Seanca për masën e sigurisë, Veliaj kërcënon gjykatësin: Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose…

Janë zbardhur detaje nga seanca me dyer të mbyllura për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Burime nga seanca bëjnë të ditur se Veliaj i është drejtuar prokurorit Ols Dado me akuza për konflikt interesi, duke e akuzuar se ka një çështje personale ndaj tij.

“Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dhe ke përfituar leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur, më ke thënë ‘do ta mbash mend’. Ke dy rrugë: ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”, mësohet të ketë thënë Veliaj gjatë seancës.

Në këtë moment, gjyqtari Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e tij dhe i ka kërkuar të ruajë solemnitetin në sallën e gjyqit.

Berisha vijon akuzat: Burri i Alketa Vejsiut ndërton në mes të parkut të Tiranës vetëm pse sponsorizoi detoksin e Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha vijoi akuzat në adresë të Edi Ramës se merr sponsorizime nga biznesmenë të ndryshëm të cilët më pas në këmbim përfitojnë tendera dhe koncesione. Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, Berisha tha se Rama i ka dhënë leje bashkëshortit të Alketa Vejsiut për të ndërtuar në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës. Sipas Berishës, bashkëshorti i Vejsiut i ka sponsorizuar Ramës detoksin.

“Edi Rama, ndërtuesit të pallatit të Linda Ramës, i ka dhënë 100 milionë euro tendera, përveç lejeve të tjera kushedi. Sepse sponsorizuesit të detoksit, bashkëshortit të Alketa Vejsiut, i ka lejuar ndërtimin në mes të pyllit të parkut të Tiranës dhe i ka dhënë me dhjetëra leje ndërtimi kudo nga jugu e kudo.
Ai paguan hotelin 10 mijë, po kur ia paguan një tjetër Arben Ahmetajt, kryqëzohet. Po t’ia paguash Ramës, Altin Zamani hesht, i gris. Natyrisht Edi Rama do mbrojë Velicën sepse ajo blen një fustan ta zëmë 20 mijë euro, Rama shishen e verës Romanee Conti 33 mijë euro. Këta nuk kanë asnjë lloj kufiri, asnjë normë, asnjë standard”, tha Berisha.

Sali Berisha: Kërcënoi, stërkërcënoi gjithë ato, por në fund i tha telefon dhe fonde nuk keni më po qe se guxoni dhe nuk ktheheni. Sigurisht as polici shteti nuk kishin çuar. Kur shkon opozita, aty çojnë 1 mijë policë. Kurse këtyre u kishin çuar për ta pushtuar ndërtesën kur të duan. I detyruan ta shtyjnë vendimin. Pra, do mbetet narkos, çfarë është ky? Kjo është seria e fundit e filmit Narkos. E fundit që shfaqet këto ditë se filmi vazhdon. Ne, të dashur qytetarë, do vazhdojmë betejën tonë.

Ne u kemi thënë të vërtetat ju, në mënyrën më të përsëritur për këta banditë, hajdutë të shpërfytyruar që në mënyrën më amorale implikojnë gra, implikojnë të afërm, implikojnë njerëz, kanë krijuar atë arborin e vjedhjeve të papërmbajtura. Në shembullin e Edi Ramës, i cili vëllait i jep 38 mijë metër katrorë me firmë te Rrapi i Treshit, ua merr pronarëve. I cili baxhanakut i jep me dhjetëra tendera te AKSHI, se tani do fusë edhe AKSHI-n tek Skrapi. Ulsi dhe AKSHI do futen te Skrapi. I cili po përvetëson me arabin e tij 4 miliardë euro tek Porti i Durrësit. I cili ka zhdukur me Erion Veliajn 130 milionë euro të djegësit të Tiranës dhe mbi 70 milionë euro të dherave dhe inertave.

Unë e kuptoj tronditjen e socialistëve, e fansave të Erion Veliajt, sepse ata me të drejtë thonë se ky ka favorizuar një, dy, tre, katër, po Edi Rama ka favorizuar me dhjetëra. A e dini që ajo Adelajda Roko është aty akoma? Drejtorja e urbanistikës kombëtare. Vëllezërit i ka në burg të dy, nuk ka rëndësi, se kodi është me Ramën. Shkatërroi çdo gjë ajo në sistemin e urbanistikës. Paguhen në vendin e caktuar dhe Edi Rama shpërblehet. Mund ët ndodhë kjo? Ndrikulla, dy vëllezërit Roko eksponentë kryesorë të mafies së Elbasanit, kjo vazhdon zëvendësja e Edi Ramës për urbanistikën e Shqipërisë. Sepse i ka aferat me Edi Ramën.

Sepse Edi Rama, ndërtuesit të pallatit të Linda Ramës, i ka dhënë 100 milionë euro tendera, përveç lejeve të tjera kushedi. Sepse sponsorizuesit të detoksit, bashkëshortit të Alketa Vejsiut, i ka lejuar ndërtimin në mes të pyllit të parkut të Tiranës dhe i ka dhënë me dhjetëra leje ndërtimi kudo nga jugu e kudo.
Ai paguan hotelin 10 mijë, po kur ia paguan një tjetër Arben Ahmetajt, kryqëzohet. Po t’ia paguash Ramës, Altin Zamani hesht, i gris. Natyrisht Edi Rama do mbrojë Velicën sepse ajo blen një fustan ta zëmë 20 mijë euro, Rama shishen e verës Romanee Conti 33 mijë euro. Këta nuk kanë asnjë lloj kufiri, asnjë normë, asnjë standard.

Arrestohet djali i xhaxhait të deputetit të PS

Policia e Shtetit ka arrestuar 27-vjeçarin Elvis Ndreca, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit Revanshi.

Burime bëjnë me dije se i riu është arrestuar mbrëmjen e djeshme (11 shkurt) nga policia.

Elvis Ndreca doli në përgjimet e SKY ECC në dosjen “Revanshi” të SPAK dhe akuzohet nga SPAK për veprën penale të “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” ndaj Durim Bamit.

Elvis Ndreca është kushëriri i deputetit të PS në Lezhë, Eduard Ndrecës.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted”.

Kapet një 28-vjeçar i shpallur në kërkim, i akuzuar nga SPAK, për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posacme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Wanted”, gjatë të cilit u lokalizua dhe u kap shtetasi:

E. N., 28 vjeç, banues në Lezhë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhr grupi i strukturuar kriminal.”

Shtetasi E. N. iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Nuk do të kursej asnjë”- Berisha i përgjigjet Ramës për nxjerrjen e dosjeve ‘sekrete’: Do të publikoj çdo dokument, përveç…

Kreu i PD-së, Sali Berisha iu është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për nxjerrjen e dosjeve ‘sekrete’.

Berisha u shpreh se do të publikojë çdo dokument përveç atyre intime, duke shtuar se “të tjerat çfarë kanë lidhje me publikun do të publikoj çdo gjë”.

Kryedemokrati theksoi se nuk do të kursejë asnjë njëri.

Sali Berisha: I kërkon përgjegjësi Altinit të tij se pse unë publikoj? Unë do të publikoj çdo dokument Edi Rama, përveç dokumenteve intime që nuk i publikoj, cilido qofshi.

Të tjerat çfarë kanë lidhje me publikun do të publikoj çdo gjë. Unë ruaj proporcion në marrëdhëniet publike, ruaj strategjinë time sepse nuk kam ndërmend ta okupoj gjithë marrëdhëniet e mia publike me dosjet e krimit të tyre. Jo. Do të merrem me qytetarët, përveçse me krimet, por ata nuk do ti kursej unë. Nuk do të kursej asnjë. Po ka çmenduri më të madh ti dalësh Zot një blerje të pamenduar rrobash 870 mijë euro.

Kreu i qeverisë, gjatë mbledhjes së Grupit të PS, ditën e sotme lexoi mesazhin e një qytetari digjital, ku shkruhej se një magjistrat i ka dhënë dosjen e Toyota Yaris, Sali Berishës dhe kërkoi hetim nga SPAK.

“Si kanë përfunduar në monologët e bufit të kënetës mqs është vendim i ndaluar për publikim dhe dihet kush e ka marrë”, tha Kryeministri.

Edi Rama: Nuk mund të mos e lexoj tani një mesazh që më erdhi mbrëmë. Nuk është qytetar digjital, por është me emër dhe mbiemër.

Ju dëgjova me vëmendje në këtë diskutimin nga dje sot dhe si vijim. Unë jam një dashamirës brenda vathës, ku një i quajtur X Y nuk po ja them emrin merr urdhra nga një i quajtur X Y nuk po ja them emrin. Janë emra konkretë këta. Ka edhe diçka tjetër që nuk e thatë. E bëtë pyetjen pse tani dhe jo më parë, pse dy javë, një muaj më parë psh. Sepse tani ishte i gatshëm i njëjti gjyqtar, i angazhuar në të gjitha çështjet e veçanta me target njerëzit tuaj. Gjyqtarët njësoj si prokurorët krahës shorteve elektronike për menaxhimin e punës organizohen edhe për kërkesa të ngutshme dhe ngjarje që kanë nevoje të trajtohen përmes veprimeve të menjëhershme. Që natyrisht kjo është për ngjarje alarmante, duhet ta marrim ta bëjmë. Jo Nesti, Nesti ishte aty që në shkurti e kaluar. Qartazi është selektuar gjyqtari dhe ju informoj se gjyqtaret e tjerë nuk kanë pranuar që ti rrinte masës për arrest.

Sepse gjyqtari mund të zbusë masën e kërkuar nga prokurori jo ta ashpërsojë, por edhe pse ju ligjin e keni bërë për një garanci më shumë, keni garantuar 100% e vulosjen e kërkesave të prokurorisë. Ky gjyqtar e ka nisur karrierën si kolegë zyre me…këtë emri nuk po e them sepse e kemi deputet, kur ministër ishte Eduard Halimi, pastaj përfundoi në GJKKO. Ky edhe një tjetër, X, Y nga qyteti X i njohur familjarisht si ekstremist i djathtë kanë trajtuar më shumë kërkesa për eksponentë të PS-së, ata e kanë kaluar cakun e gjyqtarit për kërkesat paraprake duke bërë konsiderata që ligji nuk ua lejon dhe duke kërkuar ashpërsimin e masave të kërkuara nga prokurorët, psh të hetohet edhe për këtë vepër, të hetohet edhe ky, ose do të ishte mirë të kërkohej kjo masë nga Prokuroria,. I tillë është edhe rasti X, që diskutohet shumë si një skandal në të gjitha rrethet juristëve. I njëjti gjyqtar është gjyqtari paraprak për dosjen Toyota Yaris. Uh uf, qytetarët digjital janë hall i madh, vetëm një fakt, ka urdhëruar ndalimin publikim të vendimit të tij gjë që nuk e bën, por përkundrazi bën të kundërtën për rastet kur duhet të përbalten njerëzit e PS për shkak se aty përmenden shumë kolegë të tyre.

Por ama ditën 1 vendimin e pati në dorë prap njëri që e kemi në Parlament dhe tani e ka bufi i kënetës, që i lexon shqiptarëve komunikime nga EnchroChat në Parlament dhe të gjitha janë pjesë e përmbajtjes së këtij vendimi gjyqësor të ndaluar për tu përhapur e publikuar. Ku jemi këtu ne? Është vepër penale, pra bëhet fjalë për dy kamikazë të PD-së në GJKKO që se kanë asnjë problem ta shprehin në mjedisin tonë kënaqësinë e të marrin në dorë të këtij dhe atij, duke thënë që ne do t’i shkrijmë.

Tani këtu, Altin Dumani të kërkoi gjurmë e vendimit të Toyota Yaris dhe ti thotë publikut si kanë përfunduar në monologët e bufit të kënetës mqs është vendim i ndaluar për publikim dhe dihet kush e ka marrë.

“NATO duhet të jetë një forcë vdekjeprurëse, jo një klub diplomatik”, shefi i Pentagonit zbret në Europë

“NATO duhet të jetë një forcë edhe më vdekjeprurëse”. Kështu është shprehur Sekretari i ri i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth në vizitën e tij të parë në Europë.

I pranishëm në Samitin e Brukselit për luftën në Ukrainë, Shefi i Pentagonit i ka bërë thirrje NATO-s të ndryshojë kursin.

“NATO duhet të jetë një forcë më e fortë, më vdekjeprurëse – jo një klub diplomatik”, shkroi ai në X.

Shefi i ri i Pentagonit ndodhet në Bruksel për vizitën e tij inauguruese. Ai donte të merrte pjesë në një takim të ministrave të Mbrojtjes të më shumë se 50 vendeve që mbështesin Ukrainën në selinë e NATO-s pasdite.

I ashtuquajturi grupi i kontaktit takohet për herë të parë nën udhëheqjen e Britanisë së Madhe, pasi SHBA nën Presidentin Donald Trump hoqën dorë nga drejtimi i tij. Të martën, Hegseth vizitoi bazat ushtarake amerikane në Gjermani. Atje ai njoftoi se donte të fliste “qartë” me aleatët e NATO-s.

Presidenti Donald Trump ka “të drejtë” kur kërkon investime në mbrojtje prej pesë për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB)nga evropianët, tha shefi i ri i Pentagonit në Shtutgart. Vetë Evropa duhet të kontribuojë më së shumti në mbrojtjen e fqinjësisë së saj, tha ai, duke iu referuar Ukrainës.

Hegseth hodhi poshtë frikën për një tërheqje të rreth 100,000 trupave amerikane nga Europa. “Nuk ka aktualisht asnjë plan në përgatitje për të shkurtuar ndonjë gjë“, theksoi ai.

Megjithatë, SHBA-ja dëshironte të “rivlerësonte praninë e saj ushtarake në mbarë botën” në mënyrë që të ishte në gjendje të përqendrohej më shumë në ambiciet e Kinës në Indo-Paqësorin.

Hegseth gjithashtu bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë trupa ushtarake në Ukrainë. Sakaq, burime diplomatike për Reuters, bëjnë me dije se, administrata Trump planifikon të nxisë aleatët europianë që të blejnë më shumë armë amerikane për Ukrainën përpara bisedimeve të mundshme të paqes me Moskën, një veprim që mund të përmirësojë pozicionin negociator të Kievit.

Plani, nëse zyrtarizohet, do të ofrojë njëfarë sigurie për liderët ukrainas, të cilët janë shqetësuar se presidenti Donald Trump mund të bllokojë ndihmën e mëtejshme për vendin, ushtria e të cilit ka humbur ngadalë territorin nën sulmin e ashpër rus në lindje. Vendet evropiane më parë kishin blerë armë amerikane për Ukrainën gjatë administratës së Biden.

Mevlani sqaron mesazhin që i dërgoi Livias në BB VIP

Mevlan Shaba ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe, aty ku u përmend edhe raporti me Livian, e cila ndodhet brenda “Big Brother Vip Albania 4”.I pyetur nëse do të bëhej pjesë e BB VIP 4, ai u shpreh:

“Unë kam pasur shumë dëshirë me thënë të drejtën. Nuk e di në këtë pikë të lojës sa do t’ja vlente sepse edhe lojtarët kanë marrë pozicionet e tyre. Dihet që janë disa personazhe drejt finales dhe nuk e di sa do të më shërbente kjo hyrja ime. Kur them jo, më qan shpirti. Nuk e di”Tek rubrika “Big Love”, Livias i erdhi një mesazh në emër të Melos, ashtu siç ajo e thërret Mevlanin. Në rrjet u diskutua shumë nëse ishte ai që ja ka nisur apo jo, ai u përgjigj:Mendoj që do të ishte mirë që kjo histori të mos përmendej fare aty brenda, por banorët shohin lajmet e showbiz-it se çfarë ndodh dhe sigurisht që do t’ja përdornin këtë gjë Livias. Mua nuk më pëlqen aspak me thënë të drejtën sepse duhet të merren me personazhin që është aty brenda, jo çfarë ka ndodhur jashtë. Është e gabuar sepse lëndohen njerëzit.

SPAK e futi në hetim, habit Bushka: Si t’jua shpjegoj prindërve të moshuar?

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka përpara grupit parlamentar socialist sqaroi pozicionin e saj se përse përmendet në dosjen e arrestimit të Erion Veliajt.

“Janë kërcënuar dhe intimiduar për t’u marrë dëshmitë nën trysni. Jo vetëm si e njohur por edhe si deputete janë shqetësuar për disa të drejta të shkelura që u janë bërë këtyre njerëzve. Janë detyruar që të dëshmojnë kundër vetes, duke u marrë deklarata nën presion.

Tani që dosja është publike, ky është një fakt që prodhohet nga dhjetëra citime. Sa i përket përmendjes së burrit tim në një projekt. Bashkëshorti im i ka faturuar “BYLA”-s 112 mijë lekë me fatura në bankë për mirëmbajtje sistemi. Kolegë, a kaq vlen dinjiteti dhe emri im? Si balancohet kjo mbi emrin dhe dinjitetin tim? Po familjarët e mi dhe prindërit e mi të moshuar apo fëmijëve të mi 13 dhe 17 vjeç si t’ua shpjegoj?

Unë e kam takuar vajzën në fjalë si një person që kam punuar dikur, Ina Goxhaj është kushërirë e imja. E kam këshilluar që të thotë të vërtetën. Si juriste i kam sqaruar një kushërire të drejtën e saj, nuk i kam kërkuar të fshehë. E kam kritikuar kushërirën se adresa e organizatës nuk ishte ndryshuar nga 2017 dhe pse unë e kisha kërkuar disa herë” tha ajo.

Rama sulmon gjyqtarin që burgosi Veliajn: Iu tregoj biografinë e jetës së tij

Kryeministri Edi Rama sulmon gjyqtarin Erion Bani i cili ka në dorë “fatin” e Veliajt.

Kreu i qeverisë thotë se dosja ‘Veliaj’ u la pikërisht këto dy javë, pasi t’i vinte radha gjyqtarit Erion Bani që sipas tij u angazhua për këtë dosje.

Rama tha se qartazi është angazhuar për këtë rast. Po kështu tha se është i sigurt dhe se ka informacion se asnjë gjyqtarë nuk ka pranuar të burgos e Erion Veliaj.

Edi Rama: “Kemi ngritur Prokurorinë Speciale për të luftuar korrupsionin. Pa kompromis, por nuk jemi të gatshëm të pranojmë abuzimin me njerëzit, të vërtetën, standartet. Ky është minimum, minimum, përndryshe kthehemi mbrapsht. Kur kam folur për Republike Prokurorësh këtë kam pasur parasysh. Këto janë shenja dhe duhet të veprojmë në mënyrë konstruktuve, të veprojmë në rrugë konstruktive dhe ta ndalojmë këtë.

Po lexoj një mesazh tani që më erdhi, nuk është qytetari dixhital.

Rama në mbrojtje të Bushkës, sulmon prokurorët: Nga sot nuk do të heshtim më
“Unë jam dëshmitar personalisht nga një person x e y e nuk po ia them emrin. Pse tani dhe jo një apo dy muaj para? Sepse tani ishte i gatshëm i njëjti gjyqtar me target njerëzit tuaj, me çështjet e veçanta”. Shortet dhe cështjet organizohen sipas kërkesave të gatshme, të ngutshme dhe të menjëhershme, ndodhi tani krimi, urgjent duhet ta marrim e ta bëjmë. Jo Nensti, Nesti ishte aty që në shkurtin e kaluar. Qartazi është selektuar gjyqtari në këtë rast dhe ju informoj se gjyqtarët e tjerë nuk kanë pranuar që t’i rrinte të njëjtës kërkesë për arrest, sepse gjyqtari vetëm e zbut masën e prokurorit dhe jo ta ashpërsojë, por edhe pse ligjin e keni bërë për këtë, keni garantuar vulosjen 100% të çështjeve.

Ky gjyqtar e ka nisur karrierën me një koleg, e keni deputet këtu, s’po ia them emrin, kur ministër ishte Eduart Halimi. Ky dhe një tjetër, të njohur familjarisht si eksponent të PD-së, kanë ndjekur eksponentë të PS. Ka ndjekur shumë masa, vepra, kërkesa, masa shtesë, i tillë është edhe rasti x, që diskutohet shumë si skandal në të gjitha rrethet e juriste. I njëjti gjyqtar është i njëjti me ‘Toyota Yaris’, vetëm një fakt, ka urdhëruar mospublikimin e tij, por në raste të tjera nuk e bën, si në rastin e PS-së, për shkak se përmenden shumë kolegë të tyre (për Toyota), por tani e ka ‘bufi i kënetës’ që ia lexon komunikimet nga Enchrochati në Parlament (Sali Berisha). E ndaluar për t’u përhapur dhe nzjerrë në publik. Ku jemi këtu? Kjo është vepër penale. Bëhet fjalë për dy kamikazë të PD-së në GJKKO, që se kanë asnjë problem që ta shprehin marrjen në dorë të këtij dhe atij dhe ta shprehin duke thënë se “ne do t’i shkrijmë”.

Këto janë lehtësisht të provueshme. Altin Dumani të kërkojë gjurmët e vendimit të Toyota Yaris dhe t’ia thotë publikut se si përfunduan te ‘bufi kënetës’, kur është e ndaluar për publikim dhe dihet se nga kush e ka marrë.

Kam e një publimim se fundmi për mua dhe ju që i kemi hyrë detit në këmbë, ta ndaj me ju, që të tjerët se kanë marrë përsipër që nga viti 1912, kanë pasur arsyet e tyre, vend i vogël, m e kushërinj, interesa, lidhje, por ne e kemi marrë përsipër që të pavarësojmë pushtetin e drejtësisë nga ai politik. Kemi marrë përsipër që edhe brinjët t’ia lëmë drejtësisë dhe s’jam pishman për këtë.

Pikëpyetja që kam është a do ia dalim që ta bëjmë të pakthyeshme reformën në drejtësi. A do ia dalim që institucionet e drejtësisë ta përdorin drejtësinë për të bërë drejtësi dhe jo politikë. Jo për t’u marrë me çështjen e njërit dhe tjetrit, jo për politikë. Jo meqë kapëm njërin, t’i biem edhe tjetrit.

Apo hajt t’i biem njërit pa diplomë. Për këtë do flas, për një Belo, të përfundojë njeriu në dyert ë SPAK për diplomën se e ka falso? Ça është kjo? Kjo është hija, t’i biem edhe këtij, ndiq mediat, kompleksohu dhe bëj balet! Çfarë është kjo?

Sa është ora? Mbase është zgjuar Inspektori i Drejtësisë. Mbase zgjohet dhe më dëgjon. Dëgjo, është shumë e rëndë kjo, shumë e rëndë. Mos bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim. Se boll i kanë atje. Të shkojnë të marrin faktet“.

Arrestimi i Veliajt/ Gazetarja Klodiana Lala: Ardit Gjoklaj festo atje lart me engjëjt, Veliaj është në burg për…

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale ku shkruan “Ardit Gjoklaj festo atje lart me engjëJT”. Lala vijon postimin duke shtuar se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk është sot në burg për vrasjen e Gjoklajt, por prej zullumit të vet.

“Ardit Gjoklaj festo atje lart me engjejt! Erjon Veliaj nuk është në burg për vrasjen tendë, por prej zullumit të vet”, shkruan gazetarja.

Ardit Gjoklaj punonte në landfillin e Sharrës bashkë me të vëllain. Ai humbi jetën nga përplasja me fadromën, ndërkohë që ai punonte nën moshë dhe pa asnjë siguri për jetën. Shoqëria civile dhe opozita bëjnë fajtor për këtë ngjarje të rëndë edhe kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pasi ishte Veliaj që inaguroi disa muaj para se të ndodhte ngjarja këtë landfill dhe garantoi se puna do të kryhej sipas të gjitha standarteve.

Më 17 tetor të 2016 ekspertiza mjekoligjore, e administruar tashmë si provë në dosje, konfirmoi vdekjen e të riut, pas goditjes nga fadroma, e cila ishte duke punuar me pirgun e mbeturinave, më 7 gusht 2016.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fklodiana.lala.7%2Fposts%2Fpfbid0UaZjXygCHPwDsktbUkNtMSUHjmx1DapbMXon42bSEtyEN7YtPgbHVem9gikYv73yl&show_text=true&width=500

“Kurajo vëllai im”, “investitori strategjik” në mbështetje të Erion Veliajt: Thjeshtë një pengesë më shumë

Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja ka reaguar pas arrestimit të kryebashkikakut Erion Veliaj të hënën me urdhër të SPAK.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, aktori dhe njëherazi anëtar i Këshillit Bashkiak, ka ndarë një “selfie” me Erion Veliajn, duke treguar kështu mbështetje për kryetarin e bashkisë.

“Kurajo vëllai im. Thjeshtë një pengesë më shumë”, ka shkuar Paja bashkëngjitur me foton.