Ky është vendimi tjetër që Egli e mori menjëherë pas daljes nga “BBVA”

Egli Tako mbrëmë ndërpreu rrugëtimin e saj në Big Brother Vip Albania.

Pak para se të largohej nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Egli kishte 192 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, e menjëherë pas kësaj dukshëm i jashtë rritur numri i ndjekësve.

Egli nga mbrëmë numërin 203 mijë ndjekës.

Pas daljes, hapi tjetër i saj ishte ta bënte private llogarinë në “Instagram”.

“Di gjet” ParΙamenti serb, ρërρlasje të forta me ρolicinë në Beograd

Një grup qytetarësh që ishin mbledhur para hyrjes në ndërtesën e Kuvendit të qytetit të Beogradit, janë përfshirë në një përleshje fizike me sigurimin. Konflikti ndodhi kur qytetarët tentuan ta largonin gardhin mbrojtës përpara ndërtesës.

Pas disa minutash, rojat e sigurisë u zëvendësuan nga forca të policisë, të cilat arrestuan disa individë për të cilët ekziston dyshimi se morën pjesë në përleshjen me anëtarët e sigurisë.

Qytetarët e rrethuan automjetin e policisë duke mos lejuar që ai të lëvizte, ndërsa disa këshilltarë opozitarë dhe qytetarë u përfshinë në një përplasje me policinë.

Të mbledhurit para Kuvendit brohorisnin “Duart tuaja janë të përgjakura” dhe gjuanin me vezë dhe ngjyrë të kuqe ndërtesën e Kuvendit të qytetit.

Protesta ishte paralajmëruar më parë përmes rrjeteve sociale, dhe një nga organizatorët kryesorë ishte Iniciativa “Ura mbetet”, e cila është kundër largimit të urës së Vjetër të Savës.

Organizatorët e protestës kërkuan bllokimin e seancës së Kuvendit të qytetit të Beogradit, e cila nisi pak pas orës 10 të mëngjesit të së enjtes. Siç tha ata, “pikat e vetme legjitime të rendit të ditës duhet të ishin mbështetja për protestat e studentëve dhe moratoriumi mbi projektet ndërtimore jotransparente”.

Anëtarët e opozitës arritën ta ndalin përkohësisht seancën e Kuvendit të qytetit duke intonuar himnin e Republikës së Serbisë. Këshilltarët e lëvizjes “Zgjohu e ndrysho” dhe Fronti i Gjelbër para foltores shpalosën flamujt e Serbisë. Ata i ftuan anëtarët e shumicës qeverisëse që të bashkoheshin me ta në intonimin e himnit, por ata qëndruan në vendet e tyre.

Këshilltari i lëvizjes “Zgjohu e ndrysho”, Savo Manojloviç, tha se seanca ishte mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe se “kryesuesi nuk ka protokoll dhe nuk dihet se çfarë po votohet e as si po votohet”.

Veliaj shpërndau paratë e qytetarëve për të blerë artistët, Demo: Artistët të dëshiruar për t’u korruptuar!

Gazetarja e kulturës, Elsa Demo, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për blerjen e artistëve nga Erion Veliaj, duke i paguar me projekte të shtrenjta nga taksat e qytetarëve, pa procedurë dhe meritë, por thjesht për të marrë mbrapsht “lëpirjen” e tyre. Demo u ndal edhe te dosja Veliaj dhe lidhjet e artistëve me “Harabelin” e Ajola Xoxës.

“Ishte shumë e rëndësishme, që duke marrë pak shembuj, që nga vlera financiare nuk ishin bombastik si rasti i Driant Zelenli, ishte e rëndësishme për të provuar anën tjetër, që nuk ka përfituar shuma finacniare por një karrierë.

Driant Zeneli, është drejtori ekzekutiv i Qendrës Harabel, qendra mëmë nga dolën qendrat e tjera. Rasti i tij ishte e rëndësishme për të thënë deri në ç’pikë kemi arritur. Ai ka përfaqësuar Shqipërinë në Bienalen e Vencias pa garë. Ajola Xoxa e gjeti gati folenë e korrupsionit tek ky person. Nuk i ka korruptuar Ajola të gjithë, kanë qenë të dëshiruar për tu korruptuar.

Rasti i Driant Zenelit është i rëndësishëm për të kuptuar që të bësh karrierë në një vend të varfër si Shqipëria, që nuk është mbi bazën e meritave… Rasti i dytë është Ergys Krisiko, që lëshon fatura si person fizik. Ai është artist, pedagog. Rasti i tij është flagrant, Veliaj i ka dhënë për një vepër arti 63 milionë lek të vjetra”, tha Demo.

Demo tha se paratë që ka shpenzuar Bashkia kanë vajtuar kryesisht te aktivitete masive dhe jo te kultura cilësore.

“Duhet të kujtoj raportin që ka nxjerrë SPAK në 2021 mos gaboj, që për periudhën 2016-2020, kishte dhënë 12 miliardë lekë të vjetra, që përfshin pagesat në sektorin e kulturës dhe të sportit. Midis tyre ke një mori artistësh, po i quajmë për konvencion artistë. Ne po i quajmë të tillë, sepse nuk janë në fakt të tillë. Te kjo listë dalin zbuluar shumë persona të spektrit të koncerteve, aktiviteteve masive, jo të kulturës cilësore. Kësaj i ka mëshuar Veliaj.

Aq shumë i ka mëshuar, sa edhe në rastet kur ka financuar për art cilësor, vetë Basha ka rënë në një banalitetit të të bërit art, të realizosh pesë shfaqje në vit, është e pamundur…”, tha ndër të tjera Demo.

1 VIT PA “TikTok”-un, reagon Cllevio: Nuk duan të bëhet lajm si vidhet vota dhe të dalin sekretet e tyre

Reperi dhe njëkohësisht tiktokeri i famshëm, Kleviol Ahmeti ka deklaruar në Çim Peka Live në SYRI TV, se platformën sociale, TikTok po e mbyll kryeministri Edi Rama për zgjedhjet e 11 majit dhe do ta hapë sërish pas mbarimit të tyre.

‘Rama e di që një njeri me telefon e shikon si vidhet vota dhe si korruptohet dhe na e tregon këtu në TikTok dhe ne e japim lajmin te ju dhe bëhet skandali’, u shpreh Ahmeti.

Intervista në studio:

Peka: A do të bashkoheshe në protestën kundër mbylljes së TikTok-ut?

Ahmeti: Edhe s’ju bashkoja por jam te pjesa që të mos mbyllej. Tani që po flasim duhet të isha në një kontribut që një vajzë 28-vjeçe nga momenti në moment është për të vdekur te Spitali Senatoriumi, transplanto mushkrie dhe ne si tiktokera si problematikë që jemi, po mundohemi të mbledhim 200 mijë euro që vajza të shkojë në Itali dhe të bëjë operacionin. Dhe këtë nuk e bën as Edi Rama, as Ogerta Manastirliu, as Belinda as Erion Braçe, e bëjmë ne.

Peka: A ke një gjykim se përse po e mbyll Edi Rama TikTok në këtë moment?

Ahmeti: Arsyeja është kjo. Për një vit është me kontratë, thjeshtë kalojnë zgjedhjet dhe Edi Rama e hap prapë. Te ai fshati që ne nuk e dimë a ekziston apo jo, një njeri me telefon e shikon si vidhet vota dhe si korruptohet dhe na e tregon ne këtu në TikTok dhe ne e japim lajmin te ju dhe bëhet skandali. Duke mos pas TikTok mendon se nuk do të dalin sekretet e këtyre.

SPAK hap faqen për denoncimin e krimeve zgjedhore

Prokuroria e Posaçme ka hapur një websajt që shërbejë për denoncimin e krimeve zgjedhore.

Ky hap vjen pas publikimit nga ana e SPAK të strategjisë për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore.

Në një aktivitet disa ditë më parë kreu i SPAK Altin Dumani tha se hetimi i veprimeve penale për krimet zgjedhore do të bëhet pa asnjë lloj paragjykimi.

Dumani u shpreh se askush që zbaton ligjin dhe Kushtetutën në lidhje me mbajtjen e procesit zgjedhor nuk duhet të ketë frikë nga strukturat speciale që do të monitorojnë procesin.

Ai shtoi se SPAK do të nisë hetimet sa herë do të ketë raste të dyshuara dhe fakte penale për krime zgjedhore.

“Askush nuk duhet të ketë frikë nëse zbaton ligjin dhe Kushtetutën. Ne e kemi detyrim ligjor dhe kushtetues që, sa herë kemi raste që përbëjnë fakt penal, jemi të detyruar të nisim hetime,” tha Dumani.

Dumani gjithashtu theksoi bashkëpunimin e ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme për hetimin e krimeve zgjedhore.

Artan Hoxha: Tik Tok i pamundur të censurohet, opozita më e suksesshme

Gazetari Artan Hoxha është shprehur mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi Rama ka tentuar ta censurojë Tik Tokun, por nuk ja ka dalë dhe për këtë arsye, ka vendosur që ta mbyllë krejt për 12 muaj.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Hoxha u shpreh se, në këtë rrjet social opozita ka më shumë sukses, dhe kjo sipas tij i prish punë Ramës. Gazetari u shpreh se arsyeja që Rama ka publikuar për mbylljen e kësaj platforme është skandaloze, ndërsa shtoi se sot babai i Martin Cani ka thënë se i biri, i cili u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij”, nuk ka pasur as llogari në Tik Tok dhe as në Snapchat.

“Rama e hodhi pikërisht në këtë moment mbylljen e Tik Tok është që të sfumojë SPAK, historinë me Erion Veliajn, sepse Tik Tok i prek të gjithë. U ka gjetur shqiptarëve një tel që i prek vërtetë të gjithë. Tani, pse e bën në këtë moment. Arsyeja kryesore është fare e qartë. Tik Tok është i vetmi rrjet në Shqipëri që nuk mund të bllokohet nga OJQ-të apo disa organizata. Në Facebook të bllokojnë, në Instagram ty të bllokojnë. Rama vetë atë sy më sy ku e bën, në Instagram dhe Facebook.

Tik Tok ka pikërisht këtë problem, para është shumë e vështirë, i pamundur për tu censuruar. Dhe së dyti është po ashtu shumë i vështirë për tu kontrolluar. Dhe ai duke parë se kjo gjë, sepse i ka testuar edhe me rrugë të tjera dhe nuk ja ka dalë dot, atëherë në këto kushte, i ka rënë shkurt, i fusim një të mbyllur për 12 muaj. Mund ta bënte edhe për 3-6 muaj, por e ka lënë fiks për 12 muaj. Arsyeja që ai publikoi është skandaloze. Sot reagoi babai i Martin Canit, dhe tha se djali im nuk ka pasur as Tik Tok e as Snapchat. Rama e ka marrë këtë vendim, për të bllokuar një rrjet që nuk e kontrollon dot.

Rama është mësuar që kur ka qenë kryetar bashkie që do të kontrollojë çdo gjë. Dhe me Tik Tok dha e mori dhe nuk arriti dot të ja dilte. Dhe duke parë edhe aksesin më të madh që ka opozita aty. Opozita dhe njerëzit e pavarur nga mazhoranca kanë akses dhe nëpërmjet Tik Tok, mund ta shpërndajnë një informacion në kohë rekord dhe mund të krijojnë nëpërmjet këtij rrjeti një kmproblematikë për industrinë e pushtetit dhe sidomos kur jemi në fushatë elektorale”, u shpreh gazetari Artan Hoxha.

Integrimi në BE/ Rama batuta në ndarjen e çmimit “Karlspreis”: Me “martesën” s’ka plan B. Unë e provova dhe u rimartova

Kryeministri Edi Rama ishte sot në ceremoninë e ndarjes së çmimit ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh” një nga nderimet më të larta europiane për personalite me kontribut në bashkimin dhe përparimin e Europës, vijnë në Tiranë, për dialogun mbi rolin e rinisë në të ardhmen e kontinentit.

Rama: Të rinjtë e konceptojnë politikën si një gjë të pistë që duan t’i qëndrojnë larg, por kjo nuk mund të ndodhë, sa më larg t’i rrish aq më shumë janë efektet negative të saj që të ndikojnë. Pse jam kaq i fiksuar që të çojmë Shqipërinë në BE, kur më pyesin për planin BE që kemi, u them se nuk ka plan B për liritë individuale dhe shtetit të së drejtës. Së fundi të gjitha të drejtat që vijnë nga liritë mund të garantohen duke qenë pjesë e BE. Nuk ka plan B kundrejt martesës, e provova dhe i rimartova.

HARROI fjalët e para pak viteve! Edi Rama: Zoti i shpëtoi jetën Trumpit për të zgjuar Europën

Kryeministri Edi Rama u shpreh se ndoshta, Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump-it jo vetëm për të bërë Amerikën të madhe sërish, por edhe për të zgjuar përfundimisht Europën dhe për ta bërë të kuptojë se nuk mund të vazhdojë sikur bota të ishte njësoj se nuk është njësoj.

Këtë deklaratë, ai e bëri në Piramidën e Tiranës ku ishte në një panel me Martin Schulz, ish-President i Parlamentit Europian dhe laureat i çmimit “Karlspreis”, Veronika Tsepkalo, pjesë e opozitës bjelloruse, laureate e çmimit “Karlspreis”, René van der Linden, President Nderi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Dr. Jürgen Linden, kryetar i bordit drejtues i “International Charlemagne Prize”.

Rama theksoi se Europa ka më pak miq pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe kjo kërkon reflektim tha ai.

“Jam një kryeministër i një vendi të vogël. E di që nëse unë e kam gabim askush nuk do të dëmtohet, por nëse Merz e ka gabim të gjithë do të dëmtoheshim. Vendimet e këqija të një udhëheqësi sot paguhen nga brezi i ardhshëm. Bëhet fjalë për një pamje 360 gradë të situatës. Nuk është diçka që lidhet me forcimin ushtarak. Kur dëgjoj fjalë të shkurtojmë fondet për arsimin dhe të forcojmë ushtrinë më vjen të qesh. Është domosdoshmëri të forcohemi ushtarakisht, por po diplomacia, korridoret e reja të dialogut, të jemi më të vendosur për mënyrën tonë të jetesës. Ne duam të jetojmë kështu dhe nuk duam tí themi të tjerëve si duan të jetojnë. Kam një pyetje që më tmerron, Europa ka më pak miq sesa para agresionit rus në Ukrainë. Kjo është diçka që duhet kuptuar dhe të reflektojmë pse ka ndodhur kjo.

Europa u ngrit për gjënë e duhur, por pse ka më pak miq. Është shumë komplekse dhe e ndërlikuar. Ndoshta, Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump-it jo vetëm për të bërë Amerikën të madhe sërish, por edhe për të zgjuar përfundimisht Europën dhe për ta bërë të kuptojë se nuk mund të vazhdojë sikur bota të ishte njësoj se nuk është njësoj”, tha Edi Rama. (A2 Televizion)

“Shoh zbrazëti…”, Egli Tako reagon për herë të parë pas daljes nga “BBVA”

Egli Tako, pas daljes së papritur nga shtëpia e Big Brother VIP mbrëmjen e djeshme për arsye shëndetësore, ka bërë reagimin e saj të parë në rrjete sociale.

Në një postim në Instastory, ajo ndau një mesazh të ndjerë ku shprehu ndjenjat e saj të pasigurta dhe boshllëkun e brendshëm që ndjen.

Egli pranoi se nuk e di saktësisht si ndihet, por theksoi se ka nevojë për ngrohtësinë e familjarëve dhe miqve të saj në këto momente.