Sondazhi i News24/ Tirana “fushëbeteja” e 11 majit, PS merr 1 mandat më shumë se në 2021? PD me 14 deputetë, 7 i shkojnë partive të reja. Ja si ndahen

Shqipëria ndodhet rreth 2 javë larg nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. News24 në bashkëpunim me Notosondaggi, kompania prestigjioze italiane e ekspertit të njohur Antonio Noto, publikuan sondazhin e dytë kombëtar dhe atë rajonal për 7 qarqe, këtë të hënë në emisionin Log. me Endri Xhafon dhe përpara një paneli analistësh.

Qarku i Tiranës pritet të jetë “fushëbeteja” e partive politike për zgjedhjet parlamentare, pasi kryeqyteti prodhon plot 37 mandate. Por si do të ndaheshin deputetët e Qarkut më të madh të vendit? News24 dhe Notosondaggi “matin” pulsin e votuesve të Tiranës.

Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin nesër, PS do të fitonte në Qarkun e Tiranës me 46% (ndërmjet 44-48%). Rezultati i përkthyer në mandate, do t’i siguronte socialistëve 17 deri 19 deputetë në Qarkun e Tiranës.

Koalicioni PD-ASHM do të merrte 33% të mbështetjes dhe në Kuvend do të siguronte deri në 14 deputetë (13-14 mandate).

Tirana Sondazhi 11 Maji 28 Prill 2025

Gara në Qarkun e Tiranë shihet e hapur edhe mes partive të reja. Mundësia e Agron Shehajt me 10.5% të votave, mund të marrë deri 4 deputetë. Ndërsa Nisma-Shqipëria Bëhet e cila kuotohet me 4.5% të votave, mund të ketë 2 deputetë në Kuvendin e ardhshëm.

Lëvizja Bashkë mund të marrë deri në 2.5% të votave, por nuk parashikohet të arrijë votat e duhura për mandat deputeti.

Nga ana tjetër PSD e Tom Doshit me 2% të votave, sipas sondazhit të Noto ndodhet në prag të marrjes së mandatit, ç’ka do të përbënte ruajtjen e rezultatit të vitit 2021 kur kjo forcë politike siguroi një karrige në Parlament.

(BalkanWeb)

Zbardhen detaje të rënda: 58-vjeçari në Vlorë mund të jetë ekzekutuar pasi nuk pranoi të shiste pronën për tu ndërtuar pallat!

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Vlorë ku 58-vjeçari Renato Hoxha u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e djeshëm (27 Prill). Raportohet se viktima kishte shtëpinë në një vend shumë të lakmuar për ndërtime të reja dhe duket se policia po nis hetimet në një pistë të re.

Burime pranë familjes së Hoxhajt janë shprehur se kohët e fundit ishte shfaqur i shqetësuar pasi kishte marrë kërcënime të ndryshme për të dhënë tokën për ndërtim por ai nuk kishte pranuar. Vetëm disa metra më larg , është ndërtuar një pallat disa katësh ku çmimet e apartamenteve janë të larta duke shkuar në rreth 1500 euro metri.

Policia po merr në pyetje disa persona edhe për këtë pistë përfshirë pronarin e pallatit të ndërtuar pranë banesës të tij, për të vërtetuar nëse ekziston prej tij një kërkesë e tillë apo jo. Sipas të njëjtave burime, në kontakte me të afërm, ai është shprehur se ”po merr kërcënime për shtëpinë ” me qëllim që aty të ndërtohej por do rezistonte.

Kjo pistë po hetohet më intensivisht vet për faktin që Hoxhaj nuk kishte probleme të tjera dhe në zonë njihej si një njeri i qetë dhe i respektueshëm.

Dy fëmijët e rritur nuk kanë patur shumë kontakte me të pasi jetojnë jashtë shtetit prej vitesh dhe kontaktet e vetme kanë qenë telefonike./panorama

Skandali/ Pas uniformës së policisë, shant azhuese dhe ρυnonjëse s. ksi në Dubai e Mikonos! Kush është oficerja që mbrohet ‘nga shefat’! Nisin hetimet

Një oficere policie rrugore është vënë në qendër të mediave ditët e fundit pas zbulimit të jetës së saj private… ose jo dhe aq private.

Bëhet fjalë për oficere policie rrugore në Greqi, e cila punon në Departamentin e Drejtorisë Rrugore të Pireut dhe është banuese në Nea Smyrni.

“Zougla” raportoi se policia ka nisur hetimet ndaj saj pas ankesave dhe denoncimeve të bërë ndaj të resë, se pas orarit të punës dhe pasi heq uniformën, jeta e saj merr më shumë ngjyra rozë. Ajo akuzohet se shantazhon njerëz për t’u marrë para, ndërsa po ashtu akuzohet se punon në Dubai, Mikonos dhe Atikë, si punonjëse seksi me pagesë.

Ndonëse “Zougla” nuk e zbuloi fillimisht emrin e saj dhe ndërkohë që ishin marrë të gjitha masat që fytyra e saj të mos zbulohej në dokumente fotografike apo video, Eleni Bobou me sa duket është identifikuar në raporte dhe kërkon që të fshihet artikulli në lidhje me të.

“Duket qartë se raportimi i Zougla.gr ka shkaktuar reagime në qarqet në të cilat ishte e lidhur zonja Eleni Bobou, si në Mikonos ashtu edhe në Atikë më gjerë”, shkruan sot media greke.

Ankesa në Drejtorinë e Punëve të Brendshme e zbuluar nga “Zougla”

Zougla zbuloi denoncimin shumë të rëndë ndaj punonjëses së policisë që po hetohet nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Policisë greke:

“Mirëmëngjes, ka kohë që njoh një vajzë, që mësova fare rastësisht është Oficere Policie – Polic dhe shërben në Drejtorinë e Policisë Rrugore… Vajza në fjalë ka shumë nerva, mashtron, shantazhon dhe në mënyrë të pamëshirshme dhe imponuese kërkon para, dhurata dhe udhëtime të shtrenjta. Komunikoj në Viber ose Telegram, mesazhet zhduken për 24 orë, këkron shumën 1000 € për t’u takuar përsëri dhe për të mos thënë asgjë. Ajo ma bëri mua, si dhe me njerëzit e rrethit tim të ngushtë dhe të rrethit tim profesional.

Meqenëse duket kaq e pafajshme dhe e sjellshme, vjen në dyqane dhe më pas e kuptojmë se çfarë bën dhe si lëviz. Kështu që unë jam në këtë pozicion t’ju informoj, gjë që ju e dini, por nuk shoh që ju të merrni ndonjë masë për ta larguar atë nga puna. E lini të turpërojë dhe vazhdoni të keni këtë cilësi edhe në zonën më të gjerë të Greqisë.

A është kaq e vështirë për ty të ndjekësh dhe të kuptosh se çfarë po bën, saqë vazhdimisht poston në rrjetet sociale për restorante, çantat e shtrenjta dhe udhëtime nëpër botë?

Vajza është në një rreth me prostituta. Ndaj informova edhe miqtë e mi gazetarë dhe brenda pak ditësh do ta shihni në disa shkrime.

Siç jam informuar nga shërbime të ndryshme policore, nga njohjet e mia me drejtorë dhe komandantë policie, ajo është e njohur për Autoritetet dhe FBI-në.

Guvernatori dhe ministri janë të informuar dhe njohur me këtë emër. Nuk e di pse nuk përparoni dhe vazhdimisht ka pengesa për këtë police që po turpëron Korpusin.

Ajo del lakuriq dhe përdor statusin e saj për të hedhur hi në sytë e njerëzve dhe për të kërkuar para për takime seksuale. Ju prezantoj emrin e saj dhe ju kërkoj të mbani qëndrim para se shtypi t’ju arrijë dhe t’ju gjejë plotësisht të palexueshëm.

Zonja Uh……. shërben në Policinë Rrugore ………….. dhe ka marrëdhënie romantike me oficerët e Shërbimit në fjalë si ai i quajtur D……….. i cili është i martuar. Edhe pse është i rreptë në shërbim, ai favorizon zonjën. Gjithashtu, komandanti aktual i miraton vazhdimisht pushimet e saj afatshkurtra dhe shumë ditë pushimi, që të mund të shkojë në udhëtime njëditore dhe shumëditore jashtë dhe brenda Greqisë për takime romantike dhe takime me përfitim financiar, në mënyrë që shpeshherë të largohet pa arsye nga policia rrugore, pa oficer shërbimi dhe poste të tjera kyçe, dhe të operojë në kurriz të kolegëve të tjerë të barabartë, por edhe në mënyrë të pakëndshme.

Pushim mjekësor nga Administratori i Spitalit …………. A.G…………………., të cilin e ka në listën e klientëve të saj dhe kështu e bën punën e saj. Ajo ka pasur lidhje romantike edhe me ish-komandantin P…………………. që e kishte llastuar. Dhe ai e ka ende nën mbrojtjen e tij edhe sot e kësaj dite.

Do t’ju dërgoj disa foto të tjera, shpresoj se më në fund do të bëni diçka për ta hequr nga Shërbimi juaj. Ajo nuk ka asnjë pozicion, javën e kaluar mbylli rrjetet sociale pa e ditur ne arsyen. Sidoqoftë, të shtunën mbrëma e pashë atë në R……. dhe të dielën në S……………n me vajza të tjera duke peshkuar për njerëzit.”

Ishte ky denoncimi që i është dërguar organeve të drejtësisë, i publikuar më pas në media.

Ajo mësohet se po hetohet edhe për praninë e saj në një video me përmbajtje sadomazohiste. Në këto pamje ajo shfaqet e veshur me maskë dhe paruke, gjë që e vështirëson identifikimin e saj, por çështja mbetet e hapur.

Pavarësisht se është vendosur në një pozicion kyç në Drejtorinë e Policisë Rrugore në Atikë, kjo police e veçantë kujdeset të “shkëlqejë” edhe jashtë detyrës, duke shfrytëzuar çdo mundësi për të shfaqur përmes Instagramit format e saj fizike, procedurat estetike dhe jetën luksoze që bën pas uniformës.

Ironi dhe heqje nga Instagrami! Çfarë po ndodh mes Egli Takos dhe instruktorit Mario

E ndërsa “Big Brother VIP Albania” ka mbaruar, thashethemet lidhur me jetën personale të Egli Takos nuk kanë të ndalur ndërsa në qendër të vëmendjes ndodhet dhe një tjetër person jo i njohur për botën e ekranit, Mario.

E gjitha ka nisur pas deklaratës së aktorit Gert Ferra teksa ishte i ftuar në një emision, i cili u shpreh se Egli jashtë shtëpisë është në një lidhje me një djalë që quhet Mario dhe me profesion është instruktor palestre.

Egli Tako ka mohuar kategorikisht këto gojëdhëna ndërsa është shprehur se Mario ka qenë instruktori i kunatit të saj dhe se bashkë janë vetëm miq.

Ndërkohë në një reagim të fundit në rrjete sociale nga vetë ai, duket se ka thumbuar Eglin dhe deklaratat e kësaj të fundit. Vlen të theksohet se Egli dhe Mario nuk ndiqen më Instagram duke çuar në nxitjen e dyshimeve se në raportin e tyre ka një krisje.

“Është e diel, je ‘instruktor palestre’, jeta është e bukur”, reagim që është përkthyer si një përgjigje ironike ndaj Eglit, e cila e ka cilësuar vetëm si një instruktor palestre.

Media italiane “La Stampa”: 16 emigrantë janë “zhdukur” nga kampi i Gjadrit në Shqipëri

Mediat italine, duke i referuar Partisë Demokratike të Italisë, raportojnë se nga 41 emigrantë që zbarkuan së fundmi në Gjadër të Lezhës, kanë mbetur 25

Nuk dihet nëse 16 emigrantë janë rikthyer në Itali në pritje të riatdhesimit apo janë në dhoma izolimi për shkak të revoltës që para dy javëve që këta të fundit bënë në kampin e Gjadrit.

Ndërkohë, një tjetër problem me emigrantët e ardhur nga Italia dhe që ka hapur një diskurs më vete është fakti nëse një i tillë kërkon azil kur ndodhet në Gjadër, pasi procedura rinis nga e para, teksa emigranti duhet të rikthehet menjëherë në Itali.

T.merr në ajër/ Avioni shpërthen në flakë gjatë fluturimit, shkak …

Një incident ndodhi në mes të muajit prillit kur një fluturim i United Airlines ukthye në makth për udhëtarët, pasi motori mori flakë gjatë flututimit.

Fajtori pas kësaj situate të tmerrshme ishte çuditërisht i vogël… një lepur që u thith në motorin e aeroplanit gjatë ngritjes.

Fluturimi UA2325 i United Airlines u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Denverit për në Edmonton, Kanada. Menjëherë pas nisjes, pasagjerët dhe ekuipazhi përjetuan atë që mund të përshkruhet vetëm si një makth.

Avioni Boeing goditi një lepur në pistë gjatë ngjitjes së tij fillestare, duke bërë që kafsha të thithej në motorin e djathtë të avionit.

Për fat të mirë nuk pati të lënduar.

Pak ditë pasi u shpall fitues, Gjesti bën veprimin e papritur

Gjesti vetëm pak ditë më parë u shpall fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Ai tani po shijon jetën e re jashtë mureve të shtëpisë së famshme, ku edhe ka nisur me angazhimet e tjera në karrierë.

I njëjti në Instagram ka fshirë të gjitha postimet që i kishte deri më tani, por që akoma nuk ka një arsye.

Krahas kësaj, artisti pejan ka ndërruar edhe fotografinë e profilit, duke vënë një të re.

Mbase po fillon çdo gjë nga e para, ndonëse ka filluar përgatitjet edhe për projekte të reja.

Këngëtari tanimë ka mbajtur edhe koncertin e parë që pas daljes nga Big Brother VIP.

Vlen të ceket se ka paralajmëruar edhe disa bashkëpunime me emra të njohur në estradë.

Frikë për luftë bërthamore, dy fuqi botërore po shkëmbejnë zjarr prej 4 ditësh

Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit kanë arritur nivele alarmante pasi ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khaëaja Muhammad Asif, deklaroi se një inkursion ushtarak indian në territorin pakistanez është “i afërt”.

Në një intervistë për Reuters, Asif tha se forcat pakistaneze janë përforcuar ndjeshëm në Kashmir, për të përballuar çdo sulm të mundshëm.

Kriza nisi pas sulmit të përgjakshëm më 22 prill në rajonin indian të Jammu dhe Kashmir, ku u vranë 26 civilë, kryesisht turistë hindu nga India. India fajëson militantë të lidhur me Pakistanin për sulmin, ndërsa një grup i njohur si The Resistance Front fillimisht mori përgjegjësinë, por më vonë u tërhoq.

Si përgjigje, India ka ndërmarrë një sërë masash drastike: ka nisur stërvitje ushtarake, ka testuar raketa me rreze të gjatë dhe ka pezulluar Traktatin e Ujërave të Indusit, i cili garanton furnizimin me ujë për rreth 80% të bujqësisë së Pakistanit.

Ministri indian i burimeve ujore, Chandrakant Raghunath Paatil, deklaroi se India do të sigurojë që “asnjë pikë ujë nga lumi Indus të mos arrijë në Pakistan”.

Pakistani, nga ana tjetër, ka mbyllur hapësirën ajrore për fluturimet indiane, ka pezulluar vizat për qytetarët indianë dhe ka vendosur njësi të blinduara në kufi. Kryeministri Shehbaz Sharif paralajmëroi se çdo përpjekje për të ndalur ujin drejt Pakistanit do të konsiderohet “akt lufte” dhe do të marrë përgjigje të plotë.

Shkëmbimi i zjarrit gjatë kufirit vazhdon për katër ditë rresht, ndërsa forcat indiane kanë arrestuar rreth 500 persona në operacione kërkimi për militantët. Kontrollet në disa shtëpi myslimane kanë shkaktuar shqetësime për abuzime ndaj civilëve të pafajshëm.

Kryeministri indian Narendra Modi ka premtuar se do të ndëshkojë çdo terrorist dhe mbështetës të tyre, duke pezulluar gjithashtu shërbimet e vizave për pakistanezët dhe duke kërkuar kthimin e qytetarëve indianë nga Pakistani.

Ndërkohë, Kina ka bërë thirrje për përmbajtje dhe ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur çdo përpjekje për të ulur tensionet në rajon. Një konflikt i plotë mes këtyre dy fuqive bërthamore do të ishte katastrofal për rajonin dhe më gjerë.

E tradhtoi një vidë, shqiptari kapet me 2 mln euro kok. ainë në makinë

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar për trafik droge. Atë e tradhtoi një vidë që mungonte në derën e makinës Fiat Panda ku po udhëtonte në një rrugë mes Frosinone-s dhe Caserta-s në Itali.

Ky detaj nuk i shpëtoi policisë, të cilët nisën një kontroll në makinë e vogël. Aty zbuluan jo pak, por 1 kilogramë kokainë të pastër.

Siç shkruajnë mediat italiane, nëse do të nxirrej në treg, droga do të kishte një vlerë mes 1.6 deri në 2.1 milionë euro.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për të zbuluar personat e tjerë që mund të fshihen pas kësaj veprimtarie të paligjshme.

Breshëri plumbash/ Qëllohet brenda makinës shqiptari në Zvicër

Një incident i rëndë me armë zjarri ndodhi të shtunën pasdite në qytetin Brugg të kantonit Aargau, Zvicër, duke lënë të plagosur një shtetas nga Kosova.

Sipas Policisë Kantonale të Aargaut, ngjarja ndodhi në një zonë parkimi, ku nga një automjet BMW u qëllua në drejtim të një makine Skoda. Brenda Skodës ndodheshin dy persona, ndërsa njëri prej tyre, një 31-vjeçar kosovar, mbeti i plagosur dhe u transportua me urgjencë në Spitalin Kantonal të Badenit.

Pas ngjarjes, zona u izolua nga policia dhe u vendosën masa të rrepta sigurie. Edhe në ambientet e urgjencës së spitalit, u shtuan masat për shkak të ndjeshmërisë së rastit, raportojnë mediat zvicerane.

Autoritetet kanë ndaluar një 24-vjeçar zviceran, i dyshuar si autor i të shtënave, si dhe një shtetas tjetër kosovar. Të dy janë marrë në ndalim për hetime të mëtejshme.

Prokuroria ka nisur procedurat penale, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.