Ditët me diell marrin fund! Meteorologia: Ja kur nisin reshjet e shiut …

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim.

Porja tha se nga dita e nesërme pritet të shtohen vranësirat në të gjithë territorin, dhe e marta sipas saj, do të sjellë reshjet e para të shiut, kryesisht në zonat veriore dhe veri-perëndimore.

Sipas meteorologes, dita e mërkurë do të sjellë reshje shiu në thuajse të gjithë territorin e Shqipërisë.

Ajo shtoi se dita e martë do të sjellë një rënie me 1-2 gradë të temperaturave, teksa shtoi se reshjet e shiut do te jenë me intensitet të ulët gjatë të martës dhe të mërkurës.

“Shtohen vranësirat në territorin shqiptar gjatë ditës së sotme, por edhe në ditët në vijim. Sot nuk presim reshje. Termometri shënon vlera mjaft të larta. Maksimumi i ditës së sotme shënon 22 gradë celsius, përgjithësisht në shumicën e qyteteve të shtrirjes perëndimore. Ndërkohë nga nesër dhe në vijim, temperaturat mbeten të larta, të paktën deri ditën e martë.

Ndërsa shtohen vranësirat gjatë ditës së shtunë. E diela do të ketë vranësira të lehta e kalimtare, ndërsa nesër janë shumë më të dukshme në territor. Sikundër dita e hënë dhe në vijim, e gjithë pjesa e parë e javës tjetër e cila sjell fuqizim të vranësirave në territorin shqiptar. E marta rreth paradites sjell një sistem të fuqishëm me vranësira.

Priten rrebeshe afatshkurtra fillimisht në veri-perëndim dhe veri dhe më pas edhe në zonat qendrore. Në jug të territorit priten pak reshje gjatë ditës së martë. Ndërsa dita e mërkurë sjell reshje në të gjithë territorin shqiptar. Reshjet do të jenë të lehta dhe afatshkurtra, por do të prekin gjithë Shqipërinë. E marta sjell 1-2 gradë rënie”, tha meteorologia Porja.

“Nuk e di si e bëra, ishte instiktive”, flet i riu që shmangi tragjedinë në Tiranë

Një ngjarje e pazakontë u regjistrua pasditen e së enjtes në zonën e “Varrit të Bamit” në Tiranë, ku i riu Lilo Shehu, rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar një person i cili u aksidentua pasi kishte humbur ndjenjat.

Neësbomb.al solli mëngjesin e sotëm momentin kur Shehu vrapoi për ta shpëtuar të shoferin, duke parandaluar kështu një ngjarje e cila mund të përfundonte në një tragjedi.

E së fundmi, Lilo Shehu ka folur për Euronews Albania ku dhe ka rrëfyer me detaje ngjarje, duke thënë se sapo dëgjoi zhurmë vrapoi dhe largoi këmbën e shoferit nga pedali i gazit dhe mbylli çelësin e makinës.

“Dëgjova një zhurmë të fortë, u nisa dhe pashë se kishte një zhurmë më të madhe dhe xhirim gomash. Atëherë kuptova që dikush kishte humbur ndjenjat dhe se instikti më tha të veproja.

Tani, kur e shoh videon, mendoj se si e bëra këtë gjë. Ndonjëherë, veprimet ndodhin vetë, kur të thërret ndërgjegjia, sepse pashë që ishte një situatë kritike, por instikti më tha të veproja. E dija që mund të ishte një katastrofë e mundshme dhe duhej ndërhyrë.

Gjithsesi, mund ta quajmë hero atë zotërinë që ishte përballë, i cili frenoi me makinën e tij duke e zbutur ngadalë shpejtësinë e automjetit të personit që kishte humbur ndjenjat. Unë ia hoqa këmbën nga pedali i gazit dhe fiku çelësin, duke i rikthyer situatën në normalitet, dhe ai filloi të merrte vetëdijen. Dëshiroj të theksoj se kishte edhe persona të tjerë që ndihmuan, dhe nëse ndonjë makinë do të kishte kaluar, mund të kishte shkaktuar një shpërthim. E nxorëm nga makina dhe i dhamë ujë; fatmirësisht ai u përmend dhe policia mbërriti shumë shpejt, brenda tre minutash, duke sqaruar situatën. Pas kësaj, e shoqëruan për kontrolle në spital”, tha i riu, teksa më tej theksoi se fatmirësisht gjendja shëndetësore e shoferit të aksidentuar është e mirë.

“Çfarë ndodhi në dhomen e rrëfimeve”/ Detaje të reja nga momenti i daljes se Eglit nga ‘Big Brother’(Video)

Egli Tako mbrëmë ka përfunduar rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ për shkak të gjendjes shëndetësore.

Pak minuta me parë faqja zyrtare e ‘Big Brother’ ka publikuar promon teksa shihet edhe momenti i fundit i Eglit në shtëpi, shkruan “Kosovarja”.

Ajo pak para daljes ka takuar Gjestin teksa nuk mungonin as lotët e saj.

Përqafim ky tejet i rëndë teksa reaguan edhe ndjekësit e dyshes.

VIDEO

Egli Tako ‘trondit’ rrjetin: Një veprim befasues pas Big Brother Vip

Egli Tako ka ndërmarrë hapin e parë, pasi ndërpreu rrugëtimin e saj në Big Brother Vip Albania.

Deri pak minuta më parë, Egli kishte “privat”, llogarinë e saj në Instagram, ndërkaq tani e ka rikthyer në llogari publike.

Duket se interesimi për të ndjekur aktivitetet e Eglit ka qenë i madh, andaj edhe Egli ka vendosur që profili i saj të jetë i hapur. Ky veprim vjen pas një periudhe intense në emisionin e njohur, ku ndjekësit dhe fansat janë të etur për të parë çfarë do të bëjë ajo tani që është jashtë shtëpisë së Big Brother-it.

Në këto momente, shumë prej ndjekësve po e përshëndesin këtë vendim, duke shprehur dëshirat e tyre për ta parë Eglin aktive në rrjete sociale.

Shumë komente pozitive janë shprehur në postimet e saj të fundit, disa madje sugjerojnë se ajo duhet të nxjerrë më shumë përmbajtje, si videobloga apo live streaming.

Pjesëmarrësja nga Big Brother Vip është bërë një emër i njohur në Shqipëri, dhe pas përfundimit të shfaqjes, fansat janë të interesuar për çdo lëvizje të saj. Një pjesë e madhe e ndjekësve janë duke pritur me padurim të dinë për planet e saj të ardhshme, si dhe për projekte të reja të mundshme, qoftë në muzikë, aktorësi, apo ndonjë format tjetër entertainment.

Egli është shquar edhe për personalitetin e saj të gjallë dhe energjinë që sjell në çdo ambient. Ajo ka shkaktuar diskutime të shumta gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother-it, dhe tani që është jashtë, është e qartë se ndjekësit e saj do të përpiqen të mbajnë një lidhje të afërt me të.

Veliaj financoi me 320 mijë euro shoqatën ‘Bash-Art’ të Altin Bashës

Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e ish-kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, ka financuar me 320 mijë euro shoqatën “Bash-Art” të drejtuar nga Altin Basha, një shifër që barazohet me buxhetin tre-vjeçar të Teatrit Kombëtar. Kjo zbulim është bërë publik nga gazetarja Beti Njuma përmes një postimi në rrjetet sociale.

Financimi vjen në fokus të vëmendjes pasi lidhet direkt me çështjen e diskutueshme të shembjes së Teatrit Kombëtar. Sipas gazetares, ky financim ndodhi pasi Basha, i cili fillimisht ishte kundër shembjes së ndërtesës historike, ndryshoi qëndrim dhe u bë mbështetës i projektit të Bashkisë për prishjen e godinës.

Njuma nënvizon se ky rast përbën një shembull të qartë të mënyrës së veprimit të ish-kryebashkiakut Veliaj, ku përmes financimeve publike është tentuar të ndikohet në qëndrimin e figurave të rëndësishme të komunitetit artistik lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Zbulimi i këtij financimi shton listën e pagesave të diskutueshme të bëra nga Bashkia e Tiranës ndaj regjizorëve dhe aktorëve që ndryshuan pozicionin e tyre lidhur me projektin e shembjes së Teatrit Kombëtar, një nga objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të kryeqytetit.

Postimi i plotë:

Pasi ia mbylli gojën për prishjen e Teatrit Kombëtar duke e bërë drejtor, Erion Veliaj financoi me 320 mijë euro (sa buxheti i 3 viteve të TK) shoqatën “Bash-Art” të Altin Bashës! Dhe pastaj habitemi si u ble kauza e Teatrit Kombëtar dhe se si aktorët e regjisorët u bënë palë me talebanët e trashëgimisë. Kush nuk blihet me para, blihet me SHUMË PARA!

Tra gjedi në Greqi, tre të rinj hυmbin jetën pas aksi dentit të rëndë

Tre të rinj kanë humbur jetën pas një aksidenti tragjik të ndodhur pas mesnate në Spartë. Makinat me të cilën udhëtonin të rinjtë u përplas me një pemë rreth orës 01:30.

Drejtuesi i makinës ishte një 24-vjeçar, ndërsa dy pasagjerët ishin nga 21 vjeç. Të tre punonin në një kafene në Spartë dhe studionin në qytet.

Sipas mediave greke, makina me të cilën udhëtonin të rinjtë ka dalë nga rruga për arsye ende të panjohura, është përplasur me një pemë dhe më pas është përmbysur.

Zjarrfikësit i nxorrën tre të rinjtë pa ndejenja nga automjeti. Ata u dërguan në spital ku u konstatua vdekja.

Protesta e 15 marsit/ “Luftë diktaturës në mbrojtje të TikTok”, Berisha: Të bojkotohet shkolla! Prindërit të mos i dërgojnë fëmijët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë për të ndaluar TikTok në Shqipëri, duke e cilësuar atë si akt censure dhe sulm ndaj lirisë së shprehjes.

Gjatë një konference për shtyp, Berisha paralajmëroi një protestë masive më 15 mars para Kryeministrisë, duke thënë se të rinjtë, nxënësit dhe studentët do të jenë në ballë të luftës kundër censurës.

Çdo fëmijë që kap telefonin, bëhet luftëtar kundër diktaturës në mbrojtje të TikTok. Protesta do të jetë madhështore, një akt kundër censurës së Edi Ramës, i cili po ndjek trashëgiminë e tij famëkeqe,” tha Berisha.

Ai gjithashtu bëri thirrje për bojkot të mësimit, duke kërkuar që nxënësit të mungojnë të paktën orën e parë të hënën, si një akt simbolik kundër ndalimit të platformës.

“Ky nuk është vetëm problemi i TikTok-ut, por i censurës. Një njeri pa asnjë tagër ligjor kërkon ta ndalojë. Prandaj, që nga e hëna, mungoni në mësim! Prindër, mos i dërgoni fëmijët në shkollë, të paktën për orën e parë, në mbrojtje të lirisë së shprehjes,” theksoi ai.

Vendimi i qeverisë për mbylljen e TikTok ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale dhe mes të rinjve, ndërsa opozita e konsideron atë një përpjekje për të kontrolluar informacionin dhe kufizuar liritë digjitale.

Komisionerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos, vjen në Tiranë më 13 mars/ Ja axhenda e takimeve…

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, do të vizitojë Tiranën zyrtare, më 13 mars.

Komisionerja Kos do të zhvillojë takime me krerë të lartë të shtetit, presidentin e republikës Bajram Begaj, më pas do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Axhenda e e vizitës së komisioneres evropiane për Zgjerimin në Tiranë  do të vijojë me një konferencë në Kolegjin Evropian me temë “Zgjerimi i BE dhe Ballkanit Perëndimor”. Më pas, Kos do të takohet me kryeparlamentaren Elisa Spiropali, n/kryetarin e kuvendit, deputetin e PD  Agron Gjekmarkaj, kryetaren  ekomisionit parlamentar për Integrimin, deputeten e PD, Jorida Tabaku dhe kryetarin e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

“Kam 800 mijë euro kesh”, Kozaku zbulon sa fiton çdo javë: Kam 3 vite që marr nga..

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale Kozak, për herë të parë ka dalë në një intervistë ekskluzive në “Mos i bjer me top”, në Top Channel, ku si rrallë herë ka folur për jetën e tij personale.

Gjatë intervistës Kozak është pyetur se sa para ka në bankë, por ai me sinqeritet të plotë u shpreh se nuk mban asnjëherë para në bankë por kesh.

‘U shokova’/ Redon Berani reagon pas largimit të Eglit nga “BBVA”

Një nga momentet më të bujshme të “Big Brother VIP” ka ndodhur kur Egli Tako vendosi të largohet nga shtëpia për shkak të gjendjes së saj shëndetësore dhe psikologjike. Ky largim ka shkaktuar shumë reagime nga banorët e tjerë, ndër ta edhe nga Redon Berani, i cili ka shprehur keqardhje për vendimin e saj, por gjithashtu ka theksuar shqetësimin e tij për situatën psikologjike të Eglit.

“Po ndjej keqardhje që ka dalë, por më shumë më vjen keq për gjendjen e saj psiqike që ka arritur deri në këtë pikë. Shpresoj që të jetë mirë. U shokova kur e mora vesh, shpresoj që të jetë mirë, por nuk mu duk e besueshme. Nuk e kam ditur sa është pjesë e lojës, dhe sa është duke degraduar deri në atë pikë që mund të dalë nga loja.”-tha Redoni i cili ishte i ftuar ne ‘Top Albania Radio’.

Ai ka shtuar se besonte se Egli mund të ishte mirë, por nuk ka mundur të shmangë shqetësimin për gjendjen e saj, duke theksuar: “Nuk ka rëndësi çmimi dhe loja, por që ajo të ketë kujdes për veten dhe si trajtohet si temë.”