DOKUMENTET/ U aludua se e ka personale me Veliajn, gjyqtari Bani e ka shpallur të pafajshëm në 2 raste kryebashkiakun

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të dalë mëngjesin e sotëm para togave të zeza, ku Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zhvillojë seancën për vleftësimin e masës së sigurisë për Veliajn, i cili mesditën e së hënës u arrestua me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.

Seanca do të mbahet në orën 08:30, ndërsa kujtojmë se Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK.

Gjyqtari i çështjes ndaj Veliajt është Erjon Bani, ndërsa është aluduar se Bani e ka personale me Veliajn.

Por këto dy vendimet që e kanë shpallur të pafajshëm Erjon Veliajn janë dhënë nga gjyqtari Erjon Bani.

Gjyqtari Bani në dy raste e ka shpallur të pafajshëm Veliajn.

Për dy padi që janë ngritur nga ish-deputetja e PD-së, Grida Duma dhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Dokumenta bashkëngjitur

https://docs.google.com/gview?url=https://www.cdnimpuls.com/oranews.tv/media3/doc-20240126-wa0015-1739343609.pdf&embedded=true

https://docs.google.com/gview?url=https://www.cdnimpuls.com/oranews.tv/media3/vendim-dosje-penale-nr-113-akti-2-10-2025-4-24-10-pm-1739343633.pdf&embedded=true

Gjesti dëgjon për herë të parë deklaratat e Xhenetës, ja si reagon: Unë tërhiqem… (Video)

Për herë të parë Gjesti ka parë dhe ka dëgjuar këtë mbrëmje deklarata që Xheneta ka dhënë në Fan Club për të dhe lidhjen e tyre më parë.

Ai tha se me Eglin nuk ka luajtur në asnjë moment, por nëse është kuptuar kështu dhe ajo është lënduar, ai është gati të tërhiqet.

“Varësen ma ka dhënë tezja, më ka rënë diku në makinë kur kam ardhur këtu dhe nuk e kam më. Sa i përket asaj që nuk e kam dash, po për Zotin, aq shumë sa kam heq keq aty brenda dhe aq shumë… kurrë nuk u ndal, më ka bërë me qajë, dashuri ajo s’ka pasur kurrë, unë kam pasur.

Dhe afrimitetin që kam pas me Eglin e kam thënë që Xhenetën e kam pas në mendje, në fillim më shpesh tani më rrallë. Ç’a kam përjetu aty Zoti i madh e di, katër ditë kam nejt pa u çu nga krevati, ka lujt me ndjenja, e tani i kam tregu ku e ka vendin.

Nëse del dhe jashtë që unë po luaj me Eglin unë tërhiqe, unë s’po bëj lojë me Eglin, por nëse po transmetohet ashtu, dhe ajo po lëndohet unë tërhiqem.

E kam sqaru unë dhe me Xhenetën, i kam thënë mos mi bëj këto gjëra, i kam thënë të jemi të sinqertë, mos më lëndo, ajo ka vazhdu… fjalët më të këqija që kanë ekzistu mi ka thënë në atë shtëpi’, tha ai.

VIDEO

E dëgjuat? “Mua më duket si ka…”, video që po bënë xhiron në rrjet, ja gafa e Ledionit që i tha Loredanës në Prime

Mbrëmjen e djeshme, Loredanës iu transmetuan disa pamje dhe deklarata të Jozit pas përjashtimit të tij nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Pas shfaqjes së këtyre momenteve, Loredana u pyet se si e kishte përjetuar largimin e Jozit dhe si po e kalonte qëndrimin në shtëpi pa të.

“Po ja bëjmë si po ja bëjmë,” u përgjigj Loredana.

taklit, ndërhyri me një koment që nuk kaloi pa u vënë re nga publiku.

“Po mua ti më dukesh si karilindur,” i tha ai Loredanës, moment që u kthye menjëherë viral në rrjet.

“Për ju që s’po e kuptoni, ndaheni në tre pjesë” tha një komentues, duke marrë qindra pëlqime.

https://streamable.com/e/6d67db?quality=highest

Presidenti i PL denoncoi se ishte kërcënuar në qeli/ Berisha: Ramës do i kthehet personale nëse i ndodh gjë Metës

Kreu i PD, Sali Berisha ka folur në konferencën e sotme për kërcënimin që presidenti i PL, Ilir Meta tha se ka marrë në qelinë ku ndodhet.

Berisha e ka cilësuar këtë akt si një “akt banditesk, hakmarrës dhe primitiv”, duke e lidhur drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama. Ai ka paralajmëruar Ramën se çdo incident që mund të ndodhë me Metën do të ketë pasoja personale për të.

“Së fundmi, dënoj me forcën më të madhe kërcënimin që i kanë bërë në burg ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta. Ky është një akt banditesk, hakmarrës, primitiv direkt i Edi Ramës,” tha Berisha gjatë konferencës për mediat.

Ai gjithashtu ka theksuar se është Rama dhe Ulsi Manja ata që kontrollojnë burgjet, duke pohuar se ata janë të përfshirë në këtë ngjarje, duke i dhënë udhëzimet për të “ndaluar kafshatën e mëngjesit” Metës.

“Së fundmi, dënoj me forcën më të madhe kërcënimin që i kanë bërë në burg ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Ky është një akt banditesk, hakmarrës, primitiv direkt i Edi Ramës.
Dhe e paralajmëroj Edi Ramën, se çdo që mund të ndodhë, në mënyrë absolute do i kthehet në personale.
Urdhëroni, sot kanë shkuar t’i zënë kafshatën e mëngjesit në fyt atij dhe dihet se kush i kontrollon burgjet. I kontrollon Rama me Ulsi Manjën”, u shpreh Berisha.

Tërmetet/ Amorgos shpall gjendje të jashtëzakonshme – Gjashtë tërmete të forta në Santorini brenda një ore

Bashkia e Amorgos ka shpallur në gjendje të jashtëzakonshme, me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile, në kuadër të nevojave emergjente dhe menaxhimit të pasojave të shkaktuara nga aktiviteti sizmik.

Siç u njoftua, Sekretari i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile, me vendim të tij, procedoi për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme të Mbrojtjes Civile për Bashkinë Amorgos, Njësia Rajonale Naxos, Rajoni i Egjeut Jugor, për adresimin e nevojave emergjente dhe menaxhimin e pasojave nga aktiviteti sizmik që ka ndodhur së fundmi në këtë zonë.

Mbi 15,300 tërmete janë regjistruar në zonën Santorini-Amorgos nga 26 janari deri më 10 shkurt, njoftoi Komiteti Ndërdisiplinor për Menaxhimin e Rrezikut dhe Krizave të Universitetit Kombëtar të Athinës.

Termet2

Më 10 shkurt, u regjistruan mbi 1,200 tërmete, dhe shumë persona u larguan. Tërmetet më të mëdha kanë ndodhur në veri të Anhidros.

Rama nuk i ndahet SPAK-ut, paralajmëron mesazhin e radhës

E ndërsa në 48 orët e fundit ka lëshuar një sërë kritikash dhe akuzash ndaj SPAK-ut dhe GJKKO-së, kryeministri Edi Rama nuk do të ndalet me kaq.

Në një mesazh në rrjetet sociale, ai paralajmëron mesazhin e radhës ndaj drejtësisë.

“Nesër përsëri në mëngjes, sy m’sy për një diskutim që duhet të vazhdojë, për detyrën tonë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin, kur vërejmë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike. Shqipëria 2030 duhet e do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur, që garanton standardet demokratike dhe respekton ndarjen kushtetuese të pushteteve”, shkruan Rama.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme Edi Rama nuk hezitoi të krahasonte Prokurorinë e Posaçme me hetuesinë e diktaturës komuniste, pas arrestimit të Erion Veliajt.

“Ne nuk jemi këtu hunj gardhi që thjesht dhe vetëm të përcjellim lajme. Në të kundërt, ne biem në një situatë që ngjan më shumë me të shkuarën sesa me të ardhëm. Pse sepse diktaturë apo republikë hetuesish, Shqipëria ka pasur në të shkuarën. Kjo është një republikë parlamentare, ku në bazë të Kushtetutës pushtetet janë të pavarura”, tha Rama para deputetëve socialistë.

Me aludimin se Veliaj ndodhet në burg vetëm për fustanet dhe bizhuteritë e bashkëshortes, kryeministri tha se dosja e SPAK nuk ka prova dhe sfidoi publikisht në gjetjen e tyre. Rama tha se ka takuar dhe biseduar me dëshmitarët e kësaj dosje, të cilët thotë se janë intimiduar.

Sulmi vijoi ndaj gjyqtarit që vendosi për arrestimin e Veliajt, duke e cilësuar të afërt me demokratët, siç kishte bërë edhe kryebashkiaku nga qelia. Për këtë shfrytëzoi mesazhin e dërguar në celularin e tij nga një qytetar, lëvizje e ngjashme me ato të Sali Berishës që lexon denoncimet e qytetarit dixhital.

Përfundon gjyqi për Veliajn, gjyqtari Bani tërhiqet për vendimin

Ka përfunduar seanca gjyqësore maratonë pas rreth 6 orësh për rivlerësimin e masave të sigurisë për Erion Veliajn, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, dhe 6 biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu.

Gjytqari i çështjes është tërhequr në dhomën e këshillimit dhe pritet që të dalë dhe të japë vendimin.

Erion Veliaj dhe biznesmeni Elman Abule ndodhen nën masën “Arrest me burg”, Ajola Xoxa në “arrest shtëpie”, ndërsa 5 biznesmenët e tjerë në masën detyrim paraqitje.

Seanca e sotme është shoqëruar me përplasje mes Erion Veliajt dhe prokurorit të çështjes Ols Dado, pasi sipas kryebashkiakut, prokurori ka marrë leje ndërtimi prej tij dhe ka mbetur i pakënaqur, madje Veliaj pretendon se e ka kërcënuar se “do t’ia mbante mend këtë”.

Veliaj i është drejtuar prokurorit Ols Dado: “Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dhe ke perfituar leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”.

Gjatë momentit që Veliaj ka mbajtur fjalën gjyqtari i Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e zërit dhe ruajtjen e solemnitetit para gjykatës.

Nga hetimet ka rezultuar se Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa kishin ngritur një skemë korrupsioni për t’u pasuruar familjarisht me fondet e Bashkisë së Tiranës dhe lejet e ndërtimit të firmosura nga Veliaj si titullar i institucionit.

Biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu në këmbim të tenderave nga Bashkia e Tiranës dhe lejeve të ndërtimit, i ofronin Erion Veliajt, shuma monetare nëpërmjet blerjeve fiktive, biletave avioni, sponsorizimeve, OJF-ve të Ajola Xoxës, si dhe pasurive të paluajtshme, si disa vila në Qerret.

Erion Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste, si dhe për pastrim parash.

EMRI/ Ky është 30-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e Shëngjinit, “Audi” u përplas me kamionin

Është zbardhur identiteti i të riut që humbi jetën në aksidentin e regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Paulin Zefi, rreth 30 vjeç. Ai ka qenë duke drejtuar një automjet tip “Audi” në momentin kur është përplasur me një kamion.

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur dhe një grua, shteasja Zh.H., 40 vjeçe, pasagjere në mjetin “Audi”, e cila ndodhet në gjendje të rëndë. Po ashtu, u plagos edhe drejtuesi i kamionit, shtetasi Xh. D.

Dy të plagosurit ndodhet në spitalin e Lezhës, nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.

Seanca ndaj kryebashkiakut në GJKKO/ Veliaj mohon akuzat dhe kërkon liri, Lala zbulon çfarë pritet të ndodhë në vijim

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mohuar akuzat e prokurorisë dhe ka kërkuar një masë sigurie më të lehtë gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO)

Sipas gazetares Klodiana Lala, Veliaj ka argumentuar se nuk përmbush kushtet dhe kriteret për të qëndruar në arrest me burg.
Ndërkohë, prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani kanë paraqitur provat dhe dyshimet e arsyeshme që, sipas tyre, Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, kanë krijuar një skemë pastrimi parash.

Sipas prokurorëve, Veliaj ka firmosur tendera dhe leje ndërtimi për biznese të lidhura me të, ndërsa këta biznesmenë kanë depozituar para në llogaritë e kompanive të zotëruara nga Xoxa dhe kanë financuar aktivitete artistike të saj.

Pas fjalës së Veliajt, pritet që në seancë të paraqiten edhe pretendimet e avokatëve të Ajola Xoxës dhe biznesmenëve të tjerë të përfshirë në çështje.

Palestinezët e Gazës do strehohen në Shqipëri? Berisha: Vendi ynë nuk plotëson asnjë kusht, shihni emigrantët në Gjadër

Kreu i PD Sali Berisha shprehu dyshimet e tij lidhur me mundësinë e ardhjes së palestinezëve të Gazës në Shqipëri si pjesë e një plani për zhvendosjen e tyre nga Shtetet e Bashkuara

Në një prononcim të fundit, ai theksoi se Shqipëria nuk është e përgatitur për të pritur një numër të tillë njerëzish.

“Unë mendimet i kam shprehur. Shqipëria nuk ka infrastrukturë për të pritur palestinezët,” tha Berisha. Ai theksoi se situata aktuale e vendit nuk ofron asnjë garanci për mirëqenien e tyre.

“Shqipëria është në një qerthull me këta të Gjadrit. Është vend trafiku. Nuk plotëson asnjë kusht, nuk jep asnjë garanci për qeniet njerëzore,” përfundoi ai, duke shprehur shqetësimin e tij për mungesën e infrastrukturës dhe kapaciteteve për të menaxhuar një fluks të tillë të refugjatëve.