Tërmetet në Greqi, sa rrezikon Shqipëria? Ja çfarë thotë sizmologu

Shqipëria nuk ka asnjë rrezik të preket nga të tërmetet që kanë rënë përfshirë këto ditë ishullin e Santorinit. Kështu tha për Report Tv sizmologu Rrapo Ormëni.

Sipas tij tërmetet me magnidutën nën 3 bien mund të bien çdo ditë dhe për njerëzit ata janë të padëmshëm, pasi nuk ndjehen fare.

“Kur tërmetet përqendrohen në një zonë të caktuar ose e dimë që kjo zonë ka një histori të shkuar tërmetesh atëherë mund të gjykojmë se sa të rrezikshëm janë”, tha sizmologu Rrapo Ormëni.

Kështu tërmeti 6.4 ballë që ra në Durrës në 2019-ën, është tërmet që mund të bjerë në të njëjtën zonë njëherë në 100 vjet.

Sa i përket situatës në Greqi, sizmologu tha se deri më tani janë regjistruar rreth 7000 tërmete.

“Në zonë kemi një grumbuj tërmetesh, nuk kemi një tërmet kryesor apo një tërmet të madh që mund të rizgjojë vullkanin, pasi duhet një kohë e gjatë që të akumulohet në atë zonë”, shtoi ai

Pas tërmeteve të vazhdueshme, Santorini shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile ka vendosur që bashkia e Thirës në Greqi, të vendoset në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të tërmeteve të vazhdueshme të regjistruara midis Santorinit dhe Amorgos.

Në mënyrë të detajuar në vendim thuhet se, u vendos shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Bashkinë e Thirasë, për të adresuar nevojat emergjente dhe për të menaxhuar pasojat që vijnë nga aktiviteti sizmik.

Në vendim thuhet gjithashtu se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë një muaj.

Tërmetet në Santorini / Shkencëtarët janë përballë dy skenarëve, çfarë pritet që të ndodhë

Prej disa ditësh tashmë vijojnë tërmetet në Santorini të Greqisë, por dhe ishujt e tjerë përreth Detit Egje. Të mërkurën u shënua tërmeti më i fortë i këtyre ditëve, me magnitudë 5.2. Të lënduar dhe dëme materiale nga lëkundjet sizmike nuk ka, përveç rrëshqitjes së dherave, që deri tani nuk kanë shkaktuar probleme.

Shkencëtarët dhe sizmiologët grekë bashkohen në një pikë rreth skenarëve që pritet të ndodhin në Santorini dhe ishujt e tjerë. Situata po ndiqet vazhdimisht nga Komiteti grek i Rrezikut Sizmik dhe Vullkanit. E sipas tyre, pritet që të vazhdojnë lëkundje të kësaj magnitude për disa ditë të tjera, ose mund të ketë një tërmet më të madh. Në mbledhjet e komisionit, kreu i tij tha se pritshmëritë për një tërmet me magnitudë 6.2 apo 6.5 ishin shumë të vogla. Por më të pritshme ishin shanset për rënien e një tërmeti me magnitudë 6.

Sipas ekspertëve grekë, tërmetet me magnitudë 6 dhe 6.5 kanë ndryshim shumë të madh mes tyre dhe çlirojnë energji shumë të ndryshme në të dy rastet. Sizmiologët thonë se tërmeti i të mërkurës 5.2 ballë mund të bëjë që fenomeni i lëkundjeve sizmike të vazhdojë edhe për 1 deri në 2 javë. Një tjetër frikë e lëkundjeve të vazhdueshme sizmike, sidomos në Santorini, është mundësia e aktivizimit të vullkanit. Siç dihet, ishulli i Santorinit ka patur dikur aktivitet vullkanik. Por shkencëtarët grekë vlerësojnë se nuk pritet që këto tërmete të aktivizojnë aktivitetin vullkanik në Santorini.

Autobusi me pasagjerë nga Kosova aksidentohet në Kroaci

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në Kroaci, kur një autobus i një kompanie kosovare ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal dhe një sipërfaqe me bar në autostradën A1, afër Donja Zdençina. Në momentin e aksidentit, në autobus ndodheshin 28 persona, 26 pasagjerë dhe dy shoferë, të cilët dërguan një thirrje urgjente për ndihmë, duke kërkuar që të nxirreshin nga autobusi i përmbysur.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësit e Zagrebit mbërritën në vendngjarje menjëherë dhe, pas një operacioni të kujdesshëm, nxorën të gjithë pasagjerët nga autobusi përmes derës së shoferit. Sipas gazetës kroate Jutarnji List, dy persona kanë pësuar lëndime të lehta nga aksidenti.

Drejtuesi i autobusit iu nënshtrua testit të alkoolit sipas procedurave standarde, ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e humbjes së kontrollit të mjetit.

Nga kompania kosovare kanë konfirmuar për mediat se të gjithë pasagjerët kanë arritur në destinacionin e tyre pa pasoja dhe nuk ka të lënduar. Ata gjithashtu shtuan se, pas incidentit, autoritetet kosovare janë në kontakt me ambasadën e Kosovës në Kroaci për të ndjekur zhvillimet e mëtejshme.

“Gjestit do i dridhet Toka..”/ G Bani zbulon planin ‘djallëzor’ me banorët

G-Bani ka propozuar një skenar për të nxjerrë nga vetja Gjestin. Teksa ishte duke biseduar me Loredanën dhe Aldon ai tha se:

Skenar sikur Egli është akoma e fiksuar me Aldon që t’i dridhet toka Gjestit, të ndjejë pasiguri, të ndjejë sikur po përdoret. Ai kur ndjen pasiguri del nga shinat, po i jepet energji të mirë Gjestit në shtëpi. Ai funksionon me energji dhe vëmendje. Duhet t’i kalojë informacioni Gjestit.

“Po e shkel Kosovën me këmbë”, Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania kanë arritur kulmin pas përjashtimit të Jozit, duke shkaktuar debate të forta mes banorëve.

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes gazetarit Gerta Gixhari, aktorit Laert Vasili dhe reperit nga Peja, Gjesti, teksa ndodheshin në kuzhinë.

Në një moment të debatit, Gerta Gixhari është parë duke goditur tavolinën me dorë dhe duke iu drejtuar Gjestit me tone të ashpra: “Ti po e hedh poshtë Kosovën! Po e shkel Kosovën me këmbë? Pse e shkel Kosovën me këmbë ore? Je duke e shkelur Kosovën me këmbët e tua!”.

Ndërkohë, aktori Laert Vasili i ka bërtitur Gjestit, duke e akuzuar se nuk përfaqëson denjësisht Kosovën: “Ti nuk je ambasador i Kosovës!”

Situata është tensionuar edhe më shumë kur në debat është përfshirë edhe G Bani, i cili ka mbështetur Gertën dhe Laertin, duke e akuzuar Gjestin se ka përdorur kartën e patriotizmit për të fituar pikë në lojën e Big Brother VIP Albania.

Përplasja mes banorëve ka ndezur një valë reagimesh edhe në rrjetet sociale, ku publiku është ndarë mes atyre që mbështesin Gjestin dhe atyre që e akuzojnë për strategji në lojë.

Zbulimi i vilës antike romake në Durrës pezullon rindërtimin e shkollës! BIRN: Pranë amfiteatrit u gjetën 300 monedha!

Reshjet e javës së kaluar kanë përmbytur pjesërisht edhe disa nga kuadratet e zbulimit arkeologjik të zonës ku më parë ngrihej shkolla “Gjergj Kastrioti” në Durrës.

Për ta ruajtur sipërfaqen e gërmuar, njëlloj si para ekspeditës, i është dhënë rëndësi sistemit të kanalizimit të ujërave në të gjithë territorin.

Specialistët janë kujdesur për të ruajtur veçanërisht mozaikët e zbuluar gjatë verës së kaluar, por sasia e madhe e reshjeve ka zënë vend në disa nga hapësirat.

E ardhmja e këtij territori nuk është vendosur ende, megjithëse relacioni profesional i gërmimeve është paraqitur gjashtë muaj më parë.

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (KKTK) nuk ka përcaktuar ende nëse zbulimi i deritanishëm arkeologjik do të ruhet dhe do të konservohet i plotë, apo në një pjesë të sipërfaqes do të ndërtohet shkolla e mesme “Gjergj Kastrioti”, e cila u shemb pas tërmetit të vitit 2019.

Në hyrje të kantierit, që ka mbyllur dyert që nga korriku i vitit 2024, vazhdon të lexohet tabela e vendimit fillestar, që bën të ditur financuesit: Bashkimi Evropian dhe PNUD (Programi i Kombeve të Bashkuara) me shumën prej 237 milionë lekësh.

Nga informacioni i pandryshuar që prej 3 vitesh, mësohet se punimet për ndërtimin e shkollës do të përfundonin në vitin 2023, por zbulimi arkeologjik e ka shtyrë në një kohë të pacaktuar vendimin fillestar.

Nxënësit dhe mësuesit, që prej 5 vitesh, i kryejnë leksionet në shkolla të tjera, ndërsa mungon vendimi për ndërtimin e mundshëm.

Fatmir Tila, ish-nxënës i kësaj shkolle, tha për BIRN se shkolla “Gjergj Kastrioti” u dëmtua nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, vetëm një vit pasi ishte festuar 50-vjetori i ndërtimit të saj.

“Që kur shkolla u prish, nxënësit mësojnë në godina alternative në kushte jo normale. Unë e kam kryer ciklin e plotë të mësimeve në godinën e vjetër të shkollës, ndërsa vajza ime u diplomua zyrtarisht në të njëjtën shkollë, por nuk arriti ta shohë godinën e hershme ‘Gjergj Kastrioti’,” tha Tila.

Vendimi për ndërtimin e ri u bllokua atëherë kur, në territorin prej 1.200 metrash katrorë ku dikur ngrihej shkolla e dëmtuar nga tërmeti shkatërrues i nëntorit 2019, u zbuluan një sërë objektesh me rëndësi, mes të cilave edhe termat, tre mozaikë në gjendje të ruajtur, një tjetër i dëmtuar, si dhe një sërë afreskesh që shërbenin si faqe anësore për një pishinë.

Rreth 300 monedha të zbuluara, që i përkasin periudhave dhe prodhimeve të ndryshme, hedhin dritë mbi periudha të ndryshme të jetës ekonomike të qytetit bregdetar.

Në verën e vitit të kaluar, në territorin e kërkimit kanë punuar rreth 25 arkeologë dhe konservues gjithsej, grup që drejtohej nga prof. Luan Përzhita.

Deri tani, njihet vetëm gjysma e sipërfaqes së plotë të vilës së periudhës romake, e cila mendohet se arrin në 2.500 metra katrorë.

Specialistët janë të bindur se vendimi i KKTK do ta ruajë zbulimin e deritanishëm, ndërsa ende nuk ka një të ardhme të përcaktuar që lidhet me ndërtimin e mundshëm të shkollës në të njëjtën sipërfaqe.

Vila romake ndodhet rreth 300 metra larg amfiteatrit antik dhe, sipas arkeologëve, guida turistike mund të fillojë në monumentin më të madh të vendit tonë dhe të vijojë edhe drejt bregdetit.

Ndërtimi i saj në shekullin e I-rë pas erës sonë duket se ka lidhje me rritjen e numrit të shikuesve në amfiteatër.

Ekspedita e parë, në mes të vitit të kaluar, ka pasur edhe interesimin e bashkisë, si dhe atë të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për ekspeditën e fundit në Durrës, por nuk ka ende një vendim final.

Megjithëse kanë kaluar 6 muaj nga dorëzimi i relacionit, KKTK nuk ka vendosur bashkëjetesën me shkollën e ardhshme, por as shfrytëzimin e plotë si park arkeologjik.

Nga 49 institucione arsimore të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019, në Bashkinë e Durrësit aktualisht kanë mbetur vetëm dy shkolla të pandërtuara, njëra prej të cilave është “Gjergj Kastrioti”, që pret vendimin e institucioneve të kulturës./BIRN

“Dashuria shëron”/ Plot jetë dhe e buzëqeshur, Parashqevi Simaku siç nuk e keni parë prej vitesh!

Sipërmarrësi Elton Ilirjani, ka ndarë në rrjetet sociale pamje se si këngëtarja Parashqevi Simaku duket sot, pamje të cilat kanë një ndryshim tërësor krahasuar me imazhet ku ajo shihej pak kohë më parë, teksa ishte e pastrehë dhe jetonte në një metro.

Ndërsa ndan pamjet ku këngëtarja shkëlqen, Ilirjani shkuan “Ia dolëm” dhe “dashuria shëron” duke iu referuar mesa duket këtu edhe gjendjes së Simakut, e cila po trajtohej pas një krize që pësoi ndërsa ishte nën kujdesin e tij.

Në një video të shpërndarë pak kohë më parë, Ilirjani i cili mban kontakte të vazhdueshme me familjarë të këngëtares, përfshirë këtu edhe djalin dhe ish bashkëshortin e saj, ka njoftuar se trajtimi po shkonte mirë.

Në një InstaStory, ai ka bërë me dije se nesër do të postohet edhe një video mesazh i këngëtares

Shell tërhiqet përfundimisht nga Shqipëria, largohet me 1.1 miliardë euro humbje

Kompania hollandeze Shell ka vendosur të tërhiqet nga Blloku 4 i kërkimeve në Jug të vendit, ndërsa ka pezulluar të gjitha operacionet e tjera të nxjerrjes së naftës në Shqipëri dhe po konsideron ndërprerjen përfundimtare aktivitetit në vendin tonë.

Në pasqyrat e audituara për vitin financiar 2023, të publikuara me vonesë vetëm në fillim të këtij viti, kompania Shell Albania Block 4 B.V.- Dega Shqipëri shprehet se “gjatë muajve të parë të vitit 2024 …drejtimi i Degës ka vlerësuar situatën e operacioneve në Shqipëri. Bazuar në vendimin e marrë nga menaxhimi, nuk ka asnjë synim për të vazhduar aktivitetin e saj të biznesit për një të ardhme të parashikueshme. Drejtimi vlerëson se likuidimi i Degës do të fillojë përgjatë vitit 2025,” thuhet në shënimet e pasqyrave financiare të kompanisë.

Shell Albania Block 4 B.V. është kompania që menaxhon kërkimet në Bllokun 4 të kërkimeve të naftës në Shqipëri, Bllok që shtrihet në zonën Jugore dhe Juglindore të vendit. Kompania i përfitoi të drejtat e kërkimit në këtë zonë me Vendimin e Këshillit të Ministrave të qershorit 2018.

Kontrata parashikonte tre periudha eksplorimi, të cilat në total parashikoheshin të zgjasnin për shtatë vite. Duke marrë parasysh ndërprerjet e shkaktuara nga përhapja mbarëbotërore e pandemisë Covid-19 dhe paqëndrueshmërinë e tregut të energjisë, në vitin 2022 Shell vendosi të pezullonte kërkimet në Bllokun 4, për një afat kohor prej jo më shumë se dy vjetësh.

Por, vitin e kaluar drejtuesit e kompanisë kanë arritur në vendimin që kompania do të zgjedhë të mos hyjë në Periudhën e Dytë të Kërkimit dhe të ndërpresë përfundimisht operacionet në Bllokun 4.

Deri në fund të 2023, Shell Albania Block 4 B.V. raportonte në bilanc humbje të akumuluara për rreth 25 milionë euro, kryesisht shpenzime të kryera për kërkim nafte.

Shell Upstream, drejt largimit me 1.1 miliardë euro humbje

Në një situatë të ngjashme ndodhet edhe kompania më e madhe, Shell Upstream Albania B.V.- Dega Shqipëri, që menaxhon operacionet kryesore të kërkimit të naftës në Shqipëri dhe kryesisht puset e zonës së Shpiragut.

Në pasqyrat financiare të vitit 2023, menaxhimi ka vendosur të mos e konsiderojë më degën në Shqipëri si një aktivitet në vijimësi.

Gjithashtu, kompania ka vendosur të zhvlerësojë puset e kërkimit të naftës për një vlerë totale prej më shumë se 500 milionë eurosh. Zhvlerësimi i një aktivi me fjalë të thjeshta nënkupton njohjen e tij si humbje. Në rastin konkret, zhvlerësimi i puseve tregon se Shell Upstream Albania nuk ka pritshmëri që do të mund të nxjerrë dhe të tregtojë naftë prej këtyre puseve, për të përfituar një vlerë ekonomike prej tyre.

Zhvlerësimi i këtyre aktiveve ka sjellë një humbje para tatimit në vlerën rekord të 54.8 miliardë lekëve për vitin 2023. Në total, Shell Upstream Albania raportonte në bilanc rreth 108.6 miliardë lekë humbje të akumuluara, që me kursin e sotëm përkthehen në afërsisht 1.1 miliardë euro.

“Në fillim të vitit 2024, testet në Shpirag-5 përfunduan me një rezultat që këshillonte kundër vazhdimit të vlerësimit. Duke ndjekur vendimin e drejtimit të Shell Upstream Albania për të përfunduar testin e pusit Shpirag-5 dhe për të mos nisur menjëherë aktivitetin e radhës, kompania aktualisht po vlerëson opsionet e ndryshme për të ardhmen e aktiveve të Bllokut 2-3. Zhvlerësimi i aktiveve në llogaritë e kompanisë u shkaktua nga vendimi i lartpërmendur, pasi deri më sot opsionet për të siguruar vijimësinë nuk janë maturuar për të provuar tregtueshmërinë dhe/ose rikuperimin e vlerës së aktivit… Në këtë këndvështrim, drejtimi nuk e konsideron më Degën si një aktivitet në vijimësi dhe për këtë arsye i ka përgatitur pasqyrat jo në bazë të parimit të vijimësisë” thuhet në shënimet e pasqyrave financiare të Shell Upstream Albania.

Madje, në fund të pasqyrave financiare kompania shprehet se “drejtimi ka pritshmëri të arsyeshme që financimet për përmbushjen e provizionit për çmontim dhe restaurim si dhe për detyrime tregtare dhe të tjera do të sigurohen në të ardhmen nga Shell Treasury në Londër, bazuar në politikën e brendshme të Grupit Shell.”

Kjo lë të kuptohet pritshmërinë për ndërprerjen përfundimtare të operacioneve të Shell në Shqipëri./MONITOR

“I kapi babait or. ganin gje nitaΙ”/ “Molla e sherrit”, flet motra e 41-vjeçarit që u υ ra nga i ati

Brunilda Gjoni, motra e 41-vjeçarit që u vra nga babai disa ditë më parë në zonën e Kodrës së Priftit, ka treguar si ndodhi ngjarja e rëndë.

Ajo, e cila dyshohet se ishte ‘mollë sherri’ për konfliktin mes babai dhe vëllait, ka deklaruar ne studion e emisionit në News24, se ajo nuk ka dashur të marrë pasurinë e babait, sepse nuk i ka interesuar.

Gjithashtu, ajo tha se ka dashur të largojë prindërit e saj nga aty, sepse vëllezërit kurrë nuk kanë patur marrëdhënie të mirë.

Madje, ajo tregoi se ishte e përgatitur për një tragjedi të tillë, për shkak të të marrëdhënieve konfliktuale që ata kishin.

Po ashtu, ajo tha se është kërcënuar nga familja.

“Më kanë thënë mos me merr në telefon. Më kanë kërcënuar, më kanë thënë po erdhe je e vrarë”, tha Brunilda.

“Gjitha familja ime e kanë ditur se do të shkoj në Gjermani. Jam e martuar me një kosovar. Babai im ka qenë i ndarë nga vëllai që prej 13 vitesh, që kur është martuar. Nuk kanë jetuar bashkë, secili në vete.

Ai erdhi te familja e babait tim vetëm për të na ngatërruar. Atë natë erdhi vetëm, nuk e kishte bashkëshorten dhe fëmijët me vete.

Kur erdhi nga puna ishim në kat të tretë duke pirë kafe. Babai kishte pirë pak se ishte i gëzuar sepse u kishte rregulluar linjën e sahateve. Kanë patuar një sahat 4 familje.

Mua nuk më ka interesuar asnjëherë shtëpia. Babai i ka marrë letrat vetëm për sahatet.

Mos njëherë njëherë, një vrasje do bëhej sepse nuk kanë patur kurrë komunikim. Pasuria ka qenë problemi. Shtëpinë ua ka ndërtuar babi me lekët që kanë sjellë nga Italia, edhe ne motrat kemi kontribuuar.

Pasuria është ndarë dhe pasuria është në emër të Asimit. Kati i parë mesa di unë është i Asimit. Nuk më ka interesuar kurrë pasuria e vëllezërve. Unë kam dashur t’i largoj prindërit nga aty.

Nuk kanë patur komunikim me njëri tjetrit. Të tre vëllezërit pinë shumë dhe kurrë s’kanë shkuar mirë me njëri tjetrin.

Unë kam shkuar te babi. Nuk e di pse më kanë marrë inat. Nuk ua kam pas nevojën asnjëherë. Dëgjova kunatën që tha se ka adhur babi të na marrë shtëpinë për t’ia dhënë kunatës.

Më kanë thënë mos me merr në telefon. Më kanë kërcënuar, më kanë thënë po erdhe je e vrarë.

Unë ndërhyra për të ndarë babain dhe vëllain”, rrëfeu Brunilda.

Nëna e dy fëmijëve ka treguar edhe dinamikën e krimit të rëndë, ku zbuluar si nisi sherri

“Vjen Asimi, kishte pirë shumë. Kapet me babain. I thotë ‘ti ke pas dashnore këtë, ke shkuar me këtë’. Babi nuk donte shamatë. E kapte babain në vende imtime, i thoshte ‘marshalla sa i ka’. Edhe babi i ra në shpullë, i tha është vajza këtu. Ky pse i ra babi në shpullë, i tha ta marr jetën për 2 sekonda. E kapi për fyti nuk po e lëshonte. I kam thënë mos se është i vjetër. Ky lëshoi babain me dhe ka kap, dhe më ka thyer tre brinjët. Pastaj ka shkuar prapë te babi. Thirra vëllain tjetër, kur erdhi babi ia kishte ngul thikën“, deklaroi ajo.