“U gjet një kasafortë me 95 mijë euro”, Hoxha zbardh detaje mbi arrestin e Veliajt: Dosjet e mëdha të Erionit janë …

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ishte i ftuar në një studio televizive ku dha detaje në lidhje me vendimin e GJKKO për caktimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Teksa e cilësoi dosjen si shumë voluminoze, gazetari Hoxha vuri theksin te problematika e kësaj gjëje, e cila sipas tij mund ta bëjë hetuesin që të humbasë në detaje.

Dosja është voluminoze. Ky është vendimi i GJKKO për masën. Nëse ai duhet të ishte një teknikalitet. Është një vendim me 366 faqe. Nuk kemi parë të tilla as për organizata të mëdha. Është voluminoz. Dosja në vetvete është mijëra faqe janë mbi 10 mijë. Por këto lloj dosjesh mund ta bëjnë hetuesin që mund të humbë në detaje. Ajo që të bie në sy është fakti që Gjykata mbështetur në kërkesën e prokurorit, ka marrë masa ekstreme. Arresti me burg për Veliajn, Abulen dhe masa ekstreme për Xoxen, i cili është baraz me arrestin në burg. Në material thuhet që Veliaj dhe bashkëshortja kanë penguar hetimin dhe kanë intimiduar. Të dyja palët po përballen me dëshmitarët”, tha Hoxha.

Më tej, gazetari shtoi se kryebashkiaku Veliaj është arrestuar për një dosje personale që ka të bëjë me fshehje pasurie dhe nuk përfshin zyrtarë të tjerë të lartë, ndërkohë që çështjet e nxehta ndaj kreut të bashkisë së Tiranës janë inceneratori dhe “5D”, ku dëmi ekonomik është edhe më i madh.

“Njerëzit janë përqendruar tek 860 mijë eurot që janë përdorur për bizhu dhe veshje, edhe pse thuhet që kjo gjë është bërë për disa vjet. Pala tjetër thotë që këto janë veshje që janë marrë për projekte. Është momenti i kasafortës. Në një garazh është gjetur një kasafortë ku ka pasur 95 mijë euro dhe një sasi dollarësh. Tek eurot janë gjetur prerje të madhe që nuk e thyejnë as në vendet e BE, është para që përdoret nga mafia. Fakti që është prerje e madhe është një detaj që krijon një narrativë. Në fakt çështja për të cilën Veliaj ka qenë nën akuzë ka qenë inceneratorit i Tiranës, një objekt që nuk ekziston. Kjo ishte çështja e madhe. Aty flitej për 130 milionë euro. Ndërkohë që ne po flasim për 1.5 ml euro, një hetim personal pasuror, që nuk atakon përfaqësues të lartë të mazhorancës”, tha Hoxha.

“Rrezikon të degradojë në një drejtësi aktiviste”, Rama për arrestimin e Veliajt: Nëse Erioni dhe e shoqja kanë blerë 800 mijë e kusur euro fustane dhe … (Video)

Kryeministri Edi Rama thotë se gjithçka rrezikon të degradojë në një drejtësi aktiviste.

Referuar arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Rama tha se ai do ta ndjekë me kujdes këtë proces teksa hodhi dyshime mbi prokurorinë dhe mënyrën se si ka vepruar me rastin e Erion Veliajt.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Tiranes me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë, kryeministri Edi Rama tha se “nëse Erion Veliaj dhe e shoqja kanë blerë 800 mijë e kusur euro fustanë e bizhuteri , s’kemi çfarë diskutojmë, por kërkojmë prova”.

Rama: Gjithçka rrezikon të degradojë në një drejtësi aktiviste dhe në këtë hapësirë janë ata që bërtasin…se nuk ka rëndësi fare a ka prova, a s’ka prova.Nëse ai dhe e shoqja ka blere 800 mijë kusur euro fustane e bizhuteri nuk kemi çfarë diskutojmë fare, por kemi të drejtën të kërkojmë provat dhe të drejtën të themi ndërkohë hedhja e kësaj shifre është absolutisht e qëllimshme për të ekzaltuar masën dhe për të krijuar një situatë ku të jetë e pamundur që të diskutosh. Do ta ndjekim me kujdes këtë proces… Metoda e prokurorit është e papranueshme.

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=549661608081384

Arrestimi i Veliajt

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua rreth orës 14:00 të së hënës (10 shkurt), pasi Gjykata e Posaçme firmosi masën e arrestit me burg të kërkuar më parë nga SPAK për vepra penale të korrupsionit, i kryer nëntë herë në bashkëpunim.

Veliaj u filmua teksa dilte nga dera e Bashkisë me një dosje gri në dorë, i shoqëruar në distancë nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Gjykata e Posaçme vendosi gjithashtu masën e “arrestit shtëpiak” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa dhe masën e “detyrimit të paraqitjes” për pesë biznesmenë, Gentian Sulën, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme, Veliaj akuzohet se së bashku me Xoxën kanë krijuar dhe vënë në funksionim një skemë me qëllim përfitimin e paligjshëm të fondeve publike që rridhnin nga Bashkia e Tiranës, që sipas SPAK është vërtetuar në nëntë raste.

Rama kundër SPAK? Kryeministri flet sërish për rastin Veliaj: Të japin prova që…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një artikulli të publikuar nga BIRN, i cili raportonte se ai kishte deklaruar që SPAK ka dalë nga shinat dhe se Erion Veliaj nuk do të shkarkohet. Rama e ka cilësuar këtë interpretim si një keqinterpretim brutal të qëndrimit të tij dhe ka publikuar të plotë përgjigjen e zyrës së shtypit për këtë çështje.

Në postimin e tij në platformën “X”, kryeministri ka argumentuar se rasti i Veliajt është i ndryshëm nga rastet e tjera të ndjekura nga SPAK, pasi nuk ka një akt-akuzë konkrete për korrupsion, por një dosje voluminoze mbi jetën personale të kryebashkiakut dhe bashkëshortes së tij.

Sipas Ramës, hetimi krijon “dyshimin e arsyeshëm për një veprim përtej kuadrit kushtetues”, ndërsa arrestimi i Veliajt dhe vendosja e bashkëshortes së tij në arrest shtëpie përbëjnë një shkelje të standardeve demokratike.

Ai theksoi se Partia Socialiste nuk do të marrë vendime të nxituara për këtë rast, duke lënë të hapur mundësinë për një analizë më të thelluar të akuzave dhe provave të paraqitura nga SPAK. Për më tepër, ai nënvizoi se PS do të vazhdojë të jetë një garante e palëkundur e Reformës në Drejtësi, por njëkohësisht do të kërkojë më shumë transparencë dhe prova konkrete për këtë çështje.

Në përfundim, Rama e bëri të qartë se Veliaj nuk do të shkarkohet, ndërsa theksoi se ky arrestim i imponon mazhorancës një detyrë të re për të mbrojtur parimet e drejtësisë dhe transparencës.

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fuqishëm ka goditur shtetin kroat.

Qendra Sizmologjike Europiano-Mesdhetare (EMSC) ka njoftuar se një tërmet me magnitudë 5.0 të Shakllës së Ritherit ka goditur Kroacinë.

Sipas EMSC-së, tërmeti ka ndodhur në orën 18:43. Tërmeti u ndje shumë në rrethinat e Zaës, rreth Posedarës dhe në një pjesë të Likanisë.

“Në Rabu është ndjerë një valë e fortë goditëse. Nuk ka dridhur, por ka goditur fort, si një shpërthim i erës anësore”, “Qendra e Zarës, në qytetin e vjetër, ka pasur dridhje për 10 sekonda.

Ka qenë një tërmet shumë i fortë”, “Një shpërthim i fortë si shpërthim eksploziv dhe dridhje e shtëpisë.

Fillimisht u dëgjua një zhurmë dhe më pas 4 tërmete më të vogla. Paklenica”, ishin disa prej komenteve të para të qytetarëve që iu dërguan mediumit të lartcekur kroat.

LAJMI I FUNDIT/ Donald Trump nuk e përjashton Shqipërinë si vend që mund të presë palestinezët e Gazës. Ja deklarata e Presidentit të SHBA

Presidenti Donald Trump është pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë pas takimit kokë më kokë me mbretin e Jordanisë për planin e shpërnguljes së palestinezëve nga Gaza.

I pyetur nëse ka pasur bisedime në lidhje me vendosjen e palestinezëve të Gazës në shtete të tjera veç Jordanisë dhe Egjiptit, mes tyre Shqipëria dhe Indonezia, Trump u përgjigj “po sigurisht”.

Ai shtoi se ka pasur edhe shumë shtete të tjera që kanë dashur të përfshihen, ndërsa tha se ka shumë njerëz, mes tyre edhe mbreti i Jordanisë që duan të ndihmojnë në strehimin e palestinezëve të Gazës.

Si do të marrë fund lufta në Ukrainë?/ Zelensky shpreh gatishmërinë për shkëmbim territoresh me Rusinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u shpreh se planifikon t’i ofrojë Rusisë një shkëmbim territoresh të drejtpërdrejtë për t’i dhënë fund luftës së saj trevjeçare, nëse Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, arrin t’i sjellë të dyja vendet në tryezën e bisedimeve.

“Ne do të shkëmbejmë një territor me një tjetër,” tha Zelenskyy në një intervistë me Guardian të botuar të martën, duke thënë se Kievi do të japë një pjesë të rajonit të Kurskut që ka mbajtur që nga inkursioni i befasishëm i gushtit në Rusi.

Për sa i përket zonave të pushtuara nga Rusia që do të kërkonte në këmbim Ukraina, udhëheqësi ukrainas nuk pranoi të shprehej: “Nuk e di, do të shohim. Por të gjitha territoret tona janë të rëndësishme, nuk ka prioritet”.

Trump ka thënë vazhdimisht se planifikon t’i japë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës së shpejti dhe pretendon se ka bërë përparim drejt këtij qëllimi tashmë në bisedat me Presidentin Vladimir Putin. Udhëheqësi rus, thotë Trump, “do që njerëzit të ndalojnë së vdekuri në luftë” – ekipi i presidentit amerikan pranon, megjithatë, se të dyja palët do të duhet të heqin dorë nga diçka për t’i dhënë fund konfliktit.

Ndërkohë, Rusia ka nisur disa sulme masive me dronë kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës kohët e fundit, vazhdon të përparojë në rajonin e Donetskut në lindje të vendit dhe nuk duket se është e hapur për marrëveshje.

Familjarët e Valbona Mhillit reagojnë të revoltuar ndaj Gjestit

Ditën e sotme, një video u bë virale në rrjet, ku Gjesti shihej duke bërë disa veprime të pahijshme ndaj Valbona Mhillit.

Ky moment po diskutohet shumë në rrjet, duke nxitur edhe reagimin e familjarëve të Valbonës.

Përmes një postimi në llogarinë e banores në Instagram, familjarët e saj shkruajnë se ajo është duke u bullizuar si nga Gjesti brenda shtëpisë, ashtu edhe nga gazetari Bled Mane dhe ish-banorja Shqipe Hysenaj jashtë shtëpisë.

E rëndë/ Mësυesja υr*t me t hikë nxënësen 8-vjeçare

Koreja e Jugut është tronditur nga një ngjarje e rëndë pasi një mësuese ka goditur për vdekje me thikë një vajzë 8 vjeçare në një shkollë fillore në Daejeon. Vajza u gjet me plagë me thikë në katin e dytë të shkollës dhe u shpall e vdekur në spital.

Presidenti në detyrë i vendit Choi Sang-mok urdhëroi një hetim mbi rastin dhe u kërkoi autoriteteve “të zbatojnë masat e nevojshme për të siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin më kurrë”.

Mësuesja kishte kërkuar një pushim prej gjashtë muajsh duke përmendur depresionin më 9 dhjetor, por ajo u kthye në shkollë vetëm 20 ditë më vonë pasi një mjek e vlerësoi atë si të aftë për të punuar. Disa ditë para ngjarjes, mësuesja kishte shfaqur sjellje të dhunshme.

“Dumani i goditur familjarisht me libër shtëpie”, Rama: Kreu i SPAK e ka pasur edhe më parë “21 janarin” në tavolinë, por…

Gjysmën apo të gjithën, kjo është një çështje që në të gjitha rastet ka një zanafillë, por e vërteta do të thuhet nëse i referohemi fakteve dhe nëse shohim historikun e gjithë kësaj periudhe e para, që nga 1912 nuk ka pasur deri kur reformat në drejtësi të fillojnë të japin efektet e veta asnjë anëtar qeveria të asnjë regjimi ose force pas rënies së regjimeve që të jetë gjykuar, lëre më dënuar, po as hetuar.

Si ndodhi kjo, ra nga qielli kjo. Altin Dumani për shembull, drejtuesi i SPAK e ka pasur dosjen e 21 janarit në tavolinë edhe më parë, ka pasur mundësi ta luftojë korrupsionin edhe atëherë, ka qenë e pamundur jo vetëm për të por për të gjithë. Ka qenë e kapur drejtësia. Kreu i SPAK Altin Dumani përditë është i goditur familjarisht me libër shtëpie, siç dinë të bëjnë vetëm bufi i kënetës dhe kua kua kua-të. Nga ata që bëjnë kuak kuak dhe ata që i shkojnë mbrapa me profile fallco e ka çliruar nga pushteti i kontrollit politik, forca politike që unë udhëheq.

Për të bërë luftë pa kompromis majtas e djathtas. Ju thoni gjysma e qeverisë, ju llogarisni edhe dikë që ka qenë në qeverinë e parë, qoftë i partisë qoftë i koalicionit. Kam pasur gjashtë ministra ose edhe aq nuk bëhen që kanë probleme me drejtësinë. Do të ishte më mirë të bënim sikur po luftonim korrupsionin, edhe të mos ia shihnim derën negociatave dhe BE-së. Arsyeja pse nuk fitoni dhe nuk keni për të fituar është sepse nuk ndani atë që është e Çezarit dhe ajo që është e zotit. Në fund nuk është betejë futbollistike”, tha Edi Rama.

Media në zi, ndahet nga jeta parakohe në moshën 49-vjeçare gazetari i njohur shqiptar

Ka vdekur në moshën 49 vjeçare gazetari Faton Osmani, i cili ishte themelues dhe pronari i Agjencisë së Lajmeve, Ekonomia Online.

Para se të themelonte Agjencinë e Lajmeve “Ekonomia Online”, Osmani ka punuar në disa media vendore dhe ndërkombëtare të shkruara, si dhe televizione ku me punën e tij ka lënë gjurmë në zhvillimin e një gazetarie profesionale.

Agjencia e lajmeve u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të Osmanit.