Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 14 Shkurt 2025

Dashi

Parashikohet një ditë mjaft e mirë për dashurinë, ku mund të zgjidhen probleme të cilat kanë mbetur pezull për shumë kohë. Do të keni arsye për të qenë optimist, pasi mund të veproni lirisht pa pasur frikë nga pasojat.

Demi

Do të jetë një ditë nën ritmin e duhur, ku do të jeni disi të stresuar, për shkak të raporteve aspak pozitive me të tjerët. Këshillohet që të jeni më shumë të kujdesshëm dhe të jeni më të matur me tonin që do të përdorni. Sa i takon dashurisë, përmirësimi do të vijë vetëm pas gjysmës së muajit.

Binjakët

Kjo ditë do të jetë e mirë sa i takon çështjeve sentimentale dhe dashurisë, ndaj përfitoni për të sheshuar çdo keqkuptim që keni pasur në ditët e kaluara. Më pak e favorshme do të jetë situata profesionale dhe financat, lidhur me të cilat duhet të bëni kujdes.

Gaforrja

Jeni në një fazë rikuperimi, sidomos sa i takon sferës profesionale, ku gjatë javëve të kaluara ka dominuar nervozizmi. Ka ardhur koha që të merrni situatën nën kontroll. Kjo gjë mund t’iu lejojë që të jeni më të qetë edhe në jetën personale, ndaj përfitoni për të rikuperuar në fushën e ndjenjave të cilën e keni lënë pas dore, duke krijuar edhe ndonjë keqkuptim.

Luani

Jeni mjaft të favorizuar nga yjet, në sajë të ndikimit pozitiv të Venusit, Marsit dhe Hënës, të cilët ndodhen në anën tuaj. Kështu nëse nuk arrini që të gjeni dashurinë, kjo gjë ndodh vetëm sepse keni pretendime shumë të larta.

Virgjëresha

Saturni dhe Mërkuri do të jenë në anën tuaj, ku do të ndiheni më të fortë dhe të vetëdijshëm për atë që mund të bëni. Edhe raportet ndërpersonale dhe ato në çift, janë mjaft të favorshme.

Peshorja

Mundohuni që të gjeni mënyrën për të qëndruar pak më shumë me njeriun tuaj të zemrës dhe ti kushtoni më shumë kohë dashurisë. Për një arsye apo një tjetër, së fundmi koha që keni pasur për të qëndruar bashkë ka qenë shumë më e paktë nga sa dëshironi. Mundohuni që të rikuperoni dhe të përmirësoni situatën aty ku mundeni.

Akrepi

Kjo e premte do ju gjejë disi të stresuar dhe aspak në humor, ku mund të ketë diskutime dhe polemika të shumta. Duhet të mundoheni që të relaksoheni dhe të mos mendoni për problemet, së paku për disa kohë.

Shigjetari

Ju pret një ditë pozitive, mjaft e favorshme sa i takon dashurisë, jetës në çift dhe takimeve. Hëna dhe Venusi do të jenë në anën tuaj, duke favorizuar ndjenjat.

Bricjapi

Duhet të mundoheni që të rikuperoni energjinë e munguar. Relaksohuni dhe kushtojini më shumë kohë dashurisë dhe ndjenjave, shkruan noa.al. Në sferën profesionale dëshironi që të keni diçka më shumë, pasi ndiheni të pakënaqur.

Ujori

Ju pret një ditë stresuese, e mbushur me dyshime dhe tension, sidomos sa i takon serës sentimentale. Kjo gjë do të jetë edhe më e dukshme, nëse jeni duke jetuar dy histori paralele ose jeni të pavendosur mes dy personave. Ka ardhur momenti për të parë qartë brenda vetes, pasi nuk mund të shkoni shumë gjatë kështu.

Peshqit

Kjo e premte do të jetë mjaft pozitive, ku do të keni nevojë që të rikarikoheni dhe ti kushtoni më shumë kohë vetes dhe njeriut tuaj të zemrës. Mundohuni që të gjeni më shumë kohë për të kaluar me partnerin/en dhe do të ndiheni më të bashkuar dhe të fortë.

EMRI/ Ήυmb jetën trag. jikisht 32-vjeçari shqiptar në Greqi! I riu sapo ishte martuar

Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor. Mediat greke bëjnë me dije se në aksident humbi jetën 32-vjeçari Kosta Cerriku, ndërsa i plagosur mbeti një 26-vjeçar, kunati i vikitmës.

I riu shqiptar u dërgua menjëherë në Spitalin e Messolongit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të mërkurës, 12 shkurt, në rrugën nacionale Antirrio-Janinë, në afërsi të Evinochorit.

Automjeti në të cilin udhëtonin dy të rinjtë doli nga rruga, dhe u përplas me një mur.

Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta.

Kosta jetonte në Agrinio dhe punonte në një servis makinash. Ai ishte martuar me motrën e 26-vjeçarit disa muaj më parë, në shtator të vitit të kaluar.

I riu qëlloi në drejtim të efektivë, Policia jep detaje për ngjarjen në Tiranë

Policia ka dhënë detaje për ngjarjen në Tiranë, ku një 34-vjeçar qëlloi me armë zjarri ndaj efektivëve, gjatë operacionit për arrestimin e tij.

Sipas Policisë, Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Tiranë pasi kanë marrë informacion për një shtetas i cili mbante armë zjarri në subjektin e tij kanë organizuar punën me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjesisë ligjore.

Gjatë ndalimit të shërbimeve të Policisë në subjektin e tij privat në Rinas, Klajdi Buza ka qëlluar në drejtim të Policisë nga brenda subjektit të tij, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe shoqërimin për në ambientet e DVP Tiranë dhe më pas arrestimin e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe municion luftarak.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Qëlloi drejt Punonjësve të Policisë, gjatë një aksioni policor për kapjen e tij, vihet në pranga 34-vjeçari.

34-vjeçari me precendent kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municion luftarak.

Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Tiranë pasi kanë marrë informacion për një shtetas i cili mbante armë zjarri në subjektin e tij kanë organizuar punën me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjesisë ligjore.

Gjatë ndalimit të shërbimeve të Policisë në subjektin e tij privat në Rinas, shtetasi i identifikuar me inicialet K. B, ka qëlluar në drejtim të Policisë nga brenda subjektit të tij.

Nga të shtënat nuk ka patur të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe shoqërimin për në ambientet e DVP Tiranë.

Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë bërë arrestimin e shtetasit K. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

KUSH ËSHTË KLAJDI BUZA

Sipas të dhënave, Klajdi Buza nuk është emër i panjohur për policinë, pasi ai është arrestuar edhe në vitin 2022 pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës.

Në vitin 2015 ai denoncoi vjedhjen e makinës së tij ‘‘BMW X 5’me targa AA 987 BC.

Policia në atë kohë njoftoi se mjeti ishte gjetur i braktisur në vendin e quajtur ura e Gjoles në Fushë Krujë.

Nga fshesaxhi në milioner, Lala zbulon “biznesmenin” që merrte tendera dhe blinte pikturat e Ajolës

SPAK dyshon se 4 biznesmenët që i la në “detyrim paraqitje” kanë financuar Ajola Xoxën si favore për tenderët që fitonin nga bashkia e Tiranës e drejtuar nga bashkëshorti i saj, Erion Veliaj.

Në një emision televiziv gazetarja Klodiana Lala u shpreh se njëri prej biznesmenëve, Sokol Kryeziu, ka punuar fillimisht si fshesar në bashki derisa në fund bleu një kompani dhe blinte edhe pikturat e Ajola Xoxës. Po kështu ajo tregoi edhe lidhjet me biznesmenët Shkëlqim Fusha, Meriman Palushi dhe Fatmir Bektashi.

Klodiana Lala: Sokol Kryeziu ka punuar si fshesar më pas si punonjës ngarkim shkarkim, pastaj fotorino në autobusë dhe kontrollor. Papritmas ky që ka bërë këto punë me 400-500 mijë lekë në muaj, ka blerë kompaninë Gerald-A në shumën e 33.4 milionë lekëve dhe ky ka marrë 23 tendera nga bashkia e Tiranës.

Ola Xama: Ai ka marrë në total nga kjo kompani 23 tendera me vlerë totale 6 milionë euro.

Klodiana Lala: Me gjithë respektin për njerëzit e punës, ajo që del e paqartë që diksuh tjetër është pas kësaj është se ky fiton tendera nga bashkia e Tiranës dhe blen piktura nga “Nan Galeri’ të Ajola Xoxës për 50 milionë lekë të vjetra. Pra merr tenderat dhe ka lon ca dhe blen piktura te Xoxa.

Te Zoti Shkëlqim Fusha ai ka qenë hetuar më herët nga Prokuroria e Tiranës për udhëtimet që ka patur me nënkryetarin të bashkisë Maznikun.

Për të u bë edhe ligj preferincial që të marrë tokë te teatri. Sapo është miratuar leja e ndërtimit, në llogarinë e dy avokateve të Ajola Xoxës janë kaluar paratë dhe ato kanë thënë se na ka dërguar Ajola Xoxa. Ka një bisedë mes Adela Kondakçiut që është truri financiar i Ajola Xoxës është e paqartë për shumën e parave sa i thotë avokates sa para janë tonat dhe sa janë tuajat.

Meriman Palushi ka marrë leje ndërtimit dhe ka financuar dy aktitivete të Xoxës kështu edhe Fatmir Bektashi që ka financuar një aktivitet të Xoxës dhe një udhëtim në Barcelonë”- tha Lala.

“Masakra” me fondet e shëndetësisë, Ministria i jep 8.5 mln euro “Rejsi Farma” pa garë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe kompania farmaceutike “Rejsi Farma” në fund të vitit të kaluar duket se janë përfshirë në një procedurë prokurimi publik, për të cilin ka dyshime të forta për fitues të paracaktuar.

Nga buxheti i shtetit janë hedhur 8.5 milionë euro për vetëm 4 medikamente që u shërbejnë një numri shumë të vogël pacientësh.

Ndërkohë që çdo ditë pacientët e shtruar në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, përballen me mungesën e medikamenteve bazike dhe janë të detyruar që të dalin në farmacitë jashtë spitalit për të blerë qoftë dhe 1 termometër apo ventolinë për aerosol, Ministria e Shëndetësisë bën një tender të dyshimtë.

Ministria e Shëndetësisë në fund të vitit 2024 ka realizuar 15 tendera me vlerë 9,3 milionë euro për blerjen e medikamenteve dhe në 4 prej tyre fituese është shpallur e njëjta kompani, Rejsi Farma, e cila është shpallur fituese pa garë.

Kjo procedurë është publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik në 2 dhjetor të 2024 dhe mban datën e mbylljes 6 janar 2025. Objekti saj ishte blerja e barna spitalore për trajtimin e sëmundjeve tumorale të linjë së dytë, sëmundje gjenetike, sëmundje të gjakut, etj.

Ky tender ishte i ndarë në 15 lote dhe fituesit janë bërë publik në 10 shkurt 2025. Buxheti i vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë për blerjen e këtyre barnave me rëndësi të veçantë terapeutike dhe inovatore, sipas ministrisë, ishte 9,3 milionë euro pa TVSH.

Por zërat me vlerën më të lartë ishin të përqendruar vetëm në 4 lote, lotin nr 5, 6 ,7 dhe 8, të cilat në total kapin vlerën e 8,5 milionë eurove pa TVSH vetëm për blerjen e 4 medikamenteve, të cilat do t’u shërbejnë një numri shumë të vogël pacientësh.

Procedura për këto lote është me flamur të kuq. Pra të 4 lotet mbajnë flamurin e kuq, që do të thotë se prokurimi është zhvilluar me një konkurrent të vetëm.

Konkurrenti i vetëm që mori pjesë në këtë garë të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë dhe që fitoi mbi 90% të buxhetit që kjo ministri vuri në dispozicion të Qendrës Spitalore Universitare për të mbuluar nevojat e saj me medikamente, i mori kompania Rejsi Farma. Kjo kompani do të furnizojë QSUT për një periudhë 2 vjeçare. Këto 4 lote të fituara nga Rejsi Farma pa konkurrentë të tjerë, ishin 8,5 milionë euro. Për 11 lotet e tjera buxheti i vënë në dispozicion nga ministria për blerjen e medikamenteve që kanë nevojë pavionet e QSUT-së është rreth 800 mijë euro pa TVSH.

Por çfarë barnash janë, përse janë kaq të shtrenjta dhe sa pacientë do të përfitojnë nga ky tender i zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë?

Ministria justifikohet duke thënë se numri i pacientëve që përfitojnë kurim nga ky tender i referohet kërkesës dhe argumentimit nga shërbimet përkatëse pranë qendrave spitalore.

Ministria thotë se kjo është një marrëveshje kuadër, pra një marrëveshje midis një autoriteti dhe një ose më shumë operatorëve ekonomikë, por në rastin e tenderimit të këtyre 4 loteve, konkurrenti i vetëm, ka qenë vetëm Rejsi Farma, e cila në të gjitha rastet ka ofruar rreth 98% të fondit limit.

Po a kishte alternativa më pak të kushtueshme për këto medikamente?

Loti i 5 për barin Ixazomib, është tenderuar më një fond prej prej 5.7 milionë euro ose 563 milionë e 536 mijë lekë. Është me flamur të kuq dhe fondi limit ka qenë 563 milionë e 536 mijë lekë. E vetme në këtë tender ka qenë Rejsi Farma e cila u shpall fituese me ofertën e saj prej 557 milionë e 707 mijë lekë ,pra 99% e vlerës limit. Ky medikament do t’u shërbejë vetëm 50 pacientëve

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky bar, Ixazomib 2.3 mg është kërkuar nga shërbimi i Hematologjisë dhe konfirmuar nga drejtoria e QSUNT, për trajtimin e hemopative malinje. Është medikament i linjës së dytë, pra terapi që përdoret në rastet kur terapia e linjës së parë nuk ka funksionuar.

Përdoret në trajtimin e mielomës së shumëfishtë, një lloj kanceri i gjakut. Pra, ky bar është i nevojshëm për pacientët të cilëve iu dështon linja e parë e trajtimit ose kanë rikthim të sëmundjes.

Ministria pranon se qendrat spitalore disponojnë një medikament që mund të përdoret për trajtimin e të dy linjave të sëmundjes. Por ka marrë masa për pacientët të cilët nuk kanë pasur përmirësim nga terapia aktuale ose që kanë pësuar rikthim të sëmundjes. Ky medikament që i kushton buxhetit të shtetit 557 milionë lekë mund të mbulojë nevojat për rreth 50 pacientë në vit.

Loti 6 u tenderua blerja e medikamentit Risdiplam. Edhe ky lot është me flamur të kuq, fituar përsëri nga Rejsi Farma si konkurrent i vetëm. Fondi limit ishte 38 milionë e 863 mijë lekë, Rejsi Farma ofroi 38 milionë e 797 mijë lekë ,pra pothuajse sa fondi limit.

Ky medikament përdoret tek pacientët që vuajnë nga atrofia muskulare dhe sipas ministrisë 2 pacientë e kanë të domosdoshëm këtë trajtim.

Loti 8 medikamenti Lanadelumab, i cili u tenderua me një fond prej afro 1 milionë euro ose 106 milionë e 153 mijë lekë pa TVSH. U fitua përsëri nga Rejsi Farma me një ofertë të saj shumë pranë fondit limit. Rejsi Farma ofroi 90 milionë e 370 mijë lekë pa TVSH.

Ky medikament përdoret për kurimin e pacientëve që vuajnë nga angioderma hereditare

Ministria e Shëndetësisë justifikohet duket thënë se ky bar është kërkuar nga shërbimi i Alergologjisë dhe Imunologjisë klinike dhe përdoret për parandalimin afatgjatë të atakeve të angiodermës hereditare, por nuk jep asnjë koment mbi numrin aktual të pacientëve që përfitojnë nga ky medikament.

Aktualisht në Shqipëri ka vetëm 30 pacientë të diagnostikuar me angioderme hereditare dhe nga ky trajtim që i ka kushtua buxhetit të shtetit rreth 1 milionë euro pa TVSH, përfitojnë vetëm 3 pacientë.

Emisioni Fiks Fare kërkoi një përgjigje në Komisionin e Barnave dhe Pajisjeve mjekësore mbi regjistrimin e këtyre medikamenteve në Republikën e Shqipërisë dhe cilat kompani kanë patentë për Shqipërinë. Gjithashtu një kërkesë Fiksi ia drejtoi edhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për çmimin me të cilën këto barna futen në Republikën e Shqipërisë, si dhe a është kjo hera e parë që ministria ka tenderuar këto medikamente? Pyetja tjetër e Fiksit drejtuar ministrisë ishte nëse fituesja Rejsi Farma është e vetmja kompani që i ka sjell edhe më përpara këto barna. Por deri më sot asnjë nga këto institucione nuk ka kthyer përgjigje.

Gazetarët e Fiksit trokitën edhe në drejtorinë e QSUNT për të mësuar më shumë mbi listën e barnave që kanë hartuar shefat e shërbimeve, meqenëse ministria ishte bazuar në këto lista për tenderin. Por edhe këtu pyetjet mbeten pa përgjigje.

Fiksi kontaktoi edhe me fituesen e tenderit, Rejsi Farma. Përfaqësuesit e saj pranojnë se janë të vetmit në tregun shqiptarë që kanë patentën nga kompanitë prodhuese për 4 medikamentet e tenderuara.

Pra ministria shpalli një procedurë tenderimi ku ftonte që operatorët të merrnin pjesë, ndërkohë që i vetmi operator i autorizuar në Shqipëri për të futur medikamentet tenderuese ishte Rejsi Farma. Duke e bërë në këtë mënyrë fituesin e paracaktuar.

LAJM I FUNDIT/ Kush është 33-vjeçari i rrezikshëm që qëIIoi drejt policisë gjatë arrestimit (EMRI)

Mësohet identiteti i personit të arrestuar mbrëmjen e sotme në afrsi të Rinasit, ku qarkullonte i armatosur.

Ai është 33-vjeçari Klajd Buza, person me precedentë të mëparshëm penalë.

Buza, raportoet se ka hapur zjarr menjëherë sapo ka vënë re policinë që ishte nisur në një operacion për ta arrestuar. Për fat të mirë, askush s’ka mbetur i lënduar, ndërsa ai është vënë në prangat e policisë.

Klajd Buza është arrestuar në vitin 2022 në Fushë-Krujë, pasi u kap duke qarkulluar me armë në mjetin e tij tip ‘Porsche’ nëpër qytet. Është e paqartë se si ka arritur t’i shpëtojë burgut për armëmbajtje pa leje në një periudhë kaq të shkurtër.

Ai njihet si person problematik dhe me konflikte të mëparshme.

‘A do të pranonit të punonit për fushatën e Ramës?’, këshilltari i Trump: Unë…

Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës së Donald Trump për zgjedhjet presidenciale në SHBA, ka folur për situatën politike në Shqipëri, duke konfirmuar se do të drejtojë edhe fushatën e opozitës për zgjedhjet e 11 Majit.

Gjatë një interviste televizive, ai u pyet nëse do të pranonte një ofertë nga kryeministri Edi Rama për të ndihmuar në fushatën e tij. LaCivita u shpreh prerazi se nuk do të punonte për “komunistët apo produkte të komunizmit”.

Ai theksoi se ekzistojnë ngjashmëri mes garës politike në Shqipëri dhe asaj në Shtetet e Bashkuara, duke akuzuar mazhorancën se ka përdorur drejtësinë për të goditur opozitën.

Sipas tij, përndjekja e kundërshtarëve politikë po ndodh në mënyrë të padrejtë, ashtu siç ai pretendon se ndodh edhe në SHBA me Donald Trump.

LaCivita nënvizoi se opozita ka një mundësi për të rijetëzuar demokracinë dhe për të ndjekur shembullin e një Amerike të fuqishme, e cila punon me Trump-in. Prandaj, sipas tij, shqiptarët duhet ta marrin këtë si model dhe të votojnë për të ardhmen.

Çfarë ka ndodhur me Bebe Rexhën? Këngëtarja shqiptare nuk njihet rrugëve

Bebe Rexha është shfaqur krejt natyrale gjatë një daljeje në Beverly Hills, larg imazhit të saj të zakonshëm skenik.

Këngëtarja me origjinë shqiptare është parë pa grim dhe e veshur thjeshtë me një kostum sportiv të zi, duke lënë pas shkëlqimin e tapetit të kuq.

Pamja e saj e çiltër, me flokët e lëshuara dhe një stil të përditshëm, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave, të cilët janë mësuar ta shohin gjithmonë të kuruar në paraqitjet publike.

Zbardhen DETAJET/ Erion Veliaj izolohet pa shok dhome në qeli, i lejohet të takojë vetëm …

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta lënë në burg, u transferua në paraburgimin e Durrësit.

Aktualisht, ai ndodhet në fazën e observimit, një procedurë standarde për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore dhe rrezikun që mund të përbëjë apo të hasë mes të burgosurve të tjerë.

Burime për mediat bëjnë me dije se Veliaj është vendosur i vetëm në një qeli, pa kontakte me të arrestuarit e tjerë. Për momentin nuk i është lejuar asnjë vizitë, përveç takimit me avokatin, i cili kërkon miratim të posaçëm nga prokuroria.

Gjatë 48 orëve të para në paraburgim, Veliaj do të nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe do të plotësohet kartela e tij si i paraburgosur.

Pas përfundimit të kësaj periudhe, do të vendoset se në çfarë regjimi do të qëndrojë më tej, nëse do të vazhdojë të jetë i izoluar apo do të transferohet në një qeli të përbashkët.

Kujtojmë se GJKKO la në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash. Gjatë seancës, avokatët e Veliajt kërkuan liri me kusht, në këmbim, të një garancie pasurore, por u refuzua. Ndërsa për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, u zbut masa në “detyrim paraqitje”.

Në seancë, Veliaj ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat, duke pretenduar se vetëm ka bërë detyrën. Po ashtu ai deklaroi se nuk i është shpjeguar se pse u arrestua, madje sipas tij “i ka hyrë në hak familjes që ka punuar edhe në fundjavë.”

Gjyqtari Bani mori këtë vendim pasi dëgjoi për më shumë se 6 orë personat e akuzuar, avokatët e tyre si dhe dy prokurorët e çështjes, Ols Dado dhe Altin Dumani. Gjyqtari qëndroi rreth dy orë në dhomën e këshillimit pasi dëgjoi të gjitha palët.

341 paund vetëm një palë bikini/ Luksi i Ajola Xoxës, dalin faturat “e kripura” të veshjeve

Kur shpërndanë informacionin se Ajola Xoxa ka shpenzuar mbi 860 mijë euro për veshje dhe aksesorë të shtrenjtë, dy prokurorët e çështjes, Olsi Dado dhe Altin Dumani kanë qenë të ndërgjegjshëm se po hidhnin një bombë shkatërruese për imazhin e Erjon Veliajt dhe bashkëshortes së tij.

Shifra e çmendur e blerjeve online është provë për luksin e pamohueshëm, ku qenë zhytur njerëzit që supozohet se i administrojnë me kursim taksat e qytetarëve Tiranës. Irritimi i opinionit publik, që në nisje të procesit, është një avantazh për prokurorët në sallën e gjyqit.

“Ajola Xoxa vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë, ose rreth 880 mijë euro”, shkruhej në njoftimin e SPAK, që ashtu siç pritej kapi menjëherë titujt kryesorë në media.

Prandaj Erjon Veliaj e denoncoi menjëherë, si të pavërtetë përdorimin e 860 mijë euro blerje të Ajola Xoxës. Kryebashkiaku tha se shpenzimet ishin për eventet kulturore që menaxhonte e shoqja, jo për qejfet e saj personale.

“Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal” u shpreh Veliaj që solli si argument faktin se Olsi Dado nuk ka gjetur asnjë nga veshjet në shtëpinë e tij.

Edhe Edi Rama e mbështeti alibinë e Erjon Veliajt, pavarësisht se e shoqëroi me një arsyetim qesharak, që më vonë e justifikoi duke thënë se nuk e ka lexuar dosjen. “Të thuash 800 mijë euro blerje online për bizhu dhe fustan ndërkohë që kryetari i bashkisë nuk vesh fustan e nuk përdor bizhu dhe për këtë të marrësh një njeri të zgjedhur që ka një kontratë me qytetarët dhe ta mbyllësh në dhomë paraburgimi” u shpreh Rama.

Por si qëndron e vërteta? Çfarë veshjesh ka blerë Ajola Xoxa për të arritur shumën marramendëse prej 860 mijë euro? A janë porositë në internet, materiale për evente kulturore apo ato janë thjesht kapriçiot e gruas së një politikani, që e ka humbur sensin me realitetin që e rrethon?

Lapsi.al ka siguruar faturat doganore të porosive që ka bërë Ajola Xoxa të vitit 2014, 2015 dhe blerjet nga muaji janar deri në qershor vitit 2016.

Siç e ka sqaruar SPAK, blerjet herë i gjen në emrin Ajola Xoxa, herë në emrin e nënës së saj, Valbona Xoxa. Herë porositë kanë si destinacion zyrat e kompanive tek Sky Toëer, herë shtëpinë në Kodrën e Diellit. Herë blerjet bëhen në paund, herë tjetër në euro apo dollarë.

Të paktën në ato fatura që ka siguruar Lapsi.al, blerjet bëhen në intervale të shkurtra, një herë në javë apo në dy javë.

Porositë janë në marka të njohura, ku bien në sy Michale Kors, Victoria Beckham, Prada, Karl Lagerfeld, Dolce Gabbana, Viviene Westëood etj. Në to porositen fustane, vathë, çanta, veshje intime, këpucë etj.

Çmimet variojnë herë disa dhjetëra paund për një artikull, (blerjet porositen kryesisht në Britaninë e Madhe në kompaninë online Net-a-Porter), herë në disa qindra paund, herë në disa mijëra paund për artikuj të veçantë.

Vetëm në vitin 2014 janë 39 fatura blerjesh, secila me disa artikuj të ndryshëm. Në vitin 2015 janë 30 fatura të ndryshme, secila me disa artikuj. Ndërsa nga janari deri në muajin qershor të vitit 2016 janë 11 fatura të ndryshme.

Më konkretisht, fatura e parë për vitin 2014, e marrë si provë nga prokuroria është si më poshtë.

Screenshot

Artikulli i parë është një fund me vlerë 218 paund nga Mother of Pearl Bella.

Artikulli i dytë është një fustan me çmim 104 paund nga Temperley.

Artikulli i tretë është një fund nga Roland Mouret, që kushton 126 paund.

Artikulli i katërt është veshja e sipërme e fundit, edhe ajo një Roland Mouret, që kushton 210 paund.

Shuma totale e faturës është 679 paund.

Sipas dokumentave të prokurorisë, fatura të tilla përsëriten njëra pas tjetrës gati çdo javë ose çdo dy javë.

Për shembull, fatura më poshtë, tregon një porosi të bërë më 24 shkurt të vitit 2014 dhe të porositur nën emrin Valbona Xoxa, që është nëna e Ajola Xoxës.

Screenshot

Porosia e parë është një bikini gome nga firma Mikoh Byron Bay me vlerë 229 paund.

Porosia e dytë është një veshje intime, korse nga kompania Agent Provocateur me vlerë 341 paund, siç mund t’i shihni më poshtë të ekspozuara nga kompanitë në fjalë nëpërmjet modeleve të tyre:

Screenshot
Screenshot

Ilustrimet e mësipërme janë marrë nga faqet e internetit që punojnë shitjet online dhe tregojnë produktet e markave të veshjeve që janë në fatura, bashkë me përshkrimin përkatës.

Më poshtë është një nga faturat e vitit 2015, më saktë është porosia e parë që Ajola Xoxa ka bërë për vitin 2015 dhe mban datën 7 Janar.

Screenshot

Siç shihet, në dokumentin më lart, veshjet variojnë nga fustane tek Viktoria Beckham që kushton 763 paund, e deri tek aksesorë nga linja e Viviene westwood, funde të tjera më të lira, disa dhjetëra paund etj.

Nga një kërkim në internet, del se fustani i vlerë nga Ajola Xoxa për 763 paund është i modelit që duket në foton më lart. Fustani është i markës Victoria Beckham.

Screenshot

Advertisements

Më lart ëhstë një nga faturat e administruara në dosje, ku duket se janë blerë tre fustane, njëri 525 dollarë, njëri 1850 dollarë dhe tjetri 1030 dollarë.

Shuma e plotë për të tre fustanet është 3460 dollarë pa vlerën që duhet paguar në dogana.

Në foton më poshtë janë një palë këpucë të markës Christian Louboutin, të paguara për 398 paund pa llogaritur vlerën e doganës.

Screenshot

Ky model këpucës nga kompania Christian Louboutin është vetëm një nga artikujt e porosisë së datës 15 shkurt 2016, që rezulton në emër të Valbona Xoxës, por që në fakt është porositur nga e bija, Ajola Xoxa.

Vlera e plotë e porosisë është më shumë se 1500 paund.

Në foton më poshtë janë një palë këpucë me lëkurë gjarpri, sërish nga Christian Louboutin. Sipas faturës së datës 15 shkurt, Ajola Xoxa i ka paguar për 619 paund, një model të ngjashëm si më poshtë.

Më poshtë është një çantë e markës Givenchy, modeli Pandora Box. Çantë e zezë e vogël, që Ajola Xoxa e ka blerë për 837 paund pa llogaritur vlerën e doganës.

Një nga porositë, siç duket në faturën më poshtë është vetëm për veshje intime, që lë të kuptohet se është një blerje krejtësisht personale e bërë në datën 22 janar të vitit 2015.

Screenshot

Lapsi.la ka përzgjedhur të publikojë vetëm disa prej artikujve të blerë nga Ajola Xoxa, por faturat e blerjeve janë pak a shumë të njëjta.

Dokumentat tregojnë se janë me dhjetëra fustane, çanta, këpucë, aksesorë të ndryshëm, shpenzime online nga bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, i cili pretendon se këto nevojiteshin për evente kulturore.

Fakt është që dokumentat tregojnë të kundërtën.

Veshjet personale dhe aksesorët e ndryshëm të porositura nga kompanitë më të famshme në botë, nuk kanë asgjë të përbashkët me projektet kulturore, qofshin këto ekspozita, koncerte apo shfaqje artistike.

E vetmja pikë takimi mes tyre, është burimi nga vijnë paratë; të gjitha nga taksat që ne paguanim për kryeqytetin./Lapsi.al