Ku e ke këtë besim që do futemi në BE? Rama: Europa kërkon të zgjerohet! Tek mundësia e parë, jemi ne dhe Mali i Zi

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në rubrikën “Sy më Sy” në Facebook, shprehu besimin se Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Ai argumentoi se ky besim ka bazë në ndryshimet e fundit dhe kërkesat e Europës për zgjerim. Rama theksoi se deri në vitin 2027, BE ka shprehur dëshirën për të përmbyllur negociatat me Shqipërinë, një synim që është një hap i rëndësishëm në rrugën për integrimin europian.

Kryeministri gjithashtu theksoi se Shqipëria është në të njëjtin nivel me Malin e Zi, i cili ka nisur negociatat për integrimin që në vitin 2012. Sipas tij, të dyja shtetet janë afër për të hyrë në BE, dhe kjo mund të ndodhë shumë shpejt. Rama theksoi nevojën për të vazhduar me ritme të shpejta dhe pa u ndalur në këtë proces, duke theksuar se është një detyrim i shtetit dhe i qeverisë për të siguruar pasaportën e BE për qytetarët shqiptarë.

Edi Rama: Arsyet se pse e kam këtë besim, janë ato që mund të shohësh dhe ti. Është situatë e re për Europën, Europa kërkon të zgjerohet. Europa thotë se deri më 2027 duam të mbyllim negociatat me Shqipërinë. Negociatat për tre vjet nuk ka bërë vaki. Mali i Zi ka që më 2012 që ka hapur negociatat. Jemi krah për krah me Malin e Zi dhe do hyjmë në BE. Tek mundësia e parë, jemi ne dhe Mali i Zi. Më 11 maj e vendosni këtë punë. Ne duhet të vrapojmë, nuk duhet të ndalemi në asnjë mënyrë. Je i majtë apo i djathtë, ec drejt, në mes e ke numri 5. Detyrimi ynë është që Shqipërisë dhe ty të të japim pasaportën e BE.

‘Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar’, Rama: Nëse përdorni VPN…

Kryeministri Edi Rama konfirmoi se procedura për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka përfunduar dhe paralajmëroi qytetarët të mos përdorin VPN për ta aksesuar, pasi kjo rrezikon sigurinë e të dhënave personale.

Në rubrikën e tij “Sy m’sy”, Rama theksoi se përdorimi i VPN-ve falas është i rrezikshëm për shkak të sulmeve të mundshme nga hakerat. Ai u bëri thirrje qytetarëve të presin, derisa TikTok të zbatojë masa të reja mbrojtëse për adoleshentët.

Qeveria shqiptare ka deklaruar se platforma do të rihapet sapo kompania kineze të vendosë filtrat e nevojshëm për mbrojtjen e të rinjve.

“Procedura për mbylljen e tikok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët.”, tha Rama.

Kryeministri Rama: Në qershor do ta bëjmë pagën minimale 500 euro, do të hyjë në fuqi në janar 2026

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se paga minimale në muajin qershor, me vendim qeverie, do ta bëjë 500 euro.

“Me vendim në qershor do ta bëjmë 500 euro, dhe do të hyjë në efekt nga janari 2026”, tha Kreu i qeverisë.

Edi Rama: 830 euro është paga mesatare sot në Shqipëri, e përgjithshmja. Ajo në sektorin publik është 1000 euro.

Pagën minimale e kishin 157 euro, tani e kemi 400 euro. Dhe me vendim në qershor do ta bëjmë 500 euro, dhe do të hyjë në efekt nga janari 2026.

Ndërkohë shumica e kompanive dhe bizneseve e kanë shumë më të lartë pagën minimale. Kush nuk do të dëgjojë nuk dëgjon, është më shurdh se sa ai që ka probleme me dëgjimin.

27 mars/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 27 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91.1 lekë dhe shitet me 92.3 lekë.

Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.2 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.8 lekë, ndërsa në shitje me 103.8 lekë.

Paundi britanik blihet me 117.4 lekë dhe shitet me 118.4 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 63.9 lekë, ndërsa në shitje me 65.4 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Horoskopi për  ditën  e  sotme, e Enjte 27 mars 2025

Dashi

Pas një dite të rënduar më në fund kjo e enjte do ju gjejë më të qetë. Duhet të kuptoni se çfarë duhet të bëni dhe se në cilën rrugë duhet të ecni si në dashuri edhe në punë. Këshillohet që të reflektoni dhe ti besoni vetëm instinktit. Në të kaluarën keni vepruar nxitimthi dhe jeni penduar.

Demi

Me kalimin e kohës do të merrni konfirmimet që prisnit. Do të ndiheni të rënë fizikisht, me gjasë për shkak të ndonjë viroze të stinës. Në dashuri do të ketë momente tensioni. Bëni mirë që të ruani qetësinë.

Binjakët

Nëse nuk ndiheni të dashuruar dhe të rrethuar nga persona që ju vlerësojnë, ndiheni keq. Ndonëse keni një karakter të fortë, keni nevojë për konfirmime. Kohëve të fundit jeni ndjerë disi vetëm në përballimin e problemeve të jetës. Por ditët e fundjavës do të sjellin më shumë qetësi, duke favorizuar takimet.

Gaforrja

Keni një personalitet të dyanshëm, ku nga njëra anë pëlqeni të veproni dhe anën tjetër jeni dembel. Këshillohet që të qartësoheni në orët në vijim, sidomos sa i takon ndjenjave, sidomos nëse vini re se diçka nuk shkon.

Luani

Jeni treguar shumë shpesh kritik dhe autokritik, ndoshta për shkak se jeni shumë krenar dhe ambicioz. Kjo bën që të dukeni arrogant, por në fakt jeni vetëm të vendosur dhe besnik dhe aspak diplomatik. Mundohuni që të mos përsërisni të njëjtat debate.

Virgjëresha

Jeni mjaft konkret dhe nuk ndaleni kurrë para aparencës. Pëlqeni që të eksperimentoni dhe nuk ndikoheni dhe nëse e vlerësoni dikë, e bëni me sinqeritet. Në punë do të jeni mjaft të vendosur, ndërsa në sferën sentimentale do të ketë probleme.

Peshorja

Nëse po sakrifikoni shumë në dashuri, këtë po e bëni, pasi e dini se ia vlen. Me njeriun e zemrës do të gjeni një kompromis me leverdi. Ata që janë vetëm, do të jenë të rrethuar nga një klimë pozitive. Në sferën profesionale situata do të jetë mjaft pozitive, ku do të ndiheni tejet të kënaqur.

Akrepi

Kjo e enjte nuk do të jetë shumë pozitive, ku këshillohet që të bëni gjërat më të domosdoshme, pa u munduar. Prisni para se të hidheni në veprim.

Shigjetari

Është një moment pozitiv nga pikëpamja profesionale, por jo sa i takon ndjenjave. Nuk do të ketë tensione të pazgjidhshme, por diskutimet dhe debatet do të shoqërojnë gjithë ditën.

Bricjapi

Ky është një moment jo shumë pozitiv nga pikëpamja ekonomike, ku bëni mirë që të hapni sytë ndaj të papriturave me të cilat do të përballeni, shkruan noa.al. Nga pikëpamja sentimentale, situata do të jetë e favorshme.

Ujori

Kjo e enjte do të jetë mjaft e favorshme, ku do të keni mundësi që të sistemoni disa situata, të cilat janë zvarritur gjatë, sidomos në sferën sentimentale. Nga pikëpamja profesionale, ndonëse parashikohet një moment pozitiv, nuk duhet ti bëni gjërat nxitimthi.

Peshqit

Nuk do të jetë një ditë aspak pozitive sa i takon sferës sentimentale, ku nëse po jetoni një raport të rëndësishëm, mund të lindë dëshira për të tradhtuar njeriun e zemrës. Nga pikëpamja profesionale, është një moment i qëndrueshëm.

Iftar në kishë: Myslimanë dhe të krishterë bashkohen në një darkë solidariteti

Mbi 500 njerëz nga kultura dhe shtresa të ndryshme shoqërore u mblodhën të dielën në Kishën e Shën Gjonit në Molenbeek, Belgjikë, për një iftar të përbashkët, si pjesë e përpjekjeve të komunës për t’u shpallur Kryeqyteti i Kulturës Evropiane në vitin 2030.

Ky aktivitet, që përkoi me muajin e shenjtë të Ramazanit dhe periudhën e Kreshmës për të krishterët, shërbeu si një simbol i fuqishëm solidariteti dhe harmonie mes komuniteteve myslimane dhe të krishtera. I organizuar nga iniciativa “Molenbeek për Bruksel 2030”, në bashkëpunim me shoqatat dhe banorët lokalë, ky iftar synonte të nxirrte në pah vlerat e bujarisë dhe bashkëjetesës, të rrënjosura thellë në identitetin e qytetit.

Pjesëmarrësit shijuan gatime tradicionale të përgatitura nga komuniteti lokal, duke përfshirë pjata të ngrohta, ëmbëlsira dhe pije, shumica e të cilave ishin dhurata nga vetë pjesëmarrësit. Përveç shijes së ushqimit, atmosfera u gjallërua nga tingujt e muzikës së luajtur nga anëtarët e komunitetit mysliman dhe të krishterë, duke krijuar një ndjenjë uniteti dhe afrimiteti.

Ky iftar erdhi dhjetë vjet pas sulmeve tragjike në Paris dhe nëntë vjet pas atyre në Bruksel, duke shënuar një hap të rëndësishëm përtej stigmës që ka rënduar mbi Molenbeek dhe duke afirmuar pasurinë e tij kulturore dhe frymën e bashkëjetesës. Përmes kësaj ngjarjeje, Molenbeek jo vetëm që synon të forcojë lidhjet brenda komunitetit të vet, por edhe të dërgojë një mesazh të fuqishëm uniteti dhe tolerance në mbarë Evropën.

Gruaja i mbijeton go ditjes nga rrufeja, por i ndryshon ngjyra e syve

Një Grua e cila u godit nga rrufeja dhe arriti të mbijetojë, ka treguar se si goditja bëri që sytë e saj të ndryshonin ngjyrën.

Carly Electric, siç njihet ajo nga miqtë, ka qenë gjithmonë e magjepsur nga rrufetë, madje ka bërë dhe tre tatuazhe kushtuar fenomenit të motit.

Kështu, kur nisi një stuhi, ajo menjëherë doli jashtë për të patur një pamje më të mirë.

Por më pas teksa po regjistronte me telefon, 30-vjeçarja u godit nga rrufeja.

“Kisha dridhje që udhëtonin lart e poshtë krahëve të mi”, tha ajo.

“Kur shkova të shikoja veten në pasqyrë, pashë që bebet e syve ishin zmadhuar”, vijoi ajo.

Më pas ajo humbi ndjesinë në këmbë dhe ra në paralizë, teksa të afërmit e dërguan menjëherë në spital.

Por ndonëse ajo arriti të shërohet plotësisht, rrufeja i la një ndryshim që s’do e harrojë asnjëherë.

 “Sytë e mi të gjelbër më parë tani janë kafe të errët. Kur e kërkova në internet, zbulova se nuk ishte e pazakontë që kjo të ndodhte te njerëzit që ishin goditur nga rryma.

Maja e kokës sime është shumë e ndjeshme, ku jam goditur, është e nxehtë në prekje, kështu që duhet ta shmang kur laj flokët”, tregoi ajo.

Carly Electric

Aksident i rëndë në Itali, autobusi turistik përmbyset në lumë! Raportohet për υik tima!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Torino të Italisë pasditen e sotme, ku një autobus turistik ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumë.

Mediat italiane raportojnë se nga ky aksident ka ndërruar jetë shoferi, ndërsa tre kalimtare kanë mbetur të plagosur.

Shoferi fillimisht u gjet me shenja jete, por ai ndërroi jetë në spital. Mendohet se ka qenë vetëm shoferi brenda në autobus, pasi nuk janë gjetur trupa të tjerë.

Sakaq, tre këmbësorët ndodhen në spital nën kujdesin mjekësor, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Paralajmërimi i Bashkimit Europian për qytetarët: Grumbulloni furnizime për 72 orë…!

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje qytetarëve të tij që të jenë të përgatitur për situata emergjente duke grumbulluar furnizime të mjaftueshme për të përballuar 72 orë në rast fatkeqësish natyrore, pandemish apo edhe kërcënimesh ushtarake. Strategjia e re, e para e këtij lloji e miratuar nga BE-ja, ka për synim të rrisë ndërgjegjësimin dhe përgatitjen e popullsisë ndaj krizave të ndryshme.

Gatishmëria e BE-së për fatkeqësitë dhe krizat

Në prezantimin e kësaj strategjie, Komisioni Evropian theksoi rëndësinë e marrjes së masave proaktive nga qytetarët, duke përfshirë krijimin e planeve të emergjencës shtëpiake dhe grumbullimin e furnizimeve jetike. Kjo nismë është frymëzuar nga praktikat e vendeve si Gjermania dhe shtetet nordike, të cilat kanë promovuar ndërgjegjësimin përmes materialeve informuese dhe aplikacioneve të posaçme.

“Ne po u themi vendeve anëtare: 72 orë vetë-mjaftueshmëri është ajo që ne rekomandojmë,” deklaroi Hadja Lahbib, komisionerja evropiane për përgatitjen dhe menaxhimin e krizave. Ajo iu referua një videoje të publikuar në rrjetet e saj sociale, ku shfaq një çantë emergjence që përmban dokumente të mbrojtura nga uji, ushqim të konservuar, ujë të pijshëm, mjete të ndryshme praktike, ilaçe dhe një radio të vogël.

Strategjia e Re: Një përgjigje ndaj rreziqeve të mundshme

Strategjia e BE-së ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin dhe koordinimin mes shteteve anëtare në raste emergjente si përmbytjet, zjarret, sulmet kibernetike dhe kërcënimet ushtarake. Në dokumentin e publikuar, theksohet se blloku duhet të jetë i përgatitur për incidente dhe kriza të përmasave të mëdha, përfshirë mundësinë e agresionit të armatosur.

Një nga propozimet kryesore është krijimi i një “Dite Evropiane të Gatishmërisë”, për të rritur ndërgjegjësimin e publikut. Po ashtu, BE-ja synon të integrojë temat e përgatitjes ndaj krizave në kurrikulat shkollore dhe të hartojë një strategji të posaçme për grumbullimin e rezervave të ushqimit, ujit dhe lëndëve të para thelbësore.

Pas batutes ndaj Rizartes/ E pëson keq Ledion Liço, i ndodh e papritura e ‘madhe’ pas spektaklit

Pas spektaklit të fundit të Big Brother VIP Albania, Ledion Liço është vënë në qendër të kritikave për një batutë të bërë ndaj Rizartës.

Moderatori, i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe humorin shpesh të papritur, këtë herë duket se ka kaluar cakun sipas ndjekësve.

Komentet në rrjetet sociale, veçanërisht në postimin e fundit të faqes zyrtare të Big Brother VIP Albania në Instagram, janë mbushur me reagime të ashpra ndaj tij.

“Batuta për Rizartën ishte shumë e shpifur. Po të ishe ti babai i saj, do të të pëlqente?” – shkruan një përdorues, ndërsa një tjetër e akuzon Ledionin se po përpiqet të krijojë momente virale, por po i tepron me komentet e tij:

“Nga mania për t’u bërë sa më shumë meme, idjotlliqe po nxjerr nga goja!”

Ndërkohë, disa ndjekës e kanë quajtur qëndrimin e tij arrogant dhe të papërshtatshëm për një moderator të një spektakli kaq të ndjekur.

Deri më tani, Ledioni nuk ka reaguar mbi polemikat, por debati në rrjet duket se nuk po shuhet.