Hetimi ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përmendur në Komisionin për mirëqeverisjen në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë dëshmisë së tij, gazetari investigativ Tyler O’Neil ka deklaruar se paratë e USAID dhe fondacionit të George Soros, kanë mbështetur ndryshimet në drejtësi, në Shqipëri.
Por, sipas tij, këto ndryshime çuan në ndjekjen penale të liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha.
“Fondacioni Open Society dhe USAID gjithashtu kanë bashkëpunuar në mbështetjen e Institutit të Menaxhimit Lindje-Perëndim (East West Management Institute), i cili mori 31.2 milionë dollarë nga USAID gjatë vitit të fundit fiskal që përfundoi më 30 shtator. Ky institut inicioi ndryshime në gjyqësor në Shqipëri, të cilat kritikët pretendojnë se çuan në ndjekjen penale të liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha, duke heshtur kundërshtarin e kryeministrit socialist të vendit,” – tha ai në Kongres.
Gazetari Tyler O’Neil
Në seancën e titulluar “Amerika e fundit, u raportua se si ndihma e huaj minoi interesat e SHBA në mbarë botën, ku u përmendën abuzime të pretenduara me fondet e taksapaguesve amerikanë.
Një postim i rishpërndarë në faqen zyrtare të Gjestit në Instagram ka ndezur spekulime mbi largimin e tij të papritur nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.
Fituesi i Big Brother Albania 6, Anaidi, publikoi një mesazh ku kërkoi “një urdhër mbrojtjeje për Gjestin”, duke thënë se ai “u hodh sepse nuk duronte më Eglin” dhe se “nuk e bëri për lojë.”
Ky postim u shpërnda më pas nga familjarët e Gjestit në InstaStory, duke shtuar dyshimet mbi arsyet e tij.
Në kushte normale, një veprim i tillë do të sillte përjashtim, por produksioni ende nuk ka dhënë një vendim zyrtar.
Gjesti është parë duke u larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania duke kaluar murin, por produksioni ndërhyri menjëherë dhe e riktheu në lojë.
Pas rikthimit, ai i është rrëfyer Eglit për momentin e tij të vështirë.
“M’u ngushtua zemra. Më kapi me bo diçka. Më erdhi me dalë…”, tregon Gjesti, ndërsa produksioni hoqi sërish kamerat.
Situata ka ndezur debat mes ndjekësve, të cilët presin një reagim nga produksioni.
Një situatë e pazakontë ka ndodhur pak minuta më parë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Në rrjete sociale po qarkullon video të cilat tregojnë nga dëshmitë e vetë banorëve brenda BBV se Gjesti ka kapërcyer murin në oborrin e BBV dhe pastaj është rikthyer në shtëpi.
Në rrjete sociale po qarkullon video të cilat tregojnë nga dëshmitë e vetë banorëve brenda BBV se Gjesti ka kapërcyer murin në oborrin e BBV dhe pastaj është rikthyer në shtëpi.
Por kjo mesa duket duhet të mbahet e fshehtë. Sjellja e produksionit duke fikur mikrofonat e banorëve e duke iu mbytur zërat me muzikë ka shokuar rrjetin.
Po ashtu, banorëve duket se u është kërkuar që të mos e komentojnë këtë situatë.
“O Tiri, Tiri, ee”, i kërkon Laerti me shenja Tirit të mos flasë.
“Ca nuk duhet me e diskutu? Do e diskutoj gjithë natën e gjithë ditën, pse do me thone kujdes mikrofonin, nuk dua, tallesh ti, është hedhur një banor”,- ja ktheu Tiri.
Në këtë moment produksioni vendos reklamat e Top Albania Radio dhe shihet fytyra e Danjës që qesh dhe kafshon buzën e poshtme.
Po ashtu më pas, është vendosur muzikë në shtëpi dhe banorët të detyruar kanë nisur të kërcejnë për të mos lënë qetësi në shtëpi dhe të vihet re mungesa e Gjestit.
Themi të detyruar nga reagimet që janë parë në disa video të banorëve, ku thonë se kjo situatë nuk duhet komentuar.
Por komentuesit dhe ndjekësit e vëmendshëm që nuk u ka shpëtuar kjo gjë, kanë vërshuar në komente në faqen e Instagram të Big Brother, duke theksuar se kjo është fshehje e situatës, e turpshme dhe se e gjitha sipas tyre ka ndodhur pas futjes së Jozit dhe G Banit në BBV.
KOMENTET:
ju doli Gjesti nga muri hahahahhahaha
Presim perjashtimin, sic eshte bere ne cdo big brother ne bote kur ka ndodhur e njejta situate kur nje banore ka dashur te dilte duke kapercyer murin. Se nuk dilte dot nga dera ky viktima, donte ta bente drame te madhe, si gjithmone!
GJESTI kaperceu murin donte te ikte o produksioni QE e mbani djalin me zorr e cmendet bashk me ate psikopaten qe iu be ferr cunit
Mos e mbani peng Gjestin o produksion i ndyrë.. lëreni djalin të dal se shumë padrejtësi po i bëni, ja sollët dhunuesit aty, ja plasët shpirtin Gjestin
Cojeni kameren tek gjesti dhe egli se na shpifet me 2 stacionet e bigut tek banoret qe vazhdojn lojrat e juaja
PA GJESTIN KENI DESHTU TU I RIKTHY DHUNUSAT E OFENDUST NE SHTEPI
Ore po ky pse nuk cohet ne mes te prime dhe te thot dua te dal tani.. aty skan nga ja mbajn se jan live…keto tani jan filma 2-lekshe..
hahahaha masi jau dridhi Gjestii atmosfer festive se u tut qe po ju shkon Bigu per lesh
Sikur se dijm pse ndodhi kjo atmosfer per ta mbulu ikjen e Gjestit, nuk ham bar o produksioni lerni djalin te lir boll perfitut ne shpin te tin
Po talleni besoj?!!!! Smund ta keni seriozisht! E paprecedent dhe fake sikur dhe kjo “atmosfera” qe thoni.
G Bani është rikthyer në shtëpinë e “Vëllait të Madh” me qëllime dhe synime të qarta.
Përpos faktit që do të vijojë të shkaktojë sherre me banorët, ai ka vendosur që t’i shprehë pëlqimin e tij Danjës dhe t’i mbushë mendjen kësaj të fundit se ndjenjat e tij ndaj saj janë të vërteta dhe jo si pëlqimi ndaj Valbonës i cili sipas reperit ishte në “kuadër të lojës”.
Në një moment, G Bani i është drejtuar Danjës me fjalë të bukura duke i thënë se do ta mbajë mend gjithë jetën. Por, kjo e fundit pesimiste ndaj ndjenjave të reperit ia ka përmendur Valbonën me të cilën vepronte po njësoj.
“Jo asnjëherë”, iu përgjigj G Bani i cili më pas vazhdoi duke e ndjekur nga mbrapa banoren dhe po shkonte kudo ku ajo shkonte nëpër shtëpi.
Pjesë nga biseda:
G Bani: Je shumë e bukur, je shumë e mirë, ke shumë klas je shumë yll. Do të të mbaj mend gjithë jetën!
Danja: Mjafton mos të më thuash legene dhe eksperte e virgjërisë.
G Bani: Po as ti mos më thuaj më shtazë. As ti mos më thuaj më bën mua si i virgjër, jo për gjë po nuk jam. Do më japësh pak nga parfumi jot.
Më shumë se 20 persona humbën jetën kur një avion i forcave të armatosura u rrëzua në një zonë banimi pranë bazës Wadi Saidna në Sudan, një nga instalimet më të mëdha të ushtrisë në Omdurman, në rajonin më të madh Khartoum, sipas burimeve ushtarake dhe mjekësore, të cilat sqaruan se viktimat ishin personel ushtarak dhe civilë.
Burime për Reuters thanë se aksidenti ajror ka ndodhur për shkak të problemeve teknike.
Ndër viktimat e rrëzimit ishte gjeneralmajor Bahr Ahmed, një oficer i lartë i ushtrisë, ish-komandant i forcave në të gjithë kryeqytetin.
Ditën e djeshme, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur përpara ambienteve të Bashkisë së Tiranës, teksa kamioni i mirëmbjatjes së objekteve publike, ka marrë qindra dosje nga ky intitucion vendor, me qëllim asgjësimin e tyre.
Kështu u shpreh kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, e cila ka ndjekur nga afër ngarkimin e dokumenteve, që sipas saj janë tendera të firmosura nga Bashkia e Tiranës, për të cilat thotë se ka njoftuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorin e dosjes së Erion Veliajt.
E ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’, avokatja tha se ata Ata kutiat duhet të ishin të vulosura me numër rendor, kush na siguron ne që gjatë rrugës meqenëse aty kishte tre punonjës brenda nuk janë hequr dokumenta të ndryshme, duke u zëvendësuar me të tjera.
“Çfarë punë ka makina e mirëmbajtjes me bashkinë e Tiranës, në aspektin e transferimit të dosjeve dhe aqmë shumë nëse ata do ishin në punën e tyre do bënin diçka ligjore, pra mund të dilnin e të informonin gazetarët që ishin jashtë lidhur me këtë transferim”,– tha Kalaja.
Adriana Kalaja: “Ka një ligj për administrimit e dokumentave, ka dhe një ligj tjetër për arkivat dhe janë të përcaktuara modalitetet se si dalin jashtë një funksioni për të ju drejtuar arkivës apo një institucioni tjetër dokumentat.
Ata kutiat duhet të ishin të vulosura me numër rendor, kush na siguron ne që gjatë rrugës meqenëse aty kishte tre punonjës brenda nuk janë hequr dokumenta të ndryshme duke u zëvendësuar me të tjera.
Kjo është sot edhe dje, por sot sidomos në dorë të prokurorëve të çështjes duke filluar që nga Olsi Dado dhe Altin Dumani që e kanë çështjen aktuale për të cilën Velaij është pas hekurave dhe konfirmon edhe një herë se sa e nevojshme ka qenë masa e arrestit.
Çdo ditë që kalon Veliaj i kërkon prokurorëve që të kalojë në sistemin 41Biss, sepse ju e shikoni vetë se sa i rrezikshëm është për fshehje dhe manipulimin apo zhdukjen e provave apo intimidimin e provave.
Këto pamje duhet t’i administojë organi i akuzës SPAK dhe këto pamje vërtetojnë qartazi që aty nuk kemi të bëjmë me një transferim nga poshtë, por me fshehje provash dhe kush fshihet pas kësaj? Punëtorët e ngarkim-shkarkimit? Jo, sepse ata punëtorë janë. Çfarë punë ka makina e mirëmbajtjes me bashkinë e Tiranës, në aspektin e transferimit të dosjeve dhe aqmë shumë nëse ata do ishin në punën e tyre do bënin diçka ligjore, pra mund të dilnin e të informonin gazetarët që ishin jashtë lidhur me këtë transferim”.
Këtë të mërkurë është mbajtur një aktivitet në Tiranë me të pranishëm drejtues të Prokurorisë së Posaçme SPAK si dhe Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato teksa është folur për luftën rreth korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ambasadori thekson mbështetjen e fortë që BE ka ndaj SPAK si një institucion i pavarur që kryen hetimet e një niveli të lartë dhe për mënyrën sesi funksionon ai.
“Procesi i vetingut ka bërë tashmë që Shqipëria të jetë në negociata për anëtarësimin e saj në BE. Që prej fillimit të procesit që çoi në reformën e drjetësisë të vitit 2016, BE ka mbështetur krijimin e një SPAK-u të fortë, të pavarur dhe llogaridhënës dhe do të vazhdojmë në të njëjëtën rrugë. SPAK-u shpesh përmendet për punën e vet në hetimin e çështjeve antikorrupsion të nivelit të lartë, por ne kemi parë rezultate të rëndësishme edhe në përpjeket për të luftuar krimin e organizuar dhe ka shifra të qarta në lidhje me këtë çështje. Në këtë aspekt ne kemi parë disa përmirësime cilësore për mënyrën sesi funksionon SPAK-u. Ka një mënyrë më sistematike të përdorimit të hetimeve financiare paralele me konfiskimin e aseteve. Zyra e Posaçme e Prokurorisë ka krijuar bashkëpunim solid me homologët ndërkombëtarë për të hetuar aktivitetet e grupeve të krimit të organizuar që sjellin pasoja në sigurinë e qytetarëve të BE”, tha Ambasadori i BE-së në Shqipëri.
Gonzato më tej ka cilësuar bashkëpunimin ndërkombëtar si një pikë kyçe ku Shqipëria të mund të arrijë anëtarësimin e saj në BE. Ai mbështet punën e reformës në drejtësi duke theksuar se kjo reformë do mund të arrijë të peshojë në mënyrën e duhur çështjet e drejtësisë.
“Bashkëpunimi ndërkombëtar është pikë kyçe pasi Shqipëria do bëhet një ditë shtet anëtar i BE dhe kjo do të thotë bashkëpunim më i fortë në këtë front për këto çështje të rëndësishme të interesit të përbashkët të sigurisë. Ne do vazhdojmë me SPAK-un dhe BKH-në për të rritur më tej efektivitetin e punës duke mbështetur burimet njerëzore dhe kapacitetet operacionale si dhe mbështetjen për të pasur mekanizma dhe mjete të sofistikuara hetimi dhe kapaciteteve të tilla në përputhje me standartet e BE-së.
Mezi presim të kemi rekrutimin e oficerëve të policisë gjyqësore të cilët do të ndihmojnë hetuesit e BKH-së për të kryer hetime komplekse dhe të specializuara.
Puna e reformës në drejtësi dhe zbatimi i saj është një punë që vijon. Ne duhet të kemi besim tek arkitektura e reformës në drejtësi që mund të arrijë peshimin e duhur dhe të drejtë ndërmjet llogaridhënies dhe pavarësisë.
Kryeministri Edi Rama mblodhi grupin parlamentar sot për të folur për rastin e 24 urdhër arresteve në Universitetin Bujqësor. Pasi dëgjoi rektorin dhe i dha leje të largohet, tha se po shkelen standardet dhe se faturën në Strasburgut për veprimet e kësaj drejtësie do ta paguajnë shqiptarët.
“Ne nuk duam të rrimë sot pa folur dhe duhet të përgatiteni për të dëgjuar gjithmonë e më shumë nga ne që tani që reformën në drejtësi dhe SPAK-un dhe që i ngritëm ne dhe u dhamë hapësirë të bëjnë punën, i kanë marrë të tjerët në birësim pas pilafit. Ne tani kemi hyrë në fazën e dytë, drejtësi europiane dhe jo ruse. Pavarësia është një nga kushtet, dy të tjerat janë profesionalizimi dhe standardet.
Nuk dua që tani që po negociojmë me BE-në, të çohet një holandez dhe francez dhe të thotë që Shqipëria nuk ka gjykata dhe prokurori që respekton standardet demokratike dhe që njeh prezumimin e pafajësisë. Ne nuk ofrojmë asnjë model negativ. Këta thoshin e solli Amerika, po tani që Amerika ka dalë nga rreshti? Vetëm PS, askush tjetër, prandaj nëse nuk ka praktikë të ngjashme në asnjë vend të BE-së dhe demokratik.
Nuk do ndonjë shkencë për të imagjinuar sa nga këto masa sigurie do të rrëzohen në Strasburg dhe sa do të shkojë fatura. Të marrësh 24 masa sigurie, të trondisësh një universitet të tërë dhe t’i japësh një shkelm një marrëveshje të bërë duke shkuar unë atje si lyps tek shkallët e universitetit të BOKU-t në Vjenë për t’ju lutur, që hajdeni në Shqipëri, hajdeni ta bëjmë një universitet austriak. Pyeta rektorin për cfare shume behet fjale, me tha nen 300 mln leke te vjetra” tha ai.
Gjatë mbrëmjes së djeshme në shtëpinë e “Big Brother” disa prej banorëve kanë zgjedhur të luajnë me shishe, me lojën e vërtetave dhe dënimeve.
Gerta Gixhari u shpreh se nuk pendohet për incidentin me artistin, Gjesti, kur i hodhi alkool në sy, gjatë dasmës së Loredanës dhe Jozit.
Ajo iu përgjigj pyetjes që iu drejtua nga Ola dhe theksoi se nuk është penduar për veprimin, pasi ndodhet ende brenda shtëpisë dhe nuk është përjashtuar nga formati. Gerta u shpreh se:
“Përderisa jam në shtëpi jo. Përderisa jam kthyer. Nëse do rrezikohesha të isha jashtë, do thosha jam penduar. Isha në rrezik dhe e kalova”.
Duket se ajo që përflitej më parë, se termi “Çamëri” do të hiqet nga tekstet shkollore, tashmë duket se është pranuar edhe nga vetë Edi Rama.
Gjatë një interviste për televizionin grek “MEGA”, Rama deklaroi se nuk ka territore shqiptare në Greqi, duke harruar kështu të gjitha territoret e Çamërisë. Sipas kryeministrit, në Greqi ka territore ku kanë jetuar më parë shqiptarët, por nuk jetojnë më sot, duke harruar faktin se në territoret e Çamërisë ka ende familje me origjinë të vjetër, të cilat i kanë shpëtuar gjenocidit grek.
Rama më tej e thelloi skandalin, ku deklaroi se nuk është e drejtë që termi i Çamërisë të përmendet në tekstet shkollore.
BISEDA
Pyetje: Zgjedhjet janë pas 3 muajsh? A do ta përsërisni vizitën në Greqi a keni plan të takoheni me shqiptarë atje?
Edi Rama: Mund të shkoj por jo në këtë mënyrë. Tashmë po zhvillohet procesi i regjistrimit. Është më tepër puna në terren e grupeve dhe e njerëzve. Nuk ka të bëjë me fushatën. Ka një plan. Nuk jam i sigurtë kur do të materializohet për një panair pune për shqiptarët të punojnë në Shqipëri. Jo fushatë. E kam bërë. Ishte një eveniment shumë i bukur dhe i vështirë për tu përsëritur. Ai eveniment i pari pas shumë vitesh dhe kishte shumë njerëz. Ishte shumë emocional
Nëntorin e kaluar vizituat Selanikun. Në fjalimin tuaj zgjodhët të thonit ‘Vorio Epiri’ si term ka vdekur.
Edi Rama: Jo nuk e thashë gjatë fjalimit tim. Nuk përdor fjalimet e mija të them gjëra që janë të pakuptimta. Iu përgjigja një kolegu tuaj më pas gjatë një konference shtypi me gazetarët grekë. Një koleg i juaji më pyeti cfarë mendon për ‘Vorio Epirin” I thashë nuk ekziston. Ndoshta është një mënyrë për ju që të përshkruani një realitet të caktuar por jo për ne. E dini çfarë është Vorio Epiri, është si të themi ne Shqipëria e jugut.
Athina shpesh ka deklaruar se rrugëtimi i Shqipërisë në BE kalon nga ne, si e intepretoni?
Edi Rama: Sigurisht që rrugëtimi për në BE i çdo risthari kalon përmes dyerve të anëtarit të vjetër e Greqia ka një zë. Më shumë se kaq Greqia është më pranë për mirë e për keq, sic do fqinj, por unë dua të jetë vetëm për mirë. Është normale. Kur Shqipëria të bëhet anëtare do të jetë më e mirë për Greqinë se do të jemi më të fortë.
Ka pasur një komision dypalësh që ka ekzaminuar…
Edi Rama: E dini çfarë është Vorio Epiri, është si të themi ne Shqipëria e jugut.
Komisioni që përmenda po shikon ndryshimet në tekstet shkollore në të dyja vendet. Në Greqi termi Vorio Epir është hequr nga të gjitha tekstet shkollore. Kam lexuar që në dy klasa, të 9 dhe 12 ka një kapitull të titulluar territoret shqiptare në Greqi?
Edi Rama: Me aq sa di unë jo. Nëse ka diçka të tillë, nuk ështe e drejtë. Se nuk ka territore shqiptare ka territore ku shqiptarët jetonin më parë. Ashtu siç ka territore ku grekët jetonin më parë dhe jetojnë edhe sot
A duhet të jetë në tekstet shkollore?
Edi Rama: Territore shqiptare në Greqi nuk është gjëja e drejtë për tu thënë
A jeni i gatshëm ta shihni?
Edi Rama: Nuk jam i vetëdijshëm nëse ekziston, por nëse ekziston nuk është e saktë. Se i bie të luajmë mendsh, se do të nisim të shohim realitetet e së shkuarës e të sabotojmë të ardhmen tonë. Unë e shoh të ardhmen tonë si europianë, natyrisht me zënkat tona por Europianë. Nuk e di çfarë do të thotë territore shqiptare në Greqi ashtu siç nuk di që çfarë do të thotë Vorio Epir.