E RËNDË/ Babai denoncon: Ish gruaja dh* non υαjzën 6 vjeçare! Punonjësja e NJMF: Edhe unë i rr. ah fëmijët

Emisioni Fiks Fare solli mbrëmjen e sotme rastin e një 6 vjeçareje që dhunohet nga e ëma.

Marsel Balla tregoi për gazetarët e Fiksit se ish gruaja e tij, rreh vajzën 6 vjeçare në shenjë hakmarrje. “Ish bashkëshortja ime rreh vajzën e cila është në klasë të parë, të gjithën e bën për hakmarrje ndaj meje, ju fut të dy fëmijëve urrejtje për mua” thotë Marseli.

Ai tregon se këtë rast e ka referuar edhe te psikologja e shkollës edhe te to të bashkisë, por asgjë nuk kanë bërë, ndaj dhe ak kërkuar ndihmën e gazetarëve.

Emisioni Fiks-Fare solli me zë dhe figurë nënën e të miturës që e godet këtë të fundit, madje I kërkon llogari se përse do që të shkojë tek i ati.

Madje në mesazhe zanore që i drejton të shoqit, i thotë se s’do i takojë kurrë fëmijët, madje në prezencë të djalit, i thotë se ky i fundit do e urrejë.

Në një bisedë më Punonjësen e Njësisë së Fëmijës të Bashkisë Divjakë, Marseli shpreh shqetësim për të miturën, por ajo e qetëson duke thënë se të gjithë i godasin fëmijët. Madje edhe kolegia e saj thotë se i godet fëmijët e saj kur nuk i binden. Gazetarët e Fiksit kërkuan një përgjigje të ky institucion por punonjësja refuzoi të përgjigjej.

Ndërkohë drejtoresha e shkollës ku mëson e mitura thotë se nuk ka psikologe në shkollë,për rastin e të miturës ka marrë një psikologe nga një shkollë tjetër që të merret me rastin. Drejtoresha tregon se ka patur edhe ajo divorc dhe për dy vite e ka penguar fëmijën e saj të takojë të atin, por më në fund e lejoi.

“Të njëjtën histori kam patur edhe unë, po mundohem të ndikoi te të dy prindërit që të ulin gjakrat. Por nuk po e bëjnë, ndërkohë psikologe nuk kemi” thotë drejtoresha e shkollës 9 vjeçare “Shën e Premte”

Pas këtyre fakteve gazetarët flasin edhe me psikologen e një shkolle tjetër të rrethit që është lajmëruar të trajtojë rastin, por ajo tha se e ka referuar të Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve.

Punonjësja e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve thotë se të miturën duhet ta pyesi psikologja e shkollës, madje kjo e fundit sipas saj nuk mund t’i referojë raste dhe as ta urdhërojë ë merret me rastet. Ndërkohë psikologja e një shkolle tjetër 9 vjeçare në zonë, jo në shkollën e të miturës thotë se e referoi rastin në bashki.

Institucionet kërkojnë të hedhin përgjegjësinë tek njeri tjetri ndërkohë që për të miturën askush nuk flet me siguri nëse është e dhunuar apo jo. Përveç videove dhe audiove që babai I saj ka siguruar, asnjë institucion nuk ka një raport të detajuar. Ndërkohë për punonjëset e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, të godasësh fëmijët është normale.

Tr. agjike/ Nëna υ.ret dy djemtë e saj e pastaj edhe υeten

Gjermania është tronditur mbrëmjen e së mërkurës nga një krim në familje, pasi tre trupa të pajetë janë gjetur në një shtëpi në Villingen-Schwenningen.

Policia beson se kemi të bëjmë me një tragjedi familjare. Një grua 45-vjeçare mësohet se ka vrarë fillimisht dy djemtë e saj dhe më pas veten.

Ka qenë kryefamiljari 45-vjeçar ai që ka gjetur të pajetë në banesë mbrëmjen e së martës bashkëshorten e tij dhe dy djemtë, 14 dhe 16 vjeç.

Oficerët gjetën një thikë, e cila dyshohet të jetë arma e vrasjes. Sipas hetimeve fillestare, nëna ka vrarë fillimisht dy adoleshentët dhe më pas veten.

Departamenti i Hetimeve Penale ka nisur hetimet e mëtejshme duke marrë fillimisht në pyetje fqinjët në lagje, ndërkohë që ekipi i mjekësisë ligjore po siguruan prova.

Vd*e kja e 13-vjeçares shqiptare, dalin rezultatet e aυtoρsisë: Aurora u shty, nuk është υe tëυrarë!

Aurora Tila, 13-vjeçarja shqiptare e cila vdiq në Piacenza më 25 tetor 2024 pasi u rrëzua nga tarraca e pallatit ku banonte me nënën e saj, është shtyrë.

Mediat vendase shkruajnë se sipas autopsisë Tila është shtyrë dhe se në pjesën e pasme të kafkës së saj ka pasur lëndime që do të thotë se ajo ra mbrapa, ndoshta pas një shtytjeje, dhe se ajo nuk u hodh përpara.

Gjithashtu mjeku Giovanni Cecchetto, pas daljes së rezultatit të autopsisë ka thënë se lëndimet që ajo kishte nuk janë në përputhje me vetëvrasjen.

“Lëndimet që ajo kishte nuk janë në përputhje me vetëvrasjen”, është hipoteza e ngritur nga mjeku ligjor Giovanni Cecchetto, pas daljes së rezultatit të autopsisë.

Autor i dyshuar i krimit është ish i dashuri i saj 15-vjeçar, i cili ndodhet në burg i akuzuar për vrasje me dashje. Autopsia konfirmoi hipotezën e hetuesve, sipas të cilës ishte ish-i dashuri i viktimës ai që vrau të miturën shqiptare duke e shtyrë nga ballkoni i shtëpisë së tyre.

Aurora Tila u përpoq të shpëtonte duke u mbajtur pas parmakut, por ai i goditi me forcë duart e saj. Disa dëshmitarë thanë se e panë 13-vjeçaren të varur në parmakë, ndërsa djali goditi duart e saj duke bërë që ajo të rrëzohej.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

E pazakontë/ Banorët gjejnë një arkiυoI të mbyllur në përrua, rrethanat ende misterioze! Policia shkon në…

Mister në Elbasan! Banorët gjejnë një arkivol të mbyllur në përroin e Zaranikës.

Burime për News 24 bëjnë me dije se sot në mesditë disa banorë kanë konstatuar një arkivol të mbyllur në rrjedhën e përroit të Zaranikës në periferi të Elbasanit.

Mbeten mister rrethanat në të cilat arkivoli ka përfunduar në rrjedhën e Zaranikës. Nuk dihet ende se nëse arkivoli është bosh, apo jo.

Ndërkohë që është njoftuar Policia dhe Agjencia e Shërbimeve Publike të Bashkisë së Elbasanit për rastin, që ka shkaktuar një gjendje të pazakontë te të gjithë ata që e kanë parë arkivolin e mbyllur të hedhur në rrjedhën e Zaranikës pranë një blloku banimi.

WhatsApp do nxjerrë 3 shenja nëse tjetri i bën “screenshot” mesazhit tuaj? Ja si qëndron e vërteta

“WhatsApp do sjellë një ndryshim të ri për të treguar se personi të cilit i dërguat një mesazh i ka bërë “screenshot” ekranit”.

Ky është lajmi që po përhapet në internet se ky do të jetë funksioni i ri që kompania “Meta” do të bëjë me përditësimin e ri të aplikacionit të mesazheve.

Lajmi është përhapur orët e fundit në rrjetet sociale dhe është konfirmuar edhe nga disa faqe të specializuara.

Megjithatë, realiteti është krejt ndryshe.

Ky është thjesht një mashtrim që qarkullon prej vitesh dhe që periodikisht bëhet sërish viral.

Hera e fundit që u diskutua në Twitter ishte në vitin 2021 kur u fol për shtimin e një shenje të tretë që do të bëhet blu kur fiksohet një pamje e ekranit. Kjo risi thuhej se do të bëhej për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve, por megjithatë do të kishte alarmuar ata që, për të ruajtur bisedat dhe përmbajtjet në galeri, janë mësuar të “fiksojnë ekranin” pa dijeninë e bashkëbiseduesit.

Megjithatë, nuk ka asgjë zyrtare. Edhe informacioni që flet për një test të mundshëm në një version beta, të lëshuar vetëm për disa përdorues për të verifikuar veçoritë e reja të aplikacionit, nuk është konfirmuar.

Aktualisht ka vetëm dy shenja kontrolli në WhatsApp. E para është gri dhe shfaqet kur dërgoni mesazhin. E dyta, kur marrësi sheh mesazhin të dyja vijat bëhen blu.

E preku mu në zemër/ Gjesti akoma i mërzitur nga ofendimet e Jozit. Shfaqet me sytë e skuqur (Video)

Ndonëse produksioni mori vendimin për përjashtimin e Jozit pasi ky i fundit ofendoi rëndë Gjestin mesa duket situata akoma nuk është përmirësuar.

Në një video të shpërndarë në rrjet para pak çastesh, Gjesti është shfaqur i prekur nga ofendimet.

Në një bisedë me Eglin ai përmend faktin se ka qenë në dijeni se Jozi do dilte sepse ai gjithmonë ofendonte.

Gjesti: Mdoket baba e nana jan hi nBig Brother. O zot e kam ndje që se vonon, e kam ndje.

Egli: Ma the se me ktë e kam personale.E bëri vetë, ai nuk ka nevojë fare ta ndihmosh të shkojë aty. Ai është bosh. Ai do dilte. Ai ka pas me dal 4 herë deri

VIDEO

Jozi del me VIDEO-MESAZH drejtuar shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit: Kosovë e Adem Jasharit hej ta puthsha plagën

Jozefin Marku, këngëtari i cili u skualifikua nga Big Brother me zarf të zi për shkak të gjuhës denigruese të përdorur ndaj Gjestit, ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale.

Në një video të postuar në Instagram, Jozi u kërkon falje publike shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit për gjuhën e përdorur.

Sipas tij, gjuha e përdorur nuk kishte si qëllim të prekte në plagë, por e ka thënë vetëm si shembull negativ që nuk duhet ndjekur.

“Ndiej një detyrim shpirtëror, patritotik ndaj gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit. Për t’ju kërkuar falje publike për këtë situatë e cila në asnjë mënyrë nuk kishte për qëllim të prekte plagën tonë të përbashkët. E kam përmendur armikun vetëm si shembull negativ për të treguar që nuk duhet të jemi ata që ndjekin këtë rrugë.

Kjo shprehej nuk i drejtohej dhe nuk i përket asnjë shqiptari. Kosovën e dua me shpirt dhe me respekt përulem ndaj krejt vuajtjeve që kanë kaluar”, shprehet Jozi.

VIDEO

“Familja Berisha, zbardhen fijet korruptive me serbët”, trondit Idajet Beqiri: Ja kujt i dha Saliu 500 mln euro

Ashtu edhe siç e kishte paralajmëruar një javë më parë në një studio televizive, se kishte edhe “7 dosje të tjera si partizani” që do çoheshin në SPAK, avokati Idajet Beqiri konfirmoi dje se bëri një tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, vajzën dhe dhëndrin.

Lidhja me Fazlliç e Lazaroviç, akuzat për pastrim parash, miliona euro nga off-shore te studio e familjes Berisha, afera e tokave në Porto Romano dhe si u përfituan 1.1 mln euro. Këto ishin disa nga tematikat e trajtuara në studio.

Gjithashtu u diskutua për aferën ‘Partizani’ dhe çfarë pritet për Berishën dhe dhëndrin, si dhe debati për votën e Diasporës, ku PD propozon të votohet me dokumente të huaja nga emigrantët dhe PS e kundërshton.

Një tjetër i ftuar në studio ka qenë edhe analisti Arben Meçe, që ndau mendimin e tij për këto çështje të nxehta të politikës, drejtësisë dhe më gjerë.

Beqiri jep detaje nga dosja e denoncuar dhe regjistruar tashmë në SPAK, për lidhjet e familjes Berisha, korrupsioni, pastrimi i parave me Damir Fazlliç dhe Vojin Lazareviç.

“Ky kallëzim penal faktikisht është në kuadrin e kallëzimeve të tjera që kemi bërë më parë, por kjo, nga çdo lloj pikëpamje e konsideroj tepër të rëndësishme, sepse nuk është vetëm korrupsioni i qeverisë Berisha, por i vënies në pozicion korrupsioni të të gjithë familjes së tij, duke e përfshirë, kjo është më e madhe dhe e rëndë me vepra penale. Se është e para aferë e rëndë korruptive, që ka në radhë të parë atë që një shtet i huaj armik i Shqipërisë dhe shqiptarëve, prej kohësh e kanë kapur Berishën dhe familjen e tij, i kanë kompromentuar rëndë ata, me lekë dhe të tjera, e kanë futur në shërbimin e tyre t’u shërbejë interesave antikombëtare dhe me aferat korruptive kanë arritur të kenë përfitime të mëdha. Berisha ka marrë para nga kriminelët serbë. Më e rënda është se nëse ne do kishim një Shërbim Kombëtar serioz, si në vendet e BE-së, me standarde, këto vepra penale nga eksponentë të botës kriminale si Lazarovici, besniku i Millosheviçit dhe një oligark rus që ndiqet nga agjenci të huaja perëndimore si i rrezikshëm, apo edhe Fazllic që i shërbeu dhe ishte njeriu i afërt i Millosheviçit, janë këta që e futën Berishën në këtë lojë, bashkë me Arkanin, që nga viti 1992-1993, që në kohën e Bullatoviç në Malin e Zi, që ishte ende federatë e Serbisë.

Më tej ai shpjegon edhe lidhjet e ish-kriminelit famkeq me Berishën, pikërisht nëpërmjet dyshes Lazareviç-Fazlliç.

“Arkanin e dimë se në Kosovë ka bërë gjenocid të paimagjinueshëm. Berisha është mbajtur me paratë e Lazareviçit dhe Fazlliçit, si pjesë e tyre, si agjentë të serbëve, këta e organizuan takimin që bëri me Bullatoviçin, thyen embargon e armëve dhe karburanteve dhe e çuan masivisht për makinerinë e Millosheviçit. Këta e futën Berishën në lojën antikombëtare dhe kundër Kosovës. Shqiptarët dhe SHBA e kanë të qartë dhe e konsiderojnë Berishën si njeriu që theu embargon e NATO-s. Këta i kanë futur hundët thellë edhe në Kosovë, Lazareviç dhe Fazlliç, edhe të Argita Berishës dhe Lulzim Bashës në Kosovë, në punësimin që OKB-ja u bëri atje”, shton ai.

Dhe në këtë pikë, avokati ndan mendimin që gjithçka ka qenë e organizuar dhe paramenduar nga ky grup personash, duke përfshirë edhe Lulzim Bashën.

“Ndaj themi se nuk kemi shërbim informativ kombëtar, sepse Argita merrte rreth 66 mijë euro në muaj (800 mijë në vit) duhet të jesh superagjent i madh i shërbimeve të huaja të botës. Këto pagesa nuk i them kot, se të marrësh këtë pagë të lartë atje dhe sa vjen Berisha në pushtet të shkëputesh nga atje bashkë me Lazarevic, Fazllic, Jamarbrin, Lulzimin e të vish në Tiranë, dhe hapën ato shoqëritë apo firmat ligjore me Flutura Kolën dhe duke kaluar me tendera milionash, në Porto-Romano etj. Mbushte arkën Fazlliçi të Argitës dhe pasi mbushej, Berisha firmoste dhe kalonte ato VKM-të e tij”, shpjegon ai.

Por jo vetëm kaq, pasi në pah del edhe skema e pastrimit të parave dhe korrupsionit me planin strategjik të Porto-Romanos nga Fazlliç dhe Argitës, ku Berisha e ndihmonte me VKM dhe tenderë, deri tek futja e Fazlliç te mbledhja e Këshillit të Sigurisë.

“Këta të tre iu vërsulën Porto-Romanos dhjetëra hektarë atje, ua morën fshatarëve me çmim të ulët, me 9 euro të qindra hektarëve, ia dhanë Fazlliçit me dyfishin e çmimit dhe mbushi me para të tjera që i pastronte bashkë me Lazareviçit dhe me këto investime bënë administrator kunatin e Lulzim Bashës, pasi këtu kishin një “lopë të madhe” të Sali Berishës. Pasi Fazlliç mori tokat, hyri në lojë Berisha, që këto toka që ishin jashtë kufijve të përcaktuar të projektit të Porto Romanos, që në kohën e Fatos Nanos, e përcaktuar se sa do ishte zona industriale, teksa Berisha i futi në zonën industriale këto toka të Fazllicit, me VKM, duke ia shumëfishuar vlerën atyre tokave. Nuk është vetëm kjo, por Lazarevic-Fazllic pastruan para të pista në Shqipëri dhe e mbajtën me të ardhura të jashtëzakonshme Berishën, me mandat-pagea e fatura që ia kam çuar SPAK janë 5 milionë euro që ka marrë Argita. Kurse Berisha-Lazarevic u ka dhënë atyre 106 mln euro tenderë, përveç kërdisë së tenderave të energjisë elektrike, apo deri te tenderë të sigurisë kombëtare që nuk kishin lidhje fare me këtë. Madje edhe Bojaxhiu atëherë ka bërë raport për Parlamentin për rrezikun që i vinte vendit, duke dhënë alarmin, se arriti në 50% të kontrollit të energjisë në Shqipëri që e kishte marrë Serbia”, tregon avokati.

Beqiri tregon edhe për dy episode të tjera abuzimi ligjor nga Berisha me VKM në favor të lidhjeve të vajzës së tij kundrejt pagesave të konsuderueshme në euro.

“Pastaj sa veprime janë kryer me off-shore në Qipro, sa morën Argita me ndihmëset e tyre, si u mbyll në 2013, me sa u mbyll kjo llogari. Afera Partizani për SPAK është një sukses që e çoi në Gjykatë, por kjo është edhe dhjetë herë më e rëndë se kjo e Partizanit. Por janë edhe 6 afera të tjera më të mëdha se kjo e fundit me Lazareviç-Fazllic, ku bëhet fjalë për miliona euro qarkullime e pastrim parash me studio ligjore te Argita, që Berisha më pas ua jepte tendera këtyre persona. Rasti tjetër kur Argita mori 160 mijë euro për TEC-in e Semanit dhe menjëherë Berisha bëri VKM-në. Ose një tjetër rast ishte pagesa e 65 mijë eurove nga një shoqërim private Union Eolika, duke lëshuar menjëherë vendimin për të, me autorizim ndaj shoqërisë, se do investonte 200 mln euro. Por kur filloi ky investim iu kërkuan miliona euro nga Argita Berisha dhe ajo e la fare këtë projekt dhe iku”, thotë ai për Report TV.

Teksa në fund shprehet se Berisha ka kryer vepra të rënda penale, deri edhe të spiunazhi dhe interesat antikombëtare.

“Këtu ka shpërdorim detyre dhe pastrim parash të pista. Kryesori është Sali Bberisha që i ka shoqëruar dhe ndihmuar me VKM të gjitha këto afera. Kemi edhe krim ndërkombëtar të organizuar. Por kanë rolin e vetë në këto raste edhe Genc Ruli e Lulzim Basha, sepse janë shitur te të huajt, janë bërë spiun të tyre, por edhe agjentët serbë që përfituan nga Saliu dhe punuan me të dhe janë vepra të rënda të Kodit Penal që rrezikojnë dënimin e tij me burg”, thekson ai.

Tërmet i fortë në Santorini, pasgoditja më e fortë në ishullin grek, banorët në panik

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë goditi Santorinin dhe rrethinat e tij mbrëmjen e 5 shkurtit, duke shkaktuar panik në rajon.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Kretë, ndërsa shkollat në Mykonos do të qëndrojnë të mbyllura për shkak të aktivitetit sizmik të vazhdueshëm.

Me mbi 500 lëkundje në një javë, ekspertët paralajmërojnë se situata mbetet e pasigurt dhe nuk përjashtohet mundësia e një pasgoditjeje më të fortë.

Disa madje sugjerojnë se këto dridhje mund të lidhen me aktivitetin vullkanik të rajonit, duke sjellë kujtime nga shpërthimet dhe tërmetet e shekujve të kaluar.