“Kurrë nuk kam pasur dyshime për Asllanin”, Inzagi i thur elozhe mesfushorit shqiptar: Bëri ndeshje të shkëlqyer

Interi arriti një fitore të pastër në transfertë ndaj Fejnordit, me rezultatin 0-2, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit. Titullar në këtë përballje u aktivizua edhe Kristjan Asllani, i cili mori edhe përgëzimet e trajnerit Inzagi, i cili në deklaratën e dhënë pas ndeshjes u shpreh se bëri lojë të shkëlqyer.

“Asllani dhe Zielinski? Nuk kam pasur kurrë dyshime për ta: ata bënë një lojë të shkëlqyer. Më pas, normalisht që unë jam këtu për të bërë zgjedhje të vazhdueshme. Çalha dhe Miki kishin luajtur ndaj Napolit dhe unë zgjodha t’i ndryshoja pa i mërzitur.

Fejnord është një kundërshtar cilësor që luajti me katër sulmues. Sonte kishim ktë dëmtuar 4 nga 5 mbrojtës të majtë. Bastoni luajti një lojë të shkëlqyer. Një qendërmbrojtës i klasit botëror që përshtatet dhe sakrifikon veten.

Duam të vazhdojmë rrugëtimin tonë në Ligën e Kampionëve, në kampionat dhe në Kupën e Italisë. Është vetëm gjysma e parë, Fejnordi ka shënuar 3 gola në Mançester. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, deklaroi Inzagi.

U tha se do të largohej, Gjesti mashtron banorët, futet në dollapin e lavanderisë! Në shtëpi “plas festa”

Për disa minuta të gjithë ndjeksit e Big Brother VIP Albania, dhe banorët e besuan se Gjesti mori vendimin dhe u largua nga shtëpia më e madhe në vend.

“Kam marrë vendimin për tu larguar, më presin jashtë’’, kështu u shpreh Gjesti ndërsa takoi të gjithë banorët me radhë. Rozana dhe Egli ishin ato që nuk ndaluan lotët prej më shumë se 30 minuta.

Pas këtij vendimi, Egli vendosi të dalë bashkë me Gjestin pasi sipas saj kanë qenë bashkë nga dita e parë, dhe bashkë do largohen nga dera e kuqe e Big Brother VIP Albania.

Por e gjitha ishte një “prank” nga ana e Gjestit, ndoshta në bashkëpunim me produksionin.

Por e gjitha ishte një “prank” nga ana e Gjestit, ndoshta në bashkëpunim me produksionin.

Nga ana tjetër brenda në shtëpi ka “plasur festa”, me ë qeshura dhe humor, pa e diskutuar aspak largimin e Gjestit.

Ambulanca përmbyset në mes të rrugës, aksident i rëndë në Durrës

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte pranë zonës së njohur si Shkëmbi i Kavajës në Durrës. Një autoambulancë ka humbur kontrollin pasi është përplasur me një tjetër automjet dhe është përmbysur në mes të rrugës.

A2 CNN ka mësuar se ambulanca vinte nga Berati dhe po transportonte një 65-vjeçar në drejtim të Tiranës, i cili shoqërohej edhe nga bashkëshortja e tij. Si pasojë e aksidentit mësohet se kanë mbetur të lënduar 3 persona, 65-vjeçari, bashkëshortja e tij dhe një infermiere, ndërsa shoferi i ambulancës ka shpëtuar pa lëndime.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Këmbimi valutor! Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 6 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91.6 lekë dhe shitet me 93.5 lekë.

Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.9 lekë, ndërsa në shitje me 104.4 lekë.

Paundi britanik blihet me 117.8 lekë dhe shitet me 119 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 63.5 lekë, ndërsa në shitje me 65.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Mbyllja e TikTok, reagon kryeministri Rama: Mbetemi në dialog me platformën, do të rritet siguria për gjuhën shqipe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X” lidhur me vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme të TikTok në Shqipëri për 12 muaj.

Sipas Ramës, ky vendim është marrë pas një konsultimi të gjerë me 65 mijë prindër dhe mësues, si dhe pas ngritjes së kapaciteteve teknike të nevojshme.

Ai shtoi se qeveria është në dialog pozitiv me kompaninë TikTok, e cila pritet të vizitojë Shqipërinë për të prezantuar masa të reja sigurie për fëmijët, përfshirë përmbajtje në gjuhën shqipe, si dhe risi në shërbim të arsimit.

“Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi,” përfundoi Rama në reagimin e tij.

https://twitter.com/ediramaal/status/1897635902874116282?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1897635902874116282%7Ctwgr%5E94fef988f9fecfaf2d0daf27d7222103a7f52a80%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Flajm-i-fundit-mbyllja-e-tiktok-reagon-kryeministri-rama%2F

LAJM I FUNDIT/ Mbyllja e TikTok, Berisha njofton protestë kombëtare në 15 mars

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar një protestë kombëtare më 15 mars për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok në Shqipëri për 12 muaj.

Protesta do të mbahet para Kryeministrisë dhe synon të kërkojë anulimin e menjëhershëm të këtij vendimi, të cilin Berisha e cilëson si akt censure.

“Ftoj të gjithë gjimnazistët, të rinjtë dhe qytetarët të marrin pjesë në këtë protestë kombëtare. Ky është një sulm ndaj lirisë së fjalës dhe komunikimit. Vdekja tragjike e Martin Canit nuk ka asnjë lidhje me TikTok-un, siç mundohet ta paraqesë Rama për të justifikuar censurën,” deklaroi Berisha.

Sipas tij, qeveria po përdor këtë rast si pretekst për të kontrolluar rrjetet sociale dhe për të kufizuar hapësirat e lirë të shprehjes, veçanërisht në prag të zgjedhjeve.

“Ftoj të gjithë gjimnazistët, të rinjtë qytetarët, të marrin pjesë në protestë kombëtare më 15 mars para Kryeministrisë. Kërkohet anulimi i menjëhershëm i vendimit për censurën dhe bllokimin e TikTok. Ftoj prindërit dhe të rinjtë të mos bëhen viktimë e mashtrimit banal e të pacipë të Ramës. Vdekja e vrasja tragjike e Martin Canit në dyert e shkollës nuk kishte asnjë lidhje me TikTok-un. Martini dhe autori nuk kishin llogari në Tik Tok”, tha Berisha.

LAJMI I FUNDIT/ Qeveria kërkon mbylljen e TikTok për 12 muaj, Manastirliu: Kemi nisur komunikim me përfaqësuesit e aplikacionit

Qeveria rekomandon mbylljen e aksesit të TikTok për 12 muaj.

Ogerta Manastirliu: Kemi marrë vendimin për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të TiKTok. Siç e dini kemi zhvilluar një seri të gjerë konsultimesh me prindërit, 65 mijë të tyre në 1300 takime të realizuara për sa i përket efektve që lidhje me sigurinë e fëmijëve në mjedisin digjital dhe efektet negative të rrjeteve sociale që mund të sjellin në shëndetin dhe mirëqenien psikoemocionale të tyre.
Kemi nisur komunikim me përfaqësuesit e TikTok

vijon/…

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 6 mars 2025

Dashi

Priten edhe turbullira në jetën tuaj gjatë kësaj dite kështu që mirë është të tregoheni të kujdesshëm. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që zemra të flasë dhe mendja të heshtë. Do përjetoni emocione shumë të forta. Nëse jeni beqarë duhet t’i dëgjoni këshillat e miqve nëse doni të mos bëni gabime. Ata do duan vetëm të mirën tuaj. Në planin profesional, planetët do jene me ju dhe do iu sjellin fat. Mund t’iu bëhen edhe disa propozime te papritura, por mjaft interesante. Të ardhurat do vijnë dalëngadalë duke u stabilizuar, por ju duhet të tregoheni ende të kujdesshëm me çdo lloj shpenzimi.

Demi

Sado që të mundoheni ju dhe planetët sot nuk do arrini dot të mbani ekuilibrin në çdo fushë. Ka rrezik që ju të dashuruarve t’iu kujtohen problemet e së shkuarës dhe atmosfera do nxehet menjëherë. Asnjëri prej jush nuk do i pranojë gabimet dhe kjo mund ta përkeqësojë situatën. Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri dhe do vazhdoni të mbeteni sërish vetëm. Në punë nuk do preferoni të bëni shumë ndryshime, por në fakt do jeni të detyruar. Sido që të jetë keni për të përfituar nga të mirat që këto ndryshime do sjellin. Për financat do jetë dita e përshtatshme që ju t’i organizoni si duhet të ardhurat. Po nuk u nxituat gjërat do ecin mirë.

Binjakët

Sot do jeni shumë më realistë dhe do i kuptoni edhe gabimet që keni bërë. Nëse jeni në një lidhje, duke filluar nga mesdita, gjërat do përmirësohen jashtëzakonisht. Do mendoni t’i bëni edhe surpriza, njëri-tjetrit e madje mund të gatuani edhe pjatat e preferuara të secilit. Ju beqarët nuk do dini të humbni në dashuri dhe sot do filloni lidhjen e ëndrrave. Në punë do ju duhet të bëni një riorganizim të projektit të nisur. Mos ua tregoni eprorëve pa qenë plotësisht të bindur. Në planin financiar do arrini t’i mbani të ardhurat nën kontroll dhe do e frenoni veten për të shpenzuar.

Gaforrja

Me durim e qetësi mund të arrini çdo gjë gjatë kësaj dite. Duke qenë se planetët nuk do kenë asnjë ndikim tek jeta juaj në çift, do ju mbetet vetë në dorë ta menaxhoni atë. Silluni si duhet me partnerin dhe mos mendoni vetëm për të mirën e vetes. Nëse jeni beqarë duhet të përfitoni sa të mundni nga liria që keni sepse mundësitë që do iu jepen sot do jenë fantastike. Në planin profesional do keni fat me shumicë dhe do jeni më të suksesshmit nga kolegët. Shefat do iu japin edhe mundësi të shprehni mendimet që keni mbi një temë delikate. Në planin financiar duhet të vazhdoni të tregoheni sa më të kujdesshëm.

Luani

Sot do kërkoni ekuilibrin në çdo fushë dhe falë Diellit do e gjeni. Nuk do jeni më pasivë si më parë. Nëse keni një lidhje do i çoni mesazhe të ngrohta partnerit dhe do merrni prej tij një propozim impresionues. Pasditja dhe mbrëmja e vonë do jenë momentet më të begata. Për ju beqarët do hapen portat dhe do hidhni hapat e para drejt krijimit të një lidhjeje. Në punë mbrohuni nga armiqtë, por mos u fiksoni të merreni vetëm me ta. Bëni përpjekje për të arritur sa më parë objektivat. Me shpenzimet do keni të logjikshëm dhe kjo do shmangë të gjitha problemet.

Virgjëresha

Sot çdo gjë do ju nevrikosë dhe nuk do jeni aspak në humor. Nëse keni një lidhje Neptuni do ju ndihmojë në çdo moment. Do jeni vërtet shumë xhelozë dhe të pabindur, por pavarësisht fjalëve që do thoni gjatë ditës, në mbrëmje do pendoheni dhe do kërkoni falje. Ju beqarët do jeni sharmantë dhe do merrni ftesa të njëpasnjëshme. Mos u tregoni mendjemëdhenj, por filloni të mendoni seriozisht se çfarë zgjedhjeje do bëni. Në punë do i bëni gjërat me nerv dhe inat prandaj nuk keni për të arritur shumë lart. Ndryshoni sjellje nëse nuk doni të keni vetëm humbje. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe shumë të mëdha sepse keni për të rrezikuar.

Peshorja

Ditë shumë e paqëndrueshme do jetë kjo e sotmja. Në shumë momente do gjendeni edhe në vështirësi të mëdha. Ju të dashuruarit do e keni vërtet të vështirë t’i qëndroni besnikë atij që keni në krah sepse disa persona simpatikë dhe të qeshur do iu joshin në çdo moment. Ju beqarët duhet të mendoheni disa herë para se të hidhni hapa në mënyrë që të mos lëndoheni. Jo gjithmonë personat janë ashtu si duken. Në punë edhe pse do merrni një vendim të nxituar nuk keni për të pasur probleme. Gjendja e financave ka për të qenë shumë herë më e mirë. Do arrini të bëni edhe disa investime më tepër se zakonisht.

Akrepi

Dielli do e ngrohë dhe do e ndriçojë jetën tuaj sot. Shumë pengesa kanë për t’u zhdukur si me magji. Për ju të dashuruarit do ndodhin gjëra vërtet interesante. Do qeshni dhe do lumturoheni në çdo çast, pak rëndësi ka sesi do rrjedhin ngjarjet. Ju beqarët do keni një ditë të bukur dhe plot takime me vlerë. Mundet të gjeni edhe personin me të cilin do filloni një lidhje. Nëse puna në të cilën jeni nuk iu përmbush dhe nuk ndiheni rehat, kërkoni diçka tjetër pa u trembur aspak nga sfidat që mund t’iu dalin. Financat nuk do i lini asnjë moment pas dore, përkundrazi do i menaxhoni me përpikëri.

Shigjetari

Sot do jeni më entuziastë dhe më të logjikshëm prandaj gjërat do ju ecin edhe më mirë. Nëse keni një lidhje do arrini më në fund t’i zgjidhni edhe disa probleme të hershme dhe do mendoni pozitivisht. Partneri do kujdeset jashtëzakonisht për t’iu bërë të ndiheni si mbi re. Ju beqarët duhet të dëgjoni intuitën sepse ajo do ju çojë në rrugën e duhur. Mund të merrni mesazhe të ngrohta dashurie. Në punë do jeni ambiciozë dhe shumë të përqendruar në objektivat tuaja. Asnjë sfidë nuk do ju trembë. Në planin financiar mos u sforconi shumë, por nëse ju duhet ndihmë kërkoni mbështetje.

Bricjapi

Nuk do jeni në humor të shkëlqyer gjatë kësaj dite dhe herë pas here mund të keni edhe probleme të vogla. Nëse keni një lidhje mund të kërkoni gjëra të pamundura dhe nuk do keni durim as të prisni një shpjegim të arsyeshëm nga ai që keni në krah. Marrëdhënia mes jush gjërat nuk do ecin gjërat si duhet. Ju beqarët do iu tejçoni mesazhe personave që pëlqeni dhe ka mundësi që disa gjëra të fillojnë të ndryshojnë. Sido që të jetë duhet të bëni durim. Në punë do i arrini që të gjitha objektivat që keni pasur dhe do ndërmerrni edhe iniciativa të reja. Gjendja e financave ka për te qene shume herë më e mirë.

Ujori

Planetët do ju nxitin të shtoni edhe më shumë pasionin në jetën tuaj, megjithatë ndonjëherë disa gjëra nuk mund të parashikohen. Nëse keni një lidhje do arrini të pajtoheni me partnerin dhe do ndiheni më gati për të filluar një lidhje afatgjatë me të. Do diskutoni më lirisht dhe nuk do druheni për asgjë. Ju beqarët do ndiheni si të bllokuar dhe nga frika zhgënjimeve as nuk do guxoni të tentoni. Në punë përdorni më shumë argumentet e duhura për të justifikuar vendimet që do merrni. Mos u dorëzoni edhe nëse jeni pa mbështetje. Financat do jene më të mira dhe kjo do ju mbushë me optimizëm.

Peshqit

Sot do i mendoni gjërat më seriozisht dhe nuk do hidhni hapa pa qenë plotësisht të bindur. Nëse keni një lidhje flisni sa më shumë me partnerin tuaj dhe ndani edhe brengat që do ndieni në zemër. Nëse anashkaloni gjithçka keni për të vuajtur pasojat më vonë. Ju beqarëve do ju ecë jeta edhe më mirë nga më parë falë një takimi interesant të nxitu nga disa familjarë. Në punë do përballeni edhe me xhelozinë e kolegëve edhe me intrigat e tyre, megjithatë eprorët do dinë t’iu vlerësojnë. Në planin financiar do ndiqni procedura strikte dhe do arrini ta stabilizoni ndjeshëm gjendjen.

S.herr mes disa υajzave në Vlorë, kapen për fΙokësh e g odasin njëra-tjetrën me g rυshte. Çfarë ndodhi pasi ndaluan makinat në mes të rrugës (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese ka ndodhur këtë mbrëmje në mes të një rruge në qytetin e Vlorës. Pamje të rënda, ku disa vajza janë filmuar teksa përleshen fizikisht me njëra-tjetrën.

Fillimisht, në video shihen dy vajza që nisin sherrin mes tyre, por situata degradohet shpejt dhe përplasja fizike përfshin edhe vajza të tjera.

Pavarësisht se një djalë mundohet të ndërhyjë për të ndaluar sherrin, situata i del jashtë kontrollit, ose ai thjesht heq dorë nga përpjekjet e tij. Vajzat kapen për flokësh dhe godasin njëra-tjetrën.

Vetëm falë ndërhyrjes së një shoferi të rastësishëm, i cili ndalon makinën dhe arrin t’i ndajë, situata vihet në kontroll.

Ajo që e bën edhe më shqetësuese këtë ngjarje është fakti se vajzat kanë ndaluar makinën në mes të rrugës për të zhvilluar këtë përleshje, duke rrezikuar jo vetëm veten e tyre, por edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik./BalkanWeb