Manjani: Jam kundër arrestimit të Veliajt, të ikte nga detyra dhe të hetohej i lirë, kjo është e papranueshme për çdo qytetar

Ylli Manjani ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me urdhër të SPAK.

Manjani e ka cilësuar arrestimin e Veliajt si një veprim të papranueshëm, duke theksuar se ai u ndalua pa fakte dhe prova dhe se ndaj tij nuk ka akuzë zyrtare.

“Se pari, edhe nga përshkrimi i gazetarit, por dhe nga njoftimi i SPAK-ut, kuptojmë se Erion Veliaj nuk është i pandehur. Do të thotë që ndaj këtij personi nuk ka akuza zyrtare. Ajo që ne kemi diskutuar, dhe unë kam qenë dhe jam i vetmi që mund të kem këtë tezë, është se personi nën hetim nuk është i pandehur.

I pandehur do të thotë që shteti të ka vënë zyrtarisht në akuzë dhe kjo ndodh kur ndaj teje ka prova, akuza kërkon prova, jo llafe. Sot, ndaj personit nën hetim nuk ka akuza, që do të thotë se SPAKU nuk ka mbledhur ende prova që ta ketë të pandehur”, tha Manjani në emisionin “Now.

Ai gjithashtu e quajti të papranueshme mbajtjen në paraburgim të një personi pa akuza zyrtare, duke theksuar se këtij parim i ka qëndruar për 15 vjet.

“Nuk mund të rrijë njeriu në paraburgim dy vjet pa akuzë. Jo vetëm Erion Veliaj, por edhe kryeministrit Rama ti ndodhi kjo, unë të njëjtën gjë do të them, sepse kjo vlen për të gjithë. Shteti serioz, kur të vë në akuzë, të hedh hekurat. Nuk ka pse të arrestosh nëse ke dyshime se ai mund të prishe prova. Mund ta largosh nga detyra dhe nga zyra, por jo ta arrestosh”, shtoi ish-ministri i Drejtësisë.

Manjani theksoi gjithashtu se, nëse SPAK do të kishte prova, do ta kishte çuar Veliajn direkt në gjyq, por pasi nuk e ka bërë këtë, kjo tregon se akuzat nuk janë të mjaftueshme për ta bërë atë të pandehur.

“Nëse SPAK do të kishte prova, në atë njoftim, atëherë do të ishte i pandehur dhe do ta çonte direkt në gjyq. Po fakti që nuk e bën këtë, do të thotë që nuk është gati ta bëjë këtë gjë”, u shpreh ai.

Juristi shtoi se ai është kundër masave të sigurisë jo proporcionale dhe ekstreme, të cilat ai i sheh si një standard të keq në drejtësinë penale.

“Kam qenë, jam dhe do të jem kështu, përderisa kemi një standard të keq në drejtësinë penale, besoj unë, në hapësirën evropiane.”

Manjani përmendi edhe mundësinë që Veliaj të rrezikojë deri në 36 vite burg vetëm për akuzat e korrupsionit pasiv, duke theksuar se është e çuditshme që i ndodhin këto ngjarje njerëzve të Partisë Socialiste.

Ai përmendi gjithashtu se disa persona të tjerë që ishin nën hetim, ishin mbajtur në paraburgim për më shumë se tre vjet, pa u sjellë asnjë akuzë konkrete ndaj tyre.

“1 ose 2 vjet mund të qëndrojë në paraburgim, teorikisht 1 vit është mesatarja, por mund ta çojnë edhe dy. Po këtij SPAK-u, para pak muajsh, i dolën 32 persona pasi u kishin skaduar afatet. Ata ishin nën hetim pa gjykim ende, por bënë 3 vjet paraburgim”, përfundoi Manjani.

E buzëqeshur dhe plot stil, Parashqevi Simaku e ftuar VIP në Javën e Modës në New York

Parashqevi Simaku ishte e ftuar VIP në Javën e Modës në New York.

Në disa foto të publikuara në internet Simaku shfaqet e veshur me një pelush të zi dhe e buzëqeshur. Krah saj nuk mund të mungonte sipërmarrësi Elton Ilirjani.

Mbrëmjen e së dielës, ikona e muzikës shqiptare ishte pjesë e shfaqjes së modës nga stilistja e njohur japoneze Naoko Tosa.

Grabitja e pazakontë, vidhen 100.000 kokrra vezë me vlerë 40,000 dollarë

Policia në Pensilvani është në kërkim të hajdutëve që rrëmbyen një ngarkesë me 100,000 kokrra vezë organike.

Ngarkesa arrin vlerën e më shumë se 40,000 dollarëve në shitjet me pakicë, ndërsa grabitja ka ndodhur në një kohë kur ka mungesë të produktit në treg.

Sipas oficeres së policisë Megan Fraser, e cila ka marrë përsipër hetimin e rastit, kjo është hera e parë në karrierën e saj 12 vjeçare që ajo kërkon hajdutë vezësh.

Por ajo kujtoi se një dekadë më parë kishin një rast të ngjashëm, kur dikush vodhi një kamion plot me pula.

“Kjo është një vepër penale, për shkak të vlerës së sendeve të vjedhura”, theksoi punonjësja e policisë.

Vjedhja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Greencastle, nga magazina e një tregtari me shumicë.

Çmimi i vezëve është rritur me 50% që nga viti i kaluar në SHBA, sipas indeksit të çmimeve të konsumit të publikuar të premten e kaluar.

Fermerët e shpendëve po përballen me epideminë e gripit të shpendëve që i ka detyruar të vrasin miliona pula në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e sëmundjes.

Më shumë se 13 milionë pula janë therur ose kanë ngordhur që nga dhjetori, sipas Departamentit të Bujqësisë. Në fund të janarit, çmimi mesatar i vezëve ishte 5,29 dollarë për kuti, nga 3,50 dollarë vitin e kaluar.

Disa rafte supermarketesh janë bosh dhe rrjeti i restoranteve Ëaffle House, i famshëm për mëngjesin e tij, ka vendosur një tarifë prej 50 cent për vezë.

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë
Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë.

Protothema.gr bën me dije se tërmeti ka ndodhur në orën 21:05 (me kohën lokale). Epiqendra e tërmetit ishte 21 kilometra në jugperëndim të Arkesinit, Amorgos dhe thellësia fokale e tij ishte 11.2 kilometra.

Më herët, në orën 20:53 është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.7 Rihter.

Në orën 20:41, është regjistruar një tërmet 4.2 Rihter me epiqendër 21 kilometra në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos.

Në orën 17:16, është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.4 Rihter, sipas Institutit Gjeodinamik, me epiqendër 21 kilometra në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos.

Thellësia fokale e lëkundjes u vlerësua në 14 kilometra.

Mesditën e së dielës, 9 shkurt, dy tërmete të forta tronditën ishujt Cyclades. Fillimisht në orën 13:54 një lëkundje 4.1 Rihter është regjistruar 19 km në jug të Arkesinit, Amorgos në një thellësi fokale prej 12 kilometrash. Më pas, në orën 13:59, një tërmet edhe më i fortë me magnitudë 4.4 Rihter është regjistruar në të njëjtin vend dhe me një thellësi fokale 15.4 kilometra.

Tërmeti më i madh që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ka qenë 4.1 ballë i shkallës Rihter në orën 3:35, 26 kilometra në veriperëndim të Anafit.

Tetë tërmete më të vogla me magnitudë 3 deri në 3.8 ballë të shkallës Rihter u regjistruan brenda një periudhe gjysmë ore, nga ora 4:30 deri në 5 të mëngjesit të së dielës në zonën detare midis Santorinit dhe Amorgos.

SPAK e la në ‘arrest shtëpie’/ Bashkëshortja e Veliajt kthehet në Rinas, shoqërohet nga agjentë të BKH-së

Ajola Xoxa ka mbërritur në Shqipëri rreth orës 20:25 në aeroportin e Rinasit pas marrjes së njoftimit mbi masën e sigurisë të lëshuar nga Gjykata e Posaçme.

Sapo ka shkelur në tokën shqiptare, Xoxa është shoqëruar nga agjentë të BKH-së.

Ajo ka vendosur të kthehet në Shqipëri përmes një fluturimi nga Roma, pas arrestimit të bashkëshortit të saj, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj u arrestua nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar me akuzat për “Korrupsionin pasiv” dhe “Pastrimin e parave”.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, është vendosur nën masën e “Arrestit në shtëpi”, duke u akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

“G Bani ndodhet në dhomën e…”, Gjesti zbulon të fshehtën e madhe, produksioni i tërheq vëmendjen: Kujdes… (Video)

Gjesti shprehet i bindur se ngjitur me shtëpinë e Big Brother VIP ka dëgjuar zhurma, duke ngritur dyshime në rrjet se mund të jetë G-Bani.

Mirëpo pas këtyre fjalëve të Gjestit, atij i është ndaluar të flasë më tej nga produksioni: “Gjesti kujdes mikrofonin”.

Nuk dihet nëse do të kemi të bëjmë me një situatë të ngjashme si ajo e Egla Cenos vitin e kaluar, por mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë mbrëmjen e nesërme.

https://streamable.com/e/tmtcse?quality=highest

Arrestimi i Erion Veliajt me urdhër të SPAK, ja kush e merr në drejtim Bashkinë e Tiranës

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të cilin GJKKO e ka vendosur në pranga në kuadër të hetimeve për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, një nga nënkryetarët e Bashkisë mund të marrë përkohësisht drejtimin e institucioni.

Tre janë nënkryetarët që mund të marrin detyrën dhe të veprojnë si kryetar i Bashkisë: Anuela Ristani, Andi Seferi, ose Keti Luarasi.

Ata do të jenë përgjegjës për administrimin e Bashkisë deri në përfundimin e hetimeve dhe dhënien e një vendimi përfundimtar nga gjykata për Veliajn.

“G Bani nuk është përjashtuar, ai është në…”, Jul Deda zbulon sekretin e produksionit, ja çfarë po ndodh me këngëtarin

Përmes një zarfi të zi, u bë e ditur se Bani përjashtohet nga gara.

Megjithatë ajo që mori vëmendjen është se ai nuk u takua me asnjë prej banorëve, por u largua nga dhoma e rrëfimit.

Më pas ai dha një intervistë të shkurtër për “Fan Club” pak minuta pas përjashtimit, duke treguar mes të tjerash se ai është dhunuar i pari nga Gjesti, i cili e preku me gisht në fytyrë.

Mirëpo përmes një postimi të fundit, aktori Jul Deda ka ngritur dyshime se G-Bani mund të mos jetë përjashtuar (ende) nga gara e Big Brother Vip.

“Gbani ska dal në asnjë postim mendon se është izolu dhe do kthehet prap?” e pyet një ndjekës Julin, ndërsa aktori i qëndron të njëjtit mendim. “As unë nuk e kam pa. Ça nuk ndodh“.

Dyshimet për një rikthim të mundshëm të Banit i forcon edhe mbyllja e llogarisë zyrtare që posedon në Instagram, dhe mungesa e daljeve publike.

Kujtojmë se sezonin e kaluar, një situatë e ngjashme ndodhi me Egla Cenon. Edhe pse ajo u përjashtua nga spektakli, më pas u zbulua se në fakt ajo ka qenë e izoluar në një tjetër dhomë — duke u rikthyer më pas sërish në garë.

Kryemadhi reagon pas arrestimit të Veliajt dhe i drejtohet Ramës: Monika ta ka bërë benë, është radha jote (Video)

Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monka Kryemadhi ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kryemadhi ironizon kryeministrin Edi Rama, i cili pak vite më parë e citoi atë teksa fliste për një luftë të ashpër brenda PS-së. Në atë kohë, Rama bëri edhe batutën e famshme se “Veliaj si pjesë e një grupi armiqësor do të varet në një prej pemëve që mbjell në Tiranë”.

Sipas Kryemadhit, kjo shaka e Ramës rezultoi të ishte gjysma e së vërtetës. Ajo e mbyll reagimin e saj duke thënë se “ia ka bërë benë” Ramës dhe se është “radha e tij” për të dalë para drejtësisë.

“Shakaja sado e hidhur mbetet gjysma e të vërtetës. Por Monika ka lajmëruar e para uraganin e korrupsionit që ka pushtuar Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë. Uragan që sot i ka marrë përpara të gjithë. Edi Rama ka dashur të bëjë humor me dhimbje, por sot dhimbja e tij është e pafund se lista e arrestimeve po vazhdon. Citoje sërish Moniken, sepse ajo ta ka bërë benë, është radha jote”, shprehet Kryemadhi.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKryemadhiMonika%2Fvideos%2F441308019064574%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=267

SPAK nxjerr shifrat marramendëse/ Ajola Xoxa ka blerë online veshje me vlerë mbi 860 mijë euro

Prokuroria e Posaçme SPAK ka komunikuar sot zyrtarisht akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxës.

Një njoftimin zyrtar të SPAK, nga transaksionet dhe pagesat që shkonin nga Veliaj te Xoxa përmenden edhe shpenzimet e kësaj të fundit për veshje dhe bizhuteri.

SPAK thotë se Xoxa për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë, shpenzime të cilat nuk rezultojnë të deklaruara.

“Përveç sa është përshkruar më lart, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja A. X., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të”,- thuhet ndër të tjera në njoftimin e SPAK.