Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është përballur me një incident të rëndë, pasi dikush i ka sulmuar makinën, duke i bërë copash xhamin.
Këtë ngjarje e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka publikuar video teksa tregon dëmet e makinës.
Siç shihet edhe në pamje, dikush ka goditur me gur dritaren e shoferit duke e thyer atë plotësisht. Po ashtu në video duken e dhe copat e xhamit të shpërndara në të gjithë mjetin dhe në tokë.
“Allah në dorë tënde prej njerëzve psikopata e psikopatë, veç po pres edhe pak se me foto kam me të nxjer”, ka shkruar ajo.
Sipas reagimit të saj, këngëtarja duket se ka dijeni për personin që e ka sulmuar dhe se dikush e ka bërë qëllimisht.
Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim nëse këngëtarja do të bëjë të ditur detaje të reja lidhur me ketë incident.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua të hënën me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për veprat penale korrupsion, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.
Sipas SPAK, Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës.
Të dhënat e dosjes hetimore të analizuara nga BIRN tregojnë se 12 shoqëri tregtare dhe organizata jofitimprurëse, të cilat përfitonin fonde direkt nga Bashkia e Tiranës me firmën e Erion Veliajt, i kanë paguar më shumë se 110 milionë lekë (1.1 milionë euro) disa kompanive dhe OJF-ve të kontrolluara nga bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa.
“Nga shtetasit nën hetim, specifikisht Erion Veliaj, si edhe bashkëshortja e këtij të fundit, Ajola Xoxa., është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme,” tha SPAK në njoftim për shtyp.
Megjithatë, këto pagesa, që dyshohen se janë në formën e pastrimit të parave dhe kishin për qëllim të justifikonin shpenzimet marramendëse që bënte bashkëshortja e kryebashkiakut për veshje firmato, bizhuteri dhe aksesorë, mund të jenë vetëm maja e ajsbergut.
Veliaj i ka mohuar akuzat për korrupsion dhe ka pretenduar se po persekutohet padrejtësisht, duke lëshuar një lumë me akuza ndaj prokurorit të çështjes, Ols Dado, dhe gjyqtarit Erion Bani.
“Nuk kemi asnjë lidhje unë dhe familja ime me fjalën korrupsion,” deklaroi ai pas arrestimit. “Kjo historia jonë është aq tragjikomike sa njerëzit s’do ta besojnë kur t’i dëgjojnë të zbërthyera një e nga një idiotësitë e asaj akuze,” shtoi Veliaj.
Kompanitë dhe OJF-të e dyshuara
Në total, SPAK ka identifikuar pesë kompani – Agi Kons, Fusha, Gerard-A, Noa Control dhe One Albania – të cilat kanë përfituar 22 procese prokurimi publik, për një vlerë totale prej 7.9 miliardë lekë (79 milionë euro) nga Bashkia Tiranë.
Nga këto pesë kompani, SPAK ka kërkuar masa sigurie në gjykatë vetëm për administratorët e Agi Kons, Gerard-A dhe Fusha shpk.
Kompania me numrin dhe vlerën më të lartë të prokurimeve është Agi Kons, me administrator biznesmenin Gentjan Sula. Sipas SPAK, Sula dhe Veliaj kanë një lidhje të hershme me njëri-tjetrin, e cila shkon pas në vitet 2004-2005 dhe provohet nga udhëtimet jashtë vendit me avionë ‘charter’ dhe transaksionet me pasuri të paluajtshme.
Sipas SPAK, kompania Agi Kons ka përfituar 4.9 miliardë lekë në prokurime dhe koncesione nga Bashkia e Tiranës, një pjesë të të cilave ia ka transferuar kompanive dhe OJF-ve të kontrolluara nga Ajola Xoxa. Xoxa gjithashtu dyshohet se ka përfituar një vilë në Marea Resort në Qerret nga Agi Kons.
Duke u bazuar në të dhënat dokumentare të pagesave të administrimit të resortit, qelizave të kompanive celulare, dëshmive të punonjësve dhe miqve të çiftit Xoxa-Veliaj, si dhe komunikimeve elektronike të Ajola Xoxës, SPAK ka arritur në përfundimin se vila me vlerë të përllogaritur në 500 mijë euro është në pronësinë faktike të familjes Veliaj-Xoxa.
E dyta në listën e përfitueseve që dyshohet se ka transferuar ryshfete drejt kompanive ose OJF-ve të kontrolluara nga Ajola Xoxa, është kompania Fusha Shpk. E administruar nga biznesmeni Shkëlqim Fusha, sipas SPAK, kjo kompani ka përfituar 2.2 miliardë lekë (22 milionë euro) nga Bashkia Tiranë.
Kjo kompani ka bërë disa pagesa ndaj personave fizikë, të cilat pastaj ia kalonin një pjesë të parave qendrës ‘Harabel’, të themeluar nga Ajola Xoxa.
“Thënë ndryshe, gjysmën e shumës së marrë nga Fusha Shpk këto shtetase, në cilësinë e personave fizikë, e kanë kaluar në llogaritë e Qendrës Harabel,” shkruan SPAK.
Kompania e tretë në listë, për nga niveli i përfitimeve nga kontratat publike është Gerard-A. Kjo kompani ka marrë 619 milionë lekë nga Bashkia e Tiranës dhe entitetet në varësi të saj, përshirë UKT, Drejtorinë e Pastrimit dhe Gjelbërimit apo Drejtoria nr. 2 Punëtorëve të Qytetit.
Kjo kompani është në pronësi të shtetasit Sokol Kryeziu, por SPAK ka ngritur dyshime se ajo në të vërtetë kontrollohet nga dikush tjetër.
“Ky shtetas ka punuar si kontrollor deri në momentin që ka blerë shoqërinë,” shprehet SPAK për Kryeziun, ndërsa shton se sipas kontratës së shitjes shoqëria është blerë për shumën 33.4 milionë lekë, vlerë e cila do të paguhej me këste për gjashtë vjet.
“Gjithashtu, i njëjti shtetas rezulton se në periudhën 21.10.2017 deri më 26.02.2018 ka punuar si fshesar në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit,” shton organi i akuzës.
Megjithëse në dukje pa lidhje me botën e artit, Kryeziu, gjatë periudhës dhjetor 2023 dhe janar 2024, ka blerë disa piktura nga Nan Gallery, e kontrolluar nga Ajola Xoxa, me vlerë 5 milionë lekë.
Një tjetër formë që sipas SPAK përdorej nga Veliaj për të pasuruar familjen e tij me fondet publike, ishte nëpërmjet OJF-ve të financuara nga Bashkia e Tiranës. Sipas të dhënave të dosjes hetimore, shtatë OJF të financuara nga Bashkia e Tiranës me një vlerë prej më shumë se 1 miliard lekë (10 milionë euro), kanë bërë pagesa drejt kompanive dhe entiteteve fitimprurëse të kontrolluara nga Ajola Xoxa.
OJF-ja me financimin më të lartë mes tyre është Kongresi Rinor Kombëtar (KRK), një entitet që ka marrë 942 milionë lekë nga Bashkia e Tiranës, gjatë viteve 2022-2024. Kjo organizatë i ka transferuar më pas 4 milionë lekë organizatës Balkan Youth Link – Albania (BYL-A), e cila kontrollohej nga Xoxa dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve në Kuvend, deputetja e PS-së, Klotilda Busha.
BYL-A ka përfituar drejtpërdrejt 5 milionë lekë nga Bashkia e Tiranës, me firmën e kryebashkiakut Erion Veliaj, e ndjekur nga Shoqata Bash-Art, Eventus, Community Assist, qendra Frobolous dhe qendra Muza. /BIRN
Aktorja koreano-jugore Kim Sae-ron është gjetur e vdekur në Seul, raporton ‘BBC‘.
24-vjeçarja u gjet në shtëpinë e saj në lagjen Seongsu-dong nga një mik i saj. Oficerët thanë se nuk ishin gjetur shenja në trupin e saj dhe se po hetojnë shkakun e vdekjes.
Kim filloi karrierën e saj si një aktore kur ishte fëmijë dhe u pa si një nga aktoret e reja më premtuese të Koresë së Jugut.
E lindur në Seul në vitin 2000, ajo u bë e njohur me rolin e saj në filmin e vitit 2009, A Brand New Life – i cili e pa atë të shfaqej në Festivalin e Filmit në Kanë. Ajo vazhdoi të luajë në filmin me fitim më të madh të Koresë së Jugut të vitit 2010, ‘The Man from askhere’ dhe thrillerit të vitit 2012, The Neighbour, për të cilin ajo mori njohjen e çmimit.
Role të tjerë të dukshëm përfshijnë filmin e vitit 2014 A Girl at My Door dhe role televizive si Mirror of the Witch në 2016.
Aktorja u tërhoq kryesisht nga syri i publikut në vitin 2022 për shkak të një aksidenti me drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, për të cilin u gjobit me 20 milionë nënë (11,000 £) në prill 2023.
Roli i fundit i Kim ishte në dramën koreane të vitit 2023 të Netflix, Bloodhounds.
Variety raportoi se pjesa më e madhe e rolit të saj u modifikua për shkak të aksidentit me makinë.
Ditën e hënë vendi ynë do të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje të herëpasherëshme shiu(me ndërprerje), me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra të izoluara.
Në Alpe dhe relievet malore mbi 700-900metër në veriilindje dhe mbi 900metër në juglindje, priten reshje dëbore me intensitet të ulët.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e martë reshjet e shiut do të jenë të dobëta, kryesisht në formë pikash në qendër të vendit.
Ditën e mërkurë, të enjte dhe të premte do të mbizotërojë mot i kthjellët, por temperaturat do të pësojnë rënie, kryesisht në vlerat minimale, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë maleve.
Motra e Gjestit, Blerina pas surprizës që iu bë mbrëmë banorit, ka dhënë një intervistë për “Big Brother Vip Fan Club”.
Ndër të tjera, ajo është pyetur edhe për raportin e të vëllait të saj me Eglin. Ajo u shpreh se Gjesti nuk po luan, ndërsa tha se pavarësisht se Egli është vajzë e mirë, vendimi u takon atyre.
Po në lidhje me Eglin mendon se po luan?
-Jo nuk e mendoj, sa e njoh unë jo.
Do ju pëlqente një romancë mes Eglit dhe Gjestit?
-Ata e vendosin vetë. Nuk jemi kundër. Është shumë e mirë shumë e sjellshme, por vendimi u përket atyre.
Si jeni ndjerë kur keni parë debatet e ashpra të Gjestit me Jozin dhe G-Banin?
-Normal që nuk jemi ndjerë mirë, por nuk kemi pasur ndonjë mendim, ka ndodhur.
Banori i ri i Big Brother VIP Albania, Vserlo, ka hyrë në shtëpi me shumë energji dhe menjëherë është përplasur me disa prej banorëve.
Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmshëm, një video e publikuar në TikTok tregon momentin kur ai debaton ashpër me Tririn, duke i thënë: “Shijo muajin e mjaltit”, duke nënkuptuar se ai dhe partnerja e tij, Krisa, nuk kanë bërë asgjë që nga hyrja në shtëpi.
Në një moment tjetër, Gjesti i tërheq vëmendjen duke i thënë të mos prekë banorët.
Situata tensionohet kur ai i drejtohet përsëri Tirit, duke i thënë: “Ej, kë shtyn ti more për të hapur rrugën? Hajde, ik shijo muajin e mjaltit”.
Më pas, ai afrohet tek Egli për t’i thënë diçka, por ndërhyn përsëri Gjesti, duke i kujtuar: “Mos i prek çikat nëpër shtëpi, ore vëlla”.
Ndërkohë, Vëllai i Madh i jep një vërejtje për sjelljen e tij.
Trisi i drejtohet ashpër duke i thënë: “E ke nisur keq ore budalla, do t’i kenë dërguar valixhet te dhoma e rrëfimit”.
Ndërsa Krisa komenton me ironi: “Ky paska vetëm një fjali për mua dhe Tririn: ‘Shijo muajin e mjaltit’”.
Hyrja e Vserlos ka ndezur debatet në shtëpi dhe mbetet për t’u parë si do të vijojë loja e tij në ditët në vijim.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se Shqipëria është një vend me mundësi shumë të mëdha. Berisha u shpreh se, vendi do të drejtohet drejt dixhitalizimit të thellë, bitcoin, blachain, që duhet të jenë risitë e zhvillimit të Shqipërisë.
Gjatë prezantimit të programit ekonomik të PD, ai tha se i rregulluar me ligj, bitcoin do të lidhet me emrin e çdo të riu, çdo investitori dhe çdo qytetari.
“Do të bëjmë gjithçka për të nxitur prodhimin, sipërmarrjen e vogël, për të nxitur startupet dhe teknologjitë e avancuara. Dixhitalizimin e thellë, bitcoin, blachain, duhet të jenë risitë e zhvillimit të Shqipërisë. Sot ju e dini, bitcoin lidhet vetëm me emrin e Amant Josifit dhe Edi Ramës. jo më, bitcoin do të lidhet me emrin e çdo të riu, çdo investitori, çdo qytetari. Natyrisht të garantuara dhe rregulluara me ligj. Unë do të them një gjë. Kam punuar gjithë jetën për ëndërrat e mia, që janë projektet, ëndërrat e ditës. Unë nuk u shpall ato kurrë, po ta di se nuk realizohen dhe unë kam besim të plotë me ekspertë të shkëlqyer që kemi, me të tjerë që janë të gatshëm që na bashkohen“, tha kreu i PD.
Në fjalën e tij, kryedemokrati u shpreh se, me të ardhur në pushtet qeverisja e PD, do të bëjë një auditim të plotë të 12 viteve të qeverisjes së Edi Ramës për të zbuluar se ku kanë shkuar 64 miliardë euro nga buxhetet e qeverisë.
“Natyrisht kontrolli i tyre nuk është totall, është i pjesshëm, shabllon me model. Por një kontroll i plotë, se ku shkuan 64 miliardë euro të buxheteve të kësaj qeverie, në një kohë që shqiptarët marrin rrogat e pensionet më të ulëta, largohen masivisht nga Shqipëria, varfëria ka arritur në 41% e fëmijëve, e të rinjve 51%.Ndërkohë që veprat publike, segmente rrugësh të shtrira në 12 vite me çmime 10-15 herë më të larta se çmimet e Kroacisë. Sigurisht që do të bëhet një audit i plotë i të gjithë këtij abuzimi i paprecedentë në historinë e Shqipërisë. Enver Hoxha që ta dinë shqiptarët, 35 % të buxhetit të shtetit e shndërronte ne bunkerë e tunele. Edi Rama zhduk pa nam e nishan mbi 30 % të buxhetit të shtetit. Zhduk, sipas akteve të KLSH-së. Kështu që auditi është kusht i domosdoshëm”, u shpreh ish kryeministri.
Ermir Beta, avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj ka deklaruar për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha se ka dërguar me postë ankimimin drejtuar gjykatës së apelit të posaçëm ku kundërshtohet masa e arrestit me burg ndaj Veliaj.
“Apelojmë vendimin e parë, atë të datës nëntë shkurt”- i tha në një bisedë telefonike gazetares Anila Hoxha avokati, i cili shtoi sakaq se po bën gati dhe apelimin e dytë për vendimin e datës 12 shkurt ku gjyqtari antikorrupsion z. Erjon Bani la në fuqi gjatë verifikimit të kushteve masat qe kishte shpallur në mungesë./ Top Channel