Egli drejt rikthimit në BBVA? Zbuloni detajet (Video)

Për të mos thënë gjithmonë, largimet nga ‘Big Brother VIP Albania’ janë më të zhurmshme sesa hyrjet brenda kësaj shtëpie, siç ndodhi edhe me Egli Takon.

Largimi i bëfshem i ka pushtuar rrjetin, por pyetja më e madhe nga ndjekësit është se mund të ndodh edhe rikthimi i saj, shkruan “Kosovarja”.

Ndonëse që nga dalja reagimet e Eglit janë të rralla, andaj gazetari Ronaldo Sharka në emisioni ‘Wake up’ ka dhënë deklarata të papritura.

Ai shtoi se mund të kemi rikthimin e Eglit si banoret e viteve me parë, siç ishin Efi, Kiara dhe Bledi.

Se a do të ndodh kjo, mbetët të shihet në vazhdim.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 10 mars 2025, dollari amerikan, blihet me 91.2 lekë dhe shitet me 92.4 lekë.

Euro, blihet me 98.9 lekë dhe shitet 99.5 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.2 lekë, ndërsa në shitje me 104.2 lekë.

Paundi britanik, blihet me 117.4 lekë dhe shitet me 118.4 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 63.2 lekë, ndërsa në shitje me 65.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Gjendet në plazhin e Ksamilit trupi i pajetë i 49-vjeçarit nga Tirana

Pas disa orësh kërkimesh, policia ka gjetur trupin e pajetë të Naim Likometit në plazhin e Gjirit të Hartës në Ksamil. 49-vjeçari nga Tirana, i cili ishte shpallur i zhdukur që prej mëngjesit të 8 marsit, dyshohet se është vetëmbytur, megjithatë, hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Sipas policisë, trupi u gjet sot në orët e pasdites dhe është transportuar për në morg, ku do të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Misteri rreth zhdukjes së Likometit u thellua kur rrobat dhe telefoni i tij u gjetën në breg të detit. Telefoni ishte aktiv deri në orën 16:00 të datës 8 mars, përpara se të fikej, duke e bërë të vështirë lokalizimin e tij.

Familjarët dhe miqtë e viktimës janë tronditur nga kjo ngjarje, ndërsa policia vijon hetimet për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një akt vetëflijimi apo nëse ka rrethana të tjera të dyshimta që mund të kenë ndikuar në këtë tragjedi.

S.herr i d hυns hëm mes nxënësve te shkolla “Sami Frashëri”, policia “në gjumë” (Video)

Një sherr masiv është shënuar ditën e sotme mes disa nxënësve të gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë.

Pasi kanë mbaruar mësimin, rreth orës 13:30, një grup nxënësish janë konfliktuar me sende të forta rrethanore, përballë shkollës.

Siç mund të shihet edhe në pamje, nxënësit duke mos u shqetësuar fare për rrezikun që iu kanoset nga makinat që kalojnë apo edhe autobusi në mes të rrugës, zihen dhe godasin njëri-tjetrin me sinjalistikat e vendparkimeve.

Në një moment, njëri prej nxënësve përfundon para gomave të autobusit, por arrin të ngrihet shpejt dhe të largohet, ndërkohë që të tjerët vazhdojnë sulmin para makinave të ngecura në trafik.

Ndërkohë, policia e cila presupozohet të mbikëqyrë shkollat çdo ditë nuk duket gjëkundi. Policia e cila fle gjumë çdo ditë, kujtohet për sigurinë e nxënësve vetëm pasi ndodhin tragjeditë si ajo e Martin Canit.

VIDEO

Berisha: Do ul naftën dhe energjinë elektrike, gazifikoj Shqipërinë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha hapi sot “thesin e premtimeve” në prezantimin e koalicionit për zgjedhjet e 11 Majit. Premtoi se do ta bëjë Shqipërinë superfuqi të energjisë. Gjithashtu, tha se nafta dhe energjia elektrike do të ulet.

“Nafta, jo more nuk mund ta paguajë shqiptari, vihem para problemit të kenë apo jo makina? Të kenë sa më shumë makina dhe nafta do të jetë as 1 qindarkë më shtrenjtë se në Kosovë që e merr nga Durrësi dhe e shet 40% më lirë.

Energjia elektrike do të ulet, do të jetë 7 lekë, me të gjitha përllogaritjet, mund të jetë edhe më lirë por po them 7 lekë. Për biznesin do të jetë 6 lekë. Do të gazifikoj Shqipërinë” tha ai.

Moti bën kthesën drastike/ Meteorologia Tanja Porja zbulon çfarë na pret këtë javë

Dita e sotme ka nisur e kthjellët, por nga dita e nesërme do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin.

Këtë paralajmëroi meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës temperaturat do të jenë shumë të larta, deri në 24 gradë.

“Kthjellime dhe vranësira, por nga nesër mot i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Do të ketë reshje shiu kryesisht në veriperëndim. Nga nesër dhe në vijim moti i paqëndrueshëm. Rrebeshe afatshkurtra të martën. Kryesisht në veri dhe në qendër. Termometri do të shënojë 24 gradë. Temperatura shumë të larta”, deklaroi Porja në A2 CNN.

E njëjta tablo sinoptike, sipas meteorologes, është edhe në rajon, ku nga nesër do të nisin reshjet e shiut dhe rrebeshet.

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 10 Mars 2025

Dashi

Këtë ditë të parë të javës zemra juaj do të jetë një vullkan emocionesh. Yjet tregojnë një takim të veçantë për ata që janë beqarë, ndërsa çiftet do të gjejnë një bashkëfajësi të re. Në dashuri, lëreni veten të udhëhiqeni nga instikti. Në punë nuk do ju mungojë energjia, por mund të përballeni me sfida të rëndësishme që duhen menaxhuar me shumë vendosmëri. Megjithatë, bëni kujdes të mos e teproni, pasi shëndeti juaj mund të vuajë. Gjeni një ekuilibër midis punës dhe relaksimit.

Demi (21 Prill – 20 Maj)

Për Demin, dita do të jetë një ditë e qetë. Në dashuri është koha të sqaroheni dhe të vendosni në rregull ndjenjat tuaja. Komunikimi me partnerin/en do të jetë thelbësor për të shmangur keqkuptimet. Në punë, këmbëngulja juaj do të shpërblehet, por mos u kapni nga ankthi i rezultateve të menjëhershme. Shëndeti kërkon pak vëmendje: shmangni ngrënien e tepërt dhe jepini vetes kohë për t’u çlodhur.

Binjakët (21 maj-21 qershor)

Binjakët, e nesërmja do të karakterizohet nga një vitalitet dhe dëshirë e madhe për të bërë gjëra. Në dashuri mund të tërhiqeni nga një njohje e re ose të rizbuloni pasionin në marrëdhënie. Në punë, krijimtaria juaj do të jetë një armë fituese: idetë dhe projektet e reja do të marrin formë lehtësisht. Shëndeti do jetë i shkëlqyer, por përpiquni të mos e humbni energjinë duke u marrë me shumë angazhime. Kujdesuni për veten.

Gaforrja (22 qershor-22 korrik)

Gaforrja, dita do të jetë një ditë intensive në planin emocional. Në dashuri mund të ndjeni nevojën për një intimitet dhe mirëkuptim më të madh nga partneri/ja. Mos kini frikë të shpreheni se si ndiheni. Në punë do të ketë sfida, por sajë intuitës tuaj do të dini si t’i përballoni më së miri. Shëndeti mund të ndikohet nga stresi: përpiquni të relaksoheni dhe t’i përkushtoheni aktiviteteve që ju bëjnë të ndiheni mirë.

Luani (23 korrik – 22 gusht)

Për Luanin, e hëna të jetë një ditë plot energji. Në dashuri do të jeni protagonist dhe do të keni mundësi të përjetoni momente të paharrueshme. Pasioni do të jetë i lartë, si për beqarët ashtu edhe për ata në çift. Në punë vendosmëria do ju lejojë të arrini qëllime të rëndësishme. Sidoqoftë, mos e nënvlerësoni nevojën për pushim: shëndeti duhet të ruhet. Dëgjoni trupin tuaj dhe bëni ca pushim.

Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)

Virgjëresha, dita do të jetë një ditë reflektimi. Në dashuri, është koha për të vlerësuar atë që dëshironi në të vërtetë. Nëse ka dyshime ose keqkuptime, trajtojini ato me qetësi dhe racionalitet. Në punë mund të ndiheni nën presion, por aftësitë tuaja organizative do t’ju ndihmojnë të menaxhoni gjithçka më mirë. Shëndeti kërkon vëmendje: shmangni situatat stresuese dhe jepini vetes kohë për t’u çlodhur.

Peshorja (23 shtator – 22 tetor)

Peshorja, e hëna do të jetë një ditë harmonie. Në dashuri yjet do favorizojnë mirëkuptimin me partnerin/en dhe mundësinë e takimeve të reja për beqarët. Në punë do të arrini të zgjidhni çështje të vjetra dhe do të ecni përpara me sukses me projektet tuaja. Shëndeti do të jetë mirë, por përpiquni të mos e teproni me angazhimet. Pak ekuilibër mes punës dhe argëtimit do t’ju bëjë mirë.

Akrepi (23 tetor – 22 nëntor)

Akrepi, ditai do të jetë një ditë intensive dhe emocionuese. Në dashuri energjia juaj magnetike do të tërheqë vëmendjen dhe do të përjetoni momente me intensitet të madh emocional. Në punë vendosmëria do ju shtyjë të kapërceni pengesat dhe të arrini qëllime të rëndësishme. Megjithatë, kushtojini vëmendje shëndetit: energjia nuk është e pafundme dhe ju duhet të rigjeneroheni. Kushtojini kohë vetes dhe pasioneve që keni.

Shigjetari (23 nëntor – 21 dhjetor)

Shigjetari, e hëna do të jetë një ditë e mundësive të mëdha. Në dashuri mund të përjetoni momente lumturie të mëdha dhe ndjenjash me partnerin/en ose mund të keni një takim të veçantë. Në punë, shkathtësia do t’ju lejojë të arrini rezultate befasuese. Shëndeti do jetë i mirë, por mos e neglizhoni rëndësinë e një diete të ekuilibruar dhe ushtrimeve. Gjeni kohë për veten dhe atë që jeni të pasionuar.

Bricjapi (22 dhjetor – 20 janar)

Bricjapi, dita do të jetë një ditë reflektimi dhe planifikimi. Në dashuri mund të ndjeni nevojën për të sqaruar ndjenjat tuaja dhe për t’i diskutuar ato hapur me partnerin tuaj. Në punë, është koha për të vënë në praktikë strategji të reja dhe për të përballuar sfidat me vendosmëri. Shëndeti kërkon vëmendje: mos e lini pas dore pushimin dhe përpiquni të ruani një ekuilibër mes angazhimeve dhe relaksimit.

Ujori (21 janar – 19 shkurt)

Ujori, të hënën do ta ketë një ditë kreativiteti dhe inovacioni. Në dashuri, yjet do favorizojnë takime të reja dhe mirëkuptim më të madh me partnerin/en. Në punë do vlerësohen idetë tuaja origjinale dhe mund të merrni propozime interesante. Shëndeti do jetë i mirë, por mos harroni të kujdeseni për veten: kushtojini kohë aktiviteteve që ju relaksojnë dhe ju rikarikojnë.

Peshqit (20 shkurt – 20 mars)

Peshqit, dita do të jetë një ditë sa nostalgjie aq dhe qetësie. Në sferën e ndjenjave mund të ndjeni nevojën për më shumë dashuri dhe mirëkuptim. Mos kini frikë të hapeni dhe të shprehni ndjenjat. Në punë, ndjeshmëria juaj do t’ju lejojë të kapni detaje të rëndësishme dhe të zgjidhni situata komplekse. Shëndeti do jetë i mirë, por përpiquni të shmangni stresin e panevojshëm dhe t’i përkushtoheni asaj që ju bën të ndiheni mirë.

Ska ndaΙoze / Futbollisti nga Kosova “mas akrohet” me ofendime dhe quhet “tradhëtar” pse zgjodhi kombëtaren shqiptare

E paprecedentë ajo që po ndodh në Kosovë me futbollistin e ri, Etnik Brruti, i cili është duke u përballur me një lumë ofendimesh dhe akuzash të rënda, për arsyen e vetme se ka zgjedhur kombëtaren shqiptare të futbollit.

Siç është raportuar në disa media, kapiteni i Kosovës U21 mori vendimin të shtunën që në të ardhmen t’i bashkohet kombëtares kuqezi.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të nisë një valë ofendimesh ndaj tij, madje duke shkuar aq larg sa ta quajnë edhe “tradhtar”.

Por një përgjigje të fortë atyre ua ka dhënë babai i Etnik Brrutit. Ja çfarë shkruan ai në rrjetet sociale:

Tradhtarë janë të gjithë ata që i thonë tradhti mbrojtjes së flamurit të Adem Jasharit, Zahirit, Agimit e të gjithë dëshmorëve të rënë për liri! Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin. Ai nuk e ka refuzuar Kosovën, por ka zgjedhur të luajë për kombëtaren shqiptare, për flamurin me të cilin i kemi mbështjellë dëshmorët tanë. Kjo nuk është tradhti, por besnikëri ndaj idealit për të cilin kemi luftuar.

Të gjithë ata që sot e gjykojnë duhet ta dinë se askush nuk mund të na japë leksione për atdhedashuri dhe sakrificë për Kosovën. Askush nuk ka të drejtë të vërë në dyshim vendimin e Brrutit, i cili me zemër dhe shpirt po ndjek rrugën e tij, duke mbrojtur vlerat kombëtare. Për ne, Kosova dhe Shqipëria nuk ndahen, sepse jemi një komb, një gjak dhe një histori!”, ka shkruar babai i Etnikut, Besniku.

Betejë e ashpër në Kursk, ushtarët rusë zënë në befasi ukrainasit pasi ecën për 16 kilometra brenda tubave të gazit

Forcat ruse rimorën tre vendbanime të tjera në rajonin perëndimor të Kurskut të Rusisë këtë të dielë, tha Ministria e Mbrojtjes, pjesë e një operacioni për dëbimin e trupave ukrainase që mbanin nën kontroll pjesë të territorit rus prej 7 muajsh,

Deklarata e ministrisë, e postuar në aplikacionin e mesazheve Telegram, pasoi raportet nga blogerët rusë se forcat speciale ruse kishin depërtuar për kilometra të tëra nëpër një tubacion gazi pranë qytetit të Sudzha në një përpjekje për të befasuar forcat ukrainase.

Tre vendbanimet tani nën kontrollin rus sipas ministrisë, Malaya Lokhnya, Cherkasskoye Porechnoye dhe Kositsa, ndodhen të gjitha në veri të Sudzha-s.

“Forcat e armatosura të Federatës Ruse po vazhdojnë të shkatërrojnë grupet e ushtrisë ukrainase në territorin e rajonit të Kurskut”, thuhet në deklaratë.

Raporti i mëparshëm i blogerëve rusë mbi operacionin e gazsjellësit dukej se ishte një strategji që synonte të izolonte mijëra ushtarë ukrainas në rajon përpara bisedimeve të Ukrainës me Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje të mundshme paqeje për t’i dhënë fund luftës.

Trupat ukrainase kapën rreth 1,300 km katrorë të rajonit Kursk të Rusisë në gusht, në atë që Kievi tha se ishte një përpjekje për të fituar një mjet në negociatat e ardhshme dhe për të detyruar Rusinë të zhvendoste forcat nga Ukraina lindore.

Rusia ka bërë presion për të rimarrë kontrollin e rajonit me njëfarë suksesi ditët e fundit. Hartat me burim të hapur të premten treguan kontingjentin e Kievit në Kursk pothuajse të rrethuar pas përparimeve të shpejta ruse.

Yuri Podolyaka, një bloger ushtarak pro-rus me origjinë ukrainase, tha se forcat speciale ruse zvarritën gati 16 km përgjatë pjesës së brendshme të tubacionit të gazit 1.5 metër të gjerë dhe kaluan disa ditë në tub përpara se të surprizonin forcat ukrainase nga pjesa e pasme pranë Sudzha.

Rama i kërkon dorëheqjen kryetarit të Bashkisë Kukës, zbulohet arsyeja

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëheqjen Albert Halilajt, kryetarit të Bashkisë së Kukësit.

Mësohet se Halilaj do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Vendimi vjen vetëm pak orë pasi Rama zhvilloi një takim disa orësh me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe, ndërsa flitet se lista e kandidatëve socialistë për deputetë thuajse ka marrë formë të plotë.

Halilaj e mori drejtimin e Bashkisë së Kukësit dy vite më parë, në 24 shtator 2023.