Κa marierja shqiptare në Dubai: Ja çfαrë më b. ëri suedezi në…

Kisha filluar punë si kameriere në një hotel në Dubai nëpërmjet një agjencie punësimi. Ishte hera e parë që udhëtoja jashtë vendit, puna ishte shumë e lodhshme dhe mënyra se si të trajtonin nuk ishte shumë e mirë.

Punoja 10 deri në 12 orë në ditë dhe gjithë kohës isha e zënë sepse kishte jashtëzakonisht shumë punë. Mund të gjeja shumë punë të tjera, por nuk e lija dot këtë që kisha, për shkak të kontratës.

Djemtë ishin nga Suedia dhe kishin ardhur me pushime në Dubai. Më pas, djali biond u largua dhe unë fillova të flisja me djalin që pëlqeja. Ishte brun, i veshur shumë bukur. Më pas, djali bjond erdhi me dy vajza të tjera shumë të bukura dhe djali që unë pëlqeja, iu afrua pak atyre.

“E humba”, mendova. Më vonë ai m’u afrua edhe mua, më preku te faqet dhe më pyeti se pse isha aq e ngrohtë. E kuptova që edhe ai më pëlqente pak dhe isha duke përjetuar momente shumë të bukura. Shoqja ime u largua dhe më pyeti nëse do të shkoja me të.

Unë i thoja: “Të lutem, rri edhe pak se mua po më pëlqen shumë ky djali”, por ajo u largua dhe unë qëndrova vetëm. Në fund ata paguan dhe po largoheshin. Unë qëndrova aty.

Ai erdhi dhe më pyeti: “A mund të të puth?”. Unë i drejtova faqen dhe ai më tha me një zë të ulët, të ëmbël: “Buzën” dhe më puthi në buzë. Ishte puthja më e ëmbël që kisha marrë ndonjëherë.

As që e kisha imagjinuar ndonjëherë që të më pëlqente kaq shumë dikush në aspektin fizik sepse në aspekte të tjera nuk e njihja. Unë djemve gjithmonë u gjeja difekte, por me atë isha shumë e tërhequr, më pëlqente shumë.

Ai më puthi dhe u largua. Aty unë shtanga dhe mendova: “O Zot, po sikur të mos kthehet më?!”. Prita disa minuta dhe ai u kthye e më tha: – Të lutem, eja me mua sonte. Jam shumë i dehur dhe dua që dikush të kujdeset për mua.

Unë i thashë: – Jo, më vjen keq, nuk vij dot. Nuk e kisha bërë kurrë një gjë të tillë, të shkoja me një djalë që sapo e kisha njohur ne klub, por kur e pashë që po largohej, i kapa dorën dhe u largova me të. – Jam shumë i pirë, – më tha, por mua më dukej normal.

Ai më tha: “Do të largohem “next Monday” (të hënën tjetër) dhe unë e mendova që ai do të largohej të hënën tjetër dhe jo të hënën që vinte. “Do rrike goxha!”, i thashë. U mundova t’i afrohesha dy herë, por po më rrinte larg.

U ndjeva shumë keq, bëra dush dhe u largova. Kur po largohesha, më pyeti nëse kisha kaluar një natë të bukur. Unë i thashë që po dhe u largova me një ndjenjë trishtimi. Ishte djali i ëndrrave të mia deri në ato momente. Nuk gjeja asgjë që nuk shkonte tek ai. Më vonë u kujtova që të paktën t’i kisha dhënë numrin e telefonit tim sepse nuk i thashë as se te cili hotel punoja, por mendova: “Do t’i telefonoj te hoteli dhe do ta përshëndes një ditë tjetër”.

Ditën e hënë mora në telefon hotelin dhe ata më thanë që ai ishte larguar. Domethënë, unë isha ngatërruar; ai do të ikte këtë të hënë dhe jo të hënën tjetër.

Fillova të qaja. E kisha humbur përgjithmonë dhe nuk i thashë se sa shumë më kishte pëlqyer dhe sa mirë isha ndjerë. Më ka ngelur peng dhe sot, pas një viti e gjysëm, unë përsëri e mendoj.

Kam kontrolluar gjithandej në internet dhe rrjete sociale që ta gjej, por nuk e kam gjetur dot. Më ka mbetur vetëm një foto jo shumë e qartë e tij. Më thonë “it vvas meant to be like this” (ishte e shkruar të ndodhte kështu), por unë nuk e harroj dot. Lutem që të mund ta takoj ndonjëherë në jetë dhe t’i them se sa shumë e kam menduar. Ju lutem, më sugjeroni se si mund ta gjej. i vetmi informacion që kam është se ai quhet Robert, është 38 vjeç, brun dhe ka një kompani ndërtimi në Suedi.

Kjo g. rυa nga shodra ka nje hαΙΙ…me mjàfton vetem b. υrri por dua….

Një grua ka zgjedhur të ankohet publikisht për vjehrrën e saj. Ajo thotë se vjehrra po i prish lumturinë në familje.

Sepse ajo është shumë xheloze për të birin. Kjo është historia e trishtë e rrëfyer. “Mirëmbrëma…

Jam nje grua e martuar nga Shkodra dhe kam nje burre shume te dashur dhe te mire!

Por vjehra eshte ajo qe nuk na le rahat kur jam vetem me burrin jemi te lumtur pafund, kur eshte ajo burri sikur me largohet sepse ajo gjithmone i ankohet!

Une i respektoj por gjithmon ‘Kush ben mire gjen keq‘.

Ne fillim e doja vjehren dhe mundohesha sa me mire te shkojme, por tani nuk dua as ta shoh prane sepse ma prish gjithe lumturine me burrin.

Ai me kupton se kam te drejte, por kur eshte prane nenes tij mua s’me afrohet. Jam shume ne hall, s’di cfare te bej.

Mua me mjafton burri, por ajo xhelozon kur ai me perqafon para saj.

S’di cfare te bej… Postojeni nese mundeni, por anonim ju lutem”, shkruan ajo.

Gr.ύaja nga Pogradeci: B URRl ka qenë i ρari për mùa, por pas mα. rtese unë…

Një grua rrëfen se pas martese marr/ëdhënia me të shoqin është ftohur deri në atë pikë, sa ajo mendon se po shkon drejt fundit.

Kjo është historia e rrëfyer. “Mirëdita, uroj të jeni të gjithë mirë nga përmbytjet.Ju shkruaj nga Gjermania ku jeton me burrin dhe fëmijën prej vitesh e vitesh,

pasi ikëm nga Pogradeci. Kam një problem që dua ta ndaj me lexuesit e faqes tuaj, ndoshta më japin ndonjë këshillë.

Por pa ofendime ju lutem. Me burrin jam marrë me mblesëri, por e pëlqeva. Në fejesë gjithçka shkonte qetësi, por që kur u martuam dhe erdhëm këtej ne jemi bërë si të huaj.

Burrin e kam punëtor dhe shumë të qetë. Nuk ka vese, ama si burrë e grua kemi vite që nuk jemi më.

Aq sa që kur lindi djali ai flen në sallon dhe as krevatin nuk e ndajmë më bashkë.

Burri ka qenë mashkulli i parë në jetën time, e kjo gjendje tani mes nesh nuk po më pëlqen. Jemi bërë si njerëz shtëpie, e jo si partnerë.

Kjo ka ndikuar për keq tek unë dhe jam komplet e ço/roditur. Dua që me burrin të jemi ç/ift i afërt, por nuk di si t’ja bëj.

Çfarë më këshilloni?Kam frikë se kështu do të njohë ndonjë femër tjetër këtej edhe nuk dua të shk/atërroj familjen.

Mundohem ndonjëherë t’i afrohem, por ai është vetëm i lodhur…E kështu ikën muaj dhe vitet…”, shkruan ajo.

Gabimi që bën ρothuajse çdo ç ίft gjatë …ksit…!!!

Nëse flasim për gabimet gjatë mar rëdh ënieve sek suale, mund të mendoni se lidhet me ‘teknikat’ apo pozicionet e gabuara.

Në fa kt ajo që është më problematike është komunikimi i pamjaftueshëm në shtrat.

Bashkë me komunikimin nënkuptohen edhe rea gimet, si dhe dëshirat e partnerëve tanë.

Shpesh gjatë ak tit se ksu al inj orohet dëshira e partnerit dhe kështu e tërë mar rëdhënia rezulton në eksperiencë ne gative.

Sipas studimeve, sa i përket mar rëdh ënieve se ks uale, shumica e femrave ank ohen për meshkujt se ata ten tojnë të ‘imi tojnë’ sk ena nga filmat er otikë, që në shumicën e rasteve, janë pothuajse të pavërteta në jetën reale.

Edhe pse shumica e njerëzve, mendojnë se gjatë ma rrëd hënieve se k suale nuk duhet të ketë vend për bisedë dhe komunikim,

por shumë terapistë se ksu alë nuk pajtohen me këtë, për të vetmen arsye se komunikimi është mëse i rëndësishëm gjatë se ks it.

Si mund të dini kërkesat dhe dëshirat e partnerit nëse nuk flisni me njëri tjetrin, duhet vazhdimisht t’ia tregoni se çfarë dëshironi dhe anasjelltas.

Për kënaqësi mak simale është i nevojshëm komunikimi i ndë rsj ellët dhe i hapur në çdo kohë

Berisha: Shqipëria me këto rroga që ka, nuk pranohet kurrë në Bashkimin Europian!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot për programin e PD-së, pasi zgjedhjet parlamentare të 11 Majit po afrojnë.

Berisha tha se rrogat aktuale që ka vendi ynë, i pengojnë Shqipërisë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Berisha: Shqipëria me këto rroga nuk pranohet kurrë në BE. Rrogat janë kriter por i pa shpallur dhe ky e frenoi rritjen e rrogave. Ne me trendin e rritjes së rrogave po plotësonim këtë kriter. Po i panë rrogat kaq të ulëta leje do thonë.

“Vëllai i Valbonës më ka kërcënuar”/ Shqipe Hysenaj ballafaqohet me Valbona Mhillin dhe tregon mesazhet: Do mbash përgjegjësi për…

Një ballafaqim, që më pas u kthye në debat ndodhi në Big Brothjer VIP Fan Club, aty ku Shqipe Hysenaj u përball me ish-konkurrenten Valbona Mhillin.

Gjatë debatit të tyre, opinionistja u shpreh se vëllai i ish-banores së BBVIP e ka kërcënuar, duke treguar dhe mesazhet që i kishin ardhur, kjo pas deklaratës së saj se Valbona ka një lidhje jashtë.

Valbona: Ti duhet të flasësh për deklaratën që ke bërë dhe të japësh emrin.

Shqipe: Unë nuk futem në treshe. Ti mund të jesh dhe e martuar zemër.

Heidi: Ke një emër për të nxjerrë sot?

Shqipe: Unë nuk nxjerr emra të tretë. Ama këtë gjë e kam të faktuar.

Heidi: Po mesazhet kërcënuese që thua se t’i ka dërguar vëllai i Valbonës? I fakton dot?

Shqipe: Po, patjetër.

Valbona: Shqipja duhet ta nxjerrë… mos të ruajë sekrete.

Shqipe: (Tregon telefonin) Turp të të vijë për femrën që je. Do mbash përgjegjësi për lidhjen që thua ti se ka lënë Valbona jashtë. Unë kërcënime nuk marr, as paralajmërime. Në një moment që unë ndodhem në një program televiziv, siç Big Brother Fan Club…

Valbona: Të paska kërcënuar shumë rëndë.

Brukseli i jep “dritë jeshile” Melonit për qendrat emigrantëve në Shqipëri: Në përputhje me rregullat europiane

Plani i ri kryeministres italiane Giorgia Meloni për qendrat e emigrantëve në Shqipëri i pëlqen Brukselit, kështu që Komisioni i BE-së i ka dhënë dritën jeshile idesë.

Komisioni Europian “është në dijeni të zhvillimeve të fundit” në lidhje me miratimin e një dekreti nga qeveria italiane për ta bërë qendrën e Gjadrit në Shqipëri, një qendër ndalimi dhe riatdhesimi për emigrantët.

Ok nga Brukseli

Masa, sipas Brukselit, “është në parim në përputhje me ligjin evropian, sepse legjislacioni italian do të zbatohej në qendër dhe ne monitorojmë zbatimin e protokollit Itali-Shqipëri, si dhe qëndrimin në kontakt”.

Kjo ka qenë përgjigjja e një zëdhënësi të Komisionit i pyetur për dekretligjin që qeveria italiane miratoi të premten e kaluar, raporton Corriere della Sera.

“Për sa i përket zgjidhjeve inovative, ne kemi thënë se jemi të gatshëm t’i eksplorojmë ato, gjithmonë në përputhje me detyrimet sipas ligjit të BE-së dhe ndërkombëtare dhe të drejtave themelore”.

Markus Lammert, zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punët e Brendshme dhe Imigracionin, i është përgjigjur kështu gjatë konferencës ditore të Ekzekutivit të Komunitetit, një gazetari i cili kishte kërkuar konfirmimin e asaj që deklaroi ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, sipas të cilit Komisioni Evropian nuk do të kishte paraqitur kundërshtime ndaj dekretit italian.

Dispozita lejon që migrantët në pritje të dëbimit, të cilëve tashmë u mungon e drejta për azil, të transferohen në Shqipëri.

Masa parashikon që migrantët mund të qëndrojnë në mjedise deri në 18 muaj, kohë e nevojshme për të përfunduar procedurat e dëbimit drejt vendeve të tyre të origjinës.

Krahas problemit të kostos, dekreti kishte ngritur dyshime pasi praktika e transferimit të emigrantëve drejt vendeve që nuk janë as origjine dhe as tranziti nuk parashikohet me ligjet aktuale.

Por nisma italiane, saktësoi Lammert, është “ndryshe nga koncepti i një qendre riatdhesimi” që Komisioni propozoi në një rregullore të re evropiane më 11 mars, dhe e cila parashikon se në vende të tilla mund të zbatohet legjislacioni i shtetit të tretë që i pret ata në territorin e tij.

Brukseli, kujtoi zyrtari, “po punon për përcaktimin e kuadrit ligjor dhe kërkesave minimale për këtë lloj zgjidhjesh inovative”, të cilat duhet të bazohen “në një marrëveshje të detajuar ndërkombëtare dhe duhet të kenë të bëjnë vetëm me vendet e treta që respektojnë të drejtat e njeriut dhe parimin e mos-kthimit”.

Nisma e Romës nuk e zbaton këtë koncept të ri të futur në një rregullore që ende nuk ka hyrë në fuqi, shpjegoi zëdhënësi.

Meloni feston

“Pakti me Shqipërinë është një model që fillimisht u kritikua, por më pas fitoi gjithnjë e më shumë konsensus”, pohoi Meloni në një video-mesazh dërguar Samitit të Sigurisë Kufitare, një takim i organizuar nga qeveria britanike e Keir Starmer me temën e sigurisë kufitare dhe luftës kundër hyrjeve të parregullta.

“Bashkimi Europian propozon sot krijimin e qendrave të riatdhesimit në vendet e treta. Kjo do të thotë se kishim të drejtë dhe guximi për të nisur këtë rrugë është shpërblyer”, shtoi Meloni.

Aromë e rëndë në kufi – Çfarë fshihte makina që po linte Shqipërinë?

Kapen me 63 kg drogë në kufi me Greqinë – Në pranga çifti nga Fieri

Kakavijë – Operacioni policor i koduar “Modifikimi” ka çuar në pranga dy shtetas nga Fieri, Osman Kamberaj dhe Enkeleda Xhemali, të cilët tentuan të trafikojnë një sasi të madhe droge drejt Greqisë, përmes Pikës Kufitare Kakavijë.

Policia Kufitare, pas kontrolleve të shtuara dhe inteligjencës policore, arriti të parandalojë trafikun e 63.2 kilogramëve Cannabis Sativa, të ndara në 60 pako, të cilat ishin fshehur në mënyrë profesionale në parafangot dhe shasinë e automjetit me të cilin udhëtonin të dy personat.

Në pranga ka rënë drejtuesi i automjetit, O. K., 44 vjeç, dhe pasagjerja E. Xh., 45 vjeçe, të dy banues në Fier. Gjatë kontrollit fizik, atyre iu gjetën edhe 1890 euro, ndërsa si provë materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe tre celularë.

Operacioni u krye në bashkëpunim mes DVP Gjirokastër, DVP Fier dhe Prokurorisë së Gjirokastrës. Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në rrjetin kriminal, raporton noa.al.

Të arrestuarit do të përballen me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër. /noa.al

Vde. kje e dhimbshme e një djali në moshë të re, ishte duke punuar

Një ngjarje e dhimbshme është shënuar këtë pasdite në fshatin Rrenxë të Dibrës, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike, raporton noa.al.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi A. S., rreth 31 vjeç, ishte duke shtruar një linjë interneti kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke humbur jetën në vend.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje që tronditi komunitetin lokal.

Hetimet vazhdojnë për të kuptuar nëse janë respektuar kushtet e sigurisë në punë. /noa.al

Ngjarje si nëpër filma në Lushnjë! Hajdutët grabisin kasafortën e biznesit dhe furgonin, gjatë largimit përfundojnë në kanal

Një biznes në afërsi të Golemit në Lushnje ka rënë pre e grabitjes gjatë orëve të natës.

Mësohet se në një biznes thertore kanë hyrë disa persona dhe kanë vjedhur kasafortën si dhe kanë marrë një nga furgonat e kompanisë për ta transportuar dhe larguar nga vendngjarja. Gjatë largimit në nxitim, hajdutët kanë gabuar dhe kanë dalë nga rruga me makinën që po kryenin vjedhjen dhe kanë rënë në kanalin kullues.

Policia në vendngjarje ka kryer ekspertizën dhe ka dokumentuar provat që mund të çojnë në gjetjen dhe kapjen e autorëve.

Gjithashtu në zonë po merren edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së bizneseve për të gjetur dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes si dhe për të zbuluar se me çfarë mjeti shkuan autorët për të kryer vjedhjen.

Pasi furgoni me të cilin po largoheshin ka rënë në kanal në dalje të fshatit Golem i vogël drejt autostradës, autorët janë larguar me një tjetër mjet dhe sipas burimeve nga policia kanë dalë në autostradën Lushnje-Rrogozhinë.