“Mos iu afroni porteve” / Panik në ishullin turistik të Santorinit, prej 24 orësh “breshëri” lëkundjesh sizmike! Shtohet edhe aktiviteti vullkanik

Banorët e ishullit turistik të Santorinit në Greqi, si dhe të ishujve të tjerë përreth ndodhen prej më shumë se 24 orësh në panik nga rritja e papritur e një aktiviteti të madh sizmik në këtë zonë.

Autoritetet greke raportojnë për dhjetra tërmete të vogla, nga 1.2 deri te më i madhi që ka kulminuar me 4.2 ballë të shkallës Rihter. Shqetësim në këtë zonë mbetet edhe aktiviteti i nëndheshëm vullkanik.

Në 24 orët e fundit, një sekuencë sizmike e shtuar me magnitudë maksimale 4.3 ballë është regjistruar në zonën e Anydros, midis Thirës dhe Amorgos. Ky aktivitet sizmik nuk lidhet me aktivitetin vullkanik, pasi është për shkak të pllakave nënujore me drejtim Verilindje-Jugperëndim.

Eskpertët grekë thonë se vullkani nënujor mbetet aktiv dhe se mund të shpërthejë në çdo kohë.

Profesori grek i sizmiologjisë, Akis Tselentis tha se aktiviteti sizmik është i lidhur ngushtë me atë vullkanik duke provokuar shpërthime.

“Ne të gjithë e dimë se këto vullkane janë aktive dhe kanë prodhuar shpërthime vullkanike në të kaluarën. Vibrimet sizmike brenda kalderës së Santorinit ndodhen në pllakën e Kameni (vija Kameni). Trazirat të ngjashme tërmete-vullkanike si në vitet 2011-12, pa rezultuar në një shpërthim”, tha ai.

Për këtë arsye, Ministrina greke e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile ka vendosur mbylljen e shkollave për zonën, ndalimin e grumbullimit në ndërtesa të mbyllura si dhe një paralajmërim për banorët që të mos i afrohen porteve.

Një shpërthim i fuqishëm vullkanik rreth 1800 vite para erës së re e copëtoi ishullin e Santorinit duke ndryshuar përgjithmonë jo vetëm pamjen e tij, por edhe duke provokuar qindra tërmete dhe cunami që goditën gjithë rajonin. Një tërmet shkatërrimtar prej 7.7 ballësh u regjistrua në korrik të vitit 1956.

U kap në flagrancë brenda fabrikës së kana. bisit, dënohet me burg “gjyshi” shqiptar në Angli (Emri)

Një 59-vjeçar i identifikuar si Zenan Lleshi është dënuar me 16 muaj burg në Angli pasi është kapur brenda një fabrike kanabisi . Mediat vendase shkruajnë se Lleshi i njohur ndryshe me nofkën “gjyshi”, ishte një ushtar me pagesë, i cili kujdesej për më shumë se 100 bimë kanabisi në Stoke-on-Trent, Shelton .

59-vjeçari tentoi të arratisej kur policia u fut me forcë brenda fabrikës së kanabisit, por u kap nga oficerët. Brenda fabrikës janë gjetur dhe sekuestruar 110 bimë kanabis. Tani Lleshi është burgosur për 16 muaj në Stoke-on-Trent Croën Court , gjë që duhet të çojë në dëbimin e tij në atdhe.

Oficerët zbuluan se shtëpia ishte shndërruar në një fabrikë kanabisi me 60 bimë të pjekura kanabisi në një dhomë gjumi dhe 52 në një tjetër. Papafingo ishte konvertuar për rritjen e kanabisit, por nuk përmbante bimë. I pandehuri u gjet se kishte rreth 350 £, të përbërë nga stërlina, euro dhe monedha shqiptare. Lleshi, pa adresë fikse, u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të klasit B.

Vështirësitë e adoleshentëve, psikologia e shkollës: Ja cilat janë problemet që po kalon brezi i ri

Thuhet se adoleshenca është periudha kur impulset njerëzore më të mira dhe më të këqija, luftojnë midis tyre për të marrë drejtimin.

Problemet e adoleshentëve sot lidhen me modelet nga rrjetet sociale, seksi, shëndeti mendor, droga e duhani.

“Ajo që shoh evidente është mungesa e interesit për jetën. Përherë e më shumë shohim adoleshentë që janë të tërhequr nga jeta sociale, që ndërveprimin e kanë shumë të pakët, që kanë mungesën e dëshirës për të qenë pjesë e aktiviteteve sportive. Adoleshentë të cilët janë të izoluar në atë botën e tyre, ku kontakti i vetëm është media sociale, nga e cila ajo që marrin janë vetëm modele shabllon.

Modele të një standarti jetese shumë të lartë, e cila reflektohet në mëdyshje, pasiguri të adoleshentëve apo dëshirën e madhe për t’i arritur gjërat shpejt edhe menjëherë. Nga ana tjetër, kjo gjendja e apatisë është shumë shqetësuese, sepse në një moshë kur ata duhet të kenë kanalizimin e energjisë drejt tregimit apo zhvillimit të potencialit të tyre si fizik dhe emocional, kemi tërheqje shumë të madhe që i çojnë ata në ndjenja vetmie shumë të larta”, tha Nereida Llaha-Psikologe Shkollore.

-Kur fillojnë të eksperimentojnë adoleshentët me lëndët narkotike?

“Një fenomen tjetër shumë shqetësues është konsumimi i lëndëve narkotike, alkoolit dhe cigares. Shumë i frikshëm është fakti që edhe në moshën e 9-vjeçares kemi individë më së shumti të gjinisë mashkullore që janë përdorues të lëndëve narkotike. Keq më vjen ta them por edhe 12-13 vjeçarët të cilët ne i shohim. Ndoshta shifrat nuk janë shumë të dukshme por për aq kohë sa nuk kemi një analizë apo statistikë, e marrim shqetësuese”.

-Kur i nisin marrëdhëniet seksuale?

“Mund të themi që 13 fillon apo është tencenca për të hyrë dhe për të krijuar një marrëdhenie seksuale. Duhet të kuptojmë që është ulur mosha e pubertetit dhe ata do kenë më tepër tendencën për të hyrë në marrëdhënie seksuale. Ajo që duhet të bëjnë prindërit është konsultimi, edukimi, sesi të hynë në mënyrë të shëndetshme në marrëdhënie seksuale. Përdorimi i masave mbrojtëse në mënyrë që të shmangim shtatzënitë e padëshiruara që mund të jetë fatale për zhvillimin psikologjik të fëmijëve”.

Çfarë do të ndodhë me fatin e Parashqevi Simakut pas shtrimit në spital?E zbulon Elton Ilirjani

Këngëtarja Parashqevi Simaku do të lërë spitalin të mërkurën, njofton biznesmeni Elton Ilirjani, që është kujdesur për të gjatë javëve të fundit.“Rrugëtimi i saj do të rinisë, do shkoj t’ia jap lajmin e mirë që ajo mezi po e pret. Do t’i çoj dhe byrek me spinaq, që ajo e ka shumë qejf. Kjo s’do të thotë se çdo gjë ka kaluar. Unë e di që kur ajo të dalë, do të vazhdojë me dëshirat e saj, me mënyrën si e shikon të gjithë këtë gjendje, por ne do të jemi aty për ta ndihmuar. Ky ka qenë një muaj me shumë dhimbje, me shpresë, me frikë, por po ia dalim”.

“I bëj thirrje të gjitha grave shqiptare, ato që kanë kohë të lirë, që të mund të na ndihmojnë gjatë akomodimit të Simakut në shtëpinë e saj të re. Apo për të qëndruar me të gjatë ditës dhe natës, për t’i qëndruar pranë. Do doja ta bëja unë këtë punë 24/7, por kushtet e mia nuk ma lejojnë. Nuk kam fjalë nga gjithë kjo eksperiencë, ka qenë shumë e bukur dhe shumë lodhëse”.
Elton Ilirjani vuri në dukje se të paktë janë artistët shqiptarë që kanë mbështetur dhe ndihmuar financiarisht Parashqevi Simakun. Madje sipas tij, kolegët e brezit të Parashqevisë, kanë ndihmuar më pak se të tjerët.
Nga gjithë kjo situatë e vështirë, biznesmeni dhe modeli shqiptar pohon se ka nisur konsumin e cigares.
“Për ta çdramatizuar situatën, kërkoj dhe unë ndihmë, të lë cigaren që kam një javë që e kam nisur. E di që të dëmton shëndetin, lëkurën, karrierën time. E kam përjetuar shumë këtë situatë. Dalja nga spitali nuk do të thotë që ka kaluar problemi, do të thotë që puna fillon këtu”.
Teksa thotë se u detyrua të anulojë pjesëmarrjen në Javën e Modës në Kore, Ilirjani shpreson se Simaku do të jetë në rreshtin e parë kur ai të ngjitet në pasarelë gjatë Javës së Modës në Neë York.

Enca ndahet nga i dashuri afri.kan! Si mori fund pa bujë romanca mes tyre?

Enca për shumë vitesh shfaqej e vetme, deri dy vite më parë, kur këngëtarja publikoi foto me partnerin e saj. Bëhej fjalë pikërisht për masazhatorin afrikan, Mickey Neblett. Çifti për shumë kohë u shfaq në rrjetet sociale, ku nuk i kursenin pozat hot.

Mickey mori menjëherë vëmendjen e mediave, duke u shndërruar në kryefjalë të rrjeteve sociale. Nga ana tjetër këngëtarja, e cila ka treguar se është pa tabu, shpesh reagonte për paragjykimet për faktin se partneri i saj ishte afrikan. Por ajo që na bien në sy kohët e fundit është fakti se dyshja ka zhdukur çdo foto të tyre nga rrjetet sociale.

Madje as nuk ndiqen më me njëri-tjetrin, duke na zbuluar pa dashje se mes tyre historia e dashurisë ka marrë fund. Enca kishte shumë foto me Mickey në Instagram, foto të cilat tashmë nuk janë më, duke na bërë të mendojmë se ndarja mes tyre ka qenë e vështirë, duke shkëputur çdo kontakt mes tyre. Në rrjetet e saj sociale, këngëtarja ka vijuar me publiket, përgjithësisht foto hot që ajo zgjedhë të bëjë. Nga ana tjetër, Mickey, i ka pasur më të shpeshta videot nga puna e tij si masazhator shkruan Panoroama Plus.

Edhe ai ka zhdukur çdo gjurmë të ish-parneres së tij, duke preferuar që të mbyllë gjithçka pa shumë bujë. Kujtojmë që kur kjo dyshe bëri publike romancën e tyre, të shumtë ishin ata që e gjykuan. Teksa ajo po shijonte romancën me partnerin e saj nga Afrika, kjo lidhje ngjalli diskutim në rrjet. E gjendur mes kësaj situate Enca ka vendosur të reagojë. Ajo i ka thënë dy fjalë përmes disa postimeve në “Instastory”. “Pse i bardhë, pse i zi. Pse i huaj, pse malok. Pse plak, pse i ri. Pse të pasur, pse të varfër. Më pak urrejtje. Më shumë dashuri. Ju premtoj që jeta është shumë e bukur kur e jeton për veten”, është shprehur ajo. Dikur një nga këngëtaret më të paguara, Enca kohët e fundit ka qenë më e distancuar nga ky treg.

Së fundmi ajo ka treguar më shumë për pauzën nga muzika në podcastin e motrës së saj Uindi, ku është shprehur: “Pas një periudhe shumë të gjatë, më shumë sesa 10 vjet që kam qenë pjesë aktive e industrisë, e muzikës, kisha nevojë që të merrja kohën time si Ruensa, jo si Enca, jo vetëm si artiste, por për veten time. Po ndiqja lumturinë time personale si njeri dhe mendoj që edhe sikur ta ktheja kohën, sërish do ta kisha marrë këtë pauzën se shumë njerëz mendojnë dhe është e vërtetë që pas një pauze, gjërat janë pak më sfiduese për t’i kapur gjërat aty ku i le Për mua ishte shumë e rëndësishme që të bëja këtë balancën mes jetës sime personale dhe jetës publike ose profesionale. Gjithë jetën, ajo që kam bërë ka qenë karriera ime, muzika. Sigurisht që e kam jetuar jetën se për atë jam eksperte, por këto vitet e fundit jam bërë akoma më shumë. Kam marrë kohën time për rritjen time personale, për karikimin tim, për rikthimin tim”, u shpreh këngëtarja.

E ndoshta tani që pauza për të ka përfunduar dhe lidhja gjithashtu, Enca pritet ri rikthehet muzikës, për të prekur edhe njëherë suksesin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Horoskopi për muajin Shkurt! Cilat janë shenjat më të favorizuara të zodiakut: Fat dhe para për disa, ters për…

Shkurti vjen me energji që favorizon disa shenja të horoskopit, që do u mundësojë atyre të përjetojnë fat dhe sukses.

Sipas parashikimeve astrologjike të Your Tango, shenjat që do të favorizohen veçanërisht nga ndikimet astrologjike janë Bricjapi, Demi dhe Ujori

Ndërsa shenjat më me pak fat do të jenë: Gaforrja, Peshqit dhe Peshorja.

Bricjapi, edhe pse ka lënë pas epokën e tij, vazhdon të marrë energji pozitive që do ta çojnë drejt mundësive të reja për dashuri dhe sukses.

Sidomos Bricjapët me elementë specifikë si Dielli apo Hëna në Bricjap, janë gati për zhvillime të rëndësishme.

Demi do të gjejë mundësi që i humbi në të kaluarën, ndërsa Ujorët, duke festuar sezonin e tyre, do ta shohin jetën e tyre të transformuar me ide të reja dhe mundësi rritjeje në nivel personal dhe profesional.

Ky muaj sjell fillime të reja, shanse të dyta dhe përparime intensive emocionale, duke e bërë atë ideal për të gjithë ata që kërkojnë ndryshim dhe përparim.

Bricjapi
Edhe pse sezoni i tyre zodiak përfundoi më 19 janar, Bricjapët mund të presin bekime dhe fat të vazhdueshëm. Është koha për të dalë nga zona e rehatisë, për t’u fokusuar në mundësitë që hapen para tyre. Është e rëndësishme që ata të jenë të sinqertë dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët në marrëdhëniet e tyre.

Demi
Demi ka mundësi të rikuperojë mundësitë e humbura gjatë periudhës së Ujorit. Fati do të vijë, përderisa ata janë të kujdesshëm me fjalët dhe veprimet e tyre. Ky sezon ka të bëjë me shanset e dyta dhe blerjet e mëdha.

Ujori
Ky muaj është plot fat për ju, veçanërisht në çështjet e marrëdhënieve ndërpersonale. Është koha perfektë për të zgjeruar horizontet tuaja dhe për të filluar hobi të reja, të cilat mund të kthehen në aktivitete fitimprurëse. Çelësi është të zbatoni idetë për të cilat keni menduar për një kohë të gjatë.

Tre shenjat më me pak fat të horoskopit për muajin Shkurt, sipas astrologëve.

Gaforrja

Gaforret mund të luftojnë me dëshirën e tyre për të kaluar kohë vetëm dhe për të shpëtuar nga problemet që po i shqetësojnë. Megjithatë, energjia e Hënës këtë muaj do t’i detyrojë të përballen me këto çështje, edhe nëse ata nuk duan. Ky muaj do jetë i vështirë për këtë shenjë emocionale dhe të ndjeshme. Gaforrja do të thirret të merret me çështje të vështira që kanë të bëjnë me të dashurit e tyre. Në fund të muajit do të ndihen shumë i ngarkuar dhe në ankth.

Peshqit

Peshqit duhet të mbajnë një profil të ulët, të fokusohen në qëllimet e tyre dhe të punojnë në heshtje. Durimi dhe këmbëngulja t’i ndihmojnë ata të kapërcejnë vështirësitë.

Peshorja

Ekziston mundësia që këta persona të shpenzojnë më shumë sesa mund të përballojnë. Ata do të kenë vështirësi për të gjetur ekuilibrin e dëshiruar midis jetës personale dhe punës dhe mund të mos arrijnë t’i përmbushin këto detyra. Në nivel profesional, Peshoret mund të duken si indiferentë ose të papërgjegjshëm, gjë që mund të ndikojë në zhvillimin e tyre profesional.

Filmohet në Kosovë kafsha që konsiderohej e zhdukur nga Ballkani qe 200 vjet

Dokumentues të jetës së egër në Kosovë, nga organizata “Fotografët Shqiptarë të Jetës së Egër”, Arian Mavriqi dhe Lulzim Demaj, arritën sot të dokumentojnë një kafshë që ishte zhdukur nga Ballkani qysh nga shekulli i 18-të, apo para më shumë se 200 vjet.

Bëhet fjalë për kastorin, i cili jeton në lumenj, dhe dikur kishte habitate edhe në Kosovë.

Pas dy jave vëzhgimi ata ia dolën të marrin pamje të kastorit, i cili përveç në Kosovë është parë dhe në Kroaci dhe Serbi. Nuk ka informacione nëse është parë në vende tjera në Ballkan.

Fotografët bëjnë thirrje te qytetarët dhe institucionet shtetërore që ta ruajnë këtë kafshë, pasi ata konsiderojnë se ka një rëndësi shumë të madhe për ekosistemet tona.

VIDEO

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FVideoKTV%2Fvideos%2F1599938390728052%2F&show_text=false&width=379&t=0

Klajdi ka bërë oρeracion për zg jatjen e ρ* nisit?

Një moment plot humor ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” gjatë një sfide të veçantë, ku banorët duhej të ndajnë me të tjerët dy të vërteta dhe një gënjeshtër, ndërsa të tjerët do të përpiqeshin të zbulojnë se cila ishte gënjeshtra.

Për të përmbyllur sfidën, Klajdi lexoi deklaratat e tij:

Kam fjetur me një mashkull të panjohur dhe më ka pëlqyer. Kam shitur banane dhe thana. Kam bërë operacion për zgjatjen e penisit.

Banorët ishin konfuz në fillim, por më pas Klajdi shpjegoi se mashkulli me të cilin kishte fjetur dhe i kishte pëlqyer ishte Laerti, ndërsa gënjeshtra ishte operacioni për zgjatjen e organit.

Ky moment ka sjellë shumë të qeshura dhe ka ndihmuar që atmosfera në shtëpi të bëhet më relaksuese dhe sociale, duke e pasuruar dinamikën mes banorëve.

Një 25 υjeçar gjendet i υd. ekυr në një moteΙ

Një 25-vjeçar është gjetur i vdekur në një prej moteleve të Komunës së Gjilanit.Rastin e ka konfirmuar Policia e Gjilanit, duke treguar se ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me Policinë dhe kanë konstatuar vdekjen.

“Me datën 01.02.2025 rreth orës 08:10 kemi pranuar informacion se ne një motel në qytetin e Gjilanit një person i vitit të lindjes 2000 është gjetur pa shenja jete. Njësitet Policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësorë nga Emergjenca e Spitalit rajonal të Gjilanit ku mjeku konstatuar e ka konstatuar se viktima është pa shenja jetë”, ka thënë për Reporteri Valon Osmani zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Ai tutje ka thënëse me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Hetimet në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit”, ka deklaruar ai.