Egla i del në mbështetje Gjestit: Jam me djaloshin pa shkollë…

Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për banorin e këtij sezoni, Gjestin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo theksoi se Gjesti nuk ka rival brenda shtëpisë dhe se të tjerët ose i afrohen nga frika, ose nuk guxojnë ta nominojnë.

“Në kontekstin që është krijuar aty brenda, unë jam me Gjestin. Po, po, me atë djaloshin pa shkollë, por më i vërteti nga të gjithë”, shkroi aktorja.

Egla, e njohur për karakterin e saj të fortë gjatë qëndrimit në BBVIP, e konsideron këtë format si një nga spektaklet më të paparashikueshme, ku në thelb “ruhet njeriu”.

Egla i del në mbështetje Gjestit: Jam me djaloshin pa shkollë...

Epo edhe këtë nuk e prisnim! Nuk do jetë as Arbana as Ledioni, kjo ish-banore do ta prezantojë BBV sezonin e ardhshëm

Deklarata e Ledion Liços për mosprezantimin e formatit të ardhshëm të ‘BBVA’, ka shkaktuar shumë diskutime dhe spekulime tek ndjekësit, të cilët janë kureshtarë të dinë se kush mund ta zëvendësojë atë.

Ndërkohë, Dea Mishel, ish-banorja e “BBVA”, ka shpërndarë një pyetje nga ndjekësit e saj në Instagram, ku u pyet nëse ajo do të jetë prezantuese e Big Brother sezonin tjetër.

Ajo iu përgjigj duke thënë “Manifestojeni për mua”, por nuk dha asnjë informacion tjetër rreth mundësisë për t’u bërë prezantuese e programit.

Shqiptari shpik këpucët që lidhen vetëm me një gisht. Ndihmë për të moshuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuara

Shtetasi shqiptar Alban Ajdini, i cili banon në Manduria, Itali ka krijuar një model këpucësh që mund të lidhen me një gisht, shkruan Rosarianna Romano në një artikull të botuar në “Corriere della Sera”.

“Unë i shpika për të moshuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuara”, tha 40-vjeçari, i ardhur në Brindisi në vitin 1991, i cili punon si shofer autobusi dhe kamioni.

Por, ai ka një pasion të vërtetë për shpikjet. Këpuca e lidhur me një gisht ishte projektuar për personat që kishin vështirësi. Tani ai do të përpiqet t’i prodhojë ato.

Alban Ajdini është 40 vjeç dhe punon si shofer. I lindur në Shqipëri, ai ka jetuar në Manduria, Taranto për më shumë se 30 vjet.

Në kohën e lirë? Ai mendon për ide të reja, të cilat bëhen prototipe reale të objekteve të të gjitha llojeve. Me një kusht: që të mos jenë shpikur ende nga askush. Si këpucë që lidhen vetë. Ose më mirë: me gisht.

Me një dizajn të thjeshtë por funksional, këpucët e krijuara nga Albani braktisin lidhëset, të cilat nuk janë komode për t’u lidhur, veçanërisht për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

Në vend të tyre ka dy shirita elastike, të cilët me një gjest të thjeshtë i lejojnë kujtdo që t’i veshë këpucët me lehtësi.

Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes së Pronësisë Industriale i dha patentën Alban Ajdinit pas depozitimit të shpikjes së tij.

Këpucë të dizajnuara për të moshuarit dhe personate me aftësi të kufizuar

“Arsyeja për këtë shpikje? Mendova për personat me aftësi të kufizuara, të cilët mund të kishin vështirësi të lidhnin këpucët. Me shpikjen time, megjithatë, mjafton një gisht. Dhe kaq”, shpjegon me kënaqësi Ajdini.

“Ideja është bërë projekt. Dhe tashmë mund të hyjë në treg”, shtoi ai.

“Tashmë qëllimi tjetër është t’i jap një kompanie mundësinë që të prodhojë këpucët e mia në një shkallë të gjerë, sepse në këtë mënyrë ato do të ishin të përballueshme për të gjithë”, tha Albani.

Dhe për të gjitha rastet: këpucët, në fakt, mund të plotësojnë çdo veshje, qoftë zyre apo casual.

Mbërritja në portin e Brindizit në vitin 1991

Albani ka lindur në Shqipëri, por ka jetuar në Itali për gati 34 vjet. Ai mbërriti në Pulia kur ishte gjashtë vjeç.

Së bashku me prindërit e tij, të cilët, si mijëra njerëz, në fillim të viteve 1990 i shihnin brigjet e Adriatikut si një sinonim për shpresën dhe të ardhmen.

Albani zbarkoi në portin e Brindizit më 7 mars 1991 dhe që atëherë jeton në provincë, në Manduria.

Pikërisht këtu, katër vjet më parë, 40-vjeçari mendoi për këpucët e tij.

“Unë vozis për të jetuar. Më pëlqen shumë të eci. Ideja, në fakt, më lindi ndërsa po bëja një shëtitje nëpër qytet dhe po vëzhgoja personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit me shkopinj”, tha Albani.

“Me këtë shpikje shpresoj të përmirësoj jetën e tyre. Dhe tani, pasi është dhënë patenta, kjo ëndërr mund të bëhet realitet”, shtoi ai.

Edhe pse Albani ishte shumë i vogël, ai e kujton mirë ditën kur mbërriti në Pulia.

“Kam një pamje të gjallë, veçanërisht të përditshmërisë që ndërtuam sapo mbërritëm në Itali”, tha ai.

“Veçanërisht, do të kem gjithmonë në zemër ndihmën që na dha Caritasi, si për ne fëmijët, ashtu edhe për prindërit tanë. Kalova shumë mirë në Pulia dhe vazhdova të gjitha studimet e mia. Pas mbarimit të shkollës së mesme fillova universitetin, por pas provimeve të para vendosa të ndryshoj jetën time”, tha Albani.

Kështu kalojnë ditët e Albanit mes punës dhe krijimeve të reja. Dhe, në fakt, shpikje të reja priten në vazhdim.

“Kam projekte të tjera në mendje. Për shembull? Kur një kamion apo autobus ngec në rrugë, nevojitet një vinç dhe rripa, të cilët ngjiten në anën e pasme”, tha ai.

“Për të shmangur këtë, duke qenë se automjetet si kamionët janë të gjatë, ka hapësirë ​​për të futur pajisje hidraulike që mbështeten në trasenë elektrike. Me këtë mekanizëm do të mund të ngrihej pjesa e pasme. Kjo do të lejonte që qarkullimi i tyre të rifillonte shumë më shpejt”, tha Albani.

Për Albanin, shpikjet janë një pasion i vërtetë

“Krijimi i prototipeve është hobi im i preferuar. Puna ime është të jem shofer”, tha ai.

“Unë i kam të gjitha lejet e drejtimit dhe mund të drejtoj të gjitha mjetet, nga motoçikletat deri tek kamionët me rimorkio. Megjithatë, në kohën time të lirë, më pëlqen të mendoj për këto shpikje”, shtoi ai.

“Por, qëllimi im nuk është të vë pasuri. Unë kam një punë dhe jam i kënaqur. Ajo që dua është të krijoj gjëra të dobishme, që mund të ndihmojnë njerëzit. Do të doja të kontribuoja në shoqëri në këtë mënyrë”, tha Albani.

OOKoha është gjyqtari më i mirë, do të shohim se çfarë do të ndodhë dhe nëse këto shpikje do të përmirësojnë vërtet jetën e më të brishtëve.

“Sanksione ‘gjymtuese’ për oligarkët ukrainas me prona në Monako”, Musk: Çelësi për t’i dhënë fund luftës me Rusinë

Në një postim në rrjetin social X, Musk ka sugjeruar se sanksionet gjymtuese ndaj oligarkëve dhe elitës më të pasur të Ukrainës do ishin çelësi për ndalimin e konfliktit të përgjakshëm të vendit me Rusinë.

“Vendosni sanksione për 10 oligarkët kryesorë ukrainas, veçanërisht ata me pallate në Monako, dhe kjo do të ndalet menjëherë. Ky është çelësi i enigmës”, ka shkruar troç Musk.

Vërejtja vjen në fund të një jave debati intensiv në Uashington nëse ndihma e vazhdueshme financiare dhe ushtarake e SHBA për Kievin është e vlefshme ndërkohë që lufta zvarritet pa një fund të qartë në horizont.

Duke u përballur me një lumë kritikash për qëndrimin e tij, duke përfshirë akuzat se ai është treguar i butë ndaj agresionit rus, Musk ritheksoi pozicionin e tij, në përpjekjet e tij personale për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës.

“Unë fjalë për fjalë e sfidova Putinin në luftimet fizike në Ukrainë dhe sistemi im Starlink është shtylla kurrizore e ushtrisë ukrainase. E gjithë linja e tyre e frontit do të shembet nëse ne e fikim atë”, u përgjigj Musk ndaj kritikëve që e akuzonin atë se ishte në anën e Moskës.

Që nga ditët e para të luftës, sistemi i internetit satelitor Starlink i Musk ka luajtur një rol vendimtar në ruajtjen e komunikimeve ushtarake ukrainase pasi Rusia synonte asgjësimin e infrastrukturës në të gjithë vendin.

“Ajo për të cilën jam i shqetësuar është masakrimi i viteve në një ngërç që Ukraina do ta humbasë në mënyrë të pashmangshme. Kushdo që kujdeset vërtet, mendon vërtet dhe e kupton vërtet, dëshiron që makina e mishit të ndalojë. PAQE TANI!’ Musk shkroi, duke bërë një nga thirrjet e tij më të qarta deri më tani për një fund të menjëhershëm të luftës, edhe nëse kjo do të thotë që Ukraina të bëjë lëshime të dhimbshme.

Fjalët e Musk vijnë në një moment delikat në politikën e jashtme të SHBA-së, pasi Trump ka sinjalizuar zhvendosjen e tij drejt një shtytjeje më agresive për negociatat për t’i dhënë fund luftës – duke lënë të kuptohet gjithashtu për sanksione të mundshme ndaj Rusisë.

“Bazuar në faktin se Rusia po “godit” absolutisht Ukrainën në fushën e betejës tani, unë jam duke marrë në konsideratë fuqimisht sanksione, sanksione dhe tarifa bankare në shkallë të gjerë ndaj Rusisë deri sa të arrihet një armëpushim dhe një marrëveshje përfundimtare për zgjidhjen e paqes. Për Rusinë dhe Ukrainën, shkoni në tryezë tani, para se të jetë tepër vonë. Faleminderit!!!’ deklaroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.

(BalkanWeb)

Tra gjike/ U aksi dentua bashkë me bashkëshortin, h υmb jetën vajza e biznesmenit të njohur

Ditën e djeshme, një aksident tragjik në Greqi u mori jetën dy të rinjve të cilët sapo ishin martuar.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Volos-Agria, pranë Platanidia, ku dy të rinjtë, Kostas Papakonstantinou, 31-vjeç dhe bashkëshortja e tij Kerasia Alimantiri, 31-vjeç, fatkeqësisht humbën jetën pasi motori me të cilin po udhëtonin u përplas me një automjet.

Sipas mediave vendase, mësohet se çifti i sapomartuar u përplasën nga një automjet, teksa ishin duke udhëtuar me motorin e tyre.

Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra, ata humbën jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Kanë qenë miqtë e ngushtë të viktimave, ata të cilët ishin dëshmitarë të skenës tragjike. Për mediat greke, ata kanë folur duke thënë se në momentin e aksidentit ndodheshin me automjetin e tyre mbrapa Kerasias dhe Kostas.

Ata kanë treguar se në momentin që dy shokët e tyre u aksidentuan, vrapuan për t’i shpëtuar, por fatkeqësisht ishte tepër vonë, pasi ata dhanë frymën e fundit në duart e tyre.

Ndërkohë, mësohet se vajza e cila humbi jetën është e bija e një prej biznesmenëve më të zëshëm në zonën e Volos.

Ndërkohë, mësohet se vajza e cila humbi jetën, është e bija e një prej biznesmenëve më të njohur në zonën e Volos.

“Flet mjeku, Egli në gjendje shumë të rëndë”, si qëndron e vërteta e videos virale

Një video e publikuar në TikTok ka shkaktuar bujë, duke pretenduar se Egli Tako është në një gjendje të rëndë depresive.

Ky postim, i bërë nga një përdorues që paraqitet si gazetar, pretendon se ka marrë informacion nga një mjek të cilin e prezanton si “Zoti Vasko”, por pa zbuluar identitetin e plotë të tij.

Pas një kërkimi të thjeshtë, rezulton se nuk ekziston asnjë psikolog i njohur në Shqipëri me këtë emër, duke ngritur dyshime mbi besueshmërinë e lajmit.

Kjo situatë ka sjellë shqetësim mbi mënyrën se si individë të ndryshëm mund të përhapin informacione të rreme dhe keqinformuar publikun  për gjendjen shëndetësore të personazheve publikë, pa asnjë konfirmim apo verifikim të saktë.

Deri më tani, Egli nuk ka bërë asnjë deklaratë mbi këtë çështje, dhe nuk ka asnjë burim zyrtar që të konfirmojë pretendimet e bëra në videon me informacione te rreme të shpërndarë në TikTok.

“Ditë të z eza” për Sali Berishën, DASH shuan ëndrrat e kreut të PD, rasti i “Dodik” paralajmëron ndëshkimin ndaj të…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar një mesazh të qartë dhe të prerë, duke i dhënë një shuplakë të fortë gjithë atyre që ëndërronin ndryshimin e politikës amerikane ndaj të shpallurve “non-grata”. Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka drithëruar të gjithë ata që menduan se ardhja e presidentit Donald Trump do të sillte falje për të korruptuarit. Në Ballkan, dy persona ishin të entuziazmuar pas triumfit të Donald Trump: Milorad Dodik dhe Sali Berisha. Të dy të shpallur “non-grata” nga SHBA, të dy nën hetim dhe të dy me shpresa të mëdha për të shpëtuar nga ndëshkimi. Dodik, lideri serb i Republikës Srpska, e festoi hapur fitoren e Trump, duke ironizuar Ambasadën Amerikane në Sarajevë. Po ashtu, edhe në Tiranë shampanja u hap, me Berishën që e shpalli veten si fitues të madh nga rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Goditja

Por sot, buzëqeshjet janë rrudhur. Zoti Rubio ka dhënë një sinjal të fortë që për Berishën dhe të gjithë të shpallurit “non-grata” nga DASH, nuk ka kthim pas. Në një mesazh të drejtpërdrejtë, Rubio ka paralajmëruar liderin serb të Bosnjës, Milorad Dodik, për destabilizimin që po shkakton në rajon, duke e cilësuar si një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnje-Hercegovinës. Ky qëndrim tregon se administrata e re në SHBA nuk ka ndërmend të tolerojë politikanë të korruptuar, edhe nëse ata janë mbështetës të Trump. “Qeveria jonë u bën thirrje liderëve politikë në Bosnje e Hercegovinë për t’u angazhuar në dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm. Ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë në rajon të bashkohen me ne për ta kundërshtuar këtë sjellje të rrezikshme dhe përshkallëzuese”, deklaroi Rubio.

Por ky mesazh e tronditi Dodikun, i cili u hodh në sulm ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, duke thënë: “Ai gabon kur e thotë këtë. Do të ishte mirë të lexonte se çfarë po ndodh këtu dhe jo thjesht të pranojë narrativat e rreme të krijuara nga administrata e Biden”. Mirëpo kjo deklaratë tregoi qartë zhgënjimin dhe frikën që ka kapluar liderin serb të Bosnjës. Dhe pyetja e madhe tani është: a do të ndodhë e njëjta gjë me Berishën? Do ta sulmojë edhe ai administratën amerikane nëse nuk i plotëson dëshirat? Sepse, ashtu si Dodik, edhe Berisha kishte shpresuar se Trump do ta shpëtonte nga vendimi i shpalljes “non-grata”.

Mesazhi

Prej muajsh, ai dhe njerëzit pranë tij kanë deklaruar se kjo masë do të hiqej, duke u bazuar në ndryshimet politike në SHBA. Por reagimi i Rubios e rrëzon këtë teori dhe tregon se lufta kundër korrupsionit mbetet një prioritet i palëkundur i SHBA-së. Rasti i Berishës është edhe më i rëndë, sepse ai nuk është vetëm një politikan i shpallur “non-grata”, por një figurë që ka sfiduar hapur Shtetet e Bashkuara. Ai madje kishte kërcënuar me padi ndaj ish-Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, në një gjykatë në Paris, por sot asnjë veprim nuk është ndërmarrë në këtë drejtim. Megjithatë paralajmërimi i Rubios nuk është një rast i izoluar.

Disa ditë më parë, një gjykatë në New York refuzoi kërkesën e një politikani afrikan, Margibi J. Emmanuel Nuquay, për të hyrë në SHBA, pasi ai ishte shpallur “non-grata” për korrupsion. Ky precedent tregon se, pavarësisht kush është në Shtëpinë e Bardhë, lufta ndaj politikanëve të korruptuar nuk do të ndalet. Në shpalljen e sanksioneve ndaj familjes Berisha, Departamenti Amerikan i Shtetit ishte i qartë: “Përveç Sali Berishës, unë po caktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berisha, djalin e tij, Shkëlzen Berisha dhe vajzën e tij, Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk kanë të drejtë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara”.

Kjo situatë lë Berishën në një pozicion të vështirë, teksa të gjitha përpjekjet e tij për të fituar mëshirën e administratës së re amerikane duket se janë të kota. Pra mesazhi është i qartë se, politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk drejtohet nga emocionet apo lidhjet personale, por nga interesat strategjike dhe parimet e forta kundër korrupsionit. Dhe ky mesazh duhet ta ulë Berishën me këmbë në tokë, sepse duket se nga shiu po kalon në breshër.

Rigels Seliman

Trag jedi e dyfishtë/ Babai υ des nga pikëllimi kur mëson aks. identin fataΙ të të birit 31-vjeçar dhe bashkëshortes së tij

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Volos, Greqi. Mbrëmjen e së djeshme një çift i porsamartuar u aksidentuan për vdekje, pasi u përplasën nga një kamion. Të ndjerit që udhëtonin me motor, 31 vjeçari, janë Kostas Papakonstantinou dhe 32-vjeçarja Kerasia Alimantiri.

Mediet greke raportojnë se tragjedia nuk ndalet me humbjen e çiftit, pasi babai i 31-vjeçarit, kur ka mësuar për aksidentin e tmerrshëm automobilistik, nuk ka duruar dhimbjen dhe trishtimin dhe ka humbur jetën.

32-vjeçarja është vajza e një biznesmeni të njohur në Volos, i cili drejton një dyqan pjesësh këmbimi motorësh në qendër të qytetit, ndërsa 31-vjeçari punonte në një dyqan të ngjashëm. Çifti ishin martuar shtatorin e vitit 2024.

Disa miq të ngushtë të viktimave thanë se të dy ishin dëshmitarë të skenës së tmerrshme, teksa panë miqtë e tyre të ngushtë duke dhënë frymën e fundit para syve. Në gjendje shoku, ata u përpoqën të vrapojnë drejt tyre, por që ishte tepër vonë për ta.

“Shqiptarët të na japin mandatin më të fortë, pastaj e di unë çfarë bëj me SHBA e BE”- LaCivita udhëheq fushatën e PD, Rama ironizon: S’ka turist që vjen me kushedi çfarë page nga Amerika për të bërë makiazh…

“Ne jemi garancia e reformës në drejtësi, të tjerët kanë thënë që do shkrijnë reformën në drejtësi dhe do neutralizojnë SPAK. Kjo mund të bëhet vetëm nga forca që hallet e tyre me drejtësinë i ka më të mëdha sesa lidhjet e tyre me interesin kombëtar dhe interesin publik. Këto forca janë të shpallur dhe i njeh gjithë bota. Nuk ka truk mediatik dhe propagandistik, nuk ka turist që vjen me kushedi ca page nga Amerika për të bërë një makijazh trampist të fushatës së atyre forcave që ndryshon këtë thelb. Ky është thelb i ndarjes së dita me natën mes nesh dhe kënetën. Por ky është edhe thelbi që ndan nëse Shqipëria dhe shqiptarët do të bëhen anëtarë të BE duke mbyllur negociatat në 2027 apo nëse do mbetet si ndonjë shtet në rajon që e ka të ardhmen të paqartë. Ne nuk jemi Bosnja, ne jemi Shqipëria dhe kemi mundësitë për të shfrytëzuar atë dritare.

Duhet që shqiptarët të na japin mandatin më të fortë që kemi pasur që nga 2013. Me mandatin e fortë të shqiptarëve, pastaj e di unë bashkë me ju, se çfarë bëjmë me BE, SHBA e NATO. Me garanci që asgjë nuk lëviz”, tha Rama.

vijon

Lajm i keq për kombëtaren e Shqipërisë, Broja humbet ndeshjet e marsit

Një lajm i keq vjen për kombëtaren e Shqipërisë.

Sulmuesi Armando Broja nuk do të jetë pjesë e grumbullimeve për dy ndeshjet e kuqezinjve për kualifikueset e Botërorit 2026.

Broja ende nuk është rikuperuar nga lëndimi i pësuar kohë më parë.

Trajneri i Evertonit, Devid Moyes, ka bërë më dije se sulmuesi shqiptar pritet të rikthehet në fushën e blertë pas ndeshjeve të kombëtareve.

“Armando mund të rikthehet pas pushimit të Kombëtareve.

Eshte shumë pak shanse që të rikthehej këtë javë, por duke ndjekur buletinin e mjekëve kam mësuar se do të jetë gati pas ndeshjeve të Kombëtareve”, ka thënë Moyes.

Shqipëria në mars do të përballet me Anglinë dhe Andorrën në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.