Greqia dërgon në Eurovizion këngëtaren me origjinë ponde, proteston Turqia: Po shohim nëse kënga e saj ka mesazhe politike

Greqia ka zgjedhur të dërgojë në Eurovizion këngëtaren Klavdia, e cila është me origjinë ponde. Kënga e saj Asteromata, një balladë me tekst vajtues dyshohet se mund t’i referohet persekutimit që turqit i bënë pondëve.

Pondët janë një komunitet me origjinë nga Azia e Vogël të cilët pas përndjekjes nga xhonturqit u vendosën në Greqi. Ata sot “vetë identifikohen” si grekë.

Por Eurovision Türkiye nuk e ka pritur mirë këtë, duke deklaruar se në Eurovizion janë të ndaluara mesazhet politike.

Njoftimi i Eurovizion Turqi:

“Më 30 janar, Greqia zgjodhi përfaqësuesen e saj për Eurovision 2025 dhe këngën e saj. Klavdia do të përfaqësojë Greqinë me këngën “Asteromata”. Ka pasur raportime në shtypin grek dhe në rrjetet sociale se kënga është frymëzuar nga gjoja gjenocidi pontik dhe refugjatët.

Më tej, para finales kombëtare, Klavdia në një emision në televizionin shtetëror ERT bëri këtë deklaratë: “Familja ime është me origjinë pontike, janë refugjatë dhe për këtë arsye kam lidhje me këngën. Gjyshja më tregonte historitë e saj, më fliste për familjen e saj, se si u internuan dhe shkuan në Bashkimin Sovjetik në atë kohë. Familja ime lindi atje, u rrit atje deri në një moshë të caktuar dhe u kthye në Greqi në vitin 1991 dhe filloi një jetë të re këtu”.

Me gjithë këtë kontaktuam me TRT-në dhe na njoftuan se kënga do të analizohet prej tyre dhe shqetësimi i Turqisë do të përcillet në nivelin më të lartë sipas pretendimeve. Ne do të presim zhvillime të mëtejshme dhe do t’ju informojmë.”

“Ka të kaluar të dyshimtë” / Mediat greke hedhin “nën rrota” Fredi Belerin pasi tentoi të bëjë aleancë me shokun e Elon Musk

Mediat greke e kanë quajtur Fredi Belerin si një personazh “me të kaluar të dyshimtë”, pasi ky i fundit propozoi për postin e nënkryetarit të Komitetit Special të sapokrijuar të Parlamentit Evropian “Mburoja për Demokracinë Evropiane”, Youtuberin dhe eurodeputetin qipriot Fidias Panajotu.

Gazeta greke “Kathimerini” thotë se iniciativa e Belerit për të mbështetur Fidias-in, të cilin e quan “një shakaxhi i Youtube” ka shkaktuar përplasje të forta midis eurodeputetëve grekë në Parlamentin Europian.

Përveç faktit se e vetmja arsye që Beleri dha për të mbështetur Fidiasin ishte fakti se ai është grek nga Qipro, “Kathimerini” thekson se eurodeputeti qipriot ka marrë publikisht mbështetjen e Elon Musk, i cili gjithnjë e më tepër është kritikuar nga politikanët e lartë europianë për ndërhyrje në politikat e BE-së.

“Zgjodha të mbështes deputetin e pavarur qipriot, Fidias Panayiotou, bazuar vetëm në origjinën e tij greke dhe asgjë më shumë. Komplekset e zotit Arvanitis nuk më prekin dhe as nuk më shqetësojnë”, deklaroi Beleris.

Ndërsa eurodeputeti Kostas Arvanitis, një anëtar i partisë së majtë Syriza, kritikoi mbështetjen e Belerit për Panayiotou në “X”, duke thënë: “Një partneritet midis Demokracisë së Re dhe ekstremit të djathtë në favor të Musk në Parlamentin Evropian”. Ai e përshkroi më tej Panayiotou si “përfaqësuesin e Musk në BE dhe një mbështetës fanatik të sipërmarrësit amerikan të teknologjisë”.

Megjithatë, vlen të theksohet se mospëlqimi i publikut grek për Fidias, më tepër se shoqëria e tij me Elon Musk, mendohet se ka për bazë deklaratat kontroverse të Fidias, i cili njohu realitetin e “pushtimit turk të Qipros”, çka i revoltoi në masë grekët.

Gazeta greke thekson edhe faktin se Beleri është i dënuar me burg në Shqipëri për blerje votash.

Eurodeputetja e Demokracisë së Re, Eliza Vozemberg ndërhyri, duke e përshkruar mbështetjen e Belerit për Panayiotou si një “zgjedhje personale” që “nuk përputhet me qëndrimin politik të Eurogrupit të Demokracisë së Re”.

Vitin e kaluar, Fidias Panayiotou ngjalli zemërim në Japoni dhe u detyrua të kërkonte falje pasi postoi një video në YouTube ku shfaqej duke mos paguar biletën e trenit dhe si dhe u largua pa paguar faturën e mëngjesit në hotel me pesë yje.

Shuruρi ma g.jik i koΙΙës me shegë dhe mjaltë/ Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar.

Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin.

Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën e lirë që të zgjasë edhe gjatë natës duke shkaktuar trazira të tjera në organizëm.

Kolla mund të kurohet mjaft mirë me kura natyrale të cilat janë po aq efikase sa medikamentet që merren në farmaci.

Vlerat E Shegës Kundër Kollës

Gjethet, lulja, lëkurat dhe kokrrat e shegës kanë vlera kuruese për të gjithë organizmin.

Lëngu i shegës ka një efekt shumë mirëbërës për fytin dhe rrugët e frymëmarrjes.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ky lëng është shumë i pasur me vitaminë A dhe C të cilat fuqizojnë imunitetin.

Përveç pastrimit të rrugëve të frymëmarrjes, shega është mirëbërëse edhe kundër kollës.

Shurupi I Kollës Me Shegë Dhe Mjaltë
Ekspertët e mjekësisë alternative rekomandojnë përzierjen e lëngut të shegës, xhenxhefilit dhe mjaltit për përgatitjen e një shurupi krejt natyral kundër kollës.

Për përgatitjen e kësaj kure ju nevojiten:

1 lugë gjelle me lëng të freskët dhe natyral shege i shtrydhur
1 lugë gjelle me lëng të freskët xhenxhefili i shtrydhur
1 lugë gjelle me mjaltë.
Të gjithë përbërësit përziejini mirë deri sa të formoni një shurup të njëjtrajtshëm.

Këtë shurup duhet ta pini 3-4 herë në ditë nga një lugë çaji.

Mund ta përsërisni për disa ditë.

Shega, xhenxhefili dhe mjalti janë përbërës natyralë dhe të shëndetshëm. Bashkimi i tyre në këtë shurup shkurton kohëzgjatjen e kollës dhe zbut sekrecionet dhe ashpërsinë e saj.

Kjo kurë natyrale është e dobishme edhe për të rritur imunitetin, kuruar aneminë dhe bronshitin.

Shega rekomandohet edhe për kollën që prek fëmijët.

Për fëmijët mbi 2 vjeç, rekomandohet të përzieni sasi të barabarta të lëngut të xhenxhefilit, mjaltit dhe lëngut të shegës.

Ky shurup u duhet dhënë fëmijëve tre herë në ditë nga një lugë çaji.

Mjalti nuk rekomandohet për fëmijët nën 2 vjeç.

Muçi shënon supergol me Beshiktash, shikoni rrjetën e parë me Solskjaer në stol (Video)

Ernest Muçi ka tundur rrjetën në Turqi

Lojtari i Kombëtares shqiptare ka shënuar një supergol, teksa luhej minuta e 62-të kundër Kirklarelispor.

Dhe pse nuk pritej, Muçi lëshoi një goditje që befasoi mbrojtjen dhe portierin kundërshtar. Goli pati vlerë për të zhbllokuar takimnin, që vlen për raundin e dytë të Kupës së Turqisë.

Kjo ishte dhe rrjeta e parë për Muçin, që tashmë në stol ka trajner Solskjaer. Ky i fundit ka treguar që i beson sulmuesit shqiptar, i cili sot e nisi nga minuta e parë.

Goli i Ernest Muçit: (VIDEO)

“Mos e lë shoqen të bëjë palestër se duket si burrë”/ Aldo komenton Gjestin dhe Eglin: O p…

Dita e sotme ka qenë mjaft e qetë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, me ndonjë debat të vogël

Dita e sotme ka qenë mjaft e qetë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, me ndonjë debat të vogël.

Egli është përfshirë sot në një debat me Aldon dhe më pas me G-Banin. Ky i fundit ka shkuar te banorja teksa ajo po ushtrohej së bashku me Gjestin.

G-Bani i thotë Gjestit se po viktimizohet në lidhje me incidentin që pati me Gertën, ndërsa Eglit i thotë që të mos bëjë lojën e tij.

Në momentin që G-Bani po largohet, aty pranë vjen Aldo që komenton Eglin dhe Gjestin duke bërë palestër. Ai i thotë këngëtarit që ‘të mos e lërë shoqen të bëjë palestër se duket si burrë pastaj’.

Pjesë nga debati:

Aldo: O palaço

G-Bani: Klloun cirku

Aldo: Të erdhi shoqja që duket si burrë. Mos e lë shoqen të bëjë palestër se duket si burrë pastaj, edhe quhet Indrit, si i the. Ik o palaço

Egli: Edhe ai të hajë një copë bukë

Gjesti: Ça kanë bre

Egli: Ça do bëjë Aldo i shkretë

Sizmiologu që “trembi” shqiptarët, alarmon sërish grekët: Pritet tërmet I MADH në Santorini!

Sizmiologu kontrovers grek, Akis Tselentis, i cili u citua nga Ilir Meta se kishte parashikuar një tërmet apokaliptik në Shqipëri, pas atij të Durrësit, ka “goditur” sërish.

Këtë herë ai ka alarmuar grekët, duke deklaruar se në orët në vijim pritet një tërmet i madh në zonën pranë ishullit grek të Santorinit, që prej dy ditësh tashmë gjendet nën pushtetin e dridhjeve të vazhdueshme sizmike.

Sipas tij, zona sizmike po zgjerohet vazhdimisht në verilindje, ndërsa duket se është riaktivizuar thyerja e madhe e Amorgos, e cila shkaktoi tërmetin shkatërrues të vitit 1956. Aktiviteti sizmik tregon karakteristikat e një sekuence paratërmeti, që do të thotë se sa më shumë kohë kalon pa ndodhur tërmeti kryesor, aq më e madhe është madhësia e tij.

Kjo nuk është hera e parë që Tselentis bën deklarata të tilla, më herët ai ka pretenduar se ka parashikuar tërmetin shkatërrimtar që goditi në kufi mes Turqisë dhe Sirisë. Ai gjithashtu është përballur me gjyqe në të kaluarën për përhapje paniku me deklaratat e tij.

“Petalja e socialisteve” që u bë virale në rrjet merr vendimin e papritur për të ardhmen e tij (Foto)

Më 1 shkurt 2025, gjatë Kuvendit Kombëtar Rinor të Partisë Socialiste, i riu 19-vjeçar Dasho Veizaj mbajti një fjalim që tërhoqi vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Në fjalën e tij, Veizaj deklaroi: “Ne jemi petalet më të bukura të trëndafilit socialist që nuk venitet kurrë.” Kjo shprehje u bë shpejt virale dhe shkaktoi reagime të shumta në internet.

Pas publikimit të fjalimit, Veizaj u përball me një valë kritikash dhe komentesh negative në rrjetet sociale.

Për shkak të kësaj, ai ka vendosur të bllokojë komentet në llogaritë e tij sociale për të mbrojtur veten nga sulmet e mëtejshme.

Përveç angazhimit të tij politik, Veizaj është gjithashtu arbitër në kampionatin shqiptar të futbollit, duke treguar një përfshirje aktive në sport

Beleri bëhet rezil në Parlamentin Europian / Propozon Fidias-in për zv.kryetar komiteti vetëm sepse është…grek! Shkakton reagime të forta

Fredi Beleri është bërë protagonist i një situate të pakëndshme dhe konfuze në Parlamentin Europian, aty ku e ka katapultuar qeveria greke e Qirjako Miçotaqisit, pasi bëri burgun në Shqipëri për vjedhje votash.

Beleri ka propozuar për postin e nënkryetarit të Komitetit Special të sapokrijuar të Parlamentit Evropian “Mburoja për Demokracinë Evropiane”, Youtuberin dhe eurodeputetin qipriot Fidias Panajotu.

Por arsyeja për se ka propozuar pikërisht Fidiasin, është ajo çka ka shkaktuar konfuzion dhe kundërshti. Beleri ka thënë se Fidiasin e propozoi për nënkryetar për shkak se ai është grek.

Beleri i është kthyer ashpër edhe eurodeputetit Konstantinos Arvanitis, duke thënë se nuk kompleksohet nga deklaratat e tij. Nuk dihet se çfarë i ka thënë Arvaniti teksa e ka kundërshtuar.

“Në mbledhjen e sotme të Komitetit të Posaçëm të sapoformuar të Parlamentit Evropian “Mburoja për Demokracinë Evropiane”, u ngrit çështja e plotësimit të postit të zëvendëspresidentit. Nuk kishte asnjë kandidat nga Partia Popullore Evropiane. Zgjodha të mbështes deputetin e pavarur qipriot, Phidias Panayiotou, bazuar vetëm në origjinën e tij greke dhe asgjë më shumë. Komplekset e z. Arvaniti as më prek dhe as nuk më shqetëson”, është shprehur Beleri.

https://x.com/fredisbeleris/status/1886530250886303839?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1886530250886303839%7Ctwgr%5E307d3a650a5547bf563b0292050dea9e6d9e664c%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fpolitike%2Fbeleri-behet-rezil-ne-parlamentin-europian-propozon-fidias-in-per-zvkry-i84720

Mirëpo propozimi i Fredi Beleris ka ngjallur reagime. Nga ana e saj, Eliza Vozeberg dhe kryetare e Komitetit të Transportit dhe Turizmit, sqaroi në një postim përkatës se propozimi i Belerit ishte një zgjedhje personale “dhe nuk përshtatet në linjën politike të Eurogrupit të Demokracisë së Re”.

https://x.com/vozemberg/status/1886704643511631936?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1886704643511631936%7Ctwgr%5E307d3a650a5547bf563b0292050dea9e6d9e664c%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fpolitike%2Fbeleri-behet-rezil-ne-parlamentin-europian-propozon-fidias-in-per-zvkry-i84720

Zyrtare / Europiani “U-21” nis në Serbi, finalja në Tiranë

Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s i jep të drejtën Shqipërisë të jetë një nga vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 të vitit 2027.

Ky turne, i cili do të zhvillohet në qershor të vitit 2027, do të përfshijë 16 skuadra që përfaqësojnë talentet më të spikatura të futbollit të moshave në Europë, mes tyre edhe lojtarë që tashmë aktivizohen në ligat më të mira të kontinentit.

Si një nga vendet pritëse, Shqipëria do të ketë për herë të parë mundësinë që të përfaqësohet me brezin e saj të ri të futbollistëve U-21 në një turne madhor ndërkombëtar.