Trondit Karamuço: Dy deputetë dhe dy biznesmenë të dyshuar si urdhërues të një vrasje

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, duke zbuluar një zhvillim të ri tepër tronditës nga hetimet e SPAK.

Sipas tij, dy deputetë dhe dy biznesmenë janë të dyshuar se kanë dhënë urdhër për një vrasje.

Karamuço tregoi se sipas informacioneve, një shumë parash është dërguar për të realizuar vrasjen, por ende nuk dihet nëse plani është ekzekutuar.

“Janë zgjeruar hetimet për disa subjekte të tjera, të cilët ne nuk i dimë ende. Për dy deputetë dhe dy biznesmenë, tani dyshohet nga ana e SPAK-ut, përmes informacionit të marrë nga të pandehurit, që ata kanë urdhëruar një vrasje. E kuptoni zhvillimet dhe dinamiken në SPAK; nuk po e them nga vetja ime.

Hetimet do të vazhdojnë edhe për këta persona, kush janë ata, çfarë ka ndodhur dhe nëse ata e kanë realizuar vërtet atë që dyshohet.

Dy deputetë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë kërkuar kryerjen e një vrasjeje dhe kanë dërguar një çantë me para për këtë qëllim. Po, kjo është kërkesa, një urdhër, një porosi,” tregoi Karamuço.

Makina e vjehrrit të ndjerë, skema që mund të fundosë Veliajn, ja çfarë fshihet

Erjon Veliaj mashtron sërish për hetimin ndaj tij duke përdorur edhe vjehrrin e ndjerë. Ndërsa SPAK heton transaksionin e dyshimtë të Ajola Xoxës për shitjen e makinës së trashëguar, Veliaj deklaron se makinën e shiti vjehrri, ndërsa Arben Xoxa kishte ndërruar jetë kur u krye transaksioni.

Për një makinë me vlerë 6 mijë euro, Ajola Xoxa deklaron se ja ka shitur kushëririt të saj për 23 mijë euro apo katër fish më shumë se çmimi real.

Sipas SPAK, ky transaksion është përdorur për pastrim parash, ndërkohë që po kjo makinë pas 6 muajve u rishit nga nipi I Arben Xoxës për vetëm 11 mijë euro.

Krybashkiaku i Bashkisë së Tiranës, i arrestuar për korrupsion, reagoi sërish sot nga qelia, duke vijuar valën e sulmeve ndaj prokurorit që zbuloi aferat dhe gjyqtarit që konfirmoi masën e sigurisë arrest me burg.

Pas mllefit ndaj prokurorëve, ai akuzoi si përgjegjës për burgosjen e tij edhe liderin e opozitës Sali Berisha, ndërsa në disa pasazhe justifikoi disa prej gjetjeve të këtyre hetimeve.

Në statusin e sotëm, Veliaj shpjegonte për një transaksion mijëra euro për një mjet që bashkëshortja e tij e trashëgoi nga babai i ndjerë.

Ndryshe nga sa është e vërteta, Veliaj i thotë qytetarëve se Prokurori Ols Dado po e heton atë për një shit-blerje të makinës mes vjehrrit dhe nipit të tij, për të cilën ai tregon se nuk ka patur asnjë dijeni.

Madje Veliaj merr përsipër që rritjen e vlerës në mjetit në transaksionet e dyshimta, t’i justifikojë me ndërhyrjet në mjet që i kanë shtuar vlerën.

‘Vjehrri, i cili ka 6 vjet që ka vdekur, ka gjetur një makinë okazion në Gjermani dhe e ka blerë. Më pas ia ka shitur të nipit. Ky e ka rishitur në Shqipëri. Blerësi i makinës nga nipi i vjehrrit e paska shitur gjithashtu më vonë. Dhe këtu, unë paskam pastruar paratë e korrupsionit në bashki!!!’.

Edhe në këtë rast Erjon Veliaj gënjen, madje duke përdorur edhe vjehrrin e ndjerë. E vërteta e këtij transaksioni është krejt ndryshe, dhe shitjen e makinës nuk e ka bërë vjehrri Arben Xoxa, por është shitur nga Ajola Xoxa, pasi i ati kishte ndërruar jetë. Dhe sa i përket vlerës, së mjetit, nuk është siç pretendon Veliaj se ka patur ndërhyrje me disqe e marmita, por edhe vetë nipi i Arben Xoxës ka dhënë një tjetër version kur është marrë në pyetje.

Makina në fjalë është deklaruar se është blerë nga Arben Xoxa për 6 mijë euro dhe pasi ndërroi jetë pronësia i kaloi të bijës, Ajola Xoxa. Pas vdekjes, kryhet edhe transaksioni mes Ajolës dhe kushëririt, ku për makinën me vlerë 6 mijë euro, me akt noterial kushëriri i kalon Ajolës 23 mijë euro, pra 4-fish më shtrenjtë. I pyetur për këtë blerje jashtë çdo logjike, ai deklaron se e bleu shtrenjtë për shkak të lidhjes sentimetale, por që çuditërisht vlera sentimentale përfundoi pas 6 muajve kur e rishet mjetin për 11 mijë euro, apo 12 mijë euro më pak nga sa ja faturoi kushërira e tij.

“Të kam dëgjuar, ke rë…”, Egli shpërthen në lot, kërkon largimin nga BBV (Video)

Një nga debatet më të ashpra ka qenë ai mes G-Banit dhe Eglit.

Bani nuk ka kursyer fjalët e rënda, duke e quajtur Eglin “patericë të të tjerëve”, ndërsa e ka cilësuar gjithashtu si “budallaqe”, “psikopate, e luhatur” dhe “shtrigë”.

Madje, Bani i tregoi Eglit se e ka dëgjuar të rënkojë në krevat me Gjestin.

Ky konflikt e ka prekur shumë Eglin, e cila është tensionuar dhe ka shpërthyer në lot, duke deklaruar: “Do të lë shtëpinë!”

G Bani përρΙasje fizike me banorin e ri — alarmohet produksioni(Video)

G-Bani nuk ka humbur kohë për të krijuar dinamika në Big Brother VIP Albania.

Vetëm pak orë pas rikthimit të tij në shtëpi, ai është përfshirë në një debat të ashpër me Shkëlzenin.

Mëngjesi i sotëm ka nisur me tone të larta, ku Bani dhe Shkëlzeni u përplasën fort. Tensioni mes tyre ka qenë aq i lartë sa ndërhyri edhe produksioni, i cili i tërhoqi vëmendjen Banit duke i thënë: “Kujdes mikrofonin.”

Kjo ndërhyrje nuk e qetësoi aspak situatën, pasi të dy banorët vazhduan debatin mes tyre.

“Je peshk. Je kot” vazhdon më tej ti drejtohet Bani Shkëlzenit.

Video Player

Deri 36 orë pas υd. ekjes luteshin që Zoti ta kthente në jetë/ 8-vjeçarja ndërron jetë

Prindërit e një vajze 8-vjeçare diabetike në Australi, e cila vdiq pasi nuk ia injektuan insulinën për gati një javë, janë dënuar secili me 14 vjet burg për vrasje. Elizabeth Struhs në vitin 2019 u diagnostikua me diabet të tipit 1 dhe familjes së saj iu tha se do t’i duheshin injeksione të përditshme të insulinës. Prindërit e saj i përkisnin një sekti fetar të njohur si Shenjtorët, të cilët kundërshtuan kujdesin mjekësor, duke besuar se Perëndia do ta shëronte.

Ajo vdiq nga ketoacidoza diabetike, e cila shkakton një grumbullim të rrezikshëm të ketoneve, një lloj acidi, dhe rritje të sheqerit në gjak në shtëpinë e saj në Toowoomba në perëndim të Brisbane në janar 2022.

Babai i saj Jason Struhs dhe nëna Elizabeth Struhs ishin mes 14 personave të dënuar për vrasje muajin e kaluar. Udhëheqësi i Shenjtorëve Brendan Stevens është dënuar me 13 vjet burg nga gjyqtari në Gjykatën e Lartë të Queensland, i cili e quajti atë një individ të rrezikshëm, shumë manipulues. Njëmbëdhjetë anëtarëve të tjerë u dënuan me burgim nga gjashtë deri në nëntë vjet

Stevens dhe babai i vajzës ishin në gjyq për vrasje, por ata u dënuan për akuzën më të vogël të vrasjes. Të gjithë ishin deklaruar të pafajshëm. Kur dha verdiktin e tij prej gati 500 faqesh, gjykatësi Martin Burns tha se megjithëse ishte e qartë se prindërit e Elizabeth dhe çdo anëtar i kishës duke përfshirë të gjithë të akuzuarit e tjerë e kishin adhuruar atë, veprimet e tyre kishin rezultuar në vdekjen e saj.

“Për shkak të një besimi të veçantë në fuqinë shëruese të Zotit, ajo u privua nga e vetmja gjë që me siguri do ta kishte mbajtur gjallë,” tha ai.

Elizabeth do të kishte duruar të vjella, letargji ekstreme dhe një humbje të vetëdijes sepse asaj iu mohua kujdesi mjekësor, tha prokurorja Caroline Marco gjatë gjyqit, i cili zgjati disa muaj dhe u dëgjua nga një gjyqtar i vetëm pa një juri. Prokurorët thirrën 60 dëshmitarë dhe pikturuan një foto të një fëmije inteligjente që vuajti shumë në ditët e saj të fundit.

Ndërkohë, xhemati ishte lutur dhe kënduar për vajzën, ndërsa ajo ishte shtrirë në dyshek dhe gjendja e saj ishte përkeqësuar. Duke besuar se ajo mund të kthehej në jetë, anëtarja e sektit nuk bëri asnjë përpjekje për të thirrur një mjek dhe autoritetet nuk u njoftuan deri në 36 orë pas vdekjes së saj, dëgjoi gjykata.

“Elizabeth është vetëm duke fjetur dhe unë do ta shoh atë përsëri,” tha babai i saj Jason Struhs.

Stevens, 63 vjeç, kishte mbrojtur veprimet e grupit si të bazuara në besim dhe e përshkroi gjyqin si një akt persekutimi fetar. Ai tha se grupi ishte brenda të drejtave të tij për të besuar plotësisht në fjalën e Zotit. Diabeti i tipit 1 është një çrregullim në të cilin pankreasi nuk arrin të prodhojë mjaftueshëm insulinë. Karakterizohet nga nivele të larta të pakontrolluara të glukozës në gjak dhe mund të kontrollohet duke injektuar insulinë.

Motra e Elizabeth-it Jayde Struhs kishte thënë më parë se ajo i kishte lënë shenjtorët dhe iku nga shtëpia e familjes së saj në moshën 16-vjeçare, pasi doli si homoseksual dhe tani ishte e ndarë prej tyre. Ajo dhe dëshmitarë të tjerë e përshkruan kongregacionin si me pikëpamje strikte, duke përfshirë se kujdesi shëndetësor i zakonshëm duhet të shmanget dhe se Krishtlindjet dhe Pashkët ishin festa pagane ose të paperëndishme. Shenjtorët nuk janë të lidhur me një kishë të themeluar në Australi dhe numërojnë rreth dy duzina anëtarë nga tre familje midis anëtarëve të saj.

Jozi i dha infomacion nga jashtë? ‘Çmendet’ Rozana, bën menjëherë veprimin e papritur

Joz Marku ka tërhequr vëmendjen e publikut me rikthimin e tij në Big Brother VIP Albania. Që në momentin e parë, ai nisi përplasjen me Rozana Radin, me të cilën pati debate të forta para eliminimit të tij.

Gjatë një bisede, Rozana e pyeti me një ton tendencioz: “Si i kishe të shtëpisë jashtë?”. Jozi iu përgjigj shkurt: “Mirë, por situatë alarmante jashtë”, duke lënë të kuptohet se diçka ka ndodhur mes tij dhe të afërmve të Rozanës.

Kjo deklaratë e vuri këngëtaren në dyshime, duke i kërkuar me ngulm një sqarim. Megjithatë, Jozi u shpreh se nuk mund të flasë për këtë çështje, pasi e ka të ndaluar nga rregullat e formatit. Ai shtoi se do të konsultohej me Vëllain e Madh për të parë nëse i lejohet të japë më shumë detaje.

E revoltuar nga përgjigjet e paqarta, Rozana shkoi menjëherë në Dhomën e Rrëfimit, duke kërkuar një shpjegim mbi situatën. Nuk dihet nëse Rozana e ka marrë informacionin që e kërkoi nga Jozi.

“SPAK nuk e mbron më!” Berisha: Nuk i bashkojmë kurrë votat me Ramën për drejtësinë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte këtë të mërkurë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ku u shpreh se PD nuk do ti bashkojë votat e saj me PS për të marrë masa kundër SPAK.

Sipas Berishës, Partia Demokratike e ka shprehur qëndrimin e saj të qartë se Shqipëria nuk duhet të ketë prokurori politike, por kjo do të bëhet sipas tij vetëm me anë të reformimit dhe Komisionit të Venecias.

“Dosja McGonigal është dosja më e zezë. Unë ju garantoj që asaj dosje, ai të bëjë ç’të dojë, të shesë Surrelin e c’të dojë, ai nuk i shpëton dot asaj dosje. Ai e ka kuptuar këtë. E ka kuptuar sepse e mbrojti deri tani SPAK-u i tij, ndërsa tani nuk e mbron dot. Tani është një drejtësi tjetër e fuqishme dhe e vendosur të hetojë krime të mëdha si këto.

Përpiqet me propagandën e tij të krijojë një analogji të qëllimeve të tij orësh krye hajduti ndaj prokurorëve ndaj qëndrimeve tona. Është krejtësisht diçka tjetër. U qartësoj shqiptarëve se kjo parti nuk do të bashkojë kurrë votat me Edi Ramën për asnjë lloj mase ndaj sistemit të drejtësisë.

Kjo parti ka shprehur qëllimet e veta në bindjen më të thellë se Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të ketë prokurori publike, por kjo nuk mund të bëhet kurrë përveçse nëpërmjet Komisionit të Venecias dhe reformimit dhe jo duke shndërruar grupin parlamentar në prokuror”,-tha Berisha.

Iu arrestua i biri fermer, babai e ‘shfajëson’: Nuk e dinim që ‘Phosmet’ nuk lejohej nga BE, me qenë ishim helmuar ne

Hekuran Tafa, babai i fermerit Elton Tafa, i arrestuar mëngjesin e sotëm (26 shkur) së bashku me dy shtetas të tjerë deklaron se djali i tij është i pafajshëm.

I tronditur nga lajmi për arrestimin e djalit të tij, Hekuan Tafa i bën apel shtetit të bëj drejtësi. Ai ka deklaruar se djali i tij nuk e ka marrë mbrapsht produktin e mandarinave të kthyera nga Kroacia, ndërsa shton se ai ka marrë një gjobë nga AKU dhe i është thënë që produkti do të groposet.

Në lidhje me pesticidin “phosmet” që thuhet se është gjetur në manderina, Hekuran Tafa pohon se nuk kemi të bëjmë më asgjë helmuese pasi mandarinat i kanë ngrënë të gjithë ata si familje.

Duke deklaruar se askush nga fermerët nuk e dinte që ky pesticid nuk lejohej nga BE, jashtë kamerave Hekuran Tafa deklaron se këtë pesticid e përdorin të gjithë fermerët.

NGJARJA

Me urdhër të Prokurorisë në Berat, tre persona janë vënë në pranga lidhur me eksportin e mandarinave me përmbajtje të lartë pesticidesh, ku një sasi prej 10 tonësh u kthyen mbrapsht nga Kroacia.

Në pranga janë vënë Arben Aqif Dyli, Elton Hekuran Tafa dhe Elson Petrit Tahiraj.

Sipas Prokurorisë, Elton Tafa (fermer) i ka shitur Arben Dylit (administrator i pikës se grumbullimit) një sasi prej rreth 10 tonesh mandarina të cilat ai i ka eksportuar drejt Kroacisë.

Nga autoritetet kroate, janë kryer analizat e nevojshme nga ku ka rezultuar se sasia e mandarinave kishte përmbajtje te lart te pesticidi “Fosmet”, pesticid ky i dëmshëm për shëndetin dhe i ndaluar për t’u përdorur.

Në këto kushte ngarkesa e mandarinave është kthyer mbrapa ne vendin e origjinës, ku rezulton se është tërhequr nga shtetasi Arben Dyli dhe me pas dyshohet se është hedhur përsëri ne treg duke mos e asgjësuar sipas procedurës përkatëse.

Gjithashtu dyshohet se, Elson Tahiraj me detyre inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe mbrojtjes se bimëve ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar certifikata fitosanitare fiktive për subjekte te ndryshme nder te cilat dhe subjekti i shtetasit Arben Dyli.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Beratit ka ndaluar tre persona pasi akuzohen se për veprat penale Seksionin per hetimit e Krimit ekonomik-financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykates se shkalles pare te juridiksionit te pergjithshem Berat, pas hetimeve disa mujore te kryera ne kuader te Procedimit Penal nr.768 te vitit 2024, i regjistruar per veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lendet helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lendeve te tjera te rrezikshme per shendetin ose jeten e njerezve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shperdorimi detyres”, parashikuar nga nenet 281, 288, 288/c dhe 248 te K.Penal ka ber ndalimin e shtetasve:

1. Arben Aqif Dyli, i datelindjes 02.06.1969
2. Elton Hekuran Tafa, i datelindjes 21.06.1979
3. Elson Petrit Tahiraj, i datelindjes 10.05.1995

Ndalimi i ktyre shtetasve u be pasi nga veprimet hetimore te deritanishme dyshohet se shtetasi Elton Tafa me profesion Fermer ka shitur te shtetasi Arben Dyli(administrator i pikes se grumbullimit)nje sasi prej rreth 10 tonesh mandarina te cilat me pas subjekti i shtetasit Arben Dyli i ka eksportuar drejt Kroacisë. Nga autoritetet Kroate jane kryer analizat e nevojshme nga ku ka rezultuar se sasia e mandarinave kishte permbajtje te lart te pesticidi “Fosmet”, pesticid ky i demshem per shendetin dhe i ndaluar per tu perdorur. Ne keto kushte ngarkesa e mandarinave eshte kthyer mbrapa ne vendin e origjines ku rezulton se eshte terhequr nga shtetasi Arben Dyli dhe me pas dyshohet se eshte hedhur perseri ne treg duke mos e asgjesuar sipas procedures perkatese.

Gjithashtu dyshohet se shtetasi Elson Tahiraj me detyre inspektpor prane Drejtoris Rajonale te Veterinaris dhe mbrojtjes se bimeve ka shperdoruar detyren duke leshuar certifikata fitosanitare fiktive per subjekte te ndryshme nder te cilat dhe subjekti i shtetasit Arben Dyli.

Materialet i kaluan Prokuroris prane Gjykates se shkalles pare te Juridiksionit te pergjithshem Berat per veprime te metejshme hetimore.

Këmbimi valutor, 26 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 94 lekë dhe do shitet me 95 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.8 lekë dhe do shitet me 99.5 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.6 lekë dhe do shitet me 105.6 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 118.8 lekë dhe do shitet me 119.8 lekë.

Gjesti hidhet nga muri dhe del nga ”Big Brother Albania Vip 4” (Video)

Një situatë e çuditshme ka ndodhur në ”Big Brother Albania Vip 4”.

Gjesti është hedhur nga muri dhe ka dalë jashtë shtëpisë.

Rrjeti po zien nga kjo ngjarje e cila ende nuk është faktuar me video, por më pas u pa që Gjesti është në dhomën e gjumit në gjendje të rëndë.

Mbrëmë para se të niste Prime, ai i tha Egli që do ta kapërcente murin, nëse në shtëpi do të riktheheshin siç edhe ndodhi, G Bani dhe Jozi si lojtarë.

Në video dëgjohen edhe banorët që Gjesti ka kapërcyer murin!

VIDEO 1