“Ishuj në qiell”, projekti i guximshëm që do të transformojë qiellin e Dubait (FOTO)

Dubai, i njohur për arkitekturën e tij mahnitëse, vazhdon të çudisë botën me projekte të reja të guximshme. Pas ndërtesave ikonike si Burj Khalifa dhe ishujve artificialë “The World”, tani vjen një tjetër projekt inovativ që premton të transformojë horizontin e qytetit.

Projekti i ri, i quajtur “Therme Dubai – Islands in the Sky”, do të ketë një lartësi prej 100 metrash dhe do të përmbajë kopshte botanike të varura, pishina të mbushura me ujëra termale dhe minerale, si dhe hapësira për aktivitete kulturore dhe sociale. Ky projekt vjen nga Therme Group, një zhvillues global i resorteve të mirëqenies.

“Ishuj në qiell”, projekti i guximshëm që do të

Ky kompleks modern do të ndërtohet në Parkun Zabeel, pranë Pallatit Mbretëror të Dubait. Sipas njoftimit për shtyp nga Therme Group, ky projekt synon të presë 1,7 milionë vizitorë çdo vit, duke vendosur një standard të ri.

“Dubai është një qytet që e kupton se e ardhmja duhet të ndërtohet me mirëqenien në qendër”, tha themeluesi dhe CEO i Therme Group, Robert Hanea. “Ne po formësojmë mënyrën sesi qytetet mund të integrojnë natyrën, ujin dhe kulturën për të përmirësuar cilësinë e jetës në shkallë të gjerë. Therme Dubai – Islands in the Sky do të jetë një model global për atë që mund të arrihet kur ambicia dhe ekspertiza bashkohen”.

Projektuar nga studioja e njohur arkitekturore Diller Scofidio + Renfro (DS+R), struktura do të përbëhet nga një seri kopshtesh botanike të vendosura në katet e ndryshme të kullës. Arkitektja Elizabeth Diller, një nga partneret themeluese të DS+R, e përshkroi projektin si një “oaz në qiell” që ngrihet nga një liqen dhe ofron një përvojë të shumëfishtë të mirëqenies.

“Çdo ishull është një platformë për pishina termale, tarraca dhe bimësi të bollshme brenda dhe jashtë. Secili ofron një atmosferë të veçantë dhe është orientuar drejt pamjeve mahnitëse të horizontit të Dubait”, tha Diller.

“Ishuj në qiell”, projekti i guximshëm që do të

Vizitorët do të mund të shijojnë përvoja unike, nga nxehtësia intensive e saunave dhe dhomave me avull, te freskia e pishinave minerale. Gjatë ditës, kompleksi do të ketë një atmosferë relaksuese dhe medituese, ndërsa gjatë natës do të ofrojë muzikë, performanca artistike dhe evente të ndryshme.

Një nga aspektet më mbresëlënëse të projektit është angazhimi i tij për qëndrueshmëri. Therme Group ka njoftuar se 90% e ujit të përdorur në pishinat termale do të riciklohet, ndërsa 80% e nevojave për ajër të freskët dhe ftohje do të sigurohen nga burime të pastra të energjisë.

Ndërtimi i projektit do të fillojë në vitin 2026 dhe pritet të përfundojë deri në vitin 2028.

Therme Dubai – Islands in the Sky është vetëm një nga shumë projekte arkitekturore të mëdha që pritet të hapen në Dubai në vitet e ardhshme. Ndër ndërtimet më të rëndësishme është edhe Burj Azizi, një kullë që do të bëhet ndërtesa e dytë më e lartë në botë me një lartësi prej 725 metrash (2,379 këmbë). E përbërë nga 131 kate, kjo ndërtesë do të përfshijë apartamente luksoze, një hotel “shtatë yje” dhe një qendër tregtare vertikale. Sipas Azizi Developments, ky kullë do të thyejë disa rekorde botërore, duke përfshirë hollin më të lartë të një hoteli, klubin e natës më të lartë dhe platformën më të lartë të vëzhgimit.

Po ashtu, këtë vit pritet të hapet Ciel Dubai Marina, hoteli më i lartë në botë. Me një lartësi prej rreth 365 metrash, ky hotel do të ketë më shumë se 1000 dhoma dhe suita të shpërndara në 82 kate.

Momente frike për Vuçiç, makinës së presidentit serb i shpërthen goma gjatë ecjes. Nisin hetimet (VIDEO)

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është përballur me një moment pasigurie teksa udhëtonte drejt Vojvodinës me automjetin zyrtar, pasi goma e prapme e makinës tip “Audi” ka shpërthyer papritur.

Pas incidentit Vuçiç doli nga makina dhe u transferua në një automjet tjetër për të vazhduar rrugëtimin.

Gjatë një takimi në Kikinda, ai konfirmoi se kishte ndodhur shpërthimi i gomës gjatë udhëtimit.

“Pas vizitës në Melenci, isha duke udhëtuar në rrugën për në Mokrin para takimit të madh në Kikinda dhe makina ime pati një problem me gomën. Nëse ka ndodhur një shpërthim i gomës, kjo do të hetohet nga autoritetet. Arrita në Mokrin dhe vazhdova udhëtimin me një automjet tjetër”, tha Vuçiç pas incidentit.

Sakaq, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi se ka nisur një hetim lidhur me rastin.

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 9 Shkurt 2025

Dashi

Kjo e dielë 9 shkurt pritet të jetë një ditë për reflektim dhe pushim. Mund të hasni në keqkuptime të vogla në marrëdhënie; tregoni durim dhe mirëkuptim për të rivendosur harmoninë. Në punë, shmangni ngarkesat e tepërta që mund të rrisin stresin tuaj. Dedikoni kohë për veten tuaj dhe aktivitetet që ju relaksojnë.

Demi

Kjo ditë ofron mundësinë për t’u shkëputur nga rutina dhe për t’u rigjeneruar. Një shëtitje në natyrë ose leximi i një libri të mirë mund të jenë ideale. Në dashuri, dëgjoni nevojat e partnerit dhe komunikoni hapur tuajat për të shmangur tensionet. Në aspektin profesional, evitoni vendimet e nxituara; lejoni që idetë të piqen me qetësi.

Binjakët

Gjeni një ekuilibër midis mendimit dhe veprimit. Nëse ndiheni të pasigurt për një vendim të rëndësishëm, merrni kohë për të reflektuar dhe mos hezitoni të kërkoni këshilla nga të afërmit. Në marrëdhënie, fokusohuni te lidhjet që kanë vërtet rëndësi. Në punë, idetë e reja mund të shfaqen, por prisni momentin e duhur për t’i realizuar.

Gaforrja

Me Hënën në shenjën tuaj, ndjeshmëria dhe intuita juaj janë të theksuara. Mund të ndiheni nostalgjikë ose të dëshironi lidhje emocionale më të forta. Është një moment i mirë për të forcuar lidhjet familjare ose për t’u marrë me aktivitete shtëpiake që ju sjellin ngushëllim. Në punë, krijimtaria juaj është në kulm; shfrytëzojeni për të trajtuar projektet me një qasje inovative.

Luani

Dita ju sjell mundësi të favorshme. Mund të merrni njohje ose vlerësime në aspektin profesional. Vetëbesimi dhe karizma juaj natyrale tërheqin vëmendje pozitive. Në dashuri, është momenti ideal për të shprehur ndjenjat tuaja dhe për të forcuar lidhjen me partnerin. Megjithatë, shmangni krenarinë e tepërt; përulësia do t’u japë thellësi marrëdhënieve tuaja.

Virgjëresha

Yjet ju ftojnë në një udhëtim introspektiv. Mund të ndjeni nevojën për të analizuar emocionet tuaja dhe për të sqaruar çështje të pazgjidhura. Është një moment i përshtatshëm për meditim ose për aktivitete që favorizojnë reflektimin e brendshëm. Në marrëdhënie, komunikoni hapur me partnerin, duke shmangur shtypjen e ndjenjave tuaja.

Peshorja

Kërkoni harmoninë në marrëdhëniet tuaja. Nëse kohët e fundit ka pasur tensione ose keqkuptime, është koha për të bërë një hap përpara dhe për të rivendosur ekuilibrin. Diplomacia juaj natyrale do të jetë një aleat i çmuar. Në aspektin profesional, bashkëpunimet dhe puna në ekip do të sjellin rezultate pozitive; mos kini frikë të ndani idetë tuaja dhe të dëgjoni ato të të tjerëve.

Akrepi

Dita paraqitet intensive dhe e mbushur me emocione. Aftësia juaj për të perceptuar nuancat e fshehura të situatave do të jetë veçanërisht e mprehtë, duke ju lejuar të kapni detaje që të tjerët i injorojnë. Megjithatë, kini kujdes të mos lejoni që xhelozia ose mendimet obsesive t’ju mbizotërojnë, veçanërisht në aspektin sentimental.

Shigjetari

Etja juaj për aventurë dhe liri do të jetë më e fortë se kurrë. Yjet ju shtyjnë të kërkoni përvoja të reja dhe të dilni nga rutina. Nëse keni mundësinë të udhëtoni ose të merreni me një aktivitet që stimulon kureshtjen tuaj, bëjeni pa hezitim! Në dashuri, mund të ndiheni pak të paduruar ndaj marrëdhënieve shumë kufizuese: komunikoni hapur nevojat tuaja për të shmangur keqkuptimet.

Bricjapi

Në punë, mund të ndihesh i mbingarkuar me përgjegjësi, por mos u frikëso – nëse i organizon mirë detyrat, do të arrish rezultate të shkëlqyera. Përdor këtë ditë për të analizuar strategjitë e tua dhe për të bërë rregullime aty ku është e nevojshme. Në dashuri, nëse je në një lidhje, mund të ndjesh nevojën për më shumë stabilitet dhe siguri. Bëj një bisedë të sinqertë me partnerin për të kuptuar pritshmëritë dhe dëshirat e njëri-tjetrit. Nëse je single, mund të kesh një takim të papritur që do të të bëjë të rimendosh atë që kërkon në një marrëdhënie. Në aspektin financiar, shmang shpenzimet e panevojshme dhe përqendrohu te kursimet dhe investimet afatgjata.

Ujori

Yjet sugjerojnë se kjo e diel është një ditë e mirë për të rishikuar prioritetet e tua dhe për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen. Nëse ke pasur një ide ose një projekt në mendje, tani është momenti për ta analizuar me seriozitet. Saturni në shtëpinë tënde të dytë të financave të këshillon të bësh një menaxhim më të kujdesshëm të të ardhurave dhe shpenzimeve. Në dashuri, nëse je në një marrëdhënie, mund të ndjesh një nevojë më të madhe për liri dhe hapësirë personale. Është e rëndësishme të balancosh pavarësinë me angazhimin ndaj partnerit. Për beqarët, mund të jetë një ditë interesante për njohje të reja, veçanërisht nëse je i hapur ndaj bisedave të thella dhe mendimeve të ndryshe.

Peshqit

Me Neptunin që ndikon tek shenja jote, kreativiteti yt është në kulm dhe mund të ndihesh më i frymëzuar se zakonisht. Nëse ke një hobi artistik, është momenti ideal për të punuar mbi të dhe për të eksperimentuar me ide të reja. Në dashuri, kjo është një kohë shumë romantike për ty. Nëse je në një lidhje, do të ndihesh më i afërt me partnerin dhe mund të kaloni momente shumë të veçanta bashkë. Për beqarët, një takim magjik mund të ndodhë sot, ndoshta me dikë që ndan të njëjtat interesa dhe vlera me ty. Në aspektin profesional, intuita jote do të jetë shumë e fortë, ndaj beso instinktit tënd kur merr vendime të rëndësishme. Mos ki frikë të ndjekësh pasionet e tua, sepse ato mund të të çojnë drejt mundësive të reja dhe emocionuese.

TR AGJIKE! Dhjetëra pasagjerë VD ESlN pas një aksidenti me autobus

Dhjetëra persona kanë humbur jetën në një aksident me autobus në jug të Meksikës, sipas mediave lokale.

Autobusi po udhëtonte mes Kankunit dhe Tabaskos. “Ne jemi në dispozicion të autoriteteve federale dhe shtetërore për të ofruar çdo ndihmë që mund të kërkohet”, tha Ovidio Peralta, kryebashkiak i Comalcalco, një qytet në Tabasco.

Rreth 44 pasagjerë ishin në autobus, sipas një liste emrash të publikuar nga kompania e menaxhimit të autobusëve, Tours Acosta.

“Tours Acosta shpreh dhimbjen për atë që ndodhi”, tha kompania në një postim në Facebook, duke shtuar se po bashkëpunon me autoritetet për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Dy shqiptarë, plaçkitje spektakolare në mes të Selanikut (Video)

Dy të rinj shqiptarë janë kapur nga kamerat teksa realizojnë një plaçkitje spektakolare në mes të Selanikut, raporton noa.al.

Një nga dy autorët që grabitën punonjësin e pikës së karburantit në zonën e Stavroupoli, në Selanikun perëndimor, ndodhet në paraburgim nga policia

Noa.al raportonnse 31-vjeçari nga Shqipëria është arrestuar kurse është identifikuar dhe është shpallur në kërkim autori i dytë, 26 vjeç, gjithashtu me kombësi shqiptare.

Punonjësi e karburantit ka përjetuar momente makthi në duart e dy grabitësve. Shoferi dhe pasagjeri i makinës që ka parkuar para pompave për tu furnizuar karburant kanë mbuluar fytyrën, kanë dalë nga mjeti dhe e kanë sulmuar.

Siç shihet në videon me qark të mbyllur të siguruar nga media greke, sapo mbaron mbushja e depozitës së mjetit, dy personat zbresin nga makina, i afrohen punonjësit – njëri nga përpara dhe tjetri nga pas – dhe pasi e kërcënojnë me një kaçavidë, fillojnë ta godasin në fytyrë dhe në trup.

Autorët e hedhin përtokë dhe vazhdojnë ta rrahin duke i thënë pa pushim “paratë, më jep lekët”. Pas disa sekondash, ata gjejnë 930 euro nga të ardhurat në xhepat e tij, i kapin, hipin në makinën e tyre dhe zhduken. /noa.al

Shqiptari humb jetën në aksident, zbulohen detaje të vjedhjes së 1 milion eurove në Greqi

Një vjedhje e madhe në një shtëpi në zonën e Nea Erithrea, e kryer në shtator të vitit 2024, u zbardh nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Athinës. Vlera e vjedhjes ishte rreth 1 milion euro, ku mes sendeve të grabitura edhe shufra ari.

Ajo që është befasuese është se shufrat e arit që kishin vjedhur hajdutët nuk u gjetën, ndërsa policia po vijon hetimet për zbulimin e tyre.

Mësohet se autorët kishin marrë dijeni për ekzistencën e kësaj pasurie në shtëpinë e viktimës nëpërmjet një të afërmi të tij, i cili kishte hyrë në lidhje me një 35-vjeçar shqiptar dhe anëtar i katërt i bandës, i cili ndërroi jetë pak ditë pas vjedhjes në një aksident trafiku në Theologos të Fthiotidës. Në mjetin e tij policia gjeti një shumë të madhe parash, pjesa e tij nga vjedhja.

Policia ka vënë në pranga 3 grekë, të cilët së bashku me bashkëpunëtorin e tyre që mbeti i vdekur, kishin kryer vjedhjen e madhe. Atyre u janë sekuestruar 87. 410 euro, 7 celularë, detektor metalik, peshore elektronike precize si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së vjedhjes së mësipërme.

Gerta i hodhi alkool në sy, por çfarë bëri Gjesti kur e pa duke qarë? (Video)

Mbrëmjen e djeshme Gerta është përlotur pasi e ka marrë malli për dy djemtë e saj. Në një moment ajo i tha Krisës që po vdiste për një përqafim dhe se donte që të paktën të takonte njërin nga të shtëpisë.

Më pas ajo u shtri në krevatin e saj, ku ishte mbuluar me jorgan. Pranë tij shkoi Gjesti dhe e shikon që po qan dhe e pyet nëse po qan për fëmijët.

Pasi ajo i tha po, banori u ul pranë saj dhe e përqafoi dhe teksa i përkëdhelte kokën i thotë:

“Mos u mërzit se i ke mirë. Krejt i ke mirë”.

Nga ana tjetër Gerta shprehet se u bënë shumë ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

“Një muaj e gjysmë kam unë këtu. Duhet të më sjellin të paktën çunin e vogël, më ka marrë malli t’a përqafoj. Besoj i kam mirë, po dua t’u dëgjoj erën atyre. Dua erën e gushës së atij, trupit, lëkurës që ka. Vdiqa t’a përqafoj, t’a shtrëngoj fort. Se bëmë një lojë aty me gjet kryeqytetet e botës dhe këtë lojë e bëjmë me çunin e vogël, e prandaj u preka”, tha Gerta.

Ndërkohë Gjesti rrinte pranë saj, e dëgjonte dhe i tha:

“T’a sjellin, vetëm duro. Duro mirë, mendo si me e dridh vendin me i bërë krenar. E di se keq i kemi punët, shumë stres, krejt kemi harruar, shumë vështirë brenda”.

Kujtojmë se raporti i Gjestit dh Gertës ka qenë me ulje dhe ngritje në BBV 4. U duk se në fillim kishin një raport të qetë dhe herë pas here qeshnin me njëri-tjetrin, por situata ndryshoi në dasmën e Loredanës dhe Jozit, kur banorja i hodhi dy herë atij alkool në fytyrë dhe sy.

Egli i tha ‘nuk rri dot pa ty këtu’, Gjesti: Ti të lodh trurin, kur të shkosh nuse …

Gjatë një sfide të “Storm” që Egli dhe Gjesti do ta bënin bashkë, ata kanë patur një diskutim me njëri-tjetrin.

Në një moment banorja i tha se pavarësisht të gjithave, ajo nuk rri dot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” pa të.

Më pas Egli shton: “Nëse të pëlqen të më shikosh keq, jepi. Bëj çdo gjë se prej teje mundem me qenë keq”.

Pjesë nga diskutimi:

Egli: Nuk rri dot pa ty këtu, por jo ashtu si i bën gjërat

Gjesti: Të gjithë kemi gabime

Egli: Nëse të pëlqen të më shikosh keq, jepi. Bëj çdo gjë se prej teje mundem me qenë keq

Gjesti: Ti ke qenë keq, me të gjithë ke folur dhe me mua jo, ça me bërë? Doje përgjigje prej Rozanës, ça kam me të bërë

Egli: Më ke thënë se kur je me njerëz të mos ndërhyj.

Teksa sfida e “Storm” vijon dhe Gjesti po bënte luante me tymin e cigares, Egli nis të flasë sërish dhe banori i kthehet “ti të lodh trurin”.

Pjesë nga diskutimi:

Egli: E shikon ka Zot, edhe një ditë që nuk do të rrish me mua, të bie të rrish me mua.

Gjesti: Ti të lodh trurin

Egli: Ta dish sa ta lodh ti. Sa fola, sa e hapa gojën

Gjesti: A e ke vënë re se flet shumë

Egli: Ti flet shumë

Gjesti: Ty për shembull kur të shkosh nuse, kur të takohesh me familje për herë të parë

Egli: Nuk flas fare

Gjesti: Ti shumë flet

Dalin FOTO e dy vajzave që menaxhonin faqen skandaloze në Korçë! Futën në grackë mbi 100 të mi tura, shtynë drejt υ etë*rasjes 3 prej tyre

Policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy vajzat e dyshuara si administratoret e faqes famëkeqe në Instagram, “L*viret e Korçës”, e cila publikonte materiale denigruese për adoleshentët e qytetit.

Sipas hetimeve, njëra prej vajzave është E.P, e cila ka qenë përgjegjëse për aplikacionin “Tellonym”, një platformë anonime e lidhur me profilin në Instagram. Ndërkohë, administratorja kryesore e profilit rezulton të jetë vajza me inicialet P.M, e cila menaxhonte postimet dhe përmbajtjet e shpërndara në rrjetin social.

Newsbomb ka siguruar fotot e dy vajzave autore që u bënë shkas për shkatërrimin dhe denigrimin e shumë adoleshenteve në Korçë.

Në foton e mëposhtme është E.P, e cila shfaqet me kapuç dhe e veshur në mënyrë provokuese, ndërsa pas saj është duke pozuar edhe bashkëpunëtorja e saj.

Ato dyshohen për përhapjen e materialeve me përmbajtje bullizuese dhe pornografike ndaj të miturve dhe akuzohen për veprën penale “Pornografi me të mitur”.

Për shkak të peshës së madhe psikologjike, denigrimit të figurës së tyre, ka pasur edhe vajza që në pamundësi për të përballuar me ekspozimin e jetës private, kanë tentuar t’i japin fund jetës. Madje janë regjistruar jo një, por tre raste të tilla. Siç duket edhe nga materialet e siguruara nga Newsbomb, të miturat me mirëbesim dërgonin foto të zhveshura ose gjysmë të zhveshura, por fatkeqësisht këto materiale u përdorën në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.

Shtetësja me iniciale P.M

Nuk dihen ende arsyet se pse dy vajzat autore degradonin deri në këtë pikë, por një gjë është e sigurt, Korçën e “kaploi” frika, pasiguria dhe terrori. Njëra prej tyre ka tentuar vetëvrasjen me thikë, një tjetër me ilaçe, ndërsa rasti i tretë është ndaluar në kohë nga familjarët.

Hetimet për këtë ngjarje nisën pas një denoncimi të bërë nga një oficere sigurie në një prej gjimnazeve të Korçës. Sektori Kundër Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit ndërmori menjëherë veprime për të zbuluar administratorët e faqes, e cila për një kohë të gjatë ka qenë aktive, duke postuar në mënyrë të përsëritur përmbajtje të dëmshme për adoleshentët e qytetit.

Në rrjetën e këtij sulmi kibernetik kanë rënë mbi 100 të rinj, kryesisht vajza, të cilat janë bullizuar publikisht, ndërsa në vetëm tre ditët e fundit janë identifikuar më shumë se 20 viktima.

Për momentin faqja “Laviret e Korçës” është mbyllur, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkallën e përgjegjësisë së të dyshuarave dhe për të zbardhur motivet e këtij makabriteti./ Newsbomb

Shtetësja me iniciale E.P
Dalin FOTO e dy vajzave që menaxhonin faqen skandaloze në

“E dëgjova babin të thoshte shpresoj që vajzës mos t’i ndodhë gjë, kisha haluçinacione”- Ledina Çelo: Për t’u bërë nënë, s’ka shumë kohë

Ledina Çelo nuk e projektonte veten gjithnjë nënë, të paktën jo në të njëzetat e saj. E dashuruar, në karrierë dhe një yll, për të mëmësia nuk ishte ende në plan. Derisa kur trokitën të tridhjetat, ndjeu një “klik”.

“Kur shikon që je në atë limitin, aty pastaj më hipi një dëshirë e madhe. Duhet të gjeja burrin”, shprehet gjatë bisedës në “Mam” me Orinda Hutën.

Dëshira e madhe ishte e të dyve por pas dy vitesh pritje, nuk po realizohej. Mjekët u thoshin të prisnin, por ajo s’donte të priste. Aty ishte edhe pika kur një aksident i vogël në fëmijëri nisi t’i përndiqte mendimet se ndoshta fati s’do t’i buzëqeshte.

Kur isha e vogël në moshën 6-vjeçare unë kam pasur një aksident të vogël. Isha një fëmijë si arapçi, hipa në dollap, u rrëzova dhe bëra një operacion në pjesën e stomakut. Dola me sukses, por si ishte puna, ai meraku gjithmonë, edhe babin e kam kapur nja dy momente kur isha e vogël, shpresoj që vajzës mos t’i ndodhë gjë për të pasur një familje. Këto janë gjëra që vetëm një fëmijë mistrec siç isha unë, që fusja hundët të dëgjoj, më ka kapur dhe nuk e harroja më kurrë, më ka ngelur në memorie. Kur pata këtë gjë këto dy vite pritje, në trurin tim u fiksua shumë kjo gjë. Më dilnin halucinacione, thoja unë s’do të bëhem kurrë nënë, s’do ta kem kurrë fatin.

Ishte Naimi ai që e mori vendimin për t’iu drejtuar metodës së fertilizimit artificial (IVF). Ai kishte marrë çdo informacion që duhej dhe iu drejtuan një klinike. “Për të bërë fëmijë nuk ka shumë kohë!”, tha Ledina sepse e dinte ashtu si edhe sot, që karrierës mund t’i rikthehej kurdoherë, por mëmësia ka një afat.

Procesi nuk ishte i lehtë dhe s’ndodhi që në herën e parë. Fatmirësisht nuk u desh të ishte “e treta, e vërteta” sepse lajmi i bukur erdhi shpejt.

Ledina Çelo: Ai fillimi i atyre hormoneve nuk ishte proces i lehtë, jo i këndshëm, të jem e sinqertë. Duhet të ishe shumë korrekte dhe ta bëje me shumë seriozitet.

-Injeksionet i bëje vetë apo të ndihmonin?

Ledina Çelo: Vetë. Hera e parë ishte shumë e vështirë se unë i kam fobi gjilpërat. Hera e parë ishte shumë e vështirë sepse duhej vetë, nuk u bë shtatzënia sepse nuk shkojnë gjërat për herë të parë. Për herë të dytë ndodhi ajo mrekullia fantastike.

Njoftimin e morën kur sapo ishin kthyer nga një fundjavë pushimi. “Ju do të bëheni prindër” dhe kështu nisën muajt e pritjes, por kësaj here një pritje e ëmbël dhe e qetë që pati një moment të vështirë: humbjen e nënës.

Ka qenë një shtatzëni fantastike, e mrekullueshme me djalin. Kam shijuar çdo moment dhe sigurisht që unë bëja prapë vizita te mjeku im i shtëpisë, ndiqja ato rregullat si duhet të ushqehesha se s’kisha eksperiencë, unë s’kisha asnjeri aty afër, as të komunikoja me nënën por nëna fatkeqësisht u largua nga jeta kur isha tre muajshe me djalin… unë nga një gëzim i madh… u bëra e fortë, e mbledh njeriu veten.