Loredana e kurorëzuar jashtë shtëpisë së BBV 4? Rozana habit me deklaratën

Shtëpia e “Big Brother VIP 4” ka hyrë në një periudhë tensioni dhe përplasjeje pas dasmës që u zhvillua mes Jozi-t dhe Loredanës.

Megjithatë, dasma e tyre nuk ka kaluar pa probleme, pasi një debat i ashpër ka shpërthyer mes Gjestit dhe Gertës. Gerta ka hedhur dy herë birrë në fytyrën e Gjestit, duke ndezur shumë reagime mes banorëve të shtëpisë.

Për shkak të situatës, Gjesti u detyrua të largohej nga shtëpia për të marrë mjekimin e nevojshëm, por u rikthye pas pak orësh. Kur ai u kthye, kërkoi nga banorët të dinte se çfarë kishte ndodhur në mungesën e tij.

Në mes të këtij zhvillimi, Rozana vendosi të ndajë me Gjestin diçka që Loredana i kishte rrëfyer për jetën e saj.

Ajo e informoi Gjestin se Loredana është e kurorëzuar dhe e ndarë nga partneri i saj, por ende figurativisht e martuar. Kjo ka shtuar edhe më shumë mister dhe dinamika interesante në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Arrestohet nga policia greke këngëtari shqiptar

Këngëtari shqiptar Kristos Mastoras është arrestuar nga policia greke pasi po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Këngëtari është vënë në pranga gjatë natës, afër sheshit Omonia.

Gjithashtu policia ka konfirmuar se Mastoras kishte një nivel alkooli prej 0.83 mg.

Po ashtu bëhet e ditur se artisti shqiptar ka tentuar të largohet nga postoblloku, por është ndaluar nga forcat e rendit.

Mastoras është një këngëtar i njohur në Greqi dhe i dashur për publikun. Ai është me origjinë shqiptare, nga fshati Vodhinë i Dropullit të Sipërm në Qarkun e Gjirokastrës, por familja e tij u zhvendos në Greqi kur ai ishte 3 vjeç.

Maldini i Shqipërisë transferohet në formë huazimi te ekipi anglez

Ekipi anglez i Bromley ka nënshkruar me futbollistin shqiptar Maldini Kacurri nga Arsenali në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Mbrojtësi 19-vjeçar bëri debutimin e tij për ekipin e parë të Arsenal në një fitore 5-1 ndaj Bolton Wanderers në EFL Cup në shtator.

Kacurri kaloi kohë në ekipin e të rinjve te Bromley përpara se të transferohej në Fulham dhe më vonë në Arsenal.

“Është një vend i njohur për mua dhe jam i lumtur që jam kthyer”, tha Kacurri për faqen zyrtare të Bromley.

Kacurri ka përfaqësuar Shqipërinë në nivelet U17 dhe U19 dhe do të mbajë fanellën me numrin 35 për Ravens.

Berisha nga Berlini: Takova sot njeriun më të fuqishëm të Evropës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar këtë fillim jave me kandidatin për kancelar në Gjermani, Friedrich Merz.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka ndarë pamjet nga takimi të cilin e konsideron si shtrëngim i përzemër duarsh me njeriun më të fuqishëm të Evropës.

“Me Kacelarin e ardhshem te Gjermanise Friedrich Merz! Sot në Berlin, në Kongresin e 37-të të CDU. Kongresin e Fitores. Një shtrëngim i përzemërt duarsh me Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, njeriun më të fuqishëm të Europës, Friedrich Merz.

34 vite më parë, Kancelari Helmut Kohl do ishte Kryeministri i parë që do të takoja ne Bon! Ogur i bardhë për fitoren e opozitës!”, shkruan Berisha.

Elvana Gjata feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç bën këngëtarja

Sot, më 3 shkurt, këngëtarja Elvana Gjata feston ditën e lindjes. Ajo mbush 38 vjeç, e duhet pranuar se ngjan si një vajzë 20-vjeçare.

Në këtë ditë speciale, ajo ka zbuluar se këtë javë do publikojë dhe një projekt të ri muzikor, që flet për jetën e saj dhe sfidat që ka kaluar.

“Sot është ditëlindja ime dhe shikoj mbrapa në atë që kam kaluar… çdo moment, çdo sfidë, çdo mësim që më ka formuar të gjithë në atë që jam. “GRADA” është për mua një arsye për të festuar qëndresën që gjejmë edhe në momentet më të errëta. Pavarësisht se çfarë na hedh jeta, ne ngrihemi, mësojmë, bëhemi më të fortë dhe gjuajmë për yjet! “GRADA” #newmusicfriday #elvanagjata Vjen këtë të Premte!”– shkruan Elvana në ‘Instagram’.

Lëkundjet sizmike “shkundin” Greqinë, rrëshqitje dheu në Gjirin e Athinios

Lëkundjet e fuqishme që kanë goditur Greqinë ditët e fundit kanë shkaktuar probleme serioze në Gjirin e Athinios.

Sipas mediave të huaja, si pasojë e tërmeteve janë regjistruar rrëshqitje dheu, duke shkaktuar panik tek banorët dhe turistët në zonë.

Pamjet e publikuara tregojnë re të mëdha pluhuri që kanë mbuluar zonën pas rrëshqitjeve.

Për shkak të kësaj situate, autoritetet kanë vendosur të kufizojnë aksesin në tre zona të Santorinit për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Sizmologët raportojnë se aktiviteti sizmik në rajon është intensifikuar, me të paktën 10 lëkundje të regjistruara brenda një ore.

Situata po monitorohet nga ekspertët, ndërsa banorët dhe vizitorët janë këshilluar të jenë të kujdesshëm.

Gjyqi i dosjes ‘Metamorfoza’/ SPAK: Erzen Breçani përdori pinin e Nuredin Dumanit në Sky Ecc! Dëshmia e ish zyrtarit

Zbardhen detaje nga seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza 2”.

GJKKO pranoi gjykimin e shkurtuar për të pandehurit Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Besmir Murtati, Adrian Cenaj, Albert Prenga dhe Dedan Gjoni në këtë process, ndërsa çështja u nda për ish zëvendës drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçanin dhe ish efektiven e policisë, Jonida Babameto.

Erzen Breçani në sallën e gjyqit u shpreh se nuk mund të pranojë të gjykohet me provat e paraqitura nga SPAK.’

“Unë dua të gjykohem me procedurën e zakonshme. E njoh shumë mirë hetimin dhe në dijeninë time, ky që është pas meje, Bujar Ajeti që e njoh që kur ishim fëmijë, më pas edhe tek RENEA, në dijeninë time nuk ka qenë ky person në kërkim nga shteti shqiptar. Unë kam arsyet e mia pse unë nuk e pranoj gjykimin e shkurtuar.

Bujar Ajeti ka qenë i shoqëruar disa herë, ka kaluar kufirin me pasaportë. Unë kam ndjekur kriminelët gjithë jetën time, nuk kam përsë të përkrah këtë kategori tani. Nuk mund ta pranoj që unë të gjykohem me këto prova që janë paraqitur. Për akuzën e “pastrimit të parave”, as më ka shkuar në mend dhe as kam pastruar para. SPAK thotë vetë që nuk kemi mundësi financiare dhe është e vërtetë, paratë për hidrocentralin ia kemi marrë vëllait që ka 25 vite, me disa biznese”, citohet të ketë thënë Breçani.

Prokurori Vladimir Mara u shpreh se Erzen Breçani ka përdorur një pin në aplikacionin Sky Ecc që më parë e ka përdorur bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani.

Ndërkohë, gjykata i ka ndarë nga ky proces personat e tjerë që ndodhen ende në kërkim mes tyre djali i Erzen Breçanit, Eralbi, Ervin Mata, Artan Sulejmani dhe Bajram Grabova, të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej nëntorit të vitit 2023.

Disa nga të pandehurit, kërkuan ndarjen e çështjes nga të tjerët, kërkesë e cila nuk u pranua nga GJKKO.

Ky grup i strukturuar kriminal akuzohet për “trafik ndërkombëtar droge” në disa episode, “sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, “nxjerrje e informacionit sekret”.

Hetimet për këtë dosje u mbyllën në 6 gusht të vitit 2024 nga prokurori Vladimir Mara.

“Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moraΙ”, Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rri hej në klub

“Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral”, Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

Luiz Ejlli ka reaguar me zemërim pas një videoje të publikuar nga disa portale, ku pretendohej se ai ishte përfshirë në një rrahje në një klub nate.

Në një postim në InstaStory, këngëtari sqaroi situatën dhe shprehu zhgënjimin e tij për lajmet e pavërteta që po qarkullojnë rreth tij.

“Kishte dalë një video mbrëmë ku supozohet se unë jam rrahur në një klub, lokal, nuk e di çka është. E lashë njëherë me qëllim se desha të shoh a kanë dalë portale të reja që duan të mbajnë hall mbi familjen time, në të vërtetë ishin shumë që janë shtuar. Nuk e di çfarë i kam bërë një nder unë këtyre që ta bëjnë këtë punë. Gjithsesi, më shqetësoi fakti se më mori nëna ime në telefon dhe tha ‘ka dalë një lajm, çfarë është ai lajm, por kur e pashë videon, e pashë që nuk ishe ti, por çka janë këto lajme, të pastë nëna’”, tha ai.

Luizi vazhdoi duke sulmuar ata që përhapin lajme të rreme: “Tani unë e di që ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral, as nuk e dini çka është familja. Keni filluar kështu tash, nejse e dini vetë. Por fshihuni mbrapa asaj tastierës, shtypni çka t’ju dali para. Unë kam një mijë punë, me familjen time, me karrierën time. Mos më bëni të kthehem andej nga ju, se jo mbrapa tastierës, po të fshiheni në fund të botës, e kam vesh se kush jeni. Pastaj do të thoni: ‘O Luiz, o baba, kthehu se bëmë shaka’.”

Luizi ka bërë thirrje që të ndalet shpifja dhe manipulimi i informacionit, duke theksuar se ai do të vijojë punën e tij pa u ndikuar nga këto lajme.

“Βo mba” e shiut në Siçili! Në 4 orë ra shiu i një muaji, shkatërrime në zonën pranë Mesinës

Sicilia u përball me një bombë të vërtetë të motit.

Një stuhi e fuqishme ka shkaktuar përmbytje masiven në zone, duke detyruar ekipet e ndërhyrjes së shpejte të kryenin mbi 100 operacione për të shpëtuar qytetarët e tmerruar, që u bllokuan në banesat e tyre nga vërshimi i rrufeshëm i ujërave.

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytjeve në shumë zona, ku uji ka marrë përpara edhe makinat e parkuara.

Fshati sicilian i Zafferias pranë Messina u pushtua nga balta e mbeturinat. Reshjet e rrëmbyera të shiut që goditën rajonin, e në veçanti zonën jugore të qytetit sicilian, përmbytën gjithashtu pjesërisht edhe spitalin lokal atje.

Ndërkohë në zonën Furci Siculo, kryebashkiaku Matteo Francilia dhe këshilltari lokal Agatino Pistone shpëtuan vetë drejtuesin e një automjeti, cili ishte bllokuar në një nënkalim të përmbytur.

Burri u kthye në shtëpi nga zjarrfikësit që mbyllën rrugën shtetërore midis zonave Grotte dhe Calcare, ku një përrua tjetër, Savoca, kishte dalë nga brigjet e tij.

Përmbytjet në Siçili u shkaktuan pasi shiu i një muaji ra brenda vetëm 4 orësh, e nuk i la kohë banorëve të reagojnë./Top Channel

Gerta flet pas incidentit me Gjestin: Me birra lagemi në plazh (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, një incident ka ndodhur në “Big Brother VIP Albania 4”. Ka qenë Gerta Gixhari që i ka hedhur alkool në sy Gjestit, ku si pasojë edhe mori lëndime.

Ai u detyrua që të largohej nga shtëpia përkohësisht, për të marrë një trajtim më të duhur.

Gerta ka folur pas kësaj me banorët e tjerë në oborr, derisa po vazhdonin darkën e dasmës.

“Ndodhi ajo e shampanjës, ai erdhi këtu me gotën e birrës në dorë dhe ishte me sy në rregull pas asaj që ndodhi”, u tha ajo konkurrentëve që ishin aty.

“Kur i hodha birrën ra dakord vetë, unë ia hodha në mjekër jo në sy. Ja hodha nga poshtë. Tash unë nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit. Me birra alkool lagemi gjithë kohës në plazh”.

VIDEO