për falsifikimin e formularit.

Por teksa ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj, u vendos në kërkim ndërkombëtar pasi i dolën njohjet me biznesmenët e inceneratorëve, për zv.kryeministren shtohen vetëm dosjet dhe heshtja e SPAK. Duket sikur ministrja Balluku ka një hije, e cila e bën të paprekshme atë dhe bashkëpunëtorët e saj më të afërt në Ministri dhe zv.Kryeministri.

Në vazhdimësi të evidentimit të konflikteve të interesit dhe abuzimet me fondet publike, që ka përfshirë bashkëpunëtorët e Ballukut, “Vetting” do të zbulojë afera të tjera që lidhen me zyrën e Ministrisë së Infrastrukturës, me drejtoreshat e Ballukut, familjarët e të cilëve marrin tenderat dhe koncesione nga vet zv.ministrat e Ballukut. Këta të fundit janë të lidhur me biznesmenë që kanë kompani në offshoret e Maltës dhe për herë të parë do hedhim dritë mbi errësirën që lidhen me tenderat e shit-blerjes në sektorin e energjisë.

Advertisements

‘Parashqevia holandeze’/ Kush është Rania Zariri, këngëtarja që përfundoi e pastrehë

Rania Zeriri, ylli 39-vjeçar holandez, e njohur edhe në Gjermani, u gjet në Mercogliano, në zonën e Avellino-s, ku jeton si e pastrehë. Administrata komunale është mobilizuar për ta ndihmuar, ndërsa kryetari i bashkisë, Vittorio D’Alessio, shkruan në Facebook se këngëtarja “është e sigurt”.

“Po mundohemi të ndihmojmë këngëtaren e re holandeze në vështirësi”, tha kryebashkiaku pak orë më parë, në një postim të shoqëruar me një foto ku shihet gruaja e ulur, me gjërat e saj në disa çanta, në anë të rrugës.

Kryebashkiaku shpjegoi se ai është në kontakt me ambasadën holandeze. Ndërkohë, psikologia Michela Bortugno, nga shërbimet sociale po flet me Ranian

Kokalari zbulon “prapaskenat”: Tentativa e Berishës për të mashtruar Kongresin Amerikan

Aktivistja Evi Kokalari thotë se Sali Berisha po tenton të mashtrojë anëtarët e Kongresit për shpalljen e tij “non grata” nga SHBA.

Kokalari thotë se Sali Berisha po tenton të mashtrojë për shpalljen e tij non grata duke iu referuar deklaratës në Kongresin amerikan ku u deklarua se USAID nepermjet ‘East-West Management Institute” ka goditur liderin e opozites.

Kokalari thotë se është në kontakt me kongresmenin për ta informuar se e kanë mashtruar.

Një tjetër tentativë sot nga Sali Berisha për të mashtruar anëtarët e Kongresit, me në krye Marjorie Taylor Grëne, e cila tha se USAID nëpërmjet “East-West Management Institute” ka goditur liderin e opozitës. Ju bej me dije se kjo është gënjeshtër klasike dhe super e shëmtuar. Reforma në drejtësi ka filluar përpara zgjedhjeve të prillit 2021, kur shumica e kishin harruar kush ishte Sali Berisha. Serish, Berisha po shfrytëzon një elemente dhe po e përdor për benefitin e tij sic beri me McGonigal, i cili as nuk donte t’ja dinte kush ishte Berisha dhe po merrej me Bashën. Momentalisht, jam ne proces te lidhem me kongresmenen në fjale, për ta sqaruar se kushdo që ja ka dhëne atë infon, e kanë mashtruar. Së shpejti dhe Lacivites do t’i prehen krahët, dhe nëse nuk kupton që po mashtrohet, atëherë të mbaj fajet bashkë me Berishën për mashtrim të republikaneve në Amerikë. Asnjë nga ju s’do mund të mbuloni korrupsionin tuaj dhe ta bëni këtë politike. Me shume shtyni, me shumë me mbushet mendja qe ju duhet te jeni të gjithë në burg”, shkruan Kokalari.

“E di të sigurt”/ Ngjela tregon para kohe: Ja kush është “fituesi” i zgjedhjeve

Avokati Spartak Ngjela teksa bën një analizë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, thotë se Rama duket i qetë drejt fitores sē mandatit të katërt.

Avokat Ngjela ngriti pyetjen sesi mund t’i fitojë zgjedhjet një njeri i shpallur “non grata” nga Amerika?

Rama e sheh të sigurt fitoren dhe nuk shqetësohet. E shoh nga forma e fjalimit, nuk shqetësohen se i dinë sondazhet dhe e shohin se janë mirë, se kur kishte konkurrencë ishin më të tmerrshëm këta. Po si mund të fitojë zgjedhjet në Shqipëri kryetari i një partie që është “non grata” në Amerikë?! Ky është nonsens, si mund të thuash një plus një barazi me zero, kur bëjnë dy, kështu janë këta”, përfundoi Ngjela për Report TV.

Gjesti kapërceu dje murin e shtëpisë, ja rastet kur kjo ka ndodhur në botë dhe çfarë dënimi ka dhënë Vëllai i Madh

Dje Gjesti ka kapërcyer murin rrethues të shtëpisë së Big Brother, duke mbetur kështu mes murit të parë rrethues dhe atij të dytë të shtëpisë.

Më pas ai është kthyer në shtëpi, por është përballur me një zarf të zi, përmbajtjen e të cilit vëllai i madh do ta zbulojë gjatë spektaklit të së shtunës.

Por, kjo ngjarje ka precedentët e saj edhe në botë. Vetëm në Big Brother Angli ka pasur disa episode të ngjashme.   

Në vitin 2016, Emma Jensen një banore e Big Brother i përjashtua nga reality show pasi kishte tentuar disa herë me radhë të “çante” murin rrethues. Ajo deklaroi atëherë se nuk mund të jetonte brenda shtëpisë së Big Brother dhe tu bindej rregullave.

Jack Dee (Big Borther VIP 1, 2001)

Në Big Brother Vip 1 komediani Jack Dee tentoi të dilte nga shtëpia me një grabujë, ndërsa ndiqej nga një grup banorësh të tjerë të shtëpisë. A u kthye? Ai u gjet më vonë nga stafi i sigurisë dhe u kthye përsëri në shtëpi. Pas disa kohësh ai u shpall fitues i Big Brother Vip 1.  

Sandy Cumming ( 2002)

Një nga personat e parë që u përpoq ndonjëherë të ngjitej në mur, qëndroi vetëm 20 ditë në shtëpi përpara se të arratisej nga çatia e shtëpisë, ndërsa të tjerët po shikonin një ndeshje futbolli brenda.

A u kthye? Jo!

Donny Tourette (2007)

Këngëtari i Towers Of London, Donny, qëndroi vetëm tre ditë në shtëpi përpara përpjekjes së tij për t’u arratisur. 

A u kthye? Sigurisht që jo, Big Brother pohoi se kishte thyer rregullat duke krijuar kontakte me botën e jashtme.

Leo Sayer (2007)

Ai mund të kishte qëndruar më gjatë se Donny Tourette, por këngëtari Leo Sayer vendosi të arratisej pasi Big Brother refuzoi t’i jepte atij veshje të pastra.

A u kthye? Jo.

Të gjithë banorët në grup (Big Brother 10, 2009)

Të gjithë banorët e Big Brother bënë një lloj tentative arratisjeje, ndonëse shërbeu vetëm sa për të marrë një dënim dhe jo se ndonjëri prej tyre donte të largohej.

A u kthyen? Brenda rreth dy minutash pas thirrjes së Vëllait të Madh.

Kenneth Tong (Big Brother 10, 2009)

Kenneth ngjiti murin e kopshtit me pak ndihmë nga shoku i shtëpisë Marcus, dhe nisi të ecte përgjatë tij drejt lirisë.

A u kthye? “U zhduk”

Brian Belo (Big Brother 16, 2015)

Brian Belo ngjiti murin pas një përplasjeje shumë të fortë me një nga banorët. A u kthye? Në fakt, jo.

Helen Wood, Winston Showan dhe Ash Harrison (2014)

Kjo treshe u përpoq të largohej përmes daljes së emergjencës në dhomën e gjumit të shtëpisë, pas 65 ditësh qëndrimi.  

A u kthyen? Ata u kthyen menjëherë nga vëllai i madh dhe u ndëshkuan duke u vënë në racione bazë ushqimore dhe heqjen e ujit të ngrohtë.

Jayne Connery ( 2016)

Jayne Connery bëri një përpjekje për të fituar lirinë pas një grindjeje të zjarrtë me shokun e shtëpisë Natalie Rowe.

A u kthye ajo? Po, pas një bisede me vëllain e madh dhe pasi pranoi se kishte gabuar.

Leonardo Jancu, Big Brother Brazil 

Në edicionin e Big Brother Brazil 9, një banor, Leonardo Jancu, kapërceu murin dhe u largua nga shtëpia.

A u kthye? U skualifikua menjëherë.

Big Brother Australia

Në edicionin e Big Brother Australia 2008, një banor u largua nga shtëpia pa lejen e produksionit duke kapërcyer murin, por u gjet nga sigurimi.

Çfarë ndodhi me të? U përjashtua. /Vox News

“Këneta më tha do të të marrë Trumpi zvarrë”/ Rama: Ashtu thanë dhe mandatin e parë të Trump! Do ta shihni marrëdhënien me Amerikën

Kryeministri Edi Rama, gjatë komunikimit përmes “Facebook-ut” me ndjekësit, iu përgjigj pyetjeve për marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama kujtoi se gjatë mandatit të parë të Donald Trump në drejtimin e SHBA-së, opozita e paralajmëroi se “Trump do ta marrë zvarrë”. “Por, si vazhdoi në të vërtetë puna”, pyeti kryeministri.

“O vdeksha unë për ty. Ca do të dish për marrëdhënien me Soros, apo ta kanë marrë edhe ty trurin peng edhe të fusin çdo ditë gjilpërën me llum kënete në kokë. Do ta shihni edhe Amerikën, edhe marrëdhënien me Amerikën, edhe mbështetjen e Amerikës. Gjitha do t’i shini, siç i keni parë. Po s’mbani mend se e keni kujtesën e dobët dhe u mban këneta peng. Ju kujtohen kur fitoi Trump mandatin e parë dhe thanë ik vete se do vijë Trump të të marrë zvarrë. Si vazhdoi pastaj puna, apo kismet”, tha kreu i qeverisë.

Skemat e korrupsionit/ Valmir Xoxa, djali i xhaxhait të Ajola Xoxës me 140 mijë euro në dy jastëkë

Djali i xhaxhait të Ajola Xoxës, Valmir Xoxa, është një tjetër personazh që përfshihet në skemat e korrupsionit të bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në këtë skemë Valmir Xoxa del personazhi i pastrehë që blen makinë 23 mijë euro dhe merr kredi të butë në bashki 40 milionë lekë në bashki dhe shëtit me 140 mijë euro në dy jastëkë.

Valmir Xoxa, njeriu i cili i blen makinën Ajola Xoxës 23 mijë euro, rezulton që të jetë i pastrehë. Kjo sipas një aplikimi që ka bërë në Bashkinë e Tiranës për një kredi të butë ku ka kërkuar të përfitojë si i pastrehë.

Sipas të dhënave të siguruara në dosjen e SPAK-ut, Valmir Xoxa përfiton një kredi të butë rreth 40 milionë lekë dhënë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, si i pastrehë kur kishte blerë makinën e babait të Ajolës.

Këtu nuk po i hyjmë konfliktit të interesit. Valmiri ka qenë i pastrehë meqenëse blinte makina nga 23 mijë euro dhe më pas i shiste nga 11 mijë euro.

Aplikimi për kredi është diçka normale, ai e ka përfituar atë, por prokurorët e SPAK-ut gjatë hetimeve kanë gjetur se Valmiri ka dhënë 140 mijë euro kur merrte kredi si i pastrehë për blerje toke. Këto 140 mijë euro Valmiri i jep për llogari të Ajola Xoxës dhe Valbona Xoxës, nënës së saj.

Pra, njeriu që merr kredi të butë për strehim në Bashkinë e Tiranës i jep një thes me para për blerje toke Ajola Xoxës.

SPAK ka mundur të zbulojë dhe komunikime të ndryshme se si ka filluar që ajo tokë e ndodhur afër Shkollës së Kuqe të zhvillohej, të kishte kontakte edhe me shtetas të tjerë ndërtues.

Në fakt sot objekti është në përfundim, por sërish Ajola ka bërë një lëvizje me kushëririn e saj. Është tërhequr duke hequr dorë dhe duke e kaluar truallin, pronësinë e blerë me lekët e paguara cash nga Valmiri dhe i kalon pronësia këtij të fundit.

Pra, megjithëse do të merrte apartamente do të merrte përqindjen takuese në objektin që ishte ndërtuar ndoshta për shkak të hetimeve të SPAK-ut tërhiqet dhe gjithçka i kalon Valmirit.

“Deklaruesi jep një informacion shumë të rëndësishëm për organin procedues, ndërsa shprehet se ka blerë kundrejt rreth 140.000 euro pjesën takuese të pronësisë të shtetaseve Ajola Xoxa dhe Valbona Xoxa (trashëgimlënës Arben Xoxa) në dy vila dhe truallin mbi to, në një zonë të ndodhur tek “Shkolla e Kuqe Tiranë”.

Sipas deklaruesit, ai do të futej në katin e tretë të njërës prej vilave. Pas blerjes së këtyre pjesëve takuese, deklaruesi shprehet se këto dy ndërtesa janë prishur dhe sipërfaqja e truallit është dhënë për ndërtim një firme ndërtimi, e cila supozohet se ka marrë lejen e ndërtimit pranë Bashkisë Tiranë. Në këtë mënyrë, me shitjen e këtyre pjesëve takuese, shtetaset Ajola Xoxa dhe Valbona Xoxa dalin nga bashkëpronësia e tyre mbi truallin dhe humbasin çdo të drejtë për të përfituar më pas nga ndërtimi i pallatit”, thuhet në dosjen hetimore të siguruar nga CNA.

“Sipas organit procedues në përmbledhje të deklarime më lart, të dhënat e dobishme të cilat lidhen me hetimin konsistojnë në informacion për ndërtimin e një godine, mbi truallin ku dikur ka qenë bashkëpronare shtetësja Ajola Xoxa. Kjo e fundit, së bashku me nënën e saj Valbona Xoxa, aktualisht duket se nuk kanë më pjesë në pallatin që pritet të përfundojë, pasi bashkëpronësinë e tyre mbi truallin ja kanë shitur shtetasit Valmir Xoxa”, theksohet më tej në dosje.

Pra, personit të pastrehë që merr kredi të butë që paguan 140 mijë euro cash për blerje toke në favor që i jepen Ajola Xoxës dhe nënës së saj.

Gjithçka duket të jetë totalisht fiktive.

Para prokurorëve të SPAK-ut, Valmir Xoxa ka deklaruar se këto 140 mijë euro i ka siguruar nga puna e tij në bandën frymore në Bashkinë e Tiranës dhe nga punët e bëra gjatë viteve të fundit.

“Gjithashtu, ky shtetas është i punësuar në bandën frymore të Bashkisë Tiranë, ku paguhet me 20,000 lekë në muaj”, citohet në dosjen hetimore.

Por mjafton një deklarim i tij ku thekson se kur është pyetur se ku i ka mbajtur, ku i ka vendosur këto para gjithë këto vite, ku i ka siguruar, ku i ka fshehur, si kujdesej për to Valmir Xoxa ka thënë se paratë i mbante në dy jastëkë dhe së bashku me bashkëshorten shëtiste me këto dy jastëkë gjatë kohës së tërmetit të vitit 2019.

“I pyetur sa kursime ka pasur në euro dhe sa në lekë, deklaruesi përgjigjet se nuk e mbante mend. Deklaruesi gjithashtu nuk mban mend se kur ka qenë momenti kohor që ka pasur vlerën më të madhe të parave cash në banesë. Megjithatë, sipas deklaruesit, në kohën kur ra tërmeti, në vitin 2019, bashkëshortja e tij ka marrë dy jastëkë të vegjël brenda të cilëve ndodheshin paratë, por edhe materialet përbërëse të jastëkëve dhe kanë dalë me urgjencë nga banesa. I pyetur nëse e dinte sa lekë ndodheshin brenda jastëkëve, deklaruesi shprehet se nuk e dinte pasi nuk e kishte pyetur bashkëshorten”, thotë ai para prokurorëve.

Pra, Valmir Xoxa, anëtar i një bande frymore, kushëri i parë i Ajola Xoxës, blinte makinën e vajzës së xhaxhait me trefishin e çmimit në treg, e shiste pastaj me gjysmë çmimi, nga dheu më pas i mbinin 140 mijë euro për t’ia dhënë Ajolës për të blerë truall, më pas Ajola ia kthente këtij në pronësi dhe tërhiqej ndërkohë që Ajola do të përfitonte apartamente.

Pra, ato 140 mijë euro në përqindje që do të merrte pas zhvillimit të pronës ishin qindra mijëra më shumë, ndoshta miliona në vlerë, pasi nga 140 mijë euro do të merrte disa apartamente si pjesë takuese, por në fund kur gjithçka ishte bërë gati Ajola tërhiqet dhe ia kalon Valmirit.

Pallati ka përfunduar ose është në përfundim dhe prokurorët kanë në dorë gjithçka të zbardhur.

Këto janë një pjesë e vogël e provave të siguruara nga SPAK me paratë që pretendohet se janë mbajtur në jastëkë dhe janë shëtitur gjatë kohës së tërmetit me prona që blihen dhe hiqet dorë duke i vënë në emër të personave të tjerë me mjete që paguhen me para cash dhe nuk dihet burimi i tyre në asnjë rast./Oranews

“Doja të bëja të njëjtën gjë”, Egla komenton arratisjen e Gjestit nga Big Brother Vip

Fituesja e edicionit të tretë të “BBVA”, Egla Ceno, ka reaguar pasi lajmi që Gjesti ka kapërcyer murin e shtëpisë bëri bujë të madhe.

Ajo thumboi me pak fjalë duke shprehur se e kupton gjendjen e Gjestit.

“Vitin e kaluar doja të bëja të njëjtën gjë, por pasi kuptova sepse mendja është për të kuptuar që po të kaloja murin do të bija sërish në rrethinat e ‘Top Channel’-it, hoqa dorë nga ideja.

Doja thjesht të arratisesha nga ai realitet. Kështu që e ndiej Gjestin, e kuptoj dëshirën e tij për t’u arratisur, sigurisht nuk kuptoj budallallëkun e tij për të mos kuptuar që ra prapë në ‘Top Channel’!”, deklaroi ajo.

“Investim strategjik, s’u bë për politikë”/ Rama për ‘MEGA’: Ja çfarë më tha dhëndri i Trump për Sazanin

Kryeministri Edi Rama dha mbrëmjen e djeshme një intervistë për televizionin grek, MEGA, ku u pyet për një sërë çështjesh, përfshi edhe atë të dhënies me koncesion për investim strategjik të ishullit të Sazanit tek Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.

Kryeministri sqaroi se kjo nuk ishte vendimmarrje politike, por strategjike dhe ekonomike, që lidhet me zhvillimin e vendit, pasi edhe vetë shteti do të jetë aksioner dhe do përfitojë. Rama shpjegoi edhe se çfarë i tha dhëndri i Trump kur u dakordësua marrëveshja, para zgjedhjeve në Amerikë, duke sqaruar edhe se në atë kohë si ish-president ndodhej nën akuza.

Pjesë nga intervista për Jared Kushner dhe ishullin e Sazanit:

Kam dëgjuar që kemi dhënë statusin e investitorit strategjik dhëndrit të presidentit Trump?

Edi Rama: Janë dy projekte në të cilat është përfshirë. Njëri tërësisht privat, tjetri së bashku me shtetin.

Është ishulli i Sazanit?

Edi Rama: Po, qeveria shqiptare do të ketë aksionet e veta përmes Koorpatës Shqiptare të Investimeve. I pari ka avancuar. Kanë marrë leje gjithçka e u takon atyre të ndërtojnë.

E dyta është më e komplikuar. Kur kjo gjë u materializua, kur vjehrri i tij nuk ishte president, por person i akuzuar në s’di sa shumë çështje por kjo është temë tjetër. Kishte njerëz që vinin bast se do vinte në pushtet të tjerët jo por në fund të ditës për mua nuk ishte politike.

Nuk ka qenë asnjëherë se ai ishte dhëndri apo vajza e dikujt. Por ka të bëjë me investues amerikan me interes të jashtëzakonshëm në këtë projekt dhe me një punë shumë rigoroze.

Jared Kushner gjëja e parë që më tha:

‘Kryeministër çdo gjë, çdo gjë duhet të jetë sipas rregullave. Dhe nëse ka diçka që mund të duket sikur nuk është shumë e qartë, në çdo aspekt më informo se duhet të jetë sipas rregullave’.

Dhe ka ndjekur rregullat në çdo hap të procesit.

“Rakia, si qumështi i nënës”/ Baba Mondi për AFP: Shteti Bektashi, një copë tokë pa taksa dhe polici!

Në kryeqytetin e Shqipërisë, Baba Mondi parashikon një shtet të ngjashëm me Vatikanin për besimin e tij bektashi në një copë toke të vogël që do të shërbente si model për dashurinë dhe tolerancën.

Vitin e kaluar, kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi planet për të krijuar një mikroshtet sovran mysliman brenda kufijve të vendit të drejtuar nga sekti sufi me rreth 100,000 anëtarë.

“Shteti ynë do të jetë një shtet vërtet i vogël, shpirtëror dhe administrativ, por me zemër të madhe,” tha lideri bektashian për AFP në Tiranë, i veshur me një tunikë të bardhë, me një xhaketë dhe kapele jeshile, me fytyrën e mbyluar nga një mjekër e gjatë, raportojnë mediat e huaja. “E gjithë bota do të mund të shohë dritën e bektashinjve”, tha Baba.

Krijimi i një shteti fetar në Shqipëri do të kishte qenë i paimagjinueshëm gjatë diktaturës komuniste katër dekadash të Enver Hoxhës, i cili ndaloi plotësisht fenë dhe persekutoi klerikët dhe priftërinjtë. Qindra klerikë nga të gjitha besimet u ekzekutuan, u burgosën ose u dërguan në mërgim, ndërsa vendet e adhurimit u shkatërruan.

Por që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990, ka pasur një vërshim të besimit fetar në shumë zona të Shqipërisë. Bektashinjtë renditen si komuniteti i katërt më i madh fetar në Shqipëri, pas myslimanëve sunitë, të krishterëve ortodoksë dhe katolikëve. Dhe ndërsa detajet burokratike të shtetit janë ende duke u përgatitur, së bashku me një datë zyrtare për krijimin e tij, Baba Mondi ka plane ambicioze për shtetin e ardhshëm.

“Ky shtet nuk do të ketë as polici, as ushtri, as taksa, do të jetë shpirtëror”, tha kreu i bektashinjve. “Qëllimi i tij do të jetë organizimi dhe mbrojtja e bektashinjve në mbarë botën”, tha më tej ai.

Shteti bektashi do të avokonte gjithashtu për anëtarët e persekutuar që jetojnë në vende ku ata nuk kanë të drejtë të praktikojnë fenë e tyre “si në Turqi apo Iran”, sipas liderit të tij. Shteti i ardhshëm do të vendoset në tokën ku tashmë ndodhet një tempull bektashian në Tiranë dhe do të zërë një hapësirë shumë të vogël, duke e bërë vendin më të vogël në botë. Vatikani aktualisht mban titullin e shtetit më të vogël, me vetëm 0,44 kilometra katrorë territor.

Rendi Bektashi u themelua në shekullin e 13-të në Perandorinë Osmane dhe konsiderohet si një degë tolerante, mistike e Islamit e hapur ndaj feve dhe filozofive të tjera. Disa udhëheqës kryesorë u zhvendosën në Shqipëri pasi u ndaluan në Turqi nga babai themelues i shtetit modern Mustafa Kemal Ataturk në fillim të shekullit të 20-të.

Ndryshe nga besimet më konservatore të Islamit, besimtarët bektashi, burra dhe gra, adhurojnë së bashku dhe konsumimi i alkoolit lejohet, nëse nuk inkurajohet. “Rakia, ashtu si qumështi i nënës, ka përfitime, sepse shkon drejt e në tru pa kaluar nga stomaku”, tha Baba Mondi, duke iu referuar rakisë popullore të frutave që është e përhapur gjerësisht në të gjithë Ballkanin.

Praktika është pjesë e një vizioni të përgjithshëm të tolerancës dhe promovimit të harmonisë që është thelbësore për mendimin bektashi, sipas Baba Mondit. “Kudo që janë, bektashinjtë kanë shprehur gjithmonë dashuri, bujari dhe respekt për njerëzit si krijesat më të përsosura në këtë botë”, shtoi ai.

“Ne jemi kundër konflikteve të shkaktuara nga ekstremistët, ne jemi për paqen dhe dashurinë.” Për kryeministrin e Shqipërisë, sigurimi i bektashinjve me shtetin e tyre ka të bëjë pjesërisht me mbrojtjen e frymës së tolerancës.

“Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar që është toleranca fetare, që ta ruajmë dhe promovojmë atë”, tha Rama gjatë një fjalimi në janar, në shënimin e 95-vjetorit të transferimit të selisë së shenjtë bektashiane nga Turqia në Shqipëri. Ai ende nuk ka zbuluar një afat kohor për krijimin e shtetit. Por për Baba Mondin dhe ndjekësit e tij sufi, e ardhmja është e mbushur me mundësi.

“Bektashizmi ka qenë dhe do të mbetet një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit”, tha Baba Mondi për AFP. “Ne kemi qenë gjithmonë një rrugë e mesme në këtë botë për të treguar se mund të jetojmë me dashuri, paqe dhe mirësi.”