Toka nuk gjen qetësi/ Dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti godasin Santorini, ja sa ishte magnituda

Nuk ndalet vala e tërmeteve në Santorini.

Një tjetër tërmet me magnitude 4.8 është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 19: 48 me orën lokale në ishullin grek, i cili pasoi një tërmet me magnitudë 4.4 një minutë më parë.

Shkencëtarët kanë raportuar se nga 2 shkurti deri në 5 shkurt 2025, lëkundjet në zonën Santorini-Amorgos u intensifikuan edhe më shumë.

Vetëm më 2 shkurt janë regjistruar mbi 1300 tërmete dhe më 3 shkurt mbi 1400.

Në total, nga data 26 janar deri në mëngjesin e 5 shkurtit janë regjistruar mbi 6400 tërmete.

Më 2 shkurt kanë ndodhur 5 tërmete me magnitudë 4.5 ballë, më 3 shkurt 7 tërmete dhe më 4 shkurt 9 tërmete. Forca e tërmetit më të madh ka qenë 4.6 ballë më 2 shkurt, ndërsa më 3 dhe 4 shkurt kanë ndodhur tre tërmete me magnitudë 4.9-5 ballë të shkallës Rihter dhe katër të tjerë me magnitudë 4.8.

“Jozi nuk është më me ne…”/ Gjesti i dedikon ish-banorit disa vargje me kitarë (Video)

Ndonëse tashmë Jozi nuk është pjesë e programit të “BBVA4”, emri i tij vijon të lakohet nëpër shtëpi.

Pavarësisht përplasjeve me banoret, të cilat u mërzitën për ikjen e Jozit, Gjestin nuk ka gjë që e mërzit.

Madje as ofendimet e marra nga banoret, shoqëria e Jozit.

Teksa mban në dorë një kitarë artisti mori vendimin që t’i dedikojë një këngë ish-banorit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

“Jozi nuk është më me ne. Jemi gëzuar, jemi gëzuar, jemi bërë me fluturuar. Na ka, na ka ofenduar, në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar”, këndon Gjesti.

VIDEO

Nuk pritej/ U përjashtua nga BBVA, Jozi bën veprimin e papritur ndaj Loredanës

Jozi ka reaguar menjëherë pas përjashtimit të tij nga garat e “BBVA”, duke dhënë një intervistë provozuese dhe emocionuese.

Vetëm pak më parë, në shtëpinë e “BBV4”, Vëllai i Madh i ka dërguar një zarf të zi, duke marrë një vendim të papritur për përjashtimin e Jozit nga gara.

Kjo ka shkaktuar një përplasje të fortë opinionesh ndërmjet ndjekësve të reality show-t, duke e sjellë Jozin në qendër të vëmendjes.

Laerti, si moderator, ka lexuar zarfin e zi që tregon arsyet e përjashtimit. Sipas këtij njoftimi, Jozi u përjashtua për shkak të diskriminimit që ai shpërtheu gjatë një debati me Gjestin, përfshirë një fjalë të papërshtatshme si “kopil shkine”. Ky incident ka shkaktuar reagime të ashpra nga publiku dhe ka nxitur diskutime mbi ndjeshmërinë racore dhe respektin mes bashkëkombasve.

Gjatë darkës, një debat mes Jozit dhe Gjestit u intensifikua, me Jozi që kritikonte Gjestin për qëndrimin e tij pas incidentit të ndodhur gjatë dasmës së tij dhe Loredanës. Reagimi i Jozi ishte i papritur për shumicën, duke e bërë atë të ndihej nën presionin e një situate të tensionuar që prekte ndjenja të forta.

Menjëherë pas daljes nga shtëpia e “BBV4”, Jozi dha një intervistë ekskluzive për programin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se do të flasë drejtpërdrejt me publikun e tij. Ai theksoi se nuk kishte asnjë qëllim të ofendonte ata që e përfaqësojnë komunitetin shqiptar. Në studio Sidorela pa se Jozi nuk e kishte të vendosur në gisht unazën nga martesa me Loredanën brenda në “BBV4” dhe për këtë është përgjigjur.

Jozi: E hoqa në momentin e dushit, mendoj se do ma sjellin do e mbaj unazën mendoj po deri në një moment të dytë

Loredana, nëse ka një vajzë me karakter të fortë them me bindje është ajo, se e ka vërtet gjithë respektin maksimal, ndaj saj kam vetëm fjalë më të mira për atë femër dhe bravo familjes për vajzën që kanë

Sidorela: Do e vazhdosh njohjen jashtë

Jozi: Po do e pres

Sidorela: Mendon të kesh një lidhje serioze me të

Jozi: Patjetër që po

“Jam besimplotë”/ A i’u është drejtuar administratës së Trump për heqjen e “non grata”? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se ende nuk iu është drejtuar administratës së Donald Trump për heqjen e non gratës. Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se nuk ka nisur ende me lobimin për shkak se po pret derisa të plotësohet administrata.

“I vetmi shkak që nuk i jam drejtuar është kjo”, tha ish-kryeministri, duke theksuar se është besimplotë.

“Nuk e kam filluar lobimin sepse janë 13 ditë që ka filluar administrate e re. Nuk besoj që në ditët më të para të saj të jetë përparësi ky problem, jam i vetëdijshëm, duhet të plotësohet administrata. Unë prej që të plotësohet administrate e re dhe padiskutim që do t’i drejtohem. I vetmi shkak që nuk i jam drejtuar është kjo. Dhe jam besimplotë, është kuptuar universalisht sepse ishte akt i Sorosit, sekretari i shtetit e mori vendimin pa asnjë dokument”, tha Berisha.

“Nuk do të ketë Big Brother Vip….’/ Çfarë ndodhi? Ledion Liço jep lajmin e papritur

Edhe pse të gjithë shqiptarët anembanë botës presin me padurim të martën dhe të shtunën për spektaklin e Big Brother Vip, kjo e shtunë do të jetë ndyshe. Moderatori Ledion Liço ka konfirmuar se të shtunën nuk do të ketë Big Brother, për shkak të zgjedhjeve në Kosovë.

“Kjo fundjavë do të vihet në dispozicion të një momenti historik, duke pasur parasysh rëndësinë e zgjedhjeve në Kosovë, Top Channel do t’i dedikojë të gjithë fundjavën këtij zhvillimi, për këtë arsye edicioni i të shtunës i Big Brother Vip nuk do të transmetohet, në vend të kësaj do kemi raportime direkte nga Kosova,” tha Ledion Lico.

“Jam mësuar me lëkundjet!”- Tërmetet e vazhdueshme në Santorini, 20-vjeçarja shqiptare nuk largohet nga ishulli: As që më shkoi në mendje të ikja

Në Santorini, ku prej rreth një jave toka nuk pushon së dridhuri nga tërmetet e shumta, jeton dhe punon dhe një nga të shumtët shqiptarë atje, 20-vjeçarja Xheni Baja, e cila nuk është larguar nga ishulli pavarësisht paralajmërimeve për lëkundje të forta.

Xheni Baja punon si recepsioniste në një resort në dimër dhe në verë. Ajo kishte mundësinë të largohej ose në Athinë ose në atdheun e saj në Shqipëri, por ka vendosur të qëndrojë.

“Në fillim situata nuk ishte aq shqetësuese, as që më shkoi në mendje të largohesha”, thotë ajo. “Por tani, kur gjërat po bëhen të vështira, kam mendime të tjera”, tha ajo për Protothema.

Ajo, si shumë të tjerë, thotë se është mësuar me tërmetet e shumta që bien gjatë gjithë kohës. Të afërmit e saj tashmë janë larguar nga ishulli, por për momentin ajo nuk po mendon t’i ndjekë.

Për të, jeta në Santorini vazhdon edhe nëse toka nën këmbët e saj refuzon të qëndrojë në vend. Mijëra banorë po largohen nga ishulli Santorinit mes një vale aktiviteti të lartë sizmik. Rreth 6,000 qytetarë janë larguar me traget dhe avionë që nga e diela.

Më shumë se 300 tërmete janë regjistruar orët e fundit pranë ishullit, ndërsa disa ekspertë thonë se lëkundjet e tërmetit mund të vazhdojnë për javë të tëra.

‘Vetëvendosja i mbron kufijtë e Kosovës’! Kurti i përgjigjet Grenellit nga Podujeva? “Pushkët i kemi plot’

Kandidati për kryemininistër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e nisi fjalimin gjatë tubimit elektoral në Podujevë duke pretenduar se “populli e di kush i mbron kufijtë e Kosovës”.

Kurti shmangu përmendjen e Richard Grenell në fjalim. Ky i fundit e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, duke deklaruar se atë nuk e do as SHBA dhe as BE.

Sakaq, ai foli edhe për Serbinë, duke i bërë të qartë se Kosova e ka moralin e lartë, por edhe armët të mbushura.

“Po të ishin ato partitë e tjera, do të kishte qenë problem me këto komunat kufitare. Kur e ke kojshinë e keq, duhet të mbash moralin lart dhe pushkën plot”, tha Kurti.

“Ajo u tremb se mos…” – Gjesti tregon detajin e pazakontë që vuri re në dasmën e Loredanës dhe Jozit

Gjesti ka komentuar ngjajret e ndodhuran ë dasmën e Jozit dhe Loredanës, që ndodhi brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Ai ka treguar se nuk sheh aspak dashuri mes çiftit, duke shtuar se mendon se Loredana u tremb për dasmën, pasi nuk prano iqë unazën ta vendoste në gishtin e majtë.

“Duhet të shkonin të gjithë në dasmë. Jozi e kishte mendjen të zihej me Rozanën jo të përgatitej për dasmë.

Unë vura re se ndryshe nga zakoni që kur martohesh, unaza vendoset në anën e majtë, Loredana i ka kërkuar që të vendoset në anë ne djathtë.

Ajo u tremb se mos martoheshin vërtet. Nuk shoh pikë dashurie. Nuk ka puls.”- tha Gjesti.