Rama: Gëzohuni, mos kini frikë. Qeveria e PS do të rrijë dhe disa vite

Në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë iu është përgjigjur kritikave të ndjekësve në lidhje rritjen e turizmit në Shqipëri.

Për kreun e qeverisë, krahasimi i rritjes së turizimit bëhet për vendin krahasuar me një vit më parë dhe nuk bëhet krahasim me turizmin në Turqi apo Francë që presin miliona njerëz çdo ditë.

Teksa përsëriti se vetëm vizioni i PS ka sjellë këtë përmirësim të imazhit për Shqipërinë, Rama u zotua se kjo mazhorancë do të qëndrojë dhe për disa vite në pushtet deri sa të anëtarësohemi në BE.

“Postova tabelën e UN Turizëm ku janë vendet e OKB dhe disa miq kishin disa gjerë ndryshe për të thënë. Këtu flitet për rritje krahasimisht me vitet e mëparshme. Nuk mund të krahasohemi me Francë dhe Turqi. Këtu flitet se kush është rritur më shumë me vitin që lamë pas. Duhet të gëzoheni për këtë rritje për turizmin. Qeveritë venë e vinë edhe pse kjo e PS do të rrijë për të paktën dhe ca vite deri sa ta fusim vendin në BE.

Ky është viti i mandatit të ri qeverisës dhe nuk e harroj. Gëzohuni, mos kini frikë. Fakti që po ndodh kështu është për shkak të punës kolosale që bëhet çdo ditë për të pastruar llumin, për të rritur investimet. Suksesi i Shqipërisë turistike është falë punës këmbëngulëse të kësaj qeverie. Sa llafe do marrë me vete ai 11 maji. I bekuar do të jetë”, tha Rama.

“S’kam ndjenja për Eglin, s’kam”, Gjesti nervozohet keq, hedh mikrofonin teksa bërtet

Gjesti ka pasur disa momente jo edhe aq të mira pas përfundimit të spektaklit të së martës.

Ai u përfshi në një debat të ashpër me Egli Takon, pasi në Prime u diskutua çështja e nishanit, gjë që nuk i pëlqeu Gjestit.

Pas kësaj, ata eskaluan në ofendime e duke ngritur zërin ndaj njëri-tjetrit, ku Egli filloi edhe të qante.

E në një tjetër bisedë me Rozana Radin, këngëtari pejan nervozohet aq shumë saqë e gjuajti edhe mikrofonin.

Ai bërtiti e tha: “S’kam ndjenja, s’kam ndjenja për Eglin”.

Duket se ka akoma paqartësi në lidhje me raportin që dyshja kanë krijuar, edhe pse Gjesti e quajti ‘të dashur’.

G Bani reagon pas daljes nga BBV: Nuk është gënjeshtër, babai im është i sëmurë. Nuk…

Në fillim të spektaklit të djeshëm, G Bani vendosi të ndërpresë lojën e “Big Brother Vip Albania 4”, pasi Ledioni u fut brenda shtëpisë dhe i komunikoi se babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka pësuar ishemi cerebrale dhe se familjarët donin ta kishin sa më pranë.

Këngëtari u largua mes lotësh, ndërsa produksioni i kishte prerë biletën e avionit për në Londër. Por, kur u largua tek dera me Ledionin, G Bani e pyeti: “A është rreng për të më nxjerrë?”.

Kjo deklaratë ngjalli dyshime të forta, por lidhur me aludimet ka ardhur së fundmi një reagim edhe nga vetë G Bani, i cili ishte vetë i pari i cili i dyshoi në vërtetësinë e lajmit.

Reperi shkruan se dhe atij vetë nuk i është besuar deri në momentin kur ka folur me familjen, por lajmi është i vërtetë dhe falenderon ata që e kanë mbështetur. Në mesazhin e tij publik, G Bani thekson se nuk do të publikojë foto apo momente të vështira të babait për të “bindur” të tjerët, duke i lënë pas komentet dhe dyshimet.

Ai shton se të gjitha fjalët, kërcënimet dhe sharjet që ka marrë gjatë kësaj kohe i fal të gjithëve, duke i lënë pas ato që ndodhën brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

“Ju faleminderit të gjithëve për fjalët e mira dhe përkrahjen. Jo, nuk është rren. Jam futur në BBVA4 jo me Babin, kështu që nuk do postoj foto të tij në momente të vështira për të bindur apo përt të ngopur gëzimin e hijenave dhe të korbave. Nuk më është besuar deri sa kam folur me familjen. E besojn apo jo disa lojtarë apo disa komentues, edhe unë kam familje. Nuk kam dalë nga ferra. Të gjitha epitetet, kërcënimet dhe sharjet ua boj hallall të gjithëve. Të gjitha çfarë kanë ndodhur aty, unë do i lej aty. Jetë të mbarë të gjithëve, ju rujt Zoti!” – shkruan G Bani.

Çfarë po ndodh? Gjesti deklaron se po largohet nga “BBV” dhe përshëndet banorët: Shëndeti im …

Një veprim i papritur po ndodh nga ana e Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.

Banori deklaroi se ka vendosur të lë shtëpinë e famshme të “BBVA”.

Ndër të tjerash iu tha banorëve që nuk e ka për shaka por e ka seriozisht.

“Ma e rendesishme është shendeti jem, se loja”, tha ai ndër të tjera. Ndërkohë, ai është parë duke u përshëndetur me banorët që janë mbledhur te dera duke i kërkuar të mos dalë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Gjesti tentoi të largohej nga BBVA duke kapërcyer murin e jashtëm rrethues.

Ai është banori që ka qëndruar për muaj të tërë në izolim, duke u transferuar nga Big Brother në Kosovë në shtëpinë e Big Brother në Shqipëri.

Macron thirrje shefave të ushtrisë evropiane: Të bashkohemi, BE mund t’ia dalë dhe pa SHBA-në!

Presidenti francez Emmanuel Macron planifikon të mbajë një takim të shefave të ushtrisë evropiane në Paris javën e ardhshme, pasi ai paralajmëron se Evropa është në një epokë të re dhe duhet të rrisë shpenzimet e mbrojtjes.

“Unë dua të besoj se SHBA do të qëndrojnë në anën tonë, por ne duhet të jemi gati nëse nuk është kështu,” tha Macron.

Shefat ushtarakë evropianë do të takohen në Paris javën e ardhshme, njoftoi ai. Franca, së bashku me Ukrainën dhe të tjerët, kanë përgatitur një plan të qëndrueshëm paqeje, tha ai, duke shtuar se kombi i tij duhet të jetë gati nëse SHBA-të nuk janë më pranë saj.

Zyrtarët amerikanë më herët konfirmuan se presidenti Trump ka pezulluar ndarjen e inteligjencës me Ukrainën, përveç ndalimit të ndihmës ushtarake. Vendimi për të ndërprerë mbështetjen e inteligjencës ka të ngjarë të ketë pasoja të rënda në fushën e betejës, thotë Tom Bateman i BBC-së.

Masa vjen pas takimit të zjarrtë të së premtes në Zyrën Ovale midis presidentit amerikan dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Më e keqja nuk ka ardhur ende”/ Meteorologët paralajmërojnë qytetarët: Përmbytje të ngjashme me ato të…

Fenomeni i motit DANA është shfaqur sërish dhe kërcënon Spanjën me përmbytje të ngjashme me ato të tetorit të kaluar që lanë pas qindra viktima.

Meteorologët në Spanjë, e cila po goditet nga moti i keq, parashikojnë kushte të paqëndrueshme, duke paralajmëruar se “më e keqja nuk ka ardhur ende”.

Lindja, jugu dhe pjesët e veriut të vendit kanë marrë paralajmërime për ditët në vijim nga shërbimi meteorologjik i vendit, i cili paralajmëroi se do të preken edhe pika turistike si Malaga, Murcia, Valencia dhe Alicante.

Këto paralajmërime vijnë pasi së fundmi Ishujt Kanarie u goditën nga përmbytjet dhe reshjet e dendura të borës në episode të njëpasnjëshme.

Në Castellón, deri në 254 litra shi ranë në çdo metër katror të disa qyteteve që nga e hëna.

Në Valencia, në disa qytete kishte deri në 200 litra për metër katror.
Ky shi i dendur ka çuar në përmbytje të rënda, me video që tregojnë rrugë të tëra që kthehen në lumenj ndërsa përmbytjet e shpejta gëlltisin qytete të tëra.

Bubullima të forta dëgjohen në videot që tregojnë makina që lëvizin nëpër rrugët e përmbytura.
Pamjet treguan zjarrfikësit që kalonin nëpër ujë deri në gjunjë ndërsa përpiqeshin të pastronin rrugët dhe të shpëtonin njerëzit e bllokuar në makinat e tyre.

Megjithatë, meteorologët paralajmërojnë se më e keqja do të vijë mes të mërkurës dhe të enjtes, pasi fenomeni DANA ndodhet në pjesën lindore të vendit.

Qendra e Koordinimit të Emergjencave të qeverisë së Valencias ka paralajmëruar qytetarët në Castellón, Valencia dhe Alicante që të kufizojnë udhëtimet jo thelbësore.

Në të njëjtën kohë, shkollat ​​janë mbyllur dhe të gjitha aktivitetet në natyrë janë pezulluar deri në përfundimin e motit të keq.

Reshje të mëdha priten në ngushticën e Gjibraltarit, Costa del Sol, Murcia, Tarragona dhe në perëndim të Almerias, me ekspertët që paralajmërojnë se këto zona mund të kenë deri në 60 litra shi për metër katror në 12 orë.

Në Castellón, Valencia, si dhe Tarragona, shiu pritet të bjerë deri në 200 litra për metër katror.

Agjencia meteorologjike e Spanjës theksoi se këto përmbytje nuk kanë gjasa të jenë aq shkatërruese sa përmbytjet e tetorit që vranë qindra dhe lanë mijëra të zhvendosur.

Vitin e kaluar, përmbytjet në Valencia dhe pjesë të tjera të Spanjës vranë më shumë se 200 njerëz, shkatërruan mijëra shtëpi dhe ndezën protesta masive kundër autoriteteve rajonale.

Raportet më të përditësuara tregojnë se 223 njerëz kanë vdekur, me të paktën 31 ende të zhdukur, duke e bërë atë fatkeqësinë më vdekjeprurëse të motit në Spanjë në dekada.

Tërmeti me magnitudë 5.6 ballë “shkund” këtë tokën, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.6 goditi rajonin e Oaxaca në Meksikë, sipas Institutit Gjeofizik të Gjermanisë (GFZ)

Lëkundjet shkaktuan panik te banorët, por aktualisht nuk ka raportime mbi dëmet apo viktimat.

Oaxaca ndodhet në një zonë aktive sizmike, duke e bërë atë të ndjeshëm ndaj tërmeteve.

Autoritetet janë në gatishmëri për të vlerësuar situatën dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme në rast dëmesh.

Gjesti e fyeu për nishanin dhe puthi Olën, reagojnë për herë të parë familjarët e Eglit!

Egli Tako është ndër banoret më të komentuara në rrjet kudo.

Ajo po merr vëmendjen e të gjithëve me veprimet që po bënë kundrejtë marrëdhënjes së saj me Gjestin.

Së fundmi nishani në trupin e saj trazoj ujërat.

Familjarët e Eglit kanë shpërndarë një shkrim në instagramin e banorët, postim ky që tregon qëndrimin e tyre në këtë situatë.

Kujtojmë se mesditën e sotme, Gjesti është puthur me Olën, banoren e re, ku mesa duket ky veprim mund ta largojë përgjithmonë nga Egli.

Danja bën deklaratën e papritur për G Banin pas largimit të tij nga shtëpia e “BBV”!

Danja ka folur me Jozin për G Banin dhe largimin e tij nga shtëpia pasi Ledioni i komunikoi se babai i tij ishte shtruar në spital.

Ditët e fundit Danja ka pasur debate të njëpasnjëshme me G Banin ku ku i fundit e ka ofenduar shumë rëndë.

“I thashë ishalla bëhet më mirë babai edhe kaq. Për ta falur nuk e fal G Banin, o për lojë o ku di unë disa gjëra nuk thuhen. Le të më gjykojë gjithë dynjaja, le të më thonë shtrigë.

Kurrë nuk më ka ofenduar njeri ashtu në atë gradë, edhe pa i bërë asgjë. Nervat e atij do i haj kjo detektivja e shtëpisë,(Gerta) u bë me atë që të hante ndonjë copë tortë”, tha Danja.

Pronarët e agjencive funerale në Fier përleshen mes tyre kush të marrë ‘klientët e υd ekυr’!

Fier, 5 mars 2025– Një sherr i paprecedentë mes punonjësve e pronarëve të dy agjencive funerale që operojnë prej vitesh në qytetin e Fierit “ Emini” dhe “ Siqeca” ka përfunduar në plagosje.

Siç shihet në pamjet e kamerave të sigurisë, agresorët janë drejtuar automjetit të vëllezërve që kanë në pronësi agjencinë funerale “ Siqeca” dhe kanë goditur me shkopinj bejsbolli.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 3 Marsit, ora 20:50 në vendin e quajtur “rruga e spitalit”.

38-vjeçari Erjon Siqeca mbeti i plagosur dhe u transportua në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në konflikt kanë marrë pjesë 4 agresorë, të cilët janë pronarë e punëtorë të agjensisë funerale “Emini”.

Shkak është konkurenca.

Pronarët e funeralit “Emini” u kanë zënë pritë pronarëve të “Siqecas”, duke u kërkuar të mos u prishin punë me klientët.

Një prej autorëve ka rënë në prangat e policisë, ndërsa tre të tjerët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim nga blutë e Fierit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 28 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasit J. M., 47 vjeç, M. S. 38 vjeç dhe E. Rr., 35 vjeç, të gjithë banues në Fier, pasi dyshohet se për motive konkurrence, kanë goditur me send të fortë dhe kanë kanosur shtetasin E. S., 38 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.