“L*viret e Korçës” faqja në Instagram, kush janë dy vajzat që tronditën qytetin e serenatave, υikt imat tentuan tre herë υe tëνrasjen

Një faqe në Instagram me emrin “Laviret e Korçës” ka tronditur rëndë qytetin e serenatave, duke publikuar materiale të shëmtuara, denigruese, foto dhe video intime të vajza e djemve të mitur.

Pas hetimeve intensive nga ana e policisë, janë identifikuar dhe arrestuar dy vajzat që dyshohet se administronin këtë faqe, e cila terrorizoi për ditë me radhë rininë e këtij qyteti.

Sipas informacioneve zyrtare, autoret janë shtetësja P. M., 19 vjeçe, dhe një 17-vjeçare, të dyja banuese në Korçë. P. M. ishte administratorja kryesore e profilit në Instagram, ndërsa 17-vjeçarja menaxhonte aplikacionin “Tellonym”, i cili ishte i lidhur me këtë faqe. Ato dyshohen për përhapjen e materialeve me përmbajtje bullizuese dhe pornografike ndaj të miturve dhe akuzohen për veprën penale “Pornografi me të mitur”.

Për shkak të peshës së madhe psikologjike, denigrimit të figurës së tyre, ka pasur edhe vajza që në pamundësi për të përballuar me ekspozimin e jetës private, kanë tentuar t’i japin fund jetës. Madje janë regjistruar jo një, por tre raste të tilla. Siç duket edhe nga materialet e siguruara nga Newsbomb, të miturat me mirëbesim dërgonin foto të zhveshura ose gjysmë të zhveshura, por fatkeqësisht këto materiale u përdorën në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.

Nuk dihen ende arsyet se pse dy vajzat autore degradonin deri në këtë pikë, por një gjë është e sigurt, Korçën e “kaploi” frika, pasiguria dhe terrori. Njëra prej tyre ka tentuar vetëvrasjen me thikë, një tjetër me ilaçe, ndërsa rasti i tretë është ndaluar në kohë nga familjarët.

Hetimet për këtë ngjarje nisën pas një denoncimi të bërë nga një oficere sigurie në një prej gjimnazeve të Korçës. Sektori Kundër Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit ndërmori menjëherë veprime për të zbuluar administratorët e faqes, e cila për një kohë të gjatë ka qenë aktive, duke postuar në mënyrë të përsëritur përmbajtje të dëmshme për adoleshentët e qytetit.

Në rrjetën e këtij sulmi kibernetik kanë rënë mbi 100 të rinj, kryesisht vajza, të cilat janë bullizuar publikisht, ndërsa në vetëm tre ditët e fundit janë identifikuar më shumë se 20 viktima.

Për momentin faqja “Laviret e Korçës” është mbyllur, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkallën e përgjegjësisë së të dyshuarave dhe për të zbardhur motivet e këtij makabriteti.

Tr agjike / 12-υjeçarja nd ërron j etë në sρitaΙ

Një vajzë 12-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme në spitalin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak më parë, ndërkohë që nga të dhënat e para mësohet se shkak është bërë hemoragjia cerebrale.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se vajza nga Sukthi është paraqitur pasditen e sotme me kriza epileptike në urgjencën e pediatrisë, ku ka marë mjekimin fillestar dhe më pas është qetësuar.

Pak më vonë, situata është përkeqësuar dhe është dërguar në reanimacionin e të rriturve, por fatkeqësisht, aty ka humbur jetën.

Mjekët e spitalit rajonal Durrës shprehen se fatkeqësisht ky është një rast mjaft i rrallë që ndodh tek fëmijët, ndërkohë që shtojnë se shkak për këtë emboli mund të jetë ndonjë aneurizëm ose keqformim i lindur.

Zbulohet sozia e Gjestit, ndjekësit habiten nga ngjashmëria e TikTokerit me banorin e “BBV”

Sozia e banorit të “Big Brother VIP 4”, Gjesti, ishte pasditen e sotme i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, në Top Channel me Bieta Sulon.

19-vjeçari nga Gjakova, Flori Kastrati, tregoi se si ka nisur ta imitojë Gjestin për shkak të ngjashmërisë së madhe fizike, me disa video në rrjetin social “TikTok”.

Floriani mbante në kokë një fjongo rozë, për t’i dhënë performancës së tij imituese notën 10. I ngacmuar nga Bieta nëse e do Eglin apo jo, sozia e Gjestit u përgjigj se po, ndonëse kjo mbetet vetëm një shaka.

Floriani u shpreh se nuk do të ishte çudi që si sozia e Gjestit ta shikonin në ‘Portokalli’ në një të ardhme.

Sozia e Gjestit, Flori Kastrati

Gjesti bie nga froni/ Cili nga banorët e BBV4 ka fituar më shumë ndjekës në Instagram këtë javë

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.

Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar te “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…

Në vend të pestë për këtë javë kemi Gerta Gixharin. Gazetarja ka fituar këtë javë 3.4K ndjekës. Nga 68.9K që kishte javën e kaluar, tashmë Gerta numëron 72.3K.

Kundërshtarja e saj në lojë, Rozana Radi, ka fituar 5 mijë ndjekës në Instagram. Nga 406K, tani Rozana ka në “Instagram”-in e saj 411K fansa.

Me po të njëjtin numër fansash të shtuar si Rozana, është dhe Egli Tako. Nga 165K, ajo numëron tashmë 170K.

Gjesti, në krahasim me javët që kemi lënë pas, ka rënë nga froni. Me 11 mijë ndjekës të shtuar, nga 462K, tani Gjesti ka në “Instagram”-in e tij 473K ndjekës. Në vend të parë për këtë javë është Danja Koka. Modelja ka fituar plot 12.7K. Nga 57.8K, tani Danja ka 70.5K fansa në rrjetin e saj social.

Vetëm një ρΙ umb në kokë/ U gjet dje i pajetë në automjet, Romario Brunga i martuar vetëm 7 muaj më parë

Vetëvrasja mbetet pista kryesore e hetimeve për ngjarjen e rëndë ku 25-vjeçari Romario Brunga u gjet i pajetë këtë të enjte.

Gazetari Elidon Ndreka raporton se sipas grupit hetimor të ngritur nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa trupi i pajetë është gjetur nga të afërmit dy orë më vonë.

Brunga kishte marrë një goditje plumbi në kokë, ndërsa arma me të cilën është qëlluar u gjet brenda automjetit të tij, e mbushur. Ekspertiza paraprake tregon se automjeti nuk ka shenja të dëmtimeve të jashtme, dhe as viktima nuk ka pasur dëmtime të tjera në trup. Pikërisht këto detaje kanë bërë që hetimet të përqendrohen kryesisht në pistën e vetëvrasjes, ndërsa policia po vijon të marrë në pyetje familjarët dhe të njohurit e tij për të zbuluar nëse 25-vjeçari kishte pasur konflikte apo probleme me persona të tjerë.

Romario Brunga ishte martuar në gusht të vitit të kaluar, por vetëm shtatë muaj më pas vendosi t’i jepte fund jetës me një të shtënë arme.

“Gjesti νarrmihës, G-Bani donte t’i bënte gropën por ra vetë brenda!”, flet ish-banori i Big Brother!

Ι ftuar në “Wake Up” mëngjesin e sotëm ka qenë Elton Tozaj, ish-banor i “Big Brother 2”, i cili ka komentuar dinamikat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Mbrëmjen e djeshme pati shumë ndodhi, ku G-Bani dhe Gjesti përfunduan të dy në tualet duke thyer kështu rregullat.

Si e komenton këtë?

G-Bani ishte vetë ideatori dhe ra brenda, përfundoi në banjo. Mendoj se do të ketë nominim kokë më kokë, ajo është bibla e “Big Brother”. Nëse do të ketë, G-Bani na lë shëndenë. Gjesti më duket si varrmihësi, hap varrin me lopatë dhe të bien të gjithë brenda. Nxori Gertën, nxori Jozin, tani të shohim me G-Banin. Po eliminon këta dhe po i shpëton televotimit herë pas here.

Valbona e priti shumë keq largimin e tij…

Valbona më kujtoi po prapë Valbonën tek dyert e policisë kur qante për Salianjin. Dëgjoj Jozin jashtë që thotë që nuk i njoh vëllezërit e Valbonës dhe Valbonën që thotë e dua shumë sepse është shok i ngushtë i vëllezërve të mi. Valbona tentoi të ecte në treshe, është e vetmja lojë që ka tentuar të bëjë që kur hyri në shtëpi. Nëse G-Bani dhe Gjesti nuk do të kishin hyrë në banjo, Valbona për mua do të kishte dalë të martën.

Si e komenton raportin mes Eglit dhe Gjestit?

Egli nuk po luan, është e dashuruar kokë e këmbë. Është shumë posesive, ia merr frymën. Duhet t’i shtojë dozën dinjitetit të saj femëror, se nuk mund t’i shkosh një mashkulli ashtu. Gjesti po luan, është fenomen i këtij viti, është një njeri që provokon, nuk fle, i lë të tjerët pa gjumë./TAR

‘Vajtoi’ pas daljes së Jozit, momenti kur Valbona përlotej për burgosjen e Salianjit

Mesa duket Valbona Mhilli është person emocional, që preket shumë kur personat e saj të zemrës lëndohen.

Me siguri e keni parë momentin kur ajo “vajtoi” pas largimit të Jozit nga shtëpia dhe kur Gjesti i grisi foton e Jozit. Por për ata që janë befasuar nga këto reagime të saj, një moment tjetër nga e kaluara e Valbonës po tërheq gjithashtu vëmendje. Në kohën kur Valbona ishte gazetare, ajo u pa duke qajtur për ish-deputetin e PD, Ervin Salianji, kur ky i fundit u dorëzua në Policinë e Tiranës.

Gazetarja shihet e “ënjtur nga të qarat”, duke shprehur emocionet e saj në atë moment të tensionuar.

Dalin pamjet, ja si dukej Arbana Osmani nuse

Dasma e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt e cila u zhvillua në vitin 2023, u mbajt shumë sekrete.

Prezantuesja e njohur nuk kishte ndarë asgjë nga dasma, e madje si rregull ia kishte bërë edhe të ftuarve, që të mos publikonin asgjë. Ceremonia e cila u zhvillua në Itali tërhoqi vëmendjen e të gjithëve e madje kërkonin të zbulonin detaje të reja nga dita e rëndësishme.

Mirëpo, mbrëmjen e kaluar, në episodin e “Mirëmbrëma yje”, Arbana zbuloi një video të saj ku ishte nuse, e grimuar nga Arbër Bytyqi.

Duhet pranuar se Arbana duket një YLL nuse.

‘Bëja fizkulturë çdo ditë dhe pija ujë”, Parashqevi Simaku flet pas kurimit 4 javor

Këngëtarja Parashqevi Simaku pas një periudhe 4 javore që ka qenë e shtruar në një spital pas një gjendje të rënduar psikologjike.

Në disa video të postuara nga biznesmeni Elton Iliriani këngëtarja shfaqet në një gjendje të mirë shpirtërore dhe fizike.
Ajo thotë se pas 4 javësh kurim të gjitha analizat i kanë dalë mirë.

“Unë bëra një pushim absolut. Përditë bëja fiskulturë dhe pija ujë, jo raki. Jam në një gjendje shpirtërore mjaft të mirë. Më dolën shumë mirë të gjitha analizat”, tha ajo.

Këngëtarja shqiptarja ka falënderuar biznesmenin, i cili i ka qëndruar pranë që prej fillimit kur ai e gjeti në një stacion në gjendje të rënduar psikologjike dhe shpirtërore.

Pas ndihmës së dhënë nga biznesmeni Elton Ilirjani, jeta e këngëtares Parashqevi Simaku ka marrë kthesën e fortë, duke jetës normale.

“Më vjen ndërmend një thënie madhështore e Aristotelit të famshëm, siç e themi ne në Kavajë troç. Më mirë të kesh një mik, siç kam unë Elton ilirjanin, se sa të kesh një çiflig’. E falënderoj nga zemra personalisht atë dhe nënën e tij”, shtoi këngëtarja e njohur.

“Falënderoj një vajzë shqiptare shumë të talentuar, e cila më bëri si një zonjë grua sot. Shpresoj Zoti na e bën kismet që të vijmë në Tiranë, të bëjmë një natë alla-shqiptarçe”, u shpreh Simaku.

Personazh i famshëm në TikTok, kush është 26-vjeçari që vodhi biznesmenin përmes mashtrimit

Ky është Ervis Belollari, 26 vjeç, që u arrestua këtë të premte nga policia e Tiranës.

Gjithashtu, bashkëpunëtori Arsen Matollari, 32-vjeç është shpallur në kërkim. Dy të rinjtë përfituan 6000 euro nga një biznesmen nga një biznesmen, pasi komunikuan me të në emër të drejtuesit të një institucioni vendor.

Belollari është personazh i njohur në rrjetin social Tik Tok.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se Ervis Belollari fillimisht i ka kërkuar 6 mijë euro duke thënë që është kryetar i një bashkie ose një zyrtar i lartë në bashki. Këtë gjë as vetë denoncuesi nuk e ka kuptuar qartë. I ka thënë që kam hall shëndetësor në një spital privat në Tiranë ku i ka kërkuar shumën e parave.

Pasi biznesmeni ia ka dhënë, autori i ka kërkuar sërish lekë 7 mijë euro. Në këtë rast biznesmeni nga Lushnja e ka kuptuar që është mashtrim dhe ka bërë denoncimin pranë Komisariatit nr 6.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e një rasti të përfitimit të një shume parash, me anë të mashtrimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Unknown”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi E. B., 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., 32 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar 6000 euro nga një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M. dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv