Shqipëria është përfshirë nga reshje shiu, ku në disa qarqe nuk do të mungojnë edhe rrebeshet.
Sipas sinoptikanëve, kryeqyteti, Shkodra dhe Lezha janë qarqet që do të kenë më shumë reshje shiu dhe përmbytje lokale.
Për pasojë nuk do të mungojnë edhe temperaturat e ulëta.
“Nga e marta në vijim kemi rënie graduale të temperaturave të ajrit si në vlerat minimale edhe ato maksimale”, tha sinoptikani Hakil Osmani Në disa zona malore të vendit nuk do të mungojnë edhe reshjet e dëborës.
“Në zonat e thella malore në pjesën e dytë të javës do kemi prezente edhe reshje dëbore në verilindje dhe juglindje”, tha Osmani.
Herë pas here problem do të jetë edhe era duke krijuar dallgëzim në det të hapur. Sipas sinoptikanëve, kjo situatë moti i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe dëborë pritet të na shoqërojë deri në fund të muajit Mars.
Vladimir Putinit nuk mund ti zihet besë. Ky është mendimi i gjeneralëve gjerman të cilët për çdo ditë përballen me një sulm të mundshëm rus.
Ndërsa administrata Trump vazhdon të ndjekë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë – një marrëveshje që mund të përfundojë të jetë më e favorshme për Moskën sesa Kievi – evropianët, për herë të parë në dekada, po fokusohen në fuqinë e tyre ushtarake.
Askund ky ndryshim nuk është aq i dukshëm sa në Gjermani. Forcat e saj të armatosura, të njohura si Bundeswehr, kanë qenë viktimë e viteve të nën-investimit, por kjo pritet të ndryshojë.
Kancelari i supozuar Friedrich Merz ka vendosur se tani është momenti që Gjermania të investojë në ushtrinë e saj, në nivele që nuk janë parë që nga Lufta e Ftohtë. Gjermania sapo ka kaluar një reformë të madhe për frenimin e saj të borxhit kushtetues, duke zhbllokuar miliarda euro financime.
Sipas një raporti të parë nga CNN rezulton se gjatë një periudhe 10-vjeçare, me Gjermaninë që shpenzon 3.5% të PBB-së, mund të arrijë në 600 miliardë euro.
Aktualisht, Gjermania po mban stërvitje ushtarake në një vend të pazbuluar në gjermaninë qëndrore. Bashkë me të janë edhe pesë aleatë të NATO-s.
Duke folur në selinë e improvizuar për simulimin, gjenerali Hammerstein i tha CNN: se “Gjermania është një komb i aftë në Evropë dhe duhet të jetë një partner për kombet e tjera. Ne jemi një partner i përgjegjshëm në Evropë dhe një komb i madh. Ne (duhet) të rritemi dhe do ta bëjmë këtë”, tha ai.
Pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës në shkurt 2022 ishte një moment sizmik për kontinentin. Lufta ishte kthyer dhe detentimi që kishte ekzistuar që nga rënia e Perdes së Hekurt kishte marrë fund. Olaf Scholz, kancelari tashmë në largim, tha se vendi kishte nevojë për një politikë të re të mbrojtjes dhe sigurisë – dhe se Bundeswehr-i kishte nevojë për vëmendje të veçantë. Ai krijoi një fond të vetëm 100 miliardë euro për “investime gjithëpërfshirëse” në Bundeswehr. Për ta bërë këtë, Scholz-it iu desh të ndryshonte Ligjin Bazë – në thelb, kushtetutën e vendit.
Avioni, i cili po udhëtonte drejt Pointe-a-Pitre në Guadelupe, u kthye si masë sigurie, duke sjellë 375 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit mbrapsht në Francë.
Një avion i kompanisë “Air France” u detyrua të kthehej në Paris dy orë pas nisjes, pasi një pasagjer humbi telefonin gjatë fluturimit.
Avioni, i cili po udhëtonte drejt Pointe-a-Pitre në Guadelupe, u kthye si masë sigurie, duke sjellë 375 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit mbrapsht në Francë.
Sipas AirPlusNews, ky nuk është rasti i parë. Muajin e kaluar, një avion tjetër i Air France u detyrua të kthehej, pasi telefoni i një pasagjeri ra në një ajrim të kuzhinës së avionit, duke krijuar rrezik për zjarr për shkak të baterisë me litium.
Ngjarje të ngjashme kanë ndodhur edhe në kompani të tjera ajrore. Një bateri e jashtme shpërtheu në mes të fluturimit të një avioni AirAsia nga Bangkoku drejt Nakhon Si Thammarat në Tajlandë, duke shkaktuar panik te pasagjerët.
Zjarri shpërtheu duke shkaktuar kaos në bord. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua dhe avioni u ul në destinacionin e tij në kohë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkup, ku një qiramarrës ka vrarë pronarin e shtëpisë ku banonte, ka plagosur djalin e tij të mitur dhe më pas i ka marrë jetën edhe vetes duke mos dashur të bjerë në duart e policisë.
Fqinjët thonë se janë zgjuar nga të shtënat me armë zjarri, të ndjekur nga sirenat e policisë dhe ambulancës. Një pamje e tmerrshme u shpalos para syve të fqinjëve. Ku trupi i pronarit ishte i palëvizshëm dhe i pajetë në shkallë, në një pellg gjaku.
Fqinjët të tronditur nga ngjarja thonë se asgjë nuk e paralajmëronte një tragjedi të tillë.
“Disa të shtëna armësh më zgjuan nga gjumi dhe menjëherë më pas dëgjova një fëmijë që qante dhe rënkonte. Fillimisht mendova se ishte një shaka fëmijërore me fishekzjarre, por në pak kohë dëgjova sirenat e policisë dhe të ambulancës. Kur dola në oborr, kuptova që më kishin vrarë fqinjin dhe djalin e kishte plagosur në krah dhe e kishin dërguar në spital”, thotë një nga fqinjët e viktimës.
Shqipëria është pajisur me një numër të panjohur dronësh kamikazë të prodhimit turk.
Fotot e dronëve goditës u publikuan më 18 mars, gjatë vizitës së ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu në bazën ajrore të Kuçovës, një investim 50 milionë dollarësh i NATO-s.
Aty shfaqen dronët model YIHA-III, i për përshtatshëm për sulme me precizion të lartë kundër sistemeve të mbrojtjes ajrore të armikut, instalimeve të radarëve dhe bazave të operimit.
Droni mund të qëndrojë në ajër për disa orë përpara se të ekzekutojë fazën e sulmit terminal me shënjestrim të drejtuar me saktësi.
Një tjetër zbulim i armatimeve të reja ajrore ishin edhe bombat e drejtuara me lazer për dronët Bayraktar TB2.
Të emërtuar Mini Ak?ll? Mühimmat (MAM), që përkthehet “mikro municione inteligjente” ato zhvillohen nga prodhuesi turk i industrisë së mbrojtjes Roketsan.
MAM është zhvilluar për mjete ajrore pa pilot (UAV), avionë të lehtë sulmues, avionë luftarakë dhe misione ajrore-tokë për platformat ajrore me kapacitet të ulët të ngarkesës.
Një 38-vjeçar në Greqi ka përfunduar në spital, pasi duke ngrënë oktapod ka gëlltitur tre grepa. Ai iu nënshtrua një operacioni i cili zgjati më shumë se një orë.
“U bëra blu në fytyrë, nuk merrja dot frymë”, thotë Nikos Stamoulis për mediat greke.
Në momentin që shkoi në spital, mjekët s’po u besonin syve kur panë grafinë dhe konstatuan tre grepa në fyt. Por pas mjekimit, 38-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa i ka bërë një urim special partnerit të saj, Gert Laskut, me rastin e ditëlindjes së tij.
Teksa ka postuar një foto të tyre së bashku, këngëtarja shprehet se ishte një përzgjedhje e vështirë, pasi sipas saj, ata kanë shumë foto të bukura krah njëri tjetrit.
“Kam shumë foto me ty, s’di kë të zgjedh aq të bukura e intensive janë momentet me ty,” shkruan Eneda.
Ndër të tjera këngëtarja shprehet se pranë ish-basketbollistit ndihet “goca më e bukur e më me fat në botë” teksa shton: “Gëzuar Gent Lasku, edhe 100! Mos hiq dorë nga asgjë që të bën të lumtur… Të dua!”
Mirëpo një përgjigje po aq e veçantë sa urimi i saj erdhi për këngëtaren teksa Lasku shkroi në koment: “Moj e bukura e shtrenjta ime tiii!! Të dua, dhe një gjë është pak por e sigurt…Nga ty s’do heq dorë kurrë, vetëm për lumturinë time.”
Kujtojmv që disa kohë më parë Eneda Tarifa rrëfeu detaje nga njohja me ish-basketbollistin, Gent Lasku, lidhje që u bë publike pasi çifti u fotografuan të përqafuar së bashku në klub.
“Jemi njohur diku që ishim vetëm ne të dy dhe s’kishte asnjeri tjetër”, u shpreh artistja, teksa tregoi se u takuan në klubin e një miku të përbashkët.
Ende Tarifa se ishte paradite kur ndodhi njohja e tyre, duke shtuar se “nuk ishte natë që le të themi që njeriu e liron pak veten”.
Gjithashtu, në intervistë për “Rudina”, këngëtarja komentoi edhe deklaratën e partnerit të tij, i cili u shpreh se “kemi vuajtur shumë”.
Advertisements
“Kemi pak a shumë histori të ngjashme në disa pika të historisë sonë kronologjike që i kemi të përbashkëta, i kemi shumë të ngjashme. Njeriu sado që të duket i lumtur, i gëzuar dhe i arrirë në jetë, patjetër ka kaluar nëpërmjet vështirësive të veta në këtë kuptim dhe në këtë sens… të gjithë ne”, tregoi ajo.
Pjesë nga intervista:
Eneda Tarifa: Jemi njohur diku që ishim vetëm ne të dy dhe s’kishte asnjeri tjetër. Dikush iu drejtua tjetrit…
Ku ishit, në një festë?
Eneda Tarifa: Jo, në një vend të mbyllur.
Ashensor?
Eneda Tarifa: Jo. (qesh). Okej, ishim në klub-in e një shoku tonë të përbashkët.
S’kishte njerëz të tjerë?
Eneda Tarifa: Jo, ishte paradite nuk ishte natë që le të themi që njeriu e liron pak veten, kështu që ishte tepër koshient çdo proces i njohjes.
Kishit filluar t’i flisnit njëri-tjetrit, u prezantuat gradualisht…
Eneda Tarifa: Dhe kaq pastaj, mbaron muhabeti.
Si çifti rigjetën dashurinë pas martesave të dështuara
Eneda Tarifa dhe Gent Lasku janë padyshim ndër çiftet që më së shumti kanë vëmendjen e ndjekësve. Historia e tyre e dashurisë u zbulua rreth 1 vit më parë, ku të dy, nga dy martesa të dështuara gjetën më në fund dashurinë.
Që atëherë, çifti i ka pasur të rralla daljet televizive, por gjithnjë kur ishin prezent, nuk linin pa folur me shumë dashuri për njëritjetrin. Këtë herë ka qenë ish-sportisti, që ka ndarë me publikun detaje nga kjo histori dashurie. I ftuar në një emision televiziv për të folur rreth muzikës dhe ndikimit që ajo ka në gjendjen shpirtërore, ishte Gent Lasku, i cili ka shkruar tekstin e këngës “Më fort”, me të cilën partnerja e tij, këngëtarja Eneda Tarifa, konkurron në “Kënga Magjike”.
Lasku u shpreh se muzika të bën që disa gjëra t’i përjetosh ndryshe. Ai u shpreh se si çift ndajnë histori të ngjashme dhe zbuloi se ishte vetë këngëtarja që donte të bënte një këngë e cila të tregonte historinë e saj dhe mënyrën se si ajo ia ka dalë të përballojë gjithçka.
“Unë dhe Eneda jemi një çift që vjen së bashku me njëri-tjetrin me eksperiencë, pra kemi kaluar shumë. Në vlerësim dhe falënderim të plotë të gjithçkaje që kemi kaluar, sepse na ka shërbyer kjo eksperienca, dhe një nga gjërat që kemi bërë është që të flasim me njëri-tjetrin. Kështu që unë e di historinë e jetës së Enedës, e kemi shumë të ngjashme dhe kur po diskutonte, ajo donte të bënte një këngë për veten e saj, për jetën e saj dhe për “luftën” që ka bërë. Jo në mënyrën e tregimit, por se çfarë e shtyu të mësonte dhe t’i kalonte. Dhe kënga flet pikërisht për njohjen e dualitetit të gjendjes shpirtërore që ti ke, sepse nëse ti je një femër, ke dhe një mashkull brenda, dhe kjo i lind femrës në momentet më të vështira të jetës,” u shpreh Lasku.
Nga ana tjetër, Eneda tha se ajo dhe Genti donin të bënin diçka të fortë, të bukur dhe frymëzuese, pasi është në një periudhë që dëshiron të bëjë këngë pozitive dhe motivuese.
Kur u zbulua lidhja e Gentit me Enedën, menjëherë u bë me dije edhe divorci i vështirë nga i cili sportisti po dilte. Genti nuk ka shumë kohë që është ndarë nga bashkëshortja e tij, me të cilën ka tre fëmijë. Kujtojmë se lidhja e dyshes u zbulua muaj më parë, teksa prej disa kohësh e kishin mbajtur të fshehtë larg syrit të publikut. Madje ka qenë paparazzi i “Panorama Plus”, i cili herë pas herë ka publikuar foto të çiftit ku shfaqeshin krahë njëri-tjetrit në evente të ndryshme.
“Kemi ca kohë, konsiderueshëm për të kuptuar që është një lidhje e bukur dhe serioze. Të tjerët nuk e kanë besuar. Po sigurisht, ne kështu e kemi marrëdhënien, ngacmohemi. Sa u përket rrethanave të njohjes, besoj që do jetë për një moment tjetër si u njohëm se edhe ajo ka bukurinë e vet, ishte shumë e bukur. Ne ishim shokë, pastaj më vonë lindi dashuria. Po kaq, pastaj sa u përket njerëzve që kemi vërdallë kemi vendosur që të mos dëgjojmë shumë, të mos marrim shumë energjinë e tyre sepse të them të drejtën sa herë që thua jam e lumtur, sikur marrin mësysh, nuk i bëhet njeriu qejfi, duhet të thuash jam keq, më kanë rrahur, jam viktimë e shoqërisë që të të duan”, u shpreh çifti në deklaratën e parë të tyre së bashku.
Ish-basketbollisti ka zbuluar për ndjekësit Enedën që nuk e njohim.
“Është pjekuria, maturia, gjërat që kemi kaluar dhe eksperiencat dhe dëshira që kjo histori për shkak të ndjenjës të shkojë ashtu siç duhet, të ketë komunikimin e duhur dhe atë idealin. Eneda është një njeri i drejtë, shumë i çiltër dhe shumë i pastër. Është një nga njerëzit më punëtorë që unë njoh. Ka shumë dashuri brenda dhe këtë nuk ma jep vetëm mua, por ua jep të gjithëve. Është një prind i shkëlqyer dhe unë kam mësuar edhe vetë nga ajo”, u shpreh Genti.
Nga ana tjetër, edhe këngëtarja ka zbuluar anën romantike të partnerit të saj.
“Nuk jemi as të parët dhe as të fundit. Të gjitha marrëdhëniet dhe lidhjet e tilla duan kohën e tyre. Nuk iu kemi fshehur gjë, s’iu kemi mbajtur gjë. E kemi bërë gradualisht duke pritur që të na kuptojnë dhe duke iu treguar se sa e rëndësishme është jeta e secilit dhe se sa të rëndësishëm janë ata mbi të gjitha. Mendoj se fëmijët na kanë kuptuar dhe na kanë mbështetur. Dhurata Genti më ka bërë shumë, por më një moment të caktuar është nisur nga larg ka ardhur dhe më ka dhënë një lule të freskët. Ajo ishte një kujtim shumë i bukur”,rrëfeu Eneda
Një aksident tragjik ka ndodhur në Gessopalena të Italisë qendrore ku një shqiptar punonjës bujqësie, humbi jetën në një aksident të rëndë me traktor.
Viktima është identifikuar nga mediat italiane si Gentjan Muça, 31 vjeç.
Sipas burimeve, traktori për arsye të paditura ka përfunduar në një kanal dhe është përmbysur duke zënë poshtë drejtuesin e tij shqiptar.
Urgjenca, madje një helikopter u dërgua nga Pescara për t’i shpëtuar jetën të riut, por nuk mund të bënin asgjë. Ai humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Gentjani përshkruhej si një anëtar i dashur i komunitetit dhe punëtor i palodhur. Humbja e tij e parakohshme ka shtangur miqtë e familjarët.
“Nuk ka fjalë për ta përshkruar dhimbjen e kësaj dite të tmerrshme. I shprehim ngushëllime familjes dhe miqve në këtë moment të vështirë. Ai ishte një person, kujtimet e së cilit do të qëndrojnë në zemra tona. Zoti e prehtë në paqe”, tha kryebashkiaku i Gessopalena-s, Mario Zulli kur mësoi lajmin e tmerrshëm.
I riu shqiptar do të varroset në atdhe.
Një helikopter u dërgua nga Pescara për t’i shpëtuar jetën të riut, por nuk mund të bënin asgjë