Ηίstoria e panjohυr e tre shqiptarëve, që “do υr isnin Eηver Hoxhën

Publikohet historia e panjohur dhe të bujshme të ashtuquajturës “banda Xhevdet Mustafa”, ku bënin pjesë: Sabaudin Haznedari, Xhevdet Mustafa dhe Halit Bajrami, të cilët në mesnatën e 26 shtatorit të vitit 1982, me anë të një motoskafi të vogël që ishte nisur nga brigjet italiane, zbarkuan në bregdetin e Divjakës, ku pasi vranë një oficer policie dhe një fshatar të zonës, nën forcën e armëve, mbajtën peng një polic tjetër, i cili do t’u tregonte rrugën për të përparuar në brendësi të territorit shqiptar, deri sa ata arritën në qytezën e vogël të Rrogozhinës, ku u zbuluan nga njerëzit e Sigurimit të Shtetit dhe pas një përpjekje me armë, ‘kapo’ i saj Sabaudin Haznedari, mbeti i vrarë në një qendër zjarri, dhe po ashtu të njëjtin “fat” do të kishte edhe Xhevdet Mustafa, që mbeti i vrarë pas disa orësh, në një shtëpi të fshatit Zhamë të Lushnjes, pasi më parë kishte vrarë të zotin e shtëpisë dhe një nënoficer policie që po e ndiqte me motoçikletë.

Dëshmia e rrallë e Gafurr Haznedarit nga qyteti i Durrësit, vëllait të ‘kapos’ së asaj bande, që rrëfen për herë të parë gjithë historinë e së ashtuquajturës “banda Xhevdet Mustafa”, e cila sipas versionit të Enver Hoxhës, “ishte dërguar nga UDB-ja në bashkëpunim me Leka Zogun, me qëllim për të vrarë sekretarin e parë të Komitetit Qendror të PPSH-së”. Ngjarja e panjohur, vjen nëpërmjet vëllait të ‘kapobandës’, Haznedari, duke filluar nga historia e tyre familjare për të cilën aktori dhe dramaturgu i njohur, Sulejman Pitarka, do t’i kushtonte dramën “Familja e peshkatari”, si dhe të gjithë kombinacionet e Sigurimit të Shtetit, që nga arratisja e tyre dhe deri në ngjarjen e 26 shtatorit 1982, ku Sabaudini dhe Xhevdeti mbetën të vrarë, në përpjekje me forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kurse Halit Bajrami, pasi u mbajt disa kohë në “Hetuesi” dhe te Hotel “Tirana”, u përcoll nga Zbulimi Shqiptar në Zelandën e Re, ku jetoi i qetë edhe pas viteve ’90-të, duke mos pranuar të shkelte më në Shqipëri!

Plot 39-vjet më parë, në paraditen e së dielës së 26 shtatorit të vitit 1982, një ngjarje aspak e zakontë dhe tepër e bujshme e ndodhur në një qytezë të vogël të Shqipërisë së Mesme. Shprishi heshtjen e monotoninë mbytëse që mbizotëronte prej vitesh në Shqipërinë komuniste të asaj kohe, duke shkaktuar pështjellim e panik të madh edhe në radhët e hierarkisë së lartë të udhëheqjes komuniste të kryesuar prej Enver Hoxhës. Po atë pasdite, lajmi mbi atë ngjarje, që ishte përhapur me një shpejtësi po të pazakontë pothuaj në të gjithë vendin, duke u rrëfyer në forma nga më të ndryshmet. U bë i ditur edhe nga Radio-Televizioni Shqiptar, me anë të një njoftim zyrtar të dhënë nëpërmjet një komunikate zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili u transmetua në emisionin e lajmeve të orës 20.00.

Ajo komunikatë zyrtare në mes të tjerash, bënte të ditur se: ‘një bandë e armatosur e financuar dhe e stërvitur nga shërbimet sekrete të disa vendeve fqinje, në bashkëpunim dhe me armiqtë e popullit shqiptar, kishte zbarkuar disa km. në thellësi të territorit shqiptar në bregdetin e Divjakës, ku dhe ishte asgjësuar plotësisht nga forcat e Ministrisë së Brendshme’. Afro dy muaj më pas, akoma pa u shuar jehona e asaj ngjarje, gjatë një takimi që kreu i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, mbajti me zgjedhësit e zonës së tij elektorale në Tiranë, në mes të tjerash foli dhe për atë “bandë” që tashmë ishte bërë e njohur, kudo në të gjithë Shqipërinë, si “Banda e Xhevdet Mustafës”. Lidhur me këtë, ai u shpreh:

“Banda e armatosur e kriminelit Xhevdet Mustafa, që u përgatit dhe u financua nga Leka Zogu në bashkëpunim me UDB-në jugosllave dhe shërbimet e huaja sekrete, të disa vendeve fqinje, u asgjësua e u eliminua plotësisht brenda gjashtë orëve nga zbarkimi i tyre, akoma pa e parë mirë diellin shqiptar”.

Për këtë ngjarje të bujshme, që asokohe tronditi gjithë Shqipërinë dhe hapi panik të madh për disa muaj me radhë duke vënë në gatishmëri të lartë të gjitha repartet e Forcave të Armatosura dhe çetat vullnetare, është folur dhe shkruar vetëm pas viteve ’90-të, me shembjen e regjimit komunist, por përsëri, e gjithë ngjarja e 26 shtatorit të vitit 1982, ku mbetën të vrarë Sabaudin Haznedari dhe Xhevdet Mustafa, si dhe e ashtuquajtura “banda Xhevdet Mustafa”, edhe pse kanë kaluar katër dekada që nga ajo kohë, vazhdon të mbetet e mbuluar me mister, duke mbajtur mbi vetë një sërë pikëpyetjesh!

Në këtë kontekst, me qëllimin për të tentuar për të hedhur sadopak dritë mbi atë ngjarje të largët, Memorie.al i rikthehet përsëri një cikli shkrimesh për të ashtuquajturën “banda Xhevdet Mustafa”, duke publikur fakte dhe ngjarje të reja të panjohur më parë, të cilat vijnë nëpërmjet intervistës me Gafurr Haznedarin nga qyteti i Durrësit, i cili është vëllai i Sabaudin Haznedarit, kryetarit të “grupit komando”, që së bashku me Xhevdet Mustafën e Halit Bajramin, zbarkoi në bregdetin e Divjakës në mesnatën e largët të 26-shtatorit të vitit 1982, ku sipas versionit të Tiranës zyrtare të artikuluar nga vetë Enver Hoxha në fjalën e mbajtur para zgjedhësve të tij të zonës elektorale në Tiranë, “ishte dërguar nga UDB-ja në bashkëpunim me Leka Zogun, me qëllim për të vrarë sekretarin e parë të Komitetit Qendror të PPSH-së”.

Pas intervistës me z. Gafurr Haznedari që do të publikohet në gjashtë numra radhazi, (duke filluar nga sot), Memorie.al do vazhdoj përsëri me shkrime të tjera, me dëshmi dhe intervista, nga aktorë të asaj ngjarje, të afërm të familjeve të tyre, si dhe dëshmitarë të ndryshëm, që rastësia i lidhi, apo i çoi në atë vend ku 39 vite më parë zbarkoi ‘grupi i armatosur komando’ i njohur ndryshe si “banda Xhevdet Mustafa”, ngjarje e cila edhe sot pas katër dekadash, vazhdon të mbetet e mbuluar me mister.

Dëshmia e rrallë e Gafurr Haznedarit, vëllait të “kapos’ së “Bandës Xhevdet Mustafa”

“Vëllai im Sabaudin Haznedari, ishte kryetari i ‘bandës’, që së bashku me Xhevdet Mustafën dhe Halit Bajramin, zbarkuan në bregdetin e Divjakës, në mesnatën e 26 shtatorit të vitit 1982. Bashkë me ata të tre, në bazat e stërvitjes ishte përgatitur edhe një person tjetër, (F. K.)i cili pak çaste para se banda të imbarkohej në motoskafin që do të lundronte, drejt bregdetit shqiptar, u bë i sëmurë dhe u nis gjoja për të blerë ilaçe. Pas ikjes së dyshimtë të atij personi që pas viteve ’90-të ka ardhur disa herë në Tiranë, vëllai im Sabaudini, e ndërroi itinerarin e lundrimit dhe zbarkoi në një vend tjetër, për t’ju shmangur kurtheve të Sigurimit”. Kështu shprehej në mes të tjerash, lidhur me të ashtuquajturën “Banda Xhevdet Mustafa”, Gafurr Haznedari, nga qyteti i Durrësit, i cili na rrëfente gjithë historinë e asaj bande, ku vëllai i tij, Sabaudin Haznedari, ishte ‘kapo’ i saj.

Kush ishte Sabaudin Haznedari, cila është e kaluara e tij dhe në çfarë funksioni u caktua ai, pas mbarimit të Luftës? Cila ishte përplasja e tij me krerët e lartë të Partisë Komuniste Shqiptare, në qytetin e tij vitin 1945 dhe përse ai u përjashtua nga radhët e partisë etj?

Kush ishte Halit Bajrami, që kur njihej ai me Sabaudinin dhe si u arratisën ata nga Shqipëria? Arratisja e Halit Bajramit, a ishte për qëllime politike, për arsye se ai ishte pakënaqur nga regjimi komunist, apo ajo ishte një truk i Sigurimit të Shtetit, i ideuar nga shefi i tij, Ministri i Punëve të Brendshme, Mehmet Shehu? Si e mësoi familja Haznedari, lajmin e arratisjes së Sabaudinit dhe çfarë i thanë babait të tij, Mahmudit, kur atë e thirrën në Ministrinë e Punëve të Brendshme? Ku u vendosën ata të dy pasi ikën nga Shqipëria dhe përse Halit Bajrami ngulte këmbë që ta merrte me vete Sabaudinin në Zelandën e Re?

Ku jetuan Sabaudini dhe Haliti nga viti 1950 e deri në 1982-in kur erdhën në Shqipëri dhe a i mbajtën ata lidhjet e miqësinë e vjetër? Çfarë ndodhi me familjet e tyre pas arratisjes dhe përse nuk u ngacmuan ato nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, siç ndodhte zakonisht me familjet dhe të afërmit e atyre që arratiseshin nga Shqipëria e aq më shumë kur ata kishin “aktivitet armiqësor”, kundër Shqipërisë komuniste? Si mundi Sabaudini të lidhej me familjen e tij dhe kush ishte gruaja, që në 1962-in ai e nisi nga Italia dhe u takua me bashkëshorten, djalin dhe gjithë njerëzit e shtëpisë së tij, në qytetin e Durrësit?

Si u zbuluan tre pjesëtarët e “bandës” në Rrogozhinë dhe si është e vërteta e vrasjes së Sabaudin Haznedarit në bunkerin (qendrën e zjarrit), ku ishte futur? Çfarë ndodhi me familjet Haznedari, Mustafa dhe Bajrami, në 27 shtatorin e vitit 1982?

Çfarë u shkruajt në letrën që iu dërgua Halit Bajramit në vitin 1993, në Zelandën e Re dhe përse ai nuk pranoi të kthehej asnjëherë në Shqipëri? Lidhur me këto mistere e fakte të tjera nga historia e asaj që njihet si “Banda Xhevdet Mustafa”, na njeh për herë të parë me dëshmitë e tij ekskluzive Gafurr Haznedari nga qyteti i Durrësit.

Zoti Gafurr, pas mbarimit të Luftës, me çfarë pune u mor vëllai juaj Sabaudini?

Vëllai im i madh, Sabaudini, i cili kishte qenë në radhët partizane dhe nga Lufta doli oficer me gradën e togerit, menjëherë që në dhjetorin e vitit 1944, u caktua me funksionin e Kryetarit të Këshillit Nacionalçlirimtar për Lagjen “Varosh” i poshtëm, që në atë kohë përmblidhte gjysmën e qytetit të Durrësit.

Sa kohë u mor Sabaudini me atë punë në Durrës?

Në atë detyrë Sabaudini nuk shërbeu për shumë kohë, sepse në vitin 1945, atë e hoqën që andej dhe e përjashtuan nga radhët e partisë.

Për çfarë arsyesh ndodhi ajo gjë, pra përjashtimi i tij nga partia?

Atë vit, në qytetin e Durrësit u zhvilluan zgjedhjet për në forumet drejtuese të pushtetit vendor dhe një pjesë e madhe komunistëve kryesorë, që ishin shumë të njohur, që nga koha e Luftës, si: Skënder Çela, Drita Malile, Hysen Ballhysa, Mark Toçi etj., kundërshtuan kandidaturat që kishte dërguar Komiteti Qendror i Partisë Komuniste, nga Tirana.

Haznedarët në qytetin e Durrësit, fqinjë të aktorit dhe dramaturgut të njohur, Sulejman Pitarka, i cili u kushtoi atyre dramën, “Familja e peshkatarit”

Origjina e hershme e familjes së njohur durrsake, Haznedari, prej nga rrjedhin edhe Sabaudin e Gafurr Haznedari, është nga Dibra e Madhe, më saktë nga fshati Prilep i Manastirit. Gjyshi i Sabaudinit, është quajtur Vesaf Haznedari dhe është njohur në të gjithë Prefekturën e Dibrës së Madhe, si stërnip i Sulltan Hamitit. Djali i Vesafit, Mahmudi, që njëkohësisht është edhe babai i Sabaudinit dhe Gafurrit, ka lindur më 15 shtator të vitit 1887, në Prilep të Manastirit, ku dhe është shkolluar fillimisht në një ‘Mejtep’ e më pas në ‘Medrese’.

Aty nga viti 1927, Mahmud Haznedari me gjithë familjen e tij u shpërngul nga qyteti i Manastirit dhe erdhi e u vendos në Tiranë, për shkak të dënimit me vdekje, që i ishte dhënë në mungesë nga një gjykatë sllave, i cilësuar si irredentist. Pasi qëndroi për dy vite në Tiranë, Mahmud Haznedari me familjen e tij u zhvendos dhe shkoi në qytetin e Durrësit, ku për disa kohë jetoi si qiraxhi, në një banesë afër Torrës së Kalasë. Më pas ai bleu një copë tokë në bregdet, në vendin që edhe sot durrsakët e njohin si “Tokat e batallëkut”. Në atë tokë, që i’a bleu Zija Kodrës, Mahmudi, ngriti një kasolle në bregdet.

Më pas ajo barangë e ngritur në bregdet, të cilën Mahmudi, e mbushi me dhe rreth e rreth, u njoh dhe u quajt nga durrsakët si “Kasollja e peshkatarit”. Në ato toka të “batallëkut” ngjitur me familjen Haznedari, asokohe banonte dhe familja e Sulejman Pitarkës, (shkrimtarit dhe aktorit të madh), që disa vjet më pas, mori shkas dhe shkroi dramën e njohur “Familja e peshkatarit”, (e cila u dedikohet tërësisht Haznedarëve) që më pas u ekranizua nga Kinostudio “Shqipëria e Re”, me filmin “Oshëtimë në bregdet” .

Plaku i asaj familje, Mahmudi, me bashkëshorten e tij. Lutfijen, (Strazimiri) asokohe u bënë me gjashtë fëmijë dhe më i madhi i tyre ishte Sabaudini, që kishte lindur në vitin 1922. Pas tij vinin: Emini, Naimi, Abdurrahimi, Gafurri dhe Qerimi, të cilët kishin diferencë moshe nga tre katër vite me njëri-tjetrin.

Po kështu edhe më pas, gjatë viteve të Luftës, ajo “kasolle e peshkatarit”, u bë një nga bazat e Lëvizjes Antifashiste, ku u strehuan dhe bënin mbledhje shumë nga eksponentët kryesorë të Qarkorit komunist të Durrësit, pasi, përveç plakut të shtëpisë, Mahmudit, edhe tre djemtë e tij më të rritur, Sabaudini, Emini dhe Naimi, ishin angazhuar me Lëvizjen Antifashiste, duke hyrë edhe në radhët e Partisë Komuniste. Në vitin 1943, familja Haznedari u shpërngul nga Durrësi dhe erdhi në Tiranë, duke u vendosur në një banesë me qera në “Rrugën e Kavajës”, tek furi i Lym Sharrës. Edhe kjo shtëpi ku u vendosën Haznedarët në Tiranë, u kthye në një nga bazat e Luftës, pasi tre djemtë e saj, Sabaudini, Emini dhe Naimi 14-vjeçar, kishin dalë partizanë.

Emini, që në atë kohë ishte partizan në çetën e Pezës, vinte në shtëpi i veshur si fshatar dhe me gomarin e tij që sillte dru gjoja për furrën, merrte municion që i ati i tij, Mahmudi, e blinte për partizanët. Më 16 nëntor të vitit 1944, një ditë para se gjermanët të largoheshin nga Tirana, ata dogjën shtëpinë e Haznedarëve, pasi gjatë kontrollit që bënë, në bodrumet e saj, gjetën trakte dhe komunikata të komunistëve. Të mbetur në mes të rrugës, tetë ditë më vonë (më 24 nëntor 1944), familja Haznedari u shpërngul përsëri për në qytetin e Durrësit dhe u vendos në ish-kasollen e saj në bregdet, e cila tashmë ishte rrënuar plotësisht./Memorie.al

Iηfermίerja fiΙmoi gjithçka, ndersa mjeku mendonte se askush nuk po e shihte.

Secili prej nesh është mësuar që të shkojë në spital për të marrë shërbimin mje.kë.sor. Pasi bëhemi mirë, ne vazhdojmë jetën tonë të qetë.

Por, nëse ne apo të afërmit tanë nuk shërohen apo nuk bëhen mirë, të parët që ne fájësojmë janë mjekët, duke hedhur mbi ta një mal me ak.u.za dhe duke besuar se ata i neg.liz.hojnë situatat.

Pikërisht personazhi kryesor në këtë histori është një mjek, i cili përballet me detyrën më të vës.h.tirë në botë. Ai është mjeku kryesor në një spital me fëmijë të së murë me leù.k.emi.

“Duket shumë i str. es.uar gjatë gjithë kohës. Vrapon sa këtu aty, kërkon të kujdeset për të gjithë në të njëjtën kohë, aq sa të jep përshtypjen e një doktori të hál.la.katur”, thotë Meri Stejson krye-infermierja e pávionit.

Është vetë Meri e cila ka vendosur ta tregojë këtë histori për një veprim rrëq.et.hës dhe për.lo.tës që ka bërë mjeku me emrin Pol Smith.

Pol kohët e fundit ka shpenzuar një kohë të gjatë në spital dhe ai thuajse nuk ka shkuar fare në shtëpi pasi në spital ka pasur një rast të një fëmije në gjendje jo të mirë.

Madje, ai as nuk ka fjetur dhe gjatë gjithë kohës është i shq. e.tës.uar sa në një dhomë dhe në tjetrën dhe mendova që i duhet t’i rri afër, pasi në një gjendje të tillë edhe mjeku më i mirë në botë mund të gábojë nga lod hja.

Stafi ynë kishte vendosur që gjatë mbrëmjes, pikërisht nga ora 20:00 deri në orën 22:00 ai (mjeku kryesor) do të merrte një periudhë qetësimi dhe do të shkonte të flinte në zyrën e tij.

Por, vura re disa lëvizje të çuditshme që ai po bënte kohët e fundit dhe u bëra pak kureshtare.

Ai merrte rrugën për të shkuar drejt zyrës së tij, më pas bënte një dev.i.jim dhe futej në një dhomë depoje, aty merrte një çantë dhe pasi dilte nga ajo dhomë depo ai nxi.tonte me vrap të merrte ashensorin.

Dhe kjo lëvizje e çuditshme ndodhte thuajse përditë, dhe pikërisht të gjithë ne mendonim se në atë orar ai person ishte në krevatin në zyrën e tij duke fjetur. Por jo…

Një ditë mora guximin dhe vendosa ta ndjek në rrugëtimin e tij, pasi në mendje më vinin lloj lloj mendimesh. Në fillim kujtova se Pol (mjeku kryesor) kohët e fundit nga lod hja kishte filluar të dilte nga vetvetja e tij, por nuk e di… Çfarë nuk po mendoja.

E ndoqa dhe ai doli nga dhoma depo. Prapë me vrap dhe prapë mbante të njëjtën çantë në dorë. Këtë radhë nuk pati as dùrimin të merrte ashensorin por ngjiti shkallët për të shkuar në katin e pestë.

Në katin e pestë ishte edhe dhoma e fëmijës i cili ishte më shumë i sèmurë në krahasim me fëmijët e tjerë.

Pol u fut brenda dhomës së saj, ndërsa fëmija 5 vjeçare sapo e pa, hapi sytë me të madhe dhe fytyra e saj mori një pamje shumë të qeshur.

Mjeku hapi çantën dhe nxori një pelerinë si ato që vishnin mag. jis.tarët dikur. Nxori edhe një kapele dhe një shkop dhe një libër dhe sapo përfundoi veshjen e tij mis.ter.ioze ai i tha fëmijës.

“Dje më the që bukuroshja e fjetur mbeti e mbyllur në kullë”. Sot, ka ardhur një zanë e mrekullueshme që di shumë hile dhe i ka dhënë fuqi një kalorësi për të shkuar dhe për të shpëtuar bukuroshen që mbahet e mbyllur në atë kullë.

Le të themi bashkë notat magjike, gati… le të fillojë kënga. Dhe ashtu bashkë me Sarën, vajzën 5-vjeçare me l.eùke.mi, të dy këndonin për një kohë të gjatë dhe bënin veprime që asnjë sëm undje në botë nuk mund t’i afrohej kur ishin aq të lumtur.

Të dy nuk më shihnin por unë me telefonin tim e regjistrova atë çast pasi Pol tashmë ishte kthyer në idhullin tim.

ShρeIIa që po t merron shqiptarët! Kush futet brenda saj kthehet në…

Një banor tregon: Shumë vite më para, përpara se të emigroja në Itali familja ime ishte e varfër në fakt të gjithë ashtu ishim.

Bashkë me shokët e mi kishim një këshillë nga prindërit që të mos shkonim tek kjo shpellë pasi ishte e rrezikshme edhe e ndaluar të hyje.

Kurioziteti na shty edhe hymë brenda, kishim elekrikë, gurët shpëlqenin gjithandej sikur ishin diamantë.

Ecëm disa metra edhe filluam të mos e gjenim rrugën e kthimit, ishim gjashtë veta na zuri paniku.


Papritur ndoshta nga era apo nga një dukuri tjetër natyrore një fishkëllimë dukej si në filmat horror, nuk po duronim më edhe filluam të kërkonim ndihmë duke ulëritur, ajo dukej si labirint nga ndriçimi i elektrikëve sepse kishte shumë hyrje edhe nënkalime.

Na u desh të kalonim natën aty me tmerr edhe frikë, na kujtohesha legjenda edhe kjo na bënte akoma më nervoz.

Ajo natë ka qenë nata më e keqe edhe e ftohtë e jetës time, në lindjen e diellit gurët shkëlqenin si me magji por ju garantoj se është një mrekulli e

natyrës nese do të kishe fatin ta shikoje me sytë e tu me të vërtetë mahnitëse, falë zotit një bari po pinte ujë pranë burimit që gjendet prarë shpellës edhe ai na shpëtoi.

Sapo na nxori nga shpella ai u zhduk si me magji, u cuditëm të gjithë por kjo ishte një e mirë mes të keqijave. Shkuam në shtëpi edhe kurrë nuk kemi hyrë më brenda në atë shpellë”.

Dikur kjo shpellë më para mendohet se lidhte dy fshatra të rëndësishëm Gizaveshin edhe Librazhd Katund, por sot është e pamundur të kalohet sepse është e bllokuar nga shkaqet natyrore. Në hyrje të saj ndodhet një burim uji i cili të mpinë dhëmbët kur e provon, një mrekulli e vërtetë.

Rihap υα rrin e djalit pas 42 vitesh, nëna zbuΙon të vërtetën dhίmshme: Ma ndiente zemra se… (Foto)

Lidia Reid është ndier e shk atërruar, pasi ka hapur va rrin e të birit, i cili kishte ndërruar jetë në vitin 1975.

Djali i saj Garry nuk është gjendur. Brenda ark iv olit nuk kishte asnjë trup.

Lidia ka mbi 42 vite që lu fton për të gjetur se çfarë ka ndodhur me djalin e saj.

Kur ajo ka kërkuar të shihte djalin e saj në spitalin “Sick Kids” në Edinburgut ata i treguan një fëmijë që nuk ngjasonte me të sajin. 

Kur ajo ka thënë se nuk ishte fëmija i saj, mjekët kanë thënë se kishte kaluar dep resion pas lindjes.

“Në fund të kësaj historie ka një shpjegim logjik. Trupi i djalit tim nuk është vënë në ark ivol sepse atij i kanë marrë or ganet”,- ka thënë Lidia.

Ndërmjet viteve 1970 dhe 2000 ka pasur dyshime për përfshirjen e disa mjekëve në tr afik org anesh, por nuk ka pasur kurrë prova të forta për këtë.

Në ato vite mjekët në Skoci u justifikuan se kishin mbajtur rreth 6,000 or gane dhe inde nga trupat e fëmijëve të vde kur sepse po kryenin eksp erimente.

Nga ana tjetër Lidia thotë se nuk do të ndalet pa mësuar se ku ndodhet trupi i djalit të saj. 

Shqiρtarët që ndërtuan Stambollin që sot është njëri ndër qγtetet më të vizitυar

Kur viziton Stambollin mbushesh me krenari shqiptare. Në ato xhami të bukura që sundojnë kryeqendrën e Turqisë nuk ke si të mos ndiesh dorën e arkitektëve shqiptarë. Të atyre njerzve të ditur që jo vetëm udhëhoqën Perandorinë Osmane por i dhanë dhe frutin e diturisë së tyre arkitekturës së këtij qyteti ndër më të bukurit në botë. Vepra e këtyre shqiptarëve të mëdhenj të frymëzon.

Edhe pse dilema që ata s’bënë asgjë për Shqipërinë mbetet një dilemë tronditëse. Por i tillë ishte fati i shqiptarit ndër shekuj. Truri dhe krenaria e tij gjithnjë emigruan jashtë kufijve të atdheut amë për të dhënë kontribut në vende të tjera.

Por le të mbetemi tek vepra e këtyre arkitektëve që mbetet e mahnitshme për të na brejtur disi krenaria shqiptare. Ndër arkitektët më të njohur të perandorisë osmane është ai që hyri në histori si Arkitekt Sinani

Mimar Sinani lindi në vitin 1490 dhe vdiq në vitin 1588.

Sipas të dhënave që jep për të Sami Frashëri thuhet se ai lindi në Qesarat, në fshatin Sinanaj të rrethit të Tepelenës, ku kaloi fëmijërinë e tij dhe iu nënshtrua ligjeve të Devshirmesë. Do të rekrutohet fillimisht si jeniçer dhe do të bëjë karrierë ushtarake.

Jeta e tij ishte me të vërtet e çuditshme. Do ta fillonte dizajnin në moshën 50 vjeçare. Ai la trashëgimi 364 vepra artistike dhe të gjithë artistët e Rilindjes italiane mësuan nga ai. Gjeramënt nuk sulmuan Stambollin gjatë luftës së Dytë Botërore nga frika e shkatërrimit të artit të tij të bukur.

Ndër veprat që i kanë rezistuar kohës dhe që njihen të projektuara e të ndërtuara nga dora e tij janë 400 vepra mbrojtëse ushtarake, 84 xhami të mëdha, 58 xhami të vogla, 7 spitale, 22 mauzoleume, 17 streha për të varfër, 5 rrjete ujësjellësash dhe shumë vepra të tjera publike.

Po vepra e tij më e mahnitshme është xhamia “Sulejmanie” të cilën e ndërtoi për shtatë vjet, dhe ia kushtoi sulltan Sulejmanit.

Edhe nxënësi i tij, arkitekt Kasemi do të hynte në historinë e arkitektëve të mëdhenj të Turqisë. I lindur në fshatin Grëmsh të krahinës së Tomoricës ai do e kalojë rininë e parë në Berat dhe më pas i ati do e dërgojë në Stamboll për studime profesionale. Do bëhej asistent pranë arkitekt Sinanit dhe Sedefqar Mehmet Elbasanit. Ndërtoi xhaminë e re të Stambollit dhe la dhe shumë vepra të tjera.

Në historinë e arkitekturës së Stambollit do të hynte dhe një shqiptar tjetër nga Elbasani, Sedfqar Mehmet Agai. Pasi kreu studimet në Rumeli dhe Lindje të Mesme në vitet 1597-1598 ai ishte drejtor i krojeve të Stambollit, ku shërbeu 8 vjet. Më 1606 u bë kryearkitekt, ndërtoi dhe zbukuroi mjaft faltore dhe pallate. Kryvepra e tij është Xhamia Blu.

Formalizohet lidhja e Butrint Imerit me partneren e re, modelja turke shkon në Kosovë! Detaje nga romanca

Lidhja e re e Butrint Imerit duket se është formalizuar. E dashura turke e Butrint Imerit, Sezeni, aktualisht gjendet në Kosovë.

Këtë e kanë bërë të ditur të dy përmes rrjeteve të tyre sociale. Ka qenë artisti ai, i cili ka ndarë një video krah të dashurës së tij, duke kënduar “Lej kto rrena” – projekti më i ri i tij lançuar javëve të fundit. Modelja turke mesa duket ka shkuar në shtëpinë e këngëtarit, duke formalizuar kështu këtë histori dashurie edhe përpara familjarëve të tyre.

Vetëm pak javë më parë, artisti na prezantoi me partneren e tij të re. Fotot dhe videot e tyre janë bërë virale në rrjetet sociale, ku shfaqen të afërt dhe duke shijuar kohën së bashku. Edhe pse as Butrinti dhe as Sezen nuk kanë bërë një deklaratë zyrtare, ndjekësit kanë vënë re se ata po publikojnë postime nga i njëjti vend, duke lënë të kuptohet se po kalojnë pushimet bashkë.

Sezen Cifcioglu është një modele shumë e ndjekur në Turqi, e njohur për paraqitjet e saj glamuroze dhe për praninë e fortë në rrjetet sociale. Ajo ka bashkëpunuar me marka të njohura të modës dhe shpesh shfaqet në evente të rëndësishme. Ndërkohë, Butrinti njihet jo vetëm për hitet e tij muzikore, por edhe për jetën e tij private, e cila gjithmonë tërheq vëmendjen e fansave dhe mediave.

Burime pranë dyshes tregojnë se ata janë takuar disa muaj më parë gjatë një eventi në Stamboll dhe që atëherë kanë mbajtur kontakte të afërta. Pavarësisht spekulimeve, Butrinti është treguar gjithmonë i rezervuar për jetën e tij sentimentale, duke mos e konfirmuar asnjëherë publikisht një lidhje derisa të jetë gati ta ndajë me publikun.

Pushimet e tyre në një resort me borë janë parë nga disa si një konfirmim i heshtur i romancës. Në videot e publikuara në rrjetet sociale, ata shfaqen duke bërë ski dhe duke shijuar peizazhin dimëror, ndërsa në një moment të veçantë, Sezen shihet duke dëgjuar këngën e fundit të Butrintit, duke i shtuar më shumë dyshimet se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi.

“Të legalizohen shtëρitë ρubΙike në Shqipëri”, zyrtarizohet PROPOZIMI në Kodin e ri Penal!

Drejtori i Magjistraturës Arben Rakipi, ka folur në RTSH dhe për një draft ligjor që duket se do të jetë debate më i madh publik i muajve në vijim.

Ish-Kryeprokurori ka thënë se kjo është plagë e madhe sociale dhe se ai personalisht nuk do të jetë kurrësesi dakord në raportin personal mbi këtë.

Drafti i Kodit të Penal është një propozim voluminoz që rikoncepton të drejtën penale në Shqipëri, por çfarë tërheq vëmendjen është një propozim shumë i guximshëm, legalizimi i prostitucionit dhe i shtëpive publike.

Video e marrë nga RTSH:

Aktualisht, si personi që e ushtron prostitucionin, edhe personi që paguan për të dënohen nga Kodi Penal.

Berisha për median greke: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për BE!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një intervistë për median greke Liberal, ka folur për vendimin e tij për të rikandiduar si kryeministër i vendit.

Ish-kryeministri u shpreh se “pas çdo rikthimi ka fuqi madhore”, duke theksuar se këtë vendim e mori pas shpalljes non grata nga ana e Amerikës.

“Jo vetëm u dezinjova, por u kërkua që të mos futem në parlament. Atëherë, qendrimi im ishte ky: askush përveç shqiptarëve nuk mund të bëjë listën e deputetëve, përderisa Shqipëria të jetë një vend sovran”, deklaroi Berisha.

Berisha komentoi marrëdhëniet shqiptaro-greke duke u shprehur se vitet e fundit kanë patur edhe përkeqësime krejtësisht për shkak të qëndrimeve, sipas tij, të qeverisë së Edi Ramës.

Kryedemokrati, sa i përket integrimit të vendit në BE, teksoi se Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter, përveç pozicionit gjeostrategjik, por shtoi se mbështet procesin.

Intervista për median greke:

Rama i korruptuar i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë me paraburgimin e Fredi Belerit, me dëshmitarë të rremë, pasi kishte përvetësuar një kanion (të Gjipesë) prej shumë hektarësh dhe iu bind oligarkëve”, thotë për Liberal, Sali Berisha, kreu i opozitës shqiptare. Ai shpjegon pse Shqipëria nuk i plotëson kriteret për anëtarësim në BE dhe flet për mundësitë e bashkëpunimit në Ballkan.

Z.Berisha, çfarë ju shtyn të jeni kandidat edhe për këto zgjedhje?

Sali Berisha: Historitë e rikthimeve janë ekzotike, nuk janë të shpeshta. Pra, pas çdo rikthimi ka fuqi madhore. Dhe në këtë rast, Sali Berisha 8 vite pasi ishte larguar pothuaj nga skena politike, iu kërkua që të mos hyjë në parlament bazuar në një akt korruptiv. Bazuar në dezinjimin ‘non grata’ të Antoni Blinken, në aktin që vinte nga një lobim korruptiv i Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit.

Pra, jo vetëm u dezinjova, por u kërkua që të mos futem në parlament. Atëherë, qendrimi im ishte ky: askush përveç shqiptarëve nuk mund të bëjë listën e deputetëve, përderisa Shqipëria të jetë një vend sovran. Dhe, meqënëse ish-kryetari im që punonte me ligësi prapa shpinës sime, ishte pjesë e këtij qëndrimi, unë ndërmora procesin e rikthimit. Një proces që kaloi të gjitha etapat dhe që eci me sukses, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare dhe të DASH, diplomatë të cilët, ambasadori në Tiranë dhe i dërguari për rajonin kërkonin arrestimin, i bënin thirrje shqiptarëve të mos më mbështesnin, ajo ndodhi.

Pra, siç e sheh, rikthimi nuk është një akt individual, por është një akt shumë më i gjerë. Shumë njerëz mund të duan të rikthehen, por nuk rikthehen dot.

E provoi Papandreu të rikthehet. Mbeti me 3%. Po jap shembull për të krahasuar se, jo cilido që do mund të rikthehet. Pra, rikthimi është një thirrje, dhe unë iu përgjigja kësaj thirrje të vendit tim.

Si e vlerësoni rrugëtimin europian të Shqipërisë. Pra, rrugëtimin për në BE. Cilat janë reformat që ju do të donit të implementonit?

Sali Berisha: Në mënyrë absolute Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter, përveç pozicionit gjeostrategjik, për të cilin unë e mbështes procesin. Por kriteret… Një vend që arreston në vitin elektoral 3 liderë të opozitës, e partive kryesore, një vend që u merr mandate me gjykata kundërshtarëve politikë, se i kontrollon ato, një vend që kontrollon mediat në mënyrë të pamëshirë dhe shpall se do mbyllë rrjetet sociale, Tik Tok-un, një vend që ka të burgosur, ka një drejtësi politike dhe mungesë të një procesi ligjor të drejtë.

Nuk duhet të harroni se në Shqipëri sot, 62% e të burgosurve janë në paraburgim. Se i marrin i plasin njerëzit në paraburgim dhe nuk merret kush me ta. Ky vend, me një shkallë të lartë korrupsioni më të paimagjinueshëm. Me afera korruptive, të cilat shkojnë miliarda. Ky vend, i cili është një narkoshtet. Narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, ku përfaqësuesit e Sinaloas priten në zyrën e Edi Ramës dhe marrin licensa për kazino dhe resorte me 5 yje.

Nuk ka asnjë lidhje me kriteret që kërkohen për anëtarësimin në BE.

Gjithçka tjetër jashtë gjeopolitikës, jashtë kriterit gjeostrategjik nuk qëndron.

Sa i përket marrëdhënieve shqiptaro-greke si i vlerësoni ato, dhe cilat janë bazat për t’i përmirësuar këto marrëdhënie?

Sali Berisha: Mendoj se, marrëdhëniet shqiptaro-greke kanë bërë progres të ndjeshëm. Por, këto vitet e fundit kanë patur edhe përkeqësime krejtësisht për shkak të qëndrimeve të qeverisë së Edi Ramës.

Po marrim Marrëveshjen e detit. Kishim rënë dakord me qeverinë e qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë të Greqisë, që të shkonim në Hagë. Edi Rama hoqi dorë nga kjo dakordësi dhe deklaroi se do bëjë një marrëveshje më të mirë. Negocioi 2-3 vjet, dhe kur erdhi problemi për të firmosur marrëveshjen, Edi Rama tha se nuk e firmos dot për arsye se ekziston vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Ishte një gjë jashtëzakonisht joserioze. Se ti, në qoftë se uleshe për negociata, duhet t’u thoje që kam këtë vendim, dhe unë jashtë këtij vendimi nuk dal dot. Por jo, të negociosh 3 vite dhe pastaj të thuash: na doli vendimi! Pra, ishte shumë jo serioz.

Së dyti. Akt i pashembullt ishte marrja e mandatit nëpërmjet dëshmitarëve të rremë të Fredi Belerit. Fredi Beleri, anëtar i minoritetit grek në Shqipëri fitoi mandatin, u votua nga qytetarët e Himarës. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, ai ka të drejtë në qoftë se votohet, të jetë dhe president i këtij vendi. Ky është është ligji.

Kurse, Edi Rama i mori mandatin, vetëm e vetëm pse Beleri nuk do të lejonte Ramën të grabisë kanionin e Gjipesë. Kur u arrestua Beleri, unë deklarova publikisht që është arrestim politik dhe prapa këtij arrestimi qëndrojnë interesa mafioze direkte të Edi Ramës. Nuk e dija se, Edi Rama kishte pronësuar, pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument konfiskimi nga regjimi komunist, kanionin e Gjipesë, një nga kanionet më të bukura të Jonit dhe të Mesdheut, për nënën dhe kushërinjtë e tij. Kjo doli më vonë.

Sigurisht që, Fredi Beleri nuk mund të bënte kurrë një kompromis të tillë, të lumturonte Edi Ramën me 224 mijë m2 tokë në këtë zonë.

Megjithatë, arriti që të krijojë përshtypjen se Beleri nuk është njeri korrekt. Beleri nuk kishte bërë asnjë faj. Beleri ishte fajtor vetëm se ishte deklaruar anëtar i minoritetit grek dhe duhej që ky të pranonte t’i bënte Edi Ramës favoret mafioze që kërkonte.

Pra, marrin fund këto. As që do ndodhin dhe as kanë për të ndodhur. Çdo qytetar do të trajtohet sipas kushtetutës dhe ligjit. Mund të kemi raste, apo shembuj të tjerë.

Pra, janë një seri aktesh të cilat, sigurisht, nuk është se nuk ndikuan në marrëdhëniet negativisht.

Traktati i Miqësisë, një dokument themelor i firmosur në vitin 1996 u injorua totalisht dhe, faktikisht sot është i skaduar, kërkon të rinegociohet, të rishqyrtohet. Pra, marrëdhëniet me Greqinë u dëmtuan nga interesat mafioze të Edi Ramës.

Cilat janë sfidat dhe mundësitë për bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit?

Sali Berisha: Mundësitë janë të mëdha. Së pari, Shqipëria duhet të luftojë me vendosmëri kriminalitetin me zero tolerancë.

Shqipëria ka shkatërruar sistemin e drejtësisë. Dhe në mungesë të një sistemi drejtësie, në mungesë të sigurisë juridike, unë nuk di ndonjë investitor të huaj apo grek serioz që të ketë ardhur gjatë këtyre viteve në Shqipëri. Di me dhjetëra dhe qindra që janë larguar nga Shqipëria.

Pra, kushti i të gjitha kushteve për këtë bashkëpunim është krijimi i një klime miqësore për biznesin. Nuk ka një kompani greke, apo të vendeve tjera që të fitojë në Shqipëri, se i fitojnë të gjitha oligarkët e Edi Ramës. Në një kohë kur, para vitit 2013, kompani greke, italiane, gjermane, amerikane ndërtuan projektet e mëdha dhe i fituan në tendera ndërkombëtare. Absolutisht, asnjë e favorizuar nga Sali Berisha, por me meritën e tyre në mënyrë transparente dhe kanë bërë punë të shkëlqyera.

Ikën. Jo vetëm që ikën, por disa prej tyre u ndanë me gjyqe me këtë qeveri për shkak të abuzimeve të qeverisë.

Horoskopi për ditën e sotme, e diel 9 MARS 2025

DASHI

Një ditë plot energji dhe vendosmëri, veçanërisht në punë, ku do të gjendeni përballë mundësive interesante. Megjithatë, këshillohet që të mos veproni me impuls dhe të vlerësoni me kujdes çdo propozim. Në dashuri, ruani bashkëfajësinë me partnerin dhe shmangni debatet e panevojshme; Për beqarët, njohjet e reja janë në rrugë e sipër.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel 9 mars 2025), dita mund të jetë pak e mërzitshme, me momente të mundshme lodhjeje ose demotivimi. Në punë përballoni sfidat me durim dhe mos u dekurajoni nga pengesat. Në dashuri, kushtojini më shumë kohë partnerit tuaj dhe përpiquni të kuptoni nevojat e tij; Beqarëve mund t’u duhet të presin edhe pak për takime domethënëse.

BINJAKËT

Stimuj dhe energji të reja e karakterizojnë këtë ditë. Në punë mund të merrni propozime interesante ose të nisni projekte inovative. Në dashuri komunikimi me partnerin do jetë i rrjedhshëm dhe harmonik; Beqarët do kenë mundësi të bëjnë takime stimuluese. Shëndeti juaj po përmirësohet, por mos e neglizhoni aktivitetin fizik.

GAFORRJA

Mund të ndihesh veçanërisht i ndjeshëm dhe introspektiv. Në punë shmangni konfliktet dhe fokusohuni në detyrat tuaja. Në dashuri, kushtojini kohë familjes dhe partnerit tuaj, duke krijuar një mjedis të qetë dhe mikpritës; Beqarët mund të rizbulojnë miqësitë e vjetra në një dritë të re. Shëndeti kërkon vëmendje: lejoni vetes momente relaksi për të rimbushur bateritë tuaja.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel 9 mars 2025), dita duket dinamike dhe plot mundësi. Në punë, lidershipi juaj do të njihet dhe mund të fitoni njohje të rëndësishme. Në dashuri, pasioni është i lartë: përfitoni prej tij për të forcuar lidhjen me partnerin tuaj; Beqarët do kenë mundësi të shumta për t’u përfshirë. Shëndeti është i mirë, por mos e teproni me angazhimet.

VIRGJËRESHA

Një ditë reflektimi dhe analize. Në punë, mund t’ju duhet të rishikoni disa strategji për të përmirësuar efikasitetin. Në dashuri shmangni kritikat e tepërta dhe përpiquni të jeni më të kuptueshëm me partnerin; beqarët duhet të jenë më të hapur ndaj njohjeve të reja. Shëndeti juaj është i qëndrueshëm, por kujdesuni për dietën tuaj.

PESHORJA

Një ditë e favorshme për marrëdhëniet ndërpersonale. Në punë do përballeni me diskutime dhe momente komplekse me diplomaci. Në dashuri, beqarët mund të bëjnë takime të rëndësishme, ndërsa çiftet do të rizbulojnë bashkëfajësinë e tyre të humbur. Është e rëndësishme të ruani një ekuilibër midis punës, pushimit dhe aktivitetit fizik për të ruajtur shëndetin.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel 9 mars 2025), do të gjeni energji të reja që do t’ju lejojnë të përballoni sfidat e përditshme me më shumë vendosmëri. Kjo është koha ideale për t’u fokusuar në projekte personale dhe profesionale, duke shfrytëzuar sa më shumë vitalitetin tuaj të ri.

SHIGJETARI

Dita duket pozitive, me mundësi suksesi si në sferën profesionale ashtu edhe në atë personale. Shkathtësia juaj do të shpërblehet, duke çuar në rezultate të kënaqshme. Në dashuri, ruani bashkëfajësinë me partnerin dhe shmangni debatet e panevojshme; Për beqarët, njohjet e reja janë në rrugë e sipër. Shëndeti është i mirë, por kujdes nga stresi i tepërt.

BRICJAPI

Përgatituni për një ditë të ngarkuar në frontin e punës. Do të jetë thelbësore të organizoni mirë aktivitetet tuaja për të menaxhuar në mënyrë efektive përgjegjësitë në rritje. Në dashuri, kushtojini më shumë kohë partnerit tuaj dhe përpiquni të kuptoni nevojat e tij; Beqarëve mund t’u duhet të presin edhe pak për takime domethënëse.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e diel, 9 mars 2025), mund të ndiheni veçanërisht të frymëzuar dhe krijues. Është momenti i duhur për të nisur projekte të reja ose për t’u dhënë hapësirë ​​pasioneve tuaja. Në dashuri komunikimi me partnerin do jetë i rrjedhshëm dhe harmonik; Beqarët do kenë mundësi të bëjnë takime stimuluese. Shëndeti juaj po përmirësohet, por mos e neglizhoni aktivitetin fizik.

PESHQIT

Yjet favorizojnë marrëdhëniet emocionale. Në dashuri, kushtojini kohë familjes dhe partnerit tuaj, duke krijuar një mjedis të qetë dhe mikpritës; Beqarët mund të rizbulojnë miqësitë e vjetra në një dritë të re. Shëndeti kërkon vëmendje: lejoni vetes momente relaksi për të rimbushur bateritë tuaja. Nëse jeni në një lidhje, mund të përjetoni momente mirëkuptimi të madh; Beqarët nga ana tjetër kanë shanse të mira për të bërë takime interesante.