Çfarë ndodhi? Për faj të Gjestit, Egli ‘shpërthen’ në lot: Dua të iki

Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit ka kaluar në një moment të rëndë emocional në shtëpinë e Big Brother. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për t’u afruar dhe komunikuar me Gjestin, ai ka zgjedhur ta injorojë plotësisht Eglin, duke mos i kthyer asnjë fjalë.

Ky qëndrim i ftohtë ka shkaktuar një reagim të fortë te Egli, e cila shpërtheu në lot ndërsa ndodhej në dhomën e grimit, duke i shprehur dhimbjen e saj Rozana Radit: “Kam tre ditë që mezi marr frymë në këtë shtëpi. A ka shpirt ky njeri? Ka tre ditë që dua të iki”. Ndërkohë, Gjesti vazhdonte të qëndronte indiferent dhe i ftohtë, duke hekurosur pa reaguar ndaj emocioneve të saj.

Tani mbetet për t’u parë se si do të vijojë dinamika mes tyre. A do të vendosë Egli të largohet nga loja? Sigurisht, ky moment ka tërhequr shumë vëmendje dhe ka ngritur pyetje për të ardhmen e marrëdhënies së tyre në shtëpi.

Modelja shqiptare ndan momentin interesant nga familja, vajza i kërkon Emines 5 dollarë për …

Modelja e njohur, Emine Çunmulaj, është tejet aktive në rrjete sociale duke treguar momente nga përditshmëria me fëmijët e saj.

Së fundmi, ajo në Instastory ka treguar se si e ka “detyruar” vajzën e saj 6-vjeçare për t’i larë enët.

Në video ajo dëgjohet duke e pyetur vogëlushen se a i pëlqen kjo gjë, ndërsa Mia i përgjigjet se e urren larjen e enëve dhe i kërkon që ta paguajë pesë dollarë.

Me këtë përgjigje qesh Emina, duke i thënë me shaka në shqip se do ta merr papuçen për ta rrahur në të pasme.

BIRN: Blerjet luksoze të Ajola Xoxës, “Imelda Marcos” e Tiranës

Në Tiranë, një nga kryeqytetet më modeste në Evropë, ku paga mesatare është 600 euro në muaj; Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, dyshohet se shpenzonte mbi 100 mijë euro në vit vetëm për blerje në internet.

Hetimi i Prokurorisë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka zbuluar rreth 130 deklarata doganore në emrin e saj ose të bashkëpunëtorëve të ngushtë midis 2016 dhe 2021, për një shumë totale prej 860 mijë euro.

Mallrat e luksit të importuara përmes shitësve online si Net-a-Porter, Moda Operandi dhe Mercedes Distribution Moda, përfshin një gamë të gjerë të fustanesh, bizhu, bikini, çorape, aksesorë, ‘make-up’, si dhe produkte të tjera luksi nga marka si ‘Louis Vuitton’ dhe ‘Prada.’

“Veprimet hetimore të kryera në lidhje me shpenzimet e bëra nga Ajola Xoxa dhe të afërmit e saj në shifrën e 86,721,175 (tetëdhjetë e gjashtë milion e shtatëqind e njëzet e një mijë e njëqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë për rroba, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë, etj,” shkruan SPAK në kërkesën për masën e sigurisë ndaj Xoxës dhe Veliaj.

Kryebashkiaku jetëgjatë i Tiranës u arrestua të hënën me urdhër të Gjykatës Speciale nën akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Ai dyshohet se ka krijuar një skemë të mirëmenduar korruptive për të përfituar ryshfete nga fondet e Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet një rrjeti OJF-sh dhe kompanish të kontrolluara nga bashkëshortja e tij.

Të mërkurën në mbrëmje, Gjykata Speciale konfirmoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj Veliajt, ndërsa la në ‘detyrim paraqitje’ Ajola Xoxën, duke qenë se është nëna e një fëmije të mitur.

Në një deklaratë në faqen e tij në ‘Facebook’, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se blerjet online të bashkëshortes ishin të ligjshme.

“Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje,” tha Veliaj.

“Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal,” shtoi ai.

Erion Veliaj është prej gati një dekade kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe një prej figurave kryesore të Partisë Socialiste në pushtet. Përpara se të zgjidhej në krye të bashkisë më të madhe në vend, Veliaj ka shërbyer si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nga viti 2013 deri në vitin 2015. Përpara ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, ai njihej si aktivist i shoqërisë civile dhe themelues i Lëvizjes “Mjaft!”.

Ajola Xoxa është një juriste shqiptare, e specializuar në të drejtën e energjisë. Ajo është bashkëthemeluese e platformës së artit bashkëkohor “Harabel“, e cila fokusohet në promovimin e artit dhe kulturës në Shqipëri. Veliaj dhe Xoxa u martuan në vitin 2014 në një dasmë me qindra të ftuar në kështjellën e Gjirokastrës dhe janë prindër të një djali.

Me pamjen e saj të kujdesur dhe veshjet e stiluara, Xoxa ka qenë shpesh subjekt i faqjeve rozë dhe publikeme të lidhura me modën dhe stilin e jetës në Tiranë. Sipas SPAK, nga viti 2016 deri në vitin 2021, Xoxa shpenzoi mesatarisht 14.4 milionë lekë (140 mijë euro) për blerje online në dyqane mode dhe mallrash luksi.

Ndryshe nga sa shprehet kryebashkiaku i Tiranës, këto blerje nuk kanë qenë transparente dhe as nuk janë deklaruar në Inspektoriatin e Kontrollit dhe të Deklarimit të Pasurive (ILDKPKI).

Sipas SPAK, jo vetëm që është shkelur detyrimi ligjor për të raportuar shpenzimet, por Xoxa gjithashtu ka krijuar një skemë për të kamfluar blerjet online, duke përdorur Erlad Ismailin – një nga punonjësit e kompanisë së saj ‘Partners Law’ për zhdoganimet.

Gjatë deklarimit në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi Erald Ismaili ka rrëfyer se ndryshe nga sa sugjerojnë zhdoganimet, ai bën një jetë modeste, me të ardhura familjare rreth 2,4 milionë lekë në vit si dhe madje as nuk disponon automjet, për shkak se makina është shpenzim i madh për të.

I pyetur nëse kishte blerë ndonjëherë rroba të markave si “Louis Vuitton apo Prada”, shtetasi Erald Ismaili e ka mohuar një gjë të tillë. Kur është ballafaquar me faktin se për vitet 2016 deri në vitin 2021, në emër të tij janë paguar produkte të cilat janë zhdoganuar me 130 praktika doganore, në vlerë 55,4 milionë lekë, pa përfshirë pagesat doganore dhe taksat, Ismaili është shprehur i habitur dhe ka sqaruar se këto blerje nuk janë bërë nga ana e tij, por nga shtetësja Ajola Xoxa.

“Deklaruesi kujton se i ka dhënë Ajolës njëherë kartën e identitetit, pasi e kërkonte posta, por nuk ka dijeni se si është përdorur,” shprehet SPAK.

“Ky deklarim është në unitet me të gjitha provat e tjera të administruara, pasi shtetasi Erald Ismaili nuk ka asnjë mundësi financiare për të bërë blerje online të veshjeve dhe sendeve të tjera personale, si make up etj, në një vlerë të përgjithshme prej rreth 65 milionë lekë në harkun kohor të rreth 4 viteve (bashkë me TVSH),” shton organi i akuzës.

Gjatë deklarimit në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, edhe shtetësja Adela Kondakçiu – që ka shërbyer si financiare e Qendrës ‘Harabel’, ka mbështetur rrëfimin e Erald Ismailit.

Ajo ka treguar se si i “kanë paguar cash zhdoganimet e Eraldit me urdhër apo me kërkesë të Ajolës”.

“Lekët për pagesat e doganave i jepte gjithmonë Ajola,” deklaron Kondakçi. “Nga paketimi kam konstatuar se ishin marka të shtrenjta të rrobave,” ka shtuar ajo.

Hetimet e SPAK rreth mënyrës së jetesës së Xoxës nuk kanë të bëjë vetëm me zakonet e saj të blerjeve në internet, por shenjestrojnë me burimin e fondeve që financojnë këtë luks.

Edhe pse bashkëshorti i saj mbante postin e kryebashkiakut të kryeqytetit, pagat zyrtare ishin të pamjaftueshme për të përballuar këtë nivel marramendës shpenzimesh.

Hetimet e SPAK hedhin dyshime se këto blerje luksi janë financuar nëpërmjet fondeve të transferuara në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës, si dhe kompani që merrnin leje ndërtimi në kryeqytet.

Rasti i Ajola Xoxës ngjall krahasime me figura të tjera të bashkëshorteve të politikanëve, të cilat u kthyen në ikona mode, si Imelda Marcos e Filipineve dhe Leila Ben Ali e Tunizisë – gra që përfundimisht u bënë simbole të korrupsionit dhe mungesës së shtetit ligjor në vendet e tyre./BIRN

E papritur! Gjesti kthen ‘përmbys’ shtëpinë (VIDEO)

Një surprizë e pazakontë ka pritur banorët e Big Brother VIP Albania këtë mëngjes! Me t’u zgjuar, ata janë shokuar kur kanë parë se gjithçka në shtëpi ishte përmbysur dhe rrëmuja mbizotëronte kudo.

Kjo ka qenë një mision sekret i organizuar nga Vëllai i Madh, ku dy nga banorët, Gjesti dhe Rozana, u përzgjodhën si “ninxhat” e natës për të realizuar këtë skenar argëtues.

Me lëvizje të kujdesshme dhe pa bërë zhurmë, ata kanë zhvendosur mobiliet, kanë rregulluar sendet në mënyrë të çrregullt dhe kanë krijuar një kaos total për t’i futur banorët në një situatë të pazakontë.

Pamjet e reagimeve të banorëve sapo u zgjuan kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke shkaktuar shumë të qeshura mes shikuesve. Disa prej tyre mbetën pa fjalë, ndërsa të tjerë nuk mund të ndalonin së qeshuri nga ky ‘shok’ i mëngjesit.

Ky moment ka shtuar edhe më shumë dinamikën në shtëpi, duke treguar se Vëllai i Madh ka ende shumë surpriza për banorët e këtij edicioni. Si do të vijojë loja pas këtij incidenti të paparashikuar? Mbetet për t’u parë!

ASPAK NORMALE/ I thirrur disa herë në SPAK, Benet Beci shfaqet në lokal me prokurorin Arben Kraja

Një ditë pasi anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i kërkoi Prokurorisë së Posaçme që të mos zvarrisë më shumë hetimin ndaj kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ky i fundit shfaqet në shoqërinë e ish-kreut të SPAK-ut, tashmë prokuror në këtë strukturë, në një lokal privat.

Detaje nga biseda e tyre deri në këto momente nuk ka, por ajo që dihet është se kryebashkiaku Beci është thirrur disa herë në SPAK, lidhur me hetime që ky institucion po zhvillon ndaj tij.

Benet Beci është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dyshime mbi shkelje të kryera gjatë detyrave të tij të mëparshme, veçanërisht gjatë kohës kur ai shërbente si drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Sipas burimeve nga SPAK, hetimet lidhen me procedura tenderimi ku dyshohet se janë kryer shkelje që kanë shkaktuar dëm financiar buxhetit të shtetit. Në nëntor të vitit 2024, Beci u paraqit në zyrat e SPAK-ut për të dhënë shpjegime në lidhje me këto akuza. Pas daljes nga prokuroria, ai nuk pranoi të komentonte për mediat.

Kujtojmë se ish-numri dy i Qeverisë, Arben Ahmetaj ka deklaruar se një urdhër-arresti për Benet Becin është grisur nga SPAK.

Ndërkaq ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia në një reagim në rrjetet sociale ditën e djeshme, theksoi se Benet Beci e ka vendin tek qelia ku është mbyllur së fundmi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“Tani është koha që kryehajdutit të Tiranës Erion Veliaj, t’i bashkohet edhe kryehajduti i Shkodrës, Benet Beci”- u shpreh Spahia në një postim në rrjetet e tij sociale.

Spahia tha se jeta luksoze e pajustifikuar e Benet Becit është tregues i dukshëm për SPAK-un”.

“SPAK duhet të hetojë urgjent pasuritë dhe pronat e Benet Becit dhe familjes së tij të cilat janë vënë duke vjedhur dhe varfëruar shqiptarët.

Vilat, luksi dhe pasuritë e Benet Becit janë tallje për qytetarët e ndershëm, janë tallje për të varfërit dhe të papunët. Benet Beci erdhi në krye të Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me krimin dhe me paratë e korrupsionit.

Çdo ditë që ai qëndron në zyrë është një ditë e keqe për Shkodrën dhe për demokracinë“- tha Bardh Spahia, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen PD-së për të larguar së bashku Edi Ramën në 11 Maj!

Sociologu Gëzim Tushi: Sot në familje është futur interesi, nuk ka më respekt

Sociologu i njohur Gëzim Tushi, në një intervistë për Ora News, u shpreh se sot në familje është futur interesi dhe nuk ka më respekt.

Tushi: Situata e kriminalitetit në shoqërinë shqiptare e cila po vjen vazhdimisht duke u agravuar.

Duke u zgjeruar në gjerësi dhe duke u shtuar intensiteti i krimit, i krimit në familje por edhe jashtë familjes kërkon natyrisht një lloj gjykimi të përbashkët shoqëror se çfarë ka shoqëria shqiptare që është në këto situata.

Pse këto instiktet kafshërore kanë filluar të dominojnë tek shumë njerëz, të cilët kanë filluar që të mos i zgjidhin kontradiktat në mënyrë njerëzore, por kanë nxjerrë në evidencë pikërisht anën e errët të tyre dhe kjo bën që në vend që të dialogojnë kanë gjetur rrugën më të shkurtër të marrjes së jetës.

Në shoqërinë shqiptare institucioni i krimit, është bërë familja dhe kjo ëshë një situatë e papranueshme.

Është me të vërtetë një situatë shumë shqetësuese.

Ish-shoku pIas “bom bën”: Gjesti ka ushtrυar d. hυnë fizike ndaj Diellzës, është pa karakter dhe…

Producenti muzikor, Alberati, i ka thënë të gjitha për Gjestin.

Në një intervistë dhënë për Prive ai ka treguar se si u njoh me të, fillimet e artistit në karrierë dhe se si e ndihmoi në muzikë, por tha dhe detaje që nuk i dinim për Diellzën, ish partneren e Gjestit.

“Diellzën e kam pasur shumë dost, xhelozia e keqe, mendojke se po e pëlqej. Diellza na është gjendur shumë, erdh një kohë kur shkuan të gjitha paratë, ky nuk ka punuar kurrë. Kurrë nuk ka pasur para. Diellzën e kam pasur shumë shok, shumë dost. Ajo më kuptojke, po ky i merrke shumë ndryshe.

Diellza është një femër, e ka prej meje. Unë e kam njohur me të. Ata janë akoma në lidhje, e ka tradhtuar edhe sa ka qenë aty. Gjesti po gënjen se akoma është me Diellzën. Diellza i ka sjell bukë cigare, kur ka ngrënë bukë e ka çuar në dhomë e ka rrahur. Ky kësi burri është. Ka ushtruar dhunë fizike në të.

Diellza është femër e hijshme. Si mundesh me pas marrëdhënie me një femër si ajo, edhe me përdor gjëra tjera.

Është mosmirënjohës, mos-falënderues, pa karakter, sadist, sadist me plot kuptimin e fjalës. Është injorant i fëlliqur në mënyrën e vet, është egoist, për katër vjet ia kam paguar qeranë, rrobat, brushën e dhëmbëve, internetin, kafen, ujin, cigaret, bukën. Pse nuk po bëhesh real edhe me marrë vetëm pak burrëri e me thënë, si ndihesh kur ia fut njeriut e pren në besë që të gjithë ata që të rrethojnë ty sot jam unë, unë jam Diellza që ti e përmend para pasqyrës, unë jam ish menaxheri yt, jam Red Box, unë jam Arian Kosumi, Tomas Kuçi, Albosi, stili, veshja, teksti, refreni, unë jam lidhja, unë jam, unë jam respekti në familje, unë jam ai.

Babanë e ka shumë punëtor. Babai i tij zgjohet në mëngjes dhe terri e bie. Ky ka qenë thjesht një rrugaç, nuk ka punuar kurrë. Familjen e ka shumë të mirë”

Danezët, peticion për të blerë Kaliforninë nga SHBA

Në përgjigje të idesë së presidentit amerikan Donald Trump për të blerë Groenlandën, në Danimarkë po zhvillohet një peticion që vendi evropian të blejë Kaliforninë nga Shtetet e Bashkuara.

Peticioni satirik është nënshkruar nga më shumë se 200,000 danezë deri më tani, dhe e gjithë historia mbështetet nga fjalët se Danimarka ka nevojë për “diell, palma dhe patina”.

“Ne kemi një mundësi një herë në jetë dhe duam ta bëjmë realitet këtë ëndërr. Ne do të sjellim korsi biçikletash, sundim të ligjit, kujdes shëndetësor universal dhe politikë të bazuar në prova në Hollywood,” thuhet në peticion.

Me të mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i ri amerikan Trump, përveç blerjes së Groenlandës, kërkoi që Kanadaja të bëhej shteti i 51-të amerikan, që vendi i tij të bëhej pronar i Kanalit të Panamasë, kërkoi pronësinë amerikane të Gazës dhe riemërtoi Gjirin e Meksikës në Gjirin e Amerikës.

Mediat raportuan më parë për një bisedë të nxehtë telefonike midis Donald Trump dhe Mette Frederiksen, kryeministres së Danimarkës, mbi temën e Grenlandës, dhe Frederiksen përsëriti vazhdimisht para dhe pas se Groenlanda nuk është në shitje dhe se, nga këndvështrimi i qeverisë daneze, ajo u përket njerëzve që jetojnë në Groenlandë.

Ish-shefi i fushatës së Trump tregon nëse është kontaktuar më parë nga Rama: S’mund të flas për biznesin e Jared Kushner në Shqipëri

Ish-kreu i fushatës së Donald Trump, Chris LaCivita tregoi në një intervistë për gazetarin Çim Peka nëse ishte kontaktuar nga Edi Rama për të drejtuar fushatën e tij.

Ai e mohoi kategorikisht këtë.

“Ai nuk më ka kontaktuar ndonjëherë. Dhe unë nuk punoj për komunistët. Apo për produkte të komunizmit. Megjithatë ngjashmëritë ndërmjet garës këtu në Shqipëri dhe garës në Shtetet e Bashkuara, janë fakti se opozita politike ndaj partisë në pushtet, në mënyrë të padrejtë, është përndjekur dhe është ndjekur penalisht ose janë ngritur dyshime ndaj saj dhe ne kemi mundësi të përforcojmë t’i rijetëzojmë demokracinë.

Dhe të kemi nga pas edhe një Amerikë të fuqishme, e cila punon me Donald Trump-in. Dhe prandaj njerëzit duhet të zgjedhin këtë si model, si shembull dhe të votojnë për të ardhmen, dhe vota për të ardhmen është vota për Berishën dhe opozitën”, tha LaCivita.

I pyetur për lidhjet e Ramës me Richard Grenell, Ivanka Trump dhe Jared Kushner, ai tha se këto janë lidhje biznesi që ai nuk ndërhyn.

“Nuk mund të flas për këtë çështje sepse nuk jam i përfshirë në aspektet e biznesit, se çfarë bëjnë disa anëtarë të familjes… megjithatë e kuptoj se çfarëdolloj biznesi në Shqipëri është në të mirë të popullit shqiptar, çfarëdolloj zhvillimi, tani apo në të ardhmen, patjetër që do të sjellë fitime për njerëzit.

Megjithatë ajo që është me rëndësi është fakti që gjithçka të organizohet me transparencë, në mënyrë të drejtë, të kuptohet se në çfarë forme funksionojnë. Megjithatë është e vështirë mendoj që njerëzit të kenë besim te qeveria e tyre në qoftë se opozita futet në burg dhe i ndalohet të marrë pjesë në zgjedhje…dhe kjo është një prej arsyeve pse ne duhet t’i ndryshojmë gjërat”, tha ai.