MOS E HUMBISNI KËTË VIDEO! Çifti Veliaj-Xoxa: Kemi një derrkuc ku mbledhim kursimet

Çifti Veliaj-Xoxa padyshim jo vetëm partnerë në jetën private, por janë edhe bashkëpunëtorë të mirë në korrupsionin e vjedhjen e parave të qytetarëve të Tiranës.

I arrestuar ditën e djeshme, kryebashkiaku Veliaj guxoi sërish që të gënjente opinionin publik, përmes një deklarate nga qelia, ku shprehet se ‘Nuk kemi asnjë lidhje unë dhe familja ime me fjalën korrupsion. Kjo historia jonë është aq tragjikomike sa njerëzit s’do ta besojnë kur t’i dëgjojnë të zbërthyera një e nga një, idiotësitë e asaj akuze.

Dukshëm kryebashkiaku, tashmë nën arrest, vazhdon me absurditetet e tij të cilat duket se zanafillën e paskan kohë më parë.

Në videon më poshtë, gjatë një interviste teksa ‘dy zogjtë e dashuruar; kanë dhënë, Veliaj ‘modest’ shprehet se në shtëpinë e tyre gjendet një derrkuc i vogël, të cilën dyshja e mbushin me para për të siguruar të ‘ardhura bazike’ të jetës.

“Ne bëjmë një jetë shumë modeste, është turp ta themi, por kemi një derrkuc të vogël nga ato që vihen kursimet.

Arjola: Është shumë mirë e laburuar si mënyrë kursimi ( qesh)

Nuk jua rekomandojmë më mirë mbajini kurimet në bankë

Ajo që dimë të themi është se kemi një xhep të vogël dhe si ashtu pa dashje gjithmonë vëmë diçka mënjanë e kur bëhet mjaftueshëm gjithmonë gjejmë një mënyrë të shpejtë e të lirë për të udhëtuar e bëjmë’- shprehet çifti.

Mirëpo, sipas dosjes së SPAK-ut për Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij kishin ngritur një skemë kriminale të përfitimit dhe pastrimit të parave”.

Në dosje e publikuar ditën e djeshme, thuhet se Ajola Xoxa brenda 4 viteve ka blerë rroba dhe bizhu të pa deklaruara në shumën 86 milionë lekë ose rreth 850 mijë euro.

Teka akuzohet për korrupsion që përfshin të paktën 1.1 milionë euro fonde publike, duke u dhënë para publike bizneseve të cilat në këmbim i jepnin familjes së tij fitime të paligjshme, nga ana tjetër Veliaj e ‘shiste’ veten si një njeri i cili jetonte me kursime.

Video Player

I tha se po kopjon Luizin,Gjesti-Loredanës: Faleminderit që p…

Loredana dhe Gjesti kanë shkëmbyer replika të ashpra gjatë një diskutimi në dhomën e gjumit, ku tema kryesore u bë dasma e Loredanës me partnerin e saj, Jozin, dhe raporti që ata kanë. Gjatë bisedës, Gjesti e ka përmendur vazhdimisht dasmën, duke e çuar bisedën në një tjetër drejtim.

Loredana, e irrituar, iu drejtua Gjestit duke i thënë: “Do që të jesh si Luizi?” – duke e krahasuar me fituesin e edicionit të dytë të Big Brother, Luiz Ejllin.

Në përgjigje, Gjesti e mori këtë krahasim me humor, duke i thënë: “A me atë po më krahason a, me mbretin? O faleminderit shumë, unë kishe jam më i dobët. Shuj se mirë qenkam.”

Ai më pas shtoi se kishte arsye të forta dhe të thella për të qenë i lidhur me Kosovën, duke përmendur babanë e tij që kishte luftuar me UÇK-në.

Loredana, e cila e kishte krahasuar Gjestin me Luizin, e mbylli bisedën duke thënë se Gjesti është një “kopje e keqe” dhe se nuk mund të bëhej asnjëherë si ai.

Lajm fantastik për Parashqevi Simakun, këngëtarja bëhet me shtëpi të re (Video)

“Përshëndetje nga shtëpia e re e Parashqevi Simakut dhe Ina Simaku, që ka ardhur sot nga Franca….”, nis kështu një video në Instagram e Elton Ilirjanit, i cili na informoi se këngëtarja e njohur është bërë me shtëpi të re.

Eltoni: Si ndihesh Parashqevi tek shtëpia e re, që sapo hyre sot, me Inën?

Parashqevia: Sapo luajtëm këngën e Flamur Shehut “Gëzimi i shtëpisë së re”. Por gëzimim më të madh e kam që më ka ardhur mbesa, Ina. Që e vogël ka qenë një mrekulli për famljen tonë, Simaku. Nënën e ka nga Elbasani, babai është vëllai im i madh, Arben Simaku, që është kuzhinier në Shqipëri dhe ajo punon recepsioniste në Francë.

Eltoni: Bukurirat! Jeni shumë të bukura të dyja, sa të ngjashme jeni! Më bëhet shumë qejfi që rrugëtimi ynë, se po flas unë tani…Jam i kënaqur që ia arritëm kësaj dite: Parashqevia është shumë mirë. Siç e shihni, është e lumtur, e qeshur, e rikthyer totalisht në jetë, së bashku me Inën. Tani do kalojmë disa ditë të bukura, besoj nja dy javë. Dua të falenderoj Elvirën, veten nuk po e përfshij. Të gjithë ata që na ndihmuan. Një vit shtëpia është e paguar.

Parashqevia: Është si një hotel me 10 yje, jo me 5.

Eltoni: Me shumë dashuri, mbi të gjitha.

Parashqevia: Na duket vetja sikur jemi në një hotel madheshtor.

Në një tjetër video, Elton Ilirjani shpreh pakënaqësinë e tij ndaj biznesmenëve shqiptarë, të cilët premtuan shumë dhe nuk bënë asgjë:

“Premtime, premtime, premtime, shumë biznesmenë, që mbahen si të fuqishëm, dolën me deklarata në dhjetor: ‘Do t’i bëjmë këtë, atë…asgjë nuk bën, zero me bisht. I vetmi që na ndihmoi ishte Kadri Morina dhe djali i tij, Klark Morina, që i falenderojmë.”, tha Ilirjani.

Video Player

00:00

00:41

Video Player

00:00

01:00

Zbardhet dosja e SPAK/ Si i gënjeu Veliaj “kolegët”, ja komunikimet që fundosën kryebashkiakun

Zbardhen detaje të reja nga vendimi i GjKKO-së në lidhje me hetimet që janë kryer për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

Në vendim kur është marrë në pyetje nga prokurorët dhe oficerët e BKH-së, Veliaj ka gënjyer duke thënë se nuk ka dijeni për aktivitetet e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.

Ndërsa në komunikimet e zbardhura duket mjaft qartë se Erion Veliaj jo vetëm që ka dijeni për aktivitetet e bashkëshortes së tij, por dhe e ka ndihmuar atë.

Dokumentet e dosjes së SPAK-ut:

Arrestimi i kryebashkiakut Veliaj, avokati: Ja sa vite burg rrezikon nëse i bashkohet akuza e grupit kriminal

Avokati Kujtim Cakrani, i ftuar në një intervistë televizive, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut Veliaj për të cilin tha se aktualisht është person i dyshuar dhe jo një i dënuar.

Ai tha se arrestimi i Veliajt erdhi pasi ai mund të ndërhyjë në prova dhe se për këtë masë sigurie ndaj tij nuk ka shkelje të procedurave ligjore edhe pse ai vetë nuk është për masa të arrestit me burg, por për masa ndaluese të ushtrimit të funksionit.

Sipas tij një nga akuzat për Veliajn mund të jetë dhe ai i grupit të strukturuar kriminal dhe nëse i bashkohet akuzave të tjera dënimi i tij shkon në 20 vite burg.

Duhet të jemi të kujdesshëm kur flasim për akuza sepse Veliaj është ende person i dyshuar dhe pasi të provohen dyshimet nga organi atëherë do formulohen në akuza dhe pastaj çështja i kalon gjykatës. Për momentin është i dyshuar për këto katër vepra penale.

Politika ka të gjithë të drejtën e saj të bëjë aludime, të japë dënime unë flas si avokat, Veliaj është ende person i dyshuar i marrë në hetim që ka dalë një masë arresti ku GJKKO ka menduar se duhet të merret masa arrest me burg sepse i lirë mund të përbëjë rrezik për prishje të provave, apo mund të largohet.

Në këtë kuptim gjykata pasi e ka pasur dosjen në tavolinë dhe më parë, ka arritur në përfundimin se duhet të merret masa arrest me burg për Veliajn.”

I pyetur nëse janë shkelur procedurat për arrestimin e kryebashkiakut, Cakrani tha jo, sepse për Veliajn nuk e di se çfarë ligji është shkelur sepse kur një individ që ushtron funksionin publik, si në rastin e Veliajt atij duhet ti privohet liria për të mëso shkuar në zyrë dhe nuk shikoj shkelje procedure epur këtë masë.

“Gjithsesi unë jam për masa sigurimi dhe Veliaj mund të merrte dhe një arrest shtëpie dhe ti ndalohej hyrja në bashki, dhe nuk jam për arrest me burg. Hetimet prandaj bëhen, prokuroria do marrë kohën e saj sepse ku r të ndërtojë akuzën një nga këto mund të jetë dhe grupi i strukturuar kriminal sepse kur janë më shumë se 2-3 persona kanë funksionimin dhe organizmin, pra këto komponentë ata i plotësojnë për një grup kriminal. Nuk e di nëse SPAK do e komunikoj këtë por nëse ndodh atëherë dënimi shkon shumë i madh.

Nga të 4 akuzat më e rënda është e korrupsionit dhe pastrimi i parave dhe në ligjin procedural dënimi i madh ha të voglin, pra nëse dënohet për këto vepra që dënohet deri në 15 vite atëherë ai përveç kësaj i shtohen dhe 5 vite të tjera nëse akuzohet për grup të strukturuar kriminal dhe i shkon te 20 vite.

Gjykata jep dënimin maksimal dhe nëse i komunikohet dhe akuza e grupit kriminal besoj se do jetë shumë e rëndë. Nëse SPAK shton dhe veprën penale të grupit kriminal padyshim që kjo do përfshijë brenda dhe biznesmenët nuk do jetë vetëm Ajola Xoxa.”

Më tej ai shtoi se Veliaj për të lehtësuar veten dhe bashkëshorten ka të drejtë të bëhet dhe bashkëpunëtor i drejtësisë.

“Veliaj ka të drejtë që të bëhet dhe bashkëpunëtor drejtësie dhe të lehtësohet pozicioni i dënimit, ai mund ta pranojë këtë fakt dhe të tregojë gjithçka dhe të gjithë ata që janë të përfshirë. Nëse bëhet bashkëpunëtor i mirë i drejtësisë mund të zbardhet i gjithë grupi i strukturuar kriminal.

Veliaj nuk është i vetmi zyrtar që mund të bashkëpunojë me drejtësinë, që i ka dhënë drejtësisë emra të panjohur për të dhe më pas ka pasur hetime. Nëse Veliaj do të flasë i bënë mirë dhe shoqërisë për të nxjerr të gjithë emrat.”

“35 mijë dollarë një fustan”/ Klodiana Lala përmend faturat e ‘kripura’ në dosjen e SPAK

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë disa detaje nga dosja e SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u arrestua ditën e sotme. Lala e ftuar në emisionin “Opinion” tha se bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë nën masën e sigurisë arrest shtëpie. Ajo tha se sipas SPAK, kjo e fundit ka shpenzuar rreth 860 mijë euro në blerjet online. Lala thotë gjithashtu se në dosje përmendet që një fustan ka shumën e 35 mijë dollarëve. Gazetarja thotë se gjatë kontrollit të apartamentit, SPAK dhe BKH morën sende personale të Ajola Xoxës me të cilat është bërë krahasimi me artikujt online.

Pjesë nga intervista në studio:

Klodiana Lala: Ka edhe dy momente që në këndvështrimin e SPAK janë konsideruar si thelbësore. Elman Abule është një biznesmen shqiptaro-belg, i hetuar më herët dhe po hetohet aktualisht nga Prrokuroria e Tiranës për veprën penale të pastrimit të parave, baskë me bashkëshorten e tij dhe disa biznesmenë të tjerë, ka pasur fillimisht një sekuestrim të pasurisë dhe më pas është liruar nga apeli. Elman Abule përmes kompanive të tij dyshohet që të ketë kryer transaksione fiktike me qëllim që çifti Xoxa-Veliaj të fshihte origjinën e vërtetë të parave thotë prokuroria, para të cilat dyshohen…

Blendi Fevziu: Në çfarë masash?

Klodiana Lala: Në shumë të konsiderueshme sepse ju më pyetët për shumën 860 mijë euro. Dyshohet që znj. Xoxa këto para nuk i ka deklaruar, por janë para nga ana tjetër që as nuk i justifikon dot.

Blendi Fevziu: Janë bërë si…

Klodiana Lala: Në një rast rezulton vetëm një fustan në një faturë që është rreth 35 mijë dollarë.

Blendi Fevziu: Është e vërtetuar?

Klodiana Lala: SPAK i ka në dosje se nëse janë të vërtetuara ose jo, unë nuk jam SPAK-u. Është në dosje që vetëm një fustan dhe nëse e mbani mend, kur u kontrollua apartamenti 11/4 në Sky Tower, është 10/4 që është qendra Harabel, një kat më lart është 11/4 dhe aty SPAK përveçse sekuestroi disa dokumente, kontrata etj, ajo çfarë më bëri mua përshtypje në atë kohë se nuk e kisha dëgjuar përpara, SPAK dhe agjentët e BKH morën sende pwrsonale, këpucë, çanta dhe fustane të znj. Xoxa.

Me thënë të drejtën, kjo m’u duk si gjë jo e zakontë sepse nuk kishte ndodhur asnjëherë më herët. Por çfarë ka bërë SPAK në rastin konkret sipas logjikës së vendimit, pra ka bërë blerjen online, cili është sendi i blerë dhe ka bërë më pas edhe nëse është i njëjti mall që është gjendur aty. Z. Abule dyshohet që është personi që ka bërë transaksionet për të mbuluar pasurinë e kësaj skeme që dyshohet korruptive.

860 Mijë Euro Rroba E Bizhuteri! SPAK Nxjerr Shifrat Marramendëse Të Blerjeve Të Ajola Xoxës

Zbardhen detaje nga dosja e SPAK për çiftin Veliaj.

Në komunikatën zyrtare të nxjerrë sot nga SPAK për arrestimin e Erion Veliajt dhe masën arrest shtëpie të bashkëshortes Ajola Xoxa, dalin në pah transaksione dhe pagesa marramendëse për rroba dhe bizhuteri.

Konkretisht dyshimet e SPAK janë se Xoxa ka shpenzuar rreth 860 mijë euro për rroba, bizhuteri, etj, për një periudhë katër vjeçare.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja A. X., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë, ose rreth 880 mijë euro. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të”.

50 ditë izolim, 2 zarfe të Zi brenda javës, tensione dhe…/Pak minuta para nisjes së Primet, zbulohet se çfarë do ndodh

Pas 50 ditësh izolimi, bashkëjetesa nuk është më si më parë, me situatat të reja që krijohen ditë pas dite.

Tensione që shtohen, sjellje që dalin jashtë kontrollit, marrëdhënie që komplikohen gjithnjë e më shumë…

Për të zbuluar këto dhe shumë surpriza të tjera, ndiqni sot spektaklin e madh në Top Channel, DigitAlb me dy kanalet e dedikuara Big Brother VIP 1 dhe Big Brother VIP 2, dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.

“Sonte në BBVA hynë…”, ish- Fituesi i Big Brother ben paralajmerimin e papritur

Natën e sotme do të mbahet “Prime” i radhës i spektaklit të njohur “Big Brother VIP Albania”, dhe ndjekësit janë shumë kuriozë për zhvillimet që do të ndodhin.

Ky episod pritet të sjellë momente të reja tensioni dhe emocioni, ndërsa banorët do të përballen me sfida të ndryshme dhe mund të ketë ndryshime në dinamikat e brendshme të shtëpisë.

Spektakli ka mbajtur gjithmonë vëmendjen e publikut me ngjarje surprizë dhe momente të paparashikuara.

Po ashtu, janë pritur edhe reagime të forta dhe mundësi për zhvillime të reja që mund të ndikojnë në marrëdhëniet dhe rivalitetet brenda shtëpisë.

Fituesi i “BBA5”, Arber Zeka ka ngritur pikëpyetje rreth këtij “Prime”-t.Ai ka publikuar një shkrim në “Instastory”, duke shkruar: “Sonte në BBVA hyn …”. Se ç’ka do të ndodhë mbetet ta zbulojmë sonte.