Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 7 Shkurt 2025

Dashi

Më në fund fati në punë ju buzëqesh, dhe nëse keni pritur një përgjigje prej shumë kohësh, ka ardhur momenti për ta marrë. Takimet që mund të lindin në ditët e ardhshme, do të jenë mjaft të favorizuara. Duhet të përfitoni nga ndikimi i favorshëm i yjeve, për të guxuar më shumë nëse jeni në kërkim të një pune të re, apo doni të ndryshoni diçka në jetën tuaj.

Demi

Do të jetë një ditë pozitive, sidomos sa i takon raporteve ndërpersopnale në sferën profesionale. Nëse keni një projekt me të cilin doni të punoni, tashmë mund ta keni të lehtë, në sajë të ndikimit të favorshëm të yjeve. Mund të ndryshoni ambient pune, ose pikën e referimit.

Binjakët

Kjo ditë do ju gjejë me një dëshirë në rritje për të dashuruar dhe për të rikuperuar ditët e humbura pas një faze krize dhe çorientimi. Keni dëshirë që të lini pas shpine momentet negative që ju kanë shoqëruar kohëve të fundit. Edhe një udhëtim i bukur mund të jetë një mënyrë e mirë për të zgjeruar horizontet tuaja dhe për tu shkëputur nga gjithçka.

Gaforrja

Ka tensione të dukshme për probleme që ende kërkojnë zgjidhje. Gjatë këtyre ditëve jeni mbyllur në veten tuaj dhe mundoheni që të jeni të paarritshëm për të tjerët. Fundjava do të sjellë ditë më të mira, gjatë së cilave mund të hapeni me të tjerët, duke iu treguar sikletet tuaja.

Luani

Gjatë kësaj periudhe çdo gjë do të ecë më së miri. Mjaft e favorshme është fusha e ndjenjave, miqësitë por edhe projektet e reja të punës. E vetmja çështje e cila mund t’iu krijojë ndonjë problem, është ajo ekonomike.

Virgjëresha

Do të jetë një ditë mjaft pozitive dhe interesante ku do të merreni me projekte të mëdha. Do të keni një dëshirë të madhe brenda vetes për të ndryshuar. Megjithatë mundohuni që të stimuloni më shuam njeriun e zemrës, duke i propozuar gjëra të reja për ti zhvilluar së bashku.

Peshorja

Nuk është një prej ditëve më të favorshme për të lindurit e kësaj shenje. Ka disa gjëra që nuk ju kënaqin, ose është dikush që ju nervozon. Mund të konfliktoheni me një njeri që e keni përzemër, por koha do të tregojë se e drejta është në anën tuaj.

Akrepi

Kjo është dita ku asgjë nuk do të ecë ashtu siç ju dëshironi. Do të ndjeni nevojën për ballafaqim me njerëzit që keni përzemër. Mundohuni që ti kushtoni më shumë kohë vetes dhe ta merrni më shumë me të mirë.

Shigjetari

Ndikimi i yjeve është mjaft pozitiv, si në sferën personale edhe në atë profesionale, ku çdo gjë do të ecë siç ju dëshironi. Ndiheni gati për ta përballuar jetën me vetëdije të plotë.

Bricjapi

Sipas parashikimit të Paolo Fox nuk do të mungojnë momentet e tensionit dhe nervozizmit, duke bërë që dita të jetë mjaft e komplikuar. Ka ardhur momenti që të reflektoni dhe të bëni një bilanc të qartë. Nuk përjashtohet ndonjë konflikt me njeriun tuaj të zemrës, por duhet të mundoheni që ta mbani gjuhën nën kontroll për të shmangur gjërat e pakëndshme.

Ujori

Momentalisht mund ta krahasoni veten me një vullkan që është gati për të shpërthyer. Nëse doni të shfryni apo të thoni atë që mendoni realisht, më mirë bëjeni gjatë kësaj të premteje, pasi në të kundërt rrezikoni që të shkatërroni fundjavën, shkruan noa.al. Megjithatë duhet të mundoheni që të shmangni përplasjet e forta.

Peshqit

Do të ndjeni nevojën për të dashuruar më shumë dhe për ta lënë veten të lirë pa pasur rezerva. Për të bërë diçka të tillë, nuk duhet mbështetur tek gabimet e së kaluarës. Ajo që ka ikur, ka ikur. Kujtimet e dhimbshme me të cilat po jetoni, po ju shkatërrojnë jetën. Ka ardhur momenti që të shihni përpara dhe të lini gjithçka pas shpatullave.

“Nuk jam larguar për “non-gratën”, por për..”, Açka flet pas largimit:Berisha nuk mund ta çojë më këtë parti në pushtet

“Për mua problemi ka qenë se zoti Berisha u largua me votë në vitin 2013. Ai që iku nuk mund ta çojë më PD-në në pushtet. Nuk ka çfarë të risjellë dhe si të bindë shqiptarët,” u shpreh Açka.

Ajo shtoi se brenda PD-së kanë ndodhur zhvillime të rëndësishme që nuk lidhen drejtpërdrejt me çështjen e “non-gratës” apo me Berishën, por me riorganizimin dhe përzgjedhjen e figurave të vjetra, të cilat, sipas saj, nuk ofrojnë një perspektivë të re për demokratët.

“Në vendimet e mia publike, problemi im personal nuk ka qenë për non-gratën. Nuk e kam parë një betejë të ndershme duke u marrë vetëm me non-gratën. Kjo është një çështje e rëndë nëse e mendon për një shtetar të vendit, por nuk po hyj fare në këtë pikë. Për mua problemi ka qenë se zoti Berisha u largua me votë në vitin 2013. Unë mendoj se Berisha i cili iku nuk mund ta çojë më PD-në në pushtet. Nuk ka çfarë të risjellë dhe si të bindë shqiptarët. Kanë ndodhur disa gjëra shumë të rënda në PD që nuk kanë lidhje me non gratën apo edhe vetë Berishën. Berisha po sjell në skenë të njëjtat figura me të cilat humbi”, tha ai.

Salsano Rrapo flet pa doreza: “Gjesti s’më pëlqen fare”- Zbulon arsyen shokuese

Salsano Rrapo së fundmi na ka zbuluar se loja e Gjestit në këtë “Big Brother” nuk i pëlqen aspak.

Ndryshe nga shumica e artistëve dhe personave të njohur që çdo ditë e kanë përkrahur, mesa duket paska dhe nga ata që nuk janë fare dakord me strategjnë e tij për të fituar.

Në një bisedë me kolegen e tij, Elona duron në TAR, Salsano u shpreh: Ai mistresi, ça s’bënte. Të gjithë duke ndejtur ai thotë “s’ka burra në shtëpi”. Nuk më pëlqen Gjesti mua. Jo!

Ndërsa më tej Salsano u shpreh se nuk e pëlqen Gjestin sepse nuk kupton asnjë fjalë të tij.

Mesa duket mospëlqimi nga ana e moderatorit ndaj lojës së banorit në fjalë vjen si rrjedhojë e moskuptimit të mënyrës së tij të komunikimit, jo për ndonjë arsye tjetër.

“Rozi, të uroj fitoren…”/ Trazohet rrjeti, Olta Gixhari e ‘harron’ motrën, i dërgon mesazhin mbështetës Rozana Radit? (Foto/Video)

Sot banorët e “Big Brother VIP Albania 4” kanë lexuar mesazhet që iu dërguan nga ndjekësit e tyre.

Mirëpo, ajo që ra në sy ishte një mesazh që i drejtohej Rozana Radit, i shkruar nga Olta, pa e specifikuar se cila.

”Sic ta kam thene te uroj fitoren”- shkruhej në mesazh, që përkon me një debat që ka pasur kohë më parë Rozana me Gertën.

Rozana ka treguar se Olta Gixhari, motra e Gertës i ka uruar fitoren e BBVA.

Mendoni se ky mesazh ishte i vërtetë nga Olta, apo është një rreng që po i bëhet nga dikush Rozanës?

VIDEO

Pas një muaji një spital, rrëfehet Parashqevi Simaku: Ushtrohesha çdo ditë, pija ujë e jo raki… (Video)

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka rrëfyer vetë përvojën e saj gjatë kurimit në spitalin e Nju Jorkut. Pas katër javësh të përkushtimit ndaj rikuperimit, ajo deklaron në një intervistë për Top Channel se rezultatet e analizave kanë qenë shumë pozitive.

“Unë bëra një pushim absolut. Përditë bëja fiskulturë dhe pija ujë, jo raki (qesh). Jam në një gjendje shpirtërore mjaft të mirë. Më dolën shumë mirë të gjitha analizat”, tha ajo.

Parashqevi shprehu mirënjohjen e saj të veçantë për biznesmenin Elton Ilirjani, duke përdorur një fjalim që kujton fjalët e Aristotelit.

“Më vjen ndërmend një thënie madhështore e Aristotelit të famshëm, siç e themi ne në Kavajë troç, ‘Më mirë të kesh një mik, siç kam unë Elton ilirjanin, se sa të kesh një çiflig’. E falënderoj nga zemra personalisht atë dhe nënën e tij”, tha ajo.

Në intervistë, ajo gjithashtu tha se gjatë qëndrimit në spital e ka ndihmuar shumë një vajzë shqiptare, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në përmirësimin e saj.

“Falënderoj një vajzë shqiptare shumë të talentuar, e cila më bëri si një zonjë grua sot. Shpresoj Zoti na e bën kismet që të vijmë në Tiranë, të bëjmë një natë alla-shqiptarçe”, u shpreh Simaku.

Thesarin shqiptar e gjejnë shkencëtarët çekë! Zbulohet liqeni termal nëntokësor në jug të Shqipërisë, më i madhi në botë i këtij lloji

Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në jug të Shqipërisë liqenin termal nëntokësor më të madh në botë dhe e kanë quajtur Liqeni Neuron. Emërtimi i liqenit u bë nga fondacioni që financoi ekspeditën që e zbuloi.

Brenda luginave të zonave kufitare malore midis Greqisë dhe Shqipërisë, shkencëtarët çekë kanë eksploruar prej disa vitesh situatën komplekse nën tokë. Në rajonin e Vromonerit, në anën shqiptare të kufirit, ata zbuluan në një sistem të gjerë shpellash në vitin 2021, të cilat që atëherë i kanë eksploruar në detaje.

Sistemi përmbante shumë burime nxehtësie që lëshonin kolona të larta avulli. Gjurmimi i burimit të avullit i çoi ata të gjenin një humnerë mbi njëqind metra të thellë, të cilën e quajtën Atmos.

Në fund të asaj humnerë u zbulua liqeni, të cilin ekipi zbulues e konfirmoi si liqenin termal nëntokësor më të madh në botë deri më sot. Me një gjatësi prej 138 m, një gjerësi prej 42 m dhe një perimetër 345 m, mund të mbajë 8,335 m3 ujë të nxehtë. Në një krahasim për ata që kanë vizituar Çekinë, madhësia e hapësirës së liqenit është tre herë më e madhe se salla kryesore e Teatrit Kombëtar në Pragë.

Harta e sistemit të shpellës dhe zbulimi i liqenit kërkonte pajisje teknike, të cilat u mundësuan nga Fondacioni Neuron. Organizata çeke e financimit shkencor i dha ekspeditës gati një milion kurora (ose mbi 39 mijë euro), të dhuruara nga donatorë privatë dhe tani liqeni nëntokësor shqiptar ka marrë emrin Neuron, për nder të fondacionit.

Richard Bouda, një fotograf dhe speleolog, ka përshkruar se si u bë zbulimi i këtij liqeni që në të ardhmen pritet të tërheqë edhe shumë turistë.

“Gjatë eksplorimit fillestar, ne krijuam një hartë bazë duke përdorur pajisjet që kishim. Ne e dinim që atëherë se kishim zbuluar diçka vërtet të veçantë. Falë Fondacionit Neuron, kemi blerë një skaner-celular LIDAR, i cili na lejonte të matim të gjithë shpellën dhe të gjithë zonën e liqenit. Ne do të bashkëpunojmë edhe me hidrologët të cilët do të matin pjesën nënujore të atij liqeni duke përdorur sonar (një sistem për zbulimin e objekteve nën ujë duke emetuar impulse zanore dhe duke zbuluar ose matur kthimin e tyre pas reflektimit).”, tha Bouda.

Teknologjia më e fundit është përdorur nga ekipi i shkencëtarëve çek; GeoSlam, një lloj teknologjie skanimi 3D, që ka krijuar modele të sakta të shpellës. Procesi me të cilin është bërë shpella që përmban liqenin është gjithashtu e pazakontë. Uji mineral i liqenit është i ngopur me sulfur hidrogjeni, i cili, në kontakt me ajrin, oksidohet dhe prodhon acid sulfurik që e kthen vazhdimisht shkëmbin gëlqeror në gips të butë.

Puna e ekipit çek në Shqipëri do të kontribuojë në kuptimin e këtij lloji të rrallë të formimit të shpellave dhe më shumë punë dhe zbulime janë për tu bërë atje, sipas Boudas. Ky i fundit tha gjithashtu se ky zbulim mund të kontribuojë gjithashtu në mbrojtjen e të gjithë zonës ku u zbulua liqeni.

“Falë shkencëtarëve me të cilët punojmë, ne e dimë se burimet përreth ushqehen me ujë nga liqeni. Ne besojmë se ky zbulim mund të kontribuojë gjithashtu në mbrojtjen e të gjithë zonës dhe në një kuptim më të mirë të hidrologjisë së saj, sepse deri më sot askush nuk e di se si janë të lidhura saktësisht këto ujëra nëntokësore me sipërfaqen.”, ka thënë ai.

Ç’farë po ndodh? Greqia dërgon ushtrinë, zjarrfikëse dhe gjeneratorë në Santorini! Regjistrohen 6 MIJË lëkundje sizmike brenda 10 ditësh

Automjete të rënda të ushtrisë dhe mjete të zjarrfikëses kanë mbërritur sot në ishullin grek të Santorinit, që prej gati një jave gjendet nën dridhjet e vazhdueshme të tërmeteve.

Automjetet e ushtrisë, patrullat e “EMAK” dhe zjarrfikësit mbërritën në Santorini mesditën e së enjtes, ndërsa masat emergjente mbeten në fuqi në ishull për shkak të sekuencës sizmike të vazhdueshme.

Konkretisht në ishull u zbarkuan dy mjete të rënda të ushtrisë, mbërritën pesë automjete të rënda , dy tanke me gjeneratorë, dy makina zjarrfikëse dhe shumë makineri të tjera të domosdoshme për raste emergjence.

Shkencëtarët dhe sizmiologët i tremben një tërmeti të madh mbi 6 ballë, megjithatë ka nga ata të cilët argumentojnë se një i tillë nuk do të ndodhë.

Ditën e nesërme është parashikuar që ishullin, tashmë pothuajse të zbrazur ta vizitojë kryeministri grek Qirjakos Miçotaqis.

Pamjet nga Newsbomb.gr:

Klajdi Musabelliu i emocionuar teksa hyn në shtëpinë e re, shikoni reagimin e tij (VIDEO)

Këngëtari Klajdi Musabelliu, gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP Albania 4”, ndau me publikun vështirësitë ekonomike dhe kushtet e vështira të banesës së tij.

Në përgjigje të kësaj, produksioni i BBVA, në bashkëpunim me fondacionin “Fundjavë Ndryshe” të drejtuar nga Arbër Hajdari, ndërmorën nismën për rikonstruksionin e plotë të shtëpisë së Klajdit.

Pas eliminimit nga shtëpia e BBVA4, Klajdi u surprizua në studio me pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar.

Ai u prek thellësisht nga transformimi dhe shprehu mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në këtë gjest humanitar.

Mbrëmjen e djeshme, Klajdi hyri për herë të parë në shtëpinë e tij të rikonstruktuar dhe ndau emocionet e tij me ndjekësit përmes një transmetimi live në TikTok, duke treguar pamjet e ambienteve të reja.

“Gjesti vuan nga ADHD”: Ekspertja flet për rrezikun e diagnostikimit përmes ekranit

Ndonjëherë mjafton një koment që lajmi të marrë dhenë dhe shumë personazheve iu “vishen” karakteristika apo probleme që nuk i kanë. E njëjta gjë ndodh edhe me “Big Brother VIP Albania”, ku njerëzit nuk hezitojnë të dalin në konkluzione lidhur me banorët, referuar sjelljeve që ata shfaqin.

Informacionet gjendet lehtësisht në internet, por jo gjithçka që lexojmë e kuptojmë siç duhet, ndaj të dalurit në përfundime që lidhen me shëndetin e tjerëve është diçka që ju takon vetëm ekspertëve.

Teoria e ADHD dhe Gjesti

Një teori “mbërtheu” rrjetet sociale, ku shumë njerëz pretendonin dhe shkruanin se Gjesti vuan nga ADHD.

Si fillim, çfarë është ADHD?

Deficiti i vëmendjes dhe çrregullimi hiperaktiv, i njohur ndryshe si ADHD, është një çrregullim neurozhvillimor i cili, ashtu siç edhe vet emri e sugjeron, karakterizohet nga vështirësia për t’u përqëndëruar dhe nga tendenca për të qënë hiperaktiv dhe impulsiv pavarësisht rrethanave.

A janë këto karakteristika që ne të gjithë mund t’i shfaqim në momente të caktuara? Sigurisht që po. A mjaftojnë për të dalë në konluzionin se vuajmë nga ADHD? Absolutisht jo. 

Diagnostikimi përmes ekranit

Për t’u thelluar më shumë mbi rrezikun e diagnostikimit përmes ekranit, Anabel.al kontaktoi me eksperten e fushës, psikologen klinike, Ilva Mile.

Fillimisht, ajo thekson se dalja në të tilla përfundimi, komentimi dhe masivisimi i të tilla teorive është jo vetëm e gabuar, por dhe mjaft e dëmshme.

“Duke marr shkas nga përfundime të caktuara që qarkullojnë në rrjet mbi gjendjen psiko-emocionale të personazheve publikë që prej disa muajsh ndiqen në ekran nga një audiencë e gjerë, përkatësisht nga aludimet që janë bërë vazhdimisht mbi mundësinë që Gjesti të vuajë nga ADHD, e gjej shumë të nevojshme, si profesioniste e fushës, të ndalem tek kjo temë dhe të shpjegoj më tej pse dalja në këto përfundime është jo vetëm e gabuar por e dëmshme.”, shprehet ajo.

Sipas ekspertes, shumë njerëz mund të dalin në përfundime duke u bazuar në atë që lexojnë lehtësisht në internet, por e vërteta është se kuptimi i saktë i tyre është diçka që mund ta bëjë me lehtësi dhe përgjegjësi vetëm një profesionist i fushës. Dhe ka një arsye për këtë:

“Kur bëhet fjalë për diagnoza, kriteret që ju lexoni në internet apo kriteret e caktuara në DSM (Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore) për secilën prej tyre janë të përshkruara në vija të përgjithshme dhe vetëm një profesionist mund t’i interpretojë në mënyrën e saktë. Ju e gjeni veten ose gjeni karakteristika të njerëzve të tjerë në ato përshkrime sepse fundja të gjithë njerëzit, në nivele sado të ulta, mund të identifikohen me ato përshkrime sepse janë karakteristika të natyrës njerëzore. Kjo nuk do të thotë se kemi automatikisht të bëjmë me një çrregullim sepse natyra e çrregullimeve është më komplekse se aq, pengon dhe dëmton cilësinë e jetës dhe funksionilitetin e personit dhe njerëzve që e rrethojnë. Vetëm një profesionist i shëndetit mendor (mjek psikiatër, neurolog, neuropsikiatër, psikolog klinik) mund të vendosë diagnoza (dhe kujdes!), këtë nuk e bën kurrsesi nga ekrani apo duke mos ndërvepruar kurrë me personin përkatës, por nëpërmjet takimeve, bisedave klinike, testeve psikologjike, pyetjeve dhe seancave terapeutike.”, thekson psikologia.

Por, “pre” e të komentuarit këto diagnoza nuk janë vetëm njerëz që nuk i përkasin fushës. Shpesh herë persona që theksojnë se janë profesionistë të fushës analizojnë banorët e “BBVA”, por jo vetëm, duke vënë diagnoza nga ekrani.

Por sa profesionale dhe e saktë është kjo?

“Vendosja e diagnozave nga ekrani, si në ato raste kur bëhet nga njerëz që identifikohen si “profesionistë” dhe si kur bëhet nga njerëz të thjeshtë me njohuri të limituara për fushën, është e gabuar, por më tepër në rastin e “profesionistëve”. Kjo sepse një profesionist i vërtet duhet t’a dijë që për vendosjen e diagnozave nuk mjafton thjesht vëzhgimi nga larg i sjelljeve të individëve (e aq më tepër në kushte të pazakonta siç është formati Big Brother) dhe duhet gjithashtu të dijë se diagnostikimi si proces duhet të ndodhë vetëm me miratimin e vet individit, në të kundërt përbën shkelje etike.”, shton ajo.

Madje, vendosja e të tilla diagnozave jo vetëm që nuk është profesionale dhe etike, por përbën shkelje të dinjitetit dhe të drejtave njerëzore të këtyre personazheve. 

Megjithatë, siç ekspertja thekson, Gjesti nuk është rasti i vetëm që ky fenomen haset. Shumë herë, njerëz të ndryshëm shkruajnë se dikush vuan nga një problem i caktuar i shëndetit mendor, referuar sjelljeve që tregojnë në ekran. Madje, shpesh herë të tilla diagnoza përdoren për të fyer dikë.

“Rasti i Gjestit nuk është i vetmi që ka tërhequr vëmendjen time, përfundime të tilla të pasakta i has vazhdimisht në komente edhe për personazhe të tjerë, i kam hasur edhe vitet e kaluara dhe gjithmonë është e njejta histori: ka atje jashtë njerëz që dalin në përfundime që dikush është bipolar, skizofren, narcizist, me OCD, psikopat etj. vetëm duke i vëzhguar nga ekrani. Ndonjëherë edhe vetë këta personazhe e cilësojnë njeri-tjetrin me terma të tillë duke kontribuuar në stigmën që rrethon shëndetin mendor. Termat e mësipërm janë diagnoza serioze, ndonjëherë nuk mjafton as opinioni i një profesionisti të vetëm për të dalë në përfundim por kërkohet opinioni i një ekipi multidispilinar për të dalë në përfundime sa më të sakta.”, sqaron Mile.

Diagnozat psikologjike dhe psikiatrike ndryshojnë nga diagnozat mjekësore ku ndonjëherë mjafton një skaner apo analiza për të dalë në një konkluzion të caktuar, çrregullimet psikologjike janë më komplekse se kaq prandaj dhe duhet maksimumi i kujdesit në diagnostikimin e tyre sepse nuk janë aq lehtësisht të identifikueshme sa mendohet. Përpos kësaj, në fushën e psikologjisë, diagnoza nuk është veçse një emërtim dhe nuk përkufizon kurrësesi një individ, nuk përfaqëson atë që ai është. 

Edukimi dhe informimi mbi problemet e shëndetit mendor nuk bëhet me qëllimin që ne të dalim sa më lehtësisht dhe shpejtë në përfundime bazuar në sjelljet që të tjerët shfaqin, përkundrazi bëhet që të kuptojmë më mirë natyrën njerëzore dhe sa e rëndësishme është të jemi aty emocionalisht për njeri-tjetrin në vend që të kategorizojmë unikalitetin e gjithsecilit në etiketa e diagnoza të marra shabllon./Anabel

Shqetësim në Korçë/ Faqja që shanta.zhon minorenet me foto in time, disa kanë tentυar të υe tëύriten

Keqpërdorimi i rrjeteve sociale nga të rinjtë shpesh ka sjellë edhe fatalitete për jetën e njeriut, ndërsa shantazhet dhe bullizimi tashmë janë kthyer në gracka, kryesisht për adoleshentët, të cilët vihen nën presion nga persona të panjohur, ku këta të fundit i kërcënojnë se do t’ju publikojnë foto intime.

Prej kohësh në Korçë, një faqe e tillë po përpiqet të denigrojë imazhin e minorenëve dhe të rinjve të qytetit, duke i shantazhuar përmes publikimit të fotove dhe videove.

Viktima të këtyre presioneve shpesh herë bëhen vajzat. Disa prej tyre që janë prekur nga kjo mënyrë shantazhi kanë menduar edhe të vetëvriten, ndërsa tregojnë historinë e tyre duke ruajtur anonimatin.

“Kjo faqe është hapur për shumë persona duke i bullizuar, shtantazhuar, me fjalë të ndryshme. Dua të ankohem sepse jam prekur e unë, dua të gjendet personi sepse nuk është rasti i parë që bëhet në Korçë dhe nxjerrin foto të vajzave, që kryejnë marrëdhënie seksuale, merren me djem të ndryshëm, këto thonë.

Kam bërë denoncim në polici dhe janë në kërkim të një personi por nuk është gjetur. Jam kërcënuar, dërgo foto, do të të vij në shtëpi do të të hedh foto, të të tallin”, tregon një vajzë.

“Është një faqe qe ka hedhur gjithë vajzat e qytetit të Korçës të cilat i ulin, nxjerrin gjëra banale, këtu foto dhe familjen e tyre. Jemi mërzitur sepse shumë vajza kanë tentuar vetëvrasje. Ndihemi të kërcënuara e mërzitura se nuk i kemi bërë vërtet ato, kur dalim me rrugë nuk duan të na i bëjnë me gisht”, shprehet një tjetër.

“Kjo faqe është denigruese dhe shpif. Shkruan, poston foto nudo, imazhe të personave të ndryshëm. Përmend emra mbiemri, me ke rrinë, madje ka nga ato që postojnë familjarët. Është shqetësuese kemi një familje, prindër, kushërinj, nuk ndihemi mirë e të kërcënuara. Aty çfarë nuk hedhin. I dëmton shumë, njoh vajza që kanë dëmtuar veten e tyre duke prerë damarët”, thotë një vajzë.

Nga Policia e Korçës u shprehën se ky shqetësim është deleguar si krim kibernetik në drejtori të përgjithshme dhe priten hapa konkretë për gjetjen e autorit dhe vënien e tij parë përgjegjësisë.