“Pse jam i shqetësuar për politikat që po ndjek Trump”, John Bolton flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, gjatë administratës së parë të Donald Trump, John Bolton u shpreh i shqetësuar për politikat që po ndjek presidenti republikan. Në një intervistë ekskluzive për Zona Zero në Top News, ai tha se aleatët e SHBA duhet të përgatiten për një luftë tregtare.

“Jam i shqetësuar për politikat që do të ndjekë presidenti Trump në mandatin e tij të dytë. Kam merakun e një luftë tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të vet dhe gjithashtu jam i shqetësuar për mënyrën sesi ai do të trajtoje luftën në Ukrainë, Lindjen e Mesme. Në të kaluarën ne kemi dëgjuar për politikat e ndjekura ndaj Ukrainës dhe jam i shqetësuar për pozicionin e ri të Shteteve të Bashkuara që e vendos Ukrainën në një pozicion të vështirë përballë Rusisë. Vërtet jam i shqetësuar se do të jetë një 4-vjeçar i gjatë”, tha Bolton.

Bolton e vuri theksin tek Ballkani, ku dhe rreziku, sipas tij është më i madh.

“Trump dhe këshilltarët e tij duhet ti kushtojnë vëmendje Ballkanit. Unë do konsideroja që Ballkani duhet të jetë prioritet. Sepse duhet të sheshohen ngjarjet mes Kosovës e Serbisë”.

Ai u pyet edhe për tezën e shkëmbimit të territoreve. Por sipas tij, Kosova dhe Serbia mund t’i sheshojnë konfliktet pasi sfida më e madhe amerikane gjatë mandatit të parë të Trump ishte çështja e emrit të Maqedonisë së Veriut.

“Unë isha ne vitin 2018-2019 dhe atëherë u bën përpjekje serioze për të arritur një marrëveshje. Dhe them se do ishte në interesin e dy vendeve. Nuk i nënvlerësoj vështirësitë. Por di që ka pasur një mundësi që më pas u zhduk. Them që ia vlen që të bëhen përpjekje. Çështja mes Kosovës dhe Serbisë nuk është aq serioze sa vendosja e emrit për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë palët vendosën për një kompromis dhe e arritën të gjenin një zgjidhje. Nëse mund të arrihet një zgjidhje e pranueshme, jo e imponuar nga jashtë, kjo do të sjellë mundësi që të huajt që duan të shkaktojnë trazira të mos kenë terrenin e nevojshëm për ti mbjellë këto trazira. Dhe pasi të bien këto barriera ekziston mundësia për integrim në NATO”, tha Bolton.

Bolton kritikoi edhe Grenell për qëndrimin e mbajtur ndaj Albin Kurtit ditën e zgjedhjeve, duke e cilësuar të gabuar reagimin e tij.

“Trump duhet t’i kushtojë vëmendje Ballkanit”, John Bolton për Top News: Non grata e Berishës…

Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Donald Trump, John Bolton, në një intervistë për emisionin Zona Zero në Top News ka folur për efektin që do të sjellë presidenti amerikan Donald Trump në Ballkan.

I pyetur për kritikat e Riçard Grenell ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti para zgjedhjeve, Bolton vuri në dukje se diplomacia duhet të bëhet në mënyrë private dhe se në publik nuk duhet treguar njëanshmëri.

Lidhur me shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë për korrigjimin e kufijve, Bolton tha se duhet të bëhen përpjekje, por që duhet të ketë pëlqimin e plotë të të dyja palëve, Serbisë dhe Kosovës

Bolton tha se është i shqetësuar për politikat që do të ndjekë Trump në mandatin e dytë.

Gjatë intervistës, Bolton theksoi se administrata Trump duhet t’i kushtojë vëmendje Ballkanit, madje sipas tij, duhet të jetë një prioritet.

Lidhur me shpalljen non grata të Sali Berisha nga administrata Biden dhe nëse administrata e re Trump do ta heqë atë, Bolton tha se e gjitha kjo është në dorë të administratës së re.

“Megjithatë, nuk kam dëgjuar ende asgjë për këtë dhe nëse është diskutuar”, tha Bolton.

Më do akoma dhe pse s’po bëj fëmijë! Rozana Radi përlot me letrën ndaj burrit të saj (Video)

Në prag të Shën Valentinit, banorët i kanë dedikuar nga një letër personit të zemrës.

Rozana Radi i ka shkruar letër bashkëshortit të saj duke e treguar dashurinë dhe mungesën që ndjen brenda në shtëpinë e vëllait të madh, shkruan “Kosovarja”.

Më poshtë e keni të plotë letrën e Rozanës:

“Përsëri unë, vajza e ‘sms’ të gjata që ti priton shpesh herë t’i lexosh, sa herë i kemi thënë njëri-tjetrit mjaftë ka mbaruar, 10, 100, 1000.

Jam përsëri unë, vajza e 1001 netëve të tua dhe ti çmenduria më e bukur e jetës time, sa gabime kë bërë, nuk e di, mbase nuk numërohen por të paktën ti ke dashur të gjitha gabime e mija.

Ti me ke zgjedhur mua më shumë seç unë do e zgjidhja vetën time, nuk ka një vend, qytet, film që ti nuk je aty, e di sa herë kam kap vetën mat, të lë të lirë, sepse unë kam një borxh te madh, durimin që t’i ke përball meje.

Jam unë ajo vajza që di gjithçka për ty, ngjyrën tendë të preferuar, pijen vendet, muzikën, vetëm diçka nuk dija për ty, a me kë falur që nuk te takova kur hyra në këtë shtëpi?

Unë dhe ti që prisnim për tu bërë tre, ti e di sa të vështirë e kam për çdo përpjeke time dhe te shikoj në sy kur me thua që dua vetëm ti të jesh mirë, ti me thoje që me ke zgjedhur mua në fund të fundit, që çdo gjë do ta bëjë për mua, nuk e di nëse jashtë me pret, sepse nuk edi gjë çfarë ndodh për jashtë, dhe pas 13 viteve kam frike për ne të dy, mos me fajëso për asgjë.

VIDEO

Zbulohet bashkëshorti i Gerta Gixharit(Foto)

Gerta Gixhari, një nga banoret më të komentuar të “Big Brother VIP Albania”, ka hyrë në garë që nga nata e parë dhe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për dinamizmin e saj në shtëpi. Ajo vazhdon të tërheqë vëmendje edhe në rrjetet sociale, ku fansat e saj janë gjithmonë të angazhuar.

Gerta ka një marrëdhënie të gjatë me bashkëshortin e saj, të cilin e ka njohur 24 vite më parë, dhe së bashku ata kanë dy djem. Megjithatë, ajo ka qenë e kujdesshme në ndarjen e momenteve familjare në llogarinë e saj, duke respektuar privatësinë e familjes.

Së fundmi, fansat kanë pasur mundësinë të shohin një foto të çiftit, ku ata shfaqen së bashku në ashensor, një moment i rrallë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Tensionet mes Gjestit & Eglit thellohen, përpjekjet për komunikim “të pasuksesshme”

Tensionet mes Gjestit dhe Eglit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania vazhdojnë të thellohen, pavarësisht përpjekjeve të saj për të rikthyer komunikimin.

Pas një letre romantike të dedikuar për Shën Valentin, Gjesti ka vazhduar të qëndrojë i ftohtë dhe i heshtur, duke refuzuar çdo lloj bashkëbisedimi me të.

Pavarësisht përpjekjeve të Egli për të thyer akullin, përfshirë një tentativë më të drejtpërdrejtë, Gjesti ka mbetur i pandryshuar dhe nuk ka treguar asnjë shenjë lëshimi.

Ky veprim ka nxitur më shumë kuriozitet, duke lënë pyetje të hapura nëse dyshja do të mund të sqarojë ndonjëherë raportin e tyre brenda shtëpisë.

Veliaj i vetëm në qeli, s’ka shfaqur asnjë kërkesë apo dëshirë. Analizë risku shëndetësor dhe gjendjen e rrezikut në raport me personat e tjerë në burg

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zgjedhur të izolojë kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, në një qeli, duke e mbajtur totalisht të vetmuar me të dënuarit dhe paraburgosurit e tjerë.

Mëngjesin e sotëm, Veliaj është akomoduar në paraburgimin e Durrësit, ku sipas gazetarit te Ora News Elton Qyno, administrata e këtij institucioni kishte mundësuar një dhomë personale për kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj.

Sipas burimeve pranë IEVP-së Durrës, Veliaj do qëndrojë i vetëm në qeli për një periudhë kohe, deri në kryerjen e një analize risku mbi gjendjen shëndetësore të tij dhe gjendjen e rrezikut në raport me personat e tjerë në burg.

Kjo kohë është periudha e “Observimit”, thanë burimet pranë burgut të Durrësit, të cilët konfirmuan se gjatë kësaj kohe do kryhet dhe vizita e mjekut dhe përmbushet kartela e personit të arrestuar.

Në ditën e parë, vetë kryetari i bashkisë Tiranë,Erjon Veliaj, nuk ka shfaqur asnjë kërkesë personalë për sjelljen e ndonjë sendi të domosdoshëm që i nevojitet në burg.

Veliaj, u arrestua tre ditë më parë me kërkesë të prokurorisë së Posaçme SPAK, duke u akuzuar për “Korrupsion pasiv ndaj funksionarit të zgjedhur” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

E bashkë me të u ndalua dhe bashkëshortja, Ajola Xoxa, ndaj të cilës janë ngritur 3 akuza të rënda. Kurse lista e personave të proceduar në gjendje të lirë për korrupsion aktiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale vijon me biznesmenin Elman Abule, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Gentian Sula.

I “çau baIIin” shefit të Financave, SHKARKOHET drejtoresha e spitalit në Dibër!

Drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër, Irini Shehu, është shkarkuar pasi ka dhunuar shefin e financës së spitalit.

Në vend të saj është emëruar, Astrit Ademi.

Më 11 shkurt, Drejtoresha e Spitalit të Dibrës u vu nën hetim, pasi dyshohej se ka goditur me një send të fortë në fytyrë shefin e Financave, Shaban Uklala,në këtë spital.

Ka qenë ky i fundit ai që ka referuar rastin në policinë e Dibrës.

Njoftimi i policisë:

Shtetasi me iniciale Sh.U., 37 vjeç, banues në Peshkopi ka kallëzuar se në ambientet e spitalit pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë nga I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, me detyrë Drejtoreshë e Spitalit Rajonal Dibër.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen I.Sh., e dyshuar se ka kryer veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje.

“Egli po përgatitet të dalë nga shtëpia”, Learti këshillon Gjestin: Qetësoje

Vijojnë situatat e tensionuara në Big Brother, ku Egli ka kërkuar të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Aktori Leart Vasili e ka këshilluar ta qetësojë. Egli dhe Gjesti janë kthyer në personazhet më të komentuara të shtëpisë së Big Brother Vip.

Leart Vasili: Nga mosha kam detyrë të jap një këshillë. Sido që ta kesh me atë vajzën, të paktën qetësojë që mos të dalë nga shtëpia.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=045d0aa2-5d0c-4126-839c-075c2a057bac

E rëndë! Shqiptarja u fsheh në hotel për t’i shpëtuar kërcënimeve të bashkëshortit, por kur ai e gjeti 45-vjeçarja u hodh nga dritarja!

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Janinë, ku një 45-vjeçare shqiptare, e cila kishte denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje, u hodh nga dritarja e një hoteli pasi zbuloi se ai e kishte gjetur.

45-vjeçarja, sipas mediave greke, ndodhet në spitalin e Janinës, jashtë rrezikut, por mësohet se ka marrë plagë të rënda.

Raportohet se ditën e martë, më 11 Shkurt, shqiptarja ka kontaktuar me autoritetet dhe ka denoncuar bashkëshortin e saj, me të cilin ka dy vajza, për dhunë në familje.

Policia u vendos në kërkim të tij, ndërsa i sugjeruan 45-vjeçares që të instalonte në celularin e saj aplikacionin e butonit panik dhe ta transferonin në një ambient të posaçëm.

Por, gruaja nuk pranoi dhe u përgjigj se do të preferonte të shkonte të qëndronte me vajzat e saj në një hotel në Janinë.

Dhe kështu ndodhi. Por, ditën e sotme, teksa ishte në dhomë me vajzat, kuptoi se bashkëshorti i saj kishte gjetur hotelin ku po qëndronin dhe se ishte në recepsion duke kërkuar që të fliste me të.
Por, sipas mediave greke u frikësua aq shumë sa vendosi të hidhej nga dritarja.

Vajza e çiftit, e cila ndodhej në dhomë kur 45-vjeçarja u hodh, deklaroi se nuk ka pasur asnjë incident dhune nga ana e babait të saj, por vetëm kërcënime.

“Jo, nuk ka pasur dhunë Vetëm një kërcënim nga babai dhe nëna ime u tmerrua. Ne jetonim të gjithë së bashku, por asgjë nuk kishte ndodhur dhe as nuk dinim asgjë më parë. Është një situatë shumë e vështirë për të gjithë ne dhe nëna ime nuk është mirë”, thotë vajza e 45-vjeçares, e cila ndodhet me nënën në spital.

Nga ana e tij, menaxheri i hotelit ku fshihej 45-vjeçarja me vajzat e saj thekson për protothema.gr se gruaja është tmerruar sapo ka mësuar se 49-vjeçari ishte në recepsion duke e kërkuar dhe është hedhur nga kati i 3-të.

“Ai erdhi këtu, në recepsion dhe po e kërkonte, po pyeste për të. Nuk i kishim dhënë asnjë informacion, as përmes telefonit. Mesa duket e ka mësuar nga një i afërm. Dhe sapo gruaja kur e kuptoi se ishte gjetur, ajo u hodh nga dritarja”, shpjegon ai.

Berisha zbardh detaje nga hetimet e SPAK për Ballukun: Të dini çfarë ka telefoni i drejtorit të Belindës, ju ikën mendja e kokës!

Në një konferencë të sotme për media, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar disa detaje lidhur me hetimet e SPAK për zv/kryeministren Belinda Balluku.

Ai ka bërë akuza të forta ndaj saj, duke thënë se hetuesit kanë marrë në dorë telefona që i përkasin sekretares ose drejtorit të përgjithshëm të Ballukut.

Berisha shtoi se ato çfarë mund të përmbajnë këto telefona janë të papërshkrueshme dhe mund të habisin çdo person.

“Po Belinda? Të dini çfarë ka telefoni që i kanë marrë sekretares apo drejtorit të përgjithshëm të Belindës, ju ikën mendja e kokës,” u shpreh ai gjatë fjalës së tij.