Zbardhen detajet! Çfarë “mesazhe” i dhanë amerikanët e OPDT, zyrtarëve të SPAK!

Pas gati dy muajsh mungesë, për shkak të një urdhri ekzekutiv të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ekspertët amerikanët e OPDAT janë kthyer në SPAK dhe Gjykatën e Posaçme.

Burime pranë këtyre institucioneve bënë me dije kthimin e të njëjtëve ekspertëve amerikanë, që më herët kanë asistuar punën e tyre, sipas A2cnn. Po sipas burimeve, pas rikthimit ata kanë zhvilluar takime me gjyqtarët dhe prokurorët e posaçëm.

Ekspertët amerikanë, që mbështesnin me prani punën e SPAK dhe GJKKO u larguan në fund të janarit pas Urdhrit Ekzekutiv të presidentit të SHBA, Donald Trump për të ndaluar implementimin e asistencës ndërkombëtare, urdhër që ndërpreu edhe çdo aktivitet të USAID në Shqipëri.

Pas këtij urdhri, në një reagim zyrtar, SPAK tha se mbështetja e misioneve të partnerëve ndërkombëtare, përfshi ato të Shteteve të Bashkuara, konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve.

Berisha THIRRJE të rinjve: Shkarkoni VPN që të përdorni TikTok-un!

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama u shpreh se procedura për mbylljen e TikTok në telefonat SMART ka përfunduar.

Gjatë një konference me gazetarët, Berisha hapi në celularin llogarinë e tij zyrtare në TikTok, duke treguar se funksionin.

Kreu i PD-së u shpreh se përdor rrjetin social me VPN, duke u bërë thirrje të rinjve që ta shkarkojnë.

“TikTok është në rregull sepse unë kam shkarkuar një VPN, ai e përmbush funksionin,. Por kjo do të hyjë në histori si ditë e zezë e censurë, si një akt madhor i censurës. Të gjithë të rinjtë të shkarkojnë VPN-në, të vazhdojmë betejën tonë kundër censurës”, tha Berisha.

Çfarë ka ndodhur me G-Banin? Ish banori ‘shokon’ me ndryshim pas daljes, nuk njihet më…(Foto)

Në një foto të fundit, ai shfaqet me një kostum elegant me motive të arta, një ndryshim i madh nga imazhi i tij i zakonshëm në reality show.

Me syze të errëta dhe një pamje të sofistikuar, G Bani po tregon një anë tjetër të tij, duke dëshmuar se di të eksperimentojë me stilin dhe të befasojë publikun.

Ky transformim ka ngjallur reagime të shumta, me fansat që e kanë komentuar si një ndryshim pozitiv dhe modern. Kjo shfaqje e re e stilit të G Banit ka ngjallur kureshtje në mesin e ndjekësve të tij, duke lindur pyetje mbi arsyet e këtë ndryshimi të papritur.

Të gjithë e dinë reperin për stilin e tij atraktiv dhe audienca është e bindur se çdo gjë që ai bën ka një qëllim.

Transformimi i G Banit ka sjellë në vëmendje madje edhe diskutime në mediat sociale, ku fansat tregojnë se si ky stil i ri i jep atij një imazh më të rafinuar dhe të sofistikuar.

Ata e kanë krahasuar me yje të njohur ndërkombëtarisht, duke e cilësuar si simbol të ndryshimit dhe pasionit për art.

Euro fiton terren ndaj Lekut/ Arrin nivelin më të lartë në dy muaj, ja arsyet e rritjes së monedhës europiane

Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 99.68 lekë, në rritje me 0.91 krahasuar me të mërkurën. Niveli i sotëm i kursit të Euros është më i larti që prej fundit të muajit janar.

Rritjet e forta ditore të kursit të Euros janë tipike për momentet kur tregu shfaq një kërkesë të madhe dhe të përqendruar për të blerë valutë. Kjo vjen zakonisht për shkak të kërkesës nga shoqëri tregtare ose në raste më të rralla për nevoja të vetë bankave. Një vit më parë, pikërisht në 27 mars, Euro shfaqi një rritje të ngjashme madje edhe më të lartë, me një 1.7 pikë brenda një dite. Në atë rast, rritja erdhi për shkak të blerjeve të mëdha nga njëra prej bankave të sektorit, për të shpërndarë dividendin vjetor për aksionerin e saj.

Burime nga tregu valutor shprehen se praktikisht e njëjta gjë po ndodh edhe këtë vit. Sipas tyre, në treg nuk ka një kërkesë me bazë të gjerë për valutë që të paralajmërojë rritje të qëndrueshme dhe strukturore të kursit të këmbimit të Euros. E gjithë kërkesa për valutë ka ardhur nga një bankë e vetme e sektorit, që ka realizuar blerje në një shumë të madhe.

Ekspertët shpjegojnë se situata të tilla krijohen për shkak të përmasave të vogla dhe cektësisë së tregut valutor në vend. Gjithashtu, në periudhat pranë fundit të muajit kalendarik, shumica e bankave nuk janë shumë të predispozuara për të shitur valutë në shuma të mëdha, për shmangur pozicione të hapura në valutë përtej limiteve të lejuara rregullatore. Edhe ky faktor e bën më të fortë impaktin e kërkesave të mëdha në ditët e fundit të muajit.

Ekspertët mendojnë se gjasat janë që kjo rritje e kursit të amortizohet nga tregu në harkun e pak ditëve dhe kursi Euro-Lek do të bjerë gradualisht pranë niveleve të mëparshme, ashtu siç ka ndodhur edhe në të shkuarën.

Në periudhën janar-shkurt, kursi i këmbimit euro-lek shënoi një korrektim të lehtë në rrijte nga nivelet e fundit të vitit të kaluar. Kjo mund të shpjegohet me flukse disi më të ulëta valutore hyrëse në këtë sezon të vitit, por nga ana tjetër edhe me rritjen e ndjeshme të ofertës së lekut, për shkak të shpenzimeve të mëdha qeveritare në fund të muajit dhjetor./Monitor

Do fle tek shoqja, por shkoi në hotel/ Aulona Musta për ρërdh*ni. min e 15-vjeçares: Degjen erim i familjes!

Një ngjarje e rëndë u raportua ditë më parë në qytetin e Vlorës ku Rinald Rakipaj ra në prangat e Policisë pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.

Lidhur me këtë ngjarje u diskutua mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Story”.

Pjesë e panelit ka qenë dhe gazetarja Aulona Musta e cila ngriti alarmin dhe shqetësimin se si prindërit e 15-vjeçares, por dhe të shoqeve të saj, i lejuan që të kalojnë natën jashtë shtëpisë.

Sipas saj  sjellja e prindërve në këtë rast është një mungesë përgjegjësie.

“Si mundet familja, tre familje jo një, të vajzave 15 vjeçare të gënjehen kaq lehtësisht që këto po flenë të njëra tjetra. Kam tentuar edhe unë në kohën time, kur kam qenë më e madhe se 15 vjeç nuk bëhej fjalë, 20 vjeç i thoja mamit do fle te shoqja. Ok po marr në telefon thoshte mamin e shoqës do flesh apo jo. Dhe bëhet fjalë për shoqe të ngushta fare që njiheshin familjarisht. Këtu fillon problemi sepse unë s’mund të futem te pjesa e policisë, drogë se nuk është kompetenca ime. Po të ketë arritur familjes shqiptare në këtë lloj menefregizmi që ti mos kesh përgjegjësi për fëmijën 14 vjeç për vajzën 14 vjeç që largohet pa pikën e problemit dhe të gënjen kaq kollaj natën, për mua ky është një problem shumë i madh”, tha Aulona.

Si ndodhi ngjarja:

Sakaq kujtojmë se më 25 mars një 40-vjeçar ra në prangat e bluve të Vlorës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Madje, ashtu sikurse raportuam dhe më herët ky shtetas dyshohet se bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.

Ka qenë nëna e 15-vjeçares e cila u abuzua seksualisht nga 40-vjeçari Rinald Rakipaj ajo e cila ngriti alarmin në polici.

Fillimisht ishte vetë e mitura ajo e cila i tregoi të ëmës gabimin që kishte bërë, personat që ishin të përfshirë në këtë ngjarje dhe të gjithë skenën.

Më pas e ëma së bashku të bijën shkuan në Komisariatin e Vlorës ku dhe denoncuan 40-vjeçarin.

Menjëherë policia e Vlorës bëri të mundur arrestimin e këtij shtetasi.

Ndërsa, sa i përket mënyrës si rrodhi ngjarja mësohet se 15-vjeçarja së bashku me dy shoqet e saj kishin shkuar me dëshirën e tyre në një hotel në Vlorë.

Një prej tyre dyshohet se prej kohësh ka pasur komunikim me Rinald Rakipaj. Më pas ky i fundit ka bindur të miturën që të marrë me vete në hotel edhe dy shoqet e saj.

Të shtyra nga kureshtja, vajzat e mitur, kanë konsumuar lëndë narkotike të llojit kokainë.

Më pas Rakipaj së bashku me 15-vjeçaren, janë ndarë nga grupi dhe kanë shkuar në një tjetër dhomë ku dhe dyshohet se 40-vjeçari ka abuzuar seksualisht me vajzën e mitur.

Ndërkohë, vlen të theksohet se shoku i Rakipajt, 33-vjeçari me ininciale F.Q, qëndroi në dhomë me dy vajzat e tjera duke vijuar të konsumonin lëndë narkotike.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga 40-vjeçarin, ndërkohë që ka proceduar penalisht shokun e tij.

Para grupit hetimor Rakipaj fillimisht nuk ka pranuar fajin, por gjatë marrjes në pyetje “u dorëzua” para efektivëve dhe tregoi të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Ai pranoi se me një prej vajzave kishte komunikim prej kohësh dhe se të mitura kishin shkuar në hotel me dëshirën e tyre.

Madje, sipas dëshmisë së 40-vjeçarit, 15-vjeçarja kishte pranuar të kryente marrëdhënie seksuale me dëshirë.

Danimarka vendos shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë

Danimarka vendos shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë. Nga viti 2026 e në vazhdim gratë mund të thirren për shërbim ushtarak. Kjo masë synon të rrisë aftësinë mbrojtëse të vendit.

Danimarka do të shtojë numrin e rekrutëve për Ushtrinë Daneze dhe për Agjencinë Daneze të Mbrojtjes Civile. Nga rreth 4,700 vetë tani, ky numër duhet të shkojë në 7,500 vetë. Prandaj ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, tha se duke nisur nga vitit 2026 gratë duhet të kryejnë shërbimin e detyruar ushtarak në të njëjtat kushte si burrat.

Ai tha se nëse për shërbimin e detyruar ushtarak nuk paraqiten një numër i mjaftueshëm vullnetarësh, gratë mund të rekrutohen edhe me detyrim.

Sipas këtij vendimi femrat që mbushin 18 vjeç pas 1 korrikut të këtij viti mund të rekrutohen për shërbim ushtarak gjatë vitit 2026.  “Barazia është e mirë dhe rrit mundësinë e ndërtimit të fuqisë luftarake në mbrojtjen daneze,” i tha ministri për të përditshmen daneze Jyllands-Posten.

25 për qind e rekrutëve gra

Në Danimarkë shërbimi i detyrueshëm ushtarak zbatohet deri tani vetëm për burrat e moshës 18 vjeç e lart. Për gratë deri sot shërbimi ushtarak nuk është i detyrueshëm, por ato mund të regjistroheshin vullnetarisht për të marrë pjesë në këtë shërbim. Gratë përbëjnë 25 për qind të rekrutëve të ushtrisë daneze.

Edhe pas ndryshimeve do të vazhdojë të zbatohet parimi që për shërbimin e detyruar ushtarak nuk do të rekrutohen detyrimisht të gjithë personat e moshës 18 vjeç e lart.

Dhe meqenëse se ka mjaft vullnetarë, jo të gjithë të rinjtë dhe të rejat do të thirren për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, por përzgjedhja e tyre do të bëhet me short.

Danimarka zgjat kohën e shërbimit ushtarak

Vitin e kaluar u vendos që duke filluar nga gushti 2026 shërbimi i detyruar ushtarak në Danimarkë të zgjatet nga katër në njëmbëdhjetë muaj. “Një shërbim ushtarak më i fuqishëm, i cili gjithashtu merr parasysh barazinë gjinore, do të na ndihmojë të kapërcejmë sfidat në politikën e sigurisë,” u shpreh asokohe ministri i Mbrojtjes Poulsen.

Me këtë vendim Danimarka bëhet vendi i dytë i BE-së ku ekziston rekrutimi i grave për shërbimin e detyruar ushtarak. Një ligj i tillë është në fuqi në Suedi që nga viti 2017. Në Norvegji, e cila është anëtare e NATO-s, por jo e BE-së, gratë duhet të kryejnë gjithashtu shërbim ushtarak./DW

“Jeta në Tokë do të zhduket”, Elon Musk: Dua të υdes në Mars

Elon Musk, themeluesi i SpaceX dhe Tesla, ka bërë një tjetër deklaratë të çuditshme, duke shprehur dëshirën e tij të vdesë në Mars.

Ai e bëri këtë koment për herë të parë në vitin 2013 gjatë një eventi në South by Southwest dhe pas më shumë se një dekadë më vonë, ai është ende i vendosur për këtë qëllim.

Musk, i njohur për idetë e tij të guximshme dhe vizionin afatgjatë, ka shpalosur më tej mendimet e tij mbi të ardhmen e njerëzimit dhe udhëtimin në hapësirë. Ai shpjegoi se dielli është duke u zgjeruar dhe se pas disa qindra milionë vjetësh, Toka do të bëhet e pabanuar.

Sipas tij, udhëtimi në hapësirë është një nga mënyrat kryesore për të siguruar mbijetesën e njerëzimit.

“Dielli po zgjerohet gradualisht dhe, pas 500 milionë vjetësh, mundësisht një miliardë, oqeanet do të vlojnë dhe nuk do të ketë jetë të rëndësishme në Tokë. Ndoshta disa baktere që mund të mbijetojnë në temperatura shumë të larta, por asgjë që mund të ndërtojë raketa,” tha Musk.

Sipas tij udhëtimi në hapësirë është zgjidhja që do të shpëtojë njerëzimin.

“Udhëtimi në hapësirë është mundësia më e mirë që kemi për të ruajtur jetën e njerëzimit.”

Për Musk, interplanetarizmi nuk është vetëm për të shpëtuar njerëzimin nga katastrofat kozmike të mundshme, por edhe për të krijuar një të ardhme më të mirë dhe më emocionuese.

“Një civilizim që udhëton në hapësirë është një civilizim që ka besim në të ardhmen. Asgjë nuk mund të jetë më emocionuese se sa të jesh pjesë e yjeve.”

Musk është gjithashtu duke punuar për ta realizuar këtë vizion.

Sipas njoftimeve të fundit, SpaceX planifikon të dërgojë raketën Starship drejt Marsit deri në fund të vitit të ardhshëm, me robotin humanoid të Teslës, Optimus, që do të jetë ndër pasagjerët e parë. Nëse ky mision ka sukses, Musk shpreson që njeriun mund të arrijë të ulet në Mars deri në vitet 2029-2031.

Megjithatë, Musk e ka pranuar se jeta në Mars do të jetë një sfidë e madhe. Pa oksigjen, temperatura ekstreme dhe rrezatim të dëmshëm, ai e ka cilësuar atë si një “kurth vdekjeprurës”.

“Është një udhëtim i gjatë dhe mund të mos kthehesh gjallë,” tha ai duke pranuar vështirësitë e këtij plani të ambicioz.

Alarmohet Ministria e Arsimit në Itali/ Mësueset italiane masivisht në OnlyFans, postojnë FOTO dhe VIDEO +18!

Gjithnjë e më shumë mësues italianë po i bashkohen platformës OnlyFans, ku publikohen përmbajtje për të rritur me pagesë.

Për këtë arsye, Ministria e Arsimit në Itali po punon për hartimin e një kodi etik zyrtar për të gjithë personelin shkollor.

Kjo rregullore do të jetë në përputhje me Kodin e Sjelljes për punonjësit publikë, sipas të cilit ata duhet të shmangin deklarata, imazhe apo komente që mund të dëmtojnë imazhin e administratës.

Rasti i Elena Maragës, një mësuese e një kopshti parashkollor në Trevizo, ka rikthyer në vëmendje këtë çështje.

Maraga, 29 vjeç, është gjithashtu një bodybuilder dhe ka një profil aktiv në OnlyFans.

Federata Italiane e Shkollave Parashkollore (FISM) e Trevizos ka nisur hartimin e një kodi etik që do të rregullojë sjelljen e mësuesve në rrjetet sociale. Ky dokument do të hidhet në votim më 30 prill.

Simonetta Rubinato, presidente e FISM Trevizo, theksoi se “mirësjellja dhe ruajtja e privatësisë duhet të jenë pjesë e identitetit të çdo mësuesi”.

Ajo theksoi se ky është një diskutim delikat, i cili po trajtohet me kujdes për të mbrojtur si fëmijët, ashtu edhe vetë mësuesit./TrevisoToday

Ditë “fe rri” për të korruptuarit, Trump rikthen ekspertët amerikanë në SPAK, si po “qepen” letrat për arrestimin e …

Ditë “ferri” për të korruptuarit, Trump rikthen ekspertët amerikanë në SPAK, si po “qepen” letrat për arrestimin e…
Pa i mbushur dy muaj nga largimi pas vendimit të administratës Trump, menjëherë sapo ai mori pushtetin dhe urdhëroi ndërprerjen e fondeve ndërkombëtare, ekspertët amerikanë janë rikthyer në Shqipëri. Rikthimi i tyre pritet të sjellë lëvizje të reja dhe tension në kampin e atyre që ndihen të rrezikuar nga drejtësia e re. Paraditen e djeshme, një prej ekspertëve të OPDAT, agjencisë së Departamentit të Drejtësisë në SHBA, ka hyrë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Ky zhvillim ka rikthyer vëmendjen te roli i amerikanëve në reformën në drejtësi dhe ka alarmuar ata që kanë frikë se mund të jenë shënjestra të reja të hetimeve.

Largimi i përkohshëm i ekspertëve nga SPAK dhe GJKKO u interpretua nga mediat, kreu i PD, Sali Berisha, që tashmë është vetë i pandehur për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme, kryeministri Edi Rama dhe eksponentë të opozitës si një braktisje e reformës në drejtësi nga SHBA. Rama tha në 25 shkurt të këtij viti, se Amerika nuk është më që të mbrojë SPAK-un dhe se ai mund ta shkrijë SPAK-un kur të dojë, mjafton t’i fishkëllejë një herë Bufit të Kënetës, duke iu referuar Sali Berishës.

“Tani Amerika nuk është më. Amerika i kishte njerëzit e vetë që asistonin SPAK, hynin e dilnin në mëngjes e pasdite tek stacioni i Trenit, nuk janë më. I ka tërhequr Amerika dhe për herë të parë në historinë e marrëdhënieve tona, keni dëgjuar ndonjë fjalë të ambasadës amerikane”, tha Rama. Por kjo lëvizje nga administrata “Trump” ndryshon narrativën, duke treguar se mbështetja amerikane për drejtësinë në Shqipëri mbetet e fortë. Me dosjet e nxehta gati dhe ekspertët amerikanë për të asistuar drejtësinë e re, pritet që maji të sjellë zhvillime të bujshme. Kush ka llogari për të dhënë, duket se nuk do ta ketë më të lehtë të shmanget.

SPAK mbështetje të fortë nga amerikanët

Gazeta “SOT” raportoi gjithashtu se një figurë kyçe e SHBA në mbështetjen e SPAK për të çuar pas hekurave të paprekshmit është edhe Colleen Hyland, e cila është emëruar së fundmi si Zëvendës Ndihmës Sekretare e Shtetit për Ballkanin Perëndimor. Hyland është një diplomate me përvojë të gjatë, e cila ka shërbyer në misione të rëndësishme diplomatike të SHBA-së, përfshirë Bagdadin, Kabulin dhe Prishtinën, ku ka mbajtur pozitën e zëvendësambasadores nga viti 2016 deri në 2019. Ajo flet shqip dhe ka një angazhim të veçantë në luftën kundër korrupsionit, duke e bërë atë një aleate të rëndësishme në përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri. Një ndër personat që ka takuar kur ishte vitin e kaluar në Tiranë ka qenë Altin Dumani.

Dosjet e nxehta

Mbështetja që tashmë Donald Trump i dha publikisht SPAK në këto momente është shumë e rëndësishme, pasi Prokuroria e Posaçme po intensifikon punën për të zbardhur disa nga çështjet më të ndjeshme dhe të komplikuara që kanë tronditur skenën politike dhe institucionale të Shqipërisë. Përmendim këtu aferën e inceneratorit të Tiranës, ku po hetohet shpërdorimi i miliardave dhe përfshirja e politikanëve të tjerë të lartë. Gërdeci, ku hetimi për tragjedinë e 2008-s, mund të shkojë përtej ish-ministrave, duke prekur direkt familjen “Berisha”.

Dumani tha vitin e kaluar se për këtë çështje po bashkëpunon me SHBA. SPAK po heton dhe 21 Janarin për krimin shtetëror dhe vrasjet e 4 protestuesve, me përgjegjësinë e shtetit. Po hetohen dhe aferat me fondet e bujqësisë. Hetime për korrupsion dhe manipulim fondesh nga ish-ministrja Frida Krifca. Tjetërsimi i pronave. Hetime për manipulimin e pronave, sidomos në zonat bregdetare dhe urbane, dhe pastrim parash. Aferat në ushtri. Hetime për shpërdorim fondesh dhe manipulim pronash në Ministrinë e Mbrojtjes. Aferat në shëndetësi. Hetime për korrupsion dhe vjedhje të miliona eurove, përfshirë ministren Ogerta Manastirliu. Hetime për punonjës të policisë, gjyqtarë dhe prokurorë të përfshirë në aktivitete kriminale përmes aplikacionit “Sky”. Hetime për korrupsion dhe lidhjet e ish-agjentit të FBI-së “McGonigal” me kryeministrin Edi Rama.

Athina vendos kushte për mbështetje ushtarake të Ukrainës: Ne ndërhyjmë vetëm pas një armëpushimi zyrtar

Greqia do të marrë pjesë në një forcë ndërkombëtare në Ukrainë vetëm nëse plotësohen tre kushte: një marrëveshje armëpushimi, pa dislokim në tokën ruse dhe një strategji të qartë daljeje nëse armiqësitë rifillojnë.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të riafirmojë këto kushte në samitin e sigurisë në Paris të enjten, ku krerët e “koalicionit të vullnetarëve” po diskutojnë garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Athina e ka bërë të qartë se çdo përfshirje greke do të vijë vetëm pas një armëpushimi zyrtar. Për më tepër, trupat greke nuk do të operojnë në Rusi dhe në rast të shkeljes së armëpushimit nga Moska, forcat do të tërhiqen menjëherë.

Ndërsa disa vende evropiane kanë konsideruar vendosjen e trupave nën një mision të BE-së, kundërshtimi nga Rusia dhe disa shtete anëtare si Hungaria e ka përjashtuar këtë. Greqia favorizon një operacion nën mbikëqyrjen e OKB-së, duke besuar se do të siguronte legjitimitet më të gjerë ndërkombëtar.

Nëse misioni vazhdon, roli i Greqisë mbetet i pasigurt. Opsionet përfshijnë vendosjen në teritorin e Ukrainës ose pjesëmarrjen detare në Detin e Zi. Kjo e fundit përputhet më mirë me prioritetet greke të mbrojtjes. Megjithatë, është e paqartë se sa e realizueshme është kjo, veçanërisht nëse pranohet propozimi i Turqisë për të marrë komandën e forcës që patrullon detin.

Burime të mirëinformuara kanë thënë për Kathimerini se Turqia është thirrur në dispozitat e Konventës së Montreux në lidhje me Regjimin e Ngushticave, të cilat lejojnë hyrjen e plotë në Detin e Zi vetëm për shtetet bregdetare (me kufizime kohore për të tjerët). Ajo ka propozuar marrjen e komandës së forcës detare në bashkëpunim me Bullgarinë dhe Rumaninë.

Athina po ecën me kujdes, duke balancuar angazhimin e saj ndaj Ukrainës me interesat e sigurisë kombëtare. Ndryshe nga NATO, vendosja në Ukrainë nuk ofron mbrojtje kolektive të sigurisë për trupat e huaja, duke ngritur shqetësime për viktimat e mundshme në rajonet e kontestuara. Vendndodhja e vendosjes do të jetë vendimtare, pasi rreziqet ndryshojnë ndjeshëm midis Ukrainës lindore dhe zonave si Kievi, Lviv ose Odesa. Greqia tashmë po kontribuon në fazën e planifikimit të misionit, duke siguruar një zë në vendimet e ardhshme.