Shkencëtarët zbulojnë pse ndodhi tharja e Detit Mesdhe 6 milionë vjet më parë

Një studim i Institutit të Kërkimeve Franceze CNRS ka zbuluar shkakun e avullimit pothuajse total të Detit Mesdhe rreth gjashtë milionë vjet më parë, një fenomen që e ktheu atë në një lagunë të madhe kripe.

Rreth 83% e ujit të Mesdheut u avullua, çka shpjegon praninë e mbi një milion kilometra kub depozitash kripe në fundin e detit. Deri tani, shkaku i kësaj tharjeje të plotë ishte një mister, por studimi i ri hedh dritë mbi arsyet.

Duket se ngushtica e Gjibraltari, që lidh Oqeanin Atlantik me Detin e Mesdheut, ka qenë pothuajse e mbyllur për rreth 10,000 vjet, duke mos lejuar kalimin e ujit. Kjo ka shkaktuar avullimin e ujit, por kripa ka mbetur në sipërfaqe, duke formuar një kripore gjigante.

“Tërheqja e ujit nga Oqeani Atlantik e transformoi Detin e Mesdheut në një gropë të madhe kripore (para 5,97-5,33 milionë vjetësh),” thotë studimi.

Kjo ndodhi pasi ngushtica e Gibraltarit ishte mbyllur, ndoshta për shkak të aktiviteteve tektonike të larta.

“Gjatë këtij zvogëlimi ekstrem, pjesa lindore e Mesdheut humbi deri në 83% të volumit të tij të ujit, ndërsa disa zona të thella, si Joniku dhe Herodoti, mbetën të mbushura me ujë të kripur”, tregon studimi.

Përfundimisht, rreth 5,3 milionë vjet më parë, besohet se ka ndodhur një përmbytje e madhe, duke i rikthyer ujërat e kripura Mesdheut përmes ngushticës së Gjibraltarit.

“Shko ku je mësuar me 500 fe mra” – Agravon debati mes Laertit dhe Jozit: S’ke karakter! O p… (Video)

Ka agravuar debati mes Jozit dhe Laertit mesditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother Vip”, ku nuk kanë munguar as ofendimet mes tyre.

Aktori iu drejtua Jozit duke i thënë “shko ku je mësuar me 500 femra, unë jam mësuar me nënën time”. Mesa duke kjo ka nxehur gjakrat, ku këngëtari iu përgjigj duke e ofenduar me fjalën ‘o pis’ dhe ‘s’ke karakter’.

Në debat është përfshirë dhe Rozana, e cila i tha Laertit ‘Po merresh me një njeri që nuk di të lidhë dy fjalë’.

Laerti: Shko lexo ndonjë libër, ose më mirë vetëm këndo. Mos fol

Laerti: Ti ke vajtur me shumë femra. Me 500 femra. Ke marrë 500 femra nëpërkëmbë. More vesh!? A qenkam mashkull i poshtër unë? Se u përpuqa ta puthja? Ti më përqafojë deri dje dhe në ‘prime’ më the ‘je burrë i poshtër’.

Rozana: Ti po diskuton me një njeri që nuk ia vlen të diskutohet

Laerti: E di si shan ti? Ti shan si ato shtrigat në përralla. Nuk të kam sharë asnjëherë.

Laerti: Ti shko atje ku je mësuar, me ato 500 femrat, unë jam mësuar me nënën time.

Rozana: Po merresh me një njeri që nuk di të lidhë dy fjalë.

Laerti: Mua më the ‘o pis?”

Greqia ne ALARM/ Ishulli grek goditet nga dy tërmete në pak minuta, autoritetet paralajmërojnë për lëkundje më të forta

Dy tërmete të tjera, me magnitudë 4.7 dhe 4.5 ballë të shkallës Rihter, me një distancë prej pak minutash, kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Santorinit në Greqi, ndërsa është ngritur alarmi për një goditje edhe më të fortë.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti me magnitudë 4.7 Rihter ka ndodhur në SSE të Arkesinit, Amorgos, në një thellësi prej 14.9 km.

E dyta nga lëkundjet e fundit me magnitudë 4.5 Rihter, raportohet se ndodhi në të njëjtën zonë me një thellësi prej 13 km.

Ndërkohë, autoritetet në Greqi kanë marrë masat dhe kanë paralajmëruar banorët e ishullit të Santorinit të shmangin grumbullimet në ambiente të mbyllura, të mos qëndrojnë në banesa të vjetra dhe të mos tregojnë panik në rast të lëkundjeve sizmike.

Ky mobilizim vjen, pasi në këtë ishull në 48 orët e fundit janë regjistruar mbi 200 lëkundje sizmike, duke shkaktuar panik te qytetarët, autoritetet dhe shkencëtarët.

Epiqendra e lëkundjeve ka qenë kryesisht nga zona e Anhidros, një ishull i pabanuar pranë Santorinit, fakt që ngre shqetësime.

Një nga masat e rëndësishme të rekomanduara nga ekspertët është evakuimi. Bashkia e Santorinit ka vendosur çadra në ambiente të hapura të ishullit për të gjithë qytetarët.

Gledi prej 4 javësh në luftë për jetën në spital, i biri 10-vjeçar kërkon ndihmën tonë: Ju lutem, më shpëtoni babin!

Gledi ndodhet i shtuar në spital dhe ka nevojë për trajtim të specializuar që kërkon shpenzime të mëdha. Bëhet apel që të ndihmohet Gledi pasi ka edhe një djalë të vogël për të cilin duhet të kujdeset.

TË NDIHMOJMË GLEDIN TË MBIJETOJË DHE TË KUJDESET PËR DJALIN E TIJ TË VOGËL

Të dashur miq,

Po ju shkruajmë me një apel të shpejtë dhe me zemrën plot dhimbje.

Shoku ynë, Gledi, po kalon një periudhë të pafundme vuajtjesh pas një ngjarjeje të tmerrshme që i ka ndryshuar jetën përgjithmonë.

Gledi u plagos rëndë nga i dashuri i bashkëshortes së tij, në prani të djalit të tyre 9-vjeçar, dhe tani është në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Bashkëshortja e tij, në vend që ta mbështeste, e ka braktisur atë dhe djalin e tyre në momentin më të vështirë të jetës.

Gledi është i shtruar në spital, duke luftuar për jetën, dhe ka nevojë për trajtim të specializuar që kërkon shpenzime të mëdha, të cilat familja e tij nuk ka mundësi t’i mbulojë.

Por ai nuk po lufton vetëm për jetën e tij – ai po lufton edhe për të ardhmen e djalit të tij, një fëmijë i vogël që ka nevojë urgjentisht për babain e tij, për dashurinë, mbështetjen dhe udhëzimin që çdo fëmijë e meriton.

Ne ju lutemi, nëse keni mundësi, bëni një dhurim për Gledin dhe familjen e tij. Çdo kontribut, edhe ai më i vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh për ta.

Ju mund ta ndihmoni Gledin të mbijetojë, të rikthehet dhe të jetë aty për djalin e tij. Nëse nuk mund të kontribuoni financiarisht, mund të shpërndani këtë thirrje, për ta arritur sa më shumë njerëz të mundshëm.

Kjo është një betejë e madhe, dhe Gledi ka nevojë për mbështetje dhe dashuri. Le të qëndrojmë së bashku në këtë moment të vështirë dhe të tregojmë se si dashuria dhe solidariteti mund të sjellin shpresë edhe në periudha kaq të errëta.

Faleminderit nga zemra për çdo ndihmë që mund të ofroni. Në këtë moment të vështirë, çdo akt dashurie është një dritë shprese.

https://www.gofundme.com/f/per-gledin

“Jemi petalet e Partisë Socialiste”, kush është i riu që u bë viral në rrjetet sociale (Video)

Ditën e djeshme Forumi Rinor i Partisë Socialiste mbajti Kuvendin Kombëtar, ku një prej anëtarëve që mori më shumë vëmendje se të gjithë ishte i riu Dasho Veizajn.

Para bashkëmoshatarëve të tij socialistë, kryeministrit Edi Rama e veteranëve të Partisë Socialiste, ai nuk i “kurseu lavdet” e elozhet për rininë shqiptare e të majtët.

“Jemi petalet e partisë”, ishe një prej frazave të përdorura nga Veizaj në fjalimin e tij të djeshëm, frazë e cila ka bërë xhiron e rrjetit.

Por a e dini kush është ai? Një fakt interesant është zbuluar së fundmi. Mësohet se 19-vjeçari është pjesë e botës së futbollit ku dhe është një arbitër i kampionatit shqiptar.

Kujtojmë se ditën e djeshme 19-vjeçari tha se rinia është petalja më e bukur e trëndafilit socialist dhe se Partia Socialistë është forca politike që po ndërton Shqipërinë.

“Të dashur shokë dhe shoqe të Partisë Socialiste, ne jemi petalet më të bukura të trëndafilit socialist që nuk venitet kurrë.

Por unë nuk ika, por qëndrova sepse Shqipëria sot nuk është një vend i cili duhet të ikësh. Ne po e ndërtojmë Shqipërinë dhe po e mbushim me dije dhe vizion. Dhe kush punon? Ne punojmë! Dhe kush lufton? Ne luftojmë”, tha i riu socialist.

https://streamable.com/e/livmjn?quality=highest

Rregull i ri në rrugë, policia fillon bllokimin e mjeteve që pengojnë qarkullimin

Arben Bakalli me detyre komandant trafiku pranë komisariatit të qarkullimit rrugor në Tiranë thotë për se është hartuar një plan masash në lidhje me porosinë nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Mjetet që do konstatohen se zënë hapësirat publike do të bllokohen, Komandanti i Trafikut Arben Bakalli na sqaron të gjithë procesin në lidhje me këtë masë.

Proda tha se pret më shumë përmirësim të parametrave të sigurisë rrugore, shërbim sa më cilësor, që ta ndiejnë ndryshimin përdoruesit e rrugës dhe kjo nënkupton etikë në komunikim, ndjekje me përparësi të procedurave të aksidenteve, monitorim më të mirë të qarkullimit dhe sidomos të akseve rrugore që janë pranë shkollave.

Aksioni policor për bllokimin e mjeteve që zënë hapësirat publike, apo që pengojnë qarkullimin e lirë dhe rëndojnë trafikun ka nisur, më tej Komandanti Arben Bakalli ka dhe një apel për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve.

Pas ditëve me diell, rikthehen temperaturat e ulëta! Ja si parashikohet moti për këtë javë

Pas disa ditësh me mot me kthjellime e temperatura gati pranverore në vendin tonë, pritet depërtimi i masave ajrore të ftohta me origjinë veriore, me rezultat rënien e temperaturave, pa përjashtuar këtu ditët me mot të vranët shoqëruar me reshje shiu apo dëbore.

Në këtë mënyrë për ditën e Hënë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme me kthjellime.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët por lokalisht ato do të jenë me intensitet deri dhe mesatar.

Sipas SHMU, reshjet e shiut të herëpashershme por lokale dhe intensitet (kryesisht) të ulët vijojnë edhe për ditën e Martë deri në orët e mesditës më pas ka ndërprerje të tyre në të gjithë territorin.

Gjithashtu moti për ditën e Martë deri në orët e mesditës parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe më pas nisin kthjellimet duke filluar nga zona e veriut e në vijim në të gjithë territorin.

Për ditën e Mërkurë dhe atë të Enjte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura në rënie në orët e mëngjesit.

Ditën e Premte mbi vendin tonë pritet përsëri depërtimi i masave ajrore të ftohta dhe të lagështa me origjinë veriore. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Në orët e pasdites reshjet lokalisht do të jenë me intensitet deri mesatar ndërsa në relievet malore në veri dhe lindje reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

“Nëse lumturia e tij është Egli…”/ Gjesti i martuar jashtë BBVA? Gazetarja: E njoh unë, ja kush është ajo

Teksa kurreshtja është shumë e madhe për Diellzën e përmendur nga Gjesti, kjo çështje është diskutuar në Big Brother FanClub.

Të ftuar në studio, edhe Bled Mane edhe Erjola Doçi kanë shprehur dyshime nëse ajo ekziston me të vërtetë.

Doçi, në stilin ‘fol çka të bjen ndërmend’ ka thënë se Diellza mund të jetë dizajnerja dhe jo personazh real.

Ndërkohë, menaxhmenti i artistit kanë reaguar për programin duke thënë një version mbi ngjarjen.

‘Gjesti nuk ka qenë i martuar, madje nuk ka bashkëjetuar. Ka pasur lidhje të gjatë me vajzën në fjalë por nuk ka qenë diçka serioze siç është paraqitur në media’, thuhet mes tjerash në reagim.

Në reagim shprehet përkrahje sa i përket Eglit, nëse Gjesti ndjen me të vërtetë diçka për të.

Reagimin e plotë, shkëputur nga FanClub në mund ta lexoni në vijim.

Greqia në panik tërmeti, autoritetet alarm për qytetarët: Të mbyllen shkollat

Shteti grek ndodhte në një situatë paniku, për shkak të tërmeteve.

Autoritetet greke kanë njoftuar qytetarët se në ishullin Santorini, duhet të mbyllin shkollat, duke nisur që nga dita e hënë si dhe të shmangin grumbullimet e brendshme, shkak është bërë rritja sizmike gjatë ditëve të fundit.

Ditën e premte dhe të shtunë janë regjistruar lëkundje tërmeti me magnitudë 4.3, në zonën midis ishullit të Santorinit dhe Amorgos.

Sipas Ministrisë Civile, aktiviteti nuk ishte i lidhur me aktivitetin vullkanik, ndërsa kanë propozuar të merren masa paraprake dhe mbylljen e shkollave në datën 3 shkurt.

Sakaq, sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, lëkundje tërmeti me magnitudë 2.8 dhe 4.5 ballë janë ndjerë ditën e sotme, pa shkaktuar dëme.

“Po luan shumë keq”, Shqipe Hysenaj ‘demaskon’ Valbonën: Ka lidhje jashtë shtëpisë së BBVA, ja partneri i saj

Valbona e cila ndodhet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, dyshohet se është në lidhje jashtë.

Shqipja Hysenaj, opinionistja e “Fun Club” tha se Valbona ka një lidhje jashtë shtëpisë.

“E kam të sigurt, nuk mund ta them me kë, por Valbona ka një marrëdhënie jashtë. Po luan shumë keq!” – u shpreh Shqipja.

Nga ana tjetër, motra e Valbonës ka reaguar, duke kundërshtuar këtë deklaratë.

Ajo ka thënë se nuk e di nga e ka marrë Shqipja këtë informacion, por sipas saj, Valbona nuk ka lënë një lidhje të sinqertë jashtë.