Burri që agjëron i kërkon gruas që të mos hajë ushqim në autobus, shpërthen sherri!

Një video virale ka ndez një debat në madh në rrjetet sociale, pasi një burrë që agjëronte i kërkoi një gruaje të ndalonte së ngrëni në një autobus në Londër.

Ai pretendoi se aroma e ushqimit e shqetësonte gjatë agjërimit, por gruaja refuzoi duke i thënë se nuk ishte problemi i saj. Pavarësisht se burri e përsëriti kërkesën, gruaja i sugjeroi të zbriste në katin e poshtëm të autobusit nëse e shqetësonte aroma e ushqimit.

Videoja, megjithëse dyshohet se është e inskenuar, ka shkaktuar diskutime të mëdha në rrjetet sociale.Disa mendojnë se gruaja duhet të kishte treguar konsideratë dhe të kishte pritur për të ngrënë diku tjetër.

Të tjerë argumentuan se ishte e drejta e saj të hante në një hapësirë publike dhe se burri nuk kishte të drejtë në kërkesën e tij.

VIDEO-SKANDAL/ Koço Kokëdhima futet në fushë dhe g.odet e ofendon arbitrat

Ndeshja e sotme mes Apolonisë dhe Gramshit në futbolli e femrave është mbyllur me fitoren 1-0 të fierakeve që u ndëshkuan me dy kartonë të kuq në një sfidë që u mbyll me 25 minuta shtesë për shkak të ndërprerjeve.

Një prej tyre ka ndodhur si pasojë e hyrjes në fushë të drejtuesve të klubit Apolonia, me në krye presidentin Koço Kokëdhima, i cili protestonte ndaj vendimeve të kryesorit Dorian Maletaj.

Gjithçka është denoncuar nga drejtoresha e Gramshit, Edonisa Aliu, e cila nëpërmjet rrjeteve sociale ka treguar momentet e tensionit ku shihet Kokëdhima me zyrtarët e tij duke goditur e ofenduar arbitrat e ndeshjes.

“Që të gjithë na kanë frikë, kjo nuk diskutohet. Por që të futet presidenti i Apolonisë bashkë me zyrtarët e klubit në fushë për të dhunuar arbitrin e ndeshjes, këtë nuk e kisha menduar. Ja ku e keni presidentin Kokëdhima bashkë me zyrtarët e tij që godasin e shtyjnë, ofendojnë me fjalorin e rrugës arbitrat e ndeshjes. Turp! Turp! Turp!”, shkruan drejtuesja e Gramshit.

https://streamable.com/e/imjrzc?quality=highest

Shuhet në moshë të re mjeku i njohur në Durrës, shembull i përkushtimit të palodhur ne shërbim të pacientëve

Një lajm i hidhur vjen nga Durrësi ku mjeku i njohur, ortopedi Niko Durri është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare.

Dr. Niko ishte një figurë e rëndësishme e shërbimit të Ortopedisë-Traumatologjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit prej vitesh, ndërsa ka ndëruar jetë në mënyrë të papritur.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Urdhri i Mjekut Durrës, ku i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë mësuam lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Doktor Niko Durri, në moshën 54 vjeçare.

Një humbje e parakohshme për familjen dhe bluzat e bardha.

Dr. Niko, një figurë e rëndësishme e shërbimit të Ortopedisë-Traumatologjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe një shembull i përkushtimit të palodhur ne shërbim të pacientëve, sot nuk është më mes nesh.

Dr. Niko Durri, u lind në vitin 1971 ne Tiranë.

Përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranes ne vitin 1997 si Mjek i Përgjithshëm, duke e përfunduar me rezultate të shkëlqyera.

Më pas kreu specializimin për Ortopedi -Traumatologji ne Universitetin e Mjekesise”Carol Davilla”, në Bukuresht të Rumanisë.

Pas specializimit punoi për një periudhë një vjeçare si mjek ortoped-traumatolog në spitalin e Beratit deri në vitin 2005 dhe më pas në spitalin e Lushnjes për një vit tjetër deri në vitin 2006.

Me pas emërohet në Spitalin e Durrësit si mjek ortoped-traumatolog, ku vazhdonte të ushtronte profesionin.

Doktor Niko Durri gjatë gjithë karrierës së tij tregoi profesionalizëm, kulturë, korrektësi, qytetari dhe vlera e virtyte humane që konfiguruan tek secili mjekun e besuar dhe shumë të dashur për çdo pacient.

Përgjatë gjithë jetës profesionale, doktori me bluzën e bardhë dhe zemrën gjithashtu u bë pjesë jo vetëm e mjekëve profesionistë të qytetit tonë, por edhe e shumë viteve të mbushura me punë e sakrifica të panumërta.

Duke u shprehur ngushëllimet e përzemërta familjarëve dhe kolegëve, urojmë që shpirti i tij të prehet në paqe!

I paharruar qoftë kujtimi i tij!

Qeveria greke rrit pagën minimale në 880 euro, përfitojnë dhe emigrantët shqiptarë

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar se paga minimale do të rritet nga 830 euro në 880 euro, me synimin që deri në fund të mandatit të tij katërvjeçar, paga minimale të arrijë në 950 euro. Ai theksoi se rënia e papunësisë është rezultat i politikave për krijimin e vendeve të reja të punës.

Po ashtu, është rritur edhe asistenca sociale për ata që janë të papunë, e cila tani do të arrijë 540 euro. Paga për punonjësit e martuar, me tre vjet përvojë pune, do të jetë 1258.4 euro, ndërsa punëtorët e pakualifikuar do të fitojnë 39.4 euro në ditë. Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi më 1 prill.

Kjo përbën rritjen e pestë të pagës minimale që nga viti 2019, dhe rritja totale gjatë këtyre gjashtë viteve është 35.4%. Kjo rritje do t’u mundësojë punëtorëve një rritje të ndjeshme, që është afërsisht e barabartë me pesë paga minimale shtesë në vitin 2019. Nga rritja përfitojnë gjithashtu emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi në mënyrë të rregullt.

(Balkanweb)

Amerikanët rikthehen në SPAK! Ekspertët e OPDAT ‘rinisin’ detyrën e lënë përgjysmë

Departamenti Amerikan i Shtetit dhe departamenti i efikasitetit të qeverisjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në fazën përmbyllëse të identifikimit të projekteve për të cilat do të ndërpritet financimi dhe i atyre që do të vazhdojnë të financohen. Dhe me sa duket, mbështetja për reformën në drejtësi në Shqipëri do të vazhdojë.

Ekspertët amerikanë të OPDAT, që u larguan në fund të muajit janar pas urdhrit të Donald Trump për pezullimin e fondeve të ndihmës së huaj, janë rikthyer këtë të mërkurë në prokurorinë dhe gjykatën e posaçme.

Burime jozyrtare të Top News konfirmojnë se të njëjtët ekspertë që ishin edhe para se të largoheshin kanë hyrë pak pas mesditës së të mërkurë në godinën e SPAK dhe janë akomoduar në të njëjtat ambiente ku ushtronin detyrën e tyre para se të largoheshin.

Rikthimi i tyre në SPAK paralajmëron edhe rikthimin e ekspertëve të tjerë amerikanë të misionit OPDAT, të stacionuar te policia e shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Ekspertët paguhen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes linjës së ndihmës së huaj për forcimin e institucioneve dhe shtetit ligjor në Shqipëri, që pas rishikimit në Uashington nuk përfshihet te projektet që anulohen.

E sikletshme / Kurti bie pre e dy komedianëve rusë duke menduar se po flet me presidentin letonez: Grenell është

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rënë pre e dy komedianëve rusë të njohur si Vovan dhe Lexus, duke menduar se po komunikonte në telefon me presidentin e Letonisë.

Siç dëgjohet duke folur në videon e publikuar nga komedianët rusë, Kurti flet për mediat e opozitën, duke pretneduar se ka pasur luftë hibride ndaj qeverisë së tij.

“Ka pasur luftë hibride kundër qeverisë tonë që herët…kryesisht vjen nga Serbia dhe Rusia, por edhe nga disa elementë të tyre brenda Kosove. Prandaj lufta hibride dhe dezinformtat, e dyta ishte premtimet irracionale të opozitës të cilët flirtonin me luftën hibride. Dhe e treta disa oligarkë në vend, në veçanti njëri, që ka një TV stacion”, dëgjohet të thotë Kurti.

Ai flet edhe për emisarin Richard Grenell, për të cilin në fund dëgjohet duke thënë se “ai është homoseksual”.

“Tërë këto katër vite kundër meje. Ai ishte instrumental në rrëzimin e qeverisë time të parë, në 2020, e vetmja qeveri e ime u rrëzua gjatë pandemisë. Dhe tash në masë të madhe është rreshtuar me opozitën. Ai ka marrë një çmim të lartë në Beograd, të klasit të parë, nuk është në rregull të marrës çmim të atij soji në një vend autoritar dhe të pretendosh të jesh neutral. Tash ka një punë të re, Instituti Kenedi, ku ka të bëjë me vlerat e ShBA-së… Ai është homoseksual vetë”, thotë Kurti.

Këtu, komedianët i thonë: “A e di që edhe unë jam homoseksual?”. “Jo se di”, përgjigjet Kurti.

Shefi i NATO-s kërcënon Rusinë me kundërpërgjigje “shkatërruese” nëse sulmon këtë shtet

Shefi i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar Rusinë të mërkurën me kundërpërgjigje “shkatërruese”, në rast se ajo sulmon Poloninë apo ndonjë shtet tjetër anëtar të aleancës.

Rutte ka folur gjatë vizitës së tij në kryeqendër të Polonisë, Varshavë. Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka thënë se është me rëndësi të bëhet përgatitje për çdo rezultat të mundshëm nga bisedimet mes Rusisë dhe SHBA-së të cilat janë të përqendruara për t’i dhënë fund luftës trevjeçare në Ukrainë, raporton AP.

32 shtetet anëtare të NATO-s, sidomos ato të krahut lindor, janë shumë të shqetësuara se bisedimet mund të përfundojnë me marrëveshje që i shkon përshtati Rusisë. Frikësohen se rezultati do t’i lejojë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që t’i rindërtojë forcat dhe të kërcënojë shtetet tjera në rajon në vitet e ardhshme. 

Rutte tha se askush s’guxon të mendojë se mund të shpëtojë pa pasoja nëse sulmon një shtet anëtar të NATO-s. 

“Nëse dikush do të bënte keqllogari dhe do të sulmonte Poloninë apo ndonjë shtet tjetër aleat, atëherë do të përballet me reagim të ashpër të aleancës. Reagimi ynë do të ishte shkatërrues. Kjo duhet të jetë shumë e qartë për Vladimir Vladimirovich Putinin apo këdo tjetër që dëshiron të na sulmojë”, tha Rutte. 

Plani tronditës i Europës në rast lufte: ushqime, ilaçe dhe bateri për tre ditë

Pika e fillimit është raporti tetorin e kaluar nga ish-presidenti finlandez Sauli Niinistö, se si të “Forcohet përgatitja dhe gatishmëria civile dhe ushtarake e Evropës”.

Sot Komisioni Evropian prezanton strategjinë e përgatitjes dhe menaxhimit të krizave, duke u fokusuar në masat civile: “Strategjia e BE-së për gatishmërinë e Bashkimit” ofron tridhjetë veprime kyçe për adresimin e emergjencave, duke filluar nga rreziku i konfliktit (frika e vendeve në kufi me Rusinë është shumë e lartë) deri te katastrofat mjedisore, nga sulmet kibernetike te pandemitë.

Komisionerja e BE-së për Menaxhimin e Krizave, Hadja Lahbib, shpjegoi në një intervistë me AFP se “ne do të mbështesim shtetet anëtare në krijimin e asaj që ne e quajmë një qese elasticiteti, në mënyrë që të gjithë qytetarët të jenë gati të rezistojnë, të jenë strategjikisht autonomë për të paktën 72 orë”.

Një komplet mbijetese që duhet të përmbajë rreth dhjetë produkte të konsideruara thelbësore, duke përfshirë ujin, ilaçet, energji elektrike, dokumentet e identitetit, shkrepset, ushqimin.

Një propozim tjetër është krijimi i një “dite kombëtare gatishmërie” për të rritur ndërgjegjësimin për nevojën për të qenë gati për çdo fatkeqësi në BE. Ekziston edhe një strategji specifike për shkollat.

Draft-dokumenti që do të miratohet sot, i parë nga gazeta spanjolle “El País”, propozon krijimin e një komiteti të posaçëm të krizës, në të cilin do të përfaqësohet Komisioni i BE-së, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe 27 shtetet anëtare, të cilat do të marrin mbështetjen e agjencive kombëtare evropiane.

“Identifikimi i hershëm i rreziqeve dhe kërcënimeve, – shpjegon dokumenti, – mund të kursejë kohë të çmuar dhe të ndihmojë në parandalimin e krizave ose të lehtësojë menaxhimin e tyre dhe të minimizojë ndikimin e tyre”.

Komisioni dëshiron gjithashtu të përshpejtojë planet për të zgjeruar shërbimin e tij të analizës dhe inteligjencës, Qendrën e vetme të analizës së inteligjencës të BE-së, organi që merr informacione civile dhe ushtarake nga agjencitë e spiunazhit të vendeve anëtare.

Brukseli do të krijojë gjithashtu një platformë digjitale në mënyrë që qytetarët dhe udhëtarët të kenë informacion mbi rreziqet dhe opsionet e disponueshme (p.sh. strehimet) në rast krize.

Ai gjithashtu propozon koordinimin e rezervave strategjike të ilaçeve, lëndëve të para thelbësore, energjisë dhe ushqimit në nivel të BE-së./si

U qëllua për υdekje nga pronari/ Kunati i 42 vjeçares rrëfen mes lotësh: E pushoi 3 herë nga puna

Kunati i Nexhmije Haradinit, e cila u qëllua për vdekje nga ish-pronari i furrës së bukës në Stanoc të Vushtrrisë, ka rrëfyer momentin kur mori vesh vrasjen e saj.

nexhmije haradiniKunati i viktimës u shpreh se sapo ishte kthyer nga puna dhe kishte vënë re njerëz të shumë pranë vendit të krimit.

“Zbrita tek rruga dhe pashë shumë njerëz. Vrapova dhe më thanë “një grua është vrarë”, nuk e dija kush ishte, kur më tha komshia më pas”, deklaroi ai.

Ai u shpreh se Nexhmije Haradini kishte punuar për 8 vite tek autori i ngjarjes, i cili pas më pas vrau veten, por ky i fundit e kishte pushuar tre herë nga puna.

“Ka punuar 8 vite aty, por e largoi 3 herë nga puna. Herën e katër nuk pranoi të kthehej më në punë, ky e bëri për xhelozi se punonte në një gjelltore tjetër. Lajmin e mora vesh pasi erdha nga puna, zbrita tek rruga dhe pashë shumë njerëz. Vrapova dhe më thanë “një grua është vrarë”, nuk e dija kush ishte, Kur më tha komshia më pas.

Vëllai na ka treguar se e kishte kërcënuar, kanë menduar se e kishte vetëm nga nervozizmi. Ishalla rasti i fundit, por këto raste nuk ndalen. Të gjithë kanë motra (qan), më dhimbsen kur i shoh femrat, vajzat, gratë, mundohen të punojnë, të ndihmojnë burrin dhe shtëpinë, në fund e pësojnë më së keqi, vetëm femrat nga njerëzit e ligë”, u shpreh ai.