Sjellja e ftohtë e Eglit, motra e Gjestit bën veprimin e papritur ndaj saj

Duket se motra e Gjestit, Blerina, nuk po e përkrahë më Eglin.

Duke hulumtuar në profilin e saj pamë që Egli po e ndjek motrën e Gjestit ndërsa kjo e fundit jo.

Rikthimi i bujshëm i Eglit ka bërë që përveç Blerines të humbasë edhe mijëra ndjekës të tjerë.

Kujtojmë që dyshja ende nuk i kanë rregulluar raportet dhe mbetet të shihet në vazhdim loja e tyre.

Zbulohet plantacioni me kanabis në Spanjë, policia arreston 13 shqiptarë

13 shqiptarë si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal kanë rënë në prangat e policisë spanjolle. Autoritetet vendase kanë sekuestruar 5 mijë bimë kanabisi dhe katër armë zjarri.

Hetimet për grupin mësohet se kanë nisur gjashtë muaj më parë, kur policia identifikoi konsum të lartë të energjisë elektrike në një magazinë.

Në Katalonë mafia shqiptare ka arritur të gradohet si lojtari kryesor në biznesin e paligjshëm të marijuanës.

Në magazina industriale, apartamente, ambiente tregtare dhe vila, çdo hapësirë e disponueshme bëhet një mundësi e re biznesi për këto organizata kriminale.

Emrat e personave të arrestuar ende nuk bëhen me dije ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbuluar lidhje të mundshme të shqiptarëve me persona të tjerë.

Për herë të parë, Kosova mund të marrë një talent nga Shqipëria në përfaqësuesen e saj

Shqipëria e luajti ndeshjen e saj në Wembley, atje ku humbëm me shifrat 2-0 nga Anglia dhe nuk arritëm dot që të shënonim. Por një lojtar i cili kishte shënuar në Wembley, nuk ishte pjesë e Shqipërisë. Armando Dobra, lojtari i Chesterfield, ka shënuar më parë në Wembley. Ky futbollist është rritur në Angli, ka lindur në Angli, por është me origjinë nga Burreli.

Dobra ka luajtur me Shqiërinë U19 dhe me Shqipërinë U-21, ndërsa ende në pritje të debutimit të tij me Shqipërinë A. Megjithatë ky debutim nuk po vjen dhe te Kosova, kanë nisur që pas rastit Etnik Brruti, të veprojnë po njësoj si Shqipëria. Në bazë të informacioneve të Sport Ekspres, dardanët e kanë parë Armando Dobrën dhe kërkojnë që ky futbollist t’i bashkohet Kosovës. Sigurisht që nëse ky kalim do të ndodhte, 23-vjeçari jo vetëm që nuk do të quhej tradhtar, por do të duartrokitej dhe do të mbështetej nga të gjithë tifozët shqiptarë, pasi në fund të fundit, do të ishte pjesë e Kosovës.

Armando Dobra ka shënuar 9 gola në 37 ndeshje me Chesterfield në këtë sezon në League Two, ndërsa roli i tij i preferuar është pas sulmuesit kryesor. Për të ka pasur shumë interesime nga klube të League One të cilat kërkojnë që të shkojnë në Championship, por ka vazhduar te Chesterfield. Për shkak të kësaj besnikërie të treguar dhe cilësive që zotëron, trajneri i Chesterfield është shprehur se shumë shpejt Armando Dobra do të marrë shiritin e kapitenit.

Megjithatë për Silvinjo, ky lojtar ashtu si edhe Anis Mehmeti nuk janë pjesë e Shqipërisë, pavarësisht se luajnë në Angli, një vend që është shumë hapa para në futboll, që vetë trajneri ynë e njeh mirë, por edhe tifozët e panë forcën e saj në Ëembley. Për momentin dëshira e Armando Dobrës është që t’i bashkohet Shqipërisë, megjithëse nëse vazhdon mos thirrja e tij, mund t’i bashkohet Kosovës në të ardhmen. 

Kryebashkiaku i Kavajës TAKIM me Ramën, sinjal largimi nga PD?

Sali Berisha ka marrë goditjen e parë të saltros me primaret në Kavajë.

Pasi la jashtë listave më të votuarin e qarkut, dhe futi në vend të tij djalin e xhaxhait të ish-kryebashkiakut socialist, Elvis Rroshi, drejtuesi politik i Kavajës, Fisnik Qosja iu përgjigj ftesës së kryeministrit Rama dhe mori pjesë në një takim me turoperatorët në Vlorë.

Ramës nuk i shpëtoi prezenca e tij në takim dhe e thumboi.

“Kavaja, kemi patur ca problem me primaret aty. Është kryebashkiaku këtu, e përshëndes. E shoh që je turbulluar nga primaret. Po po, me dy gishta sigurisht. Por themi ta bëjmë edhe Kavajën pjesë të këtij zhvillimi”.

7 javë para zgjedhjeve, Berisha po merr mesazhin e qartë nga bastioni i djathtë, Kavaja, Bashkia e së cilës drejtohet nga demokratët, por në zgjedhjet e 11 majit s’do të kenë përfaqësues të tyre për ta votuar. 

Kjo është hera e parë që Qosja del nga rreshti i Berishës dhe i përgjigjet ftesave të Ramës. Si kryebashkiak ai ka marrë pjesë dhe në takime të tjera.

Ndërsa në takimin me turoperatorët, kryeministri pati një bashkëbisedim dhe kritika për informalitetin e hotelierëve.

Ai i paralajmëroi se do u ccojë inspektorët te dera, ndërsa në 2026 do i japë fund me platformë dixhitale.

“Bëni hile të madhe me deklarimin e netëve të fjetëve. Po ju japim mundësinë e paradeklarimit, nëse nuk doni kontrolle deri në maj, do të paguani detyrimin tek bashkia. Përgatituni, në 2026 s’keni nga lëvizni se do fusim platformën e-visitors”

Kryeministri tha se së shpejti edhe policia do të minimizohet gjatë sezonit turistik, për tu zëvendësuar me kamera inteligjente. Por masat do të jenë më të rrepta./abcnews

Vëllai i tij humbi jetën në moshën 57-vjeçare, reagon Enkel Demi!

Moderatori Enkel Demi reagoi pas ndarjes nga jeta të vëllait të tij, Saimir Demi.

Enkel Demi tregon se ai humbi jetën në moshën 57-vjeçare mesditën e kësaj të diele në spitalin Infektiv, ku ishte i shtruar për shkak të sëmundjes së rëndë.

Lamtumira e fundit për gazetarin e njohur sportiv do të jepet nesër.

“Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë.

I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës.

Pasdite do jemi tek selia e Alba 2000 tek ish-Ambasada Jugosllave në Rrugën e Durrësit.

Varrimi do kryhet nesër në orën 14.00”, u shpreh Enkel Demi.

“Shtrëngoje, s’kam fuqi”, Rizarta tregon më në fund se çfarë ndodhi poshte jorganit me Aldon: Më kërkoj ti…

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Rizarta, ishte e eliminuara e dytë gjatë spektaklit të së shtunës.

Megjithatë, para daljes së saj nga shtëpia, një video me Aldon, ku të dy shiheshin në krevat, u bë virale dhe shkaktoi reagime të shumta nga publiku.

Në këtë video, dëgjohen Aldo dhe Rizarta duke biseduar, dhe një frazë e shkëmbyer mes tyre mori vëmendjen e shikuesve.

Aldo i drejtohet Rizartës me fjalët: “Shtrëngoje pak”, ndërsa ajo i përgjigjet: “S’kam fuqi”.

Kjo skenë u interpretua ndryshe nga disa ndjekës, të cilët aluduan për një situatë me nënkuptime të tjera.

Pas daljes nga BBVA, Rizarta u ftua në emisionin Fun Club, ku vendosi të sqarojë këtë situatë. Ajo tha se biseda e tyre nuk kishte asnjë kuptim të fshehtë dhe se ishte keqinterpretuar nga publiku.

“Ishte një moment krejt i zakonshëm, por që u keqkuptua. Po flisnim për muskujt e barkut dhe Aldo më tha të shtrëngoja barkun. Unë i thashë se nuk kisha fuqi për ta bërë”, tha ajo.

Horoskopi javor/ 24-30 Mars 2025, ja çfarë thonë yjet për ju

Dashi

Sipas horoskopit të Paolo Fox java do të nisë me këmbën e djathtë. Të hënën, në fakt, Hëna do të bëhet sërish e favorshme. Jeni duke shkuar drejt një vere shumë premtuese, në të cilën mund të arrini një kënaqësi të madhe. Është koha për të bërë plane për muajt korrik dhe gusht. Fundjavë shumë stimuluese në sajë të ardhjes së Hënës në shenjën tuaj.

Demi

Mes të hënës dhe të martës Hëna do të jetë në aspektin e kundërt: do t’ju duhet të bëni kujdes maksimal, të përpiqeni të kujdeseni më mirë për formën tuaj fizike. Këto janë ditë të dobishme për të filluar një dietë të re. E mërkura dhe e enjtja pritet të jenë dy ditët më të mira të javës. Nëse keni nevojë të lini një takim, një intervistë apo të diskutoni diçka, do bëni mirë të synoni për mesjavën.

Binjakët

Të hënën dhe të martën Hëna do të arrijë në qiellin e mikut tuaj Ujori: nuk do t’ju mungojë kreativiteti, intuita e mirë dhe entuziazmi për të bërë gjëra. Përdorni këto 48 orë për të bërë një propozim ose për të punuar në një projekt të ri. Të mërkurën dhe të enjten Hëna do të jetë në aspektin e kundërt: kujdes nga lodhja dhe një ulje-ngritje emocionale e rrezikshme. Fundjavë intriguese për dashuri dhe takime të reja.

Gaforrja

Premton të jetë një javë shumë interesante. Të mërkurën dhe të enjten do të keni Diellin, Mërkurin, Venusin në shenjën tuaj, Marsin dhe Hënën në aspekt të mirë: bëhuni gati të përjetoni diçka sa të bukur aq edhe të papritur. Midis të premtes dhe të dielës në mëngjes, Hëna në kuadraturë mund t’ju bëjë më të ekspozuar ndaj përthithjes në diskutime. Do të duhet kujdes i dyfishtë.

Luani

Siç tregon horoskopi i Paolo Fox, java juaj do të fillojë keq. Të hënën dhe të martën Hëna do të jetë në opozitë dhe Marsi në kuadraturë: jini të kujdesshëm. Do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të mbani larg nervozizmin. Mundohuni t’i kushtoni më shumë vëmendje gjendjes tuaj fizike. Vini bast gjithçka të premten, të shtunën dhe të dielën, sepse ato premtojnë të jenë ditë veçanërisht intriguese.

Virgjëresha

Do të jenë ditë të dobishme për të çuar përpara idetë tuaja, projektet që keni në mendje. Kjo pjesë e mbetur e muajit do t’ju ofrojë shumë më tepër burime dhe zgjidhje efektive. Vetëm të mërkurën dhe të enjten do të duhet të tregoheni më të kujdesshëm, sepse Hëna në kah të kundërt mund të sjellë sërish tensione apo mosmarrëveshje të reja. Edhe dashuria po rikuperohet.

Peshorja

Të hënën dhe të martën Hëna do të jetë në një aspekt të favorshëm: do të mund të rikuperoni pak më shumë qetësi. Këto ditë të qershorit do të karakterizohen nga disa tranzite disonante, ndaj do të jetë thelbësore të ruani njëfarë maturie në marrëdhëniet me të tjerët. Kujdes të premten, të shtunën dhe të dielën!

Akrepi

Të hënën dhe të martën Hëna do të jetë në shesh: mund të jeni pak nervozë ose mund të ndiheni pak të lodhur, një shqetësim i vogël fizik. Asgjë serioze! Këto yje janë në anën tuaj dhe ju lejojnë një rikuperim të konsiderueshëm në çdo mënyrë. E mërkura dhe e enjtja prite të jenë ditë të bukura.

Shigjetari

Sipas horoskopit të Paolo Fox java do të nisë mjaft mirë. Të hënën dhe të martën Hëna do të jetë sërish mikesha juaj dhe do t’ju mbushë me energji dhe qetësi të re. Sigurisht që duhet të punoni shumë për të gjetur ekuilibrin që ka munguar kohët e fundit. Nëse duhet të propozoni një ide apo projekt, prisni të premten dhe të shtunën, kur Hëna do të jetë në aspekt të shkëlqyer. E mërkura dhe e enjtja do të jenë dy ditë paksa nervoze.

Bricjapi

Premton të jetë një javë shumë stimuluese në të cilën mund të merrni kënaqësi të madhe, miratim dhe fitore të vogla personale. Nga ana tjetër duhet t’i kushtoni vëmendje gjendjes fizike, veçanërisht nëse ndjeni një siklet ose lodhje që shfaqet. Ditët më të mira do të jenë e mërkura dhe e enjtja. Fundjavë e qetë.

Ujori

Të hënën dhe të martën do të keni Hënën në shenjën tuaj: 48 orë shumë stimuluese ju presin në dashuri dhe miqësi. Ju po rikuperoni më shumë qetësi dhe dëshirë për të dashur. Pak nga pak po zhduken tensionet e vjetra, ajo dëshirë për të prishur gjithçka që ju shoqëroi në maj. Fundjavë shumë premtuese.

Peshqit

Një rikuperim i madh filloi rreth një javë më parë. Jeni bërë më energjikë, më të guximshëm dhe të sigurt për atë që dëshironi. Për më tepër, të mërkurën dhe të enjten Hëna do të hyjë në shenjën tuaj: premton të jenë ditë veçanërisht intriguese për dashurinë. Nëse merrni një ofertë, nuk duhet ta refuzoni atë. Më mirë të mbyllni marrëveshjet dhe negociatat deri në fund të muajit.

Britania dhëmbë për dhëmbë me Rusinë / Tajfuni britanik mund të dërgohet në Ukrainë

Planet e të ashtuquajturit “Koalicioni i të Vullnetit” për të garantuar sigurinë e Ukrainës sapo të arrihet një armëpushim me Rusinë kanë filluar të marrin formë. Sipas burimeve diplomatike dhe ushtarake të intervistuara nga “BBC News”, gjatë takimit në selinë e Shtabit të Përgjithshëm Britanik në Londër midis delegatëve ushtarakë nga mbi 20 vende, u hodhën themelet për dërgimin e një kontigjenti prej 20,000 ushtarësh të quajtur MFU (Forca Shumëkombëshe e Ukrainës) në vendin e pushtuar.

Operacioni me 4 nivele

Operacioni, për momentin, është ende tërësisht teorik dhe do t’i shihte këta ushtarë të pozicionuar për të mbrojtur qytetet, portet dhe infrastrukturat e rëndësishme energjetike në pjesën tjetër të vendit, larg nga territoret e pushtuara dhe të papushtuara në operacionet paqeruajtëse në kuptimin e ngushtë, në një përpjekje për të kapërcyer jo- në e fortë të Rusisë në lidhje me praninë e forcave të huaja në Ukrainë. Një tjetër mundësi e vënë në tryezë është ajo e një plani të përqendruar në katër nivele të ndërhyrjes: në pjesën e përparme, paqeruajtësit e OKB-së, që vijnë nga kombe jo-evropiane, të vendosura në zonën e çmilitarizuar për të vëzhguar respektimin e armëpushimit; në unazën e dytë do të pozicionoheshin forcat ukrainase; Linja e tretë do të përbëhej nga kontigjenti i vullnetarëve, ndoshta në kufirin perëndimor të vendit; niveli i katërt, më në fund, do të ishte backstop i SHBA-së.

Dërgimi i “Tajfunit” britanik

Strategët diskutuan gjithashtu mundësinë e dërgimit të Tajfunit britanik në Ukrainë për të siguruar mbulim ajror për trupat, nevojën për të mbajtur një rrjedhë konstante të inteligjencës nga SHBA, mbrojtjen e Kievit me raketa ose avionë për të mbajtur qiellin të sigurt gjatë armëpushimit dhe dërgimin e një task force detare në Detin e Zi për të mbrojtur korsitë e anijeve. Një burim i lartë nga Forca Ajrore Mbretërore tha për “The Telegraph” se në takim u diskutua për mbulimin ajror që britanikët mund të ofrojnë, sepse në rast se ushtarët britanikë shkojnë në Ukrainë, ‘do të kërkohet mbrojtje e nivelit të lartë’. “Ne kurrë nuk do të dërgonim trupa britanike atje pa siguruar mbulim ajror,” tha ai. Forcat Ajrore Britanike në atë rast do të siguronin ose avionë Typhoons ose F35, pasi të dy llojet ofrojnë mbrojtje të shkëlqyer ajrore. Ndërsa të gjitha vendet në të gjithë Evropën kanë aftësinë për të dërguar avionë luftarakë, vetëm SHBA dhe Franca mund të dërgojnë avionë paralajmërues dhe kontrollues të hershëm që ofrojnë mbikëqyrje kritike, duke përfshirë zbulimin e raketave. Megjithatë, burime në Mbretërinë e Bashkuar thonë se ushtria britanike ka të ngjarë të jetë një nga të parat që do të angazhohet për këtë në Ukrainë. Burimi shton se shumë kombe do të përfshihen në dërgimin e mbrojtjes ajrore dhe gjithçka do të funksiononte në një bazë rrotulluese. Britania tashmë është zotuar të dërgojë gjashtë tajfunë në Poloni dhe më shumë mund të dërgohen nëse duhet të devijohen në Ukrainë.

Sfidat

Madhësia dhe forma e asaj që zyrtarët perëndimorë e kanë përshkruar si një “forcë sigurie” për Ukrainën janë të paqarta – po ashtu edhe çfarë lloj shtabi ushtarak do ta komandonte atë. Informatat fillestare mbi konceptin sugjeruan se ai mund të përfshijë mijëra trupa të dislokuara në qytete dhe për të mbrojtur infrastrukturën kritike si stacionet e energjisë bërthamore, por të mbajtur larg nga zonat e vijës së parë, ndërsa avionët luftarakë të Forcave Ajrore Mbretërore dhe avionët e vendeve të tjera do të mbronin qiejt e Ukrainës dhe marina të ndryshme, përfshirë Marinën Mbretërore, do të ndihmonin në sigurimin e detit. Megjithatë, pa mbështetjen e SHBA-së, oferta evropiane, edhe me mbështetjen e vendeve të tjera të rreshtuara si Kanadaja, nuk do të ishte aq shumë parandaluese për Rusinë. Dhe kjo është nëse koalicioni është gati të vendosë në kohë për çdo armëpushim.

SHBA shet 1000 “KARTA të ARTA” me vlerë 5 MILION dollarë secila!

Zyrtari i lartë i Donald Trump, Howard Lutnick, njoftoi se ai siguroi 5 miliardë dollarë në një ditë të vetme duke shitur 1000 “karta të arta” të emigracionit, secila me vlerë 5 milionë dollarë.

Gjatë një paraqitjeje në ‘All-In Podcast’, Sekretari amerikan i Tregtisë deklaroi se, me një treg prej 37 milionë blerësish të mundshëm, Trump është i bindur se mund të gjenerojnë të paktën 5 trilion dollarë duke shitur një milion nga këto karta ekskluzive, raporton Financial Express.

“Ka 37 milionë njerëz në botë që janë në gjendje të blejnë kartën… Presidenti mendon se mund të shesim një milion,” tha Lutnick.

Më parë, Lutnick pretendoi se 250,000 njerëz kishin shprehur interes për të blerë “kartat e arta” të Trump, të cilat ish-Presidenti prezantoi rreth një muaj më parë si një zëvendësim për vizën ekzistuese të investitorit EB-5.

Lutnick deklaroi se roli i tij ishte të ekzekutonte vizionin e Trump, duke shtuar, “Unë kuptova se si ta bëja atë”.

Fondet e mbledhura u drejtuan drejt reduktimit të borxhit kombëtar të SHBA-së, i cili aktualisht qëndron në 36.2 trilion dollarë.

Pamje sh qetësuese/ Gjesti kap për flokësh Eglin? Fotoja që aIar moi ndjekësit

Shtëpia e Big Brother VIP Albania 4 është kthyer sërish në qendër të vëmendjes pas disa pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, ku protagonistë janë Gjesti dhe Egli.

Në disa video që po qarkullojnë gjerësisht në X (ish-Twitter), dyshja shfaqen në një moment loje dhe shakaje, por një gjest i Gjestit ka ngjallur reagime të shumta.

Në një prej imazheve, ai shihet duke e kapur Eglin nga flokët, veprim që nuk është pritur aspak mirë nga një pjesë e madhe e ndjekësve të reality show-t

Pavarësisht se situata ndodhi në suaza të normales, shumë shikues kanë reaguar ashpër, duke e cilësuar sjelljen e Gjestit si të papërshtatshme.

Komentet në rrjetet sociale janë të ndara: disa e mbrojnë atë, duke theksuar se gjithçka ka qenë pjesë e një loje mes tyre, ndërsa të tjerë argumentojnë se një veprim i tillë ndaj një vajze nuk duhej të ndodhte, qoftë edhe në shaka.

Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit ka qenë e tensionuar që pas rikthimit të saj në shtëpi, duke mos e lënë pas historinë e tyre të mëparshme. Ky moment ka shtuar edhe më shumë polemikat mbi dinamikën mes tyre, duke bërë që fansat të diskutojnë me pasion zhvillimet e fundit.