Si Klotilda Bushka porositi kushërirën e saj se çfarë duhet të thoshte prokurorëve specialë, njëri nga takimet është…

Shqipëria po përballet me një skandal të rëndë korrupsioni, ku fijet e pushtetit lidhen ngushtë me përpjekjet për të manipuluar drejtësinë dhe për të heshtur dëshmitarët. Deputetja socialiste, Klotilda Bushka, njëherësh kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjit, është vënë nën hetim nga SPAK për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Në një rrjet të ngatërruar mes interesave politike dhe korruptive, Bushka ka tentuar të ndikojë dëshmitarët për të mbrojtur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Përgjimet e siguruara nga prokurorët e SPAK zbulojnë se Bushka ka ushtruar presion mbi kushërirën e saj, Ina Goxhaj, duke i kërkuar të mohojë çdo fakt që mund të dëmtonte kryebashkiakun e Tiranës. Por skandali nuk ndalet këtu. Bashkë me Xoxën dhe avokatët e saj, Bushka jo vetëm që i ka ndaluar Goxhajt të dëshmojë, por edhe i ka sekuestruar telefonin, duke i dhënë një të ri për të fshirë çdo gjurmë komunikimi.

Pra ky është një model tipik i kapjes së shtetit, ku pushtetarët përdorin çdo mjet për të mbrojtur njëri-tjetrin dhe për të penguar drejtësinë. Ndërkohë, Erion Veliaj, i cili dikur pozicionohej si simboli i luftës kundër korrupsionit, sot është një nga figurat kryesore nën akuzë. Përpjekjet e tij për të intimiduar hetuesit e BKH-së dhe prokurorët e SPAK dëshmojnë se frika ka mbërthyer majat e politikës. Por a është ky momenti kur drejtësia më në fund do të sfidojë pandëshkueshmërinë? Apo do të shohim një tjetër përpjekje të dështuar për të ndëshkuar ata që për dekada kanë manipuluar pushtetin në favor të tyre? Kjo mbetet të shihet. Megjithatë theksojmë se Shqipëria është në një udhëkryq, ku e vetmja rrugë drejt së ardhmes është ndëshkimi i politikanëve që kanë shkatërruar besimin e qytetarëve në drejtësi.

Reagon gazetarja Lala

Konkretisht deputetja socialiste, Klotilda Bushka, e cila është edhe kryetare e Komisionit Parlamentar të Ligjit është vënë nën hetim nga SPAK si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në kuadër të dosjes Veliaj, me dyshimin se ka intimiduar kushërirën e saj Ina.G.. Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, gazetarja Klodiana Lala deklaroi se njëri nga takimet me kushërirën e saj është përgjuar, me metoda proaktive, ku tregohet se deputetja e PS-së ka ushtruar presion ndaj dëshmitares për të mbyllur gojën lidhur me informacionet që ajo kishte në lidhje me Ajola Xoxën dhe Erion Veliajn. “Bushka ka intimiduar një kushërirë dhe mikeshë se si të sillet me ligjin. Në fakt kushërira e znj Bushka, ka shkuar në SPAK dhe ka thënë se kushërira ime me thirri në shtëpinë e prindërve dhe më kërkoi të mos shkoja në SPAK dhe të them se nuk mbaj mend asgjë.

Trekëndëshi Veliaj-Bushka-Xhafaj, është një trekëndëshi i njohur, Bushka ka ardhur ne politikë e mbështetur në politikë nga Fatmir Xhafaj dhe Erion Veliaj. Bushka fliste në “gjyqin popullor” të partisë së saj, i kishte ikur zëri, i ishte tharë fyti se e di fare mirë se çfarë ka bërë. Në informacionet që unë kam, njëri nga takimet me kushërirën është i përgjuar, me metoda proaktive. Bushka, në prani të avokatëve dhe të Ajola Xoxës, i ka kërkuar me insistim kushërirës që të mos dëshmonte, i kanë sekuestruar asaj telefonin dhe i kanë dhënë telefon të ri që të zhdukin provat. Tani më thoni se çfarë mund te ndodhë në këtë vend që dëshmon sesi forca e pushtetit ndikon te dëshmitarët për të mbyllur gojën? Nuk ka fare nevojë prokurori ta dëgjojë znj.Bushka, se e ka dëgjuar në forma të tjera”, deklaroi Lala.

Pjesë nga emisioni në “Në Shënjestër” në “News 24”

Krahas biznesmenëve të dyshuar si të lidhur me Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, SPAK ka marrë në hetim edhe deputeten e Kuvendit të Shqipërisë, Klotilda Bushka. Për veprime që thotë se kanë penguar hetimin për kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj. Sipas SPAK, Bushka ka intimiduar dëshmitarët që ishin thirrur nga SPAK. Klotilda Bushka ka marrë kontakte me Ina Goxhaj ish-drejtoreshë ekzekutive e Qendrës ‘Byl-A’, pasi kjo e fundit është thirrur në SPAK. Ajo e ka thirrur zonjën Goxhaj në shtëpinë e prindërve të saj dhe e ka urdhëruar të mohonte gjithçka gjatë marrjes në pyetje nga SPAK. Herën e dytë zonja Bushka e ka takuar Ina Goxhajn në një studio avokatie dhe i ka thënë që gjërat duhet të mohoheshin në mënyrë kategorike. Shqetësimi tjetër i Klotilda Bushkës ishte të mos mësohej se adresa e BYL-A ishte shtëpia e saj. Skandali është thelluar edhe më tek kur Ajola Xoxa i ka marrë Goxhajt telefonin e saj dhe pasi i ka kontrolluar bisedat i ka dhënë një telefon të ri.

Siç del në dosje, Ajola Xoxa, avokatët e saj dhe Klotilda Bushka morën vendimin që Ina Goxhaj të mos paraqitej në SPAK. Ndërsa vetë Goxhaj theksoi se avokatët ishin të shqetësuar pasi në prokurori ishte paraqitur Adela Kondakçiu. Klotilda Bushka sipas saj i ka thënë se nuk duhet të përmendej emri i Ajolës dhe as të tregonte se si kishin funksionuar. Ina Goxhaj thotë se i kanë bërë presion gjatë takimit duke i thënë që në momentin që Ajola do të shkonte në deklarim ajo do ta merrte vesh se çfarë kishte thënë Ina. Sepse informacioni do të rridhte, pasi ata kishin njerëz brenda prokurorisë dhe se do të njiheshin me deklarimin e saj. Por po kështu del që Ajola Xoxa ka orientuar punonjësit sesi te deklaronin në SPAK. Duke iu thënë të jenë konçiz dhe ndërkohë të hiqen sikur nuk mbajnë mend asgjë. Këtë fakt e dëshmon edhe truri financiar i kompanive të saj, Adela Kondakçiu.

Por pikërisht njerëzit që bashkëshortja e kryebashkiakut i konsideronte të besuarit e saj, duket se janë edhe dëshmia më e fortë kundër saj dhe Erjon Veliajt, politikanit të rëndësishëm që hyri në klasën politike duke denoncuar korrupsionin ndërsa po e mbyll karrierën si i dyshuar po për korrupsion. Veliaj që ka zgjedhur para hetuesve të ngrejë duart lart dhe të thotë se nuk ka dijeni për aktivitetet e gruas, por faktet flasin që kryebashkiaku ka patur dijeni pasi prokurorët thonë se ai vetë reklamonte punët e Ajolës, që financoheshin hera-herës nga Bashkia, por edhe institucionet e tjera. Por kërcënime ndaj prokurorëve të SPAK dhe agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duket se ka lëshuar edhe vetë Kryebashkiaku Erion Veliaj. Ndërkohë që Gjykata e konsideron Erjon Veliajn si një personazh me njohje të shumta, për shkak të lidhjeve të shtuara dhe me ndikim mjaft të fortë, që burojnë nga detyra që ai ka ushtruar si kryebashkiak i Tiranës.

Shtetasi nën hetim Erjon Veliaj dërgon mesazhe me natyrë të fortë intimiduese në drejtim të hetuesve të BKH-së, të cilëve u kërkon hapur të ndalojnë thirrjen e bashkëshortes së tij për të dhënë deklarime. Si dhe pranisë se një vartësve të kryetarit të Bashkisë gjatë takimeve të zhvilluara nga bashkëshortja e këtij të fundit me personat e thirrur nga SPAK. Po kështu provohet që Erjon Veliaj të ketë dërguar mesazhe të shkruara në adresë të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mesazhe këto që duket se kanë synim të intimidojnë këta zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës së tyre. Çka mund të imagjinohet lehtë më pas sesi ky shtetas mund të sillet me dëshmitarët potencialë në këtë proces. Por a është ky fundi i yllit të Erion Veliaj? Një yll që u ngjit shpejt lart si drejtues i ‘Mjaft’, si një i ri premtues në një politikë ndryshe, por që tani po njeh fundin e tij, me akuza të cilat nëse do provohen mund të jenë finishi edhe i vetë karrierës së tij si politikan.

Zyrtarja e Bashkisë së Tiranës “gostiti” burrin e saj me një bar kafe te Piramida

E ndërtuar në vitin 1988, tre vite pas vdekjes së Enver Hoxhës, Piramida e Tiranës, është një nga objektet më interesante të kryeqytetit. Pas rënies së regjimit në vitin 1991, objekti u kthye në qendër kulture e më pas përjetoi shumë histori teksa pjesë të tij u kthyen në lokale e diskoteka, studio televizive, zyra të privatëve duke e çuar gradualisht në një degradim të pakthyeshëm.

Sot brenda Piramidës ndodhen 18 salla ku të rinjtë mund të studiojnë IT, robotikë, dizajn, si dhe 14 klasa në natyrë. Sipas projektit, përveç ndërtesës ekzistuese, u krijuan të tjera hapësira, të ndara nga Piramida. Nga sa u deklarua, do të ishte shtëpia e re e TUMO Tirana, qendrës për teknologji kreative e cila i ofron studentëve mundësinë për të përvetësuar aftësi të domosdoshme të shekullit të 21-të si animacioni, zhvillimi të lojërave, dizajni grafik, realizimi i filmave, muzika, modelimi 3-D, dhe robotika.

Do të ishte gjithçka perfekte sikur të ishte vërtetë kështu.

Por përveç qendrave dedikuar fëmijëve dhe të rinjve në piramidë nuk mungojnë bar-kafetë të dhëna me qira nga pronarja e ligjshme e objektit, Bashkia e Tiranës.

Thuajse të gjitha qoka të kryetarit të bashkisë Veliaj për miq dhe bashkëpunëtorë të tij, si në rastin e DV8 to Art, një bar kafe- restorant i cili ndodhet në pjesën perëndimore, tepër i lakmuar nga kushdo që bën biznes.

Ndjekja e punimeve te rikonstruksionit të Piramidës, është kryer nga Drejtoria e Planifikimit të punëve publike pranë bashkisë Tiranë drejtuar nga Ilda Qazimllari, person i dosjes famëkeqe 5D. Meqenëse zonja në fjalë u përfshi në skandalin që çoi në burg gjysmën e drejtorëve të bashkisë Tiranë, për ndjekjen e punimeve u caktuar si koordinatore zonja Alika Dhulja Joanidhi. Dhe për këtë sakrificë, ajo duhej shpërblyer.

Ambienti i kafesë së famshme arabike, iu dha shoqërisë “DV8” sh.p.k në pronësi të Rezart Joanidhit me 66% të aksioneve, ndërkohë që 34% i zotëron ortaku i tij Albert Leka. Rezart Joanidhi është bashkëshorti i Alika Joanidhit, koordinatores së projektit të Piramidës.

Kjo e fundit, në konflikt të hapur të interesit i dha një bar kafe në ambientet e piramidës bashkëshortit të saj. Bëhet për kafen DV8 to Art.

Sipas ekstraktit hisotrik nga Qendra kombëtare e Biznesit subjekti DV8 to art është themeluar në 7 shtator të 2023 dhe është regjistruar në QKB një ditë më pas.

Shoqëria e re u regjistrua me një Kapital prej 58 milion e 315 mijë leke të vjetra, nga të cilat Rezart Joanidhi ka 66%, ose diçka më shumë se 35 milion lekë.

A nuk jemi ne konflikt interesi me këtë ambient të dhënë në emër të Rezart Joanidhit, bashkëshortit të koordinatores së projektit Piramida? Për më tepër që zonja në fjalë tashmë është shpërblyer për punët e mira, duke u emëruar drejtore e drejtorisë së investimeve të punëve publike në Bashkinë Tiranë.

Kjo e fundit mohon t’i ketë dhënë burrit të saj ambient në Piramidë. Sipas saj është bëre me ankand dhe nuk ka konflikt interesi.

(BalkanWeb)

“Kur shkuan në Greqi ishin frymë të gjalla në qiell të hapur”- Rama thirrje shqiptarëve për t’u kthyer në atdhe

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit që të kthehen në atdhe për të investuar këtu.

Rama u shpreh se Shqipëria sot është një realitet tjetër dhe e gatshme për të pritur shumë emigrantë mbrapsht.

Kreu i qeverisë, në podkastin “Flasim”, theksoi se çdo kthim në Shqipëri i emigrantëve është një dije eksta “për shkak të eksperiencës së mbledhur në realitet tjetër”.

Edi Rama: Unë mund të flas me njëfarë kompetence sepse kam bredhur gjithë Shqipërinë, kam parë si ka qenë, si është, por besoj se di edhe se si duhet të jetë.

Në radhë të parë çdo kthim i atyre që janë jashtë janë kthim i një dije ekstra, për shkak të eksperiencës së mbledhur në realitet tjetër. Së dyti, nuk është Shqipëria dot aspak më e vështirë seç ishte Greqia dje, për këta njerëz që kur vajtën dje atje ishin frymë të gjalla në qiell të hapur, madje të mbuluar nga hija e paragjykimeve dhe sot fakt që 35% e prodhimit në Kretë që është zona më pjellore e Greqisë është e shqiptarëve.

Janë shumë më të fortë sot dhe kanë edhe dije ekstra, në rast se këta që kanë dilemë fillojnë dhe punojnë edhe tokën e tyre këtu, apo marrin e qira tokat e tjerëve, lidhen me të tjerët, me siguri që bëjnë sukses për arsye sepse nuk kanë arsye pse të mos bëjnë sukses siç mund të kishte deri dje dhe patjetër që nuk janë të huaj që nuk njohin terrenin ose… janë jo thjesht në habitatin e tyre por një armë, që shumëkush këtu nuk e ka, që janë armët e një eksperience jashtë vendit. Sigurisht që me avancimin që po kemi dhe së shpejti do hapim kapitujt e tjerë të negociatave dhe me gjasat që të hyjmë në BE brenda kësaj dekade, dhe vetvetiu do të jetë një investim shumë i mirë. Asnjë investim që është 100%, sa më 100% i sigurt të jetë investimi aq më pak fitime ke.

Kush nuk provon është e sigurt që nuk realizon, atë që do të donte. Kush provon edhe mund të dështojë, por them që Shqipëria është sot e gatshme për të pritur shumë më tepër emigrantë mbrapsht dhe nuk është Shqipëria ajo që duket nga TV, ku 90% të kohës dëgjon vetëm zi.

Këtë javë kemi diskutuar pse kur korrupsioni fillon luftohet realisht perceptimi për një periudhë të caktuar kohe rëndohet sepse fillon dhe ekspozohet, kthehet në një temë që ndikon në perceptim.

Ndërkohë që jemi komplet një vend tjetër.

Babai filmon momentin kur i biri 24-vjeçar gëIItitet nga balena në Kili

Një balenë gëlltiti për pak momente një 24-vjeçar në Kilin jugor, teksa i riu ndodhej me kajak (mjet lundrimi) në mes të detit. Pamjet virale janë filmuar nga babai i 24-vjeçarit.

Adrián Simancas po bënte kajak me babanë e tij, Dell, kur balena doli papritur dhe e përpiu atë së bashku me kajakun.

Në videon virale, Dell Simancas dëgjohet duke bërtitur “Relax! Relax!” ndërsa djali i tij u zhduk në gojën e balenës. Pesë sekonda më vonë, Adrián u kthye në sipërfaqe, i habitur, por i sigurt.

Me djegie dhe mavijosje në trup, 4-vjeçarja dërgohet në spital pas ditësh vuajtjesh në shtëpi, arrestohet nëna

“Mendova se më gëlltiti,” tha Adrián për AFP, duke përshkruar ndjesinë që përjetoi në ato momente.

“Në atë moment mendova se do të vdisja”, tha ai.

Gruaja e futi në burg, 2 vjet pa parë vajzat, një surprizë për Albertin në qendër të Rrogozhinës

Një javë më parë, ndamë historinë e 55-vjeçarit nga Kruja, Albert Skura, i cili është në kërkim të 3 vajzave të mitura, që nuk i sheh prej një kohe të gjatë. Pas një martese të parë të dështuar, ai u njoh me një vajzë 21 vite më të re në moshë, me të cilën krijoi familje. Ata jetonin në Gjermani, por në vitin 2021 siç thotë Alberti, gruan e tij e depërtoi shteti gjerman për prostitucion.

“Elsona gjatë kohës që isha unë në Shqipëri, në Gjermani kishte nisur të bënte gjëra të papëlqyeshme. Siç më kanë thënë pinte drogë. Kishte filluar prostitucionin. Ajo me të vetën e quan punë, por si mund të bëj një nënë një gjë të tillë?!”.

Prandaj veç mungesës së vajzave dhe mallit në këto dy vite, dyshimi se nëna e fëmijëve të tij ushtron prostitucion, është një tjetër arsye se pse Alberti insiston të gjejë se ku ndodhen ato. Të shoqëruar nga 55 vjeçari, hymë brenda shtëpisë ku më herët ka jetuar 34-vjeçarja me fëmijët e saj, dhe aty mësojmë se vetëm 2 ditë para se Alberti të linte qelinë, ajo kishte braktisur banesën duke u zhdukur pa lënë gjurmë. Në raftet e boshatisur dhe të shkatërruar, gjetëm skeda telefoni, dokumente kredimarrje dhe dërgesa parash në adresë të një personi në Peqin, me të cilin kuptuam se 34-vjeçarja kishte krijuar një lidhje.

Prandaj me shpresën që në shtëpinë e këtij personi mund të ishte dhe nëna me tre vajzat, nuk humbëm kohë dhe u nisëm drejt qytetit të vogël në zemër të Shqipërisë. Pasi dhamë disa detaje paraprake në policinë e Peqinit, bashkë me një patrullë nisemi për në adresën ku dyshojmë se do të gjejmë tre vajzat e Albertit. Aty gjetëm nënën e 25-vjeçarit, e cila na pohoi se gruaja e Albertit kishte jetuar aty me vajzat, por në muajin gusht 2024 ishte larguar për te nëna e saj. Prandaj, largohemi me urgjencë nga Peqini dhe nisemi drejt Laçit, në shtëpinë e vjehrrës së Albertit.

Edhe pse gjykata nuk është shprehur ende për kujdestarinë e fëmijëve dhe rrjedhimisht babai ka të drejtë t’i takojë ata, Alberti është i frikësuar. E ndërsa koordinoheshim me Policinë e Kurbinit për të zhvilluar një takim në prezencë të tyre dhe një psikologeje, na telefonoi një numër i panjohur.

“Unë atij z.Albert i kam dhënë të gjitha të drejtat t’i shohë fëmijët, si kur është bërë gjyqi në 30 janar si me avokatin e tij, si me të gjitha. Unë jam e gatshme t’i sjell fëmijët t’i shohi. Por unë nuk dua të takohem me të personalisht“.

Ishte 34-vjeçarja, e cila e njoftuar me gjasë nga ish- i dashuri, u vu menjëherë në kontakt me ne. Më pas na telefonoi avokatja e saj.

“Unë kam folur vetë me Albertin se ne jemi shumë dakord që ai të takojë fëmijët, por unë kam një kërkesë nga ju, në Rrogozhinë takohemi, në shtëpi, në lokal ose afër stacionit të Policisë“.

Më në fund një lajm i mirë. Alberti do të takohej me vajzat e tij, madje të nesërmen. Kështu, një ditë më pas, ekipit tonë i bashkohet edhe psikologia Erisa Aliaj, e cila i jep 55-vjeçarit këshilla që duhen zbatuar gjatë komunikimit që do të ketë me fëmijët. Në një lokal në qendër të Rrogozhinës, po na priste nëna me 3 fëmijët. Sapo shikon ish-burrin, ajo largohet, ndoshta për të shmangur çdo keqkuptim të mundshëm, por Alberti është i gjithi i rrëmbyer nga emocionet dhe i painteresuar për detaje të tilla. Ai i takoi të trija vajzat dhe u çmall me to, në pritje të vendimit të gjykatës për kujdestarinë e tyre./ Piranjat

Dalin faturat e fshehura ku Erion Veliaj bleu për Ajola Xoxën në Londër (Foto)

Një nga justifikimet me të cilën është kundërshtuar arrestimi i Erjon Veliajt, është se shpenzimet marramendëse me vlerë qindra mijëra euro nuk u bënë nga ai vetë, por nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Ky arsyetim që tërthorazi ia lë peshën e fajit Ajola Xoxës dhe e lehtëson kryebashkiakun e Tiranës u hodh më së pari nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS.

“Kryetari i bashkisë nuk vesh fustane,-tha Rama,-nuk përdor bizhu dhe për këtë të marrësh një njeri të zgjedhur që ka një kontratë me qytetarët dhe ta mbyllësh në dhomë paraburgimi duhet të tregosh minimalisht fustanet dhe bizhutë, provat”.

Por në morinë faturave që janë nxjerrë nga kompjuteri i Ajola Xoxës dhe që janë siguruar nga Lapsi.al, rezulton se shpenzimet e Ajolës nuk ishin ndonjë sekret brenda familjes, siç aludojnë mbrojtësit e kryebashkiakut.

Në fakt nga disa fatura, rezulton se në janar të vitit 2015, kur Veliaj ishte Ministër i Punëve dhe Çështjeve Sociale ai ka qenë në një vizitë në Londër. Atje, përveç punëve të tjera, ka marrë një porosi me vlerë gati 1 mijë e 200 paund për të shoqen.

Shpenzimet janë regjistruar në dy fatura, ku shënohen këpucë, vathë, kremra, mbathje, funde etj.

Porosia ka pasur si destinacion dhomën 577 në hotel “Park Plaza westminster Bridge” (foto poshte) dhe mban emrin e Erjon Veliajt. Faksimile më poshtë:

Në faturën e parë, (faksimile lart) janë porositur disa lloje kremrash që variojnë nga 35 paund deri në 83 paund secili.

Por aty gjen edhe një palë këpucë të sheshta, të markës Jimmy Choo të përshtatshme për t’u veshur në mbrëmje Gala.

Çmimi i këpucëve është 375 paund pa llogaritur doganën. Në foton ilustruese më poshtë, modeli i këpucëve i korrespondon modelit të dorëzuar Veliajt në Londër:

Porositë që Veliaj kishte marrë nga e shoqja gjatë vizitës në Londër kushtojnë të dyja rreth 1 mijë e 200 paund, pa vlerën e doganës.

Shuma nuk është ndonjë ekzagjerim i çmendur, por shpenzime të tilla, Ajola Xoxa i kishte disa herë në muaj, sipas dokumentave që ka siguruar Lapsi.al. Janë të tilla blerje të njëpasnjëshme, që sipas SPAK kapën më pas në vlerën prej 860 mijë euro shpenzime në 4 vjet.

Duhet theksuar se porositë që Erjon Veliaj ka pritur për të shoqen nuk përbëjnë vepër penale. Madje përkushtimi që Veliaj ka treguar duke plotësuar dëshirat e të shoqes ndërsa qëndron në Londër, është për t’u përgëzuar.

Por pasi sheh këto fatura, duhet të jesh idiot të besosh alibinë e Edi Ramës se Erjoni nuk e dinte që gruaja e tij kishte maninë e blerjeve frenetike tek “Net-a-porter” për markat e luksit. Sepse në mesin e faturave që ka parë Lapsi.al ka veshje të Michael Kors, Victoria Beckham, Prada, Karl Lagerfeld, Dolce Gabbana, Viviene Westwood etj.

Vërtet këto fustane nuk i vishte Erjon Veliaj, por paratë për t’i blerë vinin nga pozicioni i tij si ministër dhe si kryetar i bashkisë së Tiranës. Nga këto pozita, Erjon Veliaj i jepte mundësinë Ajola Xoxës që të shpërdoronte qindra mijëra euro me fustane, këpucë dhe vathë, që kanë lënë me gojë hapur të madh e të vogël./Lapsi.al

Gjesti “shpërthen” ndaj Xhenetës: Nuk kam pasur kurrë punë me një fe mër kaq të uIët

Pas një periudhe të gjatë distancimi dhe injorimi të dukshëm nga ana e Gjesti, mbrëmja e djeshme solli një moment të papritur mes tij dhe Eglit.

Dyshja u shtrinë në shtrat dhe, për herë të parë pas kësaj periudhe ftohjeje, patën një bisedë së bashku.

Gjatë bisedës, Gjesti nuk kurseu fjalët e ashpra ndaj Xhenetës, duke shprehur hapur zhgënjimin e tij për të.

Ai e akuzoi atë për mungesë ndjenjash dhe sinqeriteti, duke thënë: “Asaj nuk ia ka ni kurrë brenda për mua, e po ia nin jashtë, interesant. Ia njoh shumë mirë edhe ata lot. Nuk më ka rënë të takoj femër më të ulët. Kurrë nuk më ka rënë të takoj, nuk kam pasur punë me një femër kaq të ulët, të betohem po më vjen turp nga vetja”.

Më tutje ai vazhdoi: “Një femër që nuk ka mëshirë, pa moral, pa karakter, një femër që ka luajtur dhe një femër që del jashtë dhe loton për mua, pas krejt atyre të zezave, veç shiko akoma sa e pafytyrë është”.

Ndërkohë, Egli nuk tha asgjë dhe vetëm e dëgjoi në heshtje.

Reagimi i saj i rezervuar la hapësirë për interpretime mbi atë se si ajo e përjetoi këtë rrëfim të fortë nga Gjesti.

Ky moment i afërsisë mes dyshes ka ngritur pikëpyetje nëse do të rikthehen në komunikim më të afërt, apo nëse kjo ishte vetëm një bisedë kalimtare mes tyre.

“Nuk dua të mërzit dikë tjetër”, Egli tregon pse nuk ia dedikoi Olsi Bylykut letrën: Për atë mund të shkruaj roman

Në prag të Shën Valentinit, banorët e “Big Brother VIP Albania” u ftuan të shkruanin letra personale për personoin e zemrës ose një ish-partner.

Egli zgjodhi t’i dedikonte një letër emocionuese Gjestit, ku shprehu ndjenjat dhe vështirësitë që ka përjetuar brenda shtëpisë. Gjatë leximit të letrës, Gjesti mbeti i habitur nga fjalët e saj ndërsa Egli u përlot.

Por gjatë “Prime” të sotëm, e pyetur nga Ledioni se kush është dashuria më e madhe që ka jetuar, Egli u përgjigj kështu: Nuk e di a ka njesi matëse, që një ndjenjë të jetë më e madhe se një tjëtër. Kam theksuar në vargjet e para që t’i ke një vajzë që e njeh dashurinë, e njeh emocionin dhe sakrificën. Nuk është se unë njoha Gjestin dhe po i përjetoj për hërë të parë këto emocione. Kjo është një gjë e rë për mua. Nuk bazohem në të shkuarën për të krahasuar.

Më tej, Egli tregoi se letrën nuk ia dedikoi ish-partnerit për shkak se nuk do të lëndojë apo të krijojë keqkuptime për të dashurën akuale të Olsi Bylykut.

“Për disa arsye të tjera të aktualitetit të asaj ish marrëdhënie, që nuk dua të lë vend për keqkuptime te dikush tjetër, apo të bëj dikë tjetër të mërzitet,” tha Egli në Prime.

Rrëfehet Nesti Angoni: Ja çfarë më tha Rama për Erion Veliajn, kryeministri është në qiellin e shtatë pas arrestimit…

Në një intervistë satirike në gazetën “SOT”, personazhi misterioz Nesti Angoni, njeriu që e çoi Erion Veliajn drejt dyerve të SPAK-ut, del nga anonimati për të rrëfyer prapaskenat e një lufte të heshtur brenda Partisë Socialiste.

Me një stil që përzien cinizmin politik me një vetëbesim të palëkundur, Angoni shpalos strategjinë e tij, taktikat e denoncimit dhe marrëdhënien e tij me Edi Ramën, të cilit, siç thotë ai, i ka dërguar “mesazhet e duhura për të heshtur.”

A ishte ky një akt besnikërie ndaj kryeministrit apo një goditje e menduar mirë për të marrë pushtetin? Çfarë e shtyu të dërgonte provat anonime në SPAK dhe si e përjetoi “tradhtinë” e Lalit? Dhe më e rëndësishmja, a ka frikë Edi Rama nga ai?

Në këtë rrëfim ironik dhe sarkastik, Nesti Angoni na fut në labirintin e politikës shqiptare, ku lojërat e pushtetit, letrat anonime dhe betejat për mbijetesë janë rregulli i ditës. Lexoni më poshtë intervistën satirike me njeriun që u bë “hija” më e frikshme në oborrin socialist.

-Zoti Angoni, nga jeni me origjinë?

Përshëndetje dhe faleminderit për ftesën tuaj për të dhënë sqarimet e nevojshme rreth të vërtetës time. Unë jam nga Tirana nga një derë e mirë e këtij qyteti elitar. Arsimimi im është pak kompleks por kam bërë ca kurse të specializuara të cilat më kanë dhënë një formim perëndimor.

-A mund të na tregoni kur vendosët që të dilni nga anonimati?

Pas gjithë këtyre zallamahive që kanë ndodhur në partinë time e ndjej të nevojshme të jap sqarimet e domosdoshme për të zbardhur të vërtetën e denoncimit tim në SPAK për Erion Veliajn. Për më shumë më ka “trembur” kërcënimi i shefit të qeverisë në drejtim tim. Dita e arrestimit të Erionit dhe mesazhi i koduar i Edit për mua më kanë trembur pak, pasi shikoj se lufta brenda llojit që kemi filluar po shkon përtej shakave që ne si socialistë bëjmë shpesh.

-Pse pikërisht denoncuat kryebashkiakun Erion Veliaj?

Erioni. Hmmmm.

Maskarai.

Ne si parti nuk mund të pranojmë mosmirënjohësit dhe pabesitë. Kishte kohë që ky tipi kishte filluar të kultivonte në trurin e tij idenë e njeriut që kishte lindur për ti zënë vendin kryetarit të PS. Duke qenë miku i ngushtë i Aleksit të Sorosit, lalit ju mbush mendja se mund ti hante kokën Edit dhe mua njëkohësisht. Pasi u fut në kokërr të burgut Sajmja dhe u spostua tigri, Lalit ju mbush media se kishte ardhur koha për të hapur betejën vendimtare për ti zënë vendin Edit. Kështu, në zgjedhjet e vitit 2021 kur shefi spostoi nga lista Fatmir Xhafën, Lali përmbysi gjithçka dhe arriti ti japë mandatin e deputetit këtij të fundit gjë që acaroi shefin i cili më thërriti në zyrë dhe më la detyrë që lali duhet asgjësuar me çdo kusht pasi po na rrezikon seriozisht pushtetin. Realisht mua më erdhi pas fillit kjo situatë se me një gur vrisja dy zogj.

Vrisja Lalin, të cilin e fusja në burg dhe bëhesha njeriu më i fortë në parti pa asnjë pretendent duke pasur rrugën e hapur për ti futur Edit ndonjë aksident fatkeq që do të më kurorëzonte mua njeriun më të fuqishëm në parti dhe qeveri. Duke pasur informacione pafund vura në lëvizje drejtorët e mi që kam në institucione kyçe dhe përgatita dosjen e lalit. Gjeta udhëtimet e tij me biznesmenët e ndryshëm dhe zbërtheva skemat e tij. Nëpërmjet sistemit TIMS dhe Aviacionit gjeta gjithë lëvizjet e tij nëpër botë dhe me sistemin e blerjeve nxora qarkullimet e harabelit. Kështu me radhë nxora lëvizjet e ndryshme nëpër banka dhe hipoteka ku zbardha dhe lëvizjet pronësore të Lalit me biznesmenë të ndryshëm. Pas një pune voluminoze me ekipin tim të drejtorëve përgatitëm shkresën anonimen për SPAK dhe ja nisëm pa emër por me prova të qepura që nuk kishte mundësi kontestimi.

Në fund të anonimes ishte vërtetë emri im, por në fakt ishte një ekip i tërë që punoi për të. Këtu kishte absolutisht të drejtë Edi që tha që provat nuk ishte vetëm Nesti, por një ekip i tërë dhe kjo më ka vënë pak në preokupim, pasi me çfarë shikoj e paskam tepruar pak.

-Ju mendoni se Edi Rama është zemëruar me ju për denoncimin ndërkohë që ai e ka kërkuar vetë eliminimin e Lalit?

Në fakt Edi është mësuar të mbajë poshtë vetes dy persona që grinden mes tyre. Kështu u soll midis Lalit dhe Sajmes. Më pas Lalit dhe tigrit derisa erdha unë. Sinqerisht unë i marr shumë seriozisht detyrat e ngarkuara nga Edi dhe realizova këtë goditje vdekjeprurëse Përsa i përket zemërimit të Edit të ditëve të fundit nuk mendoj se është zemërim. Ai është në qiellin e shtatë në këtë moment. Lalin e zhduku nga skena politike dhe tani nuk ka më pengesë në rrugën e tij, pasi me zhvillimet e fundit politike, ndërkombëtare dhe me divorcin që ka bërë me Sorosin ai ndihet komod. Spektaklet që bën në grup dhe konferenca me pseudomërzitjen e tij janë aktrime të tij pasi është një aktor i paparë.

-Si e shikoni pozicionin tuaj në këtë moment?

Më i fortë se kurrë. Pas përmbysjes së lalit ndihem i plotëfuqishëm. Edin e kam rrethuar me njerëzit e mi. Ai i ka marrë mesazhet e duhura nga ca njerëz të botës së xhunglës që të heshtë dhe mos tentojë të ndihet kur unë ti kërkoj largimin. Letrave anonime jua mora dorën dhe kam bërë një hambar me prova, përgjime dhe dokumentacione që ky i fundi nuk do të guxojë të më dalë kundër. Troç. Jam në ekstazë

-Kryeministri Rama paralajmëroi se do t’ju gjejë dhe tha se nuk mund të jeni një person i vetëm. A ndiheni i fyer që nuk ju japin meritën për punën tuaj anonime?

Pallavrat e Edit. Ai më urdhëroi. Ai më urdhëroi që të organizoj opozitën të rrinte te oborri i bashkisë. I mbajta unë me financime kompanitë e Doktorit, Bellos dhe Nul Mokës. Ai duhet të ma dijë për nder se në vend që opozita të rrinte te dyert e kryeministrisë i lija para oborrit të Lalit. Më thoni një opozitë në botë që rri për një vit rresht para dyerve të bashkisë a thua se po lufton të merrnin bashkinë dhe jo mazhorancën? Un vura në rresht Nulin, Bellin e tij të cilët i lashë si zabërhanë në dyert e lalit duke ja larguar Edit nga zyrat. Jam mjeshtër për xhonglime megjithëse jam pa shkollë po kam shkollën e oktapodit unë.

-Nëse do të përshkruanit marrëdhënien tuaj me Erion Veliajn në një fjalë, do të ishte: “dashuri e fshehtë”, “rivalitet politik” apo “një raport me shumë SPAK”?

Dashuri unë me Erionkën!!!!? Unë e ha të gjallë me gjithë rrecka. Sa për rivalitetin mos duket vallë rivalitet ai në burg unë mbret?
Hahahahaaha……

-Pse mendoni se Edi Rama është kaq i vendosur për t’ju gjetur? A është më shumë kuriozitet apo frikë se mos ju keni të dhëna edhe për të?

Do ju përgjigjesha me një batutë të filmit “Përballimi”: “Gërmo Tare, gërmo se qenin e ngordhur do gjesh”.

SHËNIM: Çdo ngjashmëri me personazhe reale është rastësore

Kaq e patën, Gjesti dhe Egli bashkohen përsëri në krevat: Nuk mundëm më!

Një kapitull tjetër dramatik ka përfunduar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Tensioni midis Eglit dhe Gjestit ka qenë i dukshëm gjatë ditëve të fundit, veçanërisht pasi Egli ka filluar të dyshojë se Gjesti e ka përdorur atë për t’u hakmarrë nga Xheneta.

Gjesti, nga ana tjetër, ka zgjedhur të injorojë Eglin, gjë që e ka shtyer të fundit në një situatë emocionale të vështirë. Egli, e ndjerë nga ndjenjat e saj, ka shpërthyer në lot dhe ka kërkuar me vendosmëri të bisedojë me Gjestin për të qartësuar situatën.

Gjatë natës, kur banorët e tjerë ishin të vendosur për të fjetur, Gjesti ka bërë një lëvizje të papritur. Ai i ka kërkuar Eglit të flinte me të, një ftesë që ajo e ka pranuar menjëherë. Egli është shkuar tek krevati i tij, dhe në fytyrën e saj mund të shihte një shkëlqim lumturie, duke treguar se marrëdhëniet mes tyre ishin rregulluar.

Në këtë moment, Valbona, e cila duket se ka qenë vëzhguese e gjithë situatës, ka thënë me një ton të qartë: “Kaq e patët?”. Gjesti i ka përgjigjur me thjeshtësi: “Kaq ishte. Nuk mundëm më.”

Video Player