“Nuk do i mbaj më për vete opinionet”/ Rama reagon për herë të parë për arrestimin e Veliajt: U mor nga zyra dhe u mbyll në qeli pa gjyq

“U ekzaltuan nga arrestimi i Erionit dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen time. Madje jo vetëm oxhaku i vjetër e blozë i partisë së bufit të kënetës, por edhe mangallët e partiçkave, u përdezën nga era e mishit me gjak që të vijnë këtu të kërkojnë dorëheqjen time se u bë deti kos tani. Këtu janë punët e tyre dhe s’kanë lidhje me punën time.

Marrja e kryetarit të bashkisë së Tiranës nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një qytet të tërë pa kokën që e kanë vënë, është një ngjarje e madhe. Lajmi që kam për ju sot është se nuk do ti mbaj më për vete opinionet e mia kur ta shoh të arsyeshme për ti ndarë me publikun.

Drejtësia e re ka hyrë tani në një fazë që ka fituar të gjithë vetëbesimin e nevojshëm. Mbështetja jonë do të vazhdojë njësoj. Por nuk ka pse të mos i shpresim dhe opionionet kritike që janë të domosdoshme”-u shpreh Rama.

Lajmi po përditësohet…

Tërmeti i radhës 5.3 ballë shkund Santorinin. Më i fuqishmi i regjistruar deri tani

Santorini është goditur nga një tjetër tërmet i madh ndërsa të tjerë më të vegjël janë të vazhdueshëm në ishullin grek. Tërmeti ishte me magnitudë 5.3 ballë, ndërsa është më i fuqishmi që ka goditur ishullin deri tani. Lëkundjet u regjistruan në orën 22:16 me orën lokale të së hënës dhe kishte një epiqendër 14 km në jugperëndim të Arkesinit, në detin midis Santorinit dhe Amorgos. Vasilis Karastathis, drejtor i Institutit Gjeodinamik tha për Kathimerini se ky tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter, nuk ndryshon thelbësisht nga tërmetet e mëparshme dhe është pjesë e serisë.

“Mund të jetë 5.3, por nuk ka asnjë ndryshim nga tërmetet e mëparshme të forta 5, 5.1 apo 5.2 ballë të shkallës Rihter”, theksoi ai dhe theksoi se nuk po flasim për një tërmet të madh.

Sipas Laboratorit të Sizmologjisë të Universitetit Kombëtar të Athinës, të dielën, kanë ndodhur 90 tërmete. Prej tyre, 14 tërmete ishin me magnitudë 4 ballë ose më të lartë, ndërsa dy tërmete me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter ose më të lartë. Tërmeti më i fortë i së dielës ka ndodhur në orën 21:05 dhe ka qenë me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter.

Më shumë se 11,000 vendas dhe pushues janë evakuuar nga ishulli, me fluturime shtesë të planifikuara. Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur do të qëndrojë në fuqi deri më 3 mars. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar financim prej 2.5 milionë £ për një rrugë evakuimi emergjent nga jugu i ishullit që do të ndërtohet.

“Ne po përgatitemi për më të keqen duke shpresuar për më të mirën,” u tha ai vendasve gjatë vizitës së tij në ishull të premten.

Vendasve u është kërkuar të qëndrojnë larg porteve dhe të shmangin grumbullimin në ambiente të mbyllura, ndërsa ekuipazhet e emergjencës, duke përfshirë ushtrinë, shërbimin zjarrfikës dhe policinë, janë vendosur në të gjithë ishullin. Shumë nga ata që kanë qëndruar në ishull kanë fjetur në rrugë me dyshekët e tyre, shumë të frikësuar për të qëndruar në shtëpitë e tyre në rast se ato shemben. Banorë të tjerë kanë ndërtuar mbrojtje të improvizuara nga cunami duke përdorur thasë me rërë përgjatë plazhit Monolithos, ku ndërtesat qëndrojnë në mënyrë të rrezikshme pranë ujit.

Sizmologët thonë se tërmetet janë rezultat i lëvizjeve të pllakave tektonike, jo aktivitetit vullkanik, pavarësisht se Santorini është ulur në Harkun Vullkanik Helen – një zinxhir ishujsh të formuar nga shpërthimet e lashta. Ekspertët kanë paralajmëruar se ishulli po përballet me një ‘krizë sizmike’ pa një fund të qartë në horizont, duke rritur frikën për një tërmet më të madh dhe më shkatërrues në ditët në vijim.

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 11 Shkurt 2025

Dashi

Parashikohet një ditë interesante, gjatë së cilës mund të arrini një synim që i keni vendosur vetes. Megjithatë për shkak të ndikimit të Saturnit, duhet thënë se nuk do të mungojnë as pengesat. Në dashuri duhet të ndiqni rrugën e drejtë, pasi në të kundërt do të rrezikoni shumë.

Demi

Po mundoheni që të rinovoni energjinë tuaj, në sajë të ndikimit të favorshëm të yjeve. Dikush ka zgjedhur një rrugëtim të ri lidhur me studimet apo me ndryshimin e punës. Mund të ketë edhe ndonjë ndryshim, për shkak të një problemi shëndetësor. Parashikohet një ditë e cila do ju gjejë të karikuar me energji dhe gati për të arritur synime që i keni vendosur vetes. Dashuria parashikohet të marrë qendrën e vëmendjes deri të enjten.

Binjakët

Gjithë ata persona që kanë një problem ligjor, kjo ditë do i gjejë të tensionuar dhe nervoz. Bëni durim, pasi zgjidhja nuk do të jetë e afërt. Duhet thënë se do të ketë një rizgjim sa i takon dashurisë. Po ashtu duhet të tregoheni më të gatshëm lidhur me takime të reja.

Gaforrja

Nuk do të jetë një ditë e lehtë, pasi Saturni do të ketë ndikim të kundërt dhe nuk do i kënaqë pritshmëritë tuaja lidhur me një rinovim kontrate. Nga ana tjetër, duhet ta shfrytëzoni këtë javë sa më mirë, pasi ndikimi pozitiv i Mërkurit, do ju dhurojë më shumë optimizëm.

Luani

Po jetoni një fazë shumë të veçantë në jetën tuaj. Në sferën profesionale nuk do e keni të lehtë që të bëni gjithë sa dëshironi. Duhet të tregoheni të kujdesshëm lidhur me çështjet financiare, pasi e keni punën pisk. Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe do ju dhurojë emocione të bukura. Nëse dikush nuk ju përgjigjet ndjenjave tuaja, hiqni dorë.

Virgjëresha

Do të jeni shumë të ngarkuar psikologjikisht dhe me gjasë nuk do i kapni të gjitha mundësitë të cilat do t’iu ofrohen, pasi ju takon juve që të hidhni hapin e parë. Yjet nuk do të kenë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj dhe nuk udhëzojnë rrugë të mirë për të ndjekur dhe vepruar. Nëse jeni në pritje të një lajmi, duhet të qartësoni synimin tuaj.

Peshorja

Kush nga të lindurit e kësaj shenje qysh prej fundit të muajit prill ka pasur probleme në punë dhe dashuri, tashmë do të ndihen më të shkëputur prej tyre. Do të duhet shumë durim për të kaluar këtë fazë kritike.

Akrepi

Historitë e dashurisë që tërhiqen zvarrë prej kohësh, mund të hasin në të papritura. Bëni mirë që të prisni degët e thara dhe të vazhdoni përpara. Në sferën profesionale duhen bërë disa zgjedhje, edhe pse mund të jenë drastike. Nëse keni një veprimtari të pavarur, mund të vendosni që të ndryshoni rrugë dhe t’iu përkushtoheni sektorëve të rinj.

Shigjetari

Sipas horoskopit të Paolo Fox, të lindurit e kësaj shenje do të ndjejnë nevojën për tu përmirësuar dhe do të ndihen nën tension. Nëse po përjetoni një fazë të komplikuar në dashuri, duhet të mundoheni të qartësoheni me veten, pasi fundjava do të sjellë përmirësim.

Bricjapi

Personat që kanë kaluar një krizë të fortë në punë apo në dashuri, tashmë do të mund të përfitojnë nga ndikimi pozitiv i Mërkurit. Nëse gjërat kanë shkuar keq në të kaluarën, tashmë duhet të mundoheni që gjërat të ecni më mirë, shkruan noa.al. Këshillohet që të braktisni rrugët që nuk ju kanë çuar askund, për të ndjekur strategji të reja.

Ujori

Për të lindurit e kësaj shenje është e rëndësishme që të gjendet autonomia, edhe pse mund të ketë disa situata të parehatshme. Do të hasni në pengesa të papritura dhe luhatje në raportin në çift. Yjet këshillojnë që të mos reagoni pa u menduar mirë.

Peshqit

Do të jetë një e martë e cila do ju gjejë në siklet. Kush ka përjetuar një krizë në pjesën e parë të vitit, do e gjejë veten të bllokuar për shkak se nuk shkëputet dot nga e kaluara. Edhe çiftet e konsoliduara duhet të bëjnë një sqarim thelbësor, për të vijuar në një rrugë të re. Nëse keni vënë re një distancë nga njeriu i zemrës, ka ardhur momenti për të kërkuar shpjegime.

Ish banorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, gati për të hyrë në BBVA4? Ja çfarë pritet

Ditën e djeshme, Fifi, realizoi një ‘ask me’ në Instagram me ndjekësit e saj. Në mesin e shumë pyetjeve nuk mungoi as ajo për edicionin e famshëm “BBVA’.

E pyetur se nëse do bëhej pjesë sërish e kësaj eksperience, ajo habiti me përgjigjen që dha.

“Me qeto men qe kom valla ka mundesi”, shkroi ajo, duke thënë se po, do futej sërish.

Interesante do ishte që Fifi të ishte pjesë e këtij edicioni.

Telefonata e parë dhe mbyllja e Instagramit, çfarë ka ndodhur me G Banin? (Video)

Gjysho tregon se telefonata e parë e G Banit ishte me…

G Bani është përjashtuar ditën e djeshme nga gara e “Big Brother VIP Albania” pas një incidenti të ndodhur në shtëpi. Lajmi është bërë publik nga produksioni, duke shkaktuar reagime të shumta nga publikimi i këtij vendimi.

Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” është biseduar për largimin e G Banit si pasojë e dhunës fizike ndaj Gjestit. Pas daljes nga shtëpia përveç intervistës ekskluzive për BBV Fan Club në ambjentet e Top Channel është vënë re se ai ka mbyllur Instagramin e tij zyrtar dhe duket sikur është ‘zhdukur’.

I ftuar mëngjesin e sotëm në Wake Up ishte shoku i tij, Gjysho, i cili na tregoi më shumë se çfarë ka ndodhur me G Banin pas daljes nga shtëpia. Gjysho tregon se telefonata e parë e G Banit ishte me familjen e tij, ku u kishte thënë se ishte mirë dhe do pushonte disa ditë.

Po një telefonatë vetëm me familjen dhe unë isha me ta, me vëllain dhe tha: ‘do shkoj të pushoj flasim me vonë’

Thjeshtë folën si mama-bir dhe baba-bir, nuk folën shumë gjëra, ne cunave na ka bërë krenar, tha vetëm që do shkoj të pushoj, nuk tha gjëra të tjera mesa di un.

Tronditjet sizmike në Egje/ Shkencëtarët tremben për më të keqen në Santorini: Tërmet 6 ballë që rrafshon…

Tërmeti më i fundit i fuqishëm që shkundi Santorinin u regjistrua mbrëmjen e djeshme (9 Shkurt), me një forcë prej 5 ballësh, i cili u ndje deri në Athinë.

Frika se situata sizmike do përkeqësohet është rikthyer dhe tani po përgatiten për më të keqen.

Ekspertët thonë se zona aktualisht ndodhet në gjendjen e saj gjeofizike ku lëkundjet e tjera që do pasojnë me forcën 5-6 ballë do të shkaktonin rrëshqitje dhe çarje masive dhe deri pse jo një tsunam të vogël në zonë.

Madje pasojat mund të jenë si ato të vitit 1956. Qeveria është përgatitur për skenarin më të keq, raporton media greke.

Shkencëtarët rekomandojnë durim për të paktën dy javë të tjera, në mënyrë që ata të mund të parashikojnë më me siguri evolucionin e fenomenit në Santorini dhe Amorgos.

Që në momentin e parë të aktivitetit sizmik u formuan tre skenarë për atë që mund të ndodhte, me më të pafavorshmin, që do të ndodhte një tërmet me magnitudë 6 ballë dhe lëkundjet e regjistruara do të ishin sekuenca parasizmike, tani duke u dobësuar dhe duke përqendruar probabilitetet më të vogla.

Më e keqja sipas tyre do të ishte nëse tërmeti e kalon forcën 6 ballë, pasi do të konsiderohej një kataklizëm për këtë zonë dhe më gjerë. Dhe më keq akoma, nëse këto lëkundje parasizmike lidhen me një aktivitet vullkanik, pra riaktivizimi i vatrës së vjetër vullkanike, që për herë të fundit ka shpërthyer në lashtësi, duke krijuar kreolë ishujsh gati vullkanikë.

Dhe nëse ky vullkan shpërthen, atëherë asgjë nuk mund të parashikohet më në shkallë dëmi dhe pasojash.

Shkencëtari Athanasios Gana, drejtor i Kërkimeve në Institutin Gjeodinamik të Athinës, vlerësoi se versioni më i mundshëm është se ky ishte një seri tërmetesh. Aktiviteti sizmik tashmë është zhvendosur në Anhidra dhe nuk duket se do të vazhdojë më. Siç thekson ai, energjia sizmike e lëshuar deri të premten nga tërmetet (1291 në këtë zonë) në grupimin e Santorinit, është e barabartë me një tërmet me magnitudë 6 ballë! Deri tani numërohen mbi 11 mijë lëkundje sizmike, të forcës nga 1-5 ballë.

Presidenti i OASP-së dhe profesori i Gjeologjisë Efthimios Lekkas, duke përshkruar tre skenarët se çfarë mund të ndodhë, vuri në dukje se në të parën fenomeni do të vazhdojë deri në përfundimin e ciklit të tij, me aktivitet sizmik të së njëjtës magnitudë, me dridhje mesatare. E dyta është lehtësimi i presionit “me një tërmet 5,5-5,7 ballë, që nuk do të shkaktojë dëme”, informon media.

Dhe e treta, së cilës ai i jep probabilitetin më të vogël, “që do të kemi një tërmet maksimal 6 të shkallës Rihter”, ndërsa në mbledhjen e parë të Komitetit të Rrezikut Sizmik dhe Vullkanik) flitej për një tërmet maksimal 6,2 të shkallës Rihter.

Cili është skenari më i keq?
Megjithatë, skenari i keq që kërkon një lëkundje të fortë ose, më saktë, më të fortë se ato që janë regjistruar deri më tani dhe që nuk i kalojnë 5 të shkallës Rihter. Rrafshimi i banesave në Santorini do ishte më e pakta, pa përjashtuar edhe viktimat nëse forca kalon mbi 5,7 ballë. Pra rrezikohen edhe jetë nëse ky skenar realizohet.

Skenari më i keq është ai që të gjithë shmangin. Megjithëse shumica dërrmuese e shkencëtarëve pajtohen se ky skenar është gjithnjë e më i largët, “asgjë nuk mund të përjashtojë natyrën dhe surprizat” është karakteristike.

Rozana e pyet nëse do bashkëjetonte me Eglin, përgjigjja e Gjestit: Vetëm për gjumë do … (VIDEO)

Rozana e ka pyetur Gjestin se si e menaxhon jashtë shtëpisë karrierën dhe jetën e tij personale.

Gjesti:

Unë kam qejf të jem i lirë edhe nëse jam në një lidhje. Nuk kam qejf të më pengojnë.

Rozana: Je i pranishëm kur je një lidhje, ia plotëson dëshirat asaj?

Gjesti: Ndodh që edhe nuk shihemi një javë sepse ashtu e kam jetën. Nuk ma kupton asnjë femër, e kam një fokus.

Rozana: Nuk ke gjetur balancë mes punës dhe jetës?

Gjesti: Unë e kam një producent dhe jemi shumë të lidhur. Rri me ata edhe për qejf por kam edhe jetën time. Vetëm gjumi më bie të bëj në shtëpi. Jam gjithë kohës në lëvizje. Unë frikësohem që mos më ikin ato që më ka falur Zoti.

Rozana: Nëse Egli vjen në Prishtinë te ty, a do të bashkëjetoni bashkë?

Gjesti: I bie që Egli të rri shumë vetëm sepse vetëm për gjumë do shkoj në shtëpi. Një ditë mund të ndodhë që të rri me atë. Fokusi që kam është puna.

Rozana:Sa kohë ke pa një lidhje të qëndrueshme?

Gjesti:7 muaj kam që jam shkëputur. Kam qenë 5 vjet me të. Kështu kam qenë edhe me atë. Femër më të fuqishme nuk kam parë ndonjëherë, më ka duruar shumë. Nuk besoj se do më durojë njeri si ajo, nuk ka shanse.

Butrint Imeri shfaqet krah modeles turke, fansat “çmenden” pas fotove të saj

Krahas projekteve muzikore, këngëtari shqiptar Butrint Imeri di si të qëndrojë në qendër ë vëmendjes.

Së fundmi, Butrinti ka publikuar një video në “Instastotry” ku shihet me një vajzë teksa shijon hitin e tij “Lej kto rrena”.

Sigurisht, ndjekësit janë kuriozë të dinë se kush është bukuroshja krah të tij.

Modelja turke quhet Sezen Cifcioglu, së cilës po t’i hyjmë në profil në “Instagram” shohim që ka fotografi mjaft sensuale.

Modelja turke Sezen Cifcioglu

Trump: SHBA do blejë dhe do zotërojë Gazën! Do bëjmë ndërtime të bukura, por palestinezët nuk do kthehen më aty

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se është “i përkushtuar për të blerë dhe zotëruar” Rripin e Gazës dhe zhvendosjen e dy milionë palestinezëve që jetojnë atje, pavarësisht se plani i tij u kundërshtua njëzër nga e gjithë bota.

Trump u tha gazetarëve se mund të lejonte që vendet e Lindjes së Mesme të përfshiheshin në rindërtimin e pjesëve të territorit dhe se do të sigurohej që refugjatët palestinezë të “jetojnë bukur”.

Si Autoriteti Palestinez ashtu edhe grupi i armatosur Hamas, lufta 16-mujore e të cilit me Izraelin ka shkaktuar shkatërrim të gjerë në Gaza, përsëritën se toka palestineze “nuk ishte në shitje”.

Por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e vlerësoi propozimin e Trump si “revolucionar dhe krijues”.

Deklarata vjen tre javë pas një armëpushimi të brishtë në Gaza, gjatë së cilës Hamasi ka liruar disa nga pengjet izraelitë që po mban në këmbim të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

Ushtria izraelite nisi një fushatë për të shkatërruar Hamasin në përgjigje të një sulmi të paprecedentë ndërkufitar më 7 tetor 2023, në të cilin rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 u morën peng.

Më shumë se 48,180 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit të Hamasit.

Shumica e popullsisë së Gazës gjithashtu është zhvendosur disa herë, pothuajse 70% e ndërtesave vlerësohet të jenë të dëmtuara ose të shkatërruara, sistemet e kujdesit shëndetësor, ujit, kanalizimeve dhe higjienës janë shembur, dhe ka mungesë të ushqimit, karburantit, ilaçeve dhe strehimit.

Sa i ka kushtuar PD-së strategu i fushatës së Trump? Përgjigjet Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet nga gazetarët mbi koston e angazhimit të Chris LaCivita, një prej strategëve të fushatës së Donald Trump, si drejtues të fushatës së PD për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Do t’i merrni vesh që të gjitha. Nuk ka asnjë sekret. Nuk jam unë personi që jam marrë me negociatën,” tha Berisha jashtë sallës së Kuvendit, duke mos dhënë detaje mbi marrëveshjen.

I pyetur nëse PD ka një kandidat për kryetar bashkie nëse Tirana shkon në zgjedhje të parakohshme pas arrestimit të Erion Veliajt, Berisha u përgjigj: “PD sigurisht që do të studiojë me shumë vëmendje kandidatët e saj, por kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës, i damkosur si kukulla e Sorosit.”