Brenda pak minutash dy tërmete në Greqi, sizmiologët frikë për tërmet më të madh

Gjashtë tërmete mes orës 06:15 dhe 07:05 të mëngjesit të sotëm, janë regjistruar në Amorgos dhe Anafi.

Sipas mediave greke, një tërmet i fortë me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter, u regjistrua 14 km në juglindje të Arkesinit, Amorgos, me një thellësi fokale prej 5 km.

Sekuenca sizmike në 24 orët e fundit

Në një njëjtën zonë, u regjistrua edhe një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter.

Ndërkohë, njerëzit vazhdojnë në largohen nga Santorini. Në të gdhirë, porti i ishullit ishte i mbushur me njerëz, pasi shumë familje prisnin të hipnin në anije për në Pire.

Sipas të dhënave të fundit, mbi 9 mijë persona (banorë dhe turistë) janë larguar nga ishulli.

Kostas Papazachos, profesor i gjeofizikës, e përshkroi sekuencën sizmike midis Santorinit dhe Amorgos si “të vështirë”.

Është diçka e paprecedentë për Greqinë, theksoi Papazachos.

“E paprecedentë sepse nuk ka tërmet kryesor”.

Në fakt, siç tha ai, sekuenca sizmike tregon ardhjen e një lëkundjeje më të fortë.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 04 shkurt 2025, dollari amerikan, blihet me 95.8 lekë dhe shitet me 97.2 lekë.

Euro, blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.7 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.5 lekë, ndërsa në shitje me 105.8 lekë.

Paundi britanik, blihet me 118.2 lekë dhe shitet me 119.7 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65.4 lekë, ndërsa në shitje me 66.7 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 4 Shkurt 2025

Dashi

Dashura: Një ditë e mrekullueshme për dashurinë, nuk mund të presësh që të jesh në krahët e të dashurit/ës tend/e. Gjithashtu do të jeni në dispozicion për të dëgjuar këshillën e tij/saj. Një qiell i nxehtë pozitiv njofton risi sentimentale për beqarët, shumë prej tyre do të takojnë shpirtin e tyre binjak.

Puna: Sot do të keni ide shumë të qarta për qëllimin profesional që keni vendosur vetë.

Demi

Dashuria: Falë pranisë qetësuese të Venusit ju jeni në gjendje të rikrijoni atmosferat harmonike rreth jush. Gëzoni gëzimet e zemrës dhe nisuni në projektet e ardhshme të çifteve. Zemrat e vetmuara do të zbulojnë se ata kanë një admirues të fshehtë.

Urani favorizon investimet financiare që mund të sjellin fitime. Gjithmonë kontrolloni llogarinë tuaj bankare.

Binjakët

Dashuria. Mërkuri dhe Venusi ende nuk buzëqeshin me ju, prandaj pritni përpara se të besoni dikë që e njihni në internet. Nëse nuk ndiheni gati për të jetuar një histori të rëndësishme, kjo nuk do të thotë që ju jeni të pandjeshëm. Asnjë lajm për beqarët.

Puna: Yjet ju bëjnë thirrje të ndiqni pasionet tuaja duke u përpjekur t’i ktheni ato në mundësi të mundshme të karrierës.

Gaforrja

Dashuria: Ju jeni plot me projekte dhe të projektuar drejt të ardhmes, por mos shpejtoni shpejt do të arrini të përcillni qëllimet dhe dëshirat tek partneri/ja juaj, duke ringjallur tërheqjen dhe zjarrin që ishte në rrezik të shuhet. Shkathtësia e madhe do të lejojë beqarët të bëjnë njohjet e duhura.

Puna: Nëse jeni duke kërkuar një profesion që ju lejon të shprehni potencialin tuaj, mos hiqni dorë nga vështirësitë e para.

Luani

Dashuria: Sot, ndaluni të dëgjoni atë që të tjerët kanë për të të treguar, mund të zbulosh sugjerime me të vërtetë të dobishme. Megjithatë, mos e përzieni ndjenjën dhe arsyen. Beqarët do të duhet të lënë të shkojë dhe të shkëputen nga problemet e jetës së përditshme, duke i dhënë shtysë të re dashurisë.

Puna: Lajm i madh po vjen në punë, veçanërisht nëse ju merrni mundësitë më të mira që do t’ju paraqiten.

Virgjëresha

Dashura: Me Venusin në opozitë është më mirë të kufizoheni dhe të mos imagjinoni. Sot është e nevojshme t’i jepet përparësi emocioneve që vijnë nga zemra, në vend që të përqendroheni në diskutimet e zakonshme. Marrëdhënie miqësore dhe të lumtura janë në rrugë të drejtë edhe për beqarët.

Puna: Vazhdoni me aktivitetet e zakonshme dhe braktisni tundimin për të bërë investime që mund të jenë të rrezikshme.

Peshorja

Dashuria: Mos e nënvlerësoni ndikimin e Mërkurit, lëvizja e tij e paqartë do të bëjë që ju të besoni se jeni të drejtë kur jeni të gabuar. Çifte të qëndrueshme po kërkojnë stimuj të rinj për të forcuar lidhjen, ndërsa zemrat e vetmuara do të duhet të merren me situata të reja.

Puna: Shikoni më shumë me kujdes nëse jeni duke kërkuar oferta të reja pune. Mundësitë mund të jenë në dorën tuaj.

Akrepi

Dashuria: Sot ju shpesh do të jeni në një humor të mirë, në dashuri një Venus i butë ju ndihmon për të hedhur situata negative prapa jush. Është një moment magjik për jetën e dy fëmijëve. Ka shumë mundësi emocionuese për zemrat e vetmuara për të takuar dikë të veçantë.

Puna: Disa mosmarrëveshje me kolegun mund t’ju vënë në një gjendje të keqe. Mundohuni të qëndroni të qetë dhe të përqëndroheni në qëllimet tuaja.

Shigjetari

Dashuria: Përfitoni nga favoret e Mërkurit dhe Diellit për të zgjidhur çështjet e zemrës. Megjithatë, sot ju do të gjeni dimensionin tuaj vetëm në vetmi. Beqarët mund të përfshihen nga një valë e papritur e pasionit, duke favorizuar histori.

Puna: Sot ju do t’i përmbushni detyrat tuaja shkëlqyeshëm dhe nuk do të ndikoheni nga sulmet agresive të kolegëve.

Bricjapi

Dashuria: Falë një dialogu të mirë dhe mbështetjes pozitive të Mërkurit, lehtë mund të zgjidhni disa çështje familjare. Mbrëmje plot pasion me personin e zemrës. Së shpejti mundësi të ëmbla për beqarët që kërkojnë dashuri.

Puna: Ju do të keni mundësi për të zhvilluar ide interesante, por që kërkojnë përpjekje dhe vendosmëri.

Ujori

Dashuria: Me magjinë tuaj magnetike, asgjë nuk do të mohohet sot dhe sigurisht jeta në çift do t’ju japë shumë kënaqësi. Pozitiviteti i fortë i Venusit dhe i Jupiterit do të bëjë çdo moment tuajin magjik! Beqarët mund të përfitojnë nga momenti i duhur për të pushtuar këdo që ata duan.

Puna: Marrëveshjet e favorshme dhe investimet financiare janë ato që yjet paraqesin sot, kështu që merrini seriozisht.

Peshqit

Dashuria: Edhe sot, dashuria ju jep aq shumë mundësi për të konsoliduar marrëdhëniet, mos i lini ato të ikin. Mundohuni të shprehni pak më shumë emocionet tuaja. Beqarëtduhet të jenë të kujdesshëm për të mos gabuar një miqësi të thjeshtë për një pasion të madhe.

Puna: Yjet ju bëjnë shumë të kujdesshëm të mos nënshkruani kontrata të paqarta

“Edhe ujin e blejnë me kartë”, Karamuço tregon si ka ndryshuar jeta e prokurorëve të SPAK: S’bëjnë asnjë lëvizje të…

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaruar se prokurorët e SPAK kanë një jetë dhe sjellje shumë më ndryshe se më parë.

Sipas tij, për shkak të presionit publik dhe mediatik, ata tregohen të jenë sa më korrekt. Ai ka treguar dhe një episod në aeroport me dy prokurorë.

“Unë kam pasur kontakte me dy prej tyre, shumicën i kam njohur dhe më parë. I shikoj që kanë mbi vete një peshë përgjegjësie të lartë. Për shkak të punës dhe opinionit publik. Ka disa që nuk i dëgjojnë lajmet, por janë në përballje të pritshme me median e gazetarët. Ata kanë mes tyre dhe një lloj konkurrimi. Por që kur nga koha kur i ka njohur zoti Beci, ata kanë ndryshuar shumë. Kanë hyrë në një proces disiplinimi. Në një grup që ishim bashkë me dy prej tyre, në aeroport, punonjësja na la prioritet të kalonim te shërbimet e biznes class. Të gjithë lëvizëm, por ata jo. Sakrifikuan të rrinin gjysmë ore. Blerjet që i shikoja. Me kartë blinin çdo gjë, edhe ujin. Që të sigurohej transaksioni bankar. Sepse kanë qenë shumë të sulmuar dhe janë në syrin e ciklonit. Janë akuzuar dhe janë më korrekt se çduhet. Kanë filluar të vetëdisiplinohen të gjithë, nuk më kap dot pa mendje askush. Kjo si duket ka kosto dhe për ta, emocionale dhe shpirtërore. Kjo është jeta e tyre”, tha ai.

Rama: Në shkollat 9-vjeçare do të fusim edhe ushqimin e drekës!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se një ndër projektet e reja në Bashkinë e Tiranës, do të jetë nisma për ofrimin e ushqimit të drekës në shkollat 9-vjeçare.

Sipas Ramës, ky është një program që synon të ndihmojë familjet dhe të krijojë një komunitet më të fortë social mes fëmijëve.

Planet e Trump për të mbyllur USAID, punonjësit e Selisë Qendrore në Uashington njoftohen papritur të mos paraqiten në punë Ai u shpreh se një nismë e tillë do të lehtësojë jetën e prindërve, duke shtuar se kjo do të ndihmojë edhe në aspektin financiar familje të cilat kanë vështirësi financiare.

“Do vëmë në jetë dhe projektin më të ri të përbashkët mes qeverisë dhe bashkisë që në shkollat 9-vjeçare të fusim edhe ushqimin e drekës. Dhe të krijojmë mundësinë për të pasur më shumë komunitet, në sensin më shumë jetë të përbashkët edhe sociale mes fëmijëve, për të pasur më shumë aktivitete që prindërit në momentin që lënë fëmijën në mëngjes në shkollë, të mos e kenë kokën mbrapa dhe të mos detyrohen pastaj, të merren vesh me njëri tjetrin, kush do e lërë punën për të shkuar për ta marrë fëmijën për ta çuar në shtëpi etj, etj, po të bëjnë punën e tyre me orë të plota dhe nga ana tjetër patjetër dhe për të lehtësuar nga pikëpamja financiare një pjesë të familjeve që nuk e kanë shumë të lehtë jetën e tyre të përditshme ekonomike”, theksoi kreu i qeverisë.

Zbulohet partneri që Danja e ‘Big Brother VIP’ ka jashtë shtëpisë (Foto)

Një foto e publikuar nga vetë Redin Xheli në story ne Instagram ka ngritur dyshime mbi identitetin e partnerit të Danja Kokës, e cila aktualisht ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Në imazhin që po qarkullon, Danja dhe Redini shfaqen së bashku në Dubai, duke shijuar pushimet, çka ka shtuar aludimet se ai mund të jetë personi që ajo ka përmendur si partnerin që e pret jashtë.

Danja vetë ka pohuar brenda shtëpisë së “BBVIP” se ka dikë që e pret jashte, por a bëhet fjalë për Redinin apo për një tjetër person?

Kjo mbetet ende e paqartë, ndërsa fotoja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet. Tifozët e reality show-t po presin me kureshtje nëse ajo do të japë një shpjegim për këtë pas daljes nga formati.

Jetët personale të konkurrentëve në reality show-t zakonisht kthehen në temë diskutimi mes ndjekësve. Duka pasur parasysh që Danja ka qenë në qendër të vëmendjes për disa javë tashmë, ky zhvillim i fundit vetëm sa e thellon intrigën rreth saj.

Pjesëmarrësit e tjerë në BBVIP gjithashtu kanë treguar interesim dhe kuriozitet për identitetin e këtij misteri të ri dashurie, duke shtuar edhe më shumë tensionin në shtëpi.

E rëndë/ Gjendet i pajetë në stacionin e trenit shqiptari, dyshohet se… (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më datë 1 shkurt në Strasburg të Francës. Mëngjesin e 1 shkurtit, policia franceze ka gjetur trupin e pajetë të një shtetasi nga Kosova.

Sipas mediave franceze, bëhet fjalë për 37-vjeçarin Sabit Haxhiaj. Raportohet se ai ka qenë duke fjetur në një strehë të stacionit të trenit të qytetit francez.

Një media lokale e Francës shkruan se Haxhiaj kishte pesë vite që kishte mbërritur në Strasburg. Haxhiaj kishte një mik dhe kalonte natën me të.

Pikërisht miku e gjeti trupin e pajetë të 37-vjeçarit. Një hetim po zhvillohet për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Burri nga Kosova kishte bërë një kërkesë urgjente më 24 janar për strehim, në Pikën e Pritjes së Solidaritetit të SNCF, por nuk ka marrë një përgjigje.

Videolajm/ Rri het me grus hte e karrige Luiz Ejlli?! Pamjet e sherrit në një club nate bëhen virale! 

Një video e një sherri në një club nate është bërë virale në rrjetet sociale, ku mediat pretendojnë se është këngëtari Luiz Ejlli.

Por kjo është hedhur poshtë dhe është përgënjeshtruar nga vetë artisti, i cili ka reaguar ashpër pas përhapjes së këtyre pamjeve.

https://streamable.com/e/w478j4?quality=highest

Na pamje duket një person me të bardha, i cili sulmohet me grushte dhe karrige dhe ku pretendohet se është Luiz Ejlli, por kjo është mohuar nga artisti.

Disa persona shihen duke sulmuar personin të veshur me të bardha dhe me flokë të lyer që presupozohet të jetë Luiz Ejlli.

Deklarata e Luiz Ejllit

“Kishte dalë një video mbrëmë ku supozohet se unë jam rrahur në një club a lokal. E lashë një herë me qëllim se desha të shoh a kanë dalë portale të reja që kanë qejf të hedhin baltë mbi mua dhe familjen time. Në të vërtetë ishin shumë. Janë shtuar. Nuk e di nëse i kam bërë ndonjë nder unë këtyre për ta bërë këtë punë. Gjithsesi më shqetësoi fakti se më mori nëna ime në telefon dhe tha: “U ka dalë një lajm, çfarë është ai lajm? Por, kur e pashë videon, e pashë që nuk ishe ti. Po çfarë janë këto lajme të pastë nëna”. Tani unë e kam marrë vesh që ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral, as nuk dini se çfarë është familja. Fshiheni pas asaj tastierës, shtypni çfarë t’iu dalë përpara. Unë kam një mijë punë me familjen time, me karrierën time. Mos më bëni të kthehem andej nga ju, se jo pas tastierës, por me u fsheh në fund të botës, unë e marr vesh kush je. Pastaj do thoni, o Luiz, o baba kthehu se bëmë shaka”.

VIDEO

Zarfi i Zi, Egla Ceno tregon se kush pritet të dal nga shtëpia

Egla Ceno ka reaguar për ngjarjen e djeshme (e hënë) që ndodhi në Big Brother VIP Albania.

Kjo pasi Gerta Gixhari i hodhi alkool në sy Gjestit dhe për këtë iu desh të intervenoj për në spital, teksa u largua për pak kohë edhe nga shtëpia.

Në lidhje me këtë ish-banori Julian Deda bëri një krahasim me një skenë me Egla Cenon që ndodhi vitin e kaluar.

Fituesja e Big Brother VIP Albania 3 reagoi po ashtu duke thënë se nuk kishte fare lidhje me të.

Megjithatë, ajo dha mendimin e saj duke shtuar që ky veprim ishte i dhunshëm dhe se Gerta duhet të largohet.

“Jam e sigurt që do të nxjerrin Gertën, ishte gjest i dhunshëm, nuk kishte lidhje fare fare me atë që ndodhi vjet, fare. Vjet unë jam përndjekur për të pirë alkool, mere mere, për të më nxjerr mua si pijanece dhe unë veprova si çdo të vepronte çdo grua tjetër, pije në kokë, shumë në paqe nuk pata agresivitet”, u shpreh ajo.

Tutje theksoi: “Këtë vit nuk kishte lidhje me Gertën, u fut aty për të prishur dasmën, u fut aty lagu Loredanën, ku hynte aty. Unë Gertën e kam pëlqyer vende – vende por gaboi, gaboi. Duhet të dali”.

I hapi rrugën Eglit/ Xheneta Fetahu heq dorë një herë e mirë nga Gjesti, bën veprimin e papritur (Foto)

Ka pak ditë që ka mbaruar edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova.

E pas përfundimit, Xheneta Fetahu e kuptoi se Gjesti ndodhet në Big Brother Albania pasi po e kërkonte vazhdimisht sa ishte brenda.

Ajo tani duket se i ka kuptuar të gjitha gjërat dhe për raportin e ri që ka nisur me Egli Takon.

Derisa po e ndiqte deri para pak ditësh, ish-konkurrentja duket se e ka larguar nga lista në Instagram.

E njëjta siç shihet ka vendosur që t’i lë të gjitha pas dhe të vazhdojë me jetën dhe angazhimet profesionale.

U tha po ashtu se do të hyjë në Big Brother VIP Albania, por që edhe kjo nuk ndodhi.

Pritet të shihet në vazhdim nëse do të ketë diçka të tillë, ndonëse Gjesti po vazhdon lojën e të jetë i preferuari i publikut.