U arrestua për vjedhje, por policia zbulon detajin tronditës! Çfarë u gjet në telefonin e 38-vjeçarit

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi akuzohet për vjedhje. Por policia thotë se gjatë këqyrjes së telefonit është zbuluar se personi kishte abuzuar seksualisht edhe me një vajzë të mitur 13-vjeçare.

Në kuadër të operacionit të koduar “Tranzit” u vu në pranga shtetasi me iniciale S.Gj., lindur dhe banues ne Milot Kurbin.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi S. Gj, është autori i disa vjedhjeve të bagëtive të trasha në fshatin Gajush, vjedhje të ndodhura në javën e parë të muajit shkurt 2025, si dhe dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në fshatra të tjera ku vijon puna për dokumentimin ligjor të tyre.

Po ne vijim të veprimeve policia gjatë këqyrjes së celularit të këtij shtetasi zbuloi se 38 vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale e një të mitur 13 vjeçare (vajzën e një shtetaseje që strehohej në banesën e saj në Lezhë, lidhje miqësore e tij).

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia sekuestroi dy automjete që shërbenin për transportimin e bagëtive të trasha që ky shtetas vidhte në fshatrat e Lezhës.

Njoftimi:

Vihet në pranga një shtetas për vjedhje dhe marrëdhënie seksuale me të mitur.

Sekuestrohen dy automjeteve dhe prova të tjera për dokumentimin ligjor të veprave të kryera nga ky shtetas.

Seksioni për Krimet në Volum në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, finalizuan operacionin policor të koduar “Tranzit”, në kuadër të cilit u bë i mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: S.Gj.,38 vjeç,lindur dhe banues ne Milot Kurbin.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi S. Gj, është autori i disa vjedhjeve të bagëtive të trasha në fshatin Gajush, vjedhje të ndodhura në javën e parë të muajit shkurt 2025, si dhe dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në fshatra të tjera ku vijon puna për dokumentimin ligjor të tyre.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia sekuestroi dy automjete që shërbenin për transportimin e bagëtive të trasha që ky shtetas vidhte në fshatrat e Lezhës.

Po ne vijim të veprimeve policia gjatë këqyrjes së celularit të këtij shtetasi zbuloi se 38 vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale e një të mitur 13 vjeçare (vajzën e një shtetaseje që strehohej në banesën e saj në Lezhë, lidhje miqësore e tij).

Vijon puna për grumbullimin e provave dhe dokumentimin e plotë ligjor të veprave të tjera penale, si dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm, të cilët mund të kenë ndihmuar në realizimin e vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Menaxheri i Rozana Radit nxjerr bisedat e saj me Olta Gixharin (Foto)

Debati mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit ka marrë një kthesë të re pas publikimit të mesazheve private mes Rozanës dhe Oltës, motrës së Gertës.

Menaxheri i Rozanës ka shpërndarë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram bisedën e zhvilluar mes saj dhe Oltës në WhatsApp, duke hedhur dritë mbi pohimet e Rozanës se aktorja e kishte mbështetur para hyrjes në “Big Brother VIP Albania 4”.

Në mesazhet e publikuara, Olta i shkruan Rozanës: “Suksese shpirti.

Mu bë qejfi shumë për ty dhe do më bëhet akoma më shumë kur të fitosh Big Brother”. Rozana i kthen: “Zemra, të dua shumë, hahaha s’kam firmosur unë asgjë, akoma jo një herë s’di”.

Ky publikim ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit e reality show-t dhe ka rritur dyshimet rreth marrëdhënies mes motrave Gixhari.

Ndërkohë, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4” ndodhet gazetarja Gerta Gixhari, e cila ka pasur raporte të tensionuara me Rozanën.

Rozana ka këmbëngulur se Gerta nuk ka një raport të mirë me motrën e saj jashtë, duke e akuzuar për mungesë komunikimi me Oltën.

Kjo çështje ka marrë më shumë jehonë pas hyrjes së Oltës në spektaklin e së shtunës, ku ajo i bëri një surprizë Gertës, duke shprehur mbështetje të plotë.

Miratohet ligji “ekstrem”! Në këtë shtet, të huajt nuk do mund të blejnë më shtëpi

Blerësit e mundshëm të shtëpive do të përballen me më pak konkurrencë nga jashtë, me Laburistët në Australi që premtojnë të ndalojnë investitorët e huaj të blejnë shtëpi ekzistuese për të paktën dy vjet.

Por kufizimi, i cili përsërit një politikë të shpallur nga Koalicioni vitin e kaluar, do të kapë më pak se 0.4 për qind të tregut të banesave, duke hedhur dyshime mbi efikasitetin e tij.

Sipas planit të qeverisë, investitorët e huaj, duke përfshirë banorë të përkohshëm si studentë ndërkombëtarë dhe kompani të huaja, nuk do të jenë në gjendje të blejnë një banesë të ndërtuar në Australi nga 1 prilli 2025 deri më 31 mars 2027. Ata do të jenë ende në gjendje të blejnë banesa të reja, për të inkurajuar furnizimin me banesa dhe gjithashtu do të sigurohet një ndarje për punëtorët në një skemë vizash në Paqësor.

Qeveria do të godasë gjithashtu tregun e ‘tokave’ duke detyruar investitorët e huaj që blejnë toka të lira, ta zhvillojnë atë brenda një afati të arsyeshëm kohor. Ministrja e Strehimit, Clare O’Neil, tha se qeveria duhej të orientonte të gjitha përpjekjet e saj për të siguruar pronësinë e shtëpisë për më shumë të rinj australianë.

“Ky nuk është një plumb argjendi, sepse nuk ka plumb argjendi. Por kjo është një pjesë e rëndësishme e agjendës absolutisht masive të strehimit të Laburistëve”, tha ajo.

Investitorëve të huaj aktualisht u ndalohet blerja e shtëpive ekzistues, por lejohen përjashtime për disa rrethana si lëvizja në Australi për punë ose studim. Në vitin 2022/2023, investitorët e huaj përbënin 5360 blerje të pasurive të paluajtshme banesore, nga të cilat vetëm një e treta ishin banesa ekzistuese. Vëllimi i blerjeve të huaja të shtëpive ekzistuese ishte i ulët dhe nuk do të zgjidhte në vetvete mospërballueshmërinë e banesave, tha Këshilli i Pronave.

Matthew Kandelaars, ekzekutivi i këshillit për politikat dhe avokimin, tha se hapjet për ndërtesat e reja ishin të mirëseardhura pasi duhet bërë çdo përpjekje për të rritur furnizimin me banesa.

“Është e këndshme që të dyja partitë kryesore e kanë kuptuar se ndërtimi i shtëpive të reja, është mënyra më e rëndësishme që kombi ynë do të trajtojë sfidën e tij të përballueshmërisë së strehimit”, tha ai.

“Shkelje privatësie e tmerrshme”, Olta Gixhari reagon indirekt për publikimin e bisedës me Rozanën (Video)

I ftuar në emisionin e sotëm të “Big Brother Fan Club”, Eni Shehu, miku i ngushtë i Olta Gixharit, ka dhënë një sqarim më të gjerë mbi publikimin e bisedave mes saj dhe Rozanës.

Eni zbuloi se mesazhet ku Olta i uronte fitoren Rozanës, datonin më 10 dhjetor, ekzaktësisht 11 ditë përpara se të niste edicioni i katërt i këtij “Big Brother”-i.

Gjithashtu, prej kontakteve të afërta që ka me të dyja motrat Gixhari, Eni sqaroi se vendimi që Gerta të bëhej pjesë e shtëpisë ishte marrë vetëm tre ditë para nisjes së emisionit, periudhë kohore kur dhe Olta ishte vendosur prej saj në dijeni të vendimit.

“Unë sigurisht që nuk i kam bisedat, i kam parë në telefonin e Oltës. Ai publikim i mesazheve është një shkelje privatësie e tmerrshme,” tha Eni kur u pyet nga Heidi nëse akseson biseda më të gjera mes të dyjave.

Përsa i përket marrëdhënies mes motrave Gixhari, nëse janë të vërteta fjalët se ato të dyja nuk flasin, Eni u përgjigj:

“Ato kanë thënë gjithmonë dhe njerëzit s’e kuptojnë. Kanë thënë ‘zihemi, duhemi, si motra’, kaq.”

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë tokën

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter është regjistruar këtë të diel në afërsi të Napolit në jug të Italisë.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 2 kilometrash në një kalderë vullkanike (një lloj krateri), 14 kilometra nga Napoli dhe u regjistrua në orën 15:30, shkruan ANSA.

Nuk pati raportime për të lënduar apo dëme në ndërtesa, por tërmeti trazoi banorët e Napolit dhe rajonit përreth.

Tërmetet janë të shpeshta në këtë pjesë të Italisë, pasi zona e Campi Flegrei (Fushat e Flegreit) është aktualisht nën ndikimin e bradyseizmit.

Bradyseizmi është ngritja ose ulja graduale e një pjese të sipërfaqes së Tokës, e shkaktuar nga mbushja ose zbrazja e dhomave nëntokësore të magmës ose nga aktiviteti hidrotermik, veçanërisht në kalderat vullkanike.

Ky proces mund të zgjasë për mijëvjeçarë ndërmjet shpërthimeve dhe çdo lëvizje e tokës zakonisht shoqërohet nga mijëra tërmete të vogla deri në mesatare.

“Isha 15-vjeç kur pija bar dhe aI kooI që në 8 të mëngjesit”, Zhaku rrëfen detaje tronditëse

Inida Gjata, artistja dhe gazetarja e njohur si Zhaku është rikthyer në ekran pas shumë kohësh mungese.

E ftuar në “Profil” në Euronews, Zhaku ka zbuluar detaje tronditëse nga rinia e saj, abuzimin me drogën dhe alkolin, deri në pikën ku jeta e saj ka qenë në dorë të zotit.

“Ku rafsha mos u vrafsha, është përcaktimi që i bëj vetes. Shyqyr nuk jam më ashtu, shpesh herë kam qenë vërtetë në dorë të Zotit. Kur unë kam qenë e re, 15-vjeçe këtu ka qenë 1997, ne na lanë pa shkollë, plumba gjithandej, kriminelë gjithandej.

Ne gjithë ditën pinim barë sa këtu atje. Unë në gjimnaz në vend të shkoja në mësim orën e parë shkoja te klubi i lagjes e porosisja një “kaçurrel”, (pije alkoolike). Abuzim sikur isha një njeri komplet i dëshpëruar që nuk ke fare të ardhme që në pikë të mëngjesit kaçurel, rrugëve”,- tha Zhaku.

Sipas Zhakut ishte Gjermania ajo e cila e bëri të kuptonte se po jetonte një jetë të cilën nuk e donte

“Këtu mu mbyllën të gjitha dyert, e vetmja derë e hapur ishte Kristjani dhe Gjermania. Kështu 31 vjeçe nisa jetën nga e para shkova në Gjermani, mësova Gjuhën, krijova një jetë të re, s’më njihte askush. Nisa një jetë shumë të thjeshtë. Punoja në kuzhinë.

Një jetë që e bën çdo emigrant. Mua më bëri shumë mirë. Ishte një zbor i mirë që e meritoja dhe ja uroj çdokujt, sepse unë duke qenë në gjendje depresive para se të ikja.

Në ato momente njeriu ka nevojë për një ndryshim rrënjësor, vetëm ajo është zgjidhje në këto momente të marrësh një vendim radikal. nuk doja fare të ekzistoja në Shqipëri dhe sa herë shikoja ndonjë koment, u thoja mos të më përmendnin. Kisha nevojë për këtë restart.

Mbi të gjitha kuptova se para se të mendoj të shpëtoj botën, duhet të shpëtoj veten”,- tha Zhaku.

“Më mirë të bjerë një tërmet i fortë”/ Lodhje dhe pasiguri, si po i përjetojnë goditjet sizmike ata që kanë mbetur në Santorini

Durimi dhe qëndrueshmëria e banorëve që kanë mbetur në Santorini po “testohen” nga lëkundjet e njëpasnjëshme sizmike që vijojnë prej mbi 20 ditësh.

Lodhja, pasiguria dhe pasiguria janë emocionet kryesore që mbizotërojnë te banorët e ishullit.

“Krizat e këtij lloji rrisin rrezikun e efekteve psikologjike, si ankthi, trishtimi dhe trauma psikologjike,” shpjegojnë ekspertët psikologë për CNN grek.

Në fenomene të ngjashme, afërsisht 10-15% e njerëzve mund të jenë në rrezik të zhvillimit të problemeve të shëndetit mendor, të lehta ose të rënda, pas një situate të tillë emergjente dhe të rëndë psikosociale.

“Është e mundur që emergjencat e shumta, të përsëritura që lindin me tërmetet e vazhdueshme të përditshme të bëhen një sfidë e qëndrueshme dhe e vazhdueshme për mirëqenien psikosociale”, shprehen ata.

Ajo që vihet re nga vëzhgimet në terren, është fakti se shumë banorë dh=o të preferonin më mirë një tërmet të fuqishëm se sa kjo torturë e përditshme.

“Kjo në vetvete tregon lodhjen që po përjetojnë. Ajo që dimë është se stresi apo pasiguria shkaktojnë kriza, veçanërisht në grupet më të cenueshme në komunitetin lokal. Sipas informacionit që disponojnë punonjësit socialë të Qendrës Komunitare dhe stafit të Programit të Asistencës në Shtëpi të Bashkisë, janë regjistruar si vulnerabël ose potencialisht vulnerabël 250 persona, të cilët janë kryesisht të moshuar, persona me aftësi të kufizuara dhe persona me sëmundje mendore dhe për të cilët duhet pasur kujdes të veçantë”, thonë ekspertët.

(BalkanWeb)

SHBA dhe Ukraina po shqyrtojnë marrëveshjen! Uashingtoni do vijojë mbështetjen për Kievin në këmbim të qasjes tek mineralet e saj

Rezervat e mëdha me minerale të rralla i japin Ukrainës mundësitë për të qenë një furnizues strategjik për Perëndimin. Presidenti Donald Trump po shqyrton një marrëveshje që do të siguronte vazhdimin e mbështetjes amerikane për Ukrainën në luftën kundër Rusisë në këmbim të qasjet tek mineralet e saj. Siç njoftojnë korrespondentet e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze nga Varshava, dhe Anna Chernikova nga Kievi, ky propozim po diskutohet gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih.

Miniera Zavallivsky në Ukrainën qendrore ka një nga depozitat më të mëdha të grafinës në Evropë, një material kyç për bateritë e automjeteve elektrike dhe reaktorët bërthamorë. Kjo është një nga rezervat e mëdha të mineraleve të rralla që synojnë Shtetet e Bashkuara ndërsa përpiqen të ulin varësinë nga Kina për materiale të tilla.

Drejtuesit e minierës thonë se me investimet e duhura ajo mund të bëhet një lojtare globale në sektorin e grafinës. “Bëhet fjalë për miliarda dollarë dhe vite investime. Qeveria ukrainase duhet të punojë ngushtë me partnerët amerikanë, evropianë dhe lojtarë të fuqishëm në mbarë botën për të bërë një lëvizje në këtë proces, për ta krijuar këtë bazë së bashku”, thotë Ostap Kostyuk, drejtues i minierës së grafinës, Zavallivsky.

Qeveria ukrainase thotë se vendi i saj ka depozita minerale të 22 nga 50 materialet strategjike të identifikuara si kritike nga Shtetet e Bashkuara. Po ashtu ka 25 nga 34 mineralet që Bashkimi Evropian i ka klasifikuar si tejet të rëndësishme. Bëhet fjalë për grafinë, litium, titanium dhe uranium, minerale thelbësore për industrinë e mbrojtjes, energjinë e gjelbër dhe industritë e teknologjisë së lartë.

Ekspertët thonë se Ukraina ka potencial të lartë por kërkohen investime të mëdha për t’i shfrytëzuar këto rezerva. Zëri i Amerikës bisedoi me zonjën Mariia Kurylo, e cila është me Komisionin Shtetëror për Burimet Minerale.

“Projektet për mineralet e rralla jo vetëm që janë shumë të rëndësishme, por janë strategjike për zhvillimin, jo vetëm për partnerët perëndimorë por edhe për zhvillimin tonë”.

Kompania ukrainase BGV, e cila investon në miniera, thotë se ka shpenzuar 100 milionë dollarë në projekte të mineraleve kritike, por për të rritur operacionet kërkohen investime shtesë prej qindra miliona dollarësh.

Zëri i Amerikës bisedoi me Serhii Voitsehovskyin, anëtar bordi i kompanisë ukrainase të investimeve minerare, BGV. “Zhvillimi i minierës së grafinës në Balakhivka kërkon investim kapitali prej rreth 450 milionë dollarësh”. Ndërsa Amerika dhe vendet e tjera perëndimore kërkojnë të ulin varësinë nga Kina për minerale kritike, Ukraina sheh një mundësi për të forcuar ekonominë dhe sigurinë e saj.

“Kemi një strategji që sjell përfitime në çdo aspekt. Partnerët kanë nevojë për këto materiale, që në të vërtetë janë produkte me vlerë të lartë”, thotë Serhii Voitsehovskyi me firmën BGV. Amerika dhe Evropa janë përpjekur të ulin varësinë e tyre nga Kina, furnizuesi kryesor në botë me minerale të rralla. Roman Opimakh ka qenë drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik të Ukrainës.

“Ukraina do të ndihmojë Evropën dhe Amerikën për të ulur varësinë nga Kina dhe pjesërisht nga Rusia. Në të njëjtën kohë forcon qëndrueshmërinë në vend. Investimet e shumta dhe furnizimet e larta mund të funksionojnë si një kupolë e hekurt për Ukrainën”.

Ai thotë se partneriteti është strategjik dhe ekonomik. Pavarësisht luftës dhe humbjeve të mundshme të territoreve, ai thotë se shumica e mineraleve kritike mbeten nën kontrollin e Kievit./Voa/