Disa pamje të t.urpshme janë duke qarkulluar në internet, pasi personi që e ka fotografuar kete skene thote
se behet fjale per nje situate qe ka ndodhur në ambientet e një lokali të njohur në Tiranë pranë Fakultetit të Histori Filologjise.
Ky cift qe shihni edhe ju ne foto, kanë shkëmbyer puthje pasionate dhe madje vajza i ka hipur mbi prehër të dashurit të saj.
Foton e ka dërguar pranë redaksisë së JOQ një qytetar dhe shkruan se nuk e kupton se si të rinjtë lejohen të dhurojnë skena +18 në ambiente të tilla pu/blike.
Siç dallohet në foto djali i ka futur duart në pjesët intime vajzës.
Dhe më keqja është se askush nga drejtuesit e kafes në fjalë nuk u kanë thënë asgjë.
Policia ka zbuluar një rast karakteristik në qytetin Negotinë në Maqedoninë e Veriut.
Një vajzë 27 vjeçare ka hapur 60 profile të rrejshme me fotografi të personave nga ky qytet, prej ku ka shpërnda lajme për jetën e tyre.
Rasti është zbuluar nga Nadica Funduki, avokate e njohur në Negotinë, bashkëshorte dhe nënë e fëmijëve.
Ajo ka qenë një nga “viktimat” e 27 vjeçares, kur një profil në facebook me emrin e saj ka kërkuar “ndihmë” nga familjarët bashkëqytetarët,
sepse pasii “janë përhapur fotografi intime në internet, askush nuk e ka angazhuar si avokate”.
Të gjitha këto kanë qenë gënjeshtra të përhapura nga “maniakja” 27 vjeçare në fjalë, sepse siç ka rrëfyer avokatja
Funduki për “Fokus”, ajo asnjëherë nuk ka shfrytëzuar facebook. “Nuk i parapëlqej rrjetet sociale, asnjëherë nuk kam shfrytëzuar facebook”, ka deklaruar avokatja Funduki.
Ajo ka sqaruar se me mashtruesen 27 vjeçare njëherë është takuar në gjykatë. Kaq i ka mjaftuar që të hapë profil në emër të saj dhe të fillojë të përhapë lajme të rrejshme.
Njësoj ka vepruar edhe me profilet tjera, duke shfrytëzuar të dhëna të personave për të cilët ka poseduar disa informacione dhe me to ka manipuluar, transmeton gazeta Lajm.
“Në jetën time unë asnjëherë nuk kamë përdorë rrjete sociale, nuk kam profil në asnjë platformë. Thejshtë këshut funksionoj dhe këtë e dinë të gjithë që më njohin.
Mbrëmjen e 29 janarit, filloi të më bie zilja e telefonit dhe me këtë filloi golgota ime dhe e familjes ime.
Paraqiteshin familjarë dhe miq të mi, duke më pyetur s si munden të më ndihmojnë”, transmeton gazeta Lajm rrëfimin e avokates Funduki.
Do të jetë një ditë pozitive në çdo drejtim, por sidomos në sferën sentimentale. Mërkuri dhe Venusi do të jenë në favorin tuaj, ndaj përfitoni nga ky moment.
Demi
Kjo ditë shënon një fillim muaji të mbushur me kënaqësi, sa i takon sferës profesionale. Lidhur me dashurinë do të ketë disa luhatje. Ndoshta po i përkushtoheni punës totalisht, për të kompensuar varfërinë e ndjenjave. Por mbani parasysh se sado persona të fortë të jeni, nuk mund të rrini gjithë kohës vetëm.
Binjakët
Kjo e enjte do të jetë mjaft pozitive, e mbushur me kënaqësi në raportin në çift, ku më në fund do të ketë rikuperim, krahasuar me periudhat e errëta të javëve të kaluara. Përfitoni nga ky moment, edhe për të bërë ndonjë hap më shumë në sferën profesionale.
Gaforrja
Jeni disi të stresuar për shkak të punës, ku do të ndjeni peshën e përgjegjësive lidhur me çështjet e jetës private, familjare dhe sentimentale. Mundohuni që të sqaroni situatën dhe të reflektoni mirë për të kuptuar se cilat janë prioritetet e jetës tuaj.
Luani
Parashikohet një e enjte pozitive në punë, ku do të merrni propozime interesante. Do të jeni të karikuar me energji, të cilën mund ta përdorni në mënyrën më të mirë dhe mundësitë nuk do t’iu mungojnë.
Virgjëresha
Do të jetë një ditë neutrale, dhe përmirësimi do të vijë vetëm të premten, sidomos për ndjenjat. Kështu që nëse jeni vetëm, mos u druani të guxoni. Yjet sjellin një sërë zhvillimesh pozitive lidhur me projektet e reja në punë.
Peshorja
Ju pret një ditë e mbushur me tension dhe nervozizëm, gjatë së cilës nuk do të mungojnë polemikat. Do të duket sikur jeni kundër të gjithëve dhe sikur asgjë nuk shkon mirë, pasi do e keni mendjen vetëm për të kritikuar. Kjo gjë do të ndodhë edhe në dashuri, por bëni kujdes, pasi në këtë fushë situata do të jetë më delikate.
Akrepi
Do të jetë një ditë e qetë, ku do të keni mundësi të relaksoheni. Megjithatë bëni mirë që të reflektoni dhe të kuptoni se çfarë dëshironi vërtetë, shkruan noa.al.
Shigjetari
Ju pret një ditë pozitive dhe e mbushur me energji, të cilën duhet ta përdorni mirë… por mbi të gjitha, duhet ta përdorni. Dikush prej jush, shmang reagimet vetëm për të mos prishur rehatinë. Yjet sugjerojnë që ka ardhur momenti për të reaguar.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite duhet të mundoheni që të qëndroni larg polemikave, stresit dhe diskutimeve. Kjo nuk është një nga ditët më të mira, ndaj mundohuni që ta kaloni sa më qetë. Fundjava do i përmirësojë gjërat.
Ujori
Parashikohet një ditë mjaft e bukur, ku do të keni mundësi që të flisni hapur për gjithë sa mendoni. Këshillohet që të sqaroni çdo keqkuptim sa më parë. Do të ndiheni më mirë dhe rezultatet do të flasin hapur.
Peshqit
Mundohuni që ta kaloni këtë ditë në mënyrën më të qetë të mundshme, pasi keni nevojë. Po ashtu keni nevojë që të rishikoni shpenzimet, pasi situata mund të mos jetë siç e mendoni. Në dashuri do të ketë konfirmime për historitë e lindura së fundmi.
Shkencëtarët kanë kërkuar prej kohësh përgjigjen se çfarë ndodh në trurin tonë në momentet para vdekjes.
Tani, një ekip neuroshkencëtarësh kanë regjistruar për herë të parë aktivitetin e trurit të një njeriu në prag vdekjeje.
Sipas të dhënave, duket se gjatë atyre momenteve shohim një “përmbledhje të jetës”. Këto janë raportuar shumë nga njerëzit që kanë përjetuar vdekje klinike apo kanë qenë shumë pranë vdekjes dhe janë shprehur se kanë parë gjithë jetën e tyre si një film shumë të shpejtë autobiografik. Kjo është e përngjashme me shprehjen e përditshme ”m’u shfaq jeta para syve”.
Regjistrimi në fjalë është kryer te një pacient 87-vjeçar që kaloi arrest kardiak gjatë kurimit për epilepsi. Mjekët kishin vendosur një pajisje në kokën e tij për të monitoruar aktivitetin në tru, por i moshuari ndërroi jetë.
Ata regjistruan 900 sekonda të aktivitetit në tru rreth kohës së vdekjes çka u mundësoi të shihnin çfarë ndodhi 30 sekondat para dhe pasi zemra e tij ndaloi së rrahuri.
Matjet e valëve të trurit treguan se zonat që kontrollojnë kujtimet ishin ende aktive.
“Vetëm pak përpara dhe pasi zemra ndaloi, pamë ndryshime në një hark specifik të luhatjeve nervore të quajtura luhatjet gama, por edhe tek ato delta, theta, alfa dhe beta”, shpjegon dr. Ajmal Zemmar nga University of Louisville në Kentaki.
Valët e trurit janë modele të përsëritura të impulseve elektrike që janë të pranishme në trurin e një njeriu të gjallë. Llojet e larmishme të tyre reflektojnë funksione të ndryshme të trurit dhe vetëdijen. Valët gama përfshihen në funksionet e konjitivitetit të lartë siç janë kujtimet.
“Duke prodhuar valë truri që përfshijnë kujtimet, truri mund të jetë duke luajtur një përmbledhje të ngjarjeve më të rëndësishme të jetës pak përpara vdekjes, e ngjashme me eksperiencat e ‘takimit’ nga afër me vdekjen”.
Kërkuesit thanë se truri mund të jetë i programuar biologjikisht për të përballuar kalimin drejt vdekjes, ndoshta duke orkestruar episode fiziologjike dhe neurologjike sesa thjesht të mos funksionojë më.
Ata s’janë plotësisht të sigurt si dhe pse ndodh ky fenomen, por kanë disa teori.
Njëra është që pakësimi i oksigjenit mund të çlirojë neurotransmetues ose mesazherët kimikë që tejçojnë sinjale ndërmjet neuroneve. Këta të fundit aktivizohen shpejt dhe rritja e veprimtarisë mund të sjellë perceptimin e kujtimeve dhe imazheve të gjalla.
Një tjetër shpjegim i mundshëm mund të jetë ruajtja e kujtimeve. Shkencëtarët besojnë që kujtimet shumë emocionale ruhen në amigdalë, zona e trurit që përgjigjet edhe për reagimet e shpejta. Aktivizimi i saj gjatë një episodi që kërcënon jetën mund të çlirojë kujtimet e gjalla duke i bërë të na shfaqen para syve.
Neuroshkencëtarët thonë se ky zbulim ka ngritur pyetje të reja e sidomos që lidhen me dhurimin e organeve. Kjo ndryshon diskutimin mbi vdekjen dhe nuk është e qartë se kur mund të vazhdohet me dhurimin e tyre.
Gjithsesi, ata janë shumë të vetëdijshëm se nuk mund të bazohen vetëm mbi këtë rast pasi truri i këtij pacienti kishte pësuar hemorragji, kriza dhe ënjtje ndaj në vijim do të merren në shqyrtim pacientë të tjerë
Djali i Donald Trump ka shpërndarë në rrjetet sociale postimin e Richard Grenell, ku ky i fundit sulmon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke e akuzuar se ka shkatërruar marrëdhëniet me SHBA.
Donald Trump Jr., i ka dhënë zë këtij postimi të Grenell duke i bërë “repost” në rrjetin social “X”.
“E tërë bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, ka shkruar Richard Grenell në postimin e tij, që u pa si një ndërhyrje e hapur në zgjedhjet e Kosovës.
Grenell ka marrë gjithashtu kritika dhe replika nga Kurti dhe mbështetësit e tij, të cilët e akuzojnë se po përpiqet ta rrëzojë qeverinë e tij për të sjellë në pushtet “kukullat” e lidhur me të, në mënyrë që më pas t’i detyrojë të dakordësohen në marrëveshje me Serbinë.
Santorini është braktisur nga mijëra banorë, punëtorë dhe vizitorë, të cilët u larguan nga frika e një shpërthimi më të madh të tërmeteve.
Nga e diela deri të martën, mbi 9500 persona janë nisur vetëm nga deti, siç njoftoi më herët Ministria e Transportit .
Kështu, rrugicat në ishull janë bosh, dyqanet kanë grilat e tyre dhe ka shumë pak njerëz që lëvizin në hapësira të hapura.
Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter është regjistruar në orën 17:58 nga rrjeti sizmologjik i Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, me epiqendër në zonën detare, 13 kilometra në jug-jugperëndim të Amorgos.
Përafërsisht 20 minuta më vonë, një tërmet me magnitudë 4.1 u regjistrua me epiqendër 15 kilometra në jug të Arkesinit.
Deputeti Agron Shehaj ka rënduar akuzat ndaj Adriatik Lapajt, pasi e akuzoi fillimisht se kishte marrë 45 milionë lekë nga një kompani e sekuestruar nga SPAK-u për pastrim parash të grupit kriminal “Çopja”.
Pasi Lapaj mohoi akuzat e Shehajt, duke thënë se paratë nuk i kishte marrë, dhe ishin thjesht detyrime ndaj shërbimeve si avokat ndaj kompanisë në fjalë, Shehaj ka zbuluar edhe detaje nga rasti në fjalë.
Sipas tij, Lapaj ka marrë përsipër regjistrimin e një prone miliona euroshe që kompania e Çopjave kishte blerë në bregdet, duke i nxjerrë çertifikatën e pronësisë. Vendimi për pronën, sipas Shehajt, është dhënë nga vetë vjehrri i Adriatik Lapajt, Alltun Çela, në kohën kur ai ishte kryetar i Gjykatës së Sarandës.
Alltun Çela është shkarkuar nga vettingu në drejtësi, për mosjustifikim të pasurisë.
Reagimi i plotë i Agron Shehajt:
Përgjigje për Adriatik Lapajn: Jo vetëm ka marrë para të pista, por arsyeja pse i ka marrë është dhe më e rëndë.
Këto janë dokumentet që tregojnë çfarë shërbimi i ka dhënë Lapaj kompanisë në hetim për pastrim parash nga SPAK.
E para është kontrata e shit-blerjes së një prone prej miliona euro në bregdet, midis kompanisë së akuzuar nga SPAK, pronarëve dhe Adriatik Lapajt. Lapaj merr përsipër regjistrimin e vendimit gjyqësor dhe nxjerrjen e certifikatës së pronësisë.
E dyta është një screenshot nga faqja e gjykatës që tregon se me këtë çështje është marrë vjehrri i Adriatikut, që në atë kohë ishte kryetar i Gjykatës.
Ky është një teatër i madh! Është një mashtrim i madh që ka një regjizor, që është Edi Rama.
Ky sistem i korruptuar dhe i kalbur e ka ngritur Adriatik Lapajn në piedestal. I ka hapur dyert e mediave, e ka financuar dhe e ka mbrojtur.
Duan të çojnë në Parlament njerëz të kapur dhe të kapshëm. Të kompromentuar.
Nuk duhet të dorëzohemi! Shqipëria ka nevojë për një opozitë të vërtetë dhe të pa shantazhueshme!
Zyrtari i lartë amerikan Richard Grenell sulmoi pak ditë më parë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke e akuzuar si një njeri që ka prishur marrëdhëniet me SHBA-në duke bllokuar investimet amerikane në vend.
Pak më pas, Grenell do të denonconte në rrjetin social “X” qindra-miliona dollarët që SHBA ka dhënë për rajonin e Ballkanit përmes fondit të USAID, rrjet që tashmë është bllokuar dhe marrë nën kontroll nga administrata e Donald Trump.
Grenell tha se paratë e taksapaguesve amerikanë janë bërë “rrush e kumbulla” dhe janë përdorur për luftëra politike në këto vende.
Por aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari mendon se edhe Grenell nuk është “i papërlyer” në këtë histori. Ajo thotë se sulmi i Grenell ndaj Kurtit lidhet me faktin se kryeministri i Kosovës ia ka mbyllur atij derën për të bërë biznes në Kosovë. Bizneset e tij janë vetëm në Shqipëri dhe Serbi, shton Kokalari në një postim në rrjetin “X”.
Madje Kokalari nuk ndalet këtu, sipas saj, njerëzit e afërt të Grenellit në Kosovë, kanë përfituar para pikërisht nga fondet e USAID, të cilat ai i sulmon sot.
Sipas saj, me firmën e ish-kryeministrit Hashim Thaçi, të cilin Grenelli kërkon ta kthejë në pushtet, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi ka përfituar plot 10 milionë euro grante nga fondet e USAID.
Reagimi i plotë i Evi Kokalarit:
Duket se miqtë e Richard Grenell-it në Kosovë mblodhën rreth 10 milionë dollarë tarifa zbatimi në një grant prej 49 milionë dollarësh të SHBA-së për Kosovën.
Hashim Thaçi nënshkroi kontratën më poshtë kur ishte President i Kosovës, krahas SHBA-ve, të cilat përfaqësoheshin nga ‘The Millenium Challenge Corp.’
Në kohën e nënshkrimit, ish-ministri i tij i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, dha dorëheqjen nga posti i ministrit dhe u bë drejtor në Millenium Challenge Corp, duke ndikuar potencialisht në negociatat e kontratës që nënshkroi ish-shefi i tij, Hashim Thaçi.
Me nënshkrimin e kontratës, Petrit Selimi u tërhoq sërish nga korporata dhe themeloi OJQ-në e tij, “The Millenium Foundation of Kosova”, këtë herë duke u bërë CEO i OJQ-së, e cila do të zbatonte grantin prej 49 milionë dollarësh.
Bazuar në Pasqyrat Financiare të OJQ-së së tij dhe një auditim të bërë nga qeveria amerikane, OJQ-ja e Petrit Selimit ka mbledhur mbi 10 milionë dollarë nga viti 2017-2021.
Grenell ka sulmuar kryeministrin e Kosovës para se ai gjithmonë donte që Thaçi të kthehej në pushtet. Është e lehtë të kuptohet pse. Grenell nuk është në gjendje të kryejë asnjë marrëveshje biznesi në Kosovë. Në deklaratën e tij të mëparshme ai thotë se kompanitë amerikane punojnë në Serbi dhe Shqipëri. Kompanitë që ai i referohej janë ato për të cilat ai punon ose ka interes partneriteti.
Grenell, me Thaçin në pushtet, është e qartë se do të kishte bërë gjithçka që donte kur bëhet fjalë për biznesin. Kurti e ka mbyllur atë derë për Grenellin, kështu që Grenell e ktheu për katër vitet e fundit dhe u betua se do ta largonte përsëri Kurtin nga pushteti.
Ai është budalla nëse mendon se do të bëjë çfarë të dojë përsëri në emër të Presidentit Trump.
Trump tashmë e hoqi atë nga roli i Sekretarit të Shtetit, sepse ai e di se Grenell ka luajtur lojëra jashtë shtetit.
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka konfirmuar se do të kandidojë përballë Edi Ramës për postin e Kryeministrit në zgjedhjet e 11 Majit.
Kryedemokrati shtoi se nëse fiton zgjedhjet do të hapet një votim për Kryeministër dhe kush të dojë ta sfidojë Sali Berishën.
I pyetur nga gazetari Robert Hasa, se a do tërhiqet nëse ia kërkojnë ambasadorët e SHBA dhe Britanisë, Berisha u shpreh se nuk do ta bëjë.
Sali Berisha:Ajo vetëkuptohet. Është afërmendësh, nuk ka diskutim, por natyrisht pasi të fitoj zgjedhjet do të hapet një votim për Kryeministër, Kush të dojë ta sfidojë Berishën. Kur të hapet gara nuk hapet nga PS por nga opozita ose qytetarë, kush të dojë është normale.
Nuk ndjek veprimet e kundërshtarit. E kam ftuar të vijë të përballemi në një studio televizive, atij nuk ia mban ka frikë nga vetja e tij. E di që del nga ai emision “lakuriq” me atë që u faktoj shqiptarëve me bëmat e tij. Kjo është arsyeja pse nuk del.
Po në rast se ambasadori anglez dhe ambasadori amerikan ngjiten në zyrën e PD-së dhe ju thonë që të largoheni e të zgjidhet një kandidat tjetër?
Sali Berisha:Problemi është që këto eksperimente janë bërë me Sali Berishën dhe kanë dështuar, kanë pirë ujë, dhe në një kohë më të vështirë. Nuk mund të ndodhë, thelbi i të gjithë këtij procesi ka qenë që shqiptarët duhet të vendosin vetë.
Prej disa ditësh me dhjetra vajza minorene në qytetin e Korçës kryesisht mosha 14-16 vjeç po shantazhohen dhe denigrohen në rrjetin social instagram nga një faqe anonime.
Në këtë faqe postohen çdo ditë emra, foto dhe video vajzash bashkë me adresat e tyre të banimit dhe të dhëna të tjera, me qëllim denigrimin e tyre.
Edhe pse disa vajza kanë bërë kallzim në policinë e shtetit për këtë problem të madh ende kjo e fundit nuk ka arritur tek autori apo autorët e kësaj faqe e cila shpërndan këto informacione.
Vajzat kanë zgjedhur ta denocojnë këtë gjë edhe në media pasi faqja edhe pas kallzimit të tyre vijon publikimet.
Ato thonë se në radhët e tyre ka pasur edhe vajza që kanë dëmtuar veten pasi iu është nxjerrë emri apo fotoja aty, ndërsa në një rast një vajzë ka prerë edhe damarët.
Faqja krahaa publikimeve, videove dhe fotove iu shkruan këtyre vajzave duke ju kërkuar foto dhe video e duke i kërcënuar se në rast se nuk iu dërgojnë, do publikojnë të tjera që i kanë siguruar në rrugë të ndryshme.
Në shumë pak ditë, kjo faqe ka denigruar me dhjetra vajza adoleshente në Korçë, ndërsa policia thotë se është duke hetuar mbi rastin për të mbërritur tek autorët.