Shkencëtarët kinezë thonë se kanë zbuluar një burim energjie “të pafund” që do t’i furnizojë me energji për 60 mijë vjet

Shkencëtarët në Kinë kanë deklaruar se kanë zbuluar një burim energjie “të pafund” që mund të furnizojë vendin me energji për të paktën 60,000 vjet. Ky burim është thoriumi, një element radioaktiv që mund të përdoret për të krijuar një lloj centrali bërthamore me kripë të shkrirë, i cili mund të prodhojë sasi të mëdha energjie.

Sipas një studimi, kompleksi minerar i Bayan Obo në Mongolinë e Brendshme mund të ketë mjaft thorium për të plotësuar kërkesat energjetike të Kinës për një periudhë të jashtëzakonshme kohe.

Thoriumi është më shumë i pranishëm në natyrë se uraniumi dhe mund të prodhojë deri në 200 herë më shumë energji se uraniumi.

Përdorimi i këtij elementi në reaktorët me kripë të shkrirë mund të reduktojë ndotjen dhe të eliminojë rrezikun e shpërthimit bërthamor.

Kina ka nisur ndërtimin e centralit të parë bërthamor me thorium dhe planifikon ta ketë atë në funksion deri në vitin 2029, me qëllimin për të arritur “pavarësinë energjetike.”

Ky zbulim ka ngjallur shpresa për të ndryshuar mënyrën se si prodhohet energjia në botë, duke ofruar një alternativë të qëndrueshme ndaj karburanteve fosile.

Kjo mund të revolucionarizojë industrinë e energjisë, duke ofruar një burim të pakufizuar energjie që mund të përdoret për shumë vite pa u shteruar.

Ambasadorja ukrainase e dëshpëruar në Studion Ovale gjatë sherrit mes Trump dhe Zelenskyt (VIDEO)

Ambasadorja ukrainase në SHBA, Oksana Markarova, dukej shumë e dëshpëruar në Studion Ovale gjatë sherrit mes Trump dhe Zelenskyt.

Ajo vë duart para fytyrës si për të fshehur lotët.

https://video.corriere.it/video-embed/bcb1ae41-972e-4dd2-8ed1-d704152caxlk?fbclid=IwY2xjawIu_vBleHRuA2FlbQIxMQABHaJ4P_VTIWbZzOsB6ijYL1nriseXqgmAcsEG2bJJTUi36zCFpBIsf0WJnQ_aem_bmEZgP9wu94cTA1RC2izaQ&playerType=embed&tipo_video=embed_norcs

Shkëmbimet e ashpra mes Presidenti Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky u bënë shkak për anulimin e një konference të përbashkët për shtyp të dy udhëheqësve si dhe tërheqjen e projekt-marrëveshjeje mbi mineralet, mbi të cilët palët kishin rënë dakord pak ditë më parë.

Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë pas debatit të nxehtë, ku Presidenti Trump e akuzoi presidentin ukrainas për mungesë respekti ndaj Shteteve të Bashkuara, ndërsa ky i fundit sfidoi udhëheqësin amerikan për zbutje të qëndrimit ndaj Presidentit rus Putin.

Pas takimit, në një postim në median sociale, Presidenti Trump shkruajti se “kam arritur në përfundimin që Presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh më të madh në negociata. Unë nuk dua avantazhe, dua paqe. Ai ofendoi Shtetet e Bashkuara në Zyrën Ovale. Ai mund të vij përsëri kur të jetë gati për paqe”, shkruante Presidenti Trump.

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 1 Mars 2025

Dashi

Do të keni një dëshirë të madhe për ndryshim, sidomos nëse nuk jeni të kënaqur në dashuri. Nga ana tjetër mund të mërziteni shumë shpejtë, pasi nuk do të gjeni stimuj frymëzues. Lidhjet me të lindurit e shenjës së demit dhe peshqve, do të shkojnë drejt shuarjes. Megjithatë këshillohet që të mos përfshiheni në dy histori paralele, pasi mund të pendoheni.

Demi

Ditët e fundit kanë qenë të mbushura me tension, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm. Po veproni me dinakëri dhe kujdes, në sferën profesionale ose ndoshta po mundoheni të përshtateni me situatat e reja. Ka edhe nga ata që kanë përjetuar një krizë personale ose fizike. Ju i pëlqeni ndryshimet, por nuk jeni në gjendje që ti menaxhoni.

Binjakët

Ndikimi i favorshëm i yjeve, do të bëjë që të përballoni pa humbur kohë debate apo keqkuptime. Megjithatë fundjava mund të sjellë një rënie fizike. Këshillohet që t’iu përkushtoheni më shumë përmirësimit të raporteve private, duke lënë mënjanë sferën profesionale dhe problemet financiare, të cilat sjellin vetëm ankth dhe dyshime.

Gaforrja

Kjo fundjavë nuk sjell ndonjë zhvillim të rëndësishëm, sidomos në dashuri. Nga ana tjetër mund të jeni përballur me një problem, për të cilin ka ardhur momenti që ta kapërceni. Nga pikëpamja fizike situata do të jetë e përmirësuar.

Luani

Në momentin që inatoseni dhe doni që të përmirësoni raportin në çift, do të thotë që për ju ka vërtetë rëndësi njeriu që keni pranë. Në të kundërt, kur e kaloni situatën sikur nuk ka ndodhur asgjë, do të thotë se nuk i kushtoni rëndësi. Por gjatë orëve të fundit keni pësuar një debulesë fizike e cila do të vijojë gjatë gjithë ditës, duke bërë që të mos jeni në formë.

Virgjëresha

Ndikimi i yjeve gjatë kësaj fundjave, do të bëjë që të ndiheni të lodhur, gjë që mund të çojë në vendimin për të kaluar një periudhë vetëm, duke shmangur në këtë mënyrë situata stresuese. Këshilla më e mirë për ju, është që të shmangni veprimet e rrezikshme dhe të mendoni vetëm për veten tuaj.

Peshorja

Është një ditë e veçantë, e shoqëruar me ndonjë dyshim, si pasojë e momenteve të vështira që keni kaluar. Jeni në kërkim të një ekuilibri të brendshëm, gjë që nuk do e arrini lehtësisht. Mundohuni që të ruani qetësinë. Situata do të përkeqësohet, nëse jeni të rrethuar nga persona me të cilët nuk bashkëpunoni.

Akrepi

Do të përjetoni ndonjë tension më shumë gjatë kësaj dite. Këshillohet që të dëgjoni më shumë trupin tuaj dhe të ndiqni ambiciet. Ka ardhur një lajm të cilin e prisnit prej kohësh lidhur me sferën profesionale. Kush ka një aktivitet të vetin, duhet të përkushtohet më shumë për të sqaruar situatat. Fatkeqësisht, kjo e shtunë nuk do ju gjejë në gjendjen tuaj maksimale.

Shigjetari

Jeni të prirur që të çoni përpara situata tejet të komplikuara edhe për situatat më të vështira. Nuk jeni natyrë që pëlqeni të rrini në vend, por doni të guxoni. Do keni mundësi që të gjeni mënyrë edhe për tu relaksuar.

Bricjapi

Kjo fundjavë do të jetë e mbushur me emocione të reja pozitive. Nëse ndjeni nevojën për të jetuar një pasion të madh, duhet të ndiheni të çliruar. Dikush mund të jetë privuar ndaj një personi, tek i cili ka pasur dyshime, por kjo ditë do të ofrojë mundësi rikuperimi. Kjo e shtunë është mjaft e favorshme, sa i takon sferës profesionale.

Ujori

Do të ndjeni tension në ajër, për shkak të ndikimit të Hënës, e cila do të ndërhyjë në çështjet familjare dhe sentimentale, shkruan noa.al. Këshillohet që të shmangen tensionet në dashuri. Bëni kujdes edhe sa i takon gjendjes fizike.

Peshqit

Kush ka mbyllur një raport në të kaluarën apo ka jetuar një ndarje, tashmë do të ndihet më i qetë. Ndikim të favorshëm do të ketë edhe hëna. Këshillohet që të shmangni shqetësimet lidhur me situatën profesionale dhe çështjet ekonomike. Bëni kujdes që të mos përfshiheni nga pesimizmi, pasi e keni ju situatën në dorë.

REAGIMET/ Europa rreshtohet me Ukrainën: ‘Kievi nuk është vetëm’. Moska me Trump: ‘Zelensky mori një shuplakë të fortë’

Pas takimit të dështuar dhe tejet të tensionuar mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas Volodimir Zelensky, kanë reaguar liderët europianë.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri polak dhe ish-Presidenti i KE, Donald Tusk, iu drejtua Zelenskit dhe i tha: “Të dashur miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm”.

Gjermania dhe Franca mbështesin Ukrainën

Nga ana tjetër, Presidenti Macron, i pyetur për këtë debat teksa po viziton Portugalinë, tha se Rusia është vendi agresor dhe se Ukraina po sulmohet.

Sipas Macron, është e rëndësishme që të tregohet respekt ndaj atyre që kanë luftuar prej fillimit për të mbrojtur dinjitetin, të drejtat dhe sigurinë e Europës.

Presidenti francez theksoi se vendet europiane dhe aleatët e tjerë kishin të drejtë që ndihmuan Ukrainën prej 3 vitesh dhe sanksionuan Rusinë.

Edhe Gjermania është rreshtuar me Kievin, duke i treguar solidaritet. “Jemi të bashkuar me aleatët tanë europianë në krah të Ukrainës kundër agresionit rus. Ukrina mund të llogarisë mbështetjen tonë”, tha ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock.

Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre ofroi mbështetjen e tij për Zelenskyy dhe Ukrainën duke u shprehur: “Ne qëndrojmë pranë Ukrainës në luftën e saj të drejtë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson deklaroi: “Suedia qëndron me Ukrainën. Ju nuk po luftoni vetëm për lirinë tuaj, por edhe për të gjithë Evropën. Slava Ukraina!”

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda shkroi në rrjetet sociale: “Ukrainë, nuk do të ecësh kurrë vetëm”.

Ministri i jashtëm irlandez Simon Harris shkroi: “Ukraina nuk është fajtore për këtë luftë të shkaktuar nga pushtimi i paligjshëm i Rusisë. Ne qëndrojmë me Ukrainën”.

Mbështetje për Ukrainën shprehu edhe kryeministri i Spanjës, Pedo Sanchez.

Demokratët amerikanë: Trump punon për Putin

Kanë reaguar edhe demokratët amerikanë.

“Trump dhe zëvendëspresidenti Vance janë duke bërë punën e ndyrë për Vladimir Putin”, tha liderit i demokratëve në Senat, Chuck Schumer.

Rusia rreshtohet me Trump

Edhe Rusia ka reaguar pas takimit të sotëm në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentëve Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky, i cili u shoqërua me tensione dhe tone të ashpra.

Ish-presidentit rus Dmitry Medvedev, tha se Zelensky mori një “shuplakë të fortë” në bisedimet e tij me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Një shuplakë në Zyrën Ovale,” postoi në Telegram Medvedev, i cili është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se ishte një mrekulli që Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance e kishin frenuar veten të mos goditnin Zelenskyin gjatë debatit.

Ndërkohë më herët, Kirill Dmitriev, i dërguari i posaçëm i Kremlinit për bashkëpunimin ndërkombëtar ekonomik dhe investues, e përshkroi takimin në Shtëpinë e Bardhë mes Trump dhe Zelenskyt si “historik”.

Përplasja në Zyrën Ovale, cila ishte fjalia e Zelenskyt që acaroi Trump dhe Vance

Përplasja e ndodhur në Dhomën Ovale gjatë vizitës së presidentit ukrainas Zelensky në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe zëvëndësi i tij JD Vance, përpara kamerave ka marrë vëmendjen e mediave.

Donald Trump dhë zëvëndësi i tij JD Vance, kanë ngritur zërin ndaj presidentit ukrainas duke i folur me tone shumë të ashpra.

Liderët amerikanë lëshuan një sulm frontal ndaj presidenti ukrainas, duke e vënë atë me “shpatulla pas murit” dhe e gjetën të papërgatitur saqë nuk i vinin fjalët në anglisht dhe të përgjigjej.

Presioni ishte që Zelensky të pranojë sa më shpejt një marrëveshje armëpushimi me Rusinë dhe më pas të kërkojë një garanci për sigurinë, pasi në këtë momente sipas presidentit amerikan, ai nuk është në pozita të vendosë kushte.

Duket se qejfmbetja me Zelenskyn i ka rrënjët më të thella, pasi J.D. Vance nuk harroi t’i kujtonte presidentit ukrainas se në muajin tetor ai kishte bërë fushatë për rivalët e tyre në presidenciale.

“Pa ne nuk ke asnjë letër. Sjellja e tij duhet të ndryshojë. Duhet të jesh mirënjohës. Duhet të bësh një marrëveshje ose ne do t’iu braktisim dhe nëse ne ju braktisim ne atëherë do të shohësh në të vërtetë se sa i fortë je. Nuk ke letrat. Po nënshkruam marrëveshjen do të jesh në pozitë më të mirë”, ishin disa nga fjalët e Trump drejtuar Zelenskyt në këtë takim.

Gjatë fjalës së tij, Trump i ka thënë Zelenskyt të jetë mirënjohës teksa e ka akuzuar atë se po “luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”.

“Je vendosur në një pozicion të keq. Po luani bixhoz me Luftën e Tretë, nuk i keni kartat e duhura duhet të arrini një marrëveshje me Rusinë. Ose bëni një marrëveshje ose ne tërhiqemi, dhe nëse tërhiqemi, do të duhet ta përballoni vetë. Nuk mendoj se kjo do të jetë një gjë e mirë”, theksoi Trump.

Ndërsa Zelensky iu kundërpërgjigj se nuk kam ardhur këtu të luaj bixhoz, teksa nuk mungoi përplasja me zv,presidentin e amerikan.

“Nuk kam ardhur këtu të luaj bixhoz. Putin është një kriminel, ai e nisi luftën edhe duhet të paguajë, duhet të ndalet në nuk kemi asnjë kompromis me një vrasës”, u shpreh Zelensky.

Gjatë replikave, Zelensky e ka pyetur Zv/Presidentin Vance nëse ai ka qenë në Ukrainë për të parë skenat e luftës. Ndërkohë, Vance shprehet se ka lexuar dhe ka parë.

Më pas, Zelensky tund kokën duke i thënë se edhe SHBA-ja do të ndjejë pasojat e luftës.

Pas kësaj fjalie, Trump shfaqet dukshëm i frustruar dhe ndërhyn: ”Mos na tregoni se çfarë do të ndjejmë. Ju nuk jeni në gjendje të diktoni se çfarë do të ndjejmë. Do të ndihemi shumë mirë dhe shumë të fortë”.

“Nëse mund të arrini një armëpushim tani, unë do t’ju thoja ta pranoni atë në mënyrë që plumbat të ndalojnë së fluturuari”, thotë Trump.

Zelensky: Sigurisht që dua të ndaloj luftën

Trump: Ti thua se nuk dëshiron armëpushim.

Zelensky: Dua një marrëveshje armëpushimi me garanci.

Presidenti amerikan nuk la pa përmendur dhe paratë që Ukraina ka marrë nga paraardhësi i tij për këtë luftë, të cilit iu referua dhe me fjalë fyese.

“Ne ju dhamë nëpërmjet këtij presidenti budalla 350 miliardë dollarë, ju dhamë pajisje ushtarake… nëse nuk do të kishit pajisjet tona ushtarake, kjo luftë do të kishte përfunduar brenda dy javësh”.

“Për tre ditë e dëgjova nga Putini”, përgjigjet Zelensky.

Më herët në takimin Trump-Vance-Zelensky

Trump: Ajo që po bëni është mungesë respekti për vendin ky vend që ju ka mbështetur shumë më tepër se sa shumë njerëz kanë thënë se duhet të kenë.

Zelensky: Unë jam me gjithë respekt për vendin tuaj.

Zëvendëspresidenti Vance: A keni thënë ‘faleminderit’ një herë gjatë gjithë takimit?

Zelensky: Shumë herë

Vance: Jo, në të gjithë këtë takim, a keni thënë ‘faleminderit’?”

Vance: Ofroni disa fjalë vlerësimi për SHBA-në dhe Presidentin që po përpiqet të shpëtojë vendin tuaj.

Zelensky përpiqet të përgjigjet, duke thënë: “Ju lutem, mendoni se nëse do të flisni shumë me zë të lartë për luftën…”

Ai ndërpritet nga Trump: Vendi juaj është në telashe të mëdha.

Diskutimet me tone të larta dhe kritikat e forta të bëra nga Trump-Vance ndaj Zelenskit, bënë që marrëveshja të mos nënshkruhej.

Në këtë mënyrë, Presidenti ukrainas u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe konferenca për shtyp që ishte lajmëruar paraprakisht, u anulua.

Donald Trump akuzoi Zelenskyn në rrjetet sociale se nuk respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa i la derën hapur se mund të kthehet sërish ku të jetë gati për paqe.

Një takim ky që nuk prodhoi asnjë të mirë, dhe që ndoshta solli dhe fundin e mbështetjes së Uashingtonit për Kievin.

Njihuni me fatlumët e horoskopit për muajin Mars

Muaji i parë i pranverës sjell zhvillime pozitive për disa shenja të zodiakut, të cilat do të shohin ëndrrat e tyre të realizohen, qoftë në fushën profesionale, qoftë në jetën personale.

Akrepi: Koha për ndryshime dinamike

Nga fillimi i marsit, personat e shenjës së akrepit do të ndiejnë energji intensive që do t’u japë forcë për të hedhur hapa vendimtare përpara. Ambicia e tyre do të shpërblehet, sidomos në fushën profesionale. Hëna e re do t’i ndihmojë të kapërcejnë frikën dhe të ecin me guxim për mundësi të reja.

Çfarë i pret akrepët gjatë marsit:

• Muaji ideal për projekte të reja ose përparim në karrierë.
• Vetëbesim dhe forcë në jetën personale.
• Takime që mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës së tyre në dashuri dhe karrierë.

Këshillë: Jini të guximshëm dhe mos kini frikë nga rreziqet, pasi do t’ju çojnë drejt suksesit

Bricjapi: Zhvillim në karrierë dhe stabilitet financiar

Ju presin mundësi të mëdha për promovime, përpjekje të reja profesionale ose investime fitimprurëse. Hëna e Re do t’i ndihmojë ata të arrijnë qëllimet e tyre.

Çfarë sjell marsi:

• Progres i rëndësishëm në karrierë dhe financa.
• Mundësi të reja profesionale që do të zgjerojnë horizontet e tyre.
• Stabilitet dhe harmoni në jetën personale.

Këshillë: Dëgjoni intuitën tuaj.

Virgjëresha: Zgjerimi i horizonteve dhe rritje personale

Marsi sjell frymëzim për Virgjëreshat. Do të jetë një muaj plot njohuri të reja, udhëtime dhe rritje personale. Yjet i inkurajojnë ata të zgjerojnë botëkuptimin e tyre dhe të realizojnë qëllimet e tyre.

Çfarë do të sjellë:

• Kreativitet dhe ide të reja për zhvillimin e karrierës.
• Mundësi udhëtimi që do të hapin perspektiva të reja.
• Harmonia në marrëdhënie të rëndësishme personale.
Këshillë: Lëreni rutinën pas dhe përqafoni sfida të reja – suksesi ju pret!

Peshqit: Takime romantike dhe fatale

Për Peshqit, Marsi do të jetë plot emocione dhe përvoja emocionuese. Jeta e tyre e dashurisë do të lulëzojë dhe do të tërheqin vëmendjen. Kjo është një periudhë e mirë për marrëdhënie të reja ose për thellimin e atyre ekzistuese.

Çfarë duhet pritur:

• Momente romantike dhe takime që mund të ndryshojnë jetën e tyre.
• Zhvillimi shpirtëror dhe intuitë e zgjeruar.
• Mundësi të reja për shprehje krijuese.

Këshillë: Jini të hapur ndaj ndjenjave të reja dhe lëreni dashurinë të hyjë në jetën tuaj.

U largua nga Shtëpia e Bardhë, reagon Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas takimit të tensionuar me presidentin amerikan, Donald Trump, duke shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Në një postim në rrjetin social “X”, ai shkroi:

“Faleminderit, Amerikë, faleminderit për mbështetjen, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit President Donald J. Trump, Kongresit dhe popullit amerikan.

Ukraina ka nevojë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë.”

Ky reagim vjen në një moment kritik për marrëdhëniet SHBA-Ukrainë, pas tensioneve gjatë takimit mes dy liderëve në Shtëpinë e Bardhë.

Anulohet konferenca/ Trump “përzë” Zelenskyn nga Shtëpia e Bardhë: Kthehu kur të jesh gati për paqe

Është anuluar konferenca e përbashkët për shtyp mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas Volodymyr Zelenskyy, e planifikuar për t’u mbajtur këtë mbrëmje pas takimit në Zyrën Ovale.

Dy liderët pritej të përballeshin me mediat në Shtëpinë e Bardhë nga ora 18:00 me orën e Mbretërisë së Bashkuar.

Megjithatë, pas përplasjeve të forta në Zyrën Ovale, Fox News raporton se Donald Trump i ka kërkuar homologut të tij Volodymyr Zelenskyt të largohej nga Shtëpia e Bardhë.

Largimi i Zelenskyy-t nga Shtëpia e Bardhë është njoftuar edhe nga vetë Trump përmes rrjeteve sociale. Në një deklaratë në llogarinë e tij në Truth Social, Trump tha se Zelenskyy “nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika”, duke shtuar se “ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”.

“Ne patëm një takim shumë domethënës sot në Shtëpinë e Bardhë. U mësua shumë që nuk mund të kuptohej kurrë pa biseda nën një zjarr dhe presion të tillë. Është e mahnitshme ajo që del përmes emocioneve dhe unë kam vendosur që presidenti Zelenskyy nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata. Nuk dua avantazhe, dua PAQE. Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale. Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”,- shkruan Trump.

Me largimin e liderit ukrainas, marrëveshja mes Uashingtonit dhe Kievit për mineralet e rralla ukrainase mbetet e paarritur, pasi në këtë takim pritej firmosja e saj nga dy palët.

Tentoi të arratisej nga shtëpia e “BBV”, dalin pamjet e Gjestit majë murit (Video)

Big Brother VIP Albania” ka publikuar spotin për spektaklin e të shtunës, ku një prej temave kryesore do të jetë tentativa e arratisjes së Gjestit nga shtëpia.

Në spot, janë publikuar edhe një pjesë e pamjeve të tentativës së arratisjes së Gjestit, ku këngëtari është ngjitur sipër murit dhe më pas është hedhur matanë oborrit të shtëpisë së BBV.

Produksioni dërgoi një Zarf të Zi në shtëpi, ku njoftonte dënimin e Gjestit për veprimin e kryer, por se cili është vendimi, pritet të njoftohet gjatë spektaklit të nesërm.

VIDEO

E paprecedentë / Trump dhe JD Vance ofendojnë dhe i bërtasin Zelenskit: Je i pasjellshëm, firmos ose ik lufto i vetëm! (Video)

Tensione të forta në takimin mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas Volodomyr Zenelski.

Trump paralajmëroi Zelenskin se Ukraina duhej të bënte një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, ose Uashingtoni do t’i jepte fund mbështetjes ndaj tyre.

“Njerëzit tuaj janë shumë të guximshëm, por ju ose do të bëni një marrëveshje ose ne do të dalim, dhe nëse jemi jashtë, ju do ta luftoni atë vetë”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë në një përplasje verbale dramatike.

“Unë nuk mendoj se do të jetë e bukur, por nuk i keni kartat për të luajtur”, vijoi Trump.

Ndërsa tensionet u ndezën në Zyrën Ovale, JD Vance u përpoq të kritikonte Volodymyr Zelenskin se nuk ishte mirënjohës për mbështetjen e SHBA.

“A keni thënë faleminderit një herë?”, e pyeti Vance liderin ukrainas pasi e akuzoi atë për “mosrespektim”.

Vance tha se ishte “e pasjellshme për Zelenskin”, që të hynte në Zyrën Ovale, duke debatuar para mediave amerikane”.

Trump tha se Rusia nuk do të guxonte të prishte një marrëveshje armëpushimi me të, sepse ata “e respektojnë” atë.

I pyetur nëse Vladimir Putin do ta mbante fjalën e tij, Trump tha “po sikur bomba të bjerë mbi kokën tuaj tani?”.

“Ata e prishën atë marrëveshje me Bidenin, nuk e respektuan atë. Ata nuk e respektuan Obamën. Ata më respektojnë mua”, tha Trump.