Një foto e publikuar nga vetë biznesmeni Redin Xheli në story ne Instagram ka ngritur dyshime mbi identitetin e partnerit të Danja Kokës, e cila aktualisht ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Në imazhin që po qarkullon, Danja dhe Redini shfaqen së bashku në Dubai, duke shijuar pushimet, çka ka shtuar aludimet se ai mund të jetë personi që ajo ka përmendur si partnerin që e pret jashtë.
Danja vetë ka pohuar brenda shtëpisë së “BBVIP” se ka dikë që e pret jashte, por a bëhet fjalë për Redinin apo për një tjetër person? Kjo mbetet ende e paqartë, ndërsa fotoja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet. Tifozët e reality show-t po presin me kureshtje nëse ajo do të japë një shpjegim për këtë pas daljes nga formati.
Nga ana tjetër, deputeti Sula thotë se ka asnjë merak për t’u bërë deputet dhe nëse PS fiton sërish, shprehet se do të largohet nga Shqipëria.
Anri Bala: Ta ka zënë vendin Meta.
Dash Sula: Ta marrë kush të dojë.
Anri Bala: Ta ka zënë Meta se ike në Verona.
Dash Sula: Ta zë kush të dojë, unë bëj detyrën si opozitar. E keqja është Rama, unë skam qëllim të bëhem deputet.
Anri Bala: Nuk e ke merak, që kandidatët e PD do kalojnë përmes një site, përzgjedhje nga anëtarësia, kurse Meta katapultohet nga 313 në listë të sigurt të PD. Edhe Dule e Mediu me shokë. Të duket e drejtë kjo?
Dash Sula: Ne nuk e dimë si do jetë marrëveshja. Unë them që ne sot si opozitë kemi nevojë për çdo votë opozitari, edhe në fund të botës. E mira është që gjithë forcat politike opozitare duhet të bashkohen bashkë.
Anri Bala: Edhe Basha?
Dash Sula: Nuk kam merakun tim për tu bërë deputet, sot Shqipëria është në udhëkryq. Nëse nesër fiton PS, mijëra do ikin, edhe unë do iki se nuk jetohet më.
Pas komenteve të shumta rreth paraqitjes së fundit nudo të Bianca Sensorit në tapetin e kuq të “Grammy 2025”, si dhe sjelljes së saj publike në përgjithësi, më shumë informacione për të kaluarën e gruas së Kanye West po dalin në dritë.
Sipas një raportimi të “Mirror”, babai i Censory kishte qenë i burgosur në të kaluarën, për trafik heroine dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa xhaxhai i saj është një vrasës famëkeq i botës së krimit. Arkitektja 30-vjeçare dhe modelja e “YEEZY” ditët e fundit është bërë kryefjalë, teksa këtë fundjavë pasi u shfaq në Grammy 20254 ajo kaloi në tapetin e kuq e veshur me një pallto të gjatë gëzofi, të cilën më pas e hoqi duke nxjerrë në pah një fustan transparent ku i dukej çdo pjesë e trupit.
Që kur u martua me Kanye në vitin 2022, Bianca ka adoptuar zgjedhje gjithnjë e më të guximshme veshjesh, gjë që po shkakton shqetësim si tek fansat ashtu edhe tek familja e saj.
Prindërit e saj thuhet se janë të shqetësuar për të prej disa kohësh. Në fillim të vitit 2024, pati raportime se babai i saj, Leo Censori, donte të takohej me Kanye për të diskutuar .
Leo censori , i cili është përshkruar në raportet e shtypit të huaj si një gangster për shkak të historisë së tij kriminale, i kërkoi West të udhëtonte në Australi për një takim privat, sipas raportit, në vitin 1982, ai u dënua për posedim heroine dhe u dënua me pesë vjet në burg, me një afat minimal prej tre vitesh. Përveç kësaj, ai raportohet se ka dënime për armëmbajtje dhe municione.
Megjithatë, ai nuk është i vetmi anëtar i familjes së tij me histori kriminale. Vëllai i tij, Eris Sensori , ishte një vrasës famëkeq i botës së krimit, i quajtur “Al Capone i Melburnit”, sipas MailOnline.
Fillimisht ai u dënua me vdekje për vrasje, por dënimi iu ndryshua me burgim të përjetshëm. Megjithatë, siç thuhet në raport, vëllai i madh i Leos, Edmondo , është dënuar gjithashtu në Victoria për sulm ndaj oficerëve të policisë, sulm, vjedhje dhe kërcënime.
Mirror ka kontaktuar me përfaqësuesit e Biankës për koment, por askush nuk është përgjigjur. Ndërkohë, familja e saj thuhet se është e mërzitur me zgjedhjet e saj të fundit të veshjeve, me babain e saj që më parë e kishte akuzuar Westin se e kishte kthyer atë në ” një figurë të lirë dhe të tregtueshme “.
Në fund të vitit të kaluar u përfol se çifti ishte ndarë, por pak më pas thashethemet u mohuan duke u shfaqur së bashku në momente romantike në Tokio të Japonisë. Thashethemet qarkulluan vetëm një ditë para se çifti të fotografohej sërish në publik, por prindërit e Biankës u ndjenë të “mashtruar” nga zhvillimet, pasi besonin se ajo po përgatitej të divorcohej.
“Prindërit e saj janë të shokuar nga ajo që po shohin, ata ndjehen të mashtruar sepse Bianca u kishte thënë se po bëhej gati të largohej ,” tha një burim për MailOnline në nëntor.
“Ata nuk mund të kuptojnë se çfarë po ndodh dhe mendojnë se ajo po kontrollohet,” ndërsa një burim tjetër tha se familja e saj po ndihet shumë konfuze për situatën, shkruajnë mediat e huaja.
Donald Trump tha sot se dëshiron të negociojë një “marrëveshje” me Ukrainën, në mënyrë që Kievi të ofrojë një “garanci” për tokat e tij të rralla, mineralet e përdorura gjerësisht në elektronikë, në këmbim të ndihmës së SHBA.
“Ne po përpiqemi të gjejmë një marrëveshje me Ukrainën ku ata mund të ofrojnë si kolateral tokat e tyre të rralla dhe gjëra të tjera në këmbim të asaj që ne u japim atyre”, u tha presidenti amerikan gazetarëve në Zyrën Ovale, duke theksuar se Ukraina është e gatshme ta bëjë këtë.
Në lidhje me Gazën, presidenti amerikan deklaroi se nuk ka “asnjë garanci” se armëpushimi do të zgjatet në Gaza, në prag të një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
“Nuk kam asnjë garanci se paqja do të zgjasë”, tha ai, përpara se i dërguari i tij i posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, i cili ishte pranë tij, të shtonte: “Ka zgjatur deri më tani, dhe ne sigurisht kemi shpresë, për të arritur pengjet dhe të shpëtojmë jetë dhe arrijmë, shpresojmë, një zgjidhje paqësore për të gjithë këtë.”
Xheneta Fetahu, një prej banoreve më të diskutuara të Big Brother-it, ka folur për herë të parë për raportin e saj me Gjestin, një tjetër banor që tani është pjesë e Big Brother Vip Albania.
Xheneta tregon se fillimisht kishte qëllime të qarta për pjesëmarrjen e saj në Big Brother, por gjithçka ndryshoi kur ajo takoi Gjestin.
“Rrugëtimi jem në fillim u kanë i planifikum, i kam pasur qëllimin e mija të qarta. Tash unë kur e pashë tipin e Gjestit, mua më qetësojke, krejt stresin që e kisha ma shlirojke, me atë shpirtin e tij fëmijëror, por pastaj nisi me më bezdis për sjelljet se kur u dufke me fol seriozisht nuk folke”.
“Unë asnjëherë nuk e kam mendu pjesën që ai nuk ka me qenë në shtëpi se u bë shumë I fuqishëm brenda në lojë. E mendoj fillim kohën kur su doke fare si lojtar, doli i pa preferuar, kur I kam fol shumë me u aktivizu, jam përla qëllimisht se kam mendu që është i rrezikum”
Ish-banorja u pyet për pjesëmarrjen e Gjestit në Big Brother Albania 4, ajo u shpreh shumë e zhgënjyer dhe e lënduar për faktin se ndjenjat e tij ndaj saj nuk kanë qenë të sinqerta.
Xheneta u shpreh se një person që dashuron nuk mund të bëjë të njëjtat gjëra me një person pas vetëm 10 ditësh.
“Jam e shokume edhe zhgënjyme e lënduar veç për faktin se kom pas dyshime në raport me te.
Ndjenjat e tij ndaj meje nuk kanë qenë të sinqerta nëse një person dashuron nuk munet mas 10 dite me shku mi ba të njëjtat gjëra si me mu.
“Loja është e përsëritur më vjen keq nëse edhe një femër bie viktimë sikur unë. Qekjo më bën të lendume, edhe kur vendosa mos mi dhanë shanse nuk ka pas asnjëherë qëllimin me më dhanë siguri brenda meje”, tha ajo.
“I kam parë të gjithë lajmet. Më vjen keq për njerëzit që mendojnë se unë i shfrytëzoj për famë. Në asnjë story nuk ka mu përmend emri i tij. Ishalla e shoh sa më lart.
Kur ai e ka mbyll lidhjen me mu edhe e ka përmend “u kry çdo sen” nuk ka pas nevojë më përmend në një format tjetër. Nuk i besoj aspak dhe është personi i fundit që mundet me pas kontakt me mu”
Ajo thotë se i ka ndjekur të gjitha lajmet për këtë histori dhe se ndjehet keq për ata që mendojnë se ajo ka shfrytëzuar marrëdhënien për famë.
“Nuk kam qejf asnjë femër të lëndohet sepse kur një djalë viktimizohet për ndjenjat e tij, s’mundet ai djalë me shku me u sill njësoj me dikë tjetër”, tha Xheneta duke iu referuar lojës së Gjestit me Eglin në BBVAL
Ishulli grek i Santorinit është në gjendje alarmi pasi rritja e aktivitetit sizmik ngriti shqetësime për një tërmet potencialisht të fuqishëm. Autoritetet greke urdhëruan masa paraprake edhe në disa ishuj të afërt të Detit Egje, pasi më shumë se 200 tërmete nënujore u regjistruan në zonë gjatë ditëve të fundit.
Gazetari Edmond Guri thotë se situata në ishullin grek është kritike për shkak të tërmeteve të njëpasnjëshme të forta, ndjekur nga shumë të tjerë me magnitudë më të vogël. Shqetësuese, sipas tij, është gjithashtu se tërmetet e shumta mund të “zgjojnë” edhe aktivitetin vullkanik.
“Situata në Santorini është kritike. Janë marra masa, janë dërguar forca të shtuara. Aktiviteti sizmik është shqetësues. Janë me dhjetëra tërmete të një magnitudë të lartë, një aktivitet ky që nuk është vënë re viteve të fundit. Ajo që është shqetësuese është dendësia e tërmeteve ngjall shqetësime për zgjimin e vullkanit. Është kërkuar që qytetarët të mos afrohen rreth porteve, anijeve u është kërkuar të largohen nga portet. Ushtria është në gadishmëri për një evakuim të mundshëm.“, tha Guri.
Eksperti i sizmiologjisë Rrapo Ormeni tha se Shqipëria nuk rrezikon nga seria e tërmeteve në ishullin greke për shkak të largësisë.
“Shqipëria nuk rrezikon fare se është qindra kilometra nga kjo zonë. Nuk rrezikohet edhe nëse do kishim një tërmet të forta. Largësia e tyre është e tillë që efekti i tyre nuk ndihet.”, tha Ormeni duke përjashtuar mundësinë e goditjes së një tërmeti më të fortë.
Mbrëmjen e djeshme, gjatë dasmës së organizuar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania mes Jozit dhe Loredanës, Rozana nuk ishte prezente në ceremoni. Ky veprim shkaktoi një valë reagimesh mes banorëve, të cilët e kritikuan ashpër.
Jozi, e revoltuar nga sjellja e saj, u shpreh: “Unë e marr çdo gjë seriozisht në këtë lojë. Nuk mund të kem unë fytyrën e asaj, sepse ajo është shpirtligë. I di ligësitë që ka brenda ajo. Edhe po të kishte ardhur, edhe po të kishte ndenjur ashtu siç duhej, nuk do të kishte kërcyer dhe do të ishte marrë me thashetheme”.
Ndërkohë, Indriti e sugjeroi që të largohej nga shtëpia, duke thënë: “Ajo më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur, sepse nuk është për këtë punë. I ka hyrë turiri shtrembër duke bërtitur”.
Gerta, nga ana tjetër, e cilësoi sjelljen e Rozanës si të çuditshme: “Ajo bën si e shfazuar”. Jozi e mbështeti këtë mendim, duke shtuar: “Duhet ta çojmë ndër djaj, të qetësohet pak”.
Gerta më tej komentoi momentin e hyrjes së Rozanës: “Nuk e di si është parë nga jashtë, por grupi ‘Fisnikët’ ishin aty dhe kjo erdhi ashtu (bën me gisht siç ka bërë Rozana). Është vetë artiste.” Jozi dhe Gerta u shprehën se pas ardhjes së Rozanës, grupi ‘Fisnikët’ u largua.
Indriti përfundoi me një deklaratë të fortë: “Edhe sikur të mos kem asnjë pikë respekti për ty, vetëm për atë fabulën që ka ajo gjë, për respektin e Vëllait të Madh dhe për shpenzimet që janë bërë, një organizim aq i madh ku thirret një grup legjendar si Fisnikët, nuk mundi të hapte derën dhe të thërriste Gertën, por hyri me protagonizëm”. Banorët janë të mendimit se reagimi i Rozanës ishte i tepruar dhe dramatik, duke shkaktuar tensione dhe duke prishur atmosferën festive të dasmës.
Të pashpresë, të përlotur dhe me zemrën e thyer, kështu kanë qenë mjekët para trupit të 3-vjeçarit mëngjesin e sotëm (4 shkurt) spitalin në Pagni në Greqi.
Në orët e para të mëngjesit ka përfunduar procesi i marrjes së organeve të vogëlushit, i cili një ditë më parë mësoi vdekje të trurit si pasojë e dhunës barbare të ushtruar nga nëna dhe partneri i saj.
Para se të fillonte procesi i heqjes së organeve të engjëllit tgë vogël, mjekët mbajtën një minutë heshtje në kujtim të vogëlushit që u humbi jetën padrejtësisht.
Zemra e të voglit do të shkojë në Gjermani për të shpëtuar jetën e një tjetër fëmije, ndërsa veshkat në Athinë.
Sipas mediave të huaja, dy ambulanca të shoqëruara nga makinat e patrullës së Policisë shkruan drejt aeroportit të Heraklionit, duke transportuar zemrën dhe veshkat e vogëlushit Angelos.
Zemra do të transferohet në një spital në Berlin, ndërsa veshkat janë marrë nga një ekip mjekësh në Athinë. Sipas informacioneve ata do të transferohen në Nekrologjinë e Hipokratit të Selanikut.
“Një minutë heshtje” nga ekipet kirurgjikale, si një homazh i vogël për engjëllin e vogël, që u dha jetë bashkënjerëzve tanë të sëmurë. Falenderime të përzemërta për Administratën, ICU-në e Fëmijëve dhe gjithë stafin e Pa.GN. Heraklion, si dhe Prokurorinë e Shkallës së Parë Heraklion, për bashkëpunimin e shkëlqyer.
Respekt i jashtëzakonshëm për gjyshen e vogëlushit për vendimin e saj për të dhuruar. “Shpresojmë që ky akt t’ia lehtësojë dhimbjen e patregueshme”, thuhet në një postim të Organizatës Helenike të Transplantit.
Kur të dalë në Prime me ty dua të dalë me debat të fortë.
Valbona në debat me Gjestin: “Mua nuk ma fut dhe as nuk ma rras njeri…”! G Bani:
Ik ore fëlliqësirë, a ke njerëz a nuk ke njerëz. Kush të ka rritur ty. Nuk ke lënë vajzë pa përfolur. Çfarë edukate ke ti. Mos ma luaj mua rolin e viktimës. Maskara, rob i fëlliqtë. Fitoje ti BBV dhe le të penalizohem unë.
“Po mor gomar po, meqë kështu e ke cilësuar veten se na plasi ne për PS-në dhe për ty”, ka qenë ky komenti që Kryeministri Rama ka zgjedhur që t’i kundërpërgjigjet përmes komunikimit “Sy m’Sy” me komentuesit në rrjetet sociale.
Rama thotë se nuk e ka problem të cilësohet me këtë fjalë pasi gomari është kafsha që është ngarkuar për ta çuar ngarkesën në destinacion. Kryeministri shprehet se ka marrë ngarkesë për ta çuar Shqipërinë në majën ku është Europa, në BE.
“Po mo ashtu e kam cilësuar veten dhe nuk e kam problem fare sepse gomari është kafsha që ka mbajtur perëndinë në kurriz. Nga ana tjetër është kafsha që është aty për ta ngarkuar dhe për çuar ngarkesën në destinacion dhe jam shumë i qetë që të ma kujtosh këtë fakt sepse jam këtu për të çuar ngarkesën në destinacion. Ngarkesën që kam marrë për ta çuar Shqipërinë aty ku e kanë dashur të gjithë ata që nuk janë më dhe aty ku e thotë amaneti i të parëve tanë, në majën ku është Europa dhe për ta vënë flamurin e Shqipërisë në rresht me 27 flamujt e tjerë, nuk diskutohet se do e çoj po aty dhe pastaj le ta marrë brezi i ri”, thotë Kryeministri Rama.